Friday, 25 July 2025

KRAHINA E ZAGORIES

shpalos resurse te shumta per zhvillimin e turizmit




Përgatiti:  JULINDA MUÇI 

Gjirokastër

v 

Krahina e Zagorise permbledh 10 fshatra

1.                                   Sheper              

2.                                    Nivan

3.                                   Koncke

4.                                   Vithuq

5.                                   Hoshtevë

6.                                   Doshnicë  

7.                                    Zhej

8.                                   Lliar

9.                                   Topovë              

10.                               Nderan

 Të dhjeta këto fshatra përmbajne vlera te rralla Turistike si:

Kisha shekullore, gurra qindravjeçare, si dhe mrekulli natyrore që perendia nuk ja kursyer kësaj krahine


 

 

 

 

 

 

 

 

  • Faktoret qe  “Zagoria”, ne nje te ardhme pretendon te terheqe turiste te shumte jane:

a)                                         Peisazhi

b)                                        Klima

c)                                         Ndërtimi gjeologjik

d)                                        Flora dhe fauna e pasur

e)                                         Hidrografia

f)                                          Folklori dhe traditat që banorët e saj i kanë ruajtur për qindra vjet.

g)                                         Objektet muzeale

 

v Ja se çfarë i ofron Zagoria vizitoreve te saj.

 

1.Shëtitje me kafshë nëpër luginë,ku ka më mirë se të eksplorosh nga afër gjithë atë mrekulli.

2.    Të apasionuarit e fotografisë ketu mund të bëjëe mrekullira

3.    3Sporti i gjahut,fauna e pasur ua mundëson dhe këtë gjeë

4.    Alpinizmi.Në Zagori ka shumë maja të larta,të cilat duhen sfiduar.

5.    Klima e freskët,uji i ftohtë që del nga krojet, bën që vapa të mos ndihet fare

 


.


  • v Vendndodhja

 

Ø Zagoria është një krahinë malore që gjeografikisht ndodhet në Shqipërinë e Jugut, në rrethin e Gjirokastrës. Është një luginë në trajtën e një djepi gjigand përmidis varmalesh të përmendur: Dhëmbel e Nemërçkë në Lindje dhe Rapavicë(Mali i Lunxhërisë) e Çajup në Perëndim që mbaron me Bucelthin e Shëndëlliun.(Shkëmbi i Zhejit).

Ø Zagoria shtrihet në veriperëndim të vargut malor të Nemërçkës. Ky varg vazhdon me Dhëmbelin, që ka si majën më të lartë të tij Bisejin me lartësi 2050 metra.

Ø Kjo është një luginë karakteristike me thyerje e ngritje të një natyre të veçantë, ku përballë malit të Dhëmbelit është mali i Lunxhërisë (gati paralel me të.), si një varg më vete e që në jugperëndim është shkëmbi i Zhejit me pjerrësi të theksuar shkëmbore, ku në lartësi ngrihet Strakaveci 1559 metra.

 

v Tendenca per Zone turistike

Ø 80% e të anketuarve u shprehën se krahinës së Zagories duhet t’i jepet prioritet turizmit

 

v Sa e vleresuar është kjo zonë dhe nga shteti?

 

·      Në vitin 1994 Këshilli i Ministrave e ka shpallur zonën Topove-Zhej park natyror.

·      Ndërsa fusha e Çajupit prej të ciles ka marrë dhe emrin peti i madh Andon Zako Çajupi do te behet një qender për pushuesit.

·      Përsa u perket kishave ato janë ruajtur me fanatizëm dhe nga shteti komunist i cili njihej si shkatërrimtar i kulteve fetare.Kjo tregon rëndesinë që ato e kanë.


v Peizazhi

Ø Vargjet malorë që krijojnë këtë luginë me pejzazh të rrallë, të larmishëm e ku fshihen bukuri të rralla natyrore, janë të përbërë prej qëlqerorësh me formacione të mëdha e thyerje të forta tektonike.

Ø Parë në këndvështrimin gjeologjik, para terciarit kjo tokë ndodhej nën ujë e nga fundi i terciarit u furmuan rrudhat erografike të shoqëruara me shpërthime të mëdha eruptive (nxjerrje vullkanike).

Ø Me daljen e ujit filluan erozionet nën ndikimin e rrjedhjes së ujrave u formuan terrene tokësore të qëndrueshme e të rrafshta. Cajupi mendohet se ka qenë liqen malor, po kështu dhe te pusi në grykën e Dhëmbelit

Ø Të gjithë këta faktorë gjeografikë kanë ndikuar e ndikojnë dukshëm te klima, flora, fauna, kulturat bujqësore, blegtoria, apiukultura, frutikultura, pyjet e gjithçka…




v Klima

 Zagoria ka nje klime tipike mesdhetare malore,me dimer te shkurter dhe te bute ne ultesirat e saj.Dhe me bore e ngrica ne pikat me te larta,ndersa vera eshte e fresket.Erera shume te ftohta frujne permes lugines po jane pengesat malore qe e pengojne ate.

 


v Ndertimi gjeologjik

 Zagoria eshte formuar nga flishi paleogjik dhe formon nje sinklinal dytesor ne trajte lugine ne brezin antiklinal te Beratit. Ka male te larte,perrenj te ngushte dhe pjeserisht te thelle,kodra te buta.Ne lartesite mbi 2000 m jane tipike format e shumta karstike dhe cirqet akullnajore dhe shpellat karstike.

 


 
v Flora dhe Fauna

     Flora ne Zagorie është e pasur dhe e shumellojshme.Ajo ndahet në 3-nënzona:

1.    E para shtrihet ne pjesen e poshtme te lugines,ne dy anet e lumit deri ne lartesine e brezit te shkurreve.

2.    E dyta ne gjatesi e gjeresi te brezit te lajthive e deri ne lartesine e tarracave malore.

3.    E treta u perket pyjeve e kullotave verore qe ngrihen mbi tarracat e brezaret e dikurshme malore.

   Fauna ne Zagorie ndahet ne 4 zona

1. Zona e Dhëmbelit e përmendur peë thëlleza 8-10 krerë/ha

2.Zona Çajup-Rapovicë, ku ndodhen mjaft kafshë té egra si:dhelpra,ujku,sorkadhja,derri i egër,lepuri,sorkadhja etj.

3.Zona Çajup-Zhej,është e pasur me faune te rralle,si derri e dhia e ege, lepuri, gjeli i eger etj

4.Zona gjate luginës së lumit, ku ka mjaft lepuj, dhelpra, kunave, baldoska shapka grifsha etj.


v Hidrografia

  Zagorinë e përshkon një lumë, që mban emrin e krahinës dhe që burimin fillestar e ka kryesisht te Bambulli mbi mullirin e Sheperit, që është me rrjedhje të pandalshme. Gjatë rreshjeve në këtë lumë derdhen me shumicë ujëra nga përrenj të shumtë malorë, duke filluar nga gryka e Dhëmbelit, nga Ultësira e Kariut e në vazhdim deri në Vjosë nga dhjetra përrënj të tjerë, që ngjajnë sikur garojnë me njëri – tjetrin, kush të kapi më shpejt lumin…

Në zonën poshtë Doshnicës krijohet një ujvarë (katarakt) mbi 7 metra lartësi që quhet Remë e që mendohet se deri aty e kanë vrapin peshqit e Vjosës nën fshatin Peshtan, ku derdhet lumi Zagorisë .



v Folklori dhe tradita

Ø Krahina e Zagorise eshte nje nga treveat folklorike te rrethit te Gjirokastres ne plot kontraste ne stilet muzikore dhe koreografike,e larmishme ne tematike dhe ndertimin e grupeve,me kenge popullore virtuoze,e interpretues te shkelqyer te njohur tashme ne te gjithe vendin.Duke vezhguar per dekada me rradhe folklorin e kesaj zone befasohesh me larmine dhe stilet qe mbart.

Ø Nje nga faktoret e tradites zagorite jane gatimet e larmishme qe grate zagorite i kane shume pasion.Sidomos zahirete e dimrit apo recelrat me te cilat qerasin mikun.


v Objektet muzeale

Ø Duke filluar qe nga ndertimi i fshatrave te saj fillon dhe kupton se kjo zone ka shume per te treguar.

Ø Rruget e kalldremta,ndertimi  shtepive me rrasa guri jane nje nga faktoret qe vertetojne vjetersine e kaesaj zone.Kishat shekullore nuk jane te pakta,ku numrin kryesor e mban fshati Hoshteve.Ne qender te cdo fshati qendron nga nje rrap shekullor te cilet jane shpallur monumente natyre nga shteti.Ndersa ne Fshatin Doshnice jane gjetur germadha arkeologjike dhe sende te vjetra Ilire.






 

Wednesday, 30 April 2025

GRIMCA JETE NË FSHATIN SELCKË NË VITET 192

 

 

 

(Sipas kujtimeve te aktorit Andon Pano, "Artist i Merituar" ) 

 

Andon PANO
( 1921 - 10993)


"Shpesh në Selckë unë shkoja për të lojtur dhe te Kseno Todhua (Kseno Mosko). Ky e kishte shtëpinë pak më tej, afër kroit të Kunjit. Në Selckë kishte dy kronje; secili kishte nga dy rubineta të mëdhej. Kronjet ishin të mbuluar me çati dhe kishin një ndërtim të veçantë si arkitekturë. Unë s’kam parë më të tille veç atyre të Selckës.

Me Ksenon luanim lojna të ndryshme. Ai djalë ishte me i ditur se unë. Fliste për ndonjë Koço Kote a Pandeli Evangjeli, për të cilët unë vonë e vonë degjova se kush e qysh ishin.

Ksenoja siç duket këta emra i kishe dëgjuar nga bisedat e më të rriturvet, që bënin me babanë e tij, Miço Todhon(Mosko). Ky kishte një dyqan në fshat, ku sheste artikuj ushqimorë e industrial, pra të përzier. Por Miço Todhoja ishte edhe terezi, do me thënë rrobaqepes për kostume kombetare, kostume lunxhe.

 

Me qé ra rasti është mirë të përmendet se Selcka kishte në këtë kohë katër terezi. Miço Todhoja me te vëllanë Nasen, dhe vëllezërit Vasil e Kiço Duka. Këta të fundit jetën e tyre e mbyllën duke u bërë prift, njeri Papa Vasili dhe tjetri Papa Kristoja, por dhe duke punuar edhe zanatin e tereziut. Keta ishin mjeshtra artiste.

 

Veshje lunxhe nga terezinjtë
vëllezërit MOSKO


Une shpesh e shihja Basho Miçen tek punonte në hijen e një kumbulle, që kishte aty jashtë portës, apo Basho Nasen tek punonte në hijen e një trendafili, që kishte në oborr. (Basho Nasen e kishim edhe gjiri, se gruaja e tij Nicoja ishte motra e gjyshes sime, jajakës).

 

Keta qendisnin me durim herë me fije ari e herë me ibërshime gjithë ato zbukurime mbi cohë e fermele që u ngjanin herë luleve e herë bisqeve të hardhisë dredha dredha.

 

Me bujqësi në Selckë merreshin gratë. Bujkesha te përmendura kanë qenë Lekso Bitia, Spiro Buçkëla, Micë Buçkia, Tase Dukla, Micë Minia, etj.

 

Vendi është guran, por aty në mes të gurëve, gratë e Selckës hidhnin soroje me pleh të bagëtive dhe hi nga të vatrës. Njerezit jetonin me mundime. Edhe kurbetllinjte dergonin rrallë ose  hiç fare. Kurbetlli në atë kohë kanë qenë Lame Buçka, Siko Duka, Kiço Sulltana, Qiro Telua, Foto Sotiri, Mina Tavua e të tjerë plot. "

 



Kroi i Madh Selckë

Thursday, 24 April 2025

DOKTORESHA IVA HOXHA, VRAPOI 42,195 KM NË MARATONËN E BOSTONIT

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është ta doni atë që bëni.” 

Steve Jobs




nga: Fuat MEMELLI

Boston, SHBA

 

Iva HOXHA
Që kur kam ardhur në Amerikë në vitin 2011, i kam ndjekur vazhdimisht maratonat e Bostonit që bëhen çdo vit në prill me rastin e Ditës së Patriotëve. E ndoqa edhe sivjet maratonën e cila u zhvillua më 21 prill. Merrnin pjesë 32.000 vrapues nga 50 shtete të Amerikës dhe 118 vende të botës. Desha të di , ka marrë pjesë sivjet ndonjë shqiptar/e? Nga kërkimiet që bëra, mësova se mjekja e re 30 vjeçare, Iva Hoxha, ishte një ndër 32.000 vrapuesit. Të nesërmen e maratonës kontaktova me të dhe mësova shumë për rrugëtimin e saj në Amerikë si dhe për pjesëmarrjen në maratonën e 129 të Bostonit.

 

CILA ËSHTË IVA?

Në vitin 2010 familja vjen në Amerikë me llotari dhe vendosen në qytetin e Worchesterit, një orë larg Bostonit. Iva ishte 16 vjet kur mbritën në Atdheun e dytë. Vështirësia e parë ishte mësimi i gjuhës angleze, prandaj nuk e ndante fjalorin nga vetja. Për këtë shoqet dhe shokët e klasës e thërrisnin “ vajzë fjalori”. Pasioni për dijen, ishte “arma “ e saj për t’u ngjitur në shkallët e jetës. Pas mbarimit të shkollës së mesme , vazhdoi për 4 vjet Universitetin “Clark” ku u diplomua për biologji dhe studime para mjekësore. Më pas vazhdoi Universitetin “New England College” në degën “Optometri” ( për sytë.) Bëri edhe një vit specializim për sytë te spitali i veteranëve në Boston, gjithësej 9 vjet studime. I mungonte Shqipëria, pasi siç ka thënë Horaci ”qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit.” Por, Iva gjente mënyra për ta ndjerë pranë Shqipërinë. Pasqyronte tradita shqiptare si në shkollën e mesme edhe në universitet. Në Ditën Ndërkombëtare paraqiste veshje, këngë, valle shqiptare, fotografi, etj. Bënte skenarë për veprimtari të ndryshme dhe shpesh herë i drejtonte vetë. Çdo vit shkon në Shqipëri ku takon njerëzit e afërt, shoqe e miq. Çmallet me ta dhe kthehet me energji të reja, pasi Atdheu është vendi ku robërohet shpirti

 

Tani punon mjeke në spitalin e syve dhe veshëve në Boston. 

-Trej janë pasionet e mia, thotë Iva: “Kujdesi ndaj pacientit, ritja e aftësive profesionale dhe mbledhja e fondeve për një të ardhme më të mirë për kujdesin e syve.”Majlinda, nëna e saj thotë:

”Iva është shumë e vendosur dhe e çon deri në fund atë që do.Nuk mburet dhe është krenare për vendin tonë.”


PËRGATITJA PËR MARATONËN

Vrapin e filloi para dy vjetësh, pasi është një mënyrë efikase për shëndetin “pasi është një lloj joge” thotë Iva, si dhe për të përmbushur tre synimet që theksuam më lart. Për të marrë pjesë në maratonën e Bostonit të vitit 2025, duhej një përgatitje e veçantë. Për këtë filloi të punojë qysh në tetorin e kaluar dhe vazhdoi gjashtë muaj. Në fillim pati trajner që udhëzoi githë grupin ku merte pjesë ajo, por punoi shumë vetë, në palesër, duke u kujdesur për ushqimin, duke përballuar të ftohtin e Bostonit gjatë dimrit, etj. Bënte vrap para se të shkonte në punë, duke e filluar qysh në orën 4 e gysmë , ose pas pune nga ora gjashtë e gjysëm deri në tetë të darkës. Pas testeve që ju bënë, u miratua për të marrë pjesë në maratonë.”Bostoni ka një zemër të madhe dhe të jep zemër” thotë Iva. Në maratonë kanë marrë pjesë njerëz që kanë kaluar kancerin, njerëz të gjymtuar në krahë ose në këmbë, si të mos merja pjesë unë?!”

 

ORËT E MARATONËS

Iva mori pjesë në grupin që kishte si moto :” Vizion për të gjithë”. Distanca që duhet të përshkonin gjithë vrapuesit ishte 26, 2 mile ose 42, 195 km. Një distancë shumë e madhe! Unë mendoja se vrapimi bëhëj në rrugë të sheshtë, por nuk ishte kështu. Iva më shpjegoi se në fillim nis me zbritje, pastaj ka ngjitje . “Ngjitja ishte e vështirë, ndjeja lodhje por do ta përballoj” i thosha vetes tregon Iva. Gjithë itinerarin e bëri për 4 orë e 14 minuta, që bën pjesë në rezultatet e vrapuesve mesatarë. Mbritja në finale është një moment lodhje por edhe gëzimi të veçantë, sikurse tregohet edhe në foto ku i dhanë edhe një medalje. Kishin dalë ta prisnin nëna e saj, Majlinda me profesion mësuese, babai Shklqëim Hoxha i cili ka punuar mjek në Shqipëri, vëllai Deni që ka mbaruar Universitetin e Harvardit si dhe të afërm të tjerë.Pyetjes sime se a do të marrësh pjesë përsëri në maratonë, ajo u përgjigj:”Do të marr pa tjetër!”

Ky vrapim i Ivës ishte një krenari jo vetëm për atë dhe familjen e saj, por edhe për shqiptarët. Me aritjjet në shkollë, në punë e së fundi edhe në maratonën e Bostonit, Iva i shtohet listës së emigrantëve të shquar shqiptarë



.