nga: Vasil MUKA
Tiranë
![]() |
| Vasil MUKA |
Bënim gara kush ta gjente i pari:
Uaa kjo është zhurma e makinave Gaz 51 të NTAN-it (Ndërrmarja Tregëtare e
Artikujve të Ndryshëm, dikur NTLAP e dikur NTSHAP)- thoshte Panua, vëllai im. –
Jo- i përgjigjesha unë- është e Zukut të Vaso Buzaçit (Llavdanitit) ose Jo mo,
- ç’ja fut qorres, është e Gazit 69 të Degës të Josif Kanos. Hajde, hajde ja
fut si kali ... Kjo është zhurma e zjarrëfikses së Arshi Erindit mo. Futja
p..... duhet të jetë e druve të Lulit mo gaz. Po, po futja katundit : Ajo është
e Zisit të Mitro Delijorgjit të komunales. Jo po ja ke fut si kau... kjo është
e autobuzit të sportit e Muzafer Pumos mo. E kështu vazhdonim ditën e mbrëmjeve
që dallonim dritat e satave (autobuzave) deri tutje në Mashkullorë e thoshim, o
burra dilni te Sheshi me vrap se erdhi sata e Tiranës.
Dëgjonim e dallonim zhurmat e ërrr me vrap te dyqani te Pasha Kauri te Tili, se erdhi qumështi me Zini Kalen, a o burra vrap se iku rradha te Lumja e Sofija në Pllakë se erdhën zarzavatet me Bari Sulejmanin. E kështu vazhdonte jeta me zhurmat e rralla të makinave e me rradhët në dyqane.
I njihnim ato dhe nga pamja e jashtme. Ja një ndodhi kur isha mësues në një fshat të thellë të Pukës, në Mëzi. Pamë nga larg një makinë gati 5 km, por që rruga ishte me kthesa e dukej afër. Është Gazi i duhan – cigareve të Gjirokastrës, thamë me Ladin shokun tim. Qëndruam dhe pritëm kur u shfaq në malore Gazi. Me të vërtetë ishte me targa të Gjirokastrës, të cilat dalloheshin nga larg nga mënyra e të shkruarit. Ja bëmë me dorë e shoferi ndaloi para këmbëve tona. E përshëndetëm e na njohu menjëherë nga gjuha gjirokastriçe. – Po ç’bëni këtu mor të zezë? Si ju ka lënë familja këtu prapa diellit, mo. I tregova kush ishim, familjet tona, që i njihte, e zbriti nga makina e na dha nga një pako me cigare Partizani. S’kam ç’tju jap tjetër- tha. Ndenjëm një copë herë e u përshëndetëm. Ishte nga Dropulli.
Neise le të kthehemi te makinat e
shoferat e tyre:
Ja, në NTAN qenë : Kaman Spore, Zini Kale, Jorgo Kuçi, Jani Dono, Bari Sulejmani me Gaz 51, Mironi... Këta binin mishin, kokë e paça në ca kazanë të mëdhenj prej pafilleje xingato, në kason druri binin bukën ose shtronin në shesh çarçafë humahije, që qenë rifuxho e i hidhnin e i pritnin sikur qenë pjepra, fruta e zarzavatet i binin në arka a kofina. Vasil Naçi, Vaso Buzaçi, Vilson Berberi, Miroshi e Peço Zerva me Zuk, binin qumështin, kosin e gjalpin me ca arka metalike të qelbura, siç qenë dhe ato të vajit. Mekanikët e ofiçinës qenë sipër te SHËNUMI, Arben Rustemi e Bedri Jaupi me në krye Spiro Biçunin.
Në komunale qenë Mitro Delijorgji ‘’Hero i Punës Socialiste’’ që punonte në 1970 për 1980, realizonte planin para afatit me zis, transportonte gurë e zhavorr rërë etj. Ju merrte shpirtin punëtorëve Janaqit e Josifit. Koço Çami me Gaz transportonte dhe gërqere, Ladi Lala, Lipe Konomi e Shune Devolli transportonin drutë e zjarrit, të holla për kut e pingël e të njoma që të krente timi sitë. Ishin dhe Gëzim Salia e Bujar Mezini, Asim Rondo e Siri Shehu si dhe Ramo Mene me zuk që shpinte në vasilikua të vdekurit.
Te zjarrfikset qenë Arshi Erindi e
Rakip Luke, Selman Rexha e Nuri Berberi si dhe Elmaz Bozdo. Kur binte zjarr vu
e në vend, s’kishin takat të shkretat maqina, kot u binin dhe sirenave se mos
kish trafik atëhernaj. Mezi ngjiteshin në të përpjeta.
Në Degën e Punëve të Brendshme ishin me Gaz 51, të famshmit Gazi i Degës që tromakseshin mileti se çokë o të karfoste e o ta sirgjinoste në hapsanë te Shtatë penxheret, t’i hidhte hekurat e byzylikët. Shofera qenë: Josif Kane e Vilson Çuçi, Mersin lluri e Masar Bebeçi, Vangjel Ruci... Suloti për Dropullin e Petrit... O Zot sa frikë kishim nga këto maqina.
Në Komitetin e Partisë qenë : Galo
Mene e Turabi Bixhaku me Vollga, Dasho Hoxha e Safet Selfo, Pëllumb Xhemali e
Qëndrim Jorgji me xhipa Xingfu. Këta qenë kanakarë e ca punuan me Albania
jashtë shtetit me eksport-import.
Në Komitetin Ekzekutiv qenë Shpëtim
Poshi (Bebi) e Malo Xarba me Aro, Kujtim Hoxha e Shpëtim Caca, më parë dhe Veip
Jupi me Telo Mezinin Kryetar.
Po ambulancat mo me Foto Kserën e
Sali Puton, Qazim Tuqin e Sali Gaganin, Kushtrim Çelën e Ladi Balën, Vangjel
Kserën e Koço Shundrin, Velo Hysin e Qiriako Burllimën, që rrinin ca te spitali
e ca te ambulanca në Hazmurat.
Në D.SH.SH qe Llaqi Korja, e më parë qe Koço Papazisi me maqinën me timon anapolla që luajti te filmi ‘’Ngallënjim mbi vdekjen’’
Te Riparim Shërbimet qe Toxhi Hasani me zuk, Ivan Asqeriu e Jorgo ... qenë të filmit lëvizës për fshatrat.
Taninaj o të vemi te Sporti ku qe
Hasan Tushe i Zuçes e Muzafer Pumo, si dhe Niko Zisi me satë të vogël.
Në Teatër qe Rakip Çuberi me një satë të vogël të Shkodrës e në Arsim, Luan Loloçi me gaz 51 me lloj - lloj meselera e gallata.
Në Bankë qe Hamiti..., Berti Zhapa e Pëllumb Mera.
Taninaj o të hidhemi mëtëposhtë nga
ndërrmarjet sa të mbajmë mend : Tasim Shameti e Kostandin Qirko me zisa qenë në
Përpunim Druri si dhe Vangjel Shtaka me një Skodë.
Shahin Mezini qe në Grumbullim e në NTSh (Shitblerje) qenë Nasho Millo e Vasil Praso, Koçi Lula i lagjes time e Gaqe Kaftani, Lame Thimjo nga Derviciani i Lenos.
Në Gjeologji qenë Lame Vangjeli e Niko Kalca me mikrobuz ngjyrë bari e Aseni Veliu e Prole Çenko me gaz e Zis, si dhe Fadil Husi me bç kineze. Seç kishin dhe një Karpat.
O na mbeti NSHN ...
Në Spedicion, e dini ç’qe ? Rrinin maqinat në gatishmëri dhe çdo ndërrmarje çonte kërkesë për transport mallrash e merrnin këto makina e shpërndanin në rrethe e binin të tjera gjer. Nuk mund të lëviznin bosh, ishin këtu Yllo Bashari e Pëllumb Kaso, Arqile Luzi e Bashkim...
Po në Ushtri te Divizioni që qenë
Margo Qirkua apo s’e mbante makinën sikur qe veturë, me tasa që llamburitnin e
pasqyra ngado me drita e bori lakukaraça, me lloj - lloj xhingla e mingla,
Petrit Kasua që ishin heronj sidomos në kohën e transportit të elementëve të
qendrave të zjarrit, në Bureto, rrugë e pa rrugë. Djali i madh i Zuçes qe
shofer i komandantit me Varshavë në ushtri, seç ishte dhe një nga Varoshi...
Pelo Tushaj qe me bç kineze.
Në Turizëm : Jorgo Kuçi e Teki Sinua me gaz 69. Njëherë maqina e turizmit vate të shpinte pjato, supjera, lugë, e pirunë se o të shtronej një darkë për të mëdhenjtë e vendit. Mezi shinte nga pasqirat se ecte njetro, kur sa hipi mbi urën e drunjtë te kanali, bram u thien trenjtë e mbeti maqinë qosura me bithë përpjetë. Shiqir që nuk u gremis fare në kanal se o të qe bënë nonjë hata. Ama vanë pjatot e serviçiot u bënë copa e thërrime. Si ato punëra.
Në Fermë, Ndërrmrja Bujqësore ‘’Muzafer Asqeri’’, që i kish zirat te Xhemaliu, nën Postobllokq qenë Petrit Rapi që punonte dhe në Pulari, në Kordhocë me zuk dhe...
Jeta qe e bukur mes shoferave që
mbanin gjallë qytetin e jetën në ato vite. Ishte zanat i preferuar dhe s' e
mirrje kollaj patentën,, do bëje 6 muaj kurs në ushtri si paraushtarak te Llaqi
Bashari...
Shtoni taninaj të tjerë emra, ju kam rixhanë mo gaz.
marrë nga FB


No comments:
Post a Comment