Tuesday 7 May 2024

KISHA E SHËN GJERGJIT NË FSHATIN SELCKË, GJIROKASTËR



 Përgatiti : Koço MOSKO 

Boston , MA- SHBA


Rrugës Gjirokastër- Poliçan, në afërsi të Shpellës së Dallëndyshes, aty ku ndahet kufiri midis fshatrave Selckë e Stegopul,  ende ndodhen rrënojat e një Kishe te vogël  që fshati dhe fshatrat përrreth e njohin si Kisha e Shën Gjergjit.  Kjo Kishë nuk dihet se sa e vjetër është.  Kur është ndërtuar? Sigurisht duhet të jetë ndërtuar para ardhjes së osmanëve. Ndoshta që me Kishën e Labovës  së Kryqit, gjat periudhë së Justinianit të Madh (482-565).  Unë e mbaj mend këtë Kishë, por u prish gjat viteve 1990 nga kërkuesit illegalë të floririt. 

 

Rrënojat e Kishës së Shën Gjergjit në Grykën e Selckës.

Në afërsi të Kishës   ndodhen dhe rrënojat e një fshati të vogël që nuk i dihet emri. Ndoshta dhe fshati e kishte emrin Shën Gjergji, se vendi ashtu e ka marrë emrin.  Fshati thuhet se ishte që nga lashtësia dhe aty bëhej tregeti e lëkurëve për gjithë Jugun e Shqipërisë. Me okupimin Osman, ose me dyndjet sllave e barbare fshati u shpërngul. Disa familje shkuan në Selckë e disa të tjera në Stegopul. Ky vend tani e ka marrë emrin “Ferrë” sepse mbinë ferrat  pas abadonimit të fshatit nga banorët. 

 

Ngjitur me Kishen e Shën Gjergjit ndodhen dhe rrënojat e një ngrehine të një  garnizoni ushtrak, karakoll turk të periudhës osmane. Fshati këtë vend e quan “Tabor”. Ky garnizon duhet të jetë vendosur me okupimin Osman, për të  kontrolluar Grykën e Selckës nga hajdutët.  Një garnizon i tillë  ishte dhe ne dalje të Grykës Selckës, pesë, gjashtë kilometra më tutje ,  nga ana e Poliçanit.  Ndoshta këto garnizone kanë funksjonuar edhe gjat Perandorisë Bizantine.  Interesante është se gjat sundimit Osman kanë funksjonuar të dyja, si Kisha dhe karakolli turk. Në Kishë kryheshin ritet fetare nga banorët vendas si dhe garnizoni ushtarak turk, karakolli  kryente detyrat ushtarake. Këto ngrehina pasqyrohen në të gjitha hartat e kohës.

 

Në këtë vend nuk janë kryer studime  arkeologjike si dhe studime nga teologët. Për mendimin tim duhen të kryhen studimet, si dhe të ndërtohen si Kisha ashtu dhe karakolli turk, siç kanë qenë. Këto përbëjnë vlera të padiskutueshme historike kombëtare si dhe do shërbejë një vend tërheqës për turistat, vendas e të huaj. Aty afër ndodhet dhe Ujvara e Selckës.  

No comments:

Post a Comment