Saturday, 21 September 2024

VLERËSIM I LIBRIT ‘’ MUKAJT DHE PAPAVANGJELAJT’’ ME AUTOR VASIL MUKA

nga: Toninë Hido

Gjirokaster

 

Ioninë HIDO
Si lexuese me ‘’syze të forta’’ pleqërie, them në këndvështrimin tim modest që libri i nxënësit, mësuesit, kolegut tim Vasil Muka më kënaqi së tepërmi për vlerat e shumta që përcjell, sidomos, për mesazhet e vlerave njerëzore, për të cilat kemi shumë nevojë gjithë kohën, sidomos tani.

Libri më ktheu dhe mua, si fëmijë që regjistron çdo kujtim, çdo relike, çdo shenjë të hapave në jetën tonë dhe m’u duk që Vasili (Cilja- i riu) kishte varur në të dy veshët degën dyshe të qershive në stinën e tyre, për të shijuar sa më gjatë ’’në dy veshët’’ zërat e hershëm dhe gjer tek të rinjtë, me qëllimin e mirë, të pafajshëm që të gostisë edhe lexuesit e të këndojmë sejcil për jetët tona si dikur :

‘’Dy qershi lidhur në degë

Shije mollë, shije shegë

Janë fruta nazelie

Për gliko nikoqirie/...

Qesha me vete, se përfytyroj në çdo rresht të kujtimeve të autorit plot vlera njerëzore, përjetimet e brishta, çiltërsinë e moshës që nuk di të gënjejë. Çmoj e mat pulsin e një fisnikërie si ADN-ja e rrënjës familjare të Tij, me drejtpeshimin e nevojshëm këto raste, pa mburrje dhe ‘’dëngla’’, por vetëm fakte, sepse e ‘’vërteta’’ thuhet, s’ka nevojë për alternativa,...

Pjesa e parë e Mukajve.

Kështu pas vizitës në pavionin e shtëpisë - muze të Mukajve në ‘’ Pazarin e Vjetër’’ të qytetit muze të Gjirokastrës, ndenja me Fëmijërinë e Autorit në ‘’dhogën’’ pranë dritares, vendosur enkas për ta, që të çmallesha përtej dëshirës së ‘’ndaluar’’ me dritën e ‘’perdes’’ që e shqeu koha; të shoh dritën e Papavangjelajve- Priftajve, rrënjët e shëndetshme të Nënës së dashur Eftalisë, Talos...

Si lexuese, libri i dytë, lidhur me degën e të parit, sipas meje, provokon kujtime të sejcilit për një kohë të errët, të cilën e kanë jetuar të gjithë - si viktima apo inkuizitorë, aspak të penduar; mjerisht, këta turfullojnë dhe sot që ‘’ kanë bërë detyrën, që s’përgjigjen për ‘’ çfarë mdodhte’’ në bazë, ata zbatonin urdhërat nga lart.. nga lart fare.

 

Nuk mund ‘’të prish’’ aspak skenën e krimit ndaj Papavangjelajve, sepse duke qenë dikur banore e herëshme e Varoshit, me lidhje miqësie, krushqie të nderuar nga njerëzit e burrit tim, Miltos, me Zhapajt, Mekshajt, Priftajt e Labovës; me Koto Hoxhin dhe Zografajt e Qestoratit, i përfytyroj të gjallë vuajtjet e kalvarin e njerëzve të kësaj sëre në Gjirokastër e kudo, por dhe shumë në Shkodrën time; mirëkuptues për situata të ngashme goditjeje, aty gjetën strehë të ngrohtë familje të shumta nga Gjirokastra (Karagjozi, Lito, Angoni, Zverku, etj.)

 

Libri është ‘’arkivë’’ e çmuar e makutërisë së shtetëzimeve me vulën ‘’ Vdekje fashizmit- Liri popullit’’ duke dëshmuar, sipas meje për një ‘’ fashizëm’’ të ri, por të zhgarravitur me emrin ‘’ komunizëm’’.

 

Ka vlerë, dokumentimi në detaje, duke treguar se në Gjirokastër, si në gjithë Shqipërinë, ‘’aktet e pronësisë’’ janë ruajtur, veç atyre në familjet që zotëronin këtë për vetë kulturën e çdo titulli, por edhe për devotshmërinë e nëpunësve që nuk lejuan t’i grisnin ato.

 

Qesh ‘’gjëmthi’’ me faktet që shumë sende me vlerë të vjedhura nga regjistruesit e ‘’shtetit’’, pronarët i gjenin në shtëpitë e kusarëve, të cilët, kurrësesi muk mund t’u afroheshin vlerave morale qytetare të mbajtësve realë të këtyre..

.

Qesh ‘’gjëmthi’’, se mu kujtua që një mbajtëse prej argjendi të gotave të vogla të familjes Hido, grabitësi i zyrës së ‘’pasurisë shtetërore’’ e kishte përshtatur për kornizë të ‘’udhëheqësit të madh’’, krah veprave me kapakë të kuq, të cilët duhej të qenë në çdo familje ( na i jepnin me detyrim ditën e rrogave) dhe në krah, patjetër duhej të qe portreti i të madhit. Syri i mprehtë i çdo vizitori, në vizitat kolektive për festat kombëtar, kontrollonte ‘’ së pari’’ këtë fakt.

 

U zgjata me ndërhyrje, nga paralelet që provokon libri dëshmi i diktaturës, të cilat i kemi përjetuar në familjen e tim shoqi po në Varosh, ndonse të qënit fisnikë të rënë nga vakti, mbanin emrin e gjyshit Vasil Hido, kryesues i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për zonën e Gjirokastrës (dekoruar me Urdhërin e Trimërisë 1978) dhe nipit të tij Lame Hido- dëshmor, rënë (piketuar) për t’u vrarë gjatë kthimit nga internimi 5-vjeçar në ishullin Ventottene të Italisë, që sot prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por asnjë rrugë në Gjirokastër nuk mban emrin e tij.

 

Sa paralele thërret libri Juaj Vasil!...

Prekem thellë me të kërkuarit ndjesë mamasë suaj, që nuk e kuptuat dhimbjen e saj. Shpirti i saj e di çfarë ka kaluar në kalvarin e mëdyshjes, midis gjakut që rridhte pastër, rrëmbyeshëm, akuzues për ‘’harresën’’ e njerëzve më të dashur, shpërndarë si ‘’zogjtë e korbit’’ nga frika e ‘’çlirimtarëve’’.

 

Më dhemb shpirti si nënë që mëdyshjen e frenonte nga dashuria për Ju dhe familjen Muka, që kuptonin, ndjenin, ndanin heshtur vuajtjen e nuses së fisme që kishte ndritur shtëpinë me zgjuarësinë, nikoqirinë, durimin dhe përshtatjen –simbol të qëndresës, me situatat që kalonte Ajo vetë, familja prindërore, pa dashur të rëndonte të dashurit e familjes ku erdhi nuse e rrallë, trajtuar si bijë e madhe plot vlera njerëzre, që pasuruan këdo brenda e jashtë shtëpisë.

 

Dalin bukur, natyrshëm, në një rrrjedhë realizimi të lakmuar ato që thashë më lart. Dalin përmes respektit ndërsjelltas që tregon autori në marrëdhëniet dhe jetën familjare, por edhe shoqërore.

 

Kjo shton vlerën e mesazhit që njeriu në jetë përshtatet me rrethanat e krijuara, pa tjetërsuar thelbin e vlerave të karakterit ; përshatet duke dhënë më të mrën që iu duhet fëmijëve dhe familjes, por edhe shoqërisë, ndershmërinë, shërbimin plot përkushtim, sakrificën e dinjitetit për më të mirën e të gjithëve.

 

Zonja Talo Muka sjell makinën personale të trikotazhit, pjesë e pajës së saj, në repartin e posakrijuar në qytet, duke dhënë ndihmesën si pioniere e parë e një zeje të re, që u bë ndër më të lakmuarat në qytet e më gjerë.

 

Zonja Talo, mamaja e mençur së cilës i kërkoni ndjesë, ju ruajti gjithë jetën si zogjtë në një fole të ngrohtë. Ju mëkoi vlerat se njeriu në jetë plotëson shumë mangësi materiale, por edhe shpirtërore (deri në një farë mase) përmes punës së ndershme, dashurisë për njerëzit dhe mjedisin. Këto vlera jua mëkoi mamaja, së cilës i kërkoni ndjesë, me ‘’ regjistrin’’ e fshehur në shpirtin e mendimet e saj për emrat, origjinën, pa kaluar në ndrydhje të kujtimeve të bukura, të cilat sipas librit, vijnë natyrshëm për emra dhe ndodhi, herë komike, më shumë dramatike të personazheve që na bëhen të dashur, të nderuar, të fiksuar në telajon e një kohe ‘’ pakthim’’,‘’dëbuar’’ nga jeta e brezave Tuaj e gjithmonë.

 

Me finesën e stilit të jetës familjare të trungut që i përket, autori me ngjarje, rrethana të jetuara, plot vërtetësi, përcjell edhe qëndrime që s’i pëlqejnë natyrës së tij të çiltër, mirë kuptuese, shërbyese dhe prirje për të bërë mirë; dhe kur këto raste u përkasin njerëzve më të dashur të rrethit të familjes. Qëndrimin kritik për plogështi dhe mospëlqim të punës prej ‘’disave’’, Vasili nuk mungon ta mbështesë me burimin e apatisë. Tangent u kalon rasteve konkrete, pa dashur t’i fyejë njerëzit që do shumë, por që duhen të thuhen edhe të vërtetat.

 

Regjistri interesant( datëlindje- datëlargim nga jeta) shumë prej tyre të cilëve nuk mudët t’i njihnit dhe të ndienit s’afërmi blerimin e pemës së Papavangjelajve , Ju i thërrisni shpirtërat e tyre në ‘’trapezën’’ e nderuar të të vdekurve për së gjalli, u kërkoni ndjesë përulësisht me qirinj të shumtë pendese për çfarë nuk u dhatë dhe çfarë s’morët drejtpërsëdrejti moralisht prej tyre.

 

Të jeni më se i sigurt, i dashur Vasil, që i keni qëndisur bukur vlerat e sejcilit prej tyre, një për një, pa harruar asnjërin, përmes portretizimit mbresëlënës që bëni për sejcilin : nga të dhënat familjare, tërthoraz nga kërkimet Tuaja përme të afërmve dhe miqësive etj, etj. Shkurt një biografi ku duhet të jenë të gjithë në apelin e librit që i përmbledh në një festë, shumë më të gjallë se dita e dhënies së titullit ’’Mirënjohja e Qytetit’’ dhe emërtimit të rrugës, ku jetuan të gjallët- e vdekur, duke folë përditë pikërisht nga mungesa e tyre; pa fjalë, kalimi juaj para shtëpisë me Nënën përdore, ka qenë pikërisht akuza më e rëndë për ata, që ju morën pasurinë, shtëpinë, gjithçka materiale, ngaqë nuk mund të ‘’shpronësonin’’ emrin, dinjitetin familjar të sprovuar krah qytetit të Gjirokastrës, por edhe në Vlorë, Labovë, Qestorat, Tiranë, Greqi, Amerikë dhe n’amshim

 

Duke ecur me dhimbjen e nderimin e kujtimeve të autorit në libër – testament, çmoj, veç të tjerave realizmin, natyrshmërinë, thjeshtësinë, bukurinë e rrallë të së folmes së Gjirokastrës, spërkatuer me fjalë e shprehje frazeologjike tipike pafund, vlerësoj qëndrimin e njeriut të ndershëm për t’i parë e çmuar sitiuatat, njerëzit, edhe të afërmit në procesin e vetë ndryshimeve të jetës, që s’përjashtojnë kurrëkënd.

 

Sa prekës takimi me Tezen që vinte nga Greqia sëpari, pas një ‘’jetë- ndarjeje”, pritjeje (me entusiazmin përkatës), kosi që ‘’s’e hante’’. Ajo vajtje para jush e Mama Talos në Greqi, pritja e përcjellja këndej e andej me dhurata panumër për të gjithë, plot sqimë e finesë të familjes Muka – Papavangjeli - Zografi, por edhe krenarisë gjirokastrite për t’u treguar të tjerëve se ‘’çoç dimë dhe bëjmë ne këndej, mos na dini të humbur e të vuvosur nga diktatura... Ha, ha, ha ... qesh sa të duash.

 

‘’Diferenca’’ e pritjes së tezes nga të dajkos në Amerikë, etj, i ka lënë autorit shijen e hidhur se largësia i ftoh njerëzit...( mesazh për të sotmit e ikur ‘’ kuturu’’). Me paralele të ngjashme çdo vizitor ‘’përtej’’ kufirit, ndjen dhimbje, kur shikon se ca andej (ndoshta edhe këndej) të shohin me mëshirë ndaj të ‘’varfërve’’ kur është e kundërta për nga vlerat që vë në peshore secila palë realisht...

 

Rendja me ‘’ kaçkavallin’’, ‘’ verën’’, e dhuratat e punuara me dashuri për të dashurit e ‘’përtejmë’’ gërvishin plagë të vjetra që shkaktuan ndarjet e gjata, duke dënuar ‘’Diktaturën e proletariatit’’ njerëzit e një gjaku, të një rrënje...

 

Me realizëm, vërtetësi jashtë politikave të ditës, kuptohet qëndrimi i ‘’ të larguarve’’, marrëdhëniet me ambasadorët e Shqipërisë andej, etj, kur dhe krijohej një lidhje e mençur ’’përfaqësi diplomatike në diasporë’’; prej kësaj veç mirësi ka vetë shteti, njeriu në veçanti, e ardhmja.

 

Bazë e çdo progresi – thotë me rrëfimin e sinqertë, autori është puna e ndershme, qëndrimi dinjitoz i njeriut, kudo që shkon, pasi modelon rrënjët, identietin personal, familjar, kombëtar.

 

Takimi me mjekët e spitalit në Patra të Greqisë e vërteton ‘’çmimin’’ e sejcilit... nga që elitat e çdo kombësie çmojnë dhe ndihmojnë këdo, sipas kodit të pashkruar të vlerave të vërteta.

 

Po takimi me dajkon e Amerikës- kapitull model për lidhjet familjare, një leksion për ‘’ata’’, që ikin, marrin udhët pa kthim nga e keqja, duke fluturuar se çdo gjë, është e lehtë, jeta si në ekranet e filmave, si në premtimet e miqve ‘’ të vërtetë’’ që gjenden kollaj, sa të dalësh tej vatrës familjare, që të ruan e të mbron, të ndihmon me gjakun e zemrës çdo moment.

 

Pija birrën e ngelur të klientëve – tregon Dajkua, pa fshehur punën e rëndë, kursimet, durimin për të vënë pak para, për jetën familjare, tutje ndershmërisht për t’u ndihmuar edhe njerëzve të shpirtit këndej, pa kursim. Këto dalin si ‘’ përfitim’’ për lexuesit nga thjeshtësia , çiltërsia, vërtetësia e rrëfimit të autorit, në libër me nota besimi të plotë.

 

Përmes ngjarjeve tej shekullit ndoshta, në rrjedhën e jetës së dy familjeve fisnike, më në zë të Gjirokastrës, lexuesit që s’i ka njohur as dëgjuar kurrë, i vjen në thirrjen e kohës, tani. Për polin e elitave të qytetit, shoqërisë, që janë modelet, promotorët e zhvillimit , kapitalistët e parë me Fabrikën e lëkurë – këpucëve në Gjirokastër, Vlorë, dyqane në Tiranë, Mukajve me rostiçerinë e rrallë, etj. Prej tyre veç fitim ka çdo njeri, shoqëria vetë. Ato janë shkollë e madhe patriotizmi, pune, djerse, marrëdhëniesh familjare, shoqërore që duhen njohur, ndjekur, pasuruar në rrugë e sipër në kohët e reja.

 

Autori me finesë dhe etikën gjenetike nuk thotë hapur, por vetë libri mbetet bindshëm ‘’ katedër dinjitoze’’ e vlerave, nuhatjes, së zhvillimeve të pritshme, marrëdhënieve njerëzore jo vetëm në planin social, por atë ekonomik, të tregut të hapur, të politikave me migracionin, sa që çiltër them : Do t’i bënin shumë më mirë punët e sotme disa nga personazhet e librit që lexoj e do ta ristudioj; nga ç’ e bëjnë shumë zyrtarë sot.

 

Me gjithë gjuhën e librit, plot ngyra të Gjirokastrës, unë pohoj, pa thënë Lamtumirë: Tek ka rrjedhur do pikojë, duke ju vënë në krye të trashëgimisë së vyer të famijeve dhe shoqërisë të qytetit e më gjerë. Urime!

Gjiorokastër, 26 nëntor, 2022


 

 


Wednesday, 18 September 2024

AGAVIA (Agave Americana L)


Përgatiti: Kristo KAURI 

Sarandë 




Kristo KAURI
Emri shkencor i bimës se agaves është Agave Americana L, dhe i përket familjes Asparagaceae, nënfamiljes Agavaceae dhe gjinisë agave. Emërtimin shkencor e ka bërë botanisti i famshëm suedez Karl Lineu në vitin 1753. Emri agave vjen nga gjuha e lashtë greke, aγαυος që ka kuptimin madhështore, fisnike.

Origjinen e ka nga Amerika qëndrore, jugore, nga Meksika. Në Europë e sollën spanjollet, portugezet. Erdhi pas pushtimit të Meksikes në vitin 1521.

 

Njihen rreth 300 lloje në këtë familje. Njohje dhe popullaritet të madh, për vlerat dhe dobitë e saj, pati pas shekullit të XIX-të. Eshtë shumë e vlerësuar si bimë zbukuruese në mjediset publike dhe private, në gjithë botën.

 

Eshtë një bimë që me paraqitjen e saj befasuese, madhështore, me lulesen e saj gjigante dhe ngjyrat, tërheq shikimet dhe vëmendjen e kalimtarëve. Ndryshe e kanë emërtuar dhe bima e pavdekshme, sepse është programuar në ADN-në e saj që të lere gjithmonë trashëgimtarë dhe të siguroje vazhdimësinë.

 

Cilësohet si bimë e afërt me Juken(Yucca gloriosa), ka afërsi të largët me Aloe veren dhe nuk ka fare afërsi me mbretërinë e kaktusave. E kanë emërtuar dhe bima e shekullit, bima e pavdeksise, Aloe amerikane..

 

Eshtë bimë karakteristike e mjedisit Mesdhetar. Nuk ka trung mbitokësor, atë të paktë që ka , e ka nëntokësor.

 

Gjethet : Gjethet janë bazale, janë të mëdha, vizale-heshtake, janë mishtore-lekurore, si sfungjer dhe të mbushura me lëng. Gjethet formojnë një tufë rozete të dala nga kërcelli nëntokësor, ku gjatësia e tyre arrin deri në dy metra, gjërësia 15-25 cm dhe në anë përfundojnë me gjëmba me ngjyrë të kaftë në të zezë dhe shumë të fortë.


Lulet : Lulet janë hermafrodite, i kanë të dyja gjinite, janë 7-9 cm. Në vartësi të llojit, bima lulëzon vetëm njëherë në jetë, dhe kjo ndodh pas 5-10-20, apo 30 vjet e më shumë. Në mënyrë befasuese na shfaqet lulesa, që ka formën e një ambazhuri gjigant. Lulesat e vogla me ngjyra jeshile në të verdhë, e mbushin me qindra trungun, duke krijuar një spektakël magjik.


Lulezimi zgjat disa muaj dhe për ta realizuar bima harxhon shumë energji. Pas kësaj sakrifice dhe përkushtimi bima e agavies vdes, por në të njëjten kohë ka menduar për vazhdimësinë e saj. 


Trungu, mund të arrij deri në dy metra lartësi, deri 25 cm diameter, tek A. parviflora, dhe 11 metra lartësi dhe 25 cm diameter, tek A.americana. Këto lartësi të trungut arrihen në një përiudhë befasuese, për vetëm 2-4 muaj.

 

Farat e pjekura në lulesen e saj gjigante, bien në mjedisin për rreth duke çelur me qindra këlyshë. 


Klima dhe Toka : Rritet dhe zhvillohet shumë mirë në vende me klimë mësdhetare, si në Ameriken qëndrore, Kanada, Afrikë, Azi, në Europë, kryesisht në Greqi, Spanjë, Itali, Shqipëri, Portogali, etj…Në vendin tonë erdhi rreth viteve 70-të nga Kina, dhe është mbjellur në bregdetin e Rivieres Shqiptare (Sarandë-Vlorë). Në Porto Palermo, fshati turistik Eko “Agavia”, e ka marrë emertimin nga plantacioni i agavies që është krijuar këtu.

 

Preferon vende të nxehta, me diell, me kullim të mirë. Në vendet e nxehta gjethet kanë ngjyre të blunjtë, në vendet e ftohta ngjyrë jeshile. Eshtë kultivuar për qellime ornamentale dhe në vende me të ftohta. Shkon dhe në toka të varfëra, të thata, të pjerrta, të eroduara e të cekta. Parapëlqen formacionet shkëmbore gelqërore.


Mite- legjenda : Mitologjia greke ka një histori për këtë bimë. Emërtimi agavie, i përkushtohet vajzes se Kadhmit, dhe që është motra e Semelit, që ishte nëna e Perendisë se Dionisit. Djali i Pentheas u bë mbret i Thives, por ajo e vrau atë, se nuk admironte Perendinë, Dionisin. Agavia vajti në Iliri dhe u martua me mbretin Likothërsi, që edhe këtë e vrau, për t’ia dhënë mbretërinë babait të saj, Kadhmos.


Vlerat- Përdorimet : Disa specie agaviesh përmbajnë shumë sheqerna në gjethët e tyre, dhe kjo mundëson prodhimin e pijeve alkolike.

Shiropi që prodhohet pas përpunimit të lëngut, zëvëndëson shumë mirë mjaltin,  por nuk i ka vlerat ushqyese të tij. Siropi i Agavies, është 1,5 herë më i ëmbël se mjalti.

 

Fruktoza e agavies, zëvëndëson sheqerin biologjik, dhe përdoret me sukses nga njerëzit diabetik.

 

Në Amerikën qëndrore, prerja e trungut të lulesës, prodhon lengun që përgatitët pija mescal.

 

Me fibrat e saj që janë shumë të forta, prodhohen litarë, beze, thasë, rrugore, rrjeta peshkimi shumë cilësore etj... 

Gjëmbat, historikisht përdoreshin për prodhimin e gjilpërave e shtizave. 

Gjethet i përdorin për përgatitjen e çajit, për të luftuar diaren, dizanterinë, artritin. Bashkë me mjaltin, këtë çaj e përdorin për larjen e syve të infektuar. Lëngu i gjethëve ka përmbajtje zinku, hekuri dhe ndihmon për mbylljen e plagëve, për të luftuar sëmundjet e veshkave, reumatizmin, dhimbjen e kockave, ndalimin e renies së flokëve,ndalimin e rritjes se qelizave kancerogjene, dizifektimin e lëkurës, etj..

 

Të gjitha pjesët e bimës përdorën në mjekësi. Gjethet duhet të mblidhën vetëm në dimër dhe në pranverë, stinë që janë të mbushura me lëng, me limfë. Konsumohen të gjalla, të gatuara ose të thara.

 

Farat e agavies, mund të bëhën miell dhe të prodhohet një bukë e veçantë dhe me veti kuruese. Lëngu përdorët me sukses në industrinë e sapunit,kozmetikës,etj.etj.etj…

 

Literatura referuese : Enciklopedia Italiane, enciklopedia greke, Mustafa Demiri “Flora ekskursioniste e Shqipërisë”.

 


 

Monday, 9 September 2024

“ UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT”


 - Mbresa nga leximi i librit - 


nga Fiqri SHAHINLLARI


Alexandra. VA - SHBA


 


Fiqri SHAHINLLARI
Udhëtim në shpirtin lunxhiot është titulli i librit të parë të mikut tim Konstandin Mosko që ma dërgoi me postë nga Bostoni ku jeton familjarisht prej vitesh. Fillimisht e shfletova shpejt e shpejt librin. Pashë që aty ka shumë fotografi cilësore si dëshmi e konkretizimit të fjalëve të tekstit. Ka bërë punë të paqme. 

 

Koçua e di që një foto “flet” sa për mijra fjalë. Një veçori tjetër e librit është se aty gjen një mori dëshmish e fakte. Por faktet nuk vlejnë pa interpretim që autori e ka bërë më së miri në librin e tij. Unë e lexova librin në fjalë me kujdes, jo shpejt e shpejt, jo në tri hunj një putekë, si i thonë fjalës. Kështu Koco Mosko më mori për dore e më shëtiti në shtigjet e shpirtit lunxhiot. Dhe u kënaqa. Sepse mësova shumë gjëra që i dëgjoja për herë të parë. 

 

Autori para se të shkruante këtë libër sinjifikativ, me sa kuptohet, ka menduar gjërë e gjatë. Dhe dihet se siç ka thënë diku Platoni: të mendosh është si të flasë shpirti me veten. Këtë lloj të foluri Koçua nuk e mban vetëm për vete por e përcjell përmes librit edhe për lexuesit e mundëshëm. Kam dëshirë të hap një parantezë këtu. 

 

Para ca ditëve(shtator 2024) Konstandin Moskua më tha në telefon se kishte qënë kohët e fundit si turist në Stamboll tok me bashkëshorten dhe me njërën nga vajzat e tij. I kishte thirrur geni lunxhiot, kushtrimi i gjakut. Dihet se kushtrimi i gjakut, siç ka konstatuar Xhek Londoni, është kushtrimi më i fortë. Aferim u qoftë. 

 

Shpirtin e tij e thirrën shpirtrat e stërgjysherve nga nëna, të lunxhiotëve të shumtë, që kishin jetuar në Stamboll shumë vite më parë. Dhe nuk kanë qënë pak. Në vitet 1800 komuniteti lunxhiot dhe miqtë e tyre përbënin një “popullsi” prej 50 mijë veta! Ata punonin në zeje të ndryshme si në ujësjellësa etj. Nuk ishin vetëm lunxhiotë por edhe të tjerë nga Shqipëria e Jugut që punonin në ndërtim, kopshtari, rrobaqepësi, pastiçei, kulinari, por edhe në punë intelektuale si në mjekësi, farmaci, mësuesi. Siç thotë Koçua në libër kishte edhe biznesmenë të fuqishën. 

 

Gati gjysmën e librit e zenë faqet e jetëshkrimit të vëllezërve Sotiri, Pandeli e Koço(Koto) Sotiri, me origjinë nga Selcka e Gjirokastrës ku është lindur dhe rritur edhe autori i librit. Të dy vëllezërit veprimtarë të shkollës dhe gjuhës shqipe në Stamboll i ndihmoi xhaxhai i tyre Thimjo Sotiri me ndihmën e të cilit Pandeliu dhe Kotua pasi mbaruan shkollën e mesme të Gallatës në Stamboll, vazhduan studimet e larta në Vjenë, Pandeliu për mjekësi e Kotua për drejtësi. Të mos zgjatem më tej. Kostandin Moskua ka shkruar gjërë e gjatë për dy vëllezërit por unë, me që është rasti, them që çdo shqiptar para kujtimit të Rilindësve duhet të heqin kapelën në shënjë nderimi. 

 

Meritë e Konstandin Moskos është fakti se ai në libër shktuan me përgjegjësi e dashuri për rilindasit duke përmëndur doemos vëllezërit Frashëri e mjaft të tjerë. Ai i ka rënë pikës në përshkrimin e veprimtarisë patriotike të Rilindasve. Unë sygjeroj lexuesit e këtyre shënimeve, të gjejnë rastin e të komunikpjnë me Kostandin Moskon për ta marë këtë libër.

 

Është një punë voluminoze e Koços( Kostandinit) me vite të tëra. Ai ka gërmuar shumë me durim duke lexuar shkrime e libra historikë, ka hulumtuar e mbajtur qëndrimin e vlerësimin e tij ndaj disa gjërave që nuk ia mbushin mëndjen për vërtetësinë e tyre.  Autori është mbështetur edhe në gojëdhëna gjë që duket kur ndjek këmbakëmbës rrugëtimin e vëllezërve Sotiri duke u nisur që nga lindja e deri në vdekjen tragjike në rrethana misterioze të Pandeli Sotirit

 

 Gjatë leximit mua më trokisnin në tru disa pyetje. Njëra nga këto, si ishte e mundur që lejet për veprimtari patriotike perandoria turke ja jepnin ortodoksëve dhe jo myslimanëve shqiptarë? Mirëpo Koçua na jep “xhevap”(Me që jemi futur në thellësi të kohës po e shkruaj në turqisht fjalën përgjigje)Ai thotë se perandoria turke i quante myslimanët njerëz të tyre ndërsa ortodoksët jo. Kjo është arësyeja që dy vëllezërit Sotiri u lejuan të mereshin me botimin r shpërndarjen nëpër shumë vënde të tjera të revistës Drita që më vonë u quajt Dituria.  Këto veprimtari u lejuan nga Sulltan Abdyl Hamiti II të cilit ia mbushi mëndjen Koto Duka sepse e kishte mik! 

 

Pyetja tjetër: Pse Pandeliu e hapi shkollën e parë shqipe në Korçë e vëllai i tij në Pogradec e jo në Gjirokastër nga kishin origjinën? Mirëpo autori i librit ma shuan këtë kuriozizet. Sepse atë kohë kishte kundërshtime të mëdha. 


Pjesa tjetër e librit bën fjalë për “Resurset historike dhe natyrore të grykës së Selckës” , “Kryqi i kishës së Labovës një mister që po kthehet në mit” etj. 

 

Edhe pjesa “kujtime të vegjëlisë” është shkruar me ndjenjë e dashuri. Dua të veçoj faktin se Koçua ka vendosur në libër shkrime për disa bimë frutore që rriten në kopshte  afër shtëpive. Mjaft prej këtyre shkrimeve unë i kam lexuar më parë në blogun e Koços që e ka titulluar: “Bota bujqësore” Kam bërë edhe komente për ato shkrime. Më kujtohet se për ato bimë kam përdorur shprehje “Bimë shtëpiake” Këtu Koçua është në fushën e vet të Agronomisë. I qan me lot këto shkrime. Aty gjen gjithë botanikën e pemëve frutore shtëpiake. Nuk dua t’u lodh më tej lexues të dashur me këto shënimet e mia modeste për librin në fjalë. Po i them vetes: STOP. 

 

Por po e mbyll me merakun e autorit për IKJEN E MADHE. për braktisjen e fshatrave e qyteteve shqiptare pas viteve 90-të kur të rinjtë e të rejat morën rrugët e botës duke u shndrruar shërbëtorë për një copë bukë. Dhe këtë e ndjejnë më mirë të moshuarit e mbetur në Atdhe. Shtëpitë e mbetura bosh u ngjajnë kafazeve të bukur por pa bilbila brenda.

 

Kostandini shkruan në librin e tij një fakt shumë sinjifikativ. Pinte kafe me një të moshuar 80 vjeçar, mikun e babait të tij. i moshuari nuk donte të pinte as kafe turke e as kafe eleniko. Donte vetëm kafe vënçe! Konotacioni i bisedës ishte gjetkë. Plakut i dhimbte shpirti për ikjen e të rinjve e të rejave nga Atdheu . Po kush do ta bëjë këtë vënd more Koço djali? i kish dhënë fund bisedës i moshuari. 

 

Unë kam këtë urim për Kostandin Moskon: Ky libri i parë i joti heqtë këmbën zvarrë për libra të tjerë. 

 

Fiqri Shahinllari


 


 

Saturday, 7 September 2024

LEGJENDA E LISIT TË GJELBËRT




E përgatiti  Anton PLLUMAJ

Tuz, Mali i Zi


Në një katund të Grudës në afërsi të Tuzit, është nji lis jashtzakonisht i madh për këto krahina. Është i jashtzakonshëm se është i vetmi ekzemplar në këto treva të një llojë lisi që verë e dimër rrin me gjethë - i njomë.

 

Lidhur me këtë lis fliten legjenda dy variantësh. Njani variantë asht: Se i jan shpifë nji vajze se asht e çnerueme (se asht e zanun me barrë) dhe po duan me e vra. Kjo u betohet se nuk asht e vërtetë. Këta po se po, duen me e mbytë. Vajza u thotë: 

-       ''Ju më mbytni, por po më mbytni pa faj. Në kjoftë se jam e fajit, nuk ka me m'u ditë vorri. Në kjoftë se më kini mbetë në qafë, në vorr tëm ka me dalë nji shëj çi tan kan me u çuditë, e ka m'u pa se jam e pa faj.”

E mbytën e rëmuen në dhé. Në krye të vjetës binë në vorr të saj dy lisa: nji te kryet e tjetri në fund të kambve. Këta lisa dal ngadal u rritën e në rranzë u banë bashkë. 

 

Sot asht lisi aty e kurr nuk i bjen gjethi, por gjith-herë asht i njom. Ky lis asht edhe me Orë, se kushdo çi ka pre gjethë a dru, bile edhe kush do çi ka marrë dru të thata të ramë nën të e ka gjet ndonji rrezik. 

 

Njaty afër lisit e ka pasë shpinë njifarë Stjepit. Ka ra bora vonë e ka shkua e u ka pre dhive aty gjeth. Kan dashtë djeltë prej shpijet të vorruemit aty me shkua e m'u vra me Stjepin 

-       pse va ka pre degët e lisit - por nuk i ka lanë e ama. U ka thanë: 

-       ''Rrini e mos u kapni me dynja, se nji kjoftë gja, lisi ka me e kallxua veten!''

E Stjepi asht shua (nuk ka lanë pasardhës)!  Frati Pater Zef Jankaj ka marrë dru të thata për kazan të rakisë, e nesret i ka cofë gomari - e kanë mbytë bletët! 

Një frat tjetër Patër Marjan Prêla, ka marrë dru aty - e ja thye mushku në rrugë. Nji grudjan aty ka marrë dru, e nji djalit ti i ka ik grueja e tjetri djalë i ka vra vetin!  Ky nuk asht i vetmi lis me orë dhe legjendë në vendin tonë! 

Vazhdojmë me hulumtimin, studimin dhe promovimin e trashëgimisë të 

Malësisë së Madhe - Tuzit. 

 

LEGENDA O ZIMZELENOM HRASTU 

 

U jednom selu u Grudi nedaleko od Tuzi, postoji izuzetno veliki hrast za ove krajeve. Zanimljivo je da je to jedini primjerak u ovim krajevima hrastove vrste koji u sva godišnja doba ostaje zimzelen. O ovom hrastu postoje dvije legende. Jedna varijanta je: Da su jednu djevojku nepravedno optužili da je nečasna (da je ostala trudna) i da hoće da je ubiju. Djevojka se klela da to nije istina, i ona im kaže: „Ako me budete ubili, ubićete me, nevinu“. Ako me budete nepravedno ubili, na grobu će izać znak za koji će se svi čudit. A ako sam kriva, neće mi se znati grob. Poslije nekog vremena djevojku ubiše i zakopaše je u zemlju. Poslije godinu dana na njenom grobu su izrasla dva hrasta: jedan na vrhu, a drugi na dnu nogu. Ovi hrastovi su polako rasli i spajali se u korjenu. I dan danas je hrast tu i uvjek je zimzelen. Kaže se da ga čuvaju gorske Vile, jer svako ko je posjekao lišće ili grane, pa i onaj ko je ispod njega uzeo suva povaljena drva, nešto ga je snašlo. Neki Stjepo je imao kuću blizu hrasta. Kasno je te godine pao snijeg i otišao je da posječe na grane lišće za koze. Jedan mlad momak iz kuće djevojke koje su ubili, otišao je i posvadjao se sa Stjepom, zbog toga što je sjekao hrastove grane, i htio je ubiti Stjepa, ali mu majka nije dala da ga ubije. Majka je rekla sinu: Budite mirni i ne posvadjajte se s komšilukom, jer ako je istina to što kažu o hrastu, hrast će pokazati svoje!“ I Stjepo je poslije nekog vremena umro, i nije ostavio nasljednike. Sveštenik Fra Zef Jankaj je uzeo suva drva za kotlić za rakiju, sjutradan mu je magarac crko - pčele su ga ugušile! Drugi sveštenik Fra Marjan Prela, isto je uzeo drva tamo - i njegova mazga se slomila na putu. Jedan malisor je tamo uzeo drva, i žena starijeg mu sina je pobjegla, a drugi sin se ubio! 

Ovo nije jedini hrast sa legendama o gorskim Vilama u našem pordručju! 

Nastavljamo sa istraživanjem, proučavanjem i promocijom baštine-naslijedja Malesije e Madhe – Tuzi.

 

THE LEGEND OF THE GREEN OAK

 

In a village of Gruda near Tuzi, there is an exceptionally large oak tree for these regions. It is remarkable that it is the only specimen in these parts of an oak species that stays with leaves in summer and winter. There are two legends about this oak tree. One variant is: That they have unfairly slandered a girl for being dishonorable (that she is a burdened student) and they want to kill her. I swear this is not true. Yes, they want to kill me. The girl tells them: "You drown me, but you are drowning me innocently." If I am guilty, there is no grave day for me. If you have drowned me unjustly, there is a sign on my grave that everyone has wondered about, it has shown me that I am innocent. They drowned him and buried him in the ground. After a year, two oaks grew on her grave: one at the top and the other at the bottom of the legs. These oak trees slowly grew and became together at the root. Today the oak is there and it never leaves, but it is always wet. This oak tree is also with Fairys, because anyone who has cut leaves or wood, even anyone who has taken dry fallen wood under it, has found some danger. A certain Stjepo had a house near the oak tree. It snowed late and it went and cut the leaves for the goats there. There was a boy from the house of the girl killed who went there and killed me with Stjepi - why did he cut the oak branches - but the mother did not let him. He told them: "Stay and don't get caught up in the world, because if anything, the oak tree has shown itself!" Friar Father Zef Jankaj took dry wood for the brandy kettle, the next day the donkey stole it - the bees suffocated it! Another friar, Father Marjan Prêla, took wood there - and his mule was broken on the way. A bully got wood there, one son's wife ran away and the other son killed himself! 

This is not the only oak with fairys and legend in our country! 

We continue with the research, study and promotion of the heritage of the Malesia e Madhe - Tuzi.