Saturday, 11 January 2025

LIBRI I GJOVALIN GJELOSHIT “ BALTA QË (S) DUAM".

Përurimi i librit me titull “BALTA që (S) DUAM” me autor agronomin dhe gazetarin GJOVALIN  GJELOSHI  Në përurim morën pjesë personalitetet të gazetarisë, letërsisë, dhe të shkencës.

Përgatiti:  Prof. Ass. Dr Enver ISUFI

Durrës 

Instituti Femëror Kyrias (1922)

Rrënjët e Universitetit Qiriazi shkojnë prapa në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887-1971), Sevasti Qiriazi (1871-1949), dhe Kristo Dako (1876-1941) themeluan Institutin Femëror Kyrias në Kodër-Kamëz. Ky institut u ngrit për të nxitur emancipimin, arsimimin, barazinë gjinore, të drejtat si individ, dhe fuqizimin e statusit dhe rolit shoqëror e politik të gruas shqiptare. Ai ishte vazhdim dhe pasqyrë e traditës së familjes Qiriazi, eksperiencës jetësore dhe praktike në Rumani, Turqi, dhe SHBA, si dhe angazhimit aktiv të motrave Qiriazi në zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare. Duke qënë një ndër institucionet e para arsimore në Shqipërinë e viteve 1920-1930, roli dhe kontributi i Institutit Femëror Kyria është vlerësuar edhe nga Pandeli Evangjeli, një ndër kryeministrat shqiptarë të kohës

Shënim:Tekst i marë nga Webi i sotëm I Kolegjit  “QIRIAZI”

  

Autori i librit zoti  GJOVALIN GJELOSHI

 

 

Gjovalini këtë vit mbysh 65 vjeç.Ai ka studiuar për agronomi, fillimisht  në Shkollën e Mesma Bujqësore në Golem, Kavajë, dhe pas kësaj mbaroi studimet në Fakultetin e Lartë Bujqësor,sot  Universitetin i  Bujqësisë.

Në gazetari Gjevalin Gjeloshi ngjan me talentet e futbollit, të cilët luajnë me ekipet e mëdha të botës ,qysh në moshën 16-17 vjeçare.

Kështu edhe Gjovalini qysh në moshën 15 vjeç kur kishte filluar shkollën e  mesme të agronomisë në Golem,Kavajë, shkruan në gazetën e Durrësi “Adriatiku”

Në fakultetin e Agronomisë, sot Universiteti i Bujqësisë, Gjovalini ishte pjesë e redaksisë së gazetës “Studenti i Bujqësisë” dhe shkruante shpesh në këtë gazetë.

Gjithë jetën Gjovalini ka ecur mbi dy shina;  në atë të  agronominë dhe në atë të  gazetarinë bujqësore.

Ai sot është pjesë e stafit të KOLEGJIT “QIRIAZI”


Unë dhe GJOVALINI

Me Gjovalinin njihem qysh para 30 viteve kur u krijua Shoqata e Gazetarëve të Bujqësisë.Qysh nga ajo kohë jemi anëtarë në këtë Shoqatë.

Gjovalini botonte në Lezhë gazetën “DRINI”, unë në Durrës botoja revistën “Bujqësia Biologjike” Ne i huazonim botimet tona dhe shkruanin .

Gjovalini në tërë veprimtarinë e tij agronomike, klithmat më të mëdha i nxjerë për “mirëmenaxhimin e tokës bujqësore”.Ajo , cila e ka gëzuar shumë ishte fakti kur toka sistemohej bonifikohej, kullohej e vaditej me profesionalizëm.Gjovalinit  i shkakton dhimbjen më të madhe sot kur toka bujqësore është bërë si një” kostum i grisur dhe plot arna”. 

PËRMBAJTJA E LIBRIT TË GJOVALINIT ME TITULL “ BALTA (S) DUAM.

Edhe në titull Gjovalini e tregon shqetësimin e tij për tokën bujqësore.Ai e quan “BALTË”, sepse më këtë baltë gatuhen të gjitha të mirat tona materiale” Për ata persona,të cilët kujdesen për tokën përket i tituli  “BALTA QË DUAM”, për ata të cilët keqpërdorin tokën bujqësore dhe të gjithë bujqësinë u përket  titulli “BALTA QË S’DUAM”

Ky libër ka përfshirë mbi 120 artikuj të shkruar në vite  nga Gjovalini nw shumë organe shtypi ;  që nga fillimet e vieteve 1980  e deri më sot.

Nuk ka fushë të bujqësisë dhe të jetës në fshat që nuk ka prekur Gjovalini në artikujt e tij, të cilët i gjejmë në këtë libër.Kështu përmendim problemet që lidhen me shkencën bujqësore,  jetën sociale në zonat fshatare, për  blegtorisë ,pyjet, mirëmbajtjen e tokës, të edukimit profesional të gjithkujt që meret me bujqësi, sistemet e ujitjes dhe të kullimit, për politikat e mira dhe të këqiaja që janë zbatuar  në  bujqësi e tj.

Në tërësinë e tij ky libër është një histori reale e zhvillimit të bujqësisë tonë në dekada.

Sidomos për moshta e reja , nxënës dhe studentë, ky libër ka vlerë, sepse i edukon me konceptin e studimit para çdo veprimi.Studimi para çdo veprimi e  zbatimi ,menjanon gabimet, dhe  nxit të mirat e përgjithëshme.

Ky libër këshilloj se  duhet lexuar nga të gjitha moshat , madje nga të gjitha profesionet, sepse nga ky libër bëjnë paralelizma edhe profesionet e tjera.Edhe ata shikojnë ngjarjet pozitive dhe jo pozitive në fushat  ku ata kanë kontribuar gjatë gjithë jetës.

Unë për vete si koleg tij mund të them vetëm një fjali ”Botimet e Gjovalin GJELOSHIT, kanë sjellë gjithmonë optimizëm edhe shpresë, sepse ai gjithmonë i ka pasur çizmet dhe këpucët me baltë dhe me vesë”

Libri u kuptua më mirë nga pjesmarësit nëpërmjet komenteve dhe analizave  të prezantuara nga personalitete të letrave  dhe gazetarisë si  Marash MIRASHI,Frano KULLI,Martin LEKA,XHevdet BASHLLARI, Zef GJETA, dhe më i madhi në përvojë dhe në moshë (95 vjeçari )  prof.Hamit BORIÇI.

Përurimi i librit u drejtua nga Presidenti i KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”, zoti profesor Gjokë ULDEDAJ.

                           Enver Isufi, pjesmarës në këtë përurim

Gjovalini dhe Dekani gazetarisë 95 vjeçari Prof. Hamit BORIÇI, idhulli profesional i Gjovalinit.


Gjevolini,duke përgaditur kafen e prof. Hamit Boriçit, gazetari që Gjevolini thotë se ai ka qenë dhe është mësuesi im me  i mirë në karierën time gazetareske. (në mes  të fotos Martin Leka, një tjetër  gazetar me shumë pervojë)





No comments:

Post a Comment