Friday, 20 December 2024

LUGINA E DRINOS NJË THESAR I PAÇMUAR

"Lugina e Drinos është mrekullia arkeologjike e historike e Shqipërisë, ajo i ka të gjitha fazat e banimit , duke filluar që nga paleoliti e deri në ditët e sotme. I ka të gjitha monumentet. Ka një pafundësi sitesh arkeologjike."

Përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI
Gjirokastër

Lugina e Drinos gjendet në rrethin e Gjirokastrës, me gjatësi 84.6km, dhe gjerësi nga (0.30-0.4km,deri në 6-7km), me drejtim JL-VP, ndërmjet maleve të Lunxhërisë e Buretos nga Lindja dhe Malit të Gjërë dhe Kurveleshit nga Perëndimi. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe është ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë (krahët), flishi dhe molasa (fundi dhe pjesërisht krahët).  Ka profil tërthor në formë «govate» me fund të gjerë e të sheshtë dhe shpate kufizuese të pjerrëta e të larta. Pjesa e sipërme e Luginës së Drinos e deri në Hundëkuq ka fund të gjerë e të rrafshtë, me gjerësi më të madhe deri 5 km, shtrat të cekët, lumare të zhvilluar dhe shpate të pjerrëta.

Lugina zgjerohet dhe ngushtohet disa herë duke formuar disa pellgje si ai i Dropullit, i Gjirokastrës dhe i Kardhiqit, që janë tarraca të vjetra të lumit dhe janë zonat kryesore bujqësore të rrethit të Gjirokastrës. Në pjesën e poshtme deri në derdhjen në Vjosë të Drinosit lugina ka funa të ngushtë, profil tërthor në formë «V», shpate asimetrike dhe 3 nivele tarracash. Nga ana morfologjike lugina e Drinos përbëhet në tre pjesë (pjesa sipërme e mesme dhe e poshtme). Brenda kufirit shtetëror ndahet në dy pjesë: pjesa e mesme dhe pjesa e poshtme. Pjesa e Sipërme ndodhet sot në pjesën e Greqisë. Pjesa e mesme fillon nga Kakavija deri ne Hundëkuq me një gjatësi rreth 45 kilometra, ndërsa pjesa e poshtme shtrihet nga Hundëkuqi deri në Vjosë.

Lumi kryesor i luginës sigurisht që është Lumi Drino, i cili është dhe dega kryesore e Vjosës. Ultësira ndërmjet malit të gjerë dhe malit të Lunxhërisë përbeht prej flishi dhe në pjesën më të sipërme e mbushur me zhavore. Ky ndërtim gjeologjik ka kushtëzuar një dukuri të veçantë gjeologjike, largimin e ujrave nga pellgu i Drinos në Bistricë. Në gëlqerorët e kartsezuar të luginës ka mjaft burime karstike si Nepravishtë, Libohovë, Virua, picar, Hormovë. Nga të dy shpatet e maleve zbresin përrenj të thepisur që derdhen me kone të mëdha depozitimi si: Përroi i Vrisarasë, Lumi i Suhës, Nimicës, Kardhiqit. Në Luginë kalimi ne vende të tjera behet nëpërmjet disa qafave nga Jugu dhe lindja qafa Peshkëpisë,e Sotirës, e Kakavijës e Koshovicës, Gryka e Selckës, Qafa e Çajupit, nga veri perëndimi Qafa e Muzinës, Qafa e Sopotit, Qafa e Skërficës, Gryka e Tepelenës Klima e Luginës së Drinos është mesdhetare me temperatura mesatare vjetore 14°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është (1700-1800) mm. Mbulesa pyjore është e varfër. Tipat kryesorë të tokave janë: livadhore malore, të kafenjta, të hirta-kafe dhe livadhore aluvionale. 

Gryka e Selckës.

Lugna e Drinosit është rajoni kryesor ekonomik i rrethit të Gjirokastrës. Ajo është sistemuar e bonifikuar tërësisht gjatë viteve 1966-1977 në një sipërfaqe prej 5300 ha. Gjatë bonifikimit të fushës u ndërtua një rrjet i gjerë kanalesh kulluese dhe ujitëse (rreth 800 km) dhe rreth 30 ujëmbledhësa, ndër të cilët ai i Doftisë është më kryesori. Është bërë sistemimi i përrenjve dhe degëve të shumta të lumit Drinos, duke ngritur edhe 63 km penda mbrojtëse. Në fushën luginës së Drinosit gjatë periudhes fermave dhe kooperativave mbilleshin këto kultura bujqësore si : drithërat, luledielli, duhani, perimet, është e zhvilluar vreshtaria, frutikultura. Në luginë rriten bagëtitë e imëta dhe gjedhët.
Rezervuari i Doftisë

Lugina e Drinosit është mjaft e populluar dhe përbëhet nga tre Bashki: Gjirokastra, Libohova, Dropulli. Qytetet që ndodhen në Luginë janë Gjirokastra dhe Libohova. Lugina e Drinos ka një sipërfaqe prej rreth 400 kilometrash katrorë dhe dallohet për një sërë elementesh të vçanta historike, arkitektonike, arkeologjike si dhe për përdorimin e gjerë të fortifikimit dhe të objekteve të fortifikuara.

Lugina e Drinos është mrekullia arkeologjike e historike e Shqipërisë, ajo i ka të gjitha fazat e banimit , duke filluar që nga paleoliti e deri në ditët e sotme. I ka të gjitha monumentet. Ka një pafundësi sitesh arkeologjike.

Lugina e Drinos është një katalog i kulturave, ku kushtet klimaterike dhe historike kanë favorizuar lindjen e të gjithë qytetërimeve nga vendbanimet antike, bizantine dhe mesjetare. Kjo i ka bërë historianët, udhëtarët e arkeologët të jenë në të gjitha kohërat të interesuar për këtë luginë.

Monumentet arkeologjike të luginës së Drinosit paraqesin një interes të veçantë për historinë e lashtë të Epirit. Përshkrimet e para për luginën janë bërë nga udhtarët Lik, Pukëvil, Isambert, Hann . Në vitin 1967 Studiuesi Hammond ka berë një përshkrim Gjeografik dhe topografik të Epirit. Gërmimet e para arkeologjike janë bër nga Evangjelidhis në vitin 1913 në Antigone, pastaj kanë vazhduar me Ugolinin më 1925. Arkeologu Dhimosten Budina në vitin 1974 ka bërë një studim të plote me titull : “Harta arkeologjike e luginës së Drinosit”. Budina bën një përshkrim të plotë të gjurmëve të vendbanimeve të hershmee, të tumave dhe vareve, fortifikimeve në të gjthë luginën.
Sipas Arkeologut Vladimir Qiriaqi, rrugët antike përbëjnë, një prej veçantive më të mëdha të luginës. “Përveç gjithë vlerave të tjera, lugina e Drinos është qendra e trafikut të qytetërimeve të ndryshme”. Qindra kilometra rrugë, të hapura e të përdorura në epoka të ndryshme, që vazhdojnë të jenë të dukshme e të qarta edhe në ditët e sotme. “Në kohën e Epirit të famshëm, epirotët preferonin të ndërtonin rrugë mbi kodra dhe suprina në lartësitë 400- 600 metër mbi nivelin e detit.

Qyteti Antik i Antigonese. ( Shek. 3-të PK)

Qyteti Antik i Hadrianopolis( 76-138 ER)

Ndërkohë, romakët e plotfuqishëm ndërtuan magjistralet e vërteta, ku spikatin kalimi i drejtpërdrejtë në luginë, ndërtimi i urave në pjesët më të ngushta të lumit, kalimi i qafave më të favorshme gjeografike dhe ndërtimi i një rrjeti sekondar në favor të vendbanimeve të ardhshme. Romakët gjithashtu standardizuan rrugët, ngritën teknikën e ndërtimit të tyre, që jo vetëm sot ripërdoren, por mbahen si shenjë dhe udhëzues të ndërtimeve të reja.

Hapja e një shtrati 6 metër, ngritja mbi to e bordurave, hedhja e 2- 3 shtresave dhe mbi to e një kalldrëmi i bëjnë këto rrugë t’i ndeshim akoma edhe pas 2 mijë vjetësh. Ndërtimi herë pas here në krah të rrugëve i vilave, stacioneve termale e rrugëve i bëjnë njëherazi këto rrugë të sigurta dhe shumë të këndshme për udhëtarët e zakonshëm, minionarët e ndryshëm apo edhe tregtarët. Hap pas hapi arkeologjia po i bashkon elementët e këtyre qytetërimeve, duke zgjidhur çështjen ende të pazgjidhur të “tabula peugniteriane” (guidë romake)”.
Qytetërimet e ndryshme që kanë lulëzuar në luginën e Drinos kanë lënë si pasuri 5 qytete të mëdhenj për kohën, 15 kala, 337 kilometër rrugë qerresh e karvanesh dhe dhjetëra fortifikime.

Fortifikimet dhe qytetet e fortifikuara që para eres së re në mesjetë e deri në mesjetën e vonë si : Kalaja e Melanit(Nepravishtë), Palokastra, Kodra e Kalasë, Pepeli, Zhulati e Kardhiqi, Libohova, Gjirokastra, Shëndriadha, Lekli, Tepelena, dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës dhe zbatimin e mendimit mbrojtës në luginën e Drinos.

Kalaja e Gjirokastrës. By R. Kola

 
Melani e Seloja mbyllin këtë luginë strategjike nga jugu, Libohova, Shëndriadha, Gjirokastra përbënin pjesën më të qëndrueshme të krahinës, ndërsa kalatë në Lekël, Kardhiq e Zhulat pa lënë mënjanë Tepelenën, e mbyllin atë fort nga veriu dhe së bashku me dhjetëra ndërtime më të vogla krijojnë një unitet të fuqishëm fortifikues.

Ekipi shqiptaro-italiane i kryesuar nga Arkeologu Roberto Perna, janë prezent që prej vitit 2005 e deri më sot vazhdon që të zbulojë herë pas here perla të tjera të fshehura nën tokë në Luginën e Drinos. Është filluar me Hadrianopolin, ku ka mbi 10 vjet gërmime arkeologjike dhe studime, pa lënë Antigonenë dhe Melanin. Ekspeditat e vazhdueshme në këtë drejtim kanë evidentuar dhjetëra site të panjohura më parë, duke filluar nga periudha prehistorike e deri në të tjera periudha të mëvonshme. Bëhet fjalë për rreth 200 site, tuma arkeologjike etj, të përpunuara gjatë këtyre viteve, të cilat janë të ndërtuara në periudha dhe me teknika të ndryshme.

Lugina e Drinos është një nga zonat me më shumë tuma (kodërvarre) të pagërmuara të periudhës së bronxit të mesëm. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre nuk janë akoma të përfshira në listën e monumenteve të mbrojtura. Sipas arkeologut Roberto Perna, është mjaft e nevojshme vendosja e këtyre siteve në funksion të turizmit.

“Pasuritë arkeologjike të evidentuara, të njohura ose jo janë të shumta, kanë vlera monumentale, studimore dhe turistike. Ideja kryesore është krijimi i një muzeu arkeologjik për vizitorët që mund të shikojnë sitet në luginën e Drinos”.

Lugina e Drinosit shquhet edhe për numrin e madh të objekteve fetare kishave, teqeve, tyrbeve, xhamive dhe manastireve si: manastiri i Hundkuqit, manastiri i Cepos, manastiri i Shën Thanasit në Poliçan, manastiri i Spilesë në Tranoshishtë, manastiri i Stegopulit , manastiri i Melanit , manastiri i Peshkëpi-Radatit , manastiri Pepelit manastiri i Shën Mërisë në Zervat, manastiri i Shën Mërisë në Koshovicë, manastiret e manastiri i Profet Ilisë në Jorgucat, manastiri i Ungjillëzimit në Vanistër, manastiri i Kryeengjëjve mbi Dervician, Leftokaresë, Dhuvjanit, Ravenës. Manastiri i Dhuvjanit është mbi 1000 vjeçar etj.

                                                     Manastiri i Shën Ilisë, Stegopul

Janë të shumta ndërtimet me gurë gjatë periudhës së Ali pashë tepelenës, si ndertimi i disa urave, si ajo e Kodhorcës, Zonjës në Libohovë, Glinës, Urat e Zagorisë e Lunxhërisë etj. I gjithë qyteti i Gjirokastrës me pazarin karakteristik dhe banesat monomente kulture.

Ura e Kordhocës, Lazarat

Zbulimi, restaurimi, mirëmbajtja, hartimi i guidave për gjithë këto pasuri kulturore të luginës sonë,dhe zhvillimi i produkteve bio të zonës tonë do ta kthejë luginën me një zhvillim turistik të paparë.Ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës mer një rëndësi të veçamte për prurjen e turistëve elitare


Friday, 6 December 2024

NDËROI JETË NË SHBA POLO MIHALI



POLO GAQE MIHALI
(24 prill 1932 -  5 Dhjetor 2024) 

Në 5 Dhjetor 2024 në Wayne, New Jersey ndëroi jetë në moshën 92 vjeçare POLO MIHALI.  Ceremonitë mortore do te kryhen:


10 Dhjetor 2024 | 16:00-20:00 Vander May funeral home 567 Ratzer road, Wayne, NJ 

Shërbimi funeral 11 dhjetor 2024 | ora 10:30

Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit

 Polo Gaqe Mihali lindi në fshatin Krinë të Gjirokastrës, më 24 prill 1932. Shkollën filloren e kryejti me ndërprerje në fshatin e tij të lindjes, për shkak të Luftës Dytë Botërore. Shkollën shtatëvjeçare dhe Gjimnazin i përfundoi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1954. Studimet në Institutin e Lartë Bujqësor(sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), Fakulteti Veterinarisë, Dega Zootekni i mbaroi në vitin 1959.

            Pas përfundimit të studimeve të larta u emërua në NB Vurg të Sarandës, një nga fermat më të mëdhaja blegtorale të asaj kohe, me detyrën e k/zooteknikut dhe zv/drejtor i ndërmarjes, ku pati mjaft rezultate të mira.  

Në prill të vitit 1967 emërohet k/ zooteknik i Rethit të Sarandës, detyrë që e kryejti me përkushtim për 23 vjet. Në vitin 1970 në krye të një ekipi nga Ministria e Bujqësisë u dërgua në Hollandë,  zgjodhën dhe dërguan në Shqipëri 4 550 viça e mëshqera të racës “Laramane”. Gjat viteve 1990-1992 punoi në Stacionin Bujqësor të Rrethit.

            Në fillim të vitit 1993, në moshën 61 vjeçare, emigroi familjarisht në SHBA, pasi ju krijuan lehtësira nga babai, i cili kish qenë shtetas amerikan që prej vitit 1929. Në ndihmë modeste të familjes së vet edhe këtu punoi për 15 vjet në punëra të ndryshme.

            Polua gjat punës së tij si specjalist blegtorie është vlerësuar nga Ministri e Bujqësisë dhe organet drejtuese të Rrethit Sarandë me disa medalje e dekorata për kontribute të veçanta në zhillimin e blegtorisë. Në vitin 1979 nga Presidjumi i Kuvendit Popullor i jepet Urdhëri: “Për punë të shquar në ekonominë bujqësore”. Në vitin 2012 Këshilli i Qarkut të Vlorës e nderoi me Titullin: “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë” me motivacjonin “Specjalist i shquar i blegtorise shqiptare, i pa lodhur dhe me kontribute te veçanta në përparimin e blegtorisë në trevën e Sarandës”

Ka shkruar dhe librin e tij të jeteë të vargëzuar, me titull: “Këngë malli, këngë zemre”. Përshkruan  një pjesë të veprimtarisë si specjalist blegtorie në rrethin e Sarandës dhe një pjesëz të vjershave të tij ja  kushtuar fshatit të lindjes Krinë.

 

Ngushellimet ton  gruas se tij Katerines, djalit Xhorxhi, dy vajzave Aidës dhe Anetës, niperve e mbesave e gjithë të dashurve të zemrës së tij. 

 

 I paharruar kujtimi i tij!

            

 


 

 


Monday, 2 December 2024

KLERIKËT E FSHATIT SELCKË, GJIROKASTËR




IKONOM AT LEONIDHA QIRICI.    
(1892-1944) 


Vendlindja e ikonom Atë Leonidha Qiricit është fshati Selckë, që ndodhet në lindje të Gjirokastrës, në Grykën e Selckës e formuar nga malet e Lunxhërisë, Rapavicës, Pllajës së Nisoit dhe në thellësi mali i Nemerçkës që lidhen tri krahinat: e Lunxhërisë, Pogonit dhe Zagorise. Siç shprehet shkrimtari nga fshati Selckë, Gaqe Bushaka:

Selckën zemra pranë e mban.

I lyp qyellit frymezim.

Të shkruaj për atë vend,

Ku dhe druri pikon mjaltë.

Ku dhe guri pikon mend."

At Leonidha ka lindur në vitin 1892 me prindër Harallambin nga Selcka dhe Elenin nga fisi Konomi Poliçan. Fisi Qirici që ishin pesë vëllezër dhe një motër, ishte një nga familjet siç i quanin atëhere të sojme, të ditur dhe në gjendje të mirë ekonomike. I dërgonin fëmijtë për stundime në Greqi, Stamboll, e Amerikë. Harallambi merresh me tregëti, kish dyqane në Tepelenë e Pervezë.  Pavarësisht arsimimit  e edukimit ne shkollat Perëndimore nuk e harruan kure traditat e vlerat e vatrën familjare e historine e tyre.

Po përmendim dy monomente, Kishën e Shën e Premtes dhe Kroin e Madh,  monomente kulture, të një rëndesie të veçantë. Jo më pak te rendesishme e me vlera janë dhe shkolla e fshatit, ku kanë kryer arsimimin fillestar  shumë breza selicjotësh si dhe Rilindasit Martirë Pandeli Sotiri “Mësues i Popullit”dhe vellai tij Koto Sotiri. Ndodhet vend ii varrimit të rilindasit Hoxhë Myftar Ali Kallarati, Fortesa ose garnizoni ushtaeak që nga koha e Mbretit Pirro, Ujvara që tashmë ka marrë famë, etj. Banorët e fshatit shquhen për mënçuri, mirekuptim e tolerancë.

Këto monomente kulture e objekte të tjera, na kujtojnë paraardhesit tanë dhe na bejnë krenar për punën e veprat e tyre dhe orgjinën tonë. Historia është krenari. Ajo nderon krijuesit, po lartëson ata qe jua përcjellin brezave traditat. Historia thoshin latinët është mesuesi i jetës.

Nga Selcka për 120 vjet kane dalë 12 priftérinj, që perveçse në Selckë kanë shërbyer në Kishat e Pogonit, Lunxhërisë, Rëzëss, dhe ne Greqi.

Më i shquari ka qenë At Eoqim Zerva. Përfundoi studimet për teollogji në Greqi, arriti te behesh dhe deri Dhespot

 

Atë Leonidha mësimet e para i mori në shkollën 7- vjeçare të fshatit( shkollën plotore), vazhdoj për teollogji në Greqi. Shërbeu si klerik fetar ne Selckë, Rëzë, Kardhicë e Vishan te Greqi, për rreth 12 vjet në Kishen e Shën Mërisë të Labovës së Kryqit

Perveç literaturës fetare, ai studjonte dhe literature te pergjithëshme e ecte me kohën. Ne nipërit e tij  në bibliotekën modeste të tij kemi gjetur libra fetare, filozofike, fjalor gerqisht aglisht, revista në gjuhën angleze nga viti 1912 si dhe shenime te tij. Librat në vitin 1967 i çuam te Kisha e Sh. Premtes. Me punën, ndershmerinë, dituritë, mirësinë, bujarinë sjelljen e tij, fitoi respektin e mirënjohjen e njerëzve ku ka sherbier. Pasqyronte realitetin me objektivitet dhe seriozitet. Mbi të gjitha ai ishte i brumosur me dashurinë për Zotin. U martua me Amalinë të bijën e Vasil Dedes nga Selcka me të cilën patën dy vajza.

Mbas vitit 1990 kur jame takuar me të ndjerin Vasil Katin dhe lunxhotë të tjerë, kur u thash që jam nipi Atë Leonidhës, I ndjeri Vasil Kati u grit në kembë e më takoi e më tha që gjyshi yt ka qenë një burrë fisnik me kulturë, simpatik e tenor shum i mirë......

Me 8 Shtator 2018 në ditën lindjen të Hyjlindeses Mari, ne nipërit e stërmbesa vajtëm në Labovën e Kryqit. Morëm pjesë në meshën qëu u bë tek Kisha e Shën Mërise. Në këtë ditë Labova e Kryqit kishte pamje festive dhe i ka hije se në kujtesën e gjithë shqiptarëve ajo ka mbetur fshati me kishën më të vjetër të vendit e para në Shqiperi e dyta në Ballkan, ndertuar ne vitin 550.  Mbiemrin e ka mare L. Kryqit, sepse njëpjesë e a kryqit të kishës së Sh. Mërisë është nga kryqi ku është kryqezuar Jezu Krishti dhe e ka dhuruar Perandori Justiniani i Madh (Fotografia 50x35 e gjyshit me këtë kryq ka qëndruar  edhe në odën e shtepise së tij në Selckë deri në fund të shekullit të kalua.  Atmosferta në oborin e Kishes u gjallerua e më shumeë nga kengët e vallet e labovitëve e persona të tjerë ardhur nga disa qytete. Muzika i bashkon njerezit.

Prezantimi qe ju beme ne, si pasardhes te Atë Leonidhës duke ju treguar një kopjo të fotografisë me kryqin, u shoqërua me kurozitet dhe një bisedë të përzemërt. Takuam e biseduam me të moshuar 85-94 vjec që e kishin njohur që në femijerin e tyre. Na folën me respekt e nderime për shëbimet që ka bërë në këtë fshat. Mesuesi Stefan Miha na tregoi se dhe sot te Kisha në Laboën e Sipërme janë 12 qiparisa që i ka mbjellë Atë Leonidha me ish nxenisit e shkollës ku janë shkruar dhe emrat e tyre. Spiro Luzi më i moshuari na thotë  se gjyshin tuaj ne si familje e kemi patur nun,  kur është martuar vajza e madhe e tij kam qenë ne dasëm. (Maj 1936) Mbaj mend se vajtëm te Kisha e shën Premtes ku u kurorizua çifti dhe më  pas te Kroi Madh e pastaj në  lëminn  që ndodhet pas kroit, ku hidhej vallja. Siç dihet kryqi i kishës Sh. Mërisë është vjedhur. Na kërkuan një kopje të fotografisë me kryqin për ta vendosur diku te kisha. Me kenaqesi jua derguam. Është si provë për vertetësinë e Kryqit. U larguam me një ndjenjë miqësie dhe kënaqesie.

 

Nipi Lefter Margariti