Vendlindja e ikonom Atë Leonidha Qiricit është fshati Selckë,
që ndodhet në lindje të Gjirokastrës, në Grykën e Selckës e formuar nga malet e
Lunxhërisë, Rapavicës, Pllajës së Nisoit dhe në thellësi mali i Nemerçkës që
lidhen tri krahinat: e Lunxhërisë, Pogonit dhe Zagorise. Siç shprehet
shkrimtari nga fshati Selckë, Gaqe Bushaka:
Selckën zemra pranë e mban.
I lyp qyellit frymezim.
Të shkruaj për atë vend,
Ku dhe druri pikon mjaltë.
Ku dhe guri pikon mend."
At Leonidha ka lindur në vitin 1892 me prindër Harallambin nga Selcka dhe Elenin nga fisi Konomi Poliçan. Fisi Qirici që ishin pesë vëllezër dhe një motër, ishte një nga familjet siç i quanin atëhere të sojme, të ditur dhe në gjendje të mirë ekonomike. I dërgonin fëmijtë për stundime në Greqi, Stamboll, e Amerikë. Harallambi merresh me tregëti, kish dyqane në Tepelenë e Pervezë. Pavarësisht arsimimit e edukimit ne shkollat Perëndimore nuk e harruan kure traditat e vlerat e vatrën familjare e historine e tyre.
Po përmendim dy monomente, Kishën e Shën e Premtes dhe Kroin e Madh, monomente kulture, të një rëndesie të veçantë. Jo më pak te rendesishme e me vlera janë dhe shkolla e fshatit, ku kanë kryer arsimimin fillestar shumë breza selicjotësh si dhe Rilindasit Martirë Pandeli Sotiri “Mësues i Popullit”dhe vellai tij Koto Sotiri. Ndodhet vend ii varrimit të rilindasit Hoxhë Myftar Ali Kallarati, Fortesa ose garnizoni ushtaeak që nga koha e Mbretit Pirro, Ujvara që tashmë ka marrë famë, etj. Banorët e fshatit shquhen për mënçuri, mirekuptim e tolerancë.
Këto monomente kulture e objekte të tjera, na kujtojnë paraardhesit tanë dhe na bejnë krenar për punën e veprat e tyre dhe orgjinën tonë. Historia është krenari. Ajo nderon krijuesit, po lartëson ata qe jua përcjellin brezave traditat. Historia thoshin latinët është mesuesi i jetës.
Nga Selcka për 120 vjet kane dalë 12 priftérinj, që perveçse në Selckë kanë shërbyer në Kishat e Pogonit, Lunxhërisë, Rëzëss, dhe ne Greqi.
Më i shquari ka qenë At Eoqim Zerva. Përfundoi studimet për teollogji në Greqi, arriti te behesh dhe deri Dhespot
Atë Leonidha mësimet e para i mori në shkollën 7- vjeçare të
fshatit( shkollën plotore), vazhdoj për teollogji në Greqi. Shërbeu si klerik
fetar ne Selckë, Rëzë, Kardhicë e Vishan te Greqi, për rreth 12 vjet në Kishen
e Shën Mërisë të Labovës së Kryqit
Perveç literaturës fetare, ai studjonte dhe literature te pergjithëshme e ecte me kohën. Ne nipërit e tij në bibliotekën modeste të tij kemi gjetur libra fetare, filozofike, fjalor gerqisht aglisht, revista në gjuhën angleze nga viti 1912 si dhe shenime te tij. Librat në vitin 1967 i çuam te Kisha e Sh. Premtes. Me punën, ndershmerinë, dituritë, mirësinë, bujarinë sjelljen e tij, fitoi respektin e mirënjohjen e njerëzve ku ka sherbier. Pasqyronte realitetin me objektivitet dhe seriozitet. Mbi të gjitha ai ishte i brumosur me dashurinë për Zotin. U martua me Amalinë të bijën e Vasil Dedes nga Selcka me të cilën patën dy vajza.
Mbas vitit 1990 kur jame takuar me të ndjerin Vasil Katin dhe lunxhotë të tjerë, kur u thash që jam nipi Atë Leonidhës, I ndjeri Vasil Kati u grit në kembë e më takoi e më tha që gjyshi yt ka qenë një burrë fisnik me kulturë, simpatik e tenor shum i mirë......
Me 8 Shtator 2018 në ditën lindjen të Hyjlindeses Mari, ne nipërit e stërmbesa vajtëm në Labovën e Kryqit. Morëm pjesë në meshën qëu u bë tek Kisha e Shën Mërise. Në këtë ditë Labova e Kryqit kishte pamje festive dhe i ka hije se në kujtesën e gjithë shqiptarëve ajo ka mbetur fshati me kishën më të vjetër të vendit e para në Shqiperi e dyta në Ballkan, ndertuar ne vitin 550. Mbiemrin e ka mare L. Kryqit, sepse njëpjesë e a kryqit të kishës së Sh. Mërisë është nga kryqi ku është kryqezuar Jezu Krishti dhe e ka dhuruar Perandori Justiniani i Madh (Fotografia 50x35 e gjyshit me këtë kryq ka qëndruar edhe në odën e shtepise së tij në Selckë deri në fund të shekullit të kalua. Atmosferta në oborin e Kishes u gjallerua e më shumeë nga kengët e vallet e labovitëve e persona të tjerë ardhur nga disa qytete. Muzika i bashkon njerezit.
Prezantimi qe ju beme ne, si pasardhes te Atë Leonidhës duke ju treguar një kopjo të fotografisë me kryqin, u shoqërua me kurozitet dhe një bisedë të përzemërt. Takuam e biseduam me të moshuar 85-94 vjec që e kishin njohur që në femijerin e tyre. Na folën me respekt e nderime për shëbimet që ka bërë në këtë fshat. Mesuesi Stefan Miha na tregoi se dhe sot te Kisha në Laboën e Sipërme janë 12 qiparisa që i ka mbjellë Atë Leonidha me ish nxenisit e shkollës ku janë shkruar dhe emrat e tyre. Spiro Luzi më i moshuari na thotë se gjyshin tuaj ne si familje e kemi patur nun, kur është martuar vajza e madhe e tij kam qenë ne dasëm. (Maj 1936) Mbaj mend se vajtëm te Kisha e shën Premtes ku u kurorizua çifti dhe më pas te Kroi Madh e pastaj në lëminn që ndodhet pas kroit, ku hidhej vallja. Siç dihet kryqi i kishës Sh. Mërisë është vjedhur. Na kërkuan një kopje të fotografisë me kryqin për ta vendosur diku te kisha. Me kenaqesi jua derguam. Është si provë për vertetësinë e Kryqit. U larguam me një ndjenjë miqësie dhe kënaqesie.
Nipi Lefter Margariti
No comments:
Post a Comment