Thursday 14 February 2019

Jeta në terenin bujqësor është fakultet i dytë.

nga: Illo FOTO
autor librash bujqësorë, publicist
Astoria, Nju Jork-SHBA


Illo FOTO
Në karierën time të gjatë profesionale, krahas punës pa orar, pa pushim javor  dhe vjetor, kam shkruar pa pushim, për përvojat e  fitura, në prodhimin e gjerë.
 
Një djalë i ri emigrant, këtu në NY, më pyeti se si e kujton të kaluarën e hidhur, kur nuk bëtë as një prokopi për vete.
- Jetuam  me kokën lart, - i thashë, pa u menduar  gjatë. Pa kuptuar, fjala, sjell fjalën. 
- Pse jete i thua ti asaj, që e shtuna ishte punë  e detyruar. Në bujqësi të tëra  ditët, përfshirë dhe festat ishin punë dhe aksione me  goditje  të përqëndruar, për të mbledhur prodhimet nga fusha. 
- Mendo, sikur të kishe lindur  në Amerikë  dhe të kishe bërë atë punë, sot do ishje tjetër kush.  - Vijuam, ne  të tjera  biseda, që zgjatën pa fund në ç’do vend, ku takohen  emigrantët. 

Këto, që thoshte djali emigrant, me inicialet N. S ishin të tëra të vërteta. Ai atë kohë nuk e pat jetuar, se ishte i mitur, por nuk ka mbetur shqiptar, që nuk e njef  të kaluarën e Shqipërisë të traumatizuar nga Diktatura. Megjithse djali kishte  të drejtë, ne dëshmitarët e gjallë të asaj kohe ishim të motivuar për punë, në shërbim të shkencës, që kishim mësuar në auditore, për të mbijetuar familjarisht  dhe për të mbetur vevetja. 
- Kishit  frikë?  -vijon të kërkoi nga unë, djaloshi N. 
- Frika është e natyrshme, edhe kur punon në arën tënde, por  ajo ishte frikë e një lloi të veçantë, sepse dihej që kishe mbi kokë një Diktaturë, me polici, sigurim, ushtri  dhe me një rrjet spiunazhi, që  nuk dihej kush dhe si ishte, por frika më e madhe ishte se ky rrjet mund të  shpifte gjëra mostruoze, për të justifikuar veten e vet. 

 Ajo punë, që u bë në atë kohë, nuk ka pse t’i  vishet Diktaturës. Atë e bënë njerzit e devotshëm të popullit, në të tëra rangjet. Nuk i dedikohet as frikës nga detyra, as mungesa e besimit në aftësitë profesionale, që patëm marrë në shkollë.  Ishte  e natyrshme, që kishim mjaft mangesi, sepse  ishim nga  kontigjentet e para të fakulteteve të  bujqësisë. Ato, që nuk i mësuam ne auditore dhe në fermën didaktike, i mësuam në punë e sipër, me para ardhësit, që gjetëm në ekonomitë bujqësore. Ata na mësuan shumë të fshehta profesoinale, por na krijuan dhe një klimë, për të  hyrë, pa veshtirësi, në  praktikën dhe biollogjisë së  bimeve dhe të kafshëve bujqësore.  Sejcili nga ne, ka pasur një ose disa udhëheqës të pa zyrtarizuar në prodhimin e gjerë.

Unë kam pasur fatin të kem pasur para ardhës  shumë të kualifikuar shumica dërmuse e tyre, patën mbaruar në Perëndimin e asaj  kohe. Për kolegët para ardhës, kam shkruar kujtime dhe kam  zbërthyer përvojën e  tyre, si gjat monizmit dhe më shumë, në dekadat e fundit, këtu, në NY ku kaloj vitet e moshës së tretë. Kam shkruar kaq shumë, për kolegët, sa më duhet të vras mendjen shumë, që të  gjej ndonjë,  për të cilin të mos kem shkruar, madje për disa, disa herë, në  forma të ndryshm e, sipas rrastit. Kam çfrytëzuar edhe shtypin, monist  dhe këtë pluralist. Bashkëpunimi me kolegët para ardhës, ka qenë një  akademi e aplikuar, si  farkëtarët, që mësojnë nga kovaçët profesionistë. 

Të mos largohemi nga  biseda, me djaloshin N, ketu në Astoria, NY. Po i spjegoja atij se  para ardhësit, që gjetëm në ekomomi jo vetëm na përgatitën, për një punë të gjithanëshme voluminoze dhe shpesh jasht profilit profesional. Shpesh  punët  jashtprofilit profesional, po qe se i le, për dikë tjetër,  krijohen pështjellime, që nuk i zgjidh me rrugë profesionale dhe mund të bëhen shkak, për  të të  dënuar. Në prodhim u farkëtuam si atdhetarë, për t’i shërbyer me devotshmëri popullit tone, që na mësoi në shkollë të lartë. Ishte si ishte populli shpenzonte për ne. 

Agronomi i famshëm, Ali Ypi, ishte një para ardhës  dhe koleg  me të cilin kam ndarë kohën më të gjatë të punës në ish fermën momuth të Lushnjës.  Aliu kishte mbaruar në Itali, me shpresë, që të administronte pronat e familjes, në Larushk te Krujes. Ishte  ambjentuar mirë  me fermën e Lushnjës, kur e takova unë. Nuk e ndante motoçikletën. Më ra në sy, kur vinte në sektor, për kontroll,  përqëndrohej në lemë, ku manipuloheshin prodhimet. Fushës i hithte një sy, nga motoçikleta. 
Aliun, mund ta pyesje, për ç’do  problem, pa  menduar se zihej ngushtë ne përgjigje. Lëmi më tha Aliu, është në sy të  të  gjithëve. Mund të bëhesh pre e ç’do informacioni  të qëllimshem. Në fushë mund të ketë mijra  gabime dhe nuk i  shef kush. Lëmi të diskretiton. Kjo është pasuri, që ka pjesë dhe ai, që është në djep, vijoi tregimin Aliu. E quan njeriu frikë apo jo,  kjo ishte  gjëndja emocionale, që ndiente specialisti i prodhimit, në atë kohë. Më tepër se frikë, kjo është përgjegjësi  ndaj profesionit dhe respekt ndaj punës, që është koncentruar në  njësinë e prodhimit bujqësor, aty ku nis dhe zhvillohet jeta njerëzore. Aty ku ka varur jetën populli yt. 

Specjalistat, që gjenim në ekonomi, ishin njerëz të rrahur me vaj e me uthull, në prodhim; quheshin të kalitur.  Së bashku me porositë, për të rritur prodhimin, porositë e tjera lidheshin me  ruajtjen e vetes, per të mos u bërë viktimë e syrit vigjilent të spiunëve, që i kishe rreth e qark vetes. Blegtoria, më këshillonte Aliu, të gjen gjithnjë zbuluar, nga prodhimi ditor i evidentuar gati ç’do orë të dites. Duhet të bashkepunosh ngushtë me kontabilitetin, me porosiste  Aliu. Nën efektin e këtyre porosive, mësova të bëhesha pjesë e zyrës së kontabilitetit, që në atë kohë  drejtohej nga  një kollos i kontabilitetit bujqësor shqiptar, Petrit  Kosova. 

Ndonjë herë, kur e  gjenim të lirë Petritin, e ngacmoinim me shpoti.
- Kini kopjuar kontabilitetin e sovkozeve ruse, në kontabilitetin e fermave tona, - i drejtoheshim, Petritit, me seriozitet.
- Asnjë nga ne nuk dinte rusisht, - reagonte  Petriti . 
Kontabiliteti bujqësor i monizmit, ishte krijuar nga disa figura kontabilistësh, prej të cilve, ne njifnim: Petritin, Laze Ajazin  dhe Xakino Matathia.  Vijonin  tregimet  mbi punën e kryer, për konabilitetin e  Ndërmarrjeve Bujqësore. Bëmë disa përshtatje, për kushtet specifike të Shqiperisë. Kontabilitetit tonë, nuk i mungon asgjë, shprehej Petriti.

Ishte shumë e vështirë ta gjeje të lire Petritin edhe jasht orarit zyrtar. Punonte pa ndërprepreje dhe, në  një prej ditëve, mbeti pa ndjenja, në karike. Fal shpejtësisë së ndërhyrjes mjekësore, rrojti  dhe një dekadë e më shumë, nga ajo ditë. 

Petriti tregonte se kontabiliteti bujqësor i ish NB-ve, ishte një polici shumë e rreptë, për të mbrojtur pasurinë. Atëbotë nuk i njifnim, por ishte një kamer e madhe e diteve të sotme. Të hynte një mall në magazinat e Petri Kosovës, duhej një  “ betejë“ ligjore për ta nxjerrë pa le pastaj, për ta përvetësuar.  Kontabiliteti ishte roje besnike e pasurisë! 
- Si ka ndodhur?  - e pyesnim Petritin, e pa harruar. 
- Kemi synuar, që të mos ndërhyjë asnjë mashtrus në magazinë, qoftë fizikisht, qoftë me dokumente. 
- Po fusha është e gjerë dhe  stallat e bagetisë, janë me qindra. Ti nuk mund të jeshe kudo, - i kundërviheshim ne . 
- E kemi paraprë edhe këtë fakt, -përgjigjesh me pasion Petriti. 
- Mjafton të kem një gjysëm sinjali dhe  grupin e revizoreve, e kam në gatishmërinë e zjarrfiksave. Ma sjellin ngjarjen të “fotografuar“, në të tëra pamjet. 

Faktikisht ngjarje të rëndësishme në fermë, që i përkasin një të kaluare të harruar, në kontabilitetin e Petrit Kosovës, ekzistonin si të kishin ndodhur dje. Agronomi S. X, kishte kohë që kishte vdekur, por në kontabilitetin e Petritit ekzistonte si një person, që kishte përdorur herbicid në një parcellë pambuku dhe ishte dëmtuar 60 kv. pambuk, prodhim i pritshëm. Ekzistonin proçese gjyqësore të shtyra për dhjetra lopë të ngordhura nga pakujdesia e personelit shërbys, përfshirë dhe përgjegjësitë e specjalistave përkatës. 

 Në kontabilitetin e Petritit figuronte një përshkrim i hollësishëm i djegies së lemit në Sektorin Plug. Ky aksident kishte ndodhur vite më parë dhe nga organet gjyqësore nuk ishin gjetur fajtorë, por në kontabilitet kjo ngjarie ekzistonte, sikur i shifje flakët sot. Madje, për Petritin, çështia ishte pushuar padrejtësisht nga prokurorija e kohës. Pse? Në lemë, tregonte Petriti nuk duhet të klasifikohet pambuk, që vjen nga  fusha. Ai të klasifikohet në qendrën e brigatës  dhe pjesa jasht ç’do lloj standarti të eliminohet aty, në  brigatë, sepse pambuku dhe baruti janë motër e vella, spjegonte Petrit Kosova. 

Kjo korrektesë Petritit i buronte nga brenda shpirtit, sepse i përkiste një familje të madhe nacionaliste me banim në Durrës. Familjet e medha ja dinë vlerën pasurisë dhe punës; natyrisht kur kanë bërë pasuri me djersë. Kjo orgjinë e bënte të dyshimtë Petritin për Diktaturën. Kemi të bëjmë me një ndjenjë të rrënjosur thellë, te profesionistet për t’i shërbyer popullit, që i lindi dhe i rriti. Të tillë  njerëz  vetëm dinë të punojnë në shërbim të sukseseve profesoinale, ndërsa veten e llogarisin të dytën për ç’do meritë  dhe shpërblim. Me të tillë ideal punonin intelektualët e viteve 30-të të shekullit kaluar, që  e parafytyronin ta bënin Shqiperinë Zvicër.

 Me shembullin e Petritit dhe të Aliut solla në kujtesë dy pinjollë të familjeve të medha, që kanë lenë gjurmë në zhvillimim e pa parë të bujqësisë shqiptare në  gjysmën e dytë  të shekullit të kaluar. Drejtor ndërmarrje për Aliun dhe  Petritin, si dhe për ne të tjerët më të rinj se ata, ishte Sulejman Gallai nga  Shijaku.  Sula i kishte nën hyqem ligjor Aliun dhe Petritin, të dy të ardhur nga familje të mëdha. Sula ,  ishte jo thjesht Drejtor, por një partiak  me besushmëri të lartë nga Partia dhe Pushteti kudo në Shqiperi. Nuk dihej shtresa e tij, por i mëkuar me  dallëndinë bujqësore të dështimeve dhe sukseseve në punët e përditëshme. 

Sul Gallai u nis nga Kryetar i Koop. të Shijakut, vijoi me Nën/kryetar  Komiteti në Durrës, Drejtor në dy fermat më të mëdha të Shqipërisë të  kohës, në Lushnjë dhe  Sukth. Nga përgjegjësitë që ka kryer të jep përshtypjen se ka qenë partiak, por në shpirt  dhe në veprimtaritë praktike mbeti një udhëheqës popullor pa sqimë  dhe pa pikën e mendjemadhësisë, rrafsh me popullin e thjeshtë. 

Në ish fermën e Lushnjës,  Sul Gallai krijoi një mjedis shumë komunikus midis kuadrove. Nuk pyeste ai  ç’orientime jepte Komiteti i Partisë. Ai  i donte specialistat si të ishin fëmijtë e tij. Për Ali Ypin, Zyber Jukën, Petrit Kosovën dhe specialistë të tjerë të  sektorëve, dosjet   dhe proçedurat si sabotatorë, ishin bërë të njohura tinëzisht në të katër anët e Fermés. Sula kudo që fliste për ekonominë, për shkencën, për jetën sociale ngrinte në qiell vlerën e specialisteve të tij pa pyetur për frymën e Partisë, që ishte i detyruar ta respektonte. Gjithçka e illustronte me punën e  Aliut, të Zyberit, të  Petritit. Partiakët e lartë i kishin hequr disa herë vëmendjen edhe publikisht. Nga lart i kishin thënë të mos e reklamonte në publik punën e tyre, sepse  ata ishin borgjezë, por Sula nuk dëgjonte nga ai vesh. Ai kishte dashuri për specialistat dhe besonte në kauzën e tyre. Ishte i dhënë me mish e shpirt në përkrahje të alternativave që paraqesnin specialistët, pavarësisht kostove financiare. Sa i donte specialistat, qoftë dhe të thjeshtët fare, po rishkruaj një  shembull. 

 Unë vajta në Lushnje në  2 korrik, 1996. Zbrita në qender. Takova miqtë e mi për t’u nisur për në Sektorin  Çermë, që ishte 22 km. larg nga Lushnja. Për çudinë time shokët më thane se më priste Drejtori, Sulejman Gallai, që  të më çonte me veturën e Drejtorit, në  sektor. 
Unë isha mësuar me Drejtorë, që na vëzhgonin nga Olimpi. Natyrisht  u befasova, por kështu ndodhi. Më kaloi në të tërë diagonalen e fushës dhe më prezantoi me atë shtab ku do të punoja 8 vjet të jetës time profesionale të ndara në dy pjesë. 
Gjetkë e kam fjalën. Një drejtor i atij niveli, me aq ofiqe të ngarkuara, merret me një specialist të thjeshtë  të një sektori, të një ferme, që kishte 14 sektorë dhe mund të konsiderohej perandori bujqësore, jo vetëm për atë kohë, por dhe për sot, e të arthmen. Flitet për mbi 50 vite përpara. Pritja që më bëri Sul Gallai, më entusiazmoi  dhe më motivoi më shumë për punë. Ndoshta rezultatet që arrita në ketë sektor zenë fill edhe nga fillimet e mija të prezantuara nga Drjtori. Ai i kishte vënë detyra shumë  të mëdha vetes, sepse ishte bujk dhe specialist, përpara se të ishte Drejtor. 

Kur Sektori Çermë arriti ato rezultetute, që i kam përshkruar në shtyp dhe në 4 broshurat e mija, Sul Gallai e cilësoi Çermën akademi bujqësore të praktikës së gjerë prodhuse. Këtë ma tha disa vite më von, kur e takova në Hamallaj, kur ishte Drejtor i ish fermës së Sukthit. 
Kisha vajtur enkas, për ta  takuar. E donin dhe  venin e takonin specialistat nga Lushnja, por nuk priti gjatë. Vdekja  e rrëmbeu në moshë relativisht të re, që do të kujtohet përjetësisht nga bashkëpunëtorët që i deshte me shpirt të pastër dhe pa asnjë paragjykim.

*******
Këtë shkrim memorial e shkrova për blogun  “Bota Bujqësore “  që moderohet nga kolegu dhe lunxhoti, Koço Mosko. E di sakté se Koço nuk pranon shkrime me ngjyra politike. Jam munduar ta zbatoj këtë porosi, por nuk e di në se ja kam arritur. Në ketë pikë nuk takohem me Koçon. Unë gjykoj se rrethanat politike, përcaketojnë situata bujqësore në ç’do kohë dhe në ç’do vend. Mendimet e njerëzve janë të pa varura. I uroj suksese  blogut dhe  moderatorit të tij.         

Illo Foto  
14 janar, 2019 – Astoria , NY.

1 comment:

  1. Zoti Illo.Çfar ke shkruar babaxhanin Sull Gallai je shumë i saktë dhe dashamirës.nga enver isufi

    ReplyDelete