Wednesday, 25 September 2019

TE THYEJM HESHTJEN MBI SHKATERRIMIN E METEJSHEM TE PYJEVE E MJEDISIT.

nga dr. Selman MËZIU
Firence, Itali


 
dr. Selman MËZIU
‘’Cilt janë ato inxhiniera e teknikë pyjesh që do ta varrosin sistemin korruptiv kriminal të kësaj qeverie që ende nuk e mbështet zhvillimin e ekonomisë pyjore, politikën mbi ato, punësimin dhe kshillimet profesionale të mijëra e mijëra specialistë të pyjeve?,, Një kembanë u tund fort në sallën e Kuvendin popullor. Dëgjojeni zhurmën e saj grishëse! Ajo është një klithmë alarmuese, dhimbje, thirrje shpëtimtare e një inxhinieri pyjesh. Ajo ngjan si di pika uji me gjashtëmbëdhjetë vjeçaren suedeze GretaThumberg që po tund botën mbarë mbi rrezikun që po i kanoset botës së gjallë nga ngrohja globale. Ajo i ngjan djegjes së mijëra kafsheve, shpendëve, insekteve, pasurie të pallogaritshme jetëdhanëse që vazhdojne të shkrumbëzohen me plote dhimbje makabre në Pyjet e amazons të Barzilit etj. prej 223 000 hektar. 

Zëri i tij ju ngjan sirenave uliksiane, që po zgjojn njerëzimin mbarë për zjarret me përmasa gjigande në pyjet siberjane duke shkrumbuar 300 000 km² pyje gjigande duke kapërcyer edhe kufijt e kontinentit evropian, sa sipërfaqja e shtetit evropian të sllovenisë. Ndoshta u shfaq me vonese dhe kjo nuk varesh nga inxhinieri I pyjeve, Dibrani Halil Jakimi. Ai foli me gjuhën e fakteve, me argumenta të forta e pa kompromis mbi gjëndjen mjerane të pylltarisë shqiptare të specialisteve të pyjeve të plagosjeve të shkaktuara, të cilat kullojnë limfë të gjelbërt nga plagët e shumta prej qeverisjeve anadollake. E këto, do t’iu kushtojn, varfëri të skajshme vetë shqiptarëve, në malsi në kodrina fusha e qytete. 

Të parët duhet të rizgjohen pylltarët shqiptar. Deputeti Jakimi ka vepruar në përputhjen të plotë në ide e veprime të qindra e mijëra manifestuesëve në të katër anët e dheut, kundër politikave të gabuara në investime, duke harruar hallemadhin, mjedis, tokë, ujë, ajër, ekosistem pyjor. Kur bota mbarë është përfshirë në një lëvizje të madhe në kryerje reformash, lëvizjesh energjike për të realizuar urgjentisht objektivat e rëndësishme në fushat e mbrojtjes të tokës, përdorimit të energjisë së rinovueshme, ndotjeve industriale, modernizmin e transportit me enrgji elektrike, bateri etj., në planifikimin urban për raportin gjelbërim banor qyteti, për të ulur varfërinë duke rritur kapacitet prodhuese të tokës e zvoglimin e sa më shumë të dioksidit të karbonit. 

Zëri i tij buçiti në Kuvendin Popullor, kur Oqeani i Ngrirë i veriu po i shkatrrohen dalë ngadal aizbergët miliona vjeçar të akullnajave. Kur ngritja e nivelit te detit po zhduk dhjetra ishuj, po rrrezikon zhdukjen e qytetit 2300 vjeçar të Aleksandtrisë në Egjyptit me 5 milion banor, ku niveli i ujit ngrihet çdo vit 2, 1 milimetër. Pa harruar se të njëjtin fat po e presin kryeqytetin Amsterdam të Hollandës e qytetin ujor të Venecias në Italinë veri lindore. 

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në Nju-Jork nga data 23 – 26 shtator ku do të ndalet edhe për përballimin e ngrohjes globale (1,5°C ) e cila vetëm për vitin 2018, i ka shkaktuar një humbje prej 2 400 milion dollar ekonomisë botërore. Shifrat galopante, shembujt rrënqethës, tmerri që po i kanoset botës nga vete njeriu si qenia më e organizuar, më e përspsur në mendime gjykime e veprime dhe me ndërgjegje janë dritheruese, katastrofike, të frikshme. 

Po gjëndja e mbulesës pyjore, e tërë mjedisit shqiptar si ndodhet në këtë situat të randë në shkallë botërore? Përgjigjen na jep inxhinieri Haki Kola ndër më aktivët i pylltarisë shqiptare, i cili në një intervistë për shtypin, është shprehur: 
‘’Vdekja e tokës së djegur e eroduar, ka triumfuar mbi shpate male e lugina. Sipërfaqe të gjëra të tokës janë kthyer në gurishtore të shkreta. Ujrat janë ndotur. Biodiversitety është zhdukur masivisht. Njerëzit largohen drejt qyteteve, ku i pret asgjëja. Prishja e ekuilibrit midis njeriut e natyrës, largimi i fermerit nga pylli e kullota e tij, ka shkatërruar ekuilibrin natyror. Të gjithë ankohen. Të gjithë fajësohen,, Epshi për fitime, pushteti despotik, politikat e çala mbi pyjet e mjedisin, organizimi kryekëput i pa kuptimt, pronësia mbi pyjet, një ngërç që nuk po gjejn zgjidhet që prej tridhjetë vjetësh demokraci, mungesa e kadastrës pyjore ku nuk kemi asgjë të saktë mbi sipërfaqet pyjore e kullosore, volumet e materialit drusor apo kapcitetet në kullotjet natyrale. E gjithë kjo katrahure e ka çuar natyrën shqiptare, pyllin shqiptar, mjedisin në përgjithësi, në pragun më kritik, disfatist e pothuajse të pashërueshëm”. 

Po cekim disa momente për të argumentuar mendimet e mësiperme. Agjensia NASA (National Aeronautics and Space Administration) këto ditë lajmëroi se vetëm 24 orët e fundit në Shqipëri ka patur 60 raste zjarresh! Ndërsa shohim vetëm disa pylltar duke fikur zjarrin me lopata, fshesa degë etj. ndërsa fshatarët, malsorët kanë manifestuar një indiferentizëm të pafalshëm, por, llogjikisht të shpejgueshëm. ‘’Nuk është prona jonë, e faji ynë që pyjet u shkatrruan, dhe fshatrat u rrënuan, por, qeverisja mjerane e despotike- përgjigjen në heshtjen e fshehur në rrudhat trurit të tyre tanima të lothshëm. 
Pyetja: A nuk mund të kishte blerë qeveria një avion kanades(qoftë edhe me kredi) për fikjen e zjarreve në pyje për gjatë tridhjetë vjetëve etj.? Ndërsa defiçitet në dru zjarri janë të pa përfytyrueshme, kur kemi një të ashtuquajturin merotarium mbi pyjet, popullsia shqiptare në malsi kodrina fusha e qytete ka nevoje për 2 deri në 4 milion metër ster dru zjarri. E atë sigurisht nuk sigurohen nga importi, por, tanima ka filluar prerja masive e pyjev etë rinj, si rasti në ekonomine pyjore Vanas të Dibrës e Dejës të Matit. Inspektorjati i mbrojtjes së pyjeve, celula organizuese më e korruptuar më kriminale, është krijuar për të mbrojtur pyjet duke lenun jashtë inxhiniera e teknik pyjesh. 

Shembuj të tjerë janë sa tragjik aq edhe komik për politikën shqiptare tridhjetë vjeçare dhe për qeveritë Rama një dhe dy, të cilët mbajn peng nën ombrellën e unit, e bajrektarit, mjedisin shqiptar, me masa gjysmake e plotësisht të pa motivuara nga ana shkencore, profesionale e përvojave evropiane e kombëtare. Atëhere! Dhe ja edhe një herë mendimi real i autopsisë së gjëndjes shoqërise shqiptare i shprehur më së miri nga inxhinieri i pyjeve, Hakiu: 
‘’Të trishton paaftësia jonë për të reaguar, kur është cënuar djepi i jetës dhe e ardhmja e saj, në një atdhe me male pa bimë, e dalëngadalë pa tokë.,, Situata e rënduar mbarë botërore, shkretimi i Shqipërisë çdo ditë e më shume, ndotja urbane, ujore, e ajrit, përshkallëzimet në çimentimin e futjen në tuba të çelikta të arterjeve të gjalla ujore në natyrën shqiptare (Numri i përgjithshëm i hidrocentraleve të miratuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur 714.) duhet të çojn peshë së pari inteligjencën pyjore e mjedisore, ekologjistët e universitarët për të ndaluar urgjentisht këtë babëzitje, pangopësi, lubizëm, këtë kanibalizëm kundra natyrës e pasurisë pyjore të mbetur. Ku stafetën e moblizimt, organizimit, bashkimit e luftës të pa kompromis, duhet ta marrë përsiper Deputti, inxhinieri i pyjeve Halil Jakimi, si ura lithëse në mes pushtetit lokal, opozitarit të qeverisë, organit ligjëvënës e vendimarrës Kuvendit Popullor. 

Tre kollonat e gjelberta duhet të organizohen e veprojn urgjentisht në Shqipërinë me natyrë të cfilitur, me lumenj të futur në arkivole, me detin që brezat pishnajor mbrojtës, po i gllabëron në brigjet e Ishmit të Durrësit dhe të Lezhës, ku pyjet e rinj të ahut e pishave, dushqeve, këtë fundi viti, në prag të dimrit, po i nënshtrohen zhdukjes masive me motorsharra e sopata. Atëhere çfarë duhet të bëjm? Dhe lexojm përgjigjen e mundshme: 
Të organizohet sa më parë Agjensia e pyjeve (e sapo vendosur nga qeveria), sektorët e saja përkatëse, mbështetur në përvojën e së kaluarës jo të largët dhe të detyrave që shtron strategjia e zhvillimit të pyjeve, me specialistë të përzgjedhur pyjesh, duke e shtrirë atë deri aty ku ndodhet pylli, ku shtrohen detyra urgjente projktimi e veprimi energjik silvikulturor dhe mbrojtës. 
Përfundimi i inventarizimit të pyjeve që është duke u kryer, të shërbejë në hartimin e programit e realizimit praktik sa më të shpejte të një reforme të thellë, në pronësi, sipas traditës shqiptare e përvojes evropiane, duke u mbështetur pa mëdyshje në, Prone Private, Pronë Fshati (meraje, komunal) etj, në Pronë Shtetërore. 
Së fudi në hartimin e ligjeve për administrimin, mbjelljen, ruajtjen, shfrytëzime simbolike e përmirësimin e pyjeve ekzistues dhe krijimin e të rinjëve në bazë të ideve të reja të agropylltarisë, brezave pyjor mbrojtës, pyllëzimin e shtretërve e brigjeve të lumenjëve, kurorave të qyteteve, parqeve të gjelbërta, kopshteve botanike etj. etj.

 Realizimi i tyre tanima nuk mund të ngrihet pa një platformë shkencore, reale e njohëse me hollsi të kerkesave, gjendjes së siperfaqeve pyjore, kullosore ujore, urbane, gjendja e materialit drunor në vend, dhe programimi e realizimi teknologjik i mundësisë të zëvendësimit të ngrohejs me gaz apo prodhimit të energjisë elektrike, me panela diellore apo elikat me levisje nga erërat apo hidrocentrale duke shfrytëzuar enrgjinë e prodhuar nga dallgët e detit etj. 
Realizmi i tyre varet nga bashkimi e organizimi i pylltarëve shqiptar, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Fakultetit te Agronomisë dhe specialistëve në pension si dhe të profesoreve të Univesitetit të Tiranës, Shkencave të Natyrës etj. në një Konferencë Kombëtare mbi mjedisin natyror e urban shqiptar në krizën më të thellë e programet e detyat për daljen prej saj. Pylltar shqiptar, inxhiniera të mjedisit, pedagë e profesor, agronom etj. të xhveshim veladonin e partive e bindjeve te kundërta, të indiferentizmit, të marrim inisiativën për të veshur atë të gjelbërtin e së bashku me shqetësimin mbarë botërore , të bindemi, të organizohemi, të mblidhemi, të veprojm, të detyrojm politikëbërsit për nevojën e masave urgjente, për kapërcimin e kësaj situate teje e të vështirë, në të mirë të ekonomisë mbarë kombëtare, mirëqenies së populit, shëndetit e të ardhmes më të mirë të brezave të ardhshëm.


22. 09. 2019 Dr. Selman Meziu 



Monday, 23 September 2019

ME SHIUN BISEDOJ UNË

Përallë shënëndreu 


            Ishte fund nëntori i një viti të mbrapsht. Shirat e vazhdueshme të vjeshtës nuk na linin të mbillnimm sipërfaqen e planifikuar të grurit. Të gjitha kusuret e kësaj situate skandaloze binin mbi ne, specialistët e bujqësisë. Prodhimi i bukës në vend, në një Shqipëri të izoluar totalisht, ishte detyra jonë prioritare, të most themi e vetmja. Mbi ne binin të gjitha vrejtjet e kritikat, të mos flasim pastaj për akuzat për “sabotazh” edhe pse aveniri ynë varej nga tekat e motit, pra fati ynë ishte në qiell. 

Po endesha në një nga sektoret e nje kooperative bujqesore. Kisha shume ftohtë. Mendova të shkoja në zyrën e agronomit të sektorit, sepse ai kishte një sobë të ndezur me dru. Ashtu bëra. Soba ishte flakëruar nga djegia gjithë ditën e druve. Jashtë shiu vazhdonte e binte si me shtëmba. Nuk kishte ndërmend të ndalonte. Agronomi sektorit, miku im, pasi më përshëndeti, më hapi një vend pranë sobës për t’u tharë. Isha bërë ujë, nga koka tek këmbët. 

Një nga një ikën të gjithe njerëzit e asaj zyre. Mbeta vetëm me agronomin e sektorit. Në një moment ai befas më pyeti: 
- Si do të bëhet me mbjelljen e grurit, shirat nuk pushojnë, afati po ikën? Do të mbeten tokat pa mbjellë, djerr. 
Më gjeti të papërgatitur kjo pyetje. Nuk dija si t’i përgjigjesha. Edhe mund të ndodhte ashtu. Si pa u menduar thellë i thashë: 
- Do t’i mbjellim me misër në pranverë. 
- Po plani grurit? - tha ai menjëherë. 
- Plani është ligj, thotë Partia. Nuk dija si t’i përgjigjesha, por dhe tek ai vërejta se nuk dëshironte ta shtynte më tutje këtë bisedë. Kjo vonesë do të ndikonte në rendimentin e grurit. Vazhduam me të tjera biseda siç bënim zakonisht kur takoheshim së toku. 

Kaluan ca ditë dhe shiu pushoi. Toka po bëhej gati për t’u mbjellë. Një ditë në pasdite u gjenda përsëri tek sektori i mikut tim agronom. Aty ishin mbledhur që nga krytari i kooperativës, sekretari byrosë së partisë, brigadjerë, përgjegjësi sektorit, disa të deleguar nga Komiteti Partisë dhe Komiteti Ekzekutiv i Rrethit, gazetarë, etj. Ky sektor i kooperativës ishte shumë afër qytetit dhe me një biletë 30 qindarka me urban mund gjëndeshe në bazë, siç u thoshni atëherë brigadave e sektorëve të bujqësisë. Bisedat ishin shumë të zjarrta: flisnim mbi organizimin e punëve për mbjelljen e një blloku parcelash rreth 50 ha. Të gjithë jepnin urdhëra e direktiva, si dhe mirrnin zotime. Vetëm miku im agronom nuk fliste asnjë fjalë. Unë iu afrova atij duke e parë me një vështrim pyetës se çfarë po bëhet këtu.
 - Leri, le të bëjnë plane edhe keta - më tha me një mospërfillje dhe mosaprovim të asaj që po diskutohej aty. Ai masat i kishte marrë me kohë, mjafton të ndalonte shiu. Mbasi u fol, e u fol për të gjitha, filluan zotimet se unë do bisedoj me atë, unë do bisedoj me këtë, etj. Njeri nga pjesmarrësit u hodh e tha: 
- Po sikur të bjerë shi nesër? 
Atëhere agronomi që nuk kishte folë fare deri në atë çast, i revoltuar, u hodh e tha me vrull të madh: 
-      -     " Me shiun do të bisedoj unë, ikni tani." Të gjithë qeshën. 
Të nesërmen unë shkova që në mëngjes nga parcelat ku mbillej grurë. Aty gjeta agronomin me përgjegjësin e sektorit. Punët shkonin shumë mirë. Traktorët diskonin dhe tre zetorë po mbillnin. Kur me pa agronomi me tha duke qeshur: 
-      Me qe ti vjen nga qendra, na e more ne meritën e mbjelljes së grurit. 
Në horizont dallova kryeagronomin. 
-       -  Shiko se kush po të vjen - i thashë. 
-    - ===Ike, u dogje dhe ti si ne. Tani i morri meritat kryeagronomi – më tha menjëherë miku im gojëbrisk e hokatar. 
Kalun ca orë dhe në horizont u duk gazi i kryetarit dhe gazi sekretarit të Komitetit të Partisë së Rrethit për bujqësinë, 
- Po tani!? - i drejtohem agronomit jo pa një fare shpotie. 
- Lere tani, - me tha duke ngritur dorën përpjetë si i dorëzuar 
- U dogjëm të gjithë. 



Nga shënimet K. Mosko Boston SHBA


Friday, 30 August 2019

GJAKU ARBËRIT NUK BËHET UJË

NËNË ATHINAJA

       
Nënë ATHINAJA
Në mediat shqiptare shpesh jepen lajme ose kronika mbi jetën e pasardhësve të gjakut  arbëror: për Arbëreshët e Italisë, Arvanitasit e Greqisë  deri tek shqiptarët e Ukrainës, etj. Të gjithë ngazëllehemi kur shikojmë se si ata, brez pas brezi i ruajnë zakonet, traditat, gjuhën dhe mbi të gjitha emërin shqiptar. Një grup më i madh shqiptarësh, më pak të përmendur nga media, (me përjashtim të  figurave të njohura në shkencë, teknikë dhe art,  e  që kanë bërë emër në vendet ku jetojnë), janë dhe  miliona të tjerë, njerëz të thjeshtë, që  varfëria, luftrat grabitqare pambarim, të pa barabarta, e  të pamëshirëshme në truallin Arbëror, i detyruan të braktisin vatrat e tyre të dashura. Emigrim pas emigrimi, në kërkim të një jete më të mirë. Shumë herë të përbuzur e të diskriminuar nga mjedisi, dhe më keq akoma, të harruar nga marrëzitë e kohës së komunizmit, nga shtetit shqiptar.  Diku të grupuar, diku të vetmuar, por gjithmonë me kokën mbrapa, të brengosur e duke mbajtur të pa shuar prushin e mallit dhe dashurinë për  vendlindjen e  etërve të tyre.

Adresa e vjetër 
            - Merreni dhe këtë adresë se mund t’ju duhet, janë njerëzit tanë, - më tha një i afërm i fisit të gruas kur po përgatiteshim të emigronim në Amerikë. Ishte një zarf i vjetër, i zverdhur nga koha, me një adresë të qartë të viteve 1960. Kushdo e di, se sa shkel  në Amerikë, duhet së pari të ingranohesh; puna, shkollat e fëmijëve, gjuha, etj.  Megjithatë shpejt i erdhi radha dhe zarfit te vjetër.  Adresa na drejtoi në Uster, një qytet afër Bostonit, ku ne u stabilizuam me familje.  Kërkonim familjen Çuro nga fshati Stegopul. Me anën e një emigranti të ri në atë qytet, gjetëm një numur telefoni. E zonjë e shtëpisë, dhe ajo me origjinë nga Gjirokastra, por nuse në atë fis, na dha të njohur dhe na uroi mirëseardhjen në Amerikë, si dhe na ftoi për një vizitë në shtëpi. - “Por, ju pa tjetër duhet të takoni fëmijët e Mistos, ata jetojnë në Nju Jork, numrat e telefonave ua jap unë,” sqaroi ajo. 
            Misto Çuro nga fshati Stegopul rreth fundit të viteve 1800, në moshën 16 vjeçare kishte shkuar në Stamboll. Atje u martua me Ulinë nga fisi Kokosharjve të Nokovës. Në Stamboll lindën dhe fëmijët e tij që ne i kërkonim. Mistua kishte një motër të vetme, Zoicën, të cilën e la në fshat, e se pa më kurrë, mbesë e së cilës është gruaja ime, Lefteria. 

Biseda e parë në telefon 
            Jo pa druajtje po formonim numrat në telefon të nënë Athinasë, vajzës së Mistos.. Do të mbajë mënd gjë vallë..? Flet shqip? Pyetjet të cilat na kishin mbërthyer e na mundonin. Disa të tjerë na kishin thënë se shqiptarët e vjetër shpesh janë të ftohtë.  Këtu bëhej fjalë për një fis të ndarë më dysh, të  lindur jashtë Shqipërisë dhe që nuk e kishin parë kurrë njeri-tjetrin. 
            Alo… dhe një “Alo” që na u duk si shqiptare nga ana tjetër e telefonit.  Mbasi iu prezantova, ajo më pyeti: “ po ty nga je, nga anët tona?”…” Jam nga fshati Selckë,  i thashë, e di?”…” Po si s’e di mor bir, është fshat i mirë, ka dhe njerëz të mirë atje. Keshë burrin nga Selcka, Koço Gjika, më ka molloisur”... 
            Kisha dëgjuar nga Dhosi Margariti që ka një Koço Gjikë në Amerikë por nuk e prisja të ishte burri i nënë Athinasë që unë kërkoja. Kur e pyeta nënën time në telefon, që atëhere ishte gjallë, ajo më tha: Një Koço Gjikë di unë, ai ka qënë në Tiranë. S’kishte si ta dinte nëna se ky Koço Gjikë, ishte nga gjysma tjeter e fisit Gjika, kish lindur në Stamboll, djali i Miçe Gjikës që kish emigruar  edhe ky në moshën 15-vjeçare në Stamboll, nga fundi i  viteve 1800. 
            Telefonin e mori  gruaja. “Po si je moj vajzë”, gjëmoi zëri i nënë Athinasë. “I ke mirë ata njerëz andej? Babai im vdiq me merak të madh se la motrën e vetme në fshatin Stegopul, e nuk mundi ta shikonte, ai këtë më llafoste nga hera”.
            Nënë Athinaja kishte të drejtë. Kur familja e saj me biznesin e vet qe kishte ngritur, “mbushte kasonat” me lira turke, motra e babait të saj, Zoica, si të gjithë shqiptarët, po kalonin kohë të vështira, luftra pas luftrash. Nënë Zoicës iu vra djali, Jani Mino në moshën 18 vjeç, në luftën e Tiranës, sot i vendosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Tiranë. Si të mos mjaftonte kjo, i dogjën dhe shtëpinë në fshat duke i lënë jashtë në qiell të hapur, nënën me tri vajzat e saj. Ndonjë pako apo lekë që dërgonin shikoheshin me lupë nga shtetarët e asaj kohe…  Biseda telefonike zgjati duke kujtuar e rikujtuar ngjarje të kaluara. 

Një vizitë në shtëpinë e nënë Athinasë 
            Mezi e prisnim një vizitë në shtëpinë e nënë Athinasë 76-vjeçare.  Harritëm shpejt në Astoria NY,  buzë Atllantikut, ku ajo banonte për 50 vjet, që kur kishin ardhur në Amerikë. Makinën e parkuam në rrugë, nën hyrjen e saj. Ajo po na priste në dritare..:
“- E mor bir erdhët”, foli që nga sipër.  Në atë rrugë të zhurmëshme  njujorkeze na  kujtoi për një çast nënat tona, të cilat  na prisnin e na përcillnin nga dritarja, na ruanin me sy deri sa të zhdukeshim në horizont. Të gjitha nënat lunxhote të jenë njësoj!? Po,të gjitha nënat shqiptare janë njësoj.  Ato i përfaqeson nënë Tereza, nënë e dashur e botës mbarë. Nuk është rastesi! Kujtoj, që nënat tona na thërrisnin  “Jeto”. Këtë fjalë mistike shqipe me rrënjë kushedi se ku, që nuk e gjen në asnjë fjalor, e kanë veçuar nënat shqiptare për të shprehur dashurinë për bijtë e tyre, për njerëzit. (Jeto=Jeta ime.) 
- “Rrini si në shtëpinë tuaj”, vazhdoi nënë Athinaja, sa mbaruam përshendetjet e rastit. Shtëpia ishte e mobiluar mirë, binte ne sy rregulli e pastërtia lunxhiote. Në muret përreth ishin vendosur fotografitë e nipërve e mbesave, burrit të saj, nënës  nga Nokova si dhe të vjehrit seliciot e të babait stegopulot. Po nuk mungonin dhe pamje nga Shqipëria dhe  qyteti i Gjirokastrës. Shqipja qe fliste nënë Athinaja nuk bënte dallim nga ajo e nënave tona.  Ajo fliste rrjedhshëm edhe greqisht, turqisht e anglisht. 
            “- Në Stamboll kemi jetuar mirë, por u shtrënguam të vimë në Amerikë në vitet 1960, për fëmijët. Mbase  këtë herë mbaruan emigrimet tona. God bless America. Nipërit e mbesat i kam doktorë, jurist, inxhinjerë. Kemi bërë krushqi me tërë dynjanë: amerikanë, grekër, gjermanë, etj…” Por një nip nënë Athinaja e thoshte me “mburrje” se nusen e kishte marrë shqiptare, nga brezi i ri i emigrantëve. 
            Dreka ishte një drekë lunxhiote. Na dukej sikur ishim në shtëpitë tona në Shqipëri. “Kam gatuar  të vendit por dhe gjellë turke, se dhe ata kanë gatime të mira”, tha nënë Athinaja.  Tavolina u mbush me gatimet e shumta të kësaj nëne të mirë, fisnike e bujare.
            Nënë Athinaja kishte marrë një kartë telefonike të fliste me njerëzit në Shqipëri.  Vëllai i gruas në Gjirokastër, e hapi spikerfonin e telefonit për të dëgjuar të gjithë. Zëri i nënë Athinasë për një çast mbretëroi në dhomë, në shtëpinë e Gjirokastrës, ku e dëgjonin me vëmendje e gjithë familja…” Një nënë fisnike që na mallëngjeu, na kujtoi nënat tona”,  tha Mrika, nusja e shtëpisë. 
            Në albumin me fotografi që na tregoi veçova një foto. Dukej sikur qe një valle lunxhiote e kënduar. E pyeta nënë Athinanë ju hidheni dhe valle lunxhiote!? Po jemi në Stamboll, unë jam në ballë të valles. Tani si kendojme më. Ju luta në se i kujtohesh një këngë dhe ajo pasi u mendua pak tha:
Më martoj babaj në Vlorë
Vajzë e vogëlo, shumë vogëlo
Më dha një burre doktor
Vajzë e vogëlo, shumë e vogëlo…

            Telefonatat, për aq sa qëndruam atje,  nuk munguan nga vëllai i nënë Athinasë, i cili tha:“ Ne shqiptarët kemi gjak të ëmbël, tani u shtuam”, si dhe nga motra  Kostandina,   ndërsa një vëlla, kishte vdekur. I gjithë rrethi familjar sot është plot me fëmijë e me shumë  nipër e mbesa. – “Jemi një fshat i tërë.” Përseriste shpesh Nënë Athinaja.

Juli 
            Juli, vajza e nënë Athinasë, trashëgonte emërin e gjyshes Uli,  kishte ardhur të na uronte mirëseardhjen. E mallengjyer për njerëzit që ia kishin përmendur shpesh në bisedat…”Kuptoj shqip po nuk e flas dot mirë. Kam ikur 9 vjeçe nga Stambolli. Mbaj mend kur gjyshja bënte byrekun e fuste ne furrë e thoshte …. Ajo e filloi por ia plotësuam ne: “Hyftë për dhjakonarë e daltë për pashallarë”.  “Dua t’i shkel njëherë ato anë. Nga Selcka babai bëhej shumë me fisin e Kiçi dhe Qirici”, thote Zhuli. Fise këto që nga fshati nuk besoj se i di njeri , por ata e mbajnë fort emrin e fshatit nga kanë ardhur.” Ishte dhe fisi Lena, që kemi të bëjmë, të gjithë sot janë këtu. Më vjen keq për nënën që  tani nuk mund t’i shohë dot…ato anë” fliste Juli duke u munduar të kujtonte ngjarjet dhe njerëzit.
            Vizitës tek nën Athinaje po i vinte fundi sepse na duhesh të bënim një vizitë tek një lunxhot tjetër, Illo Foto që banonte aty afër me familje. Ndahemi  duke  i uruar: jetë të gjatë nënë Athinase, për të transmetuar fisnikërinë  arbërore në nipërit e mbesat e saj të shumtë.

Në mbyllje të vizitës tek Nënë Athinaja
            “Të shkruajë gazeta për ty?”, e pyeta nënë Athinanë kor po largoheshim. “Të shkruajë, pse mos të shkruajë, po dua ta shoh edhe unë!”, u hodh e tha menjëherë. “Unë nuk di të lexoj shqip”, shtoi nën zë, pas një pauze, si për të shprehur një peng të madh të jetës së saj. Unë dëshiroja që t’i shkruaja këto peripeci të jetës së familjes së Nënë Athinasë, sepse mendoj se jane te dobishme për emigrantët e vjetër e ri si dhe për gjithë shqipëtarët kudo që ndodhen. 
            Miliona shqiptarë që ndodhen në gjithe botën, vuajnë mallin dhe dashurinë për vendorigjinën e tyre, pra thjesht identitetin shqiptar. Shoqëria, shteti shqiptar duhet të bëjë diçka. Shpresojme që Qeveria Rama-2 me vendosjen e Ministrisë për Diasporen ta marri në dorë këtë punë. Bie fjala, pse të mos organizohen vizita në vendlindje apo  në vend origjinën prindërore. Të ndihmojë per hapjen e shkollave shqipe në diasporë, etj, etj.  Kështu ne kemi bërë afrimin e njerëzve dhe kontribuojme për një lobim të fuqishëm të shqiptarëve në botë. Ashtu, të ndarë “me forcat e veta”  e provuam për 50 vjet. Nipërit e mbesat e nënë Athinave do të jenë turistët  në Shqipëri. Këta do të jenë turistët e Lunxhërisë  sepse më mirë u bie së pari të shikojnë e të eksplorojnë vendorigjinën e tyre, se sa diku gjetkë. Bota, siç thuhet tani, është sa një fshat. 

Epilog
            Premtimin për të shkruar në gazetë për Nëna Athinanë unë mbajta. Ky shkrim u botua te gazeta “Illyria” që del në Nju Jork. Po prisja që të kishim një rrast për t’ja çuar vetë. Por, na erdhi lajmi se ajo ndërroi jetë, nuk e përballoi dot sëmundjen e rrëndë. Shkuam për ceremoninë mortore, duke marrë me vehte dhe gazetën për t’ua dhënë fëmijëve të saj.
            Në ceremoninë që u mbajt në Kishë prifti gjat fjalës së tij tha:
-“Shikoj këtu shumë shqiptarë që i kanë sytë me lot, Athinaja i deshte shumë patriotët e saj, ajo i ka ndihmuar të gjithë”
            Gjat drekës që organizuan familjarët unë nxorra gazetën Illyria me shkrimin për Nënë Athinanë. Një djalë i Nën Athinase i befasuar e mori dhe gazeta kaloi dorë më dorë në sallë. Mbi mua u ngulëm dhjetra shikime. Nuk më njifte njeri, por me atë gjest u bëra i “rëndësishëm”. 
            Pas pak me gazetë në dorë më afrohet një mesogrua. Unë jam një emigrante e re nga fshati Luzat i Tepelenës. Kam qenë mësuese,  dhe vazhdoi – Keni bërë shumë mirë që keni shkruar për Nënë Athinanë, ajo e meritonte, qe një grua fisnike, nëne e dashur për gjithe shqiptarët, i ka ndihmuar për tu integruar … Une shkoja shpesh tek shtepia e saj. Kur vonohesha nga punët ajo më thosh me dashuri:
-      Po çu bëre moj vajzë, ku humbe?
            Më shkuan në mendje pikturat dhe fotografitë në murret e shtëpisë së Nën Athinasë me subjekt nga Shqipëria. Ishte dora dhe mendja e kësaj mësuese fisnike, që nuk ja mësova dot emrin.
       - Unë ju falenderoj Ju, ju përgjigja,  - për këto fjalë të mira dhe rrespektin që keni për njeriun tonë.


Koço Mosko
Boston, MA-SHBA
(Shkrimi është shkruar dhe botuar në Gusht, 2010
Me Epilogun dhe ndonjë ndryshim të vogël Shtator, 2017)






Saturday, 20 July 2019

DËMTUES TË FIKUT

(Rajoni i Shqipërisë Jugore)
nga Lavdi Hasani
Departamenti i Biologjise, Universiteti “Eqrem Çabej”
Gjirokastër, Albania

Abstract:
In many studies where fungal diseases are treated, a wide range of herbal or animal parasites are observed. But from a particular group of pests belonging to the Hexapoda class Coccoin Order (so-called "turtles"), only the specific pest of this plant is Certified, which is Ceroplastes rusci L.
In the study, it is noted that while this specific pest is permeable to the fig tree, this plant can be contaminated simultaneously with many other species of this group. The study was conducted in the region of southern Albania by taking the territory of six districts of this region, such as Vlora, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Tepelena and Përmet. The fig tree in our country is very widespread and with special economic and nutritional value to and on this basis the work in question also takes practical application values, especially in the fruit and vegetable sector.

Keywords: Fik[Ficus carica L], parasites, contamination, pests, varieties, spreads

Abstrakt:
Në shumë studime ku  trajtohen sëmundjet e fikut rroket një gam e gjerë e parazitozave bimore apo shtazore të tij. Por nga një grup i veçantë  dëmtuesish, që i takojnë N/Rendit të Coccoineve të klasës Hexapoda (të ashtuquajturit “breshkëzat”), preket dhe trajtohet kryesish vetëm dëmtuesi specifik i kësaj bime që është Ceroplastes rusci L.
Në studimin në fjalë vihet në dukje se ndërsa ky dëmtues specifik është i kudogjendshëm në bimën e fikut, kjo bimë mund të kontaminohet njëherazi edhe nga shumë lloje të tjera të këtij grupi. Studimi në fjalë është kryer në rajonin e Shqipërisë Jugore duke rrokur teritorin e 6 rretheve të këtij rajoni si Vlorën, Sarandën, Delvinën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin. Bima e fikut në vendin tonë është shumë e përhapur dhe me vlera të veçanta ekonomiko-ushqimore ndaj dhe mbi këtë bazë edhe punimi në fjalë merr vlera praktike aplikimi, sidomos në sektorin e frutikulturës. 
Fjalët-çelës:Fik[Ficus carica L], parazitë, kontaminim, dëmtues, llojshmëri, përhapje.

1. Hyrje:
Fiku është një drufrutor me shumë rëndësi ekonomike e me shumë vlera ushqyese e shëndetësore. Fiku për një kohë të gjatë ka qenë simbol i kulturës lindore. Studimet e një grupi shkencëtarësh izraelitë të Universitetit Barllan, konkludojnë se nga  dëshmitë arkeologjike të gjetura në 6 vende të Lindjes Mesme (Izrael, Palestinë, Irak, Jordani, Egjypt, etj.), fiku ka qenë i kultivuar nga njerëzit 10 – 11,4 mijë vjet më parë,.[8] Këtu mendohet se është dhe vend origjina e tij. Fiqtë e butë origjinën e kanë nga fiku i egër që për njerëzimin ende është mister se kur dhe si u krijuan. Sipas Eisen (1901), të gjitha bimët subtropikale të kultuvuara si: fiqtë, agrumet, fistiqet, bajamja, arra, pjeshka, ulliri, kumbulla etj. kanë ardhur nga Azia Perëndimore ose Azia e Vogël, por vend origjina e tyre është gjetkë.  Në luginën e Mesopotamisë midis lumit Tigër dhe Eufrat, 10 mijë vjet më parë ishin ndërtuar kopshte të shumtë origjinale agronomikë me këto bimë drufrutore dhe drithra.
            Ne brigje e mesdheut, sipas shumicës se studjuesave, ka ardhur rreth 4 mijë vjet më pare (A.P. de Candolle, 1778-1841). Thuhet se fillimisht ka depertuar në ishulli grek të Kretës i sjellë nga Fenikasit e lashtë 1600 vjet p.e.r. Fenikasit fikun dëshironin që ta mbillnin e ta përhapin më tepër nëpër kolonitë e tyre (R. Loohuizen 2010)[9]
 Dobitë e fikut janë të njohura që në lashtësi. Gjatë kësaj periudhe është shquar si një bimë medicinale dhe dietike.Frutat e fikut janë më të pasura se buka në karbohidrate dhe yndyrna. Sipas studimevebashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presjonit të gjakut, kapsllëkun, mbi peshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, përmireson jetën seksuale, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj. Kujdes! Një përdorim i tepëruar mund të shkaktojë probleme tek njerezit që kanë infeksione në veshkat ose në fishkëzën urinare duke shkakëtuar diarre.
Përfaqësuesit e këtij grupi parazitësh karakterizohen nga prezenca e një aparati gojor nofullor  të fuqishëm  të tipit çpues - thithës. 

2. Materiali dhe metodat:
Ky punim është realizuar mbi bazën e një kërkimi lidhur me grupin e insekteve në fjalë në Rajonin Jugor të Shqipërisë. Për këtë janë realizuar në teren  një sërë ekspeditash  për një periudhë (me ndërprerje) mbi 5 vjeçare. Materiali është grumbulluar periodikisht në çdo pikë kontrolli  në çdo stinë dhe për çdo vit. Materiali i grumbulluar në teren nga organet e ndryshme bimore ruhej në epruveta me alkool dhe me etiketimin përkatës. Për format mikroskopike, materiali para se t’i nënështrohej determinimit përpunohej në laborator deri në realizimin e një mikropreparati të përhershëm sipas metodikës së dhënë nga [5] Borol et  de  Long , 1989,[6,10,12]Borhksenius, N.S. 1950. [22] Kosta, C; Benassy (1981) Më andej bëhej determinimi i specieve sipas çelsave të dhënë nga [7] Borhksenius, N.S. 1964, [9] Borhksenius, N.S. 1949, [11] Borhksenius, N.S. 1937, [14] Borhksenius, N.S. 1973, [25] Rrubcov, I. A.1954, [26] … (1964),[27]…. (1948), etj.
Në rajonin në fjalë kemi pikëkontrolle të ngritura në rrethet Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet (harta nr.1). Gjatë punës nën binokular janë realizuar edhe skicat e tipareve të tyre morfologjike, sidomos të pjesës më të rëndësishme në planin determinues që është pigidi.

3. Rezultate dhe Diskutime:
Nisur nga ndërtimi i aparatit gojor që ata kanë, dëmtimi i bimës nga prezenca e tyre konsiston:
1. Ata thithin limfën bimore duke dobësuar bimën
2. Deformojnë gjethet dhe bisqet e bimës duke çuar deri në këputjen e tyre dhe duke dëmtuar dhe ulur kështu edhe rendimentin e procesit të fotosintezës.
3. Gjatë thithjes së limfës ata bëjnë të mundur edhe transmetimin në bimë të sëmundjeve të ndryshme virusale.
4. Duke qënë se ato prodhojnë atë që quhet “vesë mjalti” atëherë ata bëhen edhe shkaktarë të zhvillimit mbi trupin e bimëve të shumë sëmundjeve kërpudhore. Po ashtu për të njëjtin shkak nëpërmjet kësaj “vese mjalti” ato tërheqin drejt bimës dhe bëjnë të mundur edhe mbivendosjen në to  të një sërë lloje Aphidësh po parazitë të tyre. Kështu një bimë e kontaminuar prej këtyre insekteve rrezikohet nga tri grupe gjallesash patogjene njëherazi.
5. Mbi këtë bazë  bima vjen e dobësohet, cilësia dhe sasia e produktit të saj bie deri sa bima degradon në tharje dhe zhdukje të plotë.
Megjithatë  edhe shkalla e dëmshmërisë nuk është e njëjtë për të gjitha llojet. Ka që janë dëmprurës të fuqishëm të drejtpërdrejtë, dëmprurës të zakonshëm si dhe forma me parazitizëm më të lëhtë (dëmprurës të indirektë). [4] - Beth (Dr.) Grafton - Cardwell (2003),[13,15] Borhksenius, N. S. (1957),[16] Çiça, A.  (1963), [17] Çeloaliaj, Q. (1987), [18] Gaxho, S. (1965), [19] Gaxho, S. (1960), [20] GustavusA. Eisen Washington,etj.
Dëmtuesit përfaqësues të N/Rendit Coccoinea të takuar në bimën e fikut janë: [Fig.nr.1]


1.    *Pseudococcus citri Riso.(k.)[j]
2.    *Pseudococcus rectus Borchs.(k.)[dh]
3.    *Pseudococcus expressus  Borchs.(k.)[dh]
4.    Pulvinaria betulae L.(k.)[g, k, q, dh]
5.    Pulvinaria vitis L.(k.)[q,t]
6.    Neopulvinaria emeretina Hadz.(k.)[sh,dh]
7.    *Ceroplastes rusci L.(k.gj.)[g,sh,p,j,m,dh,
ms, n]
8.    *Ceroplastes sinensis D.Guer.(k.)[m,j,p]
9.    *Lepidosaphes ficus Sign.(k.)[ms,sh]
10.*Epidiaspis leperii Sign.(k.)[g]
11.*Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr.(k.)[j]
12.*Diaspidiotus ostreaeformis Curt.(k.)[m]
13.*Diaspidiotus perniciosus (ulmi) Comst.(k.) [sh]
Vend-takimet e këtij drufrutori të kontaminuar, siç paraqiten edhe në hartën nr. 2.,  janë:
- Radhimë V.  -“A.Vogël” T. -“K.Baba” V.  - Memaliaj T. - Çukë S.  - Mursi S.- Delvinë D.- Pandelejmon S.- Sevaster V.- Pandelejmon S. - Sevaster V. - Përmet P. - Himarë V. - Shëndre S. - Sarandë S. 
- Komat S. - Novoselë V. - Krahas T.- Cerkovicë S. - Gjirokastër GJ. - “Uji i   Ftohtë” V. - Orikum V. - Babicë V.- Livadhja S. - A.Zeneli” GJ. - Vrinë S.  
Lartësia mbi nivelin e detit e bimëve të konstatuara me infeksion varion nga 12 - 750 m/mnd.
Në shënimin e mëposhtëm jepen spjegime lidhur me shkurtimet e përdorura në këtë material.
VO:  A – Organi bimor ku është takuar dëmtuesi (x)
             - (k.) = kërcell; - (gj). = gjethe; - (f.) = frut
          B – Rajonet e eksploruara
             - V. = Vlorë ; - GJ. = Gjirokastër; - T. = Tepelenë; - S. = Sarandë; - P. = Përmet; - D. = Delvinë
          C - Muajët e vitit [x] 
             -  j, - sh, - ms, - p, - m, - q, - k, - g, - sht, - t, - n, - dh.
          D - Dëmshmëria
            - ( Emri) = Specie jo dëmtuese e drejtpërdrejt.          
            - (*Emri) = Specie dëmtuese e drejtpërdrejt.
            - (**Emri) = Specie e fuqishme, dëmtuese e drejtpërdrejt.
4. Përfundime dhe konkluzione:
1. Duke qënë se prodhimi i fiqve në vendin tonë dhe në tërësi në botë vjen çdo vit duke u rritur (grafiku nr.1. dhe 2.), edhe studimet  mbi këtë drufrutor marrin një rëndësi të veçantë. Nga ç’shihet edhe më sipër nga 13 llojet e këti grupi parazitësh të takuar në bimën e fikut 10 lloje janë dëmtues të drejtpërdrejtë dhe vetëm 3 lloje (Pulvinaria betulae L. Pulvinaria vitis L. dhe Neopulvinaria emeretina Hadz., janë dëmtues jo të drejtpërdrejtë). 
2. Parazitët takohen mbi këtë bimë edhe kur ajo ndodhet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit (nga 12 - 750 metra); pra të takuara si në zonën klimatike bregdetare edhe në ato të takuara në zonën klimatike kontinentale. Por po të shohim hartën nr. 3, Brenda vet grupit bie në sy që valenca ekologjike e përhapjes së tyre nuk ështe e njëllojtë. Kështu shohim se llojet Diaspidiotus ostreaeformis Curt.; Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr. dhe Pseudococcus citri Risso.,takohen vetëm në zonat klimatike bregdetare, kurse llojet Pseudococcus rectus Borchs.; Pulvinaria betulae L.; Pulvinaria vitis L.; Pseudococcus expressus Borchs.; Neopulvinaria emeretina Hadz.; Epidiaspis leperii Sign. dhe Diaspidiotus perniciosus (ulmi) Comst.,janë takuar vetem në zonat me klimë kontinentale. Pak lloje si Ceroplastes sinensis D.Guer.; Lepidosaphes ficus Sign. dhe Ceroplastes rusci L. janë takuar si në zonat klimatike bregdetare dhe në ato klimatike kontinentale.
3. Përsa i përket lartësisë mbi nivelin e detit shohim si me valencë më të gjerë llojet: Ceroplastes sinensis D.Guer.; Ceroplastes rusci L. dhe  Lepidosaphes ficus Sign (nga  12 - 500 m/mb nv.det) dhe me valencë më të ngushtë llojet Diaspidiotus ostreaeformis Curt.; Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr. dhe Pseudococcus citri Risso. në zona të ulta bregdetare (nga 12 - 40 m/mbnv detit), apo Pulvinaria betulae L.; Pulvinaria vitis L.; Neopulvinaria emeretina Hadz.; Pseudococcus rectus Borchs.; Epidiaspis leperii Sign. dhe Pseudococcus expressus Borchs në zona të larta kontinentale (600 - 750 m/mbnv detit).

4. Siç shihet edhe nga grafiku nr. 3 numrin më të madh të llojeve e kemi takuar në 

muajin Dhjetor të vitit (me 5 lloje) të ndjekur nga muajët Janar dhe Shkurt (me nga 4 lloje) gjë që përkon më së miri me periudhën e gjendjes statike të dimërimit të tyre .Dy kulme të tjera arrihen në muajët Maji dhe Gusht (me nga 3 lloje) gjë që tregon dy periudhat e pikut të zhvillimit të dy breznive të tyre vjetore. Mostakimi i tyre në muajin Shtator është një rastësi. kurse në grafikun nr. 4 bie në sy se Ceroplastes rusci L. është specia më e zakonshme ( që takohet më shpesh). më andej vjen Pulvinaria betulae L.Mbi këtë bazë gjykojmë se pëlqyeshmëria e këtyre specieve për limfën e kësaj bime është më e lartë.

detreminimit të tyre në laborator

5. Rekomandime:
  1.  Për mbrojtjen e fikut nga ky dëmtues apo dhe të tjerë  të grupit të Coccideve bëhen këto  trajtime:
-  Breshkëzat e fikut (si Ceroplastes rusci L.,etj.) janë dëmtues shumë  të  përhapur në
   vendin tonë, me dëme direkte dhe ndirekte.
-  Japin kryesisht dy brezni në vit (Qershor - 10 ditori dytë i Gushtit dhe 10 ditori dytë i  Gushtit - 
   deri në rrezimin e  gjetheve).
-  Në moshat e reja parazitët dëmtojnë  pjesën e sipërme të gjethes, kurse me të avancuara
    në këtë moshë ata paraqiten në dëmtimin e lastarëve të rinjë, etj.
-   Parazitët  fiksohen në degëza për të kaluar dimrin.
Masat e luftimit janë dy grupesh.
A - Agroteknike:
uKrasitje degësh të infektuara (fillimi i Korrikut)
uShkatërrimi i të  gjitha pjesëve të dëmtuara ( me djegie ose groposje).
B - Trajtimet kimike  me: 
uVaj mineral të  bardhë 2 % nga koha e shpërthimit të sythave deri në zhvillimin e tyre.
uDiazinon 80-100 gr/100 litra ujë 
uInsegar (Fenoxicarb) 30-50 gr/100 litra ujë 
uTrajtim dimëror 2% lëng bordolez.
2. Shihet që pavarësisht se një bimë mund të ketë pëlqyeshmëri nga një apo disa lloje parazitësh të një grupi të ulët taksonomik përsëri ajo mund të kontaminohet nga të gjithë përfaqësuesit e asaj njësie taksonomike prandaj  lufta në këtë drejtim duhet të jetë frontale.

6. Referenca:
 [1] ARHANGELSKAJA, A. D. (1974) - Koksidi arjednjej Azii Tashkjent. Moskva (Leningrad).
[2] BALASHOVSKI, A. et MESNIL, L.(1935;1936) - Les insektes. Nusibles auks kultivees Tom. I,II. Paris (Francë).
[3] BAÇI, M.(1954) - Dëmtuesit kryesor të kulturave të arave e atyre frutorë. Tiranë. 
[4] BETH (Dr.) GRAFTON - CARDWELL (2003) - Stages of cottony cushion scale (Icerya purchase) and its natural enemy  the vedalia beetle (Rodolia cardinalis).
[5] BOROL et DE LONG  (1950 ) - Instruction to the study of insects. Londër. Angli.
[6] BORROR AND DELONG'S(2017) - Introduction to the study of insects (7th ed.). Australia: Thomson, Brooks/Cole. ISBN 9780030968358.  http://www.biology-online. 3 Aptil
[7] BORHKSENIUS, N. S.(1950)Sbor i izuçienije çjervjeçov i shçitovok, Moscva.
[8] BORHKSENIUS, N. S. (1964) - Oprjedjelitjel nasjekomih evropjejskoi çasti SSSR. Tom I. Moskva.
[9] BORHKSENIUS, N. S. (1949) - Fauna SSSR. Nasjekomij e hobotni. Tom VII Pogotr. çjervjeçij i shçitovki (koksoidea) sjemjejstvo muçnistije çjervjeçi (Pseudokoksidae). Moskva.
[10] BORHKSENIUS, N. S. (1949)Oprjedjelitjel çervjeçi  i shçitovki (koksoidea), Armenii, Erjevan.
[11] BORHKSENIUS, N. S. (1950)Çervjeçij i shçitovki SSSR (Koksoidea Opredjelitjeli po faunje SSSR, izdavajemije. Zoologiçjeskim institutom Akadjemii Nauk SSSR Nr.32.1), Moscva.
[12] BORHKSENIUS, N. S. (1937) - Oprjedjelitjel koksid (koksidae) vrjedjashçik kulturnim  rastjenijam i ljesu.II. Moskva.
[13] BORHKSENIUS, N. S. (1950)Çjervjeçi i shçitovki SSSR (koksoidea), Moscva.
[14] BORHKSENIUS, N. S. (1957) - Fauna SSSR. Nasjekomije  hobotni. Tom IX Pogotr. çjervjeçi i shçitovki (koksoidea) sjemjestvo podushjeçnshçi i llozhnoshçitovki (koksidae). Moskva.
[15] BORHKSENIUS, N. S. (1973)Praktiçjeskij oprjedjelitjel koksid (Coccoidea) kulturnih rastjenij i ljesnih porod SSSR. Leningrad.
[16] BORHKSENIUS, N. S. (1966) - Katalog shçitovok (Diaspidoidea). Mirovoj fauni. Izdastjelstvo “Nauka”. Moskva. Ljeningrad.
[17] ÇIÇI,A. (1958) - “Kultura e Fikut në Shqipëri”, Tiranë.
[18] ÇELOALIAJ, Q.(1987) - Speciet e breshkëzave të përhapura në agrume në zonën e Vlorës e Sarandës. Instituti i agrumeve dhe ullirit . Vlorë.
[19] GAXHO, S.(1965) - Kontribut në studimin e breshkëzës së kuqe të agrumeve. (Chrysomphalus dictyospermi Morg.) dhe mbi disa prova të luftimit të saj. BUSHT. Seria e Shkencave Natyrore Nr.3. Tiranë.
………………(1960) - Vëzhgime mbi breshkëzën e fikut (Ceroplastes rusci L.). BUSHT. Seria e Shkencave Natyrore 3. 
[20] GUSTAVUSA. EISEN WASHINGTON(1901) - The fig: its history, culture, and curing”  
[21] HASANI N. L.(1997) - Koksidet.Tiranë.
[22] HASANI N. L.(1999) - Përcaktues insektesh. Çelës-Atlas. Tiranë.
[23] KAFAZI, N.(1966) - Kultivimi i agrumeve. Tiranë.
KALTANI, T.; STANI, A. (1973) - Sëmundjet dhe dëmtuesit e ullirit, agrumeve, fiqve, kajsisë dhe nespullës. Tiranë.
[24] KAPIDANI, A.; PRIFTI, M.; JAÇO, N. (1982) - Entomologjia bujqësore. (Pjesa e përgjithshme, dëmtuesit e bimëve). Tiranë.
[25] KOSTA, C; BENASSY(1981) - Radha e punës për përgatitjen e mikropreparateve entomologjike. Londër. Angli.
[26] MURRA, XH.(1981) - Dëmtuesit kryesorë të kulturave. Tiranë.
[27] MINIHSTERSTVO SJELLSKOVO HORJAJSTVA SOJUZA SSR, OTDJELL PO KARANTINI SJELSKOHOZJAJSTBJENNIH RASTJENIJ, ÇENTRALNAJA LLABORATORIJA PO KARANTINI SJELSKOHOZJAJSTBJENNIH RASTJENIJ(1948) - Illjustrirovanij spravoçnik po vreditjeljam i boljeznjam vnjeshn jevo karatina. SSSR Moskva.
[29] NISHANI, T.(1980) - Sëmundjet e luleve. Tiranë.
[30] QAFA, E. (1957) - Eksperienca jonë në luftimin e dëmtuesëve kryesorë dhe mbrojtja e fiqve. Tiranë.
[31] RUBCOV, I. A.(1954) - Vrjeditjeli citrusovih i ih jestjestvjenije vragi. Moskva.
[32] ………………... (1964) - Oprjedjelitjel nasjekomih evropjejskoj çasti SSSR V pjati tomah I. Nizshije, drjevnjekrilije, s njepolnim prjevrashçjenijem. Moskva. Ljeningrad.
[33]………………….(1948) - Oprjedjelitjel nsjekomih evropjejskoj çasti SSSR. Moskva.
[34] R. LOOHUIZEN(2010) - The realm of fig and quince from mesopotamia to the maghreb 
[35] SEVO  R.(2017) - Semundjet dhe demtuesit kryesor të fikut dhe masat e luftimit. Berat.