Friday, 8 April 2022

KRYQI KISHËS LABOVËS NJË MISTER QË PO KTHEHET NË MIT!

-   i dha emërin dhe e bëri të famshëm  fshatin  -   


Në legjendat dhe mitet e popujve evropjanë shtogu përshkuhet hera-herës si një bimë mërzie dhe e neveritëshme. Diku rrespektohet si një bimë e shenjtë ku rinë Hyjneshat e Zanat, diku vend ku rrinë shtrigat e diku si bimë për ti mbajtur larg shtrigat dhe të keqen. Në periudhën Para-Kristjane nga evropianët shtogu konsiderohesh një bimë e shenjtë. Shtogjet mboheshin ata mund të priteshin në qoftëse do të përdoreshin për mjekësi ose si hajmali por, së pari duhej të mirrje pëlqimin e Zanave duke ju lutur me zë:

 

“ Zonja Ellhorn, më jep mua ca nga druri tënd

Dhe une do të ta jap nga imi, kur ai të rritet në pyll”

 

            Periudha e “mjaltit” e shtogut me njeriun përfundoi me lindjen e Kristjanizmit. Në këtë periudhë disa e quajtën  “Druri Judës”, sepse Juda që tradhëtoi Krishtin, thuhet se është varur në një degë të tij. Thuhet gjithashtu, se dhe Kryqi Kalvarit, ku u kryqëzua Krishti, ishte nga dru shtogu, prandaj  ka mbetur një pemë që vuan, i kërrusur e duket sikur zvarritet[6].Gojdhënat thonë se që nga koha kur Krishti u mbërthye të krishterët e braktisën bimën e shtogut. Kjo është pasqyruar e përshkruhet në shumë shkrime e krijime të autorëve të Mesjetës, që nga Shekspiri e deri në anonimatë të shumtë. Në njërën prej këtyre krijimeve anonimë thuhet:

 

Pemë mërzie, pemë mërzie, 

E shtrëmbëruar keqas!  

Asnjëherë e drejtë dhe e fortë,

Mbete kaçube, e kurrë pemë,

Që kur Zoti ynë u kryqëzua tek ty!.”

 

    Ndersa Shekspiri ne shkrimet e tij per shtogun ka thënë:

“Lere shtogun e qelbur të vuajë,
të  shpleksi degët nga rrënjët e kalbura”

 

            Në Bibël nuk specifikohet me çfar druri ishte bërë Kryqi ku u kryqëzua Krishti, kjo është subjekt mosmarveshjesh e debatesh midis historianëve, botanistëve dhe studjuesve të Biblës. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme e bindëse, deri tani, për llojin e drurit të Kryqit Kalvarit.

 

            Të jetë bërë vallë nga druri shtogut Kryqi ku u kryqëzua Krishti!? Në Kishën e Labovës Kryqit, “Shën Mari”, ruhej një Kryq i cili brenda tij kishte një ashkël druri nga Kryqi Kalvarit, ndërkohë në vitin 1989 Kryqi u vodh. Fshatarët thonë se u dërgua jashtë Shqipërisë[7]. Vlerën më të madhe ky Kryq do ta kishte si relike 1500 vjeçare por, edhe për drurin që kishte brenda. Nuk mendoj se ai Kryq mund të ruhesh e të ekspozohesh në këtë Kishë por, një kopje origjinale e tij do të shërbente më së miri. Nje kopje që ndodhet sot aty, thuhet se nuk dihet se sa i shëmbëllen origjinalit, ose disa shprehen se është një kopje e keqe e tij. 

 

Kryqi Kishës Labovës së Kryqit 

 


            Historia e Kryqit të Labovës, sipas historisë kishtare, zë fill në vitin 326 Pas Krishtit, kur Shën Elena, nëna e Kostandinit të Madh të Bizantit, kërkoi në Jeruzalem Kryqin ku ish kryqëzuar Krishti. Nga kërkimet e shumta, Ajo gjeti tre kryqe për të cilit dyshonte. Kryqi i vërtetë i kryqëzimit të Krishtit u përcaktua në bazë të një prove: kur e kontaktuan Kryqin me një grua që po vdiste, ajo u ngjall. 

 

Ky Kryq u nda në dy pjesë, një pjese mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë[8]. Ashkëla ose copa druri nga ky Kryq u shpërndanë të vendosur brenda kryqeve për kishat si dhe në kryqet për bizhuteri. Një nga studjuesit shqiptarë që pjesën më të madhe të jetës së tij ja kushtoi Kishës së Labovës së Kryqit, Gazmend Muka(1964-2012), ka shkruar se sipas shumë burimeve në prill të vitit 559 Shpatari i Parë i Perandorit Justinian të Bizantit, Kostandin Shpatari nga Labova, pruri për fshatin e tij një Kryq ku kishte brenda një ashkël nga druri Kryqit ku u kryqëzua Krishti, pra nga Kryqi që gjeti Shen Elena në Jeruzalem. Kryqi u shoqërua për në fshatin Labovë edhe nga një ekskortë e madhe kishtare, ne përbërje të saj ishin dhe tre klerikë të lartë. Ne Labovë thuhet se me këtë rrast u organizua një feste e madhe që zgjati tri dite. Kjo tradite ka ardhur deri në ditët tona. Që atëhere fshati Labove mori emërin Labova e Kryqit. 

 

           Prof. Gazmendi shkruan se në studimin e tij është munduar të deshifrojë ornamentet dhe gdhëndjet mbi këtë kryq nga disa fotografi jo dhe shumë profesjonale si dhe të marri dëshmitë e banorëve të fshatit që e kishin mabajtur. Nga dëshmitë e mbledhura nga banorët ai shkruan:

 

            Nga të dhënat për Kryqin “.. del se brenda ndodhej një kuti druri e punuar hollë dhe e vendosur në zemër të tij. Brenda kësaj kutie të vogël konservohej një copë druri (lisi, nga burimet del se ishte rreth 152 gram).

 Pak më lart po aty  ai përshkruan:

            “Krahas saj në pjesën e poshtme të kolonës mbajtëse të Kryqit të Labovës njohim një motiv të përsëritur, të krijuar nga një petale luleje e hapur dhe lëshuar poshtë. Referenca të dukshme të këtij motivi gjejmë dhe në bazamente kolonash në vendin tonë, të cilat i përkasin periudhës bizantine të hershme. Në bazamentin e Kryqit të Labovës e figuruar si një kupë e përmbysur, njohim një ornamentikë të pasur ku inserohen imazhi i kerubinëve, kantarit si burim i jetës dhe motivet floreale trefletëshe si simbole të triniteti.”

 

            Autori bazohet në dëshmitë e banorëve  kur thotë se druri brenda Kryqit ishte lis, por ka edhe shumë dëshmi, gojdhëna e të dhëna të tjera për llojin e drurit të Kryqit ku u kryqëzua Krishti. Unë nuk besoj se Kryqi Kalvarit ishte nga dru shtogu, pasi nuk ështe i përshtatshëm. Ka dhe autorë që thonë se në atë kohë nuk kishte shtogje në Jeruzalem. Përshkrimet që i bëhen gdhëndjeve mbi këtë kryq, edhe pse të vështira për ti saktësuar nga një fotografi si,  “tri fletëshi” dhe veçanërisht “lulja e varur poshtë”,  janë karakteristike edhe për bimën e shtogut.

 

            Gjethet e shtogut janë të vendosura  në mënyrë simetrike në një degëz në formë pendore që mban 5-10 gjethe por, nga punuesit e kryqit mund të jenë marrë vetëm tre gjethet e majës së degëzës për të na shprehur trinitetin.

 

 Per lloin e drurit të Kryqit ku u kryqëzua Krishti ka shumë enigma: Në se Shën Elena vërtet e ka gjetur Kryqin e Vërtetë ku u kryqëzua Krishti??. Disa ashkëla që janë ruajtur deri në ditët e sotme nga kryqet e shumtë që u shpërndanë në atë periudhë janë mbyllur në xhama dhe janë të pa prekëshme, por dhe në se diku janë bërë analiza mikroskopike ato kanë nxjerë dhe bimë të tjera si: ullirin, pishën, etj. Nuk dihet në se ashkëlat e analizuara burojnë nga Kryqi që gjeti Shën Elena, apo janë fallco. 

          

            Lidhur me këte një pastor Protestant, John Calvin(1509-1564), me që shpërndarja e ashkëlave nga Kryqi Kalvarit ishte në modë tha: se të gjitha ashkelat e shpërndara po të mblidheshin së bashku, do të mbushej një anije e madhe. Teologët ju përgjigjën, se ai Kryq kishte aftësinë të shumohej për aq sa nevojë do të kishin njerëzit.

 

 Këtu mund të fshihet misteri e vlera e Kryqit të Labovës. Llogjika të thotë se Kostandini, Shpatari i parë i Perandorit Justinian si njeri me influencë, ashkëlën për Kryqin e Kishës së fshatit të tij duhet ta ketë marrë nga Kryqi origjinal që gjeti Shën Elena. Analizat në laborator të kësaj ashkële për studjuesit mendoj se do të zbardhte shumë enigma mbi drurin e Kryqit të Kalvarit.


Pikturë e gjetur në Kishën e Shën Marisë, Labovë e Kryqit.

Jstiniani Madh në mes, Kostandin Shpatari në të majtë

(foto nga P. Miha)

 

            Për banorët e fshatit Labove dhe fshatërave për rreth, ky Kryq për 1430 vjet ka qenë Kryq i mrekullirave, çudibërës dhe qetësues. Kush ishte i sëmurë e mirrte në shtëpi dhe vendoste poshtë jastëkut, nëqoftëse Kryqi kërciste tri herë i sëmuri përmiresohej. Jo vetëm kaq por Kryqi përdoresh dhe në fatkeqësi natyrore si përmbytje,etj.  sidhe për të ndalur epifititë në bimët bujqësore dhe epidemitë e ndryshme në njerëz e kafshë. 

 

Për dëmtimet nga epifititë e vrugut të hardhisë që u çfaqën në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, apo për invazionet nga karkalecat organizoheshin proçesjone fetare. Proçesjone të tilla fetare në fshatin Labove dhe fshatrat rreth tij mbahen mend se janë kryer deri ne mesin e viteve 30-të të shekullit që kaloi për dëmtimet katastrofike të bimëve nga invazionet e karkalecëve. Këto proçesjone fetare gjat Mesjetës ishin të zakonshme në Evropë.  Mund të përmendim këtu ato që organizoheshin në Francë për dëmet katastrofike që i sillnin sëmundjet e ndryshqeve kulturës së grurit.

 

            Gjat periudhës se diktaturës kur në vitin 1967 u shkatëruan të gjitha Kultet fetare, ky Kryq u fsheh dhe u ruajt nga banoret e fshatit. Ndërsa zhdukja e Kryqit 1450 vjeçar në vitin 1989 është një mister, tashmë është kthyer në një mit për banorët.

 

 Këto 33 vjet ata mblidhen dhe festojnë çdo 8 shtator, Festën e Shën Marisë, ose "Diten e Kryqit" ashtu siç kanë bërë 1500 vjet,  pa Kryqin që i dha emërin dhe famën fshatit të tyre që tashmë përbën një antraksjon turistik për vizitorët e shumtë nga e gjithë bota.

 

             Për banorët e fshatit Labovë dhe shqiptarët në tërësi, pak rëndësi ka se çfar druri ishte brenda Kryqit, e rëndësishme për ta është se protogonistët e kësaj historie që nga Kostandini i Madh, Shën Elena, Justiniani Madh, Kostandin Shpatari e ndoshta dhe ai që e bëri kryqin, nuk janë personazhe mitikë por, janë personazhe realë historikë, shqiptarë: arbër dardanë dhe epiriotë. Kjo histori është tërësisht iliro-shqiptare, ndaj dhe Kryqi 1500 vjeçar i Labovës e ka vendin në Kishën e Labovës apo Muzeun Kombëtar për të dëshmuar historinë tonë të lashtë.

Foto e pare majtas:  nga mozaiku Ravenës
Shpatari i parë i Justinianit të Madh, Kostandin  Lampoves(Laboviti)

Foto e dyte djathtas: Kostandin Laboviti me fustandellë
Ndodhet ne Rozeten e Ungjijëve ne Kishen e Shënmerise të Labovës së Kryqit.  
(Foto Persa Miha) 



Përgatiti:

Koço MOSKO

Boston, MA-SHBA



Monday, 4 April 2022

KRYMBI I MOLLËS (Cydia pomonella)

(Rendi Lepidoptera, Familja Tortricidae )     

Prof. Ass. Dr. Enver ISUFI 

Agronom nё mbrojtjen e bimёve 

dhe bujqёsinё biologjike.

DURRËS

 


Pёrshkrimi, jetesa,  monitorimi, prognozimi, mbrojtja  


Krimbi i mollёs ёshtё insekt dёmtues , i cili ushqehet jo vetёm mbi frutat e mollёs, por edhe nё dardhё, ftua, arrё  etj.Nё mollё vlerёsohet si dёmtues kyç,  nga tё gjitha vendet  e botёs ku rritet bima e mollёs.

Ndaj kёtij  dёmtuesi, nёse nuk meren masa mbrojtёse, mund tё dёmtojё nga 30-50 % tё kokrrave tё mollёs.

    Pёrshkrimi stadeve dhe hapat e  zhvillimit tё  tyre gjatё vitit. 

Krimbi i mollёs kalon kёto faza zhvillimi: flutur, vezё, larvё,krizalidё(ose thuhet edhe pupё) 

    Insekti e kalon dimrin nё fazёn e krizalidёs, sepse ёshtё stadi qё i reziston temperaturave tё ulta tё dimrit.Stadi i krizalidёs ёshtё pёrshtatje biologjike mijёvjeçare. Kёto krizalida e kanё origjinёn nga larvat e rritura tё vjeshtёs sё mёparshme.Kёto larva  nё vjeshtё kanё zbritur nё trungjet e pemёs, ose nё tokё dhe janё krizaliduar. Krizalida ka ngjyrёn kafe tё çelёt deri nё kafe tё errёt.Krisalida ka madhёsi 10 -12 mm. Krizalidat   nga  dalin fluturat femra janё pak mё tё mёdha nga ato qё lindin flutura mёshkuj.


Flutura. Del nga krizalida dimёruese  dhe ajo verore. Flutura  ka  madhёsi rreth 10 mm kur ёshtё nё qetёsi dhe 18-22 mm kur ёshtё me krahё tё hapura.Ka njё ngjyrё  kafe nё tё murme me  vija tё zeza tё  valёzuara.Nё pjesё tё trupit ka ngjyrё varaku gri.   Nё majat e krahёve ka njolla tё errёta karakteristike qё e dallon nga  flurturat e insekteve tё tjerё. Krizalida dimёruesё  kthehet nё flutur  , pikёrisht kur temperatura mesatare ditore kalon mbi 10 gradё Celcius. Ky ёshtё kufiri  mё i ulёt i temperaturёs,mbi tё cilёn fillon aktivizimi insektit nё parnverё.

 Veza. Vendoset  nga femra pjellore e kopuluar nga fluturat meshkuj.Veza   ka formё tё sheshtё , pothuajse e rrumbullakёt ,me  madhёsi 2 mm dhe 0,5 mm gjёrёsi.Veza e  sapovendosur nga tenja femёr ka ngjyrё tё bardhё, mё vonё bёhet ngjyrё krem dhe para çeljes skuqet pak, ku shikohet  koka  e zezё e larvёs para çeljes.


 Larva: E sapoçelur ka gjatёsi  2 mm dhe gjёrёsi 0,5 mm. Brenda 24 orёve nga dalja prej vezёs, larva me apartin gojorё gёrvish kokrrёn e mollёs dhe futet brenda pёr tu ushqyer me tulin dhe farёrat e kokrrёs sё mollёs.Larva gjatё kohёs sё ushqimit nё kokёrr kalon 5 mosha.Nё moshёn plotёsisht tё rritur ajo  arrinё njё gatёsi 18-20 mm. Larva e rritur ka  ngjyrё tё kuqё mishi. Kriter pёr pёrcaktimin e moshёs sё larvёs meret madhёsia e kokёs. Sipas studimeve ,madhёsia e kokёs sё larvёs sё moshё sё re, M1 ёshtё  0,31 mm. M2-0,49 mm, M3, 0,81mm, M4-1,18 mm, M5 1,61 mm). Kёto madhёsi  na orientojё pёr parashikimin e kalimit tё larvave  nё krizalidё/pupё, parashikimin e breznive tё tjera. Larva nёse nuk ka fruta afёr, ka mundёsi qё tё lёvizё pёr gjetjen e saj nga 1,5 deri nё 3  metra. Gjatё kёsaj kohe kur larvat janё jasht kokrrёs rrezikohen si nga temperaturat e ulta dhe tё larta, nga shplarja e shirave tё fortё, e deri nga insektet e dobishme predatorё dhe nga sёmundjet kёrpudhore, virusale dhe bakteriale qё mund tё parazitojnё mbi to.

Masat mbrojtёse zakonisht kanё sukses mё tё lartё kur larvat nuk kanё hyrё  akoma brenda kokrrёs sё frutave. Ashtu si do tё komentojmё mё poshtё, sipas fazёs sё zhvillimit ku ndodhet larva, pёrzgjidhen edhe llojet e inekticideve sipas vetive tё tyre; konvencionalё, biologjikё, ose  bioteknike me feromone çorientuese. Pasi larvat janё rritur plotёsisht, dalin nga kokrrat e mollёs dhe me ndihmёn e njё fije nejloni qё e prodhon larva me gjendrat e saj, zbren nё trung ose nё tokё, nga ku kthehet nё stadin e krizalidёs /pupёs.

Pupa: ka njё gjatёsi prej 10-12 mm dhe e gjatё 3 mm.Ka ngjyrё kafe , deri nё kafe e errёt. Pupa kthehet nё flutur pas 7- 30 ditёve, kjo nё varёsi tё temperaturave. Nga pupat e   formuara  nё fundin e breznisё   sё parё , dalin fluturat, tё cilat fillojnё zhvillimin e breznisё sё dytё. Fluturat e breznisё sё dytё lёshojnё vezёt mbi gjethe dhe mbi kokrrat e mollёs, prej nga dalin larvat. Kjo ndodh nё Korrik-Gusht.

Nё zonat verilindore dhe juglindore tё Shqipёrisё, ku shtrihet edhe zona e mollёs, krimbi zhvillon dy brezni tё plota. Vite e fundit me ngrohjen e klimёs, breznia vazhdon mё gjatё dhe periudha e dёmit ёshtё zgjatur, dhe kjo na detyron tё vazhdojmё vrojtimet virtuale dhe reale nё  kokёrr , pёr tё  vazhduar me masat mbrojtёse edhe jasht afateve tradicionale, madje edhe gjatё muajit Shtator. 

Larvat  e breznisё sё dytё  zhvillohen plotёsisht nё fund tё verёs dhe pasi rriten plotёsishht pёrgaditen tё zbresin nё trungje dhe nё tokё pёr pupwzimin dimёror. Nё pranverё nga kёto krizalida dimёruese pёrsёri do dalin fluturat, tё cilat  vazhdojnё ciklin e tyre pёr tё jetuar, natyrisht duke dёmtuar kokrrat e mollёs.

 

 


Krimbi i mollës (Cydia pomonella)  

Pamja e insektit tё rritur me krahё tё hapura, flutura nё qetёsi dhe me pamje tё  pamje e vezёs, pamja e larvas, krizalides nёn t si dhe  fruta Të mollёs të dёmtuar nga larva e krimbit.

Metodat e monitorimit pёr  parashikimin (prognozimin) e zhvillimit tё krimbit tё mollёs brenda sezonit bujqёsor.

a.) Monitorimi i ecurisё sё fluturimit tё flurturave me anёn e feromoneve monitorues.

Monitorimi i ecurisё sё fluturave ёshtё i nevojshёm pёr tё parashikuar  kohёn e vezёvendosjes dhe tё çeljes sё larvave   mbi kokrrat e mollёs. Kjo realizohet me feromone monitorues.

b.)Kontrolli i kartonave tё valёzuar, tё vendosur nё trungjet e mollёs, qysh nё vjeshtёn e mёparshme. Nё kёto kartona janё grumbulluar krizalidat dimёruese. Kontrolli kartonave na jep njё informacion edhe pёr potencialin infektues tё breznisё sё parё edhe shikojmё se ka filluar ose jo tё  dalin fluturat nga krizalidat.Krizalidat bosh, na japin njё informacion tё mirё se nё cilin fazё tё daljes fluturave jemi. Kartonat nё trungje pёr ndjekur  brezninё e dytё, varen nё pёrfundim tё breznisё sё parё, kur krimbat zbresin nё trung pёr krizalidim. 


Breza prej  kartoni tё valёzuar ose prej  thes  liri. Mё poshtё duken krizalidat nё kartonin e valёzuar

c.) Monitorimi i frutave: 

Paralel me ecurinё e fluturimit kontrollojmё frutat pёr parё dhe regjistruar  vezёt  e fluturёs sё krimbit dhe krimbat brenda kokrrave tё mollёs. Sipas madhёsisё sё bllokut tё mollёve kontrollohen nga 100 deri nё 200 fruta molle. Kёto fruta kontrollohen nё  10 ose 20 pemё molle tё zgjedhura rastёsisht nё diagonalen e bllokut. Pёr secilёn pemё  analizohen nga 10 fruta, tё mara rastёsisht pёrreth kurorёs.

 

d.) Monitorimi i stadeve tё  zhvillimit  nёpёrmjet temperaturave tё  “gradёs ditore” (GD) active.

Kjo metodё monitorimi e parashikimi ka tё nevojshme tё kemi aparaturat matёse tё temperaturave, qoftё ato tradicionale, dhe aq mё mirё stacionet elektronike tё motit.

Pёr krimbin e mollёs, siç pёrmendёm mё sipёr, ёshtё pёrcaktuar se temperatura kur insekti fillon tё aktivizohet nё pranverё, pra ёshtё aktiv, ёshtё 10o C . Çdo temperaturё ditore mbi 10C e  llogorit si “Gradё Ditore”  njё formulё e thjeshtё. Si temperaturё mё e lartё qё stadet e insektit janё aktive ёshtё 31o C dhe mbi kёtё.

Llogoritja e temperaturave tё Gradёs Ditore (GD), kryhet  sipas njё formule tё thjeshtё.

Grada Ditore)  (GD)  = temperatura maksimale + temperatura minimale, pjestuar  me  dy, minus 10C. Kjo e fundit  siç shkruajtёm, ёshtё  temperatura  minimale, nёn tё cilёn isnsekti qёndron nё qetёsi dhe nuk ёshtё aktiv.  

Shembull: GD = 25oC temperatura maksimale  + 15o C temperature minimale = 40 pjestuar pёr  2 = 20-10 = 10o C. Çdo ditё ka tempёraturёn e vet aktive ditore  mbi 10oC. Kёto mblidhen  dhe kjo shumё pёrdoret si element prognozimi. Psh. Nёse pёr tre ditё Grada Ditore ditore ka qenё , 3, 5 ,4  Gradё, kёto ditё janё  grumbulluar 12 Gradё Ditore.

Nga stadi nё stad, krimbi i mollёs grumbullon gradat e veta ditore, tё cilat janё ndihmёse pёr parashikimin se kur fillon dhe mbaron njё stad i krimbit tё mollёs. Pra nga veza nё larvё, nga larva nё krizalidё,nga krizalida pёrsёri nё flutur tё breznisё pasardhёse.

Pёr ilustrim  po sjellim (CUTOF METODЁ), njё studim i realizuar nё Kaliforni /USA, mbi grumbullimin e nevojshёm tё gradёs  ditore mbi 10oC, pёr çdo stad zhvillimi tё krimbit tё mollёs. Autori kёshillon qё ky program, dhe tё tjerё tё ngjashёm  me tё  pёr krimbin e mollёs, duhet tё krahasohet, duhet tё kolaudohet  nё kushtet e zonave pёrkatёse, sepse programi mund tё ketё  lёvizje tё vogla, tё cilat duhen marё parasysh pёr tё bёrё  korigjimet   pёrkatёse nё praktikёn.

Programi jep edhe tre parametra kryesorё.

1. Kufiri mё i ulёt qё fillon zhvillimi pas dimrit  ёshtё 10o C

2. Kufiri mё i lartё kur frenohet zhvillimi  nё verё ёshtё 31oC

3. Koncepti “Bio fiks”, i cili ёshtё ajo ose ato ditё, kur feromoni monitorues  pёr dy net rresht ka kapura flutura  ndёrkohё qё temperatura nё momentin  perendimit tё diellit tё jёtё 16.7 gradё Kёto dy elementё na japin ditёn “Biofiks”

Bima strehuese : Mollё dhe dardhё           

Gradё Ditore  tё grumbulluara mbi 10 °C

Vezёt

87.8

Larva

261.7

Krizalida /pupa

239.4

Koha nga veza deri nё flutur

588.9

Flutura para vezёlёshimit

32.2

Nga veza nё vezё

621.1

  

 Parimet  e programit tё  mbrojtjes sё mollёs nga krimbi (C. pomonella)

 

- Masat agronomike: Mbledhja  e frutave me larva  tё cilat kanё rёnё nё tokё. 

- Krasitja e mirё e kurorёs, e cila lehtёson dritёzimin e kurorёs dhe shpёrndarjes uniforme tё tretёsirёs spёrkatёse.

-Rrethimi  i trungjeve tё mollёve me kartona tё valёzuar, kur pёrqёndrohen larvat e krizaliduara.Kёto krizalida vriten fizikisht duke paksuar rezervёn e infeksionit.

 

- Insekticidet me veprim kontakti pёrdoren nё kohёn e  vendosjes  masive tё vezёve dhe fillimin e çeljes larvave tё para.

Masat mbrojtёse  direkte bazohen nё zhvillimin e biologjisё sё insektit dhe nё mekanizmat e veprimit tё produkteve pёr mbrojtjen e bimёve qё do tё pёrdoren.

Nё kёtё fazё pёrdoren edhe insecticide biologjike si Madex dhe Bacillus thuringiensis.

 

- Insekticidet me veti sistemike, tё cilat qarkullojnё nё trupin e bimёs, mund tё pёrdoren edhe nёse larva ёshtё e sapo futur nё frutin e mollёs, sepse kёto lloje  insecticidesh  mund tё vrasin krimbin  edhe nёse ai ka depёrtuar pak milimetra nё tulin e kokrrave, por jo shumё thellё tulit.

 

- Produktet  si feromonet çorientuese tё çiftёzimit pёrdoren kur fillon fluturimi i fluturave tё para  nga krizalidat dimёruese.

 

Feromonet  monitoruese   foto nr.(1) .Ampula  prej gome , e cila duket nё mes tё dyshemes , nёn çatinё e feromonit ,  ka pёrthithur feromonin industrial tё fluturёs femёr, prandaj nё  feromon kanё ardhur  fluturat meshkuj, dhe kanё mbetur tё ngjitura nё substancёn ngjitёse sё dyshemes sё feromonit. Nё dyshemen e feromonit  nё foton e mёposhtme  Nr 1. , duken fluturat meshkuj tё rёna . Pёr 2-4 ha mollё mjafton njё pikё monitorimi me feromon.

Feromonet 


Feromoni çorientues i çiftёzimit tё fluturave mashkull dhe femёr dhe mekanizmi veprimit.

 

 Nё foton   e mёsipёrme   (2 ), shikohen dispensёrat , fijet e kuqe plastike, tё cilat gjithashtu kanё tё pёrthithur feromonin e fluturёs femёr.

Gjatё avullimit, feromoni pёrhapet nё gjithё mjedisin  e pemtores, dhe meshkujt biologjik, çorientohen nga kjo aromё e kudogjendur, dhe nuk e gjejnё dot mё pёrtnerin biologjik femёr. Kёshtu shmanget çiftёzimi i fluturave, nuk kemi femra pjellore, e pёr pasojё nuk do kemi vezё e larva qё dёmtojnё frutat e mollёs. Pёr njё hektarё mollё, sipas llojit tё formulimit varen 500-1000 dispensёra. Kur dispensёrat janё njё fije, pёrdoren 1000 fije pёr hektarё mollё, kur janё fije dyshe pёrdore 500 dispensёr pёr hektarё. Anёsh parcelave dispensёrat varen pak mё dendur, qё tё sizolojnё ardhjen e flutura pjellore nga blloqet e fqinjё.

Kjo metodё mbrojtje siç pёrmendёm, bazohet  nё menjanimin e kontaktit tё çiftёzimit tё  fluturave meshkuj dhe femra. Nёse vonohemi nё pёrdorimin e kёsaj metode, çiftёzimi i fluturavё ka ndodhur, dhe tashmё fluturat femra janё pjellore dhe ato vendosin vezёt mbi kokrrat  e mollёs. Vezёvendosjen nga  fluturat  pjellore, feromoni  tashmё nuk i pengon, ata nuk kanё nevojё tё çiftёzohen, sepse janё çiftёzuar nё bllokun tjetёr tё mollёve  dhe  shkojnё direkt mbi gjethet ose mbi fruta dhe lёshojnё vezёt.

Pёrveç saktёsisё sё kohёs sё varjes  sё dispensёrve nё fushё, kjo  metode efektive dhe ekologjike  ka njё kёrkesё  tjetёr kryesore teknike; blloku i trajtuar me feromone çorientuese, nga blloku i pa trajtuar duhet tё jetё nё njё distancё izolimi rreth  200 metra. Kjo distancё nuk arrihet nga fluturat pjellore, tё cilat mund tё vijnё nga  blloqet fqinjё  tё mollёve.


A ёshtё plotёsisht e sigurtё metoda me feromone  çorientuese ?

 

Nё pёmtoret e reja, ku infeksioni i viteve tё kaluara ka qenё i pakёt, metoda çorientues funksionon  pёr tё gjithё sezonin.

Nё pemtoret e vjetra, ku infeksionet e pёrvitёshme kanё krijuar njё rezervё tё madhe infeksioni, zakonish metota me feromone çorientuese shoqёrohet edhe me trajtime me preparate biologjike, si  ato virusale, ose bakteriale.  Njё produkt me bazё virusi   e ka  emrin tegtarё  MADEX. Trajtimet plotёsuese mund tё bёhen edhe me insecticide tё pemtarisё  sё  integruar ,ose tё pёmtarisё konvencionale.

Pёrdorimi i produkteve qё plotёsojnё feromonet çorientuese duhen bazuar si nё ecurinё e fluturimit tё fluturave tё krimbit, ashtu edhe nё analizёn e vezёve dhe larvave mbi kokrrat e mollёs. Kufiri i dёmit ekonomik: Studimet kanё treguar se  prodhuesit e mollёs mund tё tolerojnё njё infeksion  nё kohёn e vjeljes njё infeksion tё kokrrave  nga 0,5 deri nё 1 %

Kufiri i dёmit ekonomik: Studimet kanё treguar se  prodhuesit e mollёs mund tё tolerojnё njё infeksion  nё kohёn e vjeljes   nga 0,5 deri nё 1 % tё kokrrave.






Sunday, 3 April 2022

PËRJETIME NGA VITET E FËMINISË NË FSHATIN SKORE

 - Ata që janë rritur në fshat, ose kanë kaluar aty vitet e adoleshencës, do të gjejnë diçka nga vetja në këto skica, të cilat, në fakt janë sinopse përjetimesh -  

 


nga:  Petro  MEJDI 
Rafine, Greqi

Petro MEJDI 

1 - Mësimi edukativ nga një vjershë për dhinë makute.

 

Se ena psillopigadho 

Fitrose hortari 

Mia kacika lemarji 

Pije na to pari.

 

Në një burim të lartë 

Mbiu një fije bar.

Një dhi e pangopur 

U ngjit për ta marrë ...

 

Kaq vargje mbaj mënd nga kjo vjershë, të cilën e mësuam përmëndesh nga libri i Këndimit(Anagnostiko), ndoshta në klasën e dytë. Vargje të tjerë nuk më kujtohen, por kam të gjallë atë ilustrim të vjershës: burimin, një si mur i ngushtë në krye të tij dhe dhia që bëhej gati që të ngjitej që të kapte fijen e barit, por mbaj mënd fundin, ndaj dhe e kishin vënë në librin e Këndimit, mbaj mënd se ç'ndodhi me dhinë që ishte lemarji, ajo ra dhe theu këmbën. Pra mësimi edukativ ishte i qartë : mos u bëni makutër, se e pësoni si dhia! 

 

Ishin vitet 1963 - 1964. Nuk mbaj mënd as autorin e poezisë. Ndoshta e ndonjë poeti grek, kishim dhe tregime nga letërsia greke, si "Pse ra Jani nga kati i katërt", vonë mësova se ishte i shkrimtarit grek Arjiris Eftaliotis, ishte një pseudonim, ndoshta vjersha për dhinë ishte dhe e Pavllo Shutit, ngjante me stilin e tij. Më vonë pjesët nga letërsia greke përtej kufirit u rralluan, deri sa humbën fare.

 

2- Kur lindëte lopa e shtëpisë.

 

Baba Rakoja me kokën pak mënjanë dhe me zë të ulët i thoshte mana Ksenit : 

-       Ti les më, ekace?(a ndënji, a zuri ) 

Plaka pasi mendohej pak i thoshte se është herët akoma, por e shoh që është qetësuar. Dhen psahni voidhi, otan tis zigoni kanena fevji( Nuk kërkon më dem, kur i afrohet ndonjë , ikën). Këto ishin muhabete të vështira dhe të turpëshme për një fëmijë, sidomos të kohës sonë. Por e kuptova se flitej për lopën, gabimi i tyre ishte se e dhe pse thoshnin fjalë të ndaluara, ata shikonin lopën.

 

Nuk kaloi shumë kohë dhe na këshilluan që të mos i binim lopës me shkelm në bark dhe në dimër i jipnin ujë të ngrohtë me kripë, alisiva.

Tani e dinim se lopa do të bënte viçin e rradhës, pra do hanim kulloshtër, do të kishim qumësht për të njomur misërniken e verdhë të pjekur në furrën e shtëpisë.

 

Dhe kjo ditë erdhi, vërtet vonoi shumë aq sa ne e haruam fare, nuk e kishim më mëndjen tek lopa, se kështu ditët na dukeshin muaj. Lopa  “filloi lejen e para lindjes", vërtet disa ditëshe, por ishte për të një regjim shtëpie. E dhe "mamia", mana Kseni dy tre ditët nuk shkonte në punë. Që do të lindte atë ditë e kuptuam nga nervozizmi i plakës, dhe nga që tek shkallët kishte vënë dy vandakë me bar të thatë, ai do të ishte shtrati i lopës. Kur lopa filloi të pëllasë ne fshiheshim pas njeri - tjetrit. Në oborr nuk kishte njerëz të huaj, vetëm ne, dhe dita mbahej si sekret, të mos e dinin komshinjtë se kishte dhe nga ata me sy të keq.

 

Mana Kseni nuk ishte besimtare, por ditën që do të pillte lopa shkonte tek kamarja ku ishte vendosur ikona e Shënmërisë dhe diçka mërmëriste. Në ato çaste sublime për të, ajo nuk donte asnjë pranë. E dhe vëllanë e vogël e largonte.

 

Por shfaqja më emocionuese, a thua se ajo ishte në rolin e një aktoreje profesioniste, ishte në oborrin ku lopa do të pillte. I afrohej lopës, e përkëdhelte dhe i fliste me një zë të ngrohtë, i thoshte fjalë kurajoze, lopa e shikonte në sy, dhe shtrihej ngadalë në duke mbuluar gjithë sipërfaqen e pllakave me bar të thatë.

 

Kur pamë viçin mbi kashtë dhe lopën duke e lëpirë, ajo, lopa, kthente sytë e qelqtë nga mana Kseni, sikur e falenderonte për asistencën e saj në këto çaste të vështira për të, ne filluam të marrim veten pas bulurimave të lopës. Nuk kaluan pak minuta dhe viçi, pasi iu morrën mëndtë nga një ritual si ai qëndrimit të parë më këmbë, u ngrit. Dhe ishte aq i bukur. Tani ne e kishim mëndjen se kur do të hanim kulloshtrën. Më kot bënim si të babëzitur, sikur do të bënim kërdinë mbi kulloshtër, as 5 lugë nuk hanim dot.

 

3 -Kur ktheheshin dhëntë për dimërim në shtëpi.

 

Një nga kujtimet më të bukura të fëminisë në fshat.

Na merrte malli për to. Sipas rradhës shkonim në nome për të marrë djathin, por dhentë tona nuk i shikonim. Atë mëngjes pranvere, pas të cilit ato nuk do të ktheheshin më në oborrin e shtëpisë, dhe sikur ta ndjenin këtë mungesë disa mujore larg qingjave, atë ditë ishin më të dashura dhe më të durueshme me dëshirat dhe lojërat e qingjave të tyre me gjinjtë. Takonin turinjtë dele dhe qingj dhe kishe përshtypjen se po putheshin si para një ndarjeje. Të gjorat dele nuk i gjenin të gjitha të pjellat e tyre kur ktheheshin , se gjatë kohës së mungesës së tyre kremtoheshin festa fetare dhe politike, Pashkët dhe 1 Maji, në të cilat bëheshin Kurban qingjat. Të tjerët i mbldhte Tolo Kasapi. Me fat ishin ato pjellat e të cilave ishin zgjedhur për të riniuar dhe shtuar brënda statutit.

 

Kthimi në shtëpi ndodhte në vjeshtën e tretë, sipas kohës, sipas parashikimeve të barinjve meteorologë, një javë më herët ose më vonë ato ktheheshin. Gjithmonë, gati gjithmonë, fshati zbardhte nga dëbora, në ato vite binte shumë dëborë. Nga malet zbriste dhe një mjegull e ftohtë, si një tis i hollë, e cila e bënte më spektakolare atë mbrëmje fshati.

 

I shikonim që larg kur hynin në rrugën e ngushtë të Miçurkos ose nga e tatëpjeta e Ajio Nikollës. Dilnim në eksoporta dhe i prisnim, a thua se po vinte nusja e shtëpisë. Ato tonat, në ato vite ishin mbi 20 , shkëputeshin dhe vraponin duke blegëruar hynin në oborr. Dhe fillonin kërkimet, na shikonin në sy sikur donin të mësonin të reja për qingjat që kishin lënë kur ikën. Kështu i zbërheja ato vështrime dhe nervozizëm të tyre. Ishte një pabesi, sikur thoshnin sytë e njomur, ne u dhamë djathin, ju nuk na tregoni qingjat. Midis fshatarit dhe bagëtisë së shtëpisë ka gjithmonë marrëdhënie njerëzore, që ngjajnë si hyjnore. Të gjorat, kërkonin qingjat, muajt larg shtëpisë nuk mundnin që të haronin pjellat e tyre. E çuditëshme me delet, sa hynin në rrugicat e fshatit vraponin për në shtëpitë e tyre duke blegëryer. Mbushej fshati me korin e blegërimave, të cilat na emociononin.

 

Por ato mund të hynin në fshat nga ana e lagjes tjetër, nga rruga e Poliçanit ose e lumit. Atëhere pleqtë na caktonin detyra. Shkonim në lagjen tjetër dhe i ndiqnim me vështrim se mos gabonin rrugicat. Kam përshtypjen se bagëtia ka një kujtesë të fenomenale për të mos ngatërruar shtëpinë e saj, ndoshta instikti i amësisë është shumë i fuqishëm tek ato.

 

Natyrisht, nuk vinin të gjitha që në fillim. Ato që e kishin për herë të parë atë rit ngatëroheshin në atë vrapim dhe blegërima që i hutonim .Shkonin mekanikisht pas të tjerave dhe hynin në oborret e të tjerëve. Pastaj kalonim nëpër rrugica dhe thërrisnim me emër të zotin e shtëpisë se mos bashkë me të tijat ka hyrë në oborr dhe ndonjë e huaj. Me kalimin e orëve fshati binte në qetësi. Delet në katua kishin një ndarëse të përbashkët 

Skorjadhiti Kita Fuqi, çobani i Hllomosë, njeriu me një histori jete interesante, ndoshta ndonjë ditë do ta shkruajmë.

4- Ta ponovia

 

Gjithmonë e kujtoja këtë fjalë, pak e pa shpjegueshme etimologjikisht nga greqishtja. Vonë kur fillova të kuptoj nga gjuhët sllave dhe nga etimologjia, më shkoi ndërmënd se kjo fjalë duhet të jetë një sllavizëm, novi-novo (e re, i ri), kjo pjesë e fjalës më bindi për këtë. Dhe vërtet jeshilleku që dukej pas korrjes, ishte një bar i ri. Me korrjen u prisheshin jatakët dhe lepujve të vegjël që mezi vraponin midis kërcenjve të bimëve të korrura. Dhe kështu bëheshin pre e qenve dhe e njerëzve.

E prisnim si e si rrënien e drapërit të parë. Të gjithë në fshat, parti, pushtet dhe Rini, përgatiteshin për fushatën. Ishin vite të prishjes me sovjetikët dhe Hrushovi i ktheu nga rruga vaporët me drith. Çdo kokër gruri ishte flori. Kërkohej vigjilencë që armiku i brëndëshëm të mos na dëmtonte. Gjithë muajt, deri në Korrik, u shkonim aq afër parcelave të grurit, shpesh haroheshim pas bilbilave, trumbetave, mbledhjes së kërminjve, të cilët i piqnim në zjarr me gjithë guackat, qingjat, kecat dhe viçi, hynin në dëm. Në ato vite korrej vetëm me drapër, kështu që parcelat liroheshin ngadalë.

 

Na zgjonin herët ata të shtëpisë, u kishim thënë vetë, donim që të ishim ne të parët që do të zinim parcelat e liruara. Them "ne" se me Manthon i kullotnim bashkë qingjat. I vinim përpara dhe u binim me vica, thupër shkoze, gati e bënim rrugën deri tek parcelat e sapo korrura me vrap, përtej në parcelat e vogla që vinin njera pas tjetrës, dhe jo nga aksionet vullnetare ose nga brigadat, por ishin të vjetra, nga koha kur njerëzit, skorjadhitët me punën e tyre të krahut dhe parmendës së qeve shtonin tokën bujqësore, ne ndiqnim dhe ponovjat në Cigara, në Çurana dhe në Rezvania. Nuk shkonim në tokat në kufi të lagjes tjetër,u shmangeshim përplasjeve të mëdha. Parcelat gati jeshilonin, të imtat tureshin me vrap, sikur ta kishin kuptuar se ndaj i nxitonim rrugës.

 

Ditët e para grindeshin me të tjerë që i bashkonin tufat e tyre me tonat, sikur nuk kishte më poshtë. Jo rrallë fillonte gara dhe midis meje dhe Manthos, kushedi se përse ishim zëmëruar dhe të nesërmen nga aleatë na pushtonte ndjenja e konkurencës. Tani ishim të gëzuar. As dëme nuk bënim dhe gjithë kohës luanim në lëndinat përreth.

 

Ne i gëzoheshim asaj që në fund të gushtit kecat, qingjat dhe viçi do të vlerëoheshin nga Tolo Kasapi me mish të kategorisë së parë, pra do të merrnim më shumë lekë.

 

5-Fishkëllima që ftonte kopetë e dhënve për kripë dhe zëmërimi i barinjve.

 

Kjo ndodhte kur shkonim në shkollën e Poliçanit, në vëndin e quajtur Kamenica, kur kopetë kishin zbritur nga pllajat e Nëmërçkës për të shkuar në Ksamil dhe në Libohovë, për të dimëruar. Ka një fishkëllim të veçantë për të thirrur delet për kripë, ato, kriporet, ishin në vënde të sheshta, me pllaka të natyrës ose të vendosura nga barinjtë që i ndërtonin. 

 

Ne fishkëllenim që poshtë rrugës të fshehur nëpër gëmusha dhe ia fillonim me rradhë. Në fillim ngrinin kokën nga kullota disa dele dhe pas blegërimave të para të tyre kori i zërave shumëfishohej, kur shikonim që delet e para me ndonjë cjap në krye, turreshin tatëpjetë për andej nga vinin fishkëllimat tona, ecnim dhe fishkëllenim, por kur dëgjonim barinjtë, të cilët, nga njera anë na shanin dhe bërtisnin neve, njëkohësisht u dilnin përpara dhënve dhe me thirje qetësuese dhe duke valvitur në erë xhaketa kadife, bruca dhe llabana, mundoheshin që t'i ndalnin në startin e një vrapimi marramendës.

 

Në fillim ua bënim këtë lojë kopeve të Sarandës. Këtyre u trembeshin, kishin në brez ca thika të mprehta të futura në myll briri që shkëlqenin si prej ebaniti .

-An mas piasun tha mas sfaksun afti ,ine çamidhes qe labidhes, thoshnim me njeri -tjetrin ( po na kapën do na therin ....). 

Sapo ndonjëri nga ata merrte të tatëpjetën për tek ne, vraponim dhe ky vrap ndalej tek përroi, pas së cilës dukej shkolla e Poliçanit.

 

Por nuk linim rehat as barinjtë e kooperativës së Poliçanit, në të cilën ishte dhe Skoreja. Dhe këta ishin thuaje të gjithë tanët, i kishim të afërm, xhaxhallarë, kushërinj, të njohur. Dikush u ankua tek të mëdhenjtë e lokalitetit në Poliçan, ata thirrën Fani Zoton, drejtorin. Nuk e mësuam se cila palë u ankua. Me siguri ata të Sarandës. 

 

Zëmërimi i drejtorit ishte i madh. Nuk pati ndëshkim individual, pasi ata nuk na njihnin, nuk dhanë emra. U trëmbëm se mos drejtori do të na vinte që të fishkëllenim për të kuptuar se kush ishte më mjeshtri për të krijuar atë melodi të veçantë, e cila ishte e njejtë për të gjithë, a thua se atë e kishte hedhur në pentagram ndonjë kompozitor. Unë për vete e kisha gati justifikimin .

-       Drejtor Fani, unë nuk di të fishkëllej me gisht, mund të fishkëllej gjithë ditën dhe gjithë natën me buzë, të riprodhoj me dhjetra melodi këngësh, por me gisht jo. 

Dhe këtu do të isha i sinqertë me drejtor Fanin. As tani nuk di që të fishëllej me gisht, se kështu fishkëllima çan malet dhe qiejt.

E dhe tani, kur kaloj në atë pjesë të rrugës Poliçan - Skore, më kujtohet loja e fishëllimave që ftonte dhëntë në kripore. E pranoj. Ishim fëmijë të prapë. 

Zuri bora Nemërçkën dhënte zbresin nga mali 


Nga cikli : Kujtimet e Skoresë  

( 3 Prill 2022 )