Sunday 3 February 2019

Mikrotoponime në fshatin Selckë, Gjirokastër.


            Toponimet, ose mikrotoponimet përbëjnë  vlera të çmuara historike, arkeollogjike, gjeografike, gjuhësore si dhe hedhin dritë mbi lëvizjen e njerëzve. Në fshatin Selckë çdo njera arë ose grup arash, nëpërmjet emërit që mban tregon një histori që ka ndodhur në fshat, madje dhe qasje rreth kohës kur ka ndodhur kjo histori. Fshatarët këto emëra i kanë transmetuar fanatikisht brez pas brezi për të treguar historinë e fshatit të tyre të pa shkruar, por e ruajtur fort, gojë më gojë në mbrojtje të indetitetit dhe lashtësisë tyre në këto troje.

            Toponimet apo historia nuk është fushë e studimeve të mia. Natyrisht që këto kërkojnë një studim të thelluar profesjonal mbi baza shkencore. Në paraqitjen më poshtë të këtyre toponimeve, qëllim im është pasqyrimi i tyre. Kam thënë atë çka di  rreth tyre,  çfar thuhet, çfar kam dëgjuar apo lexuar. Në ndonjë rast kam bërë dhe disa sqarime e hamendësime të bazuar ne njofjet e mia dhe vend ndodhjen, shtrirjen e tyre gjeografike. 
Në fund  duke qenë specjalist bujqësie kam dhënë ndonjë mendim se si mund të jetë e ardhmja e tyre. Nuk mendoj se i di, apo i kam thënë të gjitha, kushdo mund të shtojë e të përmirësoje nga eksperienca e tij. Specjalistave të fushave përkatëse si historjanë, arkeologë, gjuhetarë e të tjerë, ndoshta ndonjëherë do t’u duhen për të bërë studime më të thelluara  rreth këtyre mikrotoponimeve pasi mendoj se janë me interes për historinë e Trojeve Shqiptare. 
1). MARA(Marat):  
            Arat në Mara ndodhen në shpatin e malit Lunxhërisë që ngrihet mbi fshat. Origjina e këtij toponimi apo emëri që ato mbajnë, kemi shume arsye dhe bindje të themi se është krijuar që herët nga fjalët Më-Ara.  Në qoftë se edhe sot pyet  ndonjë banor të fshatit Selckë:
- Ç’janë Marat, apo Panjat,- ai pa u menduar gjatë të përgjigjet:
- Kanë qenë dikur ara, dhe mbilleshin me drithëra nga të parët.
Të parët, ata që janë shtërguar ti bëjnë dhe ti selitin këto ara, dëndur kanë thënë midis tyre:
- Do të shkojmë më/në ara, - dhe kështu u mbeti emëri Mara.  Unë mendoj se e veçanta këtu qëndron se kur mbilleshin këto ara (Marat), arat e tjera duhet të jenë lënë djer për shkat  të luftrave dhe barbarizmave të ushtrive te huaja. Ndoshta dhe emëri Marë i përhapur në Shqipërinë e Veriut kështu e ka zanafillën, një vajzë që ka lindur Më-Arë, siç kemi emërin Arlinda.
            Formimi i këtij toponimi(Mara), i parë nga pikpamja gjuhësore tregon se është jo dhe shume i lashtë, i krahasuar me dat-formimin e tyre. Këtë emër, duhen ta kenë marë kur ushtritë okupuese  barbare e kishin rrugë kalimi Grykën e Selckës dhe dihen nga historia të bëmat dhe  barbarizmat e tyre. Të paktën, këto ara, duhet të kenë marë emërin që kanë sot  500-600 vjet më parë, kur vend banimi në Grykë, Manastire, është shpërngulur në vendin ku është sot fshati Selckë, çka do të thotë në fillimet e dyndjeve të ushtrive Osmane në Ballkan. Gjithësesi nuk mund që të heqësh dyshimet se këto ara mund të kene egzistuar përtej kësaj date, pasi në fshat gjënden rënoja që tregojnë për një banim më të hershëm. Datë formimin e tyre mund ta kenë që në dydjet e para barbare në Iliri, ose pse jo edhe nga barbarizmat romake, pas vdekjes Pirros së Epirit. Gjat kësaj periudhe sipas historisë banorët vendas janë shtërguar të rrudhen nëpër male dhe ta bëjnë jetën e tyre atje.
            Nje varjant më pak i besueshëm,  mund te jetë se ndoshta aty ka banuar dikur, ose ka një histori, një femër me emërin Marë. Mikrotoponime te tilla ka të tjera në fshat si: Vasillovogël, Dhoqime, Gjonate, Kakodhoqinë, Nikollë, Gjeraqinë, Varri Nuses etj. 
            Marat ndodhen në lartësitë e 1000 metrave, me një sipërfaqe të përgjitheshme(toke arë dhe lëndina) rreth 5-6 ha., të pa dukëshme nga rruga që kalon përmes Grykës Selckës. Këto ara te pakten pas vitit 1800 nuk janë mbjellë asnjë herë. Nuk dihet që kur banorët e Selckës kanë filluar ti lenë djerr. Arat në Mara kanë një ndërtim të mirëmenduar e të kujdesëshëm, 3-4 ara  në formë brezaresh të drejta, me gjerësi 20-30 m., të ngritura mbi ledhet ose murembajtës. Diku nëpër mese të arave ka grumbullime gurësh qe tregon se dikur është punuar nga te zotët, madje dallohet edhe ndonje rrënojë banese. Në ledhet dhe anës arave ka lisa të lartë, kaçube dhe pemë të tjera pyjore.
            Marat gjat luftrave botërore e ballkanike, në shekullit kaluar, kanë shërbyer si vend strehimi i sigurtë  jo vetëm per banorët e Selckës por dhe banorëve  të Krahinës Lunxhërisë, që vinin në Selckë për t’u strehuar. Gjat Luftës Dytë Botërore banorët e fshatit në operacjonet ndëshkimore që bënte ushtria gjermane, rinin aty me ditë të tëra duke marë ushqime e bagëtitë me vehte. 
Në Mara është dhe një shpellë që quhet Shpella e Marave, kjo shërbente si vend strehim, por ata ndërtonin dhe kasolle të mbuluara me kashtë thekre. Kështu duhet të kenë vepruar që herët banorët e Selckës gjat barbarizmave të ushtrive të huaja. Poeti e ka thënë mjaft bukur: “ Malet ngelën aleat i vetem e i përhershëm në luftërat për liri të shqiptarëve”. Shpella e Marave mund që të jetë në të ardhmen dhe një objekt eksplorimi për spelologët, pasi thuhet se ka lidhje me Vrimën e Mizës dhe është një tynel i nëndheshëm deri në lumë. 
Në fund të Marave është një burim sezonal që quhet Burimi Marave, pak më poshtë, Gorica e Madhe qe sot eshte tharë, dhe pak me tej një burim tjetër që quhet Kroi Hojdhicës (ndoshta Hajdhicës), që fshati mirete ujë kur nuk ishte ndërtuar ujësjellësi nga Bigast. Mbi Mara ngrihet shpati i malit që quhet Bregu i Marave, i veshur me një pyll të dëndur me lisa, shkozë, krekëz, frashër etj.
            Marat jane si një ballkon natyral mbi Grykën e Selckës. Ato së bashku me Panjat që ndodhen pak më lart, janë livadhe të bukura malore. Ato mund të shfrytëzohen si vend pushimi ditor, sigurisht duke ndërtuar së pari një infrastrikturë modeste. Pamja që të çfaqet përpara: gryka me lumin, mali Nemërçkës me majën më të lartë, Papingun, mali Buretos  janë magjepëse. Ajëri i freskët bimësia karakteristike, pylli dëndur me drurët e shumllojshëm, kafshët dhe shpendët e egra, ndonjë stan me djathë e kose taze aty afër,  si dhe historia e tyre përbëjnë nje risi unike e të pa përseritëshme në të gjithë trevën.
            Një rrugë për në Lunxhëri.Nga Marat kalon dhe një rrugë, rrugë dhish, për në fshatërat e Lunxhërisë( Antigone). Me sa kuptohet kjo rrugë është përdorur në lashtësi kur rruga nga Gryka ishte e zënë nga ushtritë e huaja, ose  nuk kish garanci gjat destabilizimeve nga grupet e hajdutëve. Po, dhe banorët e fshatrave të Lunxhërisë mund që ta kenë përdorur këtë rrugë gjat dyndjeve të ushtrive të huaja në fshatrat e tyre që në lashtësi. Ka dhe një këngë e cila këndohet në fshat  që të bën të mendohesh.

U thafsh moj dega dafinë
s’më lë të shoh Lunxhërinë…
            Rruga nëpërmejt Grykës Selckës nga Shpella e Dallandyshes, që ngushtohej aq shumë sa mund të kalonte një njeri i vetëm, qe i vetmi shteg që mund të shkoje në fshatrat e Lunxhërisë. Por, kur kjo rrugë s’kish siguri, mali qe ngrihesh lart, Kuspi i thepisur shkëmbor, veshur me dafinë e dimërore nuk të krijonte asnjë mundësi tjetër kalimi. Nuset nga Lunxhëria, për të mirë apo për të keq, duhesh të ngjitënin faqen e malit e per te dale ne majë,  për të shkuar tek njerëzit e tyre. Ndoshta, ndoshta këtu zë fill dhe kjo këngë. 
            Këtë rrugë gjat luftës se fundit Italo-Greke, ushtria greke e kish të hedhur në hartat e saj. Në kushtet kur rruga nga Gryka ishte zënë nga ushtria italiane, një mitraloz i rëndë vendosur në Shpellën e Xhandarit, tek Përroi Garroshit, “nuk të linte të nxirje as majën e hundës” nga Shpella e Dalladyshes, ushtria greke e shfrytëzoi këtë rrugë për të dalë në prapavijat e italianëve.
            Mbështetur në disa  fakte mendoj se kjo rrugë përdorej qysh në kohën kur Pirrua i Epirit(297-272 para krishtit), ka ndërtuar qytetin antik të Antigonesë(290 para krishtit). Kjo rrugë duhet të bënte lidhjen e Antigonesë me fortesën  në Selckë të Vasillovogëlës, që ndodhet pak më poshtë Marave. Ndërsa pranohet që kështjella mbi Labovën e Kryqit është ndërtuar nga Pirro për të ruajtur krahët,  dhe kështjella e vogël e Vasillovoglës në Selckë duhet të jetë e tillë, sepse kanë të njëjtën teknikë e stil ndërtimi.  Me djegien e Antigonesë nga romakët ndoshta kjo ka qenë edhe një rrugë shpëtimi që antigonasit mbasi braktisën qytetin e tyre të dashur u fshehën në male, ndoshta disa banorë të këtij qyteti antik e zgjodhën dhe si vendbanim këtë vend..
Keshtjella e vogël e Vasillovoglës
            Eshtë rrugë që nga koha e Pirros së Epirit apo jo, këtë e vërtetojnë studimet dhe gjurmimet në terren që mund të ndërmiren. Në qoftë se kjo vërtetohet është një arsye më shumë për ta ribërë këtë rrugë  për një pelegrinazh  në majën e Marotasë(1800 m. e lartë) për të kujtuar thyerjen e mbretit Gent nga ushtritë romake dhe djegien e Antigonesë e 70 qyteteve të tjerë Ilire. 
            Brezat e rinj duhet ta gjejnë e ta rihapin këtë rrugë për qellime turistike, por edhe për argëtim për lunxhotet e më gjere. Maja e malit të jep kënaqësi të pa përshkruar, ajëri i freskët, panorama magjepëse e lugines se Drinos që nga Tepelena deri në Kakavie që të çfaqet përpara, janë të papërsëritëshme. Kështu ne kemi promovuar një  lloj turizmin malor që dhe të tjerët te joshen nga kjo bukuri. Pika te tilla këtu ku banoj në SHBA ka plot, madje te paisura dhe me teleferike ku njerëzit paguajnë për këtë kënaqesi. Mbase nuk mund të mendojme për teleferikët tani për tani, në një të arthme pse jo, mendoj se do te jetë një bisnes fitim prurës, biznesi e gjen vetë kohën kur duhet investuar. Si fillim, aty në majën e malit, duhet bërë një investim i thjeshtë. Afër kësaj rruge gjëndet gjithashtu dhe një mjedis mjaft i përshtatshëm për sportet dimërore, ku dëbora nuk shkrin për 5-6 muaj, Gropa e Gumenit në Portas.  Unë mendoj se ka ardhur koha  të shfrytëzohen këto bukuri që i ka falur Nëna Natyrë trevës tonë. 
2). Plemicas:

            Ndodhen në lartësite rreth 850 metrave, në lugun që krijon mali mbi fshat. Emëri i tyre së pari të krijon përshtypjen se vjen nga pleh, plehu. Këto ara janë formuar shume herët ndoshta që me Marat dhe Panjat gjithashtu mbilleshin me drithëra, ashtu si dhe Marat pas vitit 1800 janë lënë djer. Aty afer kemi dhe mikrotoponimet si: ArëPlak, Koshtaz, etj., qe edhe këto nuk i mbaj mend të jenë mbjellë ndonjëherë.
Gjat viteve të kooperativës u bënë përpjekje për 2-3 vjet, që të mbilleshin, por u hoq dorë pasi ndodheshin në shtegun e kalimit të bagëtisë pë të shkuar në kullotë dhe dëmtoheshin. 
Fjala Plemicas në gjuhët sllave(serbisht, kroate dhe sllovene), do të thotë “ fisnikët “. Ndoshta jemi në gjurmët e një toponimi sllav, ndoshta një përkim rrastësor, ndoshta ka qenë vendbanim i hershëm i fisnikeve shqiptare në sundimin anzhuin dhe sllav. Ndoshta aty u ngulën fisnikët e qytetit antik të Antigonesë pas rënimit nga romakët. Aty gjënden rënoja që tregojnë se dikur ky vend ka qenë i banuar, por shume të lashta. Zbulimi i origjinës  këtij mikrotoponimi do të jetë me interes e mund të hedhë dritë mbi historinë.  
Nga shenimet "Vendlindja ime"
Pergatiti K. Mosko
Boston, MA- SHBA
Lugina e Drinos nga Mali i Lunxherisë

No comments:

Post a Comment