Sunday, 8 January 2023

ARDHËSH I BARDHË GËZIM QË MË GËZOVE

....Përpara trojeve me bahçe e oborre shtrihen tokat e qendisura deri buzë shtratit të lumit Drini i Zi, fjongë kaltër. Sigurisht nga puna shekullore e bashkëfshatarëve dhe prindërve tanë bujqër të zotët. Fatkeqesisht sot të mbetur jetim, e të braktisur.....


nga: Dr. Selman MËZIU
Firence, ITALI


          Një numur telefoni me prefiksin e Shqipërisë. Dy fjalë të shkruara:‘’Jam në Firence.,, Ishin orët e vona të natës. Ishte bashkëmoshatari e bashkëfshatari im. Një natë para se viti i vjetër t’i linte stafetën vitit të ri 2023. 

      Me çantat krahaqafë, brenda saj një abetare, një fletore, një bisht pene i ngjyrosur, me majën e saj metalike, shkruesje që do të niste udhëtimin drejt shtatores së diturisë. Shishja e bojës me tapë. Ishim nxanës të klasës së parë. Ulur në bankat prej druri. Ku ulësja e mbështetësja përbënin trupin e saj. Pesëmbëdhjetë shtator një mijë e nandëqind e gjashtëdhjetë e katër. Pothuajse gjashtë dhjetë vjetë më parë. Ishim takuar në oborrin e shkollës, pastaj në klasë me mësues Lik Berishën. Kujtesa shpurpuriset në hojëzat e saja, për të dritësuar kohërat e shkuara.  Gëzim Haziz Sina, sot pas dite është pranë meje. Ndërsa në shtepinë e gjyshit të tij Hazis Dine Sina në dhomën ma të mirë me tavan gëlqereja u hap  shkolla e parë shqipe në krahinën e Muhurit. Ndërsa babai i tij Hazizi luftoi tërë jetën me shkëmbinjt e kromit në nëntokën e Bulqzës. Kthinat e jetës ishin si të asaj miniere, të shumta e plotë rreziqe për atë e për mua e Gëzimin.  

   Ndërsa tani unë dhe ai jemi ulur në një stol prej druri. Tavolina e zgjatur, po prej të njëjtit material. Zhurmë fëmijësh e të rriturish. Mizëri njerëzish me grup moshash të ndryshme. Brenda saj Sonila me vogëlushet e saja çapkëne, Xhulia dhe Sabina.  Qeshin. Bisedojn. Ndonjëherë, shoqëruar edhe me gjeste. Por,  mjerisht, unë Gëzimin, nuk e gëzoi dot. Ai hedh vështrimin nga unë dhe më buzëqesh ambël, siç buzëqesh pranvera në fshatin buzëdrinas Fushë Muhurin. Ashtu hijshëm, vështrimin e tret në lojtoren e fëmijëve plote  ngjyrime, në pistën prej akulli ku cicërojn dhjetra fëmije, nën ritmet e një muzike e fjalëve që i kupton pjesërisht. Unë bashkoi kambët vendos dy duar njëra mbi tjetrën dhe e ndjek i përvëluar në shpirt. Po përse vallë? Sepse koha na ka hapur plagë të mallkueme të dyve Muhurakëve që i kemi kapërcyer të 65 vjetët. Unë i syrgjinosur prej dhjetë vjeçarësh. Gëzimi, që herë idhëtohet e herë gëzohet, e degdisi, e përzuni, e dëboi, djalin Orgestin që në moshën 15 vjeçe. Me zemër të thyer,me zgjuarsi tejpamëse, Gëzimi i ishte  afruar, dhe  thanë:’’ Shko bir i babait, shko. Ik nga ky vend.,, Tani me motrën, Sonilen e martuar me Elton Kuqi dhe kushëririn, djalin e Dines, Albertin jetojn e punojn ne Montevarki (Mali i varkave) buzë detit Tirrene në krahinën e Toskanës, Itali.

              Ndërsa biseda jonë kapërcen, hidhet, herë në Fushë Muhurin që si hark i një gjysëm rrethi i ka ndërtuar shtëpite rrazë kurrizit të Krizave e posht brigjeve ku ndodhet Gjardhi i Poshtëm e kodra e Krekëzave.  Përpara trojeve me bahçe e oborre shtrihen tokat e qendisura deri buzë shtratit të lumit Drini i Zi fjongë kaltër. Sigurisht nga puna shekullore e bashkëfshatarëve dhe prindërve tanë bujqër të zotët. Fatkeqesisht sot të mbetur jetim, e të braktisur. Këtu në afërsi të qytetit të kulturës e arteve Firence, në Tavarnuce, kërkojm të lidhim kohërat, ngjarjet, historitë e pastaj duke u gërmisur në Katund të Ri në afërsi të qytetit të Durrësit ku banon Gëzimi vetëm me gruan e tij Fuze Bici Sina, dhe në Valias të Tiranës ku kam shtëpine time pa zotër shtëpie.

   Perpëlitemi në krahët e plagosura, të përgjakura të kohës plangë prishëse. Gëzimi dhe unë sëbashku me qindra muhurak mijëra dibranë të moshës tonë. Na baltosen kujtimet duke u  përzier kujshëm me lotët e dhimbjes  të kohës së sotme.  Vështroj dhimbshëm Gezimin përball, me syze me skelet kauçuku, të hequr nga trupi, me një kapele të zezë me streh përpara, në kokë.     Mosha si një ujevar me vitet që veç rrjedhin shoqëruar me punën e pa prerë dhe mëvehtësia prindërore. Muhuraku i shkolluar me gjimnaz, tani bujk, pemtar, bletërritës, punon, prodhon me krahët e tij,  me bashkëshorten në mes gjithë këtyre të mirave. Pranë votrës sebashku i shijojn bukën e çerepit lyer me mjaltin, goten e verës, kallinj misri të pjekur e tenxheria me fasulen që zien. Ndërsa mendja end pendimin e tyre se femijët Orgest, Sonia, Liria, Suela nuk mundën t‘i shpëtonin syrgjinosjes. Çdo kafshat e gllënkë vere apo rakie, shoqërohet me një: ‘’Ah sikur t’i kishim këtu fëmijët. Të jetonim e gëzonim sëbashku.,, Një deshirë. Një andërr e këputur me shpatën e jeniçerëve të politikës. Edhe për mua. Edhe për juve Gezim që nuk të gëzova. Sepse rrebeshi i kohes na i ka fashitur, vyshkur, mpirë, paralizuar, dëshirat, qartësimin e së ardhmes. Na i ka këputur e sharruar andrrat. Edhe neve bashkëmoshatarëve Muhurak, Dibranë e mbarë shqipërisë. Lotë, dhimbje, përsekutim moral, shendet ligë, brenga vuajtjesh kudo për ne bijët e shqipes.  Ngado që jetojm si zogj  qyqesh të hedhur nga stërkalcat e ndyme të politikës globaliste. Të shtrydhjes të energjive fizike,  të pa fatësisë që na ndodhi kështu të hedhur në  gërxhet e thepisura të kapitalit botërore. E nga kush? Nga pjellat e politikës  të vetë  shqipëtarëve.

             Kafen e mbaruam të shoqëruar edhe nga bashkëshortia e Gëzimit,  Fuzia. Ato jetën e kanë kaluar si nën dhambët e sharrës. Edhe mua e njëjta udhë plotë dhambëza grirëse më kaloi ajo. E kështu u munduam të shërojm njëri tjetrin, me kujtime të së kaluarës jo të largët. Me ecejaket nën dyert e qemerta prej guri të skalitura të jetës tonë si katunas të ri, valias por edhe  si Toskanas të Italisë. Me gjithatë jetën e quajtëm  një kalvar  buzëqeshjesh dhe rrëke lotësh, të gëzimeve dhe ankimeve, të dhimbjeve shpirtërore e trupore të plagëve, por edhe i befasive të kandshme e të pa kandshme të jetës.


            Udhetoi për rreth dy orë për të më takuar bashkëfshatari im. U befasua nga peisazhet mahnitëse të krijuara nga njeriu dhe ato natryrore, përgjatë udhëtimit. E përsëri andërrra dhe shpresa që Muhuri ynë, shtrati yne i lindjes, i fëminisë e rinisë, do të begatohet se natyra i ka dhuruar gjithëçka. Mbi të gjitha njeriun me karakter të fort, punëtor me plotë muskuj, tradita  zakone e histori që gjithmonë shkëlqejnë në altarin e shekujve. Por, jo mjerisht, një kulçedër e hazdisur kërkon t’a shuaj një herë e përgjithmonë. Ajo ka dhjetra vjeçar që e ka dërmuar moralisht, psikologjikisht, tanima kërkon ta shuaj për gjithëmonë. Shtëpia e gjyshit të Gëzimit, një ndër mësonjëtoret e para të të shkruarit e kënduarit shqip. Shtëpia ime me gdhendje në gurë, shqiponjën me dy krerë, pëllumbin si simbol paqeje me qoshe, shqema dyersh e dritaresh të gdhenduar me mjeshtëri nga Usta Ganiu, si një kullë dy katëshe, do të mbulohen nga sipër me milona metro kub uji.  Kështu qindra shtëpi të tridhjetë e dy fshatarave e Fushë Muhurit në veçanti. Kjo pjellë e keqe e pështirosur, e neveritëshme e politikës së njëzetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzete e njëtë, kërkon të hakmerret mbi neve muhurakëve dhe buzë drinasve dhe vetë dibrës,  burrnesh trime madhe në të gjitha kohërat.

    Ju dhashë dorën dhe i përqafova për t’u ndarë me Eltonin,  Albertin, Orgestin, Sonilën, Xhulien dhe Sabinën e vogël. Shikoja  sytë e tyre që shkëlqenin, në ballin e tyre dallova zgjuarsi e krenari dibranësh. Në trupin e tyre si lisa me fytyrat e bukura bardhoshe arbënorësh më mbushën me optimizëm, besim e ardhshmëri shumë ma të mirë, sepse ne jemi rraca më e bukur, më e pastra në botë, shkruajn studiuesit e huaj. Të gjitha kërto ushqejn mendimin historik se neve ju kemi qëndruar tajfuneve të kohërave në  vargmalet e mijëra vjetëve.

 

Toskana 06.01.2023                                      Dr. Selman Meziu

 

 

No comments:

Post a Comment