Sunday, 12 February 2023

KU DHE KUR, DO T’A SHPREHIN DIBRANET PATRIOTIZMN E GJELBËRT?

nga: Selman MËZIU

Firence, Itali

                          

Studim

Nuk dëshiroi kësaj rradhe të hyjë në rudinat e poetëve. Kam vendosur të kryej një studim. Ështe i thjeshtë. I kuptueshëm. Ka si emblemë bujqësinë. Kryesisht frutikulturën. Ngjizur fort me popullsinë, sasinë, arsimimin, riprodhimin, lëvizjet brenda zonave e fshatrave, trazhgimia në bujqësi, blektori. Zhdukja e gjithëçkaje pa marrë parasysh pasojat për breg drinasit, dibranët e dibrës së vogël e deri në shkallë kombëtare, ujdhesës ilirike, europës plak e mbare rruzullit ku gëlojn miliarada gjallesa. Hurdha në mes murajave shkambore të skavicës e deri te ish ngushtica e Spiles tani zëvendësuar me një digë hidrocentrali.

1. Vlerat e qërshisë së dibrës

     Do të dëgjoi ato që ulen brinjas për të degjuar të rrahurat e zemrës së tokës. Do të dëgjoi zemrat e atyre që duan tokën dhe buisjet e gjallesave të saja. Do të marr shembull, ato që kanë studiuar e provuar shijen e qërshisë, mollës, arrave edhe bukës së ambël të dibrës. Do të merrem me ato që vërtet, duan të shkulin rranjët e së keqes, e te mbjellin lumturi e jete gjatësi të një populli në truallin e vetë me rranjëzim shekullor. Të cilët jetojn me djersën e ballit, dinë të dallojn vlagën nga pluhurosja e tokës, dinë të flasin e shkruajn si në auditoret e universiteteve, sepse janë njerëz me kulture dhe shkencëtar. 

    Agronom Isufi, shprehet çiltër, shkoqur e me ndjeshmëri bujku e njohuri shkencëtari:‘’Nuk e di pse qërshitë e Dibrës kanë një konsistencë tulore aq të mirë, të ëmbla dhe të padëmshëme edhe kur hanë ca si shumë. Mbase edhe toka ka një ndikim, ndoshta mikroelementët…,,(Enver Isufi 10.06.2021  fb). Sigurisht. Sipas disiplinës së  agrokimisë. Rendimenti në prodhime, cilësia e frutave varen rrjedhimisht nga pjelloria e tokës e shtresat e saja gjenetike. ‘’Pjelloria e tokës përcaktohet nga faktorët fizikë…..faktorët kimik, ku përfshihen përmbajtja e elemtëve të ushqimit, e mikroelementëve…(Lefter Veshi, ‘’Toka dhe pjelloria e saj.,, ne Revistën ‘’Shkenca dhe jeta.,, N. 4, f. 25-28, Tiranë 1974). Kanë të bëjnë edhe shtresëzimi vertikal i saj, përbëja mekanike, struktura, porozitetit, lageshtia, ajrimi,  të lidhura ngushtë me kushtet atmosferike, pra treguesit e klimës.   Të gjitha këto të mbarsura me një punë sistematike që nga mbjellja deri te shërbimet e domozdoshme e të programuara kulturore, sipas teknologjive, teorive e praktikave të agrikulturës, në fushën e pemtarisë. Gjithashtu këto të lidhura ngushtësisht e në bashkëveprim  me traditën shekullore të bujqërve dibranë, me përvojën e krijuar, me se tridhjete vjetë nga zhvillimi i vrullshëm i pemtarisë   në Dibër të Poshtëme. nëpërmjet Ndermarrjes Bujqësore, kooperativave, në bahçet private etj.  I gjithë ky akumulim edhe sot shpërblehet me pikatore  nga pemët e qërshive dhe jo vetëm. E atëhere, për rrjedhoi specialisti më i gjallë, më organizatori e shqetësuesi për problemet e shumta të bujqësisë shqiptare në keto kohë të turbullta të politikave ekonomike ndaj bujqësisë dibrane në veçanti, Ilir M. Pilku do të shprehet: 

‘’Qërshia e Dibrës. Një nga produktet bujqësore me vlera të larta, në cilësi dhe çmim, prodhuar nga fermerët Dibran, është qërshia Burlat.,, (Ilir M. Pilku, 10.06. 2021).   Për të krijuar një bindje më të qëndrueshme nga ato që shkruajtëm më sipër.  Do të gërmojm në të dhëna të  shkruara e dokumentuara që në vitin 1969. ‘’ Sot N.B.SH. ka 1 736 hektar tokë nga kjo…1 486 hektar pemtore…që është e barabartë me 250 000 rrënjë pemë të ndara këto në…ku 62 000 rrënjë janë qërshi, vishnje, kajsi, gështenja etjera.,, (Isa Shehu,’’Bshkëshoqërimi i pemtoreve me kultura të tjera  bujqësore në N.B.SH, Peshkopi.,, Kumtesë f. 169.  Almanak 1970).  Fakte të cilat flasin për zhvillimin e kësaj kulture në atë periudhë fillimi të organizimit e agroteknikës të përdorur në prodhimet e frutave dhe politikën e hedhur në drejtim të frutikulturës. Gjë e cila sot është për të ardhur keq e vajtuar pa pushim. Dhe më tej vazhdojm.

‘’Varietetet më të përhapura në blloqet e Ndërmarrjes, janë: … Nga qërshitë: napoleon, qërshia e Luznisë,  e Zimurit e të tjera.,, (I. Shehu,’’Bashkëshoqërimi … po aty)  Këtu e gjysëm shekulli më parë dibra kishte nën kulturë varietete qërshishë të vendit e të huaja dhe ja: ‘’ …qershi dhe vishnje me 14 kultivarë…,,(A. Ashiku, Intervistë ‘’Gjigandi i gjelbërt,, 1985) nga ku merrte prodhime të bollshme për shitje në tregjet e vendit e te haujat,  dhe kishte  në qytetin e Peshkopisë, fabrikën e reçelërave.  Bujaria e tokës dibrane, faqet e kodrave e kodrinave, puna e palodhur, traditat në zhvillimin e pemtarisë, agroteknika   e zbatuar nën udhëheqjen tekniko shkencore të specialistëve agronom, po jepnin rezultatet e tyre. 

    2- Po vjen koha…

    Ne i dashuri agronom, Prof. Enver Isufi shpresojm. Por qielli i shpresave tridhjetë e dy vjeçare është mbuluar më shumë me re të zeza. Mungojn plantacionet e pemëve frutore jo ma 20 e 30 hektarëshe, por edhe një e dy të tillë, shpërndarë në shpatet e kodrave përgjatë shtratit të Drinit të Zi, rrafshinave të tyre  e mbarë luginës të kërtij lumi peisazh stolitës. Qeveritë shqiptare, politikbërësit e këtyre dhjetë vjeçarëve pas vitit 1990 e kanë parë bujkun dhe fermerin Dibrane me syze të zeza. Nuk ka patur investime për ato, në drejtim të farave, mekanizmeve,   naftës, plehra kimike, përparate kimike, gjetje tregje për shitje, këshillime agroteknike. Pra këto prodhime janë si pika loti, që rrokullisen mollzave të faqeve e shkërmoqen kur bien në tokë e kjo i fsheh në gjirin e saj. 

    Le t’i shumojm më tej mendimet e shmebujt për t’u bindur ne, brezat e tanishëm e të ardhshëm. Për të arritur qëllimit po ju shpalosim faktet, para plote 37 vjet më parë: ‘’Sot Ndërmarrja Bujqësore e Dibrës ka 1 700 ha të mbjellë me pemë frutore. Në të gjelbërojnë, lulëzojnë apo japin fruta 401 500  rrënjë pemë të llojeve të ndryshme.,,  Dhe më tej: ‘’… në vitin 1970 merreshin 9.2 kilogram për rrënjë, në vitin 1980 merreshin 19. 2  kilogram për rrënjë dhe në vitin 1984 merreshin 25 kilogram për rrënjë. Plani i prodhimit të frutave  për vitet 1981-1984 si 4 vjeçar është plotësuar 134.2 për qind  ose nga 178.700 kuintal janë realizuar 239. 885…,,(A. Ashiku, Emision në Radio Tirana:‘’Gjigandi i gjelbërt.,, viti 1985.)    Treguesit e mësipërm na lenë të kuptojm qartë dhe të besojm që ishte me leverdi ekonomike ngritja e funksionimi i një fabrike frutash në qytetin e Peshkopisë. Megjithatë na gëzon optimizmi i shprehur më poshtë. Ndoshta në një të ardhme jo te largët do të realizohet. ‘’Po vjen koha të ringrihet fabrika e përpunimit të frutave në Dibër, ashtu siç ishte para shkatrrimokracisë (akoma po qajmë për mollët e Kastriotit dhe pyjet dhe parqet e shkatërruara të Dibrës). Sa mirë që u ngrit fabrika e lëngjeve.,, (E. Isufi, 10.06.2021  fb

  Tani ma nuk i shohim në dimër kavaletat me mollë me emra të shqipëruara, ‘’Yllkuqja (Starking), Ermira e verdhë (Golden delicioeus), Pikaloshja (Reneta e Kanadasë), Lulja e Bukur (Belfior)…,,(A. Ashiku, Emision...:‘’Gjigandi i ...,, 1985.) Tanima në dimër  nuk shikojm pemtarët të krasistin, punojn pleherojn te ngjyrosin në blu me lang gure kali blloqet e pemtoreve te pa fundme. Në pranverë nuk shikojm arkitekturën peisazhistike të kodrave shpateve,  që  nga qafa e Buallit në Sllovë të lulezuar me gjithë farë ngjyra lulesh. Pra mungojn, blloqet e dru frutorëve, që të mbushin me optimizëm. Duhet të vemë në dukje se ato ishin edhe shkolla përvoje e mësonjetore. Gjithashtu edhe burime të mirash materiale. Ekosisteme ndërtuar me art, shkencë, të shkrira me natyrën e në ndihmë të shëndetit e jetëgjatësisë të dibranëve.

     Nevojë për prodhimet e frutikulturës të dibranëve, i kanë sot në njëzetë vjeçarin e shekullit te sapo filluar, jo vetëm qendrat e mëdha të banimit, popullsia e të cilave edhe pse është fryrë, po plaket shpejt, nga hemoragjia e rinisë drejt shteteve të ndryshme të botës. Egzistojnë udhë zgjidhje, forma organizimi, mënyra kordinimi me blektorinë e prodhimin e drithërave të cilat specialistët e përkushtuar të bujqësisë i rekomandojn me logjikë e arritjet e shkencës bashkohore. Dhe ja edhe një herë këmbëngulja e shkencëtarit të sotëm, dashuruesit të bujkut e pemtarit shqiptar në të katër anët e horizonteve të saj: ‘’Dibra duhet të kthehet furnizuesja kryesore e Tiranës me fruta të freskëta, të përpunuara, të konsevuara, duke hequr dorë nga eksporti i frutave. Kërkohet një strategji për një pëmtari të standrteve të Global GAP, integruar me pemtarinë Biologjike. (E. Isufi 10.06.2021,  fb.)   Mirëpor fatkeqësisht politikbërsit e pas vitit 1990  dhe të tre qeveritë të kryesuar nga E. Rama (2013-2022) e bëjnë veshin shurdhër e sytë qorra ndaj këshillimeve të specialisteve të bujqësisë, të cilët e njohin shkencërisht e praktikisht bujqësinë dibrane dhe atë shqipëtare.   Por e keqja e të këqijave, plagë më e madhe që po i hapet dibrës së poshtëme përgjatë shtyllës kurrizore është edhe më e madhe, varrosëse dhe një grusht vdekje prurës për ushqimin e populit dibranë, shqiptar dhe më gjërë. Shëndrrimi i luginës se lumit Drini i Zi në liqe me emërin e ri Skavice-skavec ndoshta s’ka va.

  

 Popullsia, prodhimi, shkretizimi

     Hapsirat gjeografike reliev shumta kanë qenë vendjetesa e popullit dibran, i begatuar në shekuj nga natyra në mes vargmaleve të Korabit nga veriu në lindje  dhe atij të runjave, Nezhda e Lurës  Balgjaj, Gjuri i Bilbilit, vargmalet maja e Lopes maja e Dhoksit e deri në  Kaptenën e Martanshit. Një popullsi e vendosur në mijëra vjeçar, dëshmi të të cilave janë të shumta, shpella të shkruajtura, vegla prej guri e deri te eshtra të ndryshme të cilat kanë dalur në dritë nga gjetje të rastësishme e janë analizuar e argumentuar nga arkeologë t shumtë.

    Me zhvillimet ekonomiko shoqërore, kulturore, me shtesën natyrale të popullsisë, fise e familje të shumta zbritën nga faqet e prehëret e maleve, luginave dhe  rrafshinave, buzë shtratit të Drinit të Zi, duke krijuar fshatra të reja duke ruajtur si të shejt rrjedhshmërinë e individëve, familjeve  e fisit. Shembujt janë të shumtë që nga fisi Balliu me lagjen e tyre të madhe përgjatë buzës së  Drinit të Zi në Gjoricën e poshtëme e me rradhë fshatrat Podgorc, Kovashicë, Gradec, lagjen Selane, Hoteshase. Vazhdojm me fshatrat, Katundin e ri, Çetushin, Fushe Muhur, Rreth Kale, Kishavec, Përgjegje, Arras, Laças e Fushë Çidhën, Lugjes,  Zall Leshe, lagje  Mustafe, Lazdras, Saraj, Prenxhaj, Nezha,  Xhediku, e deri në Shën Llesh, Draj e Zall Reç.

   Ato zgjeruan trojet, shfryrëzuan ujët, natyrën e qetë, tokat e rrafshta e pjellore sa më afër shtratit të lumit Drini i Zi,  përvetësuan e çuan më tej mjeshtrinë e bujkut, të pemë rritësit, të blektorit me bagëtitë e imëta, të trasha, kafshët e barrës, me baxhot, kopshtijet, bahçet, me zanatin e muratorit e punimit  të drurit, peshkatarit, bletërritësit  etj. 

    Mirëpor çfarë ndodhi në luginën më të zgjeruar të Drinit të Zi? Për t’iu përgjigjur pyetjes, do të analizojm aktorët që ishin patriot të së gjelbërtës të bujqësise e pemtarise etj. Po japim disa shembulla të numurit të popullsisë në disa fshatra të bashkuar për të hedhur dritë mbi rritjen ose paksimin e popullsisë në vitet 1966, 1990, 2005 (F. Daci. ‘’Enciklopedia e Dibrës.,, f.37-39, Tiranë 2006).

      Do t’a fillojm nga aty pranë, ku mendohet të ndërtohet diga gjigande, mbytësja e popullsisë breg drinasve, shumë llojshmërisë biologjike e peisazheve mrekulluese natyrore.  Në Zall Reç  në vitin 1966 nga rregjistrimi i popullsisë kishim  3609 banor, pas 24 vjetësh, pra në vitin 1990 jetojn në këtë zonë 4422 banor, në 798 shtëpi. Ndërsa çuditërisht, të befason fakti, se në vitin 2005 jetojn  1500 banor  në 286  shtëpi.  Kuptohet qartë që në 15 vjetët e fundit jo vetem që nuk kemi shtesën e më parshme, pra të  llogaritur për 15 vjet prej 1600 banor, por,  kemi zbritje prej  503 banor. Si përfundim në Zonën e Zall Reçit kemi një humbje popullsie prej 2103 banor. Po të ngjitim shkallët e viteve, në 2020, pra 15 vjet më pas në fshatrat e Zall Reçit nuk duhet të kemi ma as edhe një frymë njeriu.

     Ngjitemi në drejtim të kundërt të rrjedhjes së ujrave të Drinit të Zi. Pikërisht në Fushë Çidhën. Në vitin 1966 mbartëte një popullsi prej 3935 banor, ngjitim shkallët e viteve dhe ja në vitin 1990 kishte në gjirin e saj 4495 banor, bashkuar në 846 familje. Ndërsa vetëm 15 vjet me vonë, jetonin në këto lagje e fshatra, në vitin 2005,  3992 banor në 1016  familje. Kureshtë sjellëse shifrat e më poshtëme, ndërsa për 24 vjet  kemi një shtesë prej 2560 banor, përgjate 15 vjetëve kemi më pak se 503 banor, ose ma shqeto kemi paksim të popullsisë prej  3063 banorësh. Po qe se ngjitemi në vitin 2020  na lind shifra e re tmerruese që fshatrat e lagjet e Fushë Çidhnës janë paksuar në 4663 banor më pak (llogaritur nga shtesa për 15 vjet në shtesën  nga viti 1966-1990), pa pretenduar për lindshmërinë se sa ishte. Pra fshatra e banor në zhdukje. Çfarë po ndodhte vallë me fshatarsinë e luginës se Drinit të Zi?

   Ngjitemi edhe më sipër për të shqyrtuar nëpërmjet shifrave popullsinë e  fshatrave të krahinës së Muhurit e cila  ka në gjirin e vet fshatrat Shqath, Hurdhë Muhur, Bulaç, Vajmdhej, Fushë - Muhur, Rreth- Kale.  Në krahinën e Muhurit në vitin 1966 kishim  4293 banor, në vitin 1990 arrijm në një kuotë të re, prej  4709 frymë, të grupuara në 897 shtëpi, ndërsa edhe në këtë krahinë ndodhemi përball fakteve të çuditëshme. Atëhere në vitin 2005  jetojn 3887 banor  në 1021 shtëpi. Pra për 24 vjet kemi një shtesë prej 416 banor.  Dhe ja një rënje e befasishme, marramendëse prej 822 fryme për 15 vjet demokraci.  Edhe më tej randohet gjendja, po t’i shtojm popllsisë që nuk u shtua pra kemi 1082 banor të humbur, pra më pak.  Po pas 15 vjetësh çfarë do t’i ndodh popullsisë së Muhurit, pra në vitin 2020?  Ajo nuk do të shtohet edhe 1342 banor. Pra realisht  e praktikisht kemi të bëjmë me një popullsi shterpe apo…epidemi apo…

      Gjithë këto shifra me kokë posht në shtimin e popullsisë të tre krahinave, që ne morëm në shqyrtim, për këtë herë, janë krimi më i shëmtuar i politikbërsve shqiptar në këto 32 vjet. Dhe këto nuk përbëjnë çudi për gjeopopullimin, as për intelektualët që i shikojn dukuritë ekonomiko-shoqërore nëpërmjet gjykimeve e arsyetimeve të thella. Ato analizojn dukuritë e organizimit, investimeve në vitet e demokracisë, dhe shikojn problemet e rënda të rënies së popullit të dibrës në sy.  Arsyet janë të shumta, ne do të rradhitim disa prej tyre.

  Së pari. Pas viteve 1990 u zhdukën duke u grabitur, vjedhur, djegur nga gjuha ziarmuese e flakëve gjiithëçka e krijuar, me një urra, ‘’të shkatërrojm gjithë çka që është ndërtuar në  komunizëm,, Edhe lopa në stallën e kooperatives, edhe dru frutorët  nga Bulqiza në Sllove u banë rrafsh me sopata, motorshara me benzine e pastaj flaken  (401 500 pemë frutore deri në vitin 1985 ishin në prodhim. Nga A. Ashiku ‘’Gjigandi i gjelbërt. 1985.,,)

  Së dyti.  Populli dogji e shkatërroi pasurinë e vetë ku punonte, ushqehej duke siguruar vazhdimësinë e jetës në fshatra, lagje, qytete. Ndodhi ajo që nuk pritej.  Pas disa vitesh, ai mbeti me gisht në gojë. Atëhere u detyruan e morën malet e detrat, për në vendet e europës e deri në amerikën e Magelanit, duke u kthhyer në skllevër modern, familje, të rinj, burra, gra, intelektual të të gjitha fushave etj.

   Së treti.  Politikanët me kokën lart, por të pa skrupullt, të pa moralshëm, pasuroheshin vazhdimisht, duke vjedhur e përvetësuar pasurinë pothuajse gjysëm shekullore të një populli të tërë. Kurse në anën tjetër, çirreshin e çirren në podiume kuvendi e konferencash, fushatash elektorale e studio radio televizioneve duke u betuar në emër të popullit, pa strategji e prioritete zhvillimesh ekonomike, kulturore etj. Ndërsa  populli jetim i shqipërisë e Luginës së Drinit të Zi, po varferohej e fatkeqësisht vazhdon të varfërohet me shpejtësinë e dritës.

   Së katërti. Rinisë,  femijëve në shkolla, familjeve të reja  dibrane  u shokuan psikologjikisht, u demoralizuan moralisht, humbën besimin në të ardhmen duke u shprehur: ’’Ky vend nuk bahet.,, ‘’Ikim nag ky vend i nemur.,, Ja dhe produkti, shumë shtëpi, me mijëra të fshatrave dibrane janë kthyer në gërmadha tmerrëndjellëse.

     Së pesti. Ndërsa dibranëve për çdo fushatë elektorale i tundnin kërcënueshëm mbi kokë, kamxhikun me nyje gjakosëse të hidrocentralit të Skavices. E kështu hemoragjia e shpopullimit shtohesh në progresion gjeometrik. Fatkeqësisht nga kjo, plagët e hapur ende pikojn pikat e funtit të gjakut të dibranit e fshatarit në ikjet e pa kthyeshme nga ferri  e krijuar me zell edhe nga Qeverise Rama 1,2,3. Vazhdon ende ky tmerr i pa fundëm. Me pregatitjen e katastrofës, njerëzore, mjedisore e bioekologjike të pa përfytyrueshme në shekullin e nxehtë të  luftrave, urisë mbarë botërore e ngrohjes  globale me pasoja katastrofike për njerëzimin.

                  *

      *

    Duke gjykuar se çfarë po ndodh me luginën  më pjellore dhe më prodhuese të Drinit të Zi, në kundështim me dëshirën, vullnetin, mendimin e fshatarëve dibranë në trojet e stërlashta, po sjell për juve mendimin e agronomit Ilir M. Pilku:

 ‘’…por duhet më shumë vëmendje për bujqit Dibran, të cilët punojn shumë, por janë shumë të urtë. Pjesë e fisnikërisë së tyre.,, (16.06. 2023. Fb). Dhe më tej të thellojm mendimet tona, po shkëpus një mendim të disa kolegëve, kur shkruajn:

 ‘’Larmia e gjallesave dhe habitateve (vendrritjeve, S.M) përbën bukurinë e natyrës, ngjall dashurinë për të rritur  patriotizmin, zgjon e zhvillon estetikën, shijen e së bukurës, sepse natyra është  kompozitorja, piktorja, skulptorja dhe harmonizuesja më e shkëlqyer.,, (M. Meta, H. Zoto, Gj. Fierza, ‘’Pylli dhe njeriu.,, f. 93. Tiranë  2012) 

     Dibranët të syrgjinosur, të gënjyer e mashtruar, të braktisur e dhunuar nga politikëbërsit, ku  dhe kur do t’a shprehin patriotizmin e gjelbërt

 

06.02. 2023                                                   Dr. Selman Meziu

   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Monday, 6 February 2023

“UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT”

Mbresa nga leximi i librit të agronom Koço Mosko në Boston


nga : Avdulla KËNAÇI

Mississauga, Kanada 

Botimi i librit historik dhe etnografik “Udhëtim në shpirtin lunxhiot” i autorit Koço Mosko më ka gëzuar pa masë. E kam pritur si një sihariq, jo vetëm se të dy jetojmë në emigracion në Amerikën e Veriut dhe komunikojmë vazhdimisht, por sepse ai është miku dhe patrioti im nga Gjirokastra, koleg në shkrime dhe i dashuruar pas letërsisë artistike. Koçua, edhe pse me profesion agronom, i specializuar në mbrojtjen e bimëve, është një publicist i suksesshëm dhe me përvojë të gjatë. Vazhdimisht ka botuar në Shqipëri dhe në emigracion shumë shkrime në ndihmë të kolegëve të tij dhe punonjësve të bujqësisë, duke u përpjekur të rrënjosë të reja shkencore në kultivimin dhe mbrojtjen e bimëve bujqësore. Është këmbëngulës, pasionant për çdo punë e ndërmarrje; shkurt ai është një punëtor i palodhur në shërbim të dijes, me vullnet të pamposhtur.

Koço Mosko ka lindur në fshatin Selckë të Lunxhërisë më 19 shtator 1950. Shkollën e mesme e kreu në Vlorë dhe Gjirokastër në gjimnazet “Halim Xhelo” dhe “Asim Zeneli”. Në vitin 1976 përfundoi Institutin e Lartë Bujqësor, sot Universitet Bujqësor. Punoi në ish kooperativën bujqësore “Asim Zeneli” dhe prej vitit 1985 e deri në në vitin 2002 ishte inspektor i mbrojtjes së bimëve në rrethin e Gjirokastrës. Pas vitit 2002 u shpërngul familjarisht në Boston, SHBA. Aty punoi për dhjetë vjet me radhë në punë të ndryshme, sidomos në fermat bujqësore duke u marrë me kujdesin dhe kultivimin e bimëve. Tani gëzon pensionin, si gjithë moshatarët. Cilësia e tij e veçantë është se ai për asnjë çast nuk iu nda publikimit të artikujve të ndryshëm bujqësorë në shtypin lokal dhe atë qendror, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë, duke ngritur probleme të ndryshme jetike për bujqësinë. Me iniciativë krijoi në Boston blogun e vet në shqip “Bota Bujqësore” i cili vazhdon të jetë mjaft popullor prej dhjetë vjetësh.

Selcka është një fshat malor në cep të Lunxhërisë. Sa bukur e thotë kënga popullore “U thafsh, moj dega dafinë/ S’më le të shoh Lunxhërinë”, pra, një pemë dafine e mbjellë përpara dritares, e pengonte nusen e re të çmallej që nga Selcka ku ishte martuar me fshatin e saj në Lunxhëri prej ku kishte lindur. Banorët e Selckës në shekuj bukën dhe zarzavatet i kanë nxjerrë nga guri për shkak të tokave të tyre skeletike e zallishte, shumica pa ujitje. Blegtoria në tipin e bravareve ka qenë një tjetër mjeshtëri e këtij fshati malor me të cilën kanë mbajtur frymën gjallë duke siguruar bulmetin, djathin e gjizën për dimër. Ndër vite, kurbeti i burrave ka qenë mbështetja më e madhe për sigurimin e jetës. Mjeshtrat selciotë njihen në histori si ndërtues të ujësjellësit të Stambollit. Midis të mërguarve nga ky fshat janë edhe vëllezërit Pandeli e Koto Sotiri të tërhequr nga ungji i tyre, i rrënjosur mirë ekonomikisht në një nga lagjet më të pasura të Stambollit. Ata bënin pjesë në elitën e intelektualëve shqiptarë në emigrim, pjesmarrës dhe themelues në Shoqata Shqiptare, miq të vëllezërve Frashëri dhe aktivistë të palodhur të çështjeve tona kombëtare. Shkollat e larta, universitetet, të dy vëllezërit Sotiri i kishin mbaruar në Vjenë të Austrisë. Koçua, autor i këtij libri, u rrit me kujtimin, dashurinë dhe krenarinë për veprën patriotike të familjes Sotiri, shtëpinë e të cilëve e kishte pranë shtëpisë së tij të lindjes. Ja s i kujton ai: “Në fshatin tonë, ishin dy shtëpi me mbiemrin Sotiraj. Këto shtëpi me arkitekturën dhe ndërtimin, tregonin se pronarët e tyre kanë qenë familje të pasura, aristokrate dhe me kulturë…Shtëpinë e lindjes së vëllezërve Sotiri unë e kam arritur. Mbaj mend se ishte dykatëshe, e ndarë në dy vëllezër. Shtëpitë përbrenda dukeshin shumë të mbajtura. Kishin dy porta të jashtme me qemer guri të skalitur, me pezule. Një portë ishte nga veriu e tjetra nga jugu. Qemeri i portës së veriut qe gdhendur monobllok, vetëm me dy gurë të skalitur bukur.”, shkruan ai në librin që cituam më lart.

Koçua nuk u mjaftua me ato çfarë lexoi nga shtypi dhe librat për vëllezërit Sotiri, por vit pas viti mblodhi të dhëna, fakte dhe dokumente. Vuri re pasaktësi historike në trajtimin e biografisë së tyre, pasaktësi që ishin bërë tashmë pjesë e “Enciklopedisë kombëtare”. Kjo është zanafilla e studimit “Historia dhe veprimtaria patriotike e vëllezërve rilindës Sotiri”. Aty çpalosen fakte të panjohura, dëshmi, dokumente dhe të dhëna të reja që ngrenë lart emrin dhe figurën e patriotit të madh, Rilindasit të shquar, Pandeli Sotiri dhe vëllait të tij, Koto Sotiri, ky i dyti thuajse i panjohur për lexuesin. Personalisht, unë kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”. Mësuesit na thonin vazhdimisht: “Pandeli Sotiri ka mbaruar shkollën e Qestoratit të Lunxhërisë me mësues Koto Hoxhin”. Ky fakt pasqyrohet edhe në në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, botim i vitit 1985 dhe në gjithë librat për historinë e arsimit shqip. Sipas Koço Moskos, ky fakt nuk qëndron, sepse shkolla e mesme në Qestorat u hap më 1874, kur vëllezërit Sotiri kishin mbaruar shkollën e mesme në Gallat Saraj të Stambollit dhe të lartën, universitetin, në Vjenë të Austrisë, me shpenzimet e xhaxhait të tyre të pasur, Thimjo Sotiri. Pandeliu studjoi për mjekësi, ndërsa Kotua për drejtësi. Jo vetëm kaq, por Koto Hoxhi nuk ka qenë mësues, por kujdestar konvikti në një kohë të mëvonshme. E vërtetuar kjo prej fakteve dhe dokumenteve që ka grumbulluar me skurpulozitet autori i këtij libri. Ky është një shërbim i madh dhe me vlerë që i bëhet kulturës dhe historisë së arsimit shqip sepse Pandeli Sotiri, figurë e rëndësishme, është organizatori dhe drejtori i të parës shkollë shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” që tashmë ëshët publikuar si datë 7 mars 1887. Edhe për këtë datë autori ka rezervat e tij, (sipas kujtimeev të Lasgush Poradecit është viti 1886). Koçua e vë në diskutim kohën dhe jep argumentet e tij se shkolla shqip në Korçë është çelur në fillim të vitit 1886, mbasi data e mësipërme u vendos me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitin 1961 kur u shpall edhe si “Dita e Mësuesit”. Koço Mosko, duke iu referuar dokumenteve na thotë se Pandeliu, pasi mbylli gazetën “Drita” në fund të vitit 1885 shkoi në Korçë ku në shkurt të vitit 1886 hapi shkollën shqip. “Fshehja e vitit shkollor 1866-1877 është qëllimkeqe”, shkruan ai. Pandeli Sotiri dhe dhe vëllai i tij patriot, Kotua, kanë një vlerë shumë të madhe në historinë tonë kombëtare dhe atë të arsimit shqip. Është qesharake ta ngarkosh me të pavërteta një intelektual që është shkolluar në një nga universitet më prestigjioze të Europës, Vjenë, Austri duke shkruar se kishte mbaruar një shkollë greke. Në kët libër merr përgjigje shteruese jeta e Pandeli e Koto Sotirit.

Lejen për hapjen e shkollave shqip, për atë periudhë e jepte me ferman sulltani Abdyl Hamiti i II-të dhe ajo iu dorëzua Koto Sotirit i cili ishte së bashku me Pandeliun në Korçë, jo vetëm kaq, por ai çeli shkolla shqip edhe në Pogradec, më 14 mars 1887 e ca më pas në Maqedoni, sidomos në Manastir. Janë të dhëna këto që dalin për herë të parë në dritë, madje Kotua për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe kur u lërua nga burgu, vdiq në varfëri të plotë në Manastir ku edhe u varros. Pse e morën ata fermanin për hapjen e shkollës shqipe? Sepse ata ishin të besimit orthodoks, ndërsa muslimanëve shqiptarë nuk mund t’u jepej fermani duke i quajtur me tendencë turq. Dhe kjo ndodhte kur në Shqipëri po hapeshin shkolla me shumicë në gjuhën greke. Në vitin 1877 në Shqipëri ishin 1200 shkolla private greke, po kaq turke, 300 bullgare, serbe dhe vllahe: “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në Perandorinë “tolerante”, përveç njërës, gjuhës shqip”, shkruan shkrimtari i madh Ismail Kadare duke iu referuar historianit francez Serge Metais, autor i librit “Historia e Shqipërisë”, 450 faqe, botim i vitit 2006.

“Pandeliu ishte i lidhur shumë ngushtë me vëllezërit Frashëri, si ideologë të Rilindjes sonë Kombëtare e veçanërisht me Naimin e Samiun. Vëllezërit Frashëri shikonin tek Pandeliu një intelektual të kompletuar që komunikonte lehtë në shumë gjuhë të huaja si greqisht, gjermanisht, frëngjisht e turqisht…Cilësitë e veçanta, sidomos të Pandeliut si mjek, si ushtarak, si intelektual dhe si atdhetar i flaktë e trim, e vinin atë në krye të intelektualëve më të shquar të kohës”, lexojmë në faqen 26 të këtij libri.

Po kështu në lidhje me vdekjen, me fakte, dëshmi dhe rrëfime hidhet poshtë “legjenda” se Pandeli Sotirin e gremisi me dashje bashkëshortja e tij duke e hedhur nga kati i tretë i shtëpisë në Stamboll.

Vetvetiu na lind pyetja; a ka ndonjë muze të këtyre dy vëllezërve, a ka një stendë në Muzeun historik, a është më këmbë shtëpia e tyre në vendlindjen e tyre në Selckë? Fatkeqësisht duhet të përgjigjemi jo. Me keqardhje mund të themi se është diskutuar të mbyllet shkolla e parë shqipe, muze në Korçë, shtëpia në Selckë është rrënuar, madje edhe një tabelë që ishte në themelet e saj, ku shënohej se aty kishte lindur Pandeli Sotiri, vendosur më 1999, u hoq më 2021 me pretendimin absurd të Bashkisë së Dropullit për të bërë unazën e fshatit?! Unazë nuk ka as sot që shkruajmë këto radhë. Është justifikim qesharak dhe mendojmë se ky është një veprim i qëllimshëm antikombëtar. Ky fshat jo vetëm duhe të bëjë pjesë në Bashkinë e Lunxhërisë, ose të Libohovës që ka bërë pjesë dikur, por jo në komunat minoritare. Selcka në shekuj ka folur e shkruar shqip dhe jo më kot prej aty kanë lindur dy korifejtë e arsimit shqip.

Shumë interesante janë përshkruar në këtë libër vlerat turistike të Lunxhërisë, traditat dhe zakonet, dasmat, ritet, përrallat dhe besimet. Të ndalemi tek kapitulli “Në mulli” me nëntitull “Kako Dhoqina rrëfen”, ka një fjalor karakteristik të Lunxhërisë, zakone të lashta dhe rrëfime nga jeta e përditëshme fshatareske. Vetëm në njëzetë e pesë rreshta, unë qëmtova 25 fjalë të vjetra dialektore si: ormisesha, katoi, muslluku, hajati, damblla, bishkorra, palldëm, vaisej, kallamboq, mëngjër, fllacka, thollo, xhuxhulla, sakavica, çallën, kalistir, sergjen, pezul, magjiro, etj. Libri ka edhe shkrime për pemët që rriten në Lunxhëri si fiku i i zi, i shkruar, manat, dardhët, thanat, lajthitë, cercemët, caracat dhe një lule tipike që thuret kurorë për dasma, trëndelina erëmirë e malit. Ka etimologji, histori të këtyre pemëve dhe këngë për to, mbasi ato nuk ishin vetëm ushqim, por edhe “pjesmarrëse” në dasma, gosti e festa familjare, që e shoqëronin njeriun nga lindja e gjer në vdekje.

Këtu janë botuar edhe kujtime nga takimet në Amerikë të patriotëve lunxhiotë të cilët Koçua i ka kërkuar kudo dhe ka biseduar me ta duke mbajtur shënime, pjesën më të madhe të cilave i ka botuar në blogun e vet “Bota bujqësore”.

Me këtë vepër, Koço Mosko ka zbrazur “sënduqin lunxhiot” duke paraqitur bukur historinë, traditat, zakonet, kulturën lunxhiote me një mall e dashuri të madhe mërgimtari, duke evidentuar sakrificat që kanë bërë bijtë e pavdekshëm të kësaj krahine për kombin, gjuhën dhe Shqipërinë.


Avdulla Kënaçi

Mississauga, Kanada

KUZHINA LUNXHIOTE

Marrë nga libri i përgatitur per botim: "MREKULLIA E JUGUT - LUNXHËRIA - RRËZA"

nga: Spiro  P.  XHAVARA

Athinë, Greqi

Kopertina e librit.


Tradita e kuzhinës lunxhiote, është e lashtë sa vetë jeta e kësaj popullsie. Transmetimi i artit të gatimit nga njeri brez në tjetrin, është vlerë dhe virtyt i grave dhe vajzave lunxhiote, që jo vetëm e përvetësuan këtë art, por dhe që nuk e harruan në dekadat e vështira të zisë së bukës në shekullin e kaluar, si dhe është gjithashtu meritë e tyre që e pasuruan atë, duke ardhur në ditët tona me një meny, që përbën surprizë edhe për lunxhiotin e larguar për pak kohë nga vendlindja, pa le më për turistin që i takon ta shijojë atë për herë të parë.

 

     Kushdo që e ka vizituar Lunxhërinë, është befasuar jo vetëm nga bukuria dhe arkitektura e saj, por edhe nga kultura e sofrës, e pasur me receta të veçanta, krejtësisht natyrale dhe biologjike, si dhe mjaft të shijshme. Duhet theksuar që trapezi lunxhiot nuk shtrohet kurrë me një pjatë, apo me një lloj gjelle. Në të, përveç dy e më shumë gjellrave e sallatave, do të jetë prezent gjithmonë edhe djathi, byreku, kosi, ëmbëlsira, frutat e plot të tjera. Dheu i pastër, ku në të lulëzojnë lloj – lloj barërash, lulesh dhe aromash, ndikon me sa duket tepër ndjeshëm në shijshmërinë e produkteve ushqimore lunxhiote, shije që s’ka asnjë ngjashmëri me të njëjtin produkt të kultivuar, fjala vjen, në fshatrat e Beratit, ose Vlorës e gjetkë (duke i marrë këto si shembull ilustrimi krejt  të rastësishëm). 

 

     Kur kaloi nëpër Lunxhëri, Bajronit iu bë një pritje madhështore, ku përveç gjellëve të tjera, i bënë edhe një lakror, të cilin e pëlqeu shumë dhe mbajti shënimet përkatëse se si bëhej ai. Kur vajti në Angli, i tha mëmës së tij që t’i bënte një lakror, sipas shënimeve që kishte mbajtur dhe, domosdo, ajo ia bëri lakrorin me ato asortimente që i tha ai. Pas kësaj, Lordi shkruajti: “Mëma ma bëri lakrorin, por ai nuk ishte i shijshëm si ai i Lunxherisë” ... E, domosdo që s’e kishte atë shije!  Ne lunxhiotët, më tepër se kushdo, e besojmë se kjo e thënë mund të jetë e vërtetë. Ndoshta vetë Zoti në këtë drejtim na ka mbajtur me hatër, por është më se e vërtetë që mishi i bagëtisë që ka kullotur në Lunxhëri është dy herë më i shijshëm se i një bagëtie që ka kullotur në krahina të tjera, qofshin ato dhe malore, s’luan rol lartësia këtu, të tjerë janë faktorët.

 

      Lunxhioti, në sajë edhe të atyre dhuntive që i ka ofruar atij relievi natyror, është shumë i lidhur me tokën dhe bagëtinë. Kujdesi i tij për tokën dhe për bagëtitë, është shndrruar në mit për të, aq sa në dhjetra raste që tregohen, ai bisedon me to si me një njeri të gjallë, si me një shok, me të cilin ndajnë hallet, japin e marrin informacion për luftrat, për kurbetet, për fate njerëzish, etj. Dhe ata ja dinë njeri – tjetrit edhe hallet, edhe huqet. Krahas shtëpisë, që lunxhioti e do gjithmonë të bukur dhe të rregulluar si vilë, ai do të rregulluar e mbushur kështu, edhe kopshtin, avllinë dhe lëmin e tij të vogël pranë shtëpisë. Do të mbjellë atje dhe të ketë për të konsumuar domaten e tij patllixhanin, piperen, barbunjën, etj, etj, të vëna në vija  dhe të sistemuara në spore (parcela), si thela qollopite katrore. Të ngopet njëherë me syrin e tij e, pastaj edhe me prodhimet e tyre bio. Dhe, kur t’i duhen, për vete apo për mikun, të vejë dhe t’i këputi atje të freskëta. Kështu e do ai dhe pjergullën e shtrirë mbi vath, ftoin e shegën ndanë gardhit dhe pemët frutore për të gjitha sezonet.

 

     USHQIMET  kryesore që përdoren janë: mishrat (qengj, kec, derr, viç, lepur, etj), bulmetrat (djath, gjalp, gjizë, qumësht, kos, dhallë, olër, dra), perimet e zarzavatet (patate, qepë, domate, hudhra, speca, patllixhane, barbunja, fasule, qiqra, thierza, sallatë, sallator, shalqi, pjepër, etj), lakrat (përveç lakrës së kultivuar, lakrat e egra si lëpjeta, cerepulica, çikorja, perkolidha, gjuhëzogu, buzëdelja, moskollania, manguni, rrepa e egër, laboti, cukunidha, etj), mjaltë, vezë, etj. Shumë prej këtyre asortimenteve, i përgatit t’i përdorë edhe në periudhën dimërore, si koletë, kur therren derra, ose turshitë me zarzavate të ndryshme, trahana, peta, bollgur, si dhe fruta të thata: arrë, bukëfiqe, ftonj, shegë, etj.

     Është për t’u përmëndur se, mbi këtë traditë, Kiço Noti nga Minguli ka hapur në Tiranë një punishte me teknologji të kohës, ku prodhon “Trahana lunxhërie”, një podhim ky tradicional lunxhiot, origjinal, biologjik dhe shumë i preferuar në tregjet brenda e jashtë vendit. Teknologia Madalena, e shoqja e tij që u nda shpejt nga jeta, duke shfrytëzuar gjerësisht përvojën e saj dhe traditën e bërjes së trahanasë në Lunxhëri nga mëmat dhe vajzat duararta lunxhiote, realizoi një produkt ushqimor mjaft të shijshëm, për të gjitha moshat, për fëmijë dhe të rritur, produkt që vazhdon të prodhohet dhe të pëlqehet gjithnjë e më shumë.

 

     PIJET kryesore, janë ato tradicionale: rakia (kryesisht rrushi dhe mani) dhe vera nga rrushi. Nga rrushi nxirren edhe produkte të tjera, si uthull, pekmez, etj (ky i fundit del edhe nga mani)

 

     GATIMET lunxhiote janë të shumëllojshme, të shijshme e të shëndetshme dhe shumë të preferuara nga vizitorët. Më tradicionalet janë: jahnia e thjeshtë me majdanoz e erëza të tjera brenda, e cila quhet “shqeto”, gjellët me zarzavate, të shijshme shpesh edhe më të mira se të gatuara me mish, birjani i pjekur në saç, burani me lakra të egra, trahanaja, sup magjerica, qumështori, përvëlaku, byrekë me lakra, qumësht         e djathë, lakrorët me qepë e mish, kunguj, etj, pepeku, djathi i skuqur me ose pa vezë, paparja, etj. Në Lunxhëri gatuhen edhe kërminjtë. 

     Për bukë ka gatuar pogaçe (zakonisht për dasma e festa), kulaç, bukë misri e ardhur (mamacë), bukë e ndorme, sigurisht bukë gruri, qollopitë, koftopitë, etj.

     (Përmëndëm disa nga gatimet më tradicionale lunxhiote, të cilat nuk presupozojnë mosgatimin e gjellrave e tavave të ndryshme, sidomos në kohën e sotme, kur janë të gjitha mundësitë e gjetjes në treg në çdo kohë të mishrave e asortimenteve të nevojshme ushqimore, kur tashmë kemi sobë për të gatuar, me furrë pjekjeje, etj).

 

     ËMBËLSIRAT më tradicionale në Lunxhëri janë dhipla, bakllavaja, peltetë, hasulldeja, orizi me qumësht ose syltjashi, pandispanja, etj. E veçantë është pjekja e petullave në pllakë guri, zakonisht për Krishtlindje dhe që përvëlohen pastaj me sherbet sheqeri e me arra, mjaft të shijshme.


     Në Lunxhëri bëhen shumë lloje glikosh prej frutave, si me ftua, thanë, qershi, kumbulla, kajsi, arra të njoma, fiq, petale trëndafili, portokalle, rrush, etj, ku më e preferuara dhe që serviret për qerasje deri edhe për krushq e miq të rrallë, është ajo e piksur me lëngun e ftoit. Sa i takon reçelrave, ato bëhen thuajse me të gjitha llojet e frutave në formë marmalate dhe mbahen në enë të mëdha qelqi e në vënde të freskëta, si qilaret e buteve, etj.


     Lunxhioti është vetë nga natyra buzëgaz, mikpritës i sinqertë e i çiltër dhe kur të fton në shtëpi,  ta thotë atë me gjithë zemër. Por brënda në shtëpi pritja merr pamje solemne, me biseda me kulturë, me respekt për mikun, të cilin e dëgjon me vëmëndje dhe i përgjigjet drejt. Veçanërisht kujdes i kushton servirjes së qerasjes dhe të trapezit të ngrënies. Këtu veç duarve të pastra, pecetave, pjatave, pirunëve, gotave, etj, e para së gjithash gatimeve me cilësi, rëndësi e dorës së parë i kushtohet paraqitjes në fytyrë e gëzimit për mikun e ardhur. (Ç’do të vlente dhe sa do të shijonte një trapez i mbushur plot, kur të zotët e shtëpisë kanë varur buzët, mezi të flasin e mezi të shikojnë në sy?) Këto as kanë ndodhur e as ndodhin në Lunxhëri, sepse pritja e mikut siç duhet, është simbol, është rregulli numër një dhe, kush e shkel atë, vështirë të mbajë përsipër emrin e nderuar lunxhiot.

 




Tuesday, 31 January 2023

KALENDARI I BUJKUT - MUAJI SHKURT




nga:  Jak Zef  PACANI

Vau i Dejës SHKODËR


 

PUNIMET NË ARA

 

 

Në Grurë

Duhet të bëjm kujdes që kullimi të jete sa me i mirë, në vatrat që janë të zverdhura për arsye të tepricës së lagështires, të zhbllokohen vijat kulluese të bllokuara, të bëhet pleherimi me plehera azotike, të vrojtohen vazhdimisht arat me grurë për të bërë të mundur zbulimin në kohë të zabrusit, krimbit tel, dozëza e të tjera. Të përdoren ushqimet e helmuara në formë vatrash. Për barerat e egra, të behet luftimi i tyre mekanikisht, ose kur nuk është e mundur mekanikisht të trajtohen me herbicide duke ndjekur këshillat e agronomit duke shikuar edhe temperaturat sepse për të bere trajtim me herbicid duhet të jetë temperature me e madhe se 10 grande.

 

Në Jonxhë

 

Për mbjelljen e jonxhes duhet të bëjm kujdes për zgjedhjen e farës ku ajo duhet të jetë e pastër dhe në varietete për shkak të gjatësisë së saj ku në disa zona të Bashkisë Vau Dejës ka edhe erëra të forta. Për kultivimin e saj për një dylym duhet rreth 5 kg, duhet të bëjm kujdes dhe me tokën ku ajo duhet të jetë e kulluar dhe të jetë e pasur me lënde plehëruese. Duhet të bëjmë kujdes në jonxhet e mbjella për koskuten sepse eshte një nder demtuesit më të medhej të kesaj kulture. 

 

Në Vreshtë

 

Periudha e qetësisë biologjike nuk është aspak periudhë qetësie edhe për vreshtarët. Proçese pune të tilla si: krasitjet, plehërimi, kullimi i tokës, lidhja e lastarëve, janë shërbime me vlera të përgjithëshme duke përfshirë këtu edhe vlerat fitosanitare. Është koha kur vazhdojnë trajtimet kimike dimërore. Këto trajtime mund të bëhen si me Lëng bordolez 2 %, ose me preparate me bazë vajra minerale, Ushtrohet kontroll për të manjanuar mbjelljen e fidanave të prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit të vreshtat, fermerë duhet të jeni të interesuar të konsultoheni me specialistë për të marrë siguri prej tyre për cilësinë e fidanave përpara se ato do t’i blejni. Kjo sidomos është e domozdoshme kur bëhet fjalë për sasi të mëdha fidanash për mbjellje.

 

Vazhdojnë po ato proçese pune me karakter agroteknik dhe fitosanitar që u përshkruan për muajin Janar. Kontrollet fitosanitare tëi fidanave që do të mbillen. Veçanërisht në vreshta, duhet të mënjanohet me çdo kusht mbjellja e hardhive me copa nga hardhitë e but, por të mbillen vetëm fidana të shartuar mbi hardhitë e egra antifilokserike, sepse ndryshe vreshtat mbeten nën rrezikun e përhershëm të morrit të rrezikshëm të rrënjëve të hardhisë e quajtur: “Filoksera e hardhisë”. 

 

 

NË PERIME

 

 

Domate

 

Për domatet e mbjella në mjediset me ngrohje qendrore vazhdon kontrolli për të zbuluar ato dëmtues e sëmundje që u përmenden gjatë janarit në serat diellore, nga mesi i shkurtit, fillon mbjellja e fidaneve në tokë e përhershme. Para mbjelljes në sera, po atë ditë që do te largohen nga shtrati, fidanat spërkaten me fungicide me bazë Bakri. Pasi i mbjellim në tokë fidanat në serë duhet të shperndajme edhe ushqimet helmuese për kermijet duke pasur parasysh edhe lagështiren e madhe por edhe ndonjë instekt tjetër. Sera duhet të jetë me drenazhim të mirë të jete e kulluar të mos ketë barera të keqijë.

 

Patate

 

Gjatë këtij muaji vazhdon mbjella e patates ose vazhdon mbirja e patatës së mbjellë me parë. Për të nxitur mbirjen e patatës sa më mirë, ngastrat kontrollohen për nevojën e thyerjes së kores së tokës duke i bërë capitje. Në rast se në ngastra ka ngacmime nga dosëza, në ngastra shperndajme ushqime të helmuara e mira me e mirë është që ta hedhim në të njëjten kohe kur bëhet pleherimi i tokës dhe vendosja e zhardhokut në tokë. Një kujdes duhet të bëjmë edhe për barërat e këqij sepse na konkurrojne bimën, ku ketu mund të marrim një herbicid selective kundrejt ketyre barërave.

 

 

 

FORMIMI I KOPSHTEVE TË PERIMEVE

 

 

 

Formimi i kopshteve të perimeve përbëhet prej dy procedurave: zgjedhja e vendit për kopsht dhe rregullimi i vendit. Zgjedhja e vendit për kopsht Për shkak të karakterit të prodhimtarisë perimore, është shumë me rëndësi që të bëhet zgjedhje e drejtë e vendit ku do të kultivohen perimet. Vetëm me zgjedhje të drejtë të vendit mund të priten rendimente të larta nga kulturat perimore. Vendi (terreni) për formimin e kopshteve të perimeve duhet ti plotësoj kushtet e caktuara:

 

• Të ketë sipërfaqe të rrafshët- sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshuar, dhe të mundësoj thithje të lehtë të ujit, kalueshmëri dhe punë të lehtë me mekanizëm; 

 

• Të ketë ekspozim jugor- për pjekje më të hershme dhe për fi timin kualitativ dhe të rritur të prodhimeve zgjidhen terrenet me ekspozim sa më të mirë kah dielli. Për kultivimin e të mbjellave të perimeve që janë rezistuese në të ftohtë, gjatë verës zgjidhen terrene me ekspozim më verior. 

 

• Të jetë i mbrojtur nga ndikimi i erërave të ftohta dhe të fuqishme- erërat e ftohta dhe të fuqishme ndikojnë negativisht mbi bimët dhe shkaktojnë dëme në prodhimtarinë e tyre. 

 

• Të jetë me pjerrtësi të ulët- terrenet më të mira janë me pjerrtësi prej 1 deri 2%. Terrenet me pjerrtësi më të madhe se 15% nuk shfrytëzohen ose (nëse nuk ka më të mira) trasiten dhe rrafshohen. Këto terrene vështirë ujiten dhe kanë erozion të dukshëm të tokës.

 

• Të ketë shtresë të përpunuar mirë të tokës- shtresa e tokës duhet të jetë e trashë më së paku 20 deri 25 cm. Për tokat në të cilat do të kultivohen kulturat e perimeve duhet të zgjedhën toka e zezë, aluvijale ose deluviale të cilat janë pjellore, të thella dhe të shkrifëta, me reaksion neutral deri te ai i dobët-acidik ose dobët-bazik, me strukturë të imët kokërrzore dhe kapacitet të mirë ujor. Duhet të shmangen tokat ranore tepër të rënda ose shumë të lehta. 

 

• Të ketë nivel më të thellë të ujit nëntokësor- niveli i lartë i ujit nëntokësor shpie deri te qarje të tokës. Në këto toka është vështirë të kultivohen kulturat e perimeve dhe është e nevojshme të kryhet shterimi (drenazhi) ose kultivimi të bëhet me ngritje të lartë të leheve ose shtylla;

Të ketë në disponim burime me arritje të lehtë dhe ujë kualitativ për ujitje- uji i ndotur me mikroorganizma të dëmshëm, ose materie helmuese për tokën, bima ose njeriu, nuk guxon ti përdor për ujitjen e tokave me perime. 

 

• Të ketë infrastrukturë të mirë rrugore- vendi duhet të jetë i arritshëm dhe i lidhur me rrugë të mira, dhe të mundësoj furnizim papengesë me repromaterial të nevojshëm, transport të fuqisë punëtore, por edhe të jenë të lidhura me sistemet kryesore të komunikacionit dhe me tregjet e shitjes.

 

• Të jetë afër vendbanimit të punëtorëve- është e nevojshme të ketë vazhdimisht fuqi pune dhe të zvogëlohen harxhimet për transport të fuqisë punëtore. Është shumë vështirë që të gjendet vend i cili do ti plotëson të gjitha kushtet e cekura për ngritjen e kopshtit të perimeve. Për këtë arsye, para ngritjes së kopshtit të perimeve, bëhet vlerësimi i terrenit, dhe atëhere ai terren është i përshtatshëm për prodhimin e kulturave të caktuara të perimeve. Nëse tereni siguron shumicën e kushteve, dhe mund të bëhet përmirësim të kushteve tjera, ai terren mund të shfrytëzohet për ngritjen e kopshtit të perimeve.

 

 

 

 

RREGULLIMI I VENDIT PËR NGRITJEN E KOPSHTIT TË PERIMEVE

 

 

 

Pas zgjedhjes së vendit, për ngritjen e kopshtit të perimeve, bëhet rregullimi i vendit. Bëhet plan për rregullim me të cilin duhet të largohen mangësitë e caktuara. Rregullimi përfshin një varg masash bonifi kuese: 

 

Rrafshimi .

Nëse terreni nuk është i rrafshët, bëhet rrafshimi dhe nivelimi i terrenit. Terrenet më të zjarrta trasiten dhe rregullohen si edhe terrenet me sipërfaqe të rrafshët. Gjatë rrafshimit të terrenit, bëhet një pjerrtësi e vogël, që të pengohet qëndrimi i ujit në sipërfaqe të rrafshët. 

Pastrimi i përzierjeve mekanike 

Përzierjet mekanike (gurë, mbetje të bimëve, pjesë të mekanizimit etj.), pengojnë gjatë realizimit të masave të caktuara agroteknike. Përzierjet mekanike duhet të pastrohen dhe të nxirren në sipërfaqe. Pastrimi bëhet edhe i mbeturinave nga rrënjët e bimëve shumëvjeçare, të cilat mund të rigjenerohen.

 

Shtresimi (kolmirimi).

Tokat me shtresë të cekët të dheut, nëse shtresa e tokës nuk mund të thellohet me lërim të pjesës nëntokësore (tokë e vdekur) zbatohet kolmirimi. Kolmirimi realizohet me ujë të turbullt, i cili pas avullimit ose rrjedhjes e lë fundërrinë në sipërfaqe. Kolmirimi mund të kryhet disa herë, derisa nuk arrihet thellësia e duhur e shtresës së përpunuar të tokës. Pasi që fundërrina zakonisht është e pasur me materie organike, me kolmirim realizohet humifikimi i tokës. 

 

Mergelizimi .

Mergelizimi realizohet te tokat më të ngjeshura dhe më të ftohta, që ato të mbesin më të shkrifta dhe më të nxehta. Mergelizimi realizohet me përzierje të dheut me rërë, zgjyrë, ose material tjetër. Mjetet për mergelizim nuk duhet ta përkeqësojnë reaksionin e tokës, por as të përmbajnë materie të dëmshme. 

Kalcifikimi, gjipsimi dhe humifikimi .

 

Në tokat të cilat kanë reaksion acidik, që të zvogëlohet aciditeti zbatohet kalcifi kimi, gjegjësisht shtohet gëlqere. Në tokat e kripura, shtohet gjips me çka bëhet thartimi i tokës dhe zvogëlohet reaksioni bazik. Kalcifi kimi pothuajse çdoherë kombinohet me humifi kim, gjegjësisht shtimi i materies organike. Sasia e gëlqeres, e gipsit dhe e materieve organike, të cilat do të shtohen, varet nga analizat e bëra të tokës. 

 

Shterrimi (drenazhimi).

Në tokat në të cilat ka tepricë të lagështisë, është e nevojshme që të kryhet drenazhi (shterja). Drenazhimi kryhet me kanale (drene) të hapura ose të mbyllura (mbuluara) . Nëse uji nëntokësor është kualitativ, kanalet drenazh mund të shfrytëzohen edhe për ujitje në periudhën e thatësisë.

 

Furnizimi me ujë për ujitje .

Ujitja më së shpeshti është e domosdoshme dhe masë shumë e rëndësishme për kultivimin e kulturave të perimeve. Disa kultura të perimeve mund të kultivohen me sukses edhe pa ujitje. Disa kultura të perimeve në disa regjione mund të kultivohen pa ujitje, derisa në të tjerat duhet ujitur. Ujë për ujitje duhet të ketë në sasi të mjaftueshme dhe të jetë me kualitet të mirë (pa materie të dëmshme dhe mikroorganizma, me nxehtësi të mjaftueshme etj.). Si burime të ujit, për ujitje, mund të shfrytëzohen liqenet, lumenjtë, përroskat, puset. Për furnizimin me ujë, për ujitje, përmes rrugës natyrale (gravitacion) ngrihen kanale kryesore (magjistrale) dhe kanale ndihmëse, më tutje uji shpërndahet me gypa ose me zorrë. Mund të ndërtohen edhe basene për ngrohjen e ujit të ftohtë ose për tretjen e plehrave për të ushqyer arat e mbjella. Në kohë të fundit instalohen sisteme bashkëkohore për ujitje, siç është sistemi “pikë pas pike”, i cili mundëson kursimin e ujit. Mbrojtja nga vërshimet Nëse parcelat i ekspozohen rrezikut, nga paraqitja e mundshme e vërshimeve zbatohet ngritja e digës, gropimi dhe pastrimi i kanaleve për drenazhim, rregullimi i shtratit (koritës) të lumit dhe masa tjera. 

 

Mbrojtja nga erozioni.

Mbrojtja nga erozioni bëhet me përpunim themelor dhe ripërpunim të terrenit, por edhe me gropim të kanaleve mbledhëse dhe drenazhuese, të cilët do të pranojnë sasinë e tepërt të ujit dhe nuk do të lejojnë të bartet te shtresa e dheut. 

 

Mbrojtja nga erërat .

Për mbrojtje nga erërat e fuqishme dhe të ftohta zbatohet ngritja e brezave mbrojtës të erës natyral ose artificial. 


Të rrethuarit.

Shumë shpesh paraqitet nevoja për rrethimin e sipërfaqeve ku do të kultivohen kulturat e perimeve. Rrethimi bëhet për shkaqe nga më të ndryshmet: të pengohet vjedhja, të pengohet hyrja e kafshëve shtëpiake dhe të egra etj. 

 

Parcelimi.

Sipërfaqet më të mëdha, në të cilat kultivohen kulturat e perimeve, ndahen në sipërfaqe më të vogla (parcela). Parcelimi bëhet për zbatim më të lehtë të mbjelljes alternative të kulturave, për shkak të kalimit më të lehtë kah sipërfaqet e tokës, manipulim më të lehtë dhe transport më të lehtë të repromaterialeve dhe prodhimeve si edhe shkaqe tjera. Numri i parcelave varet nga madhësia e sipërfaqes, numrit të kulturave të përfaqësuara, mekanizmi që është në dispozicion dhe fuqia punëtore. Me rregullimin e terrenit, duhet të largohen të gjitha mangësitë, të cilat mund ta rrezikojnë procesin prodhues dhe përfi timin e prodhimit kualitativ, nëse paraqiten gjatë kohës së prodhimit vështirë mund të largohen, dhe mund të kontribuojnë për zvogëlimin ose shkatërrimin e prodhimit.

 

 

PËRGATITJA E FARËS PËR MBJELLJE.

 

 

Fara, pas grumbullimit, më së shpeshti nuk i përgjigjet cilësive kualitative të nevojshme. Pas grumbullimt fara është e përzier me farat e barojave, fara nga llojet e kulturave tjera, me kokrra të thata dhe jo të barabarta dhe ka shtesa të ndryshme me prejardhje organike dhe joorganike. Fara e tillë është e pasigurt dhe nuk mund të shfrytëzohet për mbjellje pa kryerjen paraprake të përgatitjes së saj për mbjellje. Përgatitja e farës për mbjellje përbëhet nga masa të shumta, të cilat kanë për qëllim që ta sjellin farën në gjendje që të jep bimë të shëndosha dhe më progresive. 

 

Pastrimi, sortimi dhe kalibrimi i fares.

Pastrimi i farës ka për qëllim që ti largoj të gjitha shtesat të cilat nuk i përgjigjen llojit, gjegjësisht sortës. Fara pastrohet me dorë, me hedhje (pastrim) ose me makina të ndryshme, që quhen selektor. Këto makina e pastrojnë farën dhe i ndajnë dhe sortojnë sipas peshës por mund të bëjnë edhe kalibrimin e farës, gjegjësisht ndarjen e farës në fraksione të veçanta. Përmes pastrimit dhe sortimit të farës bëhet edhe veçimi i kualitetit nga jo kualiteti i materialit të farës. 

 

Dezinfektimi (mbrojtja nga infektimi) i fares.

Dezinfektimi i farës, zbatohet për ta penguar paraqitjen e ndonjë sëmundje të cilat barten përmes farës. Për dezinfektimin e farës, më së shpeshti përdoren mjetet kimike. Rekomandohet dezinfektimi i farës të kryhet direkt para mbjelljes dhe të mos lihen sasi për mbjellje të mëtutjeshme, pasi që fara e dezinfektuar më shpejt e humbë mugullimin e saj. Dezinfektimi i farës mund të bëhet në tri mënyra: 


• Mënyra me lagështi;

• Mënyra me gjysmë lagështi; 

• Mënyra e thatë ose pluhurosja. 


Stimulimi i farës.

Stimulimi i farës bëhet me mjete kimike ose biologjike. Fara përfshihet në zhytje ose spërkatje me mikroelemente të ndryshme para se të mbillet. Fara trajtohet me përqëndrime të vogla të komponimeve të zinkut, bakrit, bromit, molibdenit etj. Stimulimi i farës zbatohet që të arrihet mbirje më e shpejtë, lulëzim, pjekje dhe fi tim të prodhimit kualitativ. 


Stratifikimi i fares.

Te farat me mbështjellës të fortë, mugullimi i farës është i gjatë dhe i dobët. Fara te këto kultura stratifi kohet gjegjësisht përpunohet në mënyrë mekanike në makina të posaçme në të cilat fërkohet me letër gjami ose zalli. Në këtë mënyrë fara e trajtuar (stratifi kuar) më mirë mugullon dhe më shpejt mbin.

 

Segmentimi dhe lustrimi i fares.

Segmentimi kryhet te kulturat e perimeve të cilat formojnë fryte të përbëra. Në mënyrë mekanike me copëtimin e frytit të përbërë fitohet nga një farë. me farë të tillë arrihet mbirje e njëtrajtshme, gjegjësisht fi tohet përbërje e drejtë. Lustrimi i farës bëhet te ato kultura ku mbështjellësi i farës është i rrudhur ose e ka sipërfaqen me qime. Në mënyrë mekanike ose me trajtim me ndonjë mjet kimik, fara mbetet e lëmuar. Pas largimit të rrudhave ose sipërfaqes me qime të farës mundësohet sortimi i saj ose kalibrimi dhe mbjellja më e mirë. 


Inokulimi

Inokulimi zbatohet gjatë mbjelljes së farave të kokrrave bishtajë dhe kulturave foragjere leguminoze. Inokulimi kryhet me kultura të veçanta, baktere të cilat e fi ksojnë azotin nga ajri dhe jetojnë në simbiozë me rrënjën e kulturave të cekura. Bakteret prodhohen në mënyrë artifi ciale, në laborator. Inokulimi ose infektimi kryhet me lloje të posaçme të baktereve për llojin e caktuar të kulturës. Inokulimi duhet të zbatohet kur për herë të parë kultivohet ndonjë kulturë në sipërfaqe të caktuar ose kur kultura e caktuar nuk është kultivuar shumë vite më parë. Përmes kësaj mase mundësohet pasurimi i tokës me azot, që ndikon pozitivisht në rritjen e rendimentit te kulturat bishtajë dhe rritjen e pjellshmërisë së tokës. 

 

Lagështim dhe mugullimi i fares.

Lagështimi dhe mugullimi i farës zbatohet për të siguruar mbirje më të shpejtë dhe të përbashkët të farave, posaçërisht te perimet të cilat mbijnë ngadalë. Lagështimi bëhet me zhytje të farës në ujë, disa orë para mbjelljes. Mugullimi i farës bëhet me zhytjen e farës në ujë ose vendosjen e farës në bazë me lagështi derisa mbin. Fara e lagur, gjatë mbjelljes, duhet të vendoset në tokë me lagështi të mjaftueshme. Mbjellja e farës së lagur dhe të mbirë me mjet mbjellës është e vështirë dhe e dëmton sythin. Prandaj, gjatë mbjelljes, fara duhet të përzihet me plehun e ahurit të djegur dhe të shoshitur. 

 

Përzierja e farave nga llojet e ndryshme të bimëve.

Farat e perimeve të cilat mbijnë ngadalë (majdanozi, karota), përzihen me farat e perimeve (markerë), të cilat mbijnë shpejt (sallata). Kjo masë zbatohet që të mundësojë shkatërrimin e barojave dhe të kores së tokës deri sa të mbijnë perimet. Perimet që mbijnë shpejt, i përkufi zojnë (markojnë) rendet ku duhet të mbijnë kulturat e mbjella. Fara e kulturave të kultivuara përzihet me 2-4% farë prej markereve. Gjatë përpunimit të tokës, pas mbirjes së kulturave të kultivuara, bimët markere largohen. 

 

Përgatitja e materialit vegjetativ(rasati) për mbjellje.

Materiali mbjellës (rasati), gjithashtu, duhet të përgatitet për mbjellje. Varësisht nga ajo se çka shfrytëzohet si material mbjellës, varet nga cilat masa do të përbëhet përgatitja e materialit mbjellës. Si material mbjellës më së shpeshti shfrytëzohen: bulbet, tuberët, degët e njoma. Shumë më rrallë si material mbjellës shfrytëzohen: filizat, thelat, sythat, pipthat nga tuberët etj.

 

Në Ullinjë

Krasitja e kesaj kulture duhet të këtë mbaruar por nqs nuk ka mbaruar ende, duhet bërë duke perdorur preparate me baze Bakri, në vendet që ka krasitje të medha duhet të lyhen me paste bordoleze , për shkak se mund të jetë mundësia më e madhe që të infektimit dhe te demeve nga kalbezimet .

Një alternativ e mirë për sperkatje për mbrojtjen sa më të mirë të kësaj kulture nga demtuesit është trajtimi me Hidroksit Bakri + Vaj Mineral + Kloropirifos (etj), ku këto tre lëndë active përzihen sëbashku dhe japin një nga mbrojtjet më të garantuara ndaj demtuesve (insekt dhe semundjeve).

Duhet të bëjme edhe plehërimet bazë me lënd organike, por nqs bëjme me lënd kimike duhet të kemi parasysh moshen e ullirit sepse ndryshon sasia e lëndes që kerkon një bimë. Nqs hedhim ushqime kimike duhet të kemi parasysh që janë me rendesi mikroelementet me bazë Bori, Hekuri, Magnezi, zink etj.

 

 

PEMËT FRUTORE

 

 

Në pemët frutore vazhdon plehërimi me lëndë ogranike ose kimike edhe ketu si tek ulliri duhet të bëjm kujdes në sasin që hedhim duke u bazur në moshen e pemëve dhe në bazë të tokës që kemi duke perdorur plehera të balancuara që bimes mos ti krijojme shume stress, gjithmon pleherat duhet të jenë të mbuluara me dheun (e prashitur) dhe siperfaqja e hedhjes se plehut duhet të jete e hapur sa kurora e pemes. 

 

Gjithashtu krasitja vazhdon edhe këtë muaj, ku pas krasitjes 1 ose 2 ditë mbrapa duhet të bëjmë një trajtim kimik me bazë Bakri ndaj semundjeve që janë në gjendje qetësie por që mund te jenë të gatshme për zhvillim gjatë kohës në vijim. Dhe me kullimin duhet të bëjmë kujdes nqs e shikojmë si të nevojshme se në parcelat ka ujë duke hapur kanale të vegjël për të pasur një kullim sa më të mirë.