Ndjehem i nderuar dhe i previlegjuar që sot të jem njeri prej mijera sudenteve të profesor Kristo Qendros që të uroj ate per ditelindjen e 90 të tij me këtë fjalim.. Kushdo që ka mesuar dhe punuar me profesorin do të mund të fliste gjate per te, punen dhe kontributin e tij. Une do perpiqem ti permbledh shkurt disa pika kryesore të veprimtarise tij ne 90 vite dhe që se shumti lidhen me periudhen që kur une e njoh si ish sudent i tij ne vitin 1978 deri sot.
MsC. Gjon FIERZA
Tiramë
Prof. Dr. Kristo Qëndro, është një nder personalitetet me të spikatura të shërbimit dhe arsimit pyjor shqiptar në rreth 60 vite. Ai, si specialist e drejtues në pyje ka arritur suksese maksimale nga inxhinier e pergjegjes zyre pyjore në rajonin Jugor të vendit në drejtues ndërmarrje, me shumë projekte të realizuara ku kulmon me projektin dhe asistencën në zbatim në Teleferikun “Dajti Ekspres”. Më vonë si ekspert teknik i kontrollit dhe mirëmbajtje së “Teleferikut Dajti Ekspres” për rreth 15 vite.
I. Prof. Dr. Kristo Qendro, si mësimdhënes dhe kërkues shkencore , ka filluar dhe ka krijuar lendët e “Mekanizimit të shfrytëzimit të pyjeve” dhe “Transportit të brendshëm pyjor”’ me tekstet dhe kabinetet përkatese që dhe sot zhvillohen në Fakultetin e shkencave pyjore. Për 25 vite i ka zhvilluar këto lëndë në Fakultetin e Pyjeve sot Fakultet i Shkencave Pyjore. Ka kaluar të gjitha shkallet e kualifikimit shkencor nga Kadidat i Shkencave dhe sot ka titullin me të larte Prof. Dr.
Botimet kryesore të tije si tekste per nxenes dhe studente:
1.Makanizimi i punimeve pyjore ne tre volume tekste per Shkollen e Mesme Profesionale Pyjore . b.a
2. Teleferiket Pyjor ne dy volume tekste per studentet b.a
3. Prodhimet pyjore jodrunore, Monografi, b.a
4. Motosharra tekste per studentet
Ja dhjetra atikuj kerkimor dhe shkencor që lidhen me sektorin e shfrytezimit të pyjeve që jane shkruar nga prof. Kristo Qendro
II Prof. Dr. Kristo Qendro, është njohës i thellë i letërsisë dhe përkthyes i nivelit të lartë. Diku ne intervistat e tij ka thene se ne rini ka shkruar lirika. Nuk di nese ato jane diku apo profesori i ka humbur nga ajo periudhe e gjate kohe. Profesori komunikon dhe shkruan në 6 gjuhë të huaja. Ka përkthyer dhe përgatitur per botim tre libra, shumë të pëlqyer dhe voluminoz. Ka qënë jo vetëm shok klase por shok banke me shkrimtarin e madh Ismail Kadare në Gjimnazin “Asim Zeneli “ Gjirokaster. Ai ka pasur njohje që ka vijuar dhe me vone dhe Dritero Agollin, ky nje vit para tij. Per kete une mund të ndalesha me gjate pasi kam nje rrefim të profesorit per kete periudhe.
Në vitet e para të demokracisë (1992) pasi e nxorën në pension në moshen 57 vjeçare (reformime allashqiptarçe ne arsim) ai ka emigruar në Gjermani ka zhvilluar kurse të gjuhës gjermane me shqiptarë të Kosovës e të Rusisë. Tashme ne fondin e letersise se perkthyer në shqip zenë vend të rendesishem keto botime:
1. 1001 Barsoleta nga Bota
2. Jeta seksuale e Hitlerit
3. Kaini dhe Abeli
Ne periudhen 1995-2005, ai ka punuar si konsulent ne disa projekte nderkombetare. Ai ishte i pari që perktheu në shqip disa legjislacione pyjor të disa vendeve Perendimore.
I mbeshtetur nga Projekti i Pylltarise Private financuar nga USAID, kryen dy studime mjaft interesante, të parat e asaj tematike ne Shqiperi: Për traditat e perdorimit të pyjeve private në dy rrethe të vendit Mirdite dhe Elbasan. Keto sudime u shkruan se pari ne anglisht pastaj ne shqip, etj. Ato u vleresuan shume nga ekspertet nderkombetar dhe shqiptar. Une i kam perjetuar disa seminare e konferenca kur perkethente profesori. Ai kur perkthente ne seminare e takime të ndryshme, nuk ishte nje perkthyes i zakonshem, por mund të themi se interpretonte si nje aktor i fjales artistike, të krijonte kenaqesi dhe të terhiqte vemendjen me saktesine dhe pasionin me të cilen fliste.
Eshte ne kujtesen time, dita e promovimit të teleferikut “Dajti Ekspres” viti 2004, teksa prof. Qendro i perzgjedhur nga i madhi Muhamet Malo sic ta prezantonte ai (aksioneri kryesor i teleferikut) do paraqiste per të ftuarit teleferikun dhe funksionimin e tij. Ai perkthente per pjesemarresit nivelit të larte të qeveritareve të Tiranes dhe personaliteteve të shquara nga Europa miq të ftuar. Perkthente nga shqipja ne gjermanisht apo anglisht dhe anasjelltas. Oratoria, dinamizmi dhe saktesia e tij ishin ne nivelin me të larte dhe merrte gjithe vemëndjen e pjesemarresve. Ate dite ai me thirri pervecse i ftuar ne festen e madhe të udhetimit të pare me teleferik të isha dhe fotografi prane tij, ndonse kishte me dhjetra fotograf e kamera televizive. Pra donte të kishte fotot e tij dhe per kete ai me udhezoj paraprakisht gjate. .....
Jane shume studime nga subjekte të huaja apo vendese ku eshte perfshire profesori, diku si antare i grupit të punes diku si perkthyes. Mund të vecohet Studim i financuar nga Projekti Shqiptar i Pyjeve i Bankes Boterore, per Marketingun dhe tregun e Produkteve pyjore Jo drusore kontributi i prof. Kristos ishte i vecante me shume vlera. Ky studim u botua si liber dhe sherben edhe sot si reference ne shume aspekte të keteij sektori
III. Sportisti . Kristo Qendro, Ai ka qënë një ndër sportistët e parë të skive në Shqipëri. Më vonë ka qënë gjyqtar dhe këshilltar për këtë sport. Pas viteve 90 ishte i pari që vuri në lëvizje e solli bazë materiale nga Austria për sportistët e rinjë të skive. Jane rreth 50 komplete sportive të skive që ai i solli falas nga bashkepunimi me Shoqaten e skiave dhe Pylltareve austriake.
IV. Prof. Dr. Kristo Qendro, njihet si fotograf, opertor dhe realizues i disa dokumentarëve tekniko- shkencore dhe historik. Janë mijëra foto të realizuar prej tij si dhe dhjetëra orë filmime të ndryshme në vite. Ato jane shfaqur ne konferenca dhe seminare para viteve 90. Por dhe me vone ai ka vazhduar kete pasion. Dokumentari me i fundit është : 50 Vite “Fakultet i Shkencave Pyjore” ku pata kenaqesi të jem dhe une bashkepuntori i tij ne kete realizim me TV Sportin. Edhe foto ekspoziat që ju po ndiqni se shuemti jane foto të realizuar nga une, me mesimet dhe pasionin që me transmetonte profesor Qendro ne tekimet me te.
V. Prof. Kristo Qendro i dashuruar perjetesisht me Natyren dhe Ekoturizmin. Ketu mund të fals gjate, por do ndalem vetem ne nje aspekt që lidhet me turizmin ne mal. Ndoshta eshte i pari pas viteve 90 që ka udhehequr nje grup turistik Inxhinier pyjesh autriak gjithsejt 20 vete (10 çifte bashkeshortesh) drejt Thethit ne Nderelysa, kjo para vitit 2000. Nuk mund të imagjinohet gjendja e atehersheme duke filluar nga udhetimit apo dhe mundesia që ne nje banese të mund të flinin 20 veta. Prof Kristo vendosi komunikim me nje teknik pyjesh të zones i mendoi dhe i zgjidhi vete të gjitha problemet dhe nga nje dite e planifikaur ne Luginen e Shales dhe ne Theth qendrimi zgjati dy dite e net.
Mali i Dajtit me teleferikun ju ktheyn ne nje shtepi të dyte profesorit. Ai cdo dite jepte nje ide, donte të realizonte nje projekt ne sherbim të vizitoreve që të pelqenin dhe vizitonin malin e Dajtit. Une i kisha cfaqur nje ide per realizimin e nje harte me shtegtimet që mund të beheshin ne malin e Dajtit. Une i thashe si dhe cafare mendova. Ai pelqeu sa i thash dhe si mund të realizohet. Ai menjehere bisedoi me drejtuesit e teleferikut dhe kompanise Djati Ekspres që ajo harte të realizohej. I pari ne krye të grupit filluam udhetimet, me GPS dhe aparat fotografik ne shtegtimet që mund të kryeshin ne Dajt.. Pa u zgjatur ne detaje të hartes kjo u botua ne vitin 2013 ne kompania Dajti Ekspres. Ajo ne duart e vizitoreve vendas dhe të huaj eshte mjaft e vlefshem dhe të jep mjaft informacion.
Ka shume aspekte dhe ngjarje që mund të veçohen nga jeta e gjate profesionale dhe me plote rezultate e Kristo Qendros të cilat nuk mund të permenden sot të gjitha, pasi duhet shumë kohe dhe duhet të flasin shume njerez.
Kristo Qendro ka lindur në Senicë- Delvinë me 15 janar 1935. Senica fshat i njohur ne Jugun e Shqiperi me histori. Aty mblodh Kuvendi i Beslidhjes jugut 10-13 prill 1770.
Eshte fshat ku lindën shumë personalitete dhe njerez me emer ne fusha të vecanta të sheknces dhe kultures
Profesori eshte i martuar me Valentina Qendron nga Berati dhe kanë dy vajza Katerina e Doris. Profesori jeton në Tiranë, ndersa vajzat që e kane bere gjysh jetojne jashte vendit
Formimi akademik
1954 – 1959, ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Pyjor të Sofies në Bullgari dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në temën "Teleferikët Wyssen për transportin e lëndës së drurit".
Shkurt per Institutin ku ai dhe 10 koleget shqiptar u diplomuan
Në vitin 1923 u themelua ne Sofie Departamenti i Silvikulturës. Në vitin 1947, u krijua Fakulteti i Pyjeve Me datë 12 janar 1953, u krijua Instituti i Lartë Pyjor. Instituti i Lartë i Pylltarisë u quajt Universiteti i Pyjeve me Dekret të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, datë 27 korrik 1995
Kualifikimet pasuniversitare të prof. Qendros
Në vitin 1984 "Kandidat i Shkencave",
Në vitin 1986 "Docent",
Në vitin 1999 “Ass. Prof.”
Në vitin 2005 “Profesor”.
Veprimtaria profesionale, pedagogjike e
funksionale prof. Qendros :
1959 – 1962, Drejtues i Zyrës Pyjore në Gjirokastër ( Sarande,
Permet,Tepelenë)
1962 – 1967, pedagog në Instituin e Lartë
Bujqësor në Fakultetin e Pyjeve për lëndët "Transporti pyjor" dhe
"Mekanizmi i Shfrytëzimit të Pyjeve".
1967 – 1973, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore në Fier.
1973 – 1992, pedagog në Universitetin e Bujqësisë, Fakulteti i Shkencave
Pyjore.
1992 e nxierrin ne pension
1992 – 1995, emigron ne Gjermani
1995 – 2005, konsulent : në Institutin Privat të
Studimeve dhe Projektimeve Pyjore Private DPPK Njësia e Manaxhimit të Pyjeve
FAO – s, USAID, DRN, etj.
Nga 2005 deri 2018, "Dajti Ekspres", konsulent teknik, Përgjegjës për
Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Pyjeve. Mund të renditet ne njerzit e
paket që punon dhe eshte aktiv deri ne moshen 85, duke qene nje model i
perkushtimit, saktesise dhe nivelit profesional
ne pune.
Jeta dhe veprimtari e prof. Kristo Qendros mund të permblidhet si “Jete me hapa kilometrik”
Duke permbyllur kete paraqitje të shkurter (nga sa gjete mund të shkruaja) per prof. Qendron ne datelindjen e tij, une ne emrin tim dhe shume ish studenteve dhe bashkepuntoreve të tjere ti percjell:
Urimet me të perzemerta; Jete të gjate dhe të shendeshtme.
Sa më i lumtuar midis familjareve të tij, njerezve të dashur dhe kolegeve pylltarë.
No comments:
Post a Comment