POLO GAQE MIHALI |
Në 5 Dhjetor 2024 në Wayne, New Jersey ndëroi jetë në moshën 92 vjeçare POLO MIHALI. Ceremonitë mortore do te kryhen:
10 Dhjetor 2024 | 16:00-20:00 Vander May funeral home 567 Ratzer road, Wayne, NJ
Shërbimi funeral 11 dhjetor 2024 | ora 10:30
Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit
Polo Gaqe Mihali lindi në fshatin Krinë të Gjirokastrës, më 24 prill 1932. Shkollën filloren e kryejti me ndërprerje në fshatin e tij të lindjes, për shkak të Luftës Dytë Botërore. Shkollën shtatëvjeçare dhe Gjimnazin i përfundoi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1954. Studimet në Institutin e Lartë Bujqësor(sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), Fakulteti Veterinarisë, Dega Zootekni i mbaroi në vitin 1959.
Pas përfundimit të studimeve të larta u emërua në NB Vurg të Sarandës, një nga fermat më të mëdhaja blegtorale të asaj kohe, me detyrën e k/zooteknikut dhe zv/drejtor i ndërmarjes, ku pati mjaft rezultate të mira.
Në prill të vitit 1967 emërohet k/ zooteknik i Rethit të Sarandës, detyrë që e kryejti me përkushtim për 23 vjet. Në vitin 1970 në krye të një ekipi nga Ministria e Bujqësisë u dërgua në Hollandë, zgjodhën dhe dërguan në Shqipëri 4 550 viça e mëshqera të racës “Laramane”. Gjat viteve 1990-1992 punoi në Stacionin Bujqësor të Rrethit.
Në fillim të vitit 1993, në moshën 61 vjeçare, emigroi familjarisht në SHBA, pasi ju krijuan lehtësira nga babai, i cili kish qenë shtetas amerikan që prej vitit 1929. Në ndihmë modeste të familjes së vet edhe këtu punoi për 15 vjet në punëra të ndryshme.
Polua gjat punës së tij si specjalist blegtorie është vlerësuar nga Ministri e Bujqësisë dhe organet drejtuese të Rrethit Sarandë me disa medalje e dekorata për kontribute të veçanta në zhillimin e blegtorisë. Në vitin 1979 nga Presidjumi i Kuvendit Popullor i jepet Urdhëri: “Për punë të shquar në ekonominë bujqësore”. Në vitin 2012 Këshilli i Qarkut të Vlorës e nderoi me Titullin: “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë” me motivacjonin “Specjalist i shquar i blegtorise shqiptare, i pa lodhur dhe me kontribute te veçanta në përparimin e blegtorisë në trevën e Sarandës”
Ka shkruar dhe librin e tij të jeteë të vargëzuar, me titull: “Këngë malli, këngë zemre”. Përshkruan një pjesë të veprimtarisë si specjalist blegtorie në rrethin e Sarandës dhe një pjesëz të vjershave të tij ja kushtuar fshatit të lindjes Krinë.
Ngushellimet ton gruas se tij Katerines, djalit Xhorxhi, dy vajzave Aidës dhe Anetës, niperve e mbesave e gjithë të dashurve të zemrës së tij.
I paharruar kujtimi i tij!
No comments:
Post a Comment