Monday, 3 February 2025

PROF. DR. KRISTO QENDRO, NË 90 VITE JETË ME HAPA KILOMETRIK

Ndjehem i nderuar dhe i previlegjuar që sot të jem njeri prej mijera sudenteve të profesor Kristo Qendros që të uroj ate per ditelindjen e 90 të tij me këtë fjalim.. Kushdo që ka mesuar dhe punuar me profesorin do të mund të fliste gjate per te, punen dhe kontributin e tij. Une do perpiqem ti permbledh shkurt disa pika kryesore të veprimtarise tij ne 90 vite dhe që se shumti lidhen me periudhen që kur une e njoh si ish sudent i tij ne vitin 1978 deri sot. 

MsC. Gjon FIERZA

Tiramë

Prof. Dr. Kristo Qëndro, është një nder personalitetet me të spikatura të shërbimit dhe arsimit pyjor shqiptar në rreth 60 vite. Ai, si specialist e drejtues në pyje ka arritur suksese maksimale nga inxhinier e pergjegjes zyre pyjore në rajonin Jugor të vendit në drejtues ndërmarrje, me shumë projekte të realizuara ku kulmon me projektin dhe asistencën në zbatim në Teleferikun “Dajti Ekspres”. Më vonë si ekspert teknik i kontrollit dhe mirëmbajtje së “Teleferikut Dajti Ekspres” për rreth 15 vite.

 

I.    Prof. Dr. Kristo Qendro, si mësimdhënes dhe kërkues shkencore , ka filluar dhe ka krijuar lendët e “Mekanizimit të shfrytëzimit të pyjeve” dhe “Transportit të brendshëm pyjor”’ me tekstet dhe kabinetet përkatese që dhe sot zhvillohen në Fakultetin e shkencave pyjore. Për 25 vite i ka zhvilluar këto lëndë në Fakultetin e Pyjeve sot Fakultet i Shkencave Pyjore. Ka kaluar të gjitha shkallet e kualifikimit shkencor nga Kadidat i Shkencave  dhe sot ka titullin  me të larte Prof. Dr.

 

Botimet kryesore të tije si tekste per nxenes dhe studente:

1.Makanizimi i punimeve pyjore ne tre volume  tekste per Shkollen e Mesme Profesionale Pyjore . b.a

2. Teleferiket Pyjor ne dy volume  tekste per studentet b.a

3. Prodhimet pyjore jodrunore, Monografi,  b.a

4. Motosharra tekste per studentet

Ja dhjetra atikuj kerkimor dhe shkencor që lidhen me sektorin e shfrytezimit të pyjeve që jane shkruar nga prof. Kristo Qendro

II Prof. Dr. Kristo Qendro, është njohës i thellë i letërsisë  dhe përkthyes i nivelit të lartë. Diku ne intervistat e tij ka thene se ne rini ka shkruar lirika. Nuk di nese ato jane diku apo profesori i ka humbur nga ajo periudhe e gjate kohe. Profesori komunikon dhe shkruan në 6 gjuhë të huaja. Ka përkthyer  dhe përgatitur per botim tre libra, shumë të pëlqyer dhe voluminoz.  Ka qënë jo vetëm shok klase  por shok banke me shkrimtarin e madh Ismail Kadare në Gjimnazin “Asim Zeneli “ Gjirokaster. Ai ka pasur njohje që ka vijuar dhe me vone dhe Dritero Agollin, ky nje vit para tij.  Per kete une mund të ndalesha me gjate pasi kam nje rrefim të profesorit per kete periudhe.   

Në vitet e para të demokracisë (1992) pasi e nxorën në pension në moshen 57 vjeçare (reformime allashqiptarçe  ne arsim) ai ka emigruar në Gjermani ka zhvilluar kurse të gjuhës gjermane me shqiptarë të Kosovës e të Rusisë. Tashme ne fondin e letersise se perkthyer në shqip zenë vend të rendesishem keto botime:

1. 1001 Barsoleta nga Bota

2. Jeta seksuale e Hitlerit

3. Kaini dhe Abeli

Ne periudhen 1995-2005, ai ka punuar si konsulent ne disa projekte nderkombetare. Ai ishte i pari që perktheu në shqip disa legjislacione  pyjor të disa vendeve Perendimore.

I mbeshtetur nga Projekti i Pylltarise Private financuar nga USAID, kryen dy studime mjaft interesante, të parat e asaj tematike ne Shqiperi: Për traditat e perdorimit të pyjeve private në dy rrethe të vendit Mirdite dhe Elbasan. Keto sudime u shkruan se pari ne anglisht pastaj ne shqip, etj. Ato u vleresuan shume nga ekspertet nderkombetar dhe shqiptar. Une i kam perjetuar disa seminare e konferenca kur perkethente profesori.  Ai kur perkthente ne seminare e takime të ndryshme,  nuk ishte nje perkthyes i zakonshem, por mund të themi se interpretonte si nje aktor i fjales artistike, të krijonte kenaqesi dhe të terhiqte vemendjen me saktesine dhe pasionin me të cilen fliste. 

Eshte ne kujtesen time, dita e promovimit të teleferikut “Dajti Ekspres”  viti 2004, teksa prof. Qendro i perzgjedhur nga i madhi  Muhamet Malo sic ta prezantonte ai  (aksioneri kryesor i teleferikut)  do paraqiste  per të ftuarit teleferikun dhe funksionimin e tij. Ai perkthente per pjesemarresit nivelit të larte  të qeveritareve të Tiranes  dhe personaliteteve të shquara nga Europa miq të ftuar. Perkthente  nga shqipja ne gjermanisht apo anglisht dhe anasjelltas.  Oratoria, dinamizmi dhe saktesia e tij ishin ne nivelin me të larte dhe merrte gjithe vemëndjen e pjesemarresve.  Ate dite ai me thirri pervecse i ftuar ne festen e madhe të udhetimit të pare me teleferik të isha dhe fotografi prane tij, ndonse kishte me dhjetra fotograf e kamera televizive. Pra donte të kishte fotot e tij dhe per kete ai me udhezoj paraprakisht gjate. .....

Jane shume studime nga subjekte të huaja apo vendese ku eshte perfshire profesori, diku si antare i grupit të punes diku si perkthyes. Mund të vecohet Studim i financuar nga Projekti Shqiptar i Pyjeve i Bankes Boterore, per Marketingun dhe tregun e Produkteve pyjore Jo drusore kontributi i prof. Kristos ishte i vecante me shume vlera. Ky studim u botua si liber dhe sherben edhe sot si reference ne shume aspekte të keteij sektori

 

III.       Sportisti . Kristo Qendro, Ai ka qënë një ndër sportistët e parë të skive në Shqipëri. Më vonë ka qënë  gjyqtar dhe këshilltar për këtë sport. Pas viteve 90 ishte i pari që vuri në lëvizje e solli bazë materiale nga Austria për sportistët e rinjë të skive. Jane rreth 50 komplete sportive të skive që ai i solli falas nga bashkepunimi me Shoqaten e skiave dhe Pylltareve austriake.

 

IV.        Prof. Dr. Kristo Qendro, njihet si fotograf, opertor dhe realizues i disa dokumentarëve tekniko- shkencore dhe historik. Janë mijëra foto të realizuar prej tij si dhe dhjetëra orë filmime të ndryshme në vite. Ato jane shfaqur ne konferenca dhe seminare para viteve 90. Por dhe me vone ai ka vazhduar kete pasion. Dokumentari me i fundit është : 50 Vite “Fakultet i Shkencave Pyjore”  ku pata kenaqesi të jem dhe une bashkepuntori i tij ne kete realizim me TV Sportin. Edhe foto ekspoziat që ju po ndiqni se shuemti jane foto të realizuar nga une, me mesimet dhe pasionin që me transmetonte profesor Qendro ne tekimet me te. 

 

V.           Prof. Kristo Qendro i dashuruar perjetesisht me Natyren dhe Ekoturizmin. Ketu mund të fals gjate, por do ndalem vetem ne nje aspekt që lidhet me turizmin ne mal.  Ndoshta eshte i pari pas viteve 90 që ka udhehequr nje grup turistik Inxhinier pyjesh autriak gjithsejt 20 vete (10 çifte bashkeshortesh) drejt Thethit ne Nderelysa, kjo para vitit 2000. Nuk mund të imagjinohet gjendja e atehersheme duke filluar nga udhetimit apo dhe mundesia që ne nje banese të mund të flinin 20 veta. Prof Kristo vendosi komunikim me nje teknik pyjesh të zones i mendoi dhe i zgjidhi vete të gjitha problemet dhe nga nje dite e planifikaur ne Luginen e Shales dhe ne Theth qendrimi zgjati dy dite e net.

 

Mali i Dajtit me teleferikun ju ktheyn ne nje shtepi të dyte profesorit. Ai cdo dite jepte nje ide, donte të realizonte nje projekt ne sherbim të vizitoreve  që të pelqenin dhe vizitonin malin e Dajtit. Une i kisha cfaqur nje ide per realizimin e nje harte me shtegtimet që mund të beheshin ne malin e Dajtit. Une i thashe si dhe cafare mendova. Ai pelqeu sa i thash dhe si mund të realizohet. Ai menjehere bisedoi me drejtuesit e teleferikut dhe kompanise Djati Ekspres që ajo harte të realizohej. I pari ne krye të grupit filluam udhetimet,  me GPS dhe aparat fotografik ne shtegtimet që mund të kryeshin ne Dajt.. Pa u zgjatur ne detaje të hartes kjo u botua ne vitin 2013 ne kompania  Dajti Ekspres.  Ajo ne duart e vizitoreve vendas dhe të huaj eshte mjaft e vlefshem dhe të jep mjaft informacion.

Ka shume aspekte dhe ngjarje që mund të veçohen nga jeta e gjate profesionale dhe me plote rezultate e Kristo Qendros të cilat nuk mund të permenden sot të gjitha, pasi duhet shumë kohe dhe duhet të flasin shume njerez.

 


Kristo Qendro ka lindur në Senicë- Delvinë  me 15 janar 1935.  Senica fshat i njohur  ne Jugun e Shqiperi me histori. Aty mblodh Kuvendi i Beslidhjes jugut  10-13 prill 1770.

Eshte fshat ku lindën shumë personalitete dhe njerez me emer ne fusha të vecanta të sheknces dhe kultures

Profesori eshte i martuar me Valentina Qendron  nga Berati dhe kanë dy vajza Katerina e Doris. Profesori jeton në Tiranë, ndersa vajzat që e kane bere gjysh jetojne jashte vendit

 


Formimi akademik

1954 – 1959, ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë  Pyjor të Sofies në Bullgari dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në temën "Teleferikët Wyssen për transportin e lëndës së drurit".

Shkurt per Institutin ku ai dhe 10 koleget shqiptar u diplomuan

 Në vitin 1923 u themelua ne Sofie Departamenti i Silvikulturës.  Në vitin 1947,  u krijua Fakulteti i Pyjeve Me datë 12 janar 1953,  u krijua Instituti i Lartë Pyjor.  Instituti i Lartë i Pylltarisë u quajt Universiteti i Pyjeve me Dekret të Asamblesë Kombëtare  të Bullgarisë, datë 27 korrik 1995

Kualifikimet pasuniversitare të prof. Qendros

Në vitin 1984  "Kandidat i Shkencave",

Në vitin  1986  "Docent",

Në vitin 1999 “Ass. Prof.”

Në vitin 2005 “Profesor”.

 

Veprimtaria profesionale, pedagogjike e funksionale prof. Qendros :
1959 – 1962, Drejtues i Zyrës Pyjore në Gjirokastër (
Sarande, Permet,Tepelenë)

1962 – 1967, pedagog në Instituin e Lartë Bujqësor në Fakultetin e Pyjeve për lëndët "Transporti pyjor" dhe "Mekanizmi i Shfrytëzimit të Pyjeve".
1967 – 1973, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore në Fier.
1973 – 1992, pedagog në Universitetin e Bujqësisë, Fakulteti i Shkencave Pyjore.

1992 e nxierrin ne pension
1992 – 1995, emigron ne Gjermani

1995 – 2005, konsulent : në Institutin Privat të Studimeve dhe Projektimeve Pyjore Private DPPK Njësia e Manaxhimit të Pyjeve FAO – s, USAID, DRN, etj.
Nga 2005 deri 2018, "Dajti Ekspres", konsulent teknik, Përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Pyjeve. Mund të renditet ne njerzit e paket që punon dhe eshte aktiv deri ne moshen 85, duke qene nje model i perkushtimit, saktesise dhe nivelit profesional  ne  pune.

Jeta dhe veprimtari e prof. Kristo Qendros mund të permblidhet si  “Jete me hapa kilometrik”

Duke permbyllur kete paraqitje të shkurter (nga sa gjete mund të shkruaja)  per prof. Qendron ne datelindjen e tij, une ne emrin tim dhe shume ish studenteve  dhe bashkepuntoreve të tjere ti percjell:

Urimet me të perzemerta; Jete të gjate dhe të shendeshtme.

Sa më i lumtuar midis familjareve të tij, njerezve të dashur dhe kolegeve pylltarë.

 

 

Friday, 24 January 2025

RËNDËSIA E MBROJTJES SË BIMËVE NË EPOKËN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE URBANIZIMIT

 

“Ruajtja e bimësisë është një investim për të ardhmen e jetës në Tokë dhe për ruajtjen e një ekosistemi të balancuar dhe të begatë.”

Pergatiti: Bajram ASLLANI
Prishtinë

 

Në një periudhë ku sfidat mjedisore po bëhen gjithnjë e më të dukshme, mbrojtja e bimëve ka një rëndësi të jashtëzakonshme si pjesë e strategjive për përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike dhe procesit të urbanizimit të shpejtë. Ndryshimet klimatike, ndotja dhe humbja e habitateve natyrore janë kërcënime për biodiversitetin global dhe për mbijetesën e llojeve të shumta bimore. Bimët, si pjesë thelbësore e ekosistemeve, janë jo vetëm një burim i jetës, por gjithashtu një mbrojtës i vazhdueshëm i balancës natyrore, që kontribuon në një të ardhme të qëndrueshme dhe të shëndetshme për botën.

Ndryshimet Klimatike dhe Pasojat e Tyre në Bimë

Një nga kërcënimet më të mëdha për bimët në epokën e ndryshimeve klimatike është rritja e temperaturave globale, që ka sjellë ndryshime të thella në kushte klimatike dhe mikroklimaterike në shumë rajone të botës. Ngritja e niveleve të deteve, rritja e frekuencës së motit ekstrem, përmbytjet, thatësirat e shpeshta dhe valët e të nxehtit janë ndër faktorët kryesorë që po dëmtojnë bimësinë globale. Ajo që dikur ishte një mënyrë jetese për speciet e ndryshme bimore, tashmë është bërë një terren shumë më i vështirë për mbijetesë.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në biodiversitetin botëror, sepse shumë specie të bimëve, që janë thelbësore për ruajtjen e ekosistemeve natyrore, janë në rrezik të zhdukjes. Shumë bimë, veçanërisht ato që rriten në lartësi të mëdha mbidetare ose në klimë të ftohtë, po hasin vështirësi në adaptimin e shpejtë ndaj kushteve të reja klimatike. Kjo humbje e specieve bimore ka pasoja direkte dhe indirekte për ekosistemet, sepse shumica e këtyre bimëve janë ushqim për kafshë të ndryshme dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë së ajrit dhe të ujit.

Për më tepër, ndotja e ajrit dhe e ujërave nga gazrat serë, si CO2 dhe metani, ka kontribuar në intensifikimin e këtyre ndryshimeve. Ky proces, i cili ka çuar në një shpërhapje të kërcënimeve ndaj biodiversitetit, kërkon një angazhim global për të frenuar rritjen e ndotjes dhe për të ruajtur habitatet natyrore.

Urbanizimi dhe Rreziku për Habitate dhe Biodiversitetin

Ndërkohë që ndryshimet klimatike po kërcënojnë bimësinë, urbanizimi i shpejtë dhe zgjerimi i qyteteve janë gjithashtu një faktor që po dëmton habitatet natyrore. Urbanizimi masiv ka sjellë shkatërrimin e shumicës së hapësirave natyrore, përfshirë pyjet, livadhet dhe zonasht e hapura të tokës. Mungesa e hapsirave të gjelbra dhe degradimi i mjediseve natyrore janë ndër pasojat më të drejtpërdrejta të ndërtimit të qyteteve dhe zonave të urbanizuara. Kjo ka rezultuar në një humbje të paprecedentë të biodiversitetit dhe një rritje të mungesës së hapësirave për mbijetesën e specieve bimore dhe shtazore.

Në veçanti, urbanizimi i shpejtë ka përshpejtuar shkatërrimin e zonave bujqësore, që janë thelbësore për prodhimin e ushqimit dhe ruajtjen e një ekosistemi të qëndrueshëm. Zgjerimi i qyteteve ka rezultuar gjithashtu në një rritje të ndotjes së ajrit dhe të ujërave, që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e bimëve dhe biodiversitetin.

Rëndësia e Bimëve në Ekosisteme

Bimët janë thelbësore për vazhdimësin e jetës në Tokë. Ato janë burimi kryesor i oksigjenit që ne thithim dhe një nga mekanizmat më të fuqishëm për mbrojtjen e atmosferës nga gazrat serë, veçanërisht CO2. Për më tepër, bimët janë burim i ushqimit, ilaçeve, materialeve ndërtimore dhe lëndëve të tjera të para që mbështesin jetesën e njerëzve dhe të shumë specieve të tjera. Në një periudhë të ndryshimeve klimatike, ruajtja e bimësisë është thelbësore për ruajtjen e pasurive natyrore dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.

Në ekosistemet natyrore, bimët janë një pjesë e pandashme e cikleve të natyrshme, duke kontribuar në filtrimin e ujërave, ruajtjen e tokës nga erozioni, dhe mbështetje të polenizuesve të ndryshëm, të cilët janë të nevojshëm për shumicën e bimëve bujqësore. Dëmtimi i bimësisë ka pasoja të mëdha për sistemet natyrore, për shkak se ky proces mund të shkaktojë rritjen e shkallës së përmbytjeve, tharjen e burimeve të ujit dhe humbjen e biodiversitetit.

Strategjitë për Mbrojtjen e Bimëve në një Botë të Ndryshuar

Për të përballuar kërcënimet e shumta ndaj bimëve, duhen ndërmarrë hapa të qartë dhe të qëndrueshëm:

Ruajtja e pyjeve dhe ruajtja e habitateve natyrale. Mbjellja e pemëve dhe krijimi i pyjeve të rinj janë hapa të rëndësishëm për ndihmuar në ruajtjen e biodiversitetit dhe për përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike. Po ashtu, ruajtja e habitateve natyrore dhe krijimi i parqeve të mbrojtura janë strategji të nevojshme për të mbajtur ekosistemet të paprekura dhe për të lejuar që bimët të zhvillohen në kushte natyrore.

Zhvillimi i Infrastrukturës së gjelbër:

 Krijimi i hapësirave të gjelbra urbane, mbjellja e pemëve dhe ruajtja e ekosistemeve urbane mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mund të kontribuoni në ruajtjen e biodiversitetit të qytetit. Këto hapësira mund të ofrojnë gjithashtu një ndihmë në uljen e temperaturave të qytetit dhe në menaxhimin e ujërave të shiut.


Arsimimi dhe Ndërgjegjësimi i Shoqërisë:

 Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bimëve dhe ruajtjen e natyrës është një hap i rëndësishëm për të nxitur veprime individuale dhe kolektive. Edukimi mbi rolin e bimëve në ekosisteme mund të ndihmojë në ndryshimin e mentalitetit dhe veprimeve që kanë ndikim negativ mbi natyrën.


Bujqësia e Qëndrueshme dhe Praktikat Bujqësore të Gjelbra:

Përdorimi i metodave bujqësore që mbështesin përdorimin e resurseve natyrore në mënyrë të qëndrueshme është thelbësor për të siguruar që bujqësia të kontribuoni në ruajtjen e natyrës dhe jo në dëm të saj. Praktikat si bujqësia organike, përdorimi i agrokimikateve të kufizuara dhe ruajtja e biodiversitetit në tokë janë elementë të rëndësishëm në këtë proces.


Ruajtja e Bimëve si Imperativ për Të Ardhmen

Mbrojtja e bimëve është një sfidë që kërkon angazhim të fortë dhe të përbashkët nga të gjithë aktorët, qoftë individë, shoqëri, institucione dhe shtete. Në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe urbanizimi po kërcënojnë mbijetesën e bimëve dhe biodiversitetit, është e domosdoshme që të ndërmarrim hapa konkretë për të mbrojtur dhe ruajtur natyrën. Vetëm nëpërmjet një veprimi të kordinuar dhe të vazhdueshëm mund të sigurojmë një planet të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për brezat që do të vijnë. Ruajtja e bimësisë është një investim për të ardhmen e jetës në Tokë dhe për ruajtjen e një ekosistemi të balancuar dhe të begatë.


Saturday, 11 January 2025

LIBRI I GJOVALIN GJELOSHIT “ BALTA QË (S) DUAM".

Përurimi i librit me titull “BALTA që (S) DUAM” me autor agronomin dhe gazetarin GJOVALIN  GJELOSHI  Në përurim morën pjesë personalitetet të gazetarisë, letërsisë, dhe të shkencës.

Përgatiti:  Prof. Ass. Dr Enver ISUFI

Durrës 

Instituti Femëror Kyrias (1922)

Rrënjët e Universitetit Qiriazi shkojnë prapa në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887-1971), Sevasti Qiriazi (1871-1949), dhe Kristo Dako (1876-1941) themeluan Institutin Femëror Kyrias në Kodër-Kamëz. Ky institut u ngrit për të nxitur emancipimin, arsimimin, barazinë gjinore, të drejtat si individ, dhe fuqizimin e statusit dhe rolit shoqëror e politik të gruas shqiptare. Ai ishte vazhdim dhe pasqyrë e traditës së familjes Qiriazi, eksperiencës jetësore dhe praktike në Rumani, Turqi, dhe SHBA, si dhe angazhimit aktiv të motrave Qiriazi në zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare. Duke qënë një ndër institucionet e para arsimore në Shqipërinë e viteve 1920-1930, roli dhe kontributi i Institutit Femëror Kyria është vlerësuar edhe nga Pandeli Evangjeli, një ndër kryeministrat shqiptarë të kohës

Shënim:Tekst i marë nga Webi i sotëm I Kolegjit  “QIRIAZI”

  

Autori i librit zoti  GJOVALIN GJELOSHI

 

 

Gjovalini këtë vit mbysh 65 vjeç.Ai ka studiuar për agronomi, fillimisht  në Shkollën e Mesma Bujqësore në Golem, Kavajë, dhe pas kësaj mbaroi studimet në Fakultetin e Lartë Bujqësor,sot  Universitetin i  Bujqësisë.

Në gazetari Gjevalin Gjeloshi ngjan me talentet e futbollit, të cilët luajnë me ekipet e mëdha të botës ,qysh në moshën 16-17 vjeçare.

Kështu edhe Gjovalini qysh në moshën 15 vjeç kur kishte filluar shkollën e  mesme të agronomisë në Golem,Kavajë, shkruan në gazetën e Durrësi “Adriatiku”

Në fakultetin e Agronomisë, sot Universiteti i Bujqësisë, Gjovalini ishte pjesë e redaksisë së gazetës “Studenti i Bujqësisë” dhe shkruante shpesh në këtë gazetë.

Gjithë jetën Gjovalini ka ecur mbi dy shina;  në atë të  agronominë dhe në atë të  gazetarinë bujqësore.

Ai sot është pjesë e stafit të KOLEGJIT “QIRIAZI”


Unë dhe GJOVALINI

Me Gjovalinin njihem qysh para 30 viteve kur u krijua Shoqata e Gazetarëve të Bujqësisë.Qysh nga ajo kohë jemi anëtarë në këtë Shoqatë.

Gjovalini botonte në Lezhë gazetën “DRINI”, unë në Durrës botoja revistën “Bujqësia Biologjike” Ne i huazonim botimet tona dhe shkruanin .

Gjovalini në tërë veprimtarinë e tij agronomike, klithmat më të mëdha i nxjerë për “mirëmenaxhimin e tokës bujqësore”.Ajo , cila e ka gëzuar shumë ishte fakti kur toka sistemohej bonifikohej, kullohej e vaditej me profesionalizëm.Gjovalinit  i shkakton dhimbjen më të madhe sot kur toka bujqësore është bërë si një” kostum i grisur dhe plot arna”. 

PËRMBAJTJA E LIBRIT TË GJOVALINIT ME TITULL “ BALTA (S) DUAM.

Edhe në titull Gjovalini e tregon shqetësimin e tij për tokën bujqësore.Ai e quan “BALTË”, sepse më këtë baltë gatuhen të gjitha të mirat tona materiale” Për ata persona,të cilët kujdesen për tokën përket i tituli  “BALTA QË DUAM”, për ata të cilët keqpërdorin tokën bujqësore dhe të gjithë bujqësinë u përket  titulli “BALTA QË S’DUAM”

Ky libër ka përfshirë mbi 120 artikuj të shkruar në vite  nga Gjovalini nw shumë organe shtypi ;  që nga fillimet e vieteve 1980  e deri më sot.

Nuk ka fushë të bujqësisë dhe të jetës në fshat që nuk ka prekur Gjovalini në artikujt e tij, të cilët i gjejmë në këtë libër.Kështu përmendim problemet që lidhen me shkencën bujqësore,  jetën sociale në zonat fshatare, për  blegtorisë ,pyjet, mirëmbajtjen e tokës, të edukimit profesional të gjithkujt që meret me bujqësi, sistemet e ujitjes dhe të kullimit, për politikat e mira dhe të këqiaja që janë zbatuar  në  bujqësi e tj.

Në tërësinë e tij ky libër është një histori reale e zhvillimit të bujqësisë tonë në dekada.

Sidomos për moshta e reja , nxënës dhe studentë, ky libër ka vlerë, sepse i edukon me konceptin e studimit para çdo veprimi.Studimi para çdo veprimi e  zbatimi ,menjanon gabimet, dhe  nxit të mirat e përgjithëshme.

Ky libër këshilloj se  duhet lexuar nga të gjitha moshat , madje nga të gjitha profesionet, sepse nga ky libër bëjnë paralelizma edhe profesionet e tjera.Edhe ata shikojnë ngjarjet pozitive dhe jo pozitive në fushat  ku ata kanë kontribuar gjatë gjithë jetës.

Unë për vete si koleg tij mund të them vetëm një fjali ”Botimet e Gjovalin GJELOSHIT, kanë sjellë gjithmonë optimizëm edhe shpresë, sepse ai gjithmonë i ka pasur çizmet dhe këpucët me baltë dhe me vesë”

Libri u kuptua më mirë nga pjesmarësit nëpërmjet komenteve dhe analizave  të prezantuara nga personalitete të letrave  dhe gazetarisë si  Marash MIRASHI,Frano KULLI,Martin LEKA,XHevdet BASHLLARI, Zef GJETA, dhe më i madhi në përvojë dhe në moshë (95 vjeçari )  prof.Hamit BORIÇI.

Përurimi i librit u drejtua nga Presidenti i KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”, zoti profesor Gjokë ULDEDAJ.

                           Enver Isufi, pjesmarës në këtë përurim

Gjovalini dhe Dekani gazetarisë 95 vjeçari Prof. Hamit BORIÇI, idhulli profesional i Gjovalinit.


Gjevolini,duke përgaditur kafen e prof. Hamit Boriçit, gazetari që Gjevolini thotë se ai ka qenë dhe është mësuesi im me  i mirë në karierën time gazetareske. (në mes  të fotos Martin Leka, një tjetër  gazetar me shumë pervojë)





Friday, 10 January 2025

LAMTUMIRA PËR BLETËRITËSIN ÇAVO PULERI

"Ju bëftë balta mjaltë"! Kjo shprehje dëgjohet shpesh në ceremonitë mortore në Jug.


Çavo Puleri

nga: Ilir LLURI

Detroit, MI - SHBA

 

Mes fshatrave të bukur që rrethojnë qytetin antik të Antigonesë është edhe Tranoshishta. Dashurinë për këtë fshat ma nxiti jo vetëm magjia e Pranverës dhe Vjeshtës mbi të, por në mënyrë të veçantë respekti e dashuria njerëzore që banorët ruajnë në kodin e tyre të mikpritjes. Gjatë kohës që punoja në parkun e Antigonesë mu bë zakon që herë pas here të kthehesha në familjet Qurku dhe Puleri për tu takuar me Polon dhe Çavon, të cilët shpesh i gjeja së bashku në oborrin e Qurkajve.  Të dy kanë qënë pjesë e kronikave televizive dhe miq të mirë të gazetarëve. Polua u nda disa vite më parë nga jeta, ndërkohë që mësova se së fundi është ndarë nga njerëzit e tij të dashur dhe prej nesh, Çavo Puleri.

 

E ndjej veten me fat që i njoha dhe ndava me ta orë të tëra bisedash jo vetëm mbi jetën e tyre, por për gjithë banorët e zonës. Por në se për xha Polon munda ti respektoj zakonet mortore, largësia nuk ma mundësoi këtë për Çavo Pulerin. Është kjo arsyeja që të sjell në shenjë respekti për të, dy rradhë të shkruara me dashuri për këtë prind, gjysh e stërgjysh, porta e shtëpisë të së cilit mbeti gjithmonë e hapur si për mua, ashtu edhe për shumë gazetarë të tjerë. 



 

UJËSJELLËSI I TRANOSHISHTËS

Çavo Puleri më ka folur për ujësjellësin e parë modern të Gjirokastrës, "Ujësjellësin e Tranoshishtës", i projektuar dhe ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së dytë Botërore. Nga Tranoshishta u bë furnizimi i pjesës më të madhe të Gjirokastrës me ujë. Ky ujësjellës ishte në qendër të një prej edicioneve informative të televizionit kombëtar ku unë punoja dikur. Ishte e para herë që përmes një kronike televizive festohej datēlindja e një ujësjellësi. 

 

Dëshmimtari i vetëm i punimeve që u kryen nga italianët ishte Çavo Puleri. Kishim harruar për shumë kohë të festonim për një nga tre elementët kryesorë të jetës sonë, ujin. Vite më vonë për këtë ujësjellës do të realizonte një kronikë të zgjeruar edhe gazetarja Brikena Meta, me operatorin e talentuar Vilson Kuçi për televizionin "News 24". 

 

Portën e Çavo Pulerit e gjetëm hapur si gjithmonë. Ai afroi ndihmën e tij të pakursyer me informacion mbi atë kohë të largët. 

 





MJESHTRI I BLETARISË

Çavo Puleri ishte jo vetëm një nga bletëritësit më të moshuar, por edhe nga më të mirët e rajonit. Këtë eksperiencë të vyer ai e ndau bujarisht me teleshikuesit përmes kronikave të shumta televizive. Asnjëherë nuk do më hiqet nga sytë ecja e tij mes parkut të bletëve, tek kontrollonte kosheret një e nga një. Ky burrë në moshë të thyer, ishte si një libër historie. Në përgjithësi ai nuk më fliste në emër, por thoshte "djali i mikut". Kishte qënë mik me tim atë, që gjithashtu ishte bletëritës. 

 

Në kohën e trishtë të pandemisë, lëndinat e bleruara të kësaj zone të bekuar, më kthenin optimizmin e zbehur nga ankthi i jetës. Megjithëse i gjendur aq pranë, situata e vështirë dhe përgjegjësia që ndjeja, nuk më favorizonin që ti shkoja në shtëpi për ta parë. 

 

Takimi i fundit me të ndodhi në 7 nëntor 2022 në verandën e shtëpisë së gojë-ëmbëlit Këno Qurku, ku mora një intervistë në lidhje me infermjeret amerikane që u strehuan në Saraqinishtë në dimrin e largët të vitit 1943. Fotografitë e këtij takimi të shkrepura nga miku im arkitekt, Reshat Gega i ruaj si ujët e pakët në arkivin e celularit tim, si një pjesë e rëndësishme e atyre çasteve të jetës profesionale, ku pa kthjelltësinë e memories së moshës së tyre të thyer, nuk do ja kisha dalë me sukses qëllimit tim. 

 

MIKPRITJA LUNXHOTE

Guri më i çmuar i këtij fshati të vogël, mbetet dashuria e madhe njerëzore e banorëve të tij, të cilët të presin e përcjellin me buzëqeshjen që ju buron nga zemra e tyre e bardhë. Nuk do ti harroj kurrë sytë e tij të qeshur sa herë na shihte që shkonim për ta takuar. Nuk do harroj as ndershmërinë e tij profesionale. Dëgjo këtu "djali i mikut", megjithëse mund të ta ketë thënë edhe babai; 


-       “Asnjëherë mjalti nuk shitet duar - duar. Nga aroma dhe shumëllojshmëria e luleve të majit duhet të ketë edhe prodhimi që vilet më vonë. Prandaj prodhimi duhet të përzihet. Vetëm kur e do për qëllime kurative specifike ndryshon puna."

 

Dikur në Lunxhëri tavolinës së mikpritjes nuk i mungonin ëmbëlsirat e përgatitura nga mjalti, një traditë kjo pothuajse e haruar sot.

 

MISIONI I BLETARIT

Fatkeqësisht largimi i njerëzve të thjeshtë nga jeta, në përgjithësi nuk ka qënë lajm për mediat lokale apo ato qëndrore. Por në disa raste mendoj se kjo duhet të ndodhë. Shpesh thjeshtësia dhe modestia e këtyre njerzve, është në fakt "streha" e madhështisë së tyre. 

 

Sado e pazakontë të duket, më duhet të pohoj se; me ndershmërinë, burrërinë dhe bujarinë e tij, Çavo Puleri i kishte "fituar" që në të gjallë fjalën tonë ngushëlluese për ditën e tij të ikjes; "balta mjaltë"!. Mënyrën e lamtumirës njeriu e "miraton" dhe "përcakton" përmes punës dhe vlerave që shpalos për familjen dhe shoqërinë gjatë gjithë jetës së tij.

 

Është kjo arsyeja që ngushëllimin tim për familjarët dhe miqtë e tij, ta përcjell vetëm përmes frazës; Sa të rrojmë ta kujtojmë të shtrenjtin tonë!

Jam i sigurtë se "balta mjaltë" më shumë se kujdo do ti bëhet këtij bletë-rritësi, që përmes mjeshtërisë dhe dashurisë që tregonte ndaj bletëve, shpesh më krijonte përshtypjen se "bashkë-bisedonte" me to, si të ishte një nga "misionarët" e oborrit të tyre mbretëror. Për ata që e dinë se pa bletën vdes jeta e njerëzore, profesionalizmi, përkushtimi dhe kontributi i Çavo Pulerit në këtë fushë, mer një tjetër dimension. Në këtë kuptim ashtu si ai, ç'do profesionist i talentuar i kësaj fushe, është misionar i Jetës. Ndoshta për këtë arsye, Jeta tregohet aq bujare me bletë-rritësit. Jeta e 95 vjeçarit Çavo Puleri na e rrëfeu më së miri këtë gjë.

Lamtumirë Çavo Puleri! 

Lamtumirë miku im!