Saturday, 19 November 2022

KOZMOS

Tregim

nga: Avdulla KËNAÇI

Toronto, Kanada

Avdulla KËNAÇi
Kur jetoja me tim bir, përballë shtëpisë së tij dhe përtej rrugës, ishte edhe një familje indiane. Ishte një çift në moshë mesatare dhe dy bijat e tyre. Ne jetonim në fund të bllokut, pikërisht brenda trekëndëshit, ose në korne. Ata na kishin ne si në pëllëmbë të dorës, më saktë si në një sini, sepse i tillë vjen relievi. Prej dritares së kuzhinës së tyre, ku ata rrinin shpesh, shihnin kur hynim e dilnim, çfarë tip makinash përdornim dhe sa njerëz na vinin për vizitë. Kjo nuk na shqetësonte fare, sepse ata ishin të sjellshëm e të respektuar, rob Zoti. E zonja e shtëpisë, sa herë kishte zbritje të artikujve në dyqanin ku ajo punonte, na lajmëronte me gëzim, sidomos për lodrat e fëmijëve. Në pesëmbëdhjetë vjet, nuk mbaj mend kurrë të na kishin pyetur për emrat. Më vonë mësova se burrin e thërrisnin Sid, ndërsa ai më thërriste mua duke shtuar një “j” në fund të emrit tim.

Pas librave, mua më pëlqejnë shumë bimët, sidomos lulet. Pëlqej jo vetëm bukurinë e tyre, por edhe dinamikën e zhvillimit. Në gjashtë muajt e vitit, një ose dy orë në ditë, pasi lodhesha nga shkrimet e leximet, e kisha bërë zakon të mbillja, prashitja, ujitja dhe krasitja bimë a pemë. Thirrjet ritmike që dëgjoheshin nga brenda shtëpisë, në drejtimin tim ishin: “Na grive me ujin, kushedi sa do të vijë fatura këtë muaj…”. Megjithatë, duke përfituar edhe si më i madhi në moshë, bëja një sy qorr e një vesh shurdh, vazhdoja sipas rradakes sime. Kënaqësinë më të madhe e ndjeja kur nxënës shkolle, apo qytetarë të zakonshëm të bllokut, ndaleshin dhe më kërkonin lejë për të bërë foto. (Më qejflitë e fotove qenkishin japonezët). Me humor, të rinjve u thoja të mos harronin t’i futnin shkrepjet në istagram.

Në atë sezon, lulet që kisha mbjellë, kishin shpërthyer me të gjithë ngjyrat dhe bukurinë e tyre, çifti indian përballë, erdhi e u ndal tek “fronti im i punës sime”.

- Na ndihmo edhe ne të mbjellim ca lule tek hyrja e shtëpisë, - m’u lutën të dy, në një zë, me një përulësi më të madhe se ajo e kinezëve.

- Me kënaqësi, nisemi, që tani, - u thashë - më pëlqen tej mase kjo që doni të bëni.

- Ta paguajmë punën, - tha e shoqja.

- Jo, e bëj vullnetarisht dhe me kënaqësi, - iu përgjegja shumë seriozisht.

U zunë ngushtë, ishin të papërgatitur dhe nuk e mendonin që do të tregohesha aq i gatshëm e bujar, por sidomos që nuk kërkoja shpërblim. “Ves” ky që na ka mbetur trashëgim nga koha e komunizmit.

- Nesër, - thanë - të pyesim edhe vajzat se çfarë mendimi kanë ato.

- Ok.

Të nesërmen që binte ditë e shtunë, u fanepsën përsëri. Familja ishte, në një mendje, në unison. I porosita që në portobagazhin e makinës të shtronin një fletë plastmasi. Nuk kishin. U huajta unë një nga të miat. As nuk pyetën pse duhej ajo fletë plastmasi. Dyqanin e luleve e kemi afër dhe ato ditë ai kishte bërë ca ulje, ishte në mes të sezonit të shitjeve. U rashë rrotull tezgave. Zgjodha lule me një çmim të arsyshëm dhe afatgjata. Mora edhe një thes pleh. Shtrova plastmasin dhe i vendosa të gjitha blerjet në portobagazh. Ata më ndiqnin syshqyer në 

çdo hap e lëvizje që bëja. U kthyem në shtëpinë e tyre. Mora veglat e mia dhe rrëmiha tokën nga të dy krahët e daljes së shtëpisë. Veçova barërat e këqia dhe baltën e bëra të hollë si miell. Ah, kjo tokë e begatë e Kanadasë, të ishte në vendin tim! E trazova baltën me pleh dhe bëra gati gropat për mbjellje. Ata më ndiqnin pa folur, gjithë sy e veshë dhe dukeshin të habitur, megjithse kjo nuk është ndonjë mjeshtëri kushediçë. Me sa dukej nuk ishin marrë kurrë me bujqësi. Para mbjelljes njoma gropat me ujë dhe futa fidanët duke matur distancat midis tyre. 

- Ke pasur mbjellë në vendin tënd? - më pyeti burri.

- Kurrë.

- Pse?

- Sepse kam jetuar në apartament.

- Po si e ke mësuar këtë mjeshtëri? - vazhdoi ai të pyesë.

- Nga interneti, kur kam mbërritur këtu në Kanada, çfarë nuk gjen në internet, jo vetëm si të mbjellësh lule e perime, por edhe si të ndërtosh një shtëpi nga e para.

- Si nuk na e kanë thënë vajzat tona këtë?! - pyeti gruaja.

- Se nuk i kemi pyetur, - ia priti i shoqi aty për aty.

Pas ca ditësh, lulet e tyre, pasi u rrënjëzuan mirë, morën hov dhe po harboheshin njëra pas tjetrës. Pastaj për habinë time varën kryet. Çfarë u kishte ndodhur? Ah, po, nuk dëgjuan këshillën time, por nga kënaqësia, apo zelli i tepërt, u shtuan ujitjen pa kursim. Lulet varën kryet si të zemëruara. “Na u sëmurën, syri i keq”, më tha afër veshit burri. Me sa duket ishte besimtar i thekur, ndoshta hindu. Buzëqesha dhe shkova të shoh, lucë e gjallë, kënetë. “Mos u hidh ujë çdo ditë, or mik, por njëherë në tri ditë, lëri të marrin frymë, po ua kalb rrënjët, sër Sid, janë delikate. Mos mendo se ti je më dorëlëshuar sesa unë me ujin”. Sidi më dëgjoi si një nxënës shkolle. Them se i binda të dy, sepse tundën disa herë kokën në shenjë miratimi. Ata i vështronin lulet plot dashuri, sikur të ishin fëmijë të tyre, u kishin hyrë në zemër. Numuronin gonxhet, petalet, u merrnin erë, dallonin aromat dhe për çdo ndryshim, plot kënaqësi, vinin e më tregonin me sy rrezëllitës.

Erdhi muaji qershor, me nxehtësi dielli, kur lulet janë në kulmin e vegjetacionit të tyre. Kurorat ishin të dendura, të kërleshura dhe toka e zezë nuk dukej poshtë tyre, ishte e mbuluar me gjethe jeshile, të errëta dhe petale gjithfarë ngjyrash.

- Tani duhet pleh kimik me kokërriza që të përmirësojë strukturën e tokës, - u sugjerova. Dhe nuk e bënë fjalën dysh. Të nesërmen blenë plot dy thasë, nga 8 kg secilin.

- Ah, ju keni marrë pleh kimik për një fermë të tërë, o derëbardhë. Duhen vetëm dy qese nga 350 gram. Shkoni i ktheni këta dy thasë. Ka rrezik të digjni lulet, më lejoni mua t’ua shpërndaj plehun.

- Po ne duhet të mësohemi vetë.

- Ok, fillimisht më ndiqni mua.

Treta plehun kimik në një ibrik me ujë, një me njëzetë njësi dhe ua shpërndava luleve, leh pas lehe.

- Kemi bërë një gabim - tha e shoqja - më mirë t’i kishim mbjellë domate e speca. Mbjell dot ti speca djegëse nga ato të Indisë?!

- E çfarë nuk mbjellin këta europianët, mendja prej këtyre ka dalë, gjithë shpikjet këta i kanë bërë - tha Sidi si më i ditur e më i lexuar sesa e shoqja. (Mua m’u bë zemra mal që edhe ne shqiptarëve na quajti europianë, pavarësisht që nuk na kanë futur ende në Bashkimin Europian).

- Posi jo, por perimet duhen mbjellë në kopësht të rrethuar, me sa di, ju nuk keni vend të tillë. Këtu, në anë të rrugës, siç keni ju pamjen ballore, nuk mbillen perime. Natën këtu kalojnë kafshë të egra, sidomos qelbësa dhe rakunë. Ata nuk ua varin luleve, ama perimeve po, për specat djegëse nuk jam i sigurt. 

Gruaja zuri hundët me dorë. Me sa duket iu kujtua era e padurueshme e qelbësave (skunks), ky mekanizëm perfekt, era e qelbur, për t’u mbrojtur ata nga kafshët e tjera agresive.

Pas disa ditësh sër Sidi, indianët para çdo emri mashkull vënë epitetin anglez sër, po vinte i qeshur drejt meje:

- Të lutem Sër, ktheje kokën dhe shiko mbi parvazin e derës sime, e sheh atë si zog të bardhë? - më pyeti.

- Po, e shoh.

- Është kamera me rezolucion të lartë, kap deri tek parkingu juaj. Diçka më këput lulet natën, kafshë apo njeri, do ta gjej.

Dhe unë që çdo ditë e pyesja me gjysmë humori, “gjete gjë, Sër?”. Një prej atyre ditëve u afrua si një gjuetar në pyll, duke parë djathtas e majtas. E paskishte seriozisht. E ndijeva se diçka të rëndësishme do më kumtonte. Uli zërin në maksimum, por sytë i rrotullonte nga të katër anët e horizontit.

- Kamerën ma ka marrë policia … Po të lutem, mos e bën fjalë me njeri tjetër, Sër, kisha kapur hajdutin që grabiti bankën këtu tek Pllaca, mbrapa. Dinaku-hajdut, makinën e kishte parkuar ngjitur me parkingut tuaj. Ka kontrolluar që aty nuk ka pasur kamera dhe vërtetë që ju nuk keni vënë kamera, por nuk dinte se unë e mbuloj edhe territorin tuaj. 

U habita. Siç mësova më vonë, kjo ishte e vërtetë. Filmimet e kameras së tij shërbyen si dëshmi në gjyq. Ishte një zezak që kishte vjedhur bankën e nivelit të dytë, tek Pllaca. E tradhëtoi targa e makinës që kishte fshehur në anën tonë.

E ja kështu, as i besohet të nesërmes dhe as planifikimmeve, ka të papritura kjo jallane. Në pranverën tjetër, anëmbanë globit ia grahu pandemia. Ndryshuam mënyrën e punës, të jetës, fqinjësinë, deri edhe mësimin në shkolla. Zoti Sid me të shoqen u mbyllën brenda shtëpisë së tyre dykatshe, sidomos zoti Sid. Pikërisht kur lulet u hynë aq shumë në qejf dhe kishin thurur dhjetra plane se ku e si t’i mbillnin ato, shteti doli me urdhëra të prerë. Shumë dyqanë u mbyllën, edhe ata të luleve. Jeta mbi të gjitha, jeta e njeriut është më e çmuar sesa ajo e luleve. Ngjeshur me maska pas fytyrës, shiheshim shumë rrallë dhe nga larg. Shteti udhëzonte të rrinim tre metra larg njëri-tjetrit, ne, për siguri, rrinim gjashtë, shtatë metra larg, ndoshta dhe do na duhej të flisnim me stilin shqiptar, majekrahut.

Nganjëherë, të shoqen e Sidit, unë e pyesja nga një anë e rrugës në tjetrën, se si është ai me shëndet.

- Ka fizik shumë delikat, është me probleme në mushkëri. E kam izoluar në katin e dytë, nuk ka çelës të hyjë e të dalë. Po u sëmur, na merr në qafë të gjithëve, - më përgjigjej ajo gati me lotë në sy.

- Po me ushqimin si ia bëni?

- Ia lëmë tek dera.

U kujtova se tek dera e tyre e jashtme, sipër parvazit, me shkronja të mëdha kapitale, është e shkruar “Kozmos”. Dhe siç pohon e shoqja, Sidi, që i ka gdhendur vetë ato shkronja me dorën e tij, tërbohet nga inati e ikën nga fiqiri po ia prishi kush. Tani ai ka punë vetëm me Kozmosin. 

Vras mendjen; kur e kam parë për herë të fundit? As më kujtohet si datë. Vetëm mbaj mend fytyrën e tij pa gjak, ngjyrë shtufi. Kam idenë se duhet të jetë para tre muajsh. Ishte pikërisht ai kur më kaloi në një kryqëzim, por nuk isha i sigurt nga që kishte në kokë një xhup me kapuç (hud). Me siguri, derisa e kam parë në rrugë, është hedhur nga dritarja. Ka shpëtuar nga izolimi. Nuk i fola se nuk isha i bindur. Tani ai më ndjek mua këmba-këmbës tek publikimet në facebook. Edhe pse nuk di shqip, punon me translate dhe komenton për të njëjtën gjë një herë, dy, tri, sa t’i dojë e bardha zemër. T’ia bllokoj?! Më vjen shumë keq për të, më dhimbset. Ende është i izoluar, tani jo prej pandemisë. Nuk është mirë prej sistemit nervor. Në azil nuk e çojnë dot sepse shërbimi kushton sa të gjitha rrogat e familjes. Kur shkoj tek shtëpia e tim biri, i bie rrotull, fare së prapthi, andej nga nuk më kap kamera e Sidit. Nuk duhet të më shikojë sepse i zgjohen kujtimet e kohës së para pandemisë dhe mund të hidhet nga dritarja. Nuk dua të bëhem shkas për ndonjë të pabërë. Tani as bëhet më fjalë për lule, por për KOZMOSIN, vetëm për Kozmosin.

Fund

Mississauga, 18 nëntor 2022

Tregim

Nga Avdulla Kënaçi

Monday, 14 November 2022

DY XIBUNË NGA DARDHA NË AMERIKË

“ Tradita nuk konsiston në ruajtjen e hirit, por në mbajtjen ndezur të zjarrit."
                                                                                                       Jean Jaures

nga: Fuat MEMELLI 

Boston, SHBA

I PARI PËR FËMIJË DHE…

Në gjurmët e këtij xibuni, rrashë rastësisht. Para një muaji e ca në Boston u organizua një festival (kështu i thonë këtu) por në fakt është një veprimtari argëtuese me valle, këngë, ushqime, pije, artikuj të ndryshëm për shitje, etj, ku njerëzit mblidhen e festojnë. (Festivale të tillë janë organizuar më shumë në Uster, pranë kishës shqiptare.) Te veprimtaria e Bostonit u takova me dardharen Sofika Glozheni (Papargjiri). Atë ditë Sofika më tha se stërmbesën e saj me moshë 5 vjeçare, prindërit e kishin veshur me xibun.

Robaqepsja duarartë
Nume Peçi

- Sa mirë, do t’i bëj një fotografi !- i thashë .

- Do ta sjell këtu bashkë me prindërit e saj, tha Sofika.

Pas disa minutash ajo mbriti me Anën dhe prindërit e saj. Pasi biseduam pak, i bëra fotografi Annës me prindërit , Angjelina dhe Joan Myzyri, si dhe me stërgjyshen Sofika. I mora pak të dhëna kalimthi por më vonë Angjelina, vajza e Sofikës, më dërgoi informacione më të plota. Dhe ja si është historia e xibunit dardhar që kishte veshur atë ditë Anna.

Këtë kostum e kishte qepur në vitin 1925, rrobaqepësja e shquar dardhare, Nume Peçi për mbesën e saj me emrin Athina, që atëherë ishte 8 vjet. Siç dihet Nume Peçi ka qënë rrobaqepësja e shquar e cila ka qepur sa e sa xibunë për vajzat dardhare. Tradita ishte që çdo vajzë kur martohej, duhet të kishte xibun.(Theksoj se xibuni ka qënë i përhapur edhe në fshatrat Sinicë e Dardhë të asaj zone.) Familja e ruajti me kujdes atë xibun , i cili lidhej me emrin e njeriut të tyre të dashur, Nume Peçit. Pas viteve ’90, mbesa e Numes, Elsa Gjino Peçi, erdhi në Amerikë nga i jati Pandi Peçi ( i biri i Numes) pasi ai kishte patur nënshtetësi amerikane. Kjo familje u vendos në qytetin e Usterit, që ndodhet një orë larg Bostonit.

Për mos i ngrënë “hakun” kësaj familje e cila është trashëgimtare e vërtetë e xibunit, fola në telefon me Elsën e cila më dha informacion më të plotë. Gjatë bisedës mësova se Elsa ishte gruaja e gjeneralit të shquar Vaskë Gjino, i cili pësoi fatin e keq nga Enver Hoxha, bashkë me disa  gjeneralë të tjerë të ushtrisë shqiptare. Por, le të kthehemi te xibuni. Elsa e mban mend fare mirë gjyshen e saj, Nume Peçi, për të cilën thotë se ishte shumë e lidhur me të dhe e deshte më shumë se nënën e vet. Numja duarartë e kishte qepur atë xibun për ,mbesën e saj, Athina Peçi ose motrën e Elsës. Krahas kostumeve që qepte për vajzat të cilat kur martoheshin duhet ta mernin xibunin në pajë, Numja qepte edhe rroba prej shajaku. Me kostumin e Numes u vesh edhe vajza e kryetarit të komunës së Dardhës, Qamil Quku, i cili ishte me origjinë nga Shkodra. Fotografia e vajzës së tij u bë kartolinë dhe shitej në Shqipëri. Elsa më tha se në familjen e Athinasë, motrës së saj në Tiranë (tashmë e ndarë nga jeta) ndodhet makina qepse e Numes. Solla kështu një “copëz” të vogël të historisë të xibunit për fëmijë që tani ndodhet në Uster. 

…I DYTI PËR GRA 

Një xibun për gra i sjellë nga Dardha, ndodhet në shtëpinë e Andrea Panit në Boston. Kostumin e kishte sjellë i ndjeri Sotir Pani, babai i Andreas e Vaskës si dhe miku im i veçantë. Xibuni ishte i nënës së Sotirit, Viqit. Edhe këtë xibun e ka qepur Nume Peçi. Andrea e ruan atë si një gjë të çmuar, ashtu siç ruan edhe dëshmi të tjera të  sjella nga baba i tij. Me nismën e Sotirit në kishën shqiptare Shën Trinia ku shërbente Mitropoliti i ndjerë, Ilia Ketri, disa vjet më parë u hap një ekspozitë me fotografi nga Shqipëria. Sotiri kishte sjellë foto të vajzave e grave dardhare me xibun, ndërsa unë  foto  të grave e vajzave sinicare po me xibun. 

Duke biseduar  me dardharin Vaskë Bruko i cili jeton në Amerikë e që është mjaft aktiv për veprimtaritë e dardharëve në Uster ( te ky qytet është një Dardhë e dytë) më tha se ngjyrat e xibunit janë zgjedhur bardh e zi, për të qënë të njëjta me ato të flamurit tonë, ndërsa bizhuteritë që duheshin si gjerdani, kapsat, etj, dardharët i kanë sjellë nga Austria.

Sinicaret me xibun para kishës së fshatit

Solla kështu disa copëza mbresash për dy xibunët e bërë në Dardhë gati 100 vjet më parë nga Nume Peçi e që emigrantët dardharë i kanë sjellë në Amerikë. Jam i bindur se edhe emigrantë të tjerë dardharë, do ta kenë marë këtë kostum aty ku jetojnë. Sa shumë fije i lidhin emigrantët me vendlindjet e tyre! Siç ka thënë një filozof ”qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit.” 

Sunday, 13 November 2022

GREKJA E BUKUR E BERATIT

Qyteti Beratit

nga: Leonard KOLANI
Berat 

Leonard KOLANI
Në vitin 1941 një tregëtar grek bënte tregëti me Beratin. Greku J, sa herë që vinte në Berat, merrte me vete edhe vajzën M, 18 vjeçe, që ishte shumë e bukur si Shën Maria e Kishës. Vajzës i pëlqente shumë Berati (Berati është për t’u pëlqyer) por, veç Beratit grekja dashuroi Th, një djalë king dhe inteligjent beratas. Grekja i thotë babait:  

 - “Unë dashuroj Th dhe dua të martohem me të. I ati nuk ja prishi zemrën vajzës dhe i tha: 

 - “Martou!” dhe ashtu u bë. Grekja e bukur e Beratit bëri një djalë, që ia vunë emrin Kozma. Çifti ishte shumë i lumtur, dashuria e tyre ishte e pashtershme, të dy kishin goditur në shenjë. 

Grekja e bukur e Beratit u sëmur për vdekje, por fati i saj, i ati ishte në Berat me punë në atë kohë dhe e merr vajzën dhe e çon urgjentisht në Athinë. Para se të ikte i thotë dhëndrrit: 

 - “Kozmanë e vogël një vjeç ta shikosh ti dhe nëna jote, sa të kthehet vajza”.

Sëmundja e grekes së bukur të Beratit vajti gjatë. Grekja e bukur e Beratit kur bëlbëzonte në agoni, thoshte: “Kozma, biri im, ku je që s’po të shikoj?” 

Ndodhi ajo që ndodhi, u mbyllën kufijtë. I ati i Kozmait, Th, filloi të pinte se e dashuronte marrëzisht greken e bukur, u mbyll në vetvete dhe përfundoi në psikiatri. Kozmanë e rriti gjyshja. (Gjyshet në shumicën e rasteve janë më të dhimbsura, se nëna se e kanë dopjo dashurinë).

Kozmai u rrit pa e parë nënën e tij, greken e bukur të Beratit dhe babanë.

Kozmai u shkollua në Berat, ishte djalë shumë i zgjuar. Nga gjyshja mori vesh që rridhte nga një familje e pasur në Athinë. Kozmai filloi të shprehë pakënaqësi për sistemin dhe “një ditë të bukur" e arrestojnë. Filloi drama. U dënua 10 vjet burg politik. Kur u arrestua Kozmai, Berati bëri një revoltë të heshtur dhe kur i pyesnin beratasit, thoshin: ”Ishte jetim lumadhi dhe çamarok, fjalën e fundit e thoshte në fillim”.

Grekja e bukur e Beratit nëpërmjet Ambasadës Greke vazhdimisht kërkonte të birin, Kozmanë, por asnjë përgjigje. Kozmai ishte tek shtatë penxheret.

Gjyshja nuk ju nda Kozmait, e ndiqte në burg me trasta, për ta nxjerrë nipin gjallë, se djali, Th, i vdiq në psikiatri. Grekja e bukur e Beratit, gjersa nuk mori përgjigje, e dinte djalin të vdekur.

Kur erdhi kjo, e ashtuquajtura demokraci pas vitit ’90-të, Kozmai doli nga burgu dhe u gëzua shumë që gjeti gjyshen gjallë. Në burg Kozmai mësoi mirë greqisht. Burgjet politike kanë qenë “shkolla” më vete, sa i takon mësimit të gjuhëve të huaja.

Kozmai i mori leje gjyshes që të vente emigrant në Greqi, mori pëlqimin e saj dhe i puthi duart gjyshes para se të ikte. Mbriti në Athinë, si gjithë shqiptarët. Për të kërkuar punë dilte në Omonia, vëndi ku vinin pronarët grekë dhe i merrnin për punë. Vjen një pronar grek dhe në gjithë atë turmë zgjedh Kozmanë. (Emigracioni do dhe pak fat).

Kozmai filloi punë, ai ishte shumë punëtor, kishte punuar në burg pa para, tani në Athinë po merrte dhrahmi. Pronari grek pas ca kohe, si e pa që Kozmai ishte punëtor dhe zotëri si njeri, një ditë i thotë: 

 - “Kozma, sot do vemi me makinën time në një restorant jashtë Athinës, të hamë darkë bashkë”. 

Pronari Grek ishte zotëri. Gjatë darkës pronari grek e pyet se çfarë familjeje kishte Kozmai në Shqipëri. Kozmai i tregoi historinë e jetës tij. Pronari grek u trondit, por nuk e dha veten dhe gjithë këtë histori të dhimbshme që dëgjoi, e kaloj me humor. Pas dy muajsh pronari grek i jep një adresë Kozmait dhe i thotë: “Kozma, kjo është adresa e nënës tënde” ... Kozmai e përqafoi pronarin dhe filloi të qajë. Bashkë me Kozmanë po qante dhe vetë pronari grek. 

Të nesërmen Kozmai, me adresën që i dha pronari, mbrin në një vilë dhe i bie ziles së derës. Hapet dera dhe në të shfaqet një vajzë shumë e bukur që e pyet Kozmanë: 

-       “Çfarë kërkoni zotëri?” Kozmai i tha: 

-       “Kërkoj Marien, se është nëna ime” ... Vajza lëshoi një britmë të llahtarshme: 

-       “Mama, erdhi vëllai, Kozmai” ... E ëma nga thellësia e dhomës si në agoni, belbëzonte:

-       “Kozma, biri im, ku je, të kam në shtëpi dhe s’po të shikoj akoma” ...

Këto drama i kemi lexuar e parë nëpër filma mijëra herë. Kozmai gjeti dy motra në Athinë. Ato nga gëzimi po luanin në kurizin e të vëllait dhe i thanë: 

-       “Vëlla, ne i luteshim mamasë të na bënte një vëlla, kur ja, vëllanë na e pruri Perëndia në shtëpi” ... Maria, grekja e bukur e Beratit, me të qeshur u thoshte vajzave:

-       “Lereni, se i zutë frymën çunit, çfarë bëni kështu?”

Kozmai i tha së ëmës, grekes së bukur të Beratit:

 - “Heroina e jetës sime është gjyshja dhe sa të jetë gjallë ajo, do jetojë me mua”. 

Maria i tha: 

 - “Kozma, biri im, me këto që më tregove, unë e dua gjyshen tënde më shumë se ty”.

    *********

Shënim: 

 Shkëputur nga libri në proçes botimi “Esse midis dy botëve”,  i Leonard Kolanit. Redaktor Spiro Xhavara.

Tuesday, 1 November 2022

TAKIM NDËRKOMBËTAR PËR BIODIVERSITETIN DHE MJEDISIN

 Shkup. Maqedonia e Veriut, 27-29 Tetor, 2022

nga:  Enver ISUFI

Instituti i Bujqësisë Biologjike, 

Durrës

Në këto data në kryeqytetin e Maqedonië së Veriut u zhvillua takimi i radhës Biodiversiteti dhe Shërbimet për Ekosistemet, IPBES (Biodiversity and Ecosystem Services) 

Cfar është IPBES ? 

Është trupë ndërkombëtare ndërqeveritare dhe e pa varur, e cila përpunon platformat e politikave shkencore dhe politike të mirëmenaxhimit të Biodiversitetit dhe përpunon llojet e shhërbimeve në mbrojtje të tij. Shqipëria është anëtare në këtë forum dhe mer pjesë në shkëmbimin e përvojave që vijnë nga vendi jonë.

Në Shqipëri ka një rrjet specialistësh që kanë lidhje me këtë forum dhe herëpas-here përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fushë. Duhet thënë se ende ky rrjet nuk është i mirë organizuar, dhe Shqipëria shpesh mungon në këto takime. Në takimin e ngjashëm që u zhvillua në Sarajevë në vitin 2017 nga Shqipëria (Universiteti Bujqësor, Ministria Mjedisitr dhe Organizatat jo qeveritare (OJQ) ishim 6 vetë. Këtë vit vetëm unë. Pra na duhen më shumë pjesmarje në këto forume.

Mua mu kërkua se cfar do të referoja nga Shqipëria. 

Mendova të referoj dy tema, të cilët mendoja se do të tërhiqnin vëmendjen.Në fakt kështu ndodhi. Temat u vlerësuan shumë dhe lanë gjurmë tek pjesmarësit. Unë u propozova të referoja i fundit në 10 prezantimet që u paraqitën dhe kështu u bë.

Temat që referona ishin:

TEMA E PARË:

” NJË BANKË GJENETIKE NË ZONAT RURALE, NË MBROJTJE TË BURIMEVE GJENETIKE VENDËSE”

Kjo temë pasqyroj përvojën e Shkollës së Mesme Bujqësore “Ndre Mkjeda “ Bushat, Shkodër, e cila në bashkëpunim me shqoqatën COSPE, e cila prej 25 viteve zbaton në zonën e Nënshkodrës projekte të zhvillimit bujqësor dhe rural.

Ky shembull u konsiderua shumë i dobishëm, jo vetëm për vlerat e biodiversitetit të aplikuar, por edhe për faktin se kjo bankë është ngritur në zonat rurale, brenda mjediseve të një shkolle bujqësore, dhe me pjesmarjen e rinisë së zonave rurale.

TEMA E DYTË:

”BETEJA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E LUMIT VJOSA NGA NDËRTIMET E HIDROCENTRALEVE TË VOGËL PËRGJATË RRJEDHËS SË TIJ”

Ky prezentim pasqyroi punën e madhë gati dhjetëvjecare të shoqërisë civile, institucioneve shkencore, pushtetit lokal si dhe institucioneve ndërkombëtare në mbrojtje të këtij lumi, i cili konsiderohet si 

“I VETMI LUM I EGËR NË EUROPË,ENDE I PA SHQETËSUAR NGA DORA E NJERIUT”

Interesimi i veçatë kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi mbrojtjen e lumit VJOSA lidhet me faktin se ky lum ka mbetur i vetëm si dëshmues i zhvillimit të faunës dhe florës në natyralitetin e saj. Në këtë prezantim i vlerësua edhe Qeveria Shqiptare, e cila, korigjoi si gabimet e veta, ashtu edhe gabimet e qeverive të mëpërshme shqiptare. 

Ky lum prej 272 km buron nga mallet Pindi në teritorin e Grqisë (80 km) dhe 192 km në teritorin e Shqipërisë. Derdhja e tij në detin Adriatik ka edhe një vlerë tjetër shtesë. Ujrat e Vjosës kalojnë nëpër Lagunën e Nartës, Vlorë.

Ky prezantim u shoqërua me një “UAUUU” të madhe. Në fund të prezantimin menaxhimi i këtij seminari, drejtori i Institutit për Biodiversitetin në Gjermani zoti Axel Paulsch tha: ”Mbase tëkimin tjetër e zhvillojmë në Shqipëri, të njohim nga afër më këtë lum magjik. Ky prezantim shtoi ai, ishte një mbyllje spektakolare e këtij takimi ndërkombëtarë, pikrisht njohja me historinë e suksesit në mbrojte të lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, përgjatë rrjedhës së tij.

Pjsmarësëve u shpërndava disa video në gjuhën shqipe, anglisht dhe gjermanisht.

Me këtë rast falenderoj të gjithë aktivistët, personalitetet shkencore dhe politike ,brenda dhe jasht vendit për kontributin e madh në këtë histori të suksesëshme, duke demonstruar para botës edhe kulturën shqiptare për biodiversitetin dhe mjedisin në përgjithësi.

Prezantimi im ishte pikërisht për të respektuar punën e tyre.

Shënim: Kush ka dëshirë ti ketë këto dy prezantime në gjuhën agnleze, le të më sjelli adresën e (e tij / të saj) të E-mailit.

Enver Isufi. Instituti i Bujqësisë Biologjike, Durrës

Sunday, 9 October 2022

NEXHMIE ZAIMI, GAZETARJA NGA LIBOHOVA ME FAME BOTERORE

"Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. " 

Përgatiti : Bexhet ÇOBANI

Gjirokastër

Nexhmie ZAIMI

Nexhmie Zaimi ka lindur në Libohovë, Shqipëri më 14 maj 1917,vdiq më 18 prill 2003 në Santa Barbara, Kaliforni) ishte një autore dhe gazetare shqiptare e njohur amerikane

Në Shqipëri, kur Nexhmie Zaimi ishte dymbëdhjetë e gjysmë, babai i saj e vizitoi në dhomën e saj të gjumit dhe vazhdoi t’i thoshte se ajo do të duhej të fillonte të mbante vello sa herë që dilte nga shtëpia. Kur ai i dha asaj vellon, pa thënë asnjë fjalë, ajo hapi dritaren dhe hodhi shallin në çatinë e fqinjëve, ku qëndroi për disa ditë. Babai i saj, i zemëruar, e quajti atë një "dhi të egër", ekuivalente me djemtë e vegjël në Shqipëri dhe u largua nga dhoma. Ky akt rebel do t'i jepte tonin jetës së rritur të Zaimit. 

Nexhmie ishte një nga gjashtë vajzat e para (së bashku me vëllain e saj Mehmetin) që ndoqën shkollën e mesme në Shqipëri, të drejtuar nga misionarët presbiterianë amerikanë. Ndërsa ishte një adoleshente në Shqipëri, familja e saj tradicionale u përpoq ta detyronte atë të martohej. Ajo iku nga Shqipëria dhe u bë femra e parë nga Shqipëria që arriti një arsim të lartë në Kolegjin Wellesley. Ajo jetoi me punonjësen e ndihmës Florence Spencer Duryea dhe së shpejti u bë qytetare amerikane.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Nexhmija shkoi në Itali, ku punoi për disa vjet, duke ndihmuar shqiptarët dhe refugjatët e tjerë, të cilët kishin emigruar në Itali. Ajo kaloi disa kohë në Kalabri duke investiguar historinë e shqiptarëve arbëreshë dhe dialektin e tyre të shqipes mesjetare. Pikërisht për punën me refugjatët dhe kontributet e jashtëzakonshme që ofroi në ndihmë të tyre, Nexhmija u bë “Comandatoressa della Coronna d’Italia”, që do të thotë “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë” dhe iu dha një nga medaljet italiane më të larta. Për vitet kur ajo ka shërbyer në atë zonë ajo ka lënë edhe shumë shënime, në të cilat ka regjistruar kronikën e plotë të aktivitetit të saj në Itali pas Luftës së Dytë Botërore. 

Ndërsa ndiqte Shkollën Pasuniversitare të Gazetarisë të Universitetit Columbia në New York City, ajo u martua me Henry M. Margolis, një avokat dhe biznesmen, në vitet 1940. Ata u divorcuan në fillim të viteve 1950. Ajo kishte një djalë, shkrimtarin Eric Margolis. Në vitin 1938, libri i saj autobiografik Vajza e Shqiponjës u botua dhe u bë libri me i shitur nr Amerike. 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo punoi për Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS) (paraardhëse e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës). Pas luftës, ajo mori një rol shumë aktiv në çështjet shqiptaro-amerikane, duke u bërë presidente e Shoqatës Pan Shqiptare, Vatra. Ajo ndihmoi emigrantët shqiptarë dhe ndihmoi mbajtjen e familjes së saj në Shqipëri.

Në fillim të viteve 1950, ajo ishte një nga gazetaret e para amerikane që raportoi nga Lindja e Mesme. Ajo intervistoi udhëheqësin e Egjiptit, Gamal Abdel Nasser, Anwar Sadat dhe mbretin Jordan të Huseinit. Ajo ishte gjithashtu një nga gazetaret e para që shkroi dhe ligjëroi gjerësisht për refugjatët palestinezë, gjendja e të cilëve ishte praktikisht e panjohur në atë kohë në Shtetet e Bashkuara. Ajo i dorëzoi një studim Departamentit Amerikan të Shtetit në të cilin paralajmëroi se nëse problemi i refugjatëve palestinezë nuk zgjidhet, ai do të shpërthejë në fytyrën e Amerikës në pesëdhjetë vjet.  Karriera e saj e transmetimit dhe e të folurit u ndërpre pasi gazetat për të cilat ajo shkroi u ushtruan presion për të hequr dorë nga shkrimi i saj dhe kërcënime të vazhdueshme u bënë kundër jetës së saj dhe djalit të saj të vogël.

Teksa do të përcillte për në median amerikane intervistën e plotë me mbretin e Jordanisë, Nexhmije Zaimi do të hidhte në bllokun e saj të shënimeve edhe mbresat nga takimi i parë me kreun e këtij vendi arab. “U mirëkuptova me të që në çastet e para”, do të shkruante gazetarja shqiptare. “Ishte i mirësjellshëm në bashkëbisedim dhe herë pas here gjërat që i vlerësonte të rëndësishme, i përsëriste dy herë, me qëllim që mesazhi i tyre të shkonte i plotë dhe pa mëdyshje te lexuesi i thjeshtë”. Në vazhdim të kujtimeve nga biseda me mbretin Hussein, Nexhmije Zaimi nënvizon edhe një detaj që ka të bëjë me çastet e ndarjes me të.

“Kur e përfunduam intervistën, mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror. Madje vuri në dukje se kishte rezervuar një surprizë për mua, gazetaren shqiptare që kisha shkuar nga larg për opinionin e tij. Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima.

Gjatë kësaj periudhe, zonja Zaimi ra me glaukomë të rëndë dhe sëmundje të tjera të syve që e gjymtuan dhe e penguan atë të shkruante një libër tjetër. Ajo punoi për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke përkthyer në Gjykatat Penale të Nju Jorkut, dhe duke u angazhuar në aktivitete të komunitetit dhe duke ndihmuar refugjatët e luftës në Evropë. Ajo gjithashtu jetoi për periudha në Paris, Romë, Gjenevë dhe Kajro. Ajo ishte një zë i fortë në SHBA kundër regjimit komunist të Shqipërisë. Shtëpia e saj në Manhattan ishte e mbushur vazhdimisht me gazetarë, artistë, shkrimtarë, diplomatë, personel të OKB -së dhe vizitorë nga Evropa dhe Lindja e Mesme. 

Për shkak të fillimit të verbërisë, Nexhmie Zaimi me dëshirë u largua nga Nju Jorku në vitet 1980 dhe u transferua në një komunitet pensioni në Santa Barbara, Kaliforni. Në fund të viteve '80, ajo mori kujdesin për tre fëmijë nga Kosova të cilët ishin plagosur rëndë nga aksidenti në një sulm ajror të NATO -s. Ajo vazhdoi të shkruante librin e saj të dytë deri në vdekjen e saj. Duke mbetur krenare dhe sfiduese deri në fund, në 2003, trupi i saj më në fund u dorëzua.

Lidhjet e Nexhmies me familjen e saj në Tiranë ishin gjithmonë shumë të ngushta. Ajo nuk i takoi ata për dekada, por kujtimi për Shqipërinë dhe dashuria e saj për familjen mbetën gjithmonë shumë të forta. Ajo vuante vazhdimisht nga frika se mos familjarët e saj arrestoheshin dhe torturoheshin, apo edhe vriteshin nga sigurimi i shtetit, veçanërisht kur ajo u bë e famshme në çështjet politike shqiptare në SHBA. Në mjaft nga analizat e saj në median amerikane, duke filluar nga “CNN”, ajo, duke promovuar vlerat më të mira të shqiptarëve, fshikullonte me forcë regjimin komunist të vendosur në Shqipëri menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk i shkëputi për asnjë çast lidhjet e saj me vendlindjen dhe kudo u krenua me faktin që ishte shqiptare.

Në fund të viteve 1940, 1950 dhe 1960 Nexhmia përpiqej ta shpëtonte familjen e saj nga uria, duke dërguar ngarkesa të rregullta me ushqime dhe veshmbathje. Kështu ndodhi edhe në kohën kur ajo kishte pak të holla pas divorcit në vitin 1949. Familja e saj në Tiranë u deklarua “Armike e popullit” nga komunistët, vetëm pse të afërmit e saj kishin ndjekur shkollën amerikane. Gjendjen e tyre politike e rëndonte ndërkohë fakti që Nexhmija dhe vëllai i saj, Muhameti kishin shërbyer disa kohë si përkthyes për ambasadën britanike në Tiranë. Angazhimi i saj si një nga gazetaret me emër të medias perëndimore, e bënin edhe më të rëndë pozicionin e familjarëve të saj në Tiranë.

Ajo vizitoi shqiperine dy herë: herën e parë në 1939 dhe herën e dytë në 1986 kur u përjashtua si persona non-grata nga autoritetet komuniste. Në Shqipëri dhe Nju Jork, ajo ishte e njohur gjerësisht si "Zonja e Parë e Shqipërisë". Italia e kishte bërë atë një "Komandante Kalorëse të Kurorës së Italisë".

Pergatiti: Bexhet ÇOBANI