"Lugina e Drinos është mrekullia arkeologjike e historike e Shqipërisë, ajo i ka të gjitha fazat e banimit , duke filluar që nga paleoliti e deri në ditët e sotme. I ka të gjitha monumentet. Ka një pafundësi sitesh arkeologjike."
Përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI
Gjirokastër
Lugina e Drinos gjendet në rrethin e Gjirokastrës, me gjatësi
84.6km, dhe gjerësi nga (0.30-0.4km,deri në 6-7km), me drejtim JL-VP, ndërmjet
maleve të Lunxhërisë e Buretos nga Lindja dhe Malit të Gjërë dhe Kurveleshit
nga Perëndimi. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe është ndërtuar nga shkëmbinj
gëlqerorë (krahët), flishi dhe molasa (fundi dhe pjesërisht krahët). Ka profil tërthor në formë «govate» me fund të gjerë e të
sheshtë dhe shpate kufizuese të pjerrëta e të larta. Pjesa e sipërme e Luginës
së Drinos e deri në Hundëkuq ka fund të gjerë e të rrafshtë, me gjerësi më të
madhe deri 5 km, shtrat të cekët, lumare të zhvilluar dhe shpate të pjerrëta.
Lugina zgjerohet dhe ngushtohet disa herë duke formuar disa
pellgje si ai i Dropullit, i Gjirokastrës dhe i Kardhiqit, që janë tarraca të
vjetra të lumit dhe janë zonat kryesore bujqësore të rrethit të Gjirokastrës. Në pjesën e poshtme deri në derdhjen në Vjosë të Drinosit
lugina ka funa të ngushtë, profil tërthor në formë «V», shpate asimetrike dhe 3
nivele tarracash. Nga ana morfologjike lugina e Drinos përbëhet në tre pjesë
(pjesa sipërme e mesme dhe e poshtme). Brenda kufirit shtetëror ndahet në dy
pjesë: pjesa e mesme dhe pjesa e poshtme. Pjesa e Sipërme ndodhet sot në pjesën e Greqisë. Pjesa e
mesme fillon nga Kakavija deri ne Hundëkuq me një gjatësi rreth 45 kilometra,
ndërsa pjesa e poshtme shtrihet nga Hundëkuqi deri në Vjosë.
Lumi kryesor i luginës sigurisht që është Lumi Drino, i cili
është dhe dega kryesore e Vjosës. Ultësira ndërmjet malit të gjerë dhe malit të
Lunxhërisë përbeht prej flishi dhe në pjesën më të sipërme e mbushur me
zhavore. Ky ndërtim gjeologjik ka kushtëzuar një dukuri të veçantë gjeologjike,
largimin e ujrave nga pellgu i Drinos në Bistricë. Në gëlqerorët e kartsezuar
të luginës ka mjaft burime karstike si Nepravishtë, Libohovë, Virua, picar,
Hormovë.
Nga të dy shpatet e maleve zbresin përrenj të thepisur që derdhen me kone të
mëdha depozitimi si: Përroi i Vrisarasë, Lumi i Suhës, Nimicës, Kardhiqit. Në
Luginë kalimi ne vende të tjera behet nëpërmjet disa qafave nga Jugu dhe lindja
qafa Peshkëpisë,e Sotirës, e Kakavijës e Koshovicës, Gryka e Selckës, Qafa e
Çajupit, nga veri perëndimi Qafa e Muzinës, Qafa e Sopotit, Qafa e Skërficës, Gryka
e Tepelenës Klima e Luginës së Drinos është mesdhetare me temperatura mesatare vjetore
14°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është (1700-1800) mm. Mbulesa pyjore
është e varfër. Tipat kryesorë të tokave janë: livadhore malore, të kafenjta,
të hirta-kafe dhe livadhore aluvionale.
Gryka e Selckës. |
Rezervuari i Doftisë |
Lugina e Drinosit është mjaft e populluar dhe përbëhet nga tre Bashki: Gjirokastra, Libohova, Dropulli. Qytetet që ndodhen në Luginë janë Gjirokastra dhe Libohova. Lugina e Drinos ka një sipërfaqe prej rreth 400 kilometrash katrorë dhe dallohet për një sërë elementesh të vçanta historike, arkitektonike, arkeologjike si dhe për përdorimin e gjerë të fortifikimit dhe të objekteve të fortifikuara.
Lugina e Drinos është mrekullia arkeologjike e historike e Shqipërisë, ajo i ka të gjitha fazat e banimit , duke filluar që nga paleoliti e deri në ditët e sotme. I ka të gjitha monumentet. Ka një pafundësi sitesh arkeologjike.
Lugina e Drinos është një katalog i kulturave, ku kushtet klimaterike dhe historike kanë favorizuar lindjen e të gjithë qytetërimeve nga vendbanimet antike, bizantine dhe mesjetare. Kjo i ka bërë historianët, udhëtarët e arkeologët të jenë në të gjitha kohërat të interesuar për këtë luginë.
Monumentet arkeologjike të luginës së Drinosit paraqesin një interes të veçantë për historinë e lashtë të Epirit. Përshkrimet e para për luginën janë bërë nga udhtarët Lik, Pukëvil, Isambert, Hann . Në vitin 1967 Studiuesi Hammond ka berë një përshkrim Gjeografik dhe topografik të Epirit. Gërmimet e para arkeologjike janë bër nga Evangjelidhis në vitin 1913 në Antigone, pastaj kanë vazhduar me Ugolinin më 1925. Arkeologu Dhimosten Budina në vitin 1974 ka bërë një studim të plote me titull : “Harta arkeologjike e luginës së Drinosit”. Budina bën një përshkrim të plotë të gjurmëve të vendbanimeve të hershmee, të tumave dhe vareve, fortifikimeve në të gjthë luginën.
Sipas Arkeologut Vladimir Qiriaqi, rrugët antike përbëjnë, një prej veçantive më të mëdha të luginës. “Përveç gjithë vlerave të tjera, lugina e Drinos është qendra e trafikut të qytetërimeve të ndryshme”. Qindra kilometra rrugë, të hapura e të përdorura në epoka të ndryshme, që vazhdojnë të jenë të dukshme e të qarta edhe në ditët e sotme. “Në kohën e Epirit të famshëm, epirotët preferonin të ndërtonin rrugë mbi kodra dhe suprina në lartësitë 400- 600 metër mbi nivelin e detit.
Qyteti Antik i Antigonese. ( Shek. 3-të PK) |
Qyteti Antik i Hadrianopolis( 76-138 ER) |
Ndërkohë, romakët e plotfuqishëm ndërtuan magjistralet e vërteta, ku spikatin kalimi i drejtpërdrejtë në luginë, ndërtimi i urave në pjesët më të ngushta të lumit, kalimi i qafave më të favorshme gjeografike dhe ndërtimi i një rrjeti sekondar në favor të vendbanimeve të ardhshme. Romakët gjithashtu standardizuan rrugët, ngritën teknikën e ndërtimit të tyre, që jo vetëm sot ripërdoren, por mbahen si shenjë dhe udhëzues të ndërtimeve të reja.
Hapja e një shtrati 6 metër, ngritja mbi to e bordurave, hedhja
e 2- 3 shtresave dhe mbi to e një kalldrëmi i bëjnë këto rrugë t’i ndeshim
akoma edhe pas 2 mijë vjetësh. Ndërtimi herë pas here në krah të rrugëve i
vilave, stacioneve termale e rrugëve i bëjnë njëherazi këto rrugë të sigurta
dhe shumë të këndshme për udhëtarët e zakonshëm, minionarët e ndryshëm apo edhe
tregtarët. Hap pas hapi arkeologjia po i bashkon elementët e këtyre
qytetërimeve, duke zgjidhur çështjen ende të pazgjidhur të “tabula
peugniteriane” (guidë romake)”.
Qytetërimet e ndryshme që kanë lulëzuar në luginën e Drinos kanë lënë si pasuri
5 qytete të mëdhenj për kohën, 15 kala, 337 kilometër rrugë qerresh e karvanesh
dhe dhjetëra fortifikime.
Fortifikimet dhe qytetet e fortifikuara që para eres së re në
mesjetë e deri në mesjetën e vonë si : Kalaja e Melanit(Nepravishtë),
Palokastra, Kodra e Kalasë, Pepeli, Zhulati e Kardhiqi, Libohova, Gjirokastra,
Shëndriadha, Lekli, Tepelena, dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës dhe zbatimin e
mendimit mbrojtës në luginën e Drinos.
Kalaja e Gjirokastrës. By R. Kola | |
Ekipi shqiptaro-italiane i kryesuar nga Arkeologu Roberto
Perna, janë prezent që prej vitit 2005 e deri më sot vazhdon që të zbulojë herë
pas here perla të tjera të fshehura nën tokë në Luginën e Drinos. Është filluar
me Hadrianopolin, ku ka mbi 10 vjet gërmime arkeologjike dhe studime, pa lënë
Antigonenë dhe Melanin. Ekspeditat e vazhdueshme në këtë drejtim kanë
evidentuar dhjetëra site të panjohura më parë, duke filluar nga periudha
prehistorike e deri në të tjera periudha të mëvonshme. Bëhet fjalë për rreth
200 site, tuma arkeologjike etj, të përpunuara gjatë këtyre viteve, të cilat
janë të ndërtuara në periudha dhe me teknika të ndryshme.
Lugina e Drinos është një nga zonat me më shumë tuma (kodërvarre) të pagërmuara të periudhës së bronxit të mesëm. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre nuk janë akoma të përfshira në listën e monumenteve të mbrojtura. Sipas arkeologut Roberto Perna, është mjaft e nevojshme vendosja e këtyre siteve në funksion të turizmit.
“Pasuritë arkeologjike të evidentuara, të njohura ose jo janë
të shumta, kanë vlera monumentale, studimore dhe turistike. Ideja kryesore
është krijimi i një muzeu arkeologjik për vizitorët që mund të shikojnë sitet
në luginën e Drinos”.
Lugina e Drinosit shquhet edhe për numrin e madh të objekteve
fetare kishave, teqeve, tyrbeve, xhamive dhe manastireve si: manastiri i
Hundkuqit, manastiri i Cepos, manastiri i Shën Thanasit në Poliçan, manastiri i
Spilesë në Tranoshishtë, manastiri i Stegopulit , manastiri i Melanit ,
manastiri i Peshkëpi-Radatit , manastiri Pepelit manastiri i Shën Mërisë në
Zervat, manastiri i Shën Mërisë në Koshovicë, manastiret e manastiri i Profet
Ilisë në Jorgucat, manastiri i Ungjillëzimit në Vanistër, manastiri i
Kryeengjëjve mbi Dervician, Leftokaresë, Dhuvjanit, Ravenës. Manastiri i
Dhuvjanit është mbi 1000 vjeçar etj.
Janë të shumta ndërtimet me gurë gjatë periudhës së Ali pashë tepelenës, si ndertimi i disa urave, si ajo e Kodhorcës, Zonjës në Libohovë, Glinës, Urat e Zagorisë e Lunxhërisë etj. I gjithë qyteti i Gjirokastrës me pazarin karakteristik dhe banesat monomente kulture.
Ura e Kordhocës, Lazarat |
No comments:
Post a Comment