Sunday 6 October 2024

LAMTUMIRË MIKU IM I SHTRENJTË SEFEDIN BRAHO!


nga: Ylli AASLLANI 
Tiranë


 

Atëhere tek fushë e vjetër isha fëmijë i vogël, kur të pashë që hyre 16 vjeç në lojë për herë të parë me skuadrën tonë të zemrës Luftëtarin!

Që nga ai çast i fitove njëheresh zemrat e gjithë gjirokastriteve dhe u bëre idhulli tyre i përjetshëm, sikurse sot po i lëndon aq shumë me ikjen tënde pa kthim!

 

Fituam me ty gjithçka të bukur nga futbolli, ndaj e ke merituar gjithë dashurinë dhe vlerësimet e vendlindjes! 

 

Gjirokastra do te jetë mirënjohëse për kënaqesine e rrallë që i fale me virtuozitetin dhe talentin e jashtezakonshem! 

 

Në historinë e madhe që krijove do ti kujtoj me mall përherë edhe unë ditet tona të bashkëpunimit, si dhe perkushtimin e qytetarine tënde per ti sherbyer sportit, qytetit dhe miqësisë sonë të sinqertë!

 

Ike i varfër miku im dhe pse na pasurove shpirtin dhe na i çove kokën lart kurdohere, në çdo stadium e fushë te blertë! Një pension të veçantë nuk ta dhanë edhe pse gjithë dashmirësit e kërkuan për ty!

 

Do të na falësh Sefe qe nuk ja dolëm të të rikthenim atë kënaqesi që meritoje nga shteti dhe shoqëria shqiptare..!

Do tju kujtoj sa herë do të kaloj në lagjen punëtore apo tek stadiumi Gjirokastrës, i cili do të dëshiroja të mbante përgjithmonë emrin Sefedin Braho!

 

Do të ishte gjesti më i pakët që mund të kryejmë, për të na dhuruar një nder të madh edhe tani qe nuk je më mes nesh!

Në imazhin dhe kujtesën tonë do të ngelesh përherë talenti ynë i madh dhe futbollisti gjenial më i shpejtë në Shqipëri, sikurse e përshkruajnë këto rreshta!

 

"Sefedin Braho mund të jetë futbollisti më i shpejtë i kampionateve shqiptare ndër vite. Me një start dhe sprint të tillë, rrallë kanë parë pistat dhe fushat e futbollit. Një shpejtësi natyrale, një aftësi që i ka mahnitur të gjithë. Shpejtësi e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin në individualitetin e tij. Në testime fizike realizonte kohë rekord në garat e distancave të shkurtra, ideale dhe të admirueshme për atlet të nivelit të lartë. Dhe, kur mendon se matjet realizoheshin me kronometër dore, ndoshta koha do të ishte tjetër."

 

Ngushellimet me te thella familjes Braho, miqve dhe dashamirësve të tij të shumtë!

 

Ndritë në paqe shpirti yt fisnik i dashur Sefe!





 


No comments:

Post a Comment