KESHILLIME PËR MBROJTJEN E BIMËVE

                               Prof. Ass. Enver Isufi
    Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike
 ========================================================  

Përshëndetje Ullishtarë dhe Këshilltarë....


...Në kultivarët e hershëm të ullirit miza këto ditë është agresive. Në analizën time ( nuk e di në zonat tuaja ), dominojnë pupat e paçelura dhe të çelura.Kjo do të thotë se jemi në vezëlëshim në masë.Pas 2- 4 ditëve do kemi larva të reja.Lipset të bëhen trajtime çdo 10 -14 ditë me insekticide me mekanizëm veprimi citotropike ose sistemike.Shoqërohen me trajtimet me Sukses 024.
Për kultivarët e vonë, infeksionet mendoj se janë shumë më të ulta.
...Le të bëjmë analiza në blloqet e ullishteve, për të ndërgjegjësuar illishtarët për rrezikun e mizës në sasinë dhe cilësinë e ullirit dhe të vajit.
...Le të mos na ikë ky vit pa përfituar, si nga praktikat e mira ,ashtu edhe për punët që i kemi bërë jo saktë.
....Punë të mbarë. E.isufi 16 shat0r, 2020 



Mbrojtja e ullirit nga miza (Bractocera olea) me insekticide  


Siҫ kemi përmendur më parë dy janë strategjitë kryesore në mbrojtjen e ullirit nga miza

1. Strategjia e cila përdor mjete për të  menjanuar ҫiftëzimin e mizave, për të shmangur vezëvendosjen në kokrrat e ullirit.

2. Vrasjen e larvave, me insecticide, të cilat tashmë janë në frutat e ullrit.

Strategjinë e parë e kemi trajtuar shpesh këtë sezon. Ajo mbështetet në përdorimin e shisheve me ujë dhe plehun DAP, me përdorimin e bioinsekticidit Sukses 024 me leëndë vepruese Spinosad, dhe metoda e përdorimit të EKO-Trapeve. Kur kombinohet të gjitha këto metoda, zakonisht nuk lind nevoja për trajtime me insekticide

Strategjia e dytë, mbrojtësë është ajo me insecticide.

Përdorimi i insekticideve ka edhe kjo parimet dhe strategjinë e saj

Elementet e kësaj strategjia janë: niveli i infeksionit të larvave të reja në kokërr, kurba e fluturimit të mizës në feromonet monitoruese, cilësitë e insekticidit (kontakti, nervor, citotropik, sistemik, kohëzgjatja efektit të insekticidit, lloji i mjetit që do të përdoret për spërkatje ) 

Puna fillon me njohjen e infeksioni nga miza mbi kokrrat e ullirit. Kjo metodë duhet të udhehiqet nga analizat në kokërr.

Si bëhet analiza e kokrrave të ullirit nga infeksioni i mizës?

Në një ullishte me 100 rrënjë, në 10 rrënjë meren nga 10 kokrra ulliri. (mund të merren edhe nga 20 kokrra për të marë shkallë më të lartë sigurie). Pra në 10 rrënjë ulliri meren 100 ose 200 kokrra për analizë. Infeksioni gjithmonë shprehet në përqindjen e kokrrave të prekura.

Mjetet që duhen për analizën e kokrrave të ullirit nga miza dhe hapat që ndiqen.

Hapi parë. Përzgjedhja  e përsonave  të cilët do të bëjnë analizën. Nëse personi nuk është i trajnuar, fillohet me trajnimin e tij. Ai duhet të dijë  se si ta marrë mostrën në ullishte dhe si ta bëjë analizën e kokrrave të ullirit. Pra njohuritë praktike janë mjeti i parë  (Shpesh kur llogorisim inputet, njohuritë nuk i fusim në listën e inputeve !!!) Është kryesore përsoni ,të njohë stadet e mizës  së ullirit, të paktën ky person të bëjë saktë analizën e kokrrave, sepse interpretimin mund ta bëjë  edhe një ekspert i mbrojtjes  së bimëve ose agronomi shërbimit këshillimor i zonës. Këtë analizë e bën edhe vetë ullishtari, nëse ai është trajnuar paraprakisht.                

Hapi dytë: përgatitja mjeteve praktike për analizën e ullirit

1.    Qeska plastike ose letre për futjen e kokrrave të mara në ullishte 

2.    Kokrrat e ullirit. 

3.    Lupë me zmadhim 10 ose 20 herë ( përdorimi binokularit do të ishte koma më mirë). 

4.    Brisk rroje Astra, për prerjen hollë të vendeve ku  dyshohet për infeksion. 

5.    Fletore ku përgaditet tabelat  e regjistrimit të stadeve të gjetura.

Kjo tabelë hartohet kështu:

Analiza e kokrrave të ullirit: Data………………………Kultivari………………………Vendi ku ndodhet ullishtja…………………………………….Me ujitje ose jo…………. ..Kokrra të analizuara………

 

Kokrra të pastra

 

Vezë

 

Larva të reja

 

Larva të rritura

 

Galeri boshe pa larva

 

Pupa

 

Përqindja infeksionit aktiv ( shuma e larvave të reja, dhe larvave  të rritura )

 

 

Hapi tretë: kokrra e ullirit rrotullohet në dorë, duke  e parë nëse ajo ka ndonjë ngacmim, shpim, plagë të vogël. Ngacmimet e shpimeve dyshohen nga shpimet e vezëvendosësit të femrës  së mizës. Ky vezëvendosës është si gjemb i hollë, nëpërmjet të cilit miza ngul vezën në tulin e kokrrës.

Hapi  katërt. Me briskun e rrojës Astra,  pritet hollë cipa e kokrrës ullirit, aty ku dyshojmë mund të jetë veza e mizës ( gjatësore e bardhë në krem). Me brisk priten edhe vendet ku duken vrima të vogla ose të mëdha, ku dyshohet se nën to është larva e mizës, ose pupa, ose galeria boshe, ose pupë.

Këto stade të gjetura hidhen në tabelën e mësipërme.

Përqindja infeksionit aktiv përbëhet nga numri përbashkët i larvave të reja dhe atyre të rritura. Pupat dhe galeritë boshe  në interpretim meren  si infeksion i vjetë, ndaj të cilit insekticidi nuk ka më efekt vrasës.

Sa herë përsëriten analizat në kokërr?

Mirë është ҫdo dhjetë ditë, dhe në periudha më të qeta ҫdo 15 ditë ) Zakonisht edhe kurba e fluturimit na orienton. Kur në gracka kapim numër të madh mizash, është një sinjal që analizat duhen bërë shpejt  dhe më shpesh. Numri I madh I mizave në fluturim, na tregon se kemi ҫiftëzim masiv, pas të cilit presim vezëvendosje masive, dhe pas pak diktësh do kemi ҫelje në masë të larvave të reja. Për këtë arsye lind nevoja për pika të monitorimit të mizës me feromone monitoruese.

Hapi i pestë: Interpretimi i të dhënave të analizave. 

Si do të gjykojmë nëse duhet të fillojnë trajtimet me isekticide ose jo?

Trajtimet me insecticide fillojnë kur në analizë gjejmë rreth 10 % -12 %  të kokrrave  me larva të reja  dhe të rritura  (nga  15 Gushti deri  më 15 Shtator )

Pas datës 15 Shtator, e sidomos pas shirave të parë të muajit Shtator, trajtimet me insecticide kryhen kur gjejmë infeksione më të larta, konkretisht  ku gjejmë 15-20 % larva të reja.

Synimi është  që deri në pragun e vjeljes infeksioni të jetë në kufijtë nën 25 % infeksion. Kjo për ullijtë për drejtim prodhim vaji. ( pa masa mbrojtëse infeksioni në disa vite mund të shkojë 60-90 %)

Për ullijtë për përdorim si kokërr në tavolinë, kufiri i dëmit ekonomik është rreth 2 %.Cilësia  e frutave  të ullirit që do të konservohen duhet të jetë gati 100  % i pastër.

Në këtë kuptim, trajtimet e ullijve si Kokërr Madhi i Beratit, Bela Di Spanja e të tjerë të ngjashëm me to, duhet të kryhen më herët, sepse ato vilen edhe më heret (Brenda gjysmës  së parë të muajit Tetor)

Edhe për kultivarët e hershëm si Frantoj i cili vilet brenda 20 Terorit, infeksionet e larta pritet të ndodhin më heret se sa te  kultivari i vonët, psh si  Kalinjoti)

Trajtimi i fundit duhet të përllogorisi edhe periudhën e karencës (Koha e pritëshmërisë nga përdorimi i produktit në ullishte e deri në vjelje, ose konsum)

Gusht, 21, 2020





 

 

 

 

 


 

 


 

 









Sot Pak fjalë për dy dëmtues të hardhisë; TENJA (Lobesia botrana) breznia tretë dhe grerëza e bistakëve të pjekur me emrin (Vespa germanica ) ose specia tjetër ( Vespa vulgaris)



....Deri në fund të dhjetëditorit të parë të muajit Gusht është kohë për trajtimet ndaj tenjës. Trajtimet kanë filluar qysh javën e katër të Korrikut.
.....GRERËZA. Bistakët e hardhisë në pjekje nuk mbrohen nga grerëza me insekticide, por me gracka me lëngje ushqimore.
Instituti jonë ka provuar dy metoda të suksesëshme.


1. Lëngu i COCA COLA ushqimore. 
2. Lëng manaferre i hulluar me ujë, ose fruta manaferre me ujë duke i shtuar edhe një shishe me birrë.


...Në rastin e COCA – COLËS: një shishe më coca cola hollohet me një shishe ujë. Me këtë tretësirë mbushen 3- 4 shishe gati për gjysëm. Shisheve u hapen tek qafa katër vrima me diametër sa lapsi plumbit dhe varen në vreshtë në zonën e bistakëve të rrushit. Sa më e koncentruar është tretësira aq më më forcë tërheqëse ka.
Kush është mekanizmi?


....Grerëzën e tërheqin lëngjet e frutave. Ajo më lehtë e ka të shkojë tek një lëng i gatëshëm, se sa të hapi me forcë cipën e kokrrës së rrushit. Lëngu duke lëshuar aromën në vreshtë i tërheq grerëzat dhe ato futen në shishe dhe nuk dalin më.
....Në shishe vrimat nuk hapen të mëdha, sepse tretësira avullon shpejt dhe së dyti mundet të futen brenda edhe bletë.


..Shishet me grackë varen fillimisht tek kultivarët e rrushit me aromë.
...Shishet kontrollohen për rimbushje por edhe për ti pastrur nga grerëzat dhe insektet e tjerë të rëna në shishe. Lëngu kullohet dhe hidhet përsëri në shishe, duke e pasuruar me pak lëng të ri.

Grerëza Vespa vulgaris në grackat me coca cola dhe djathtas dëmtimi i kokarve te rrushit


...Sa shishe nevojiten të varen në një dynym vreshtë?
..Deri në 10 shishe do ishte mirë. Por si parim, sa më të shpeshta më e madhe është sipërfaqja tërheqëse për grerëzat.

Aty ku ka mundësi përdoret edhe metoda me frutat e manaferrës plus pak birrë.
Parimi është i njëjtë.
...Kemi provuar edhe me lëng shaqini, por forca tërheqëse ka qenë më e vogël, krahasuar me dy metodat e para.

 

...Një metodë tjetër është edhe mbulimi i zonës së bistakëve me rrjeta të imta. Kjo ka vlerë kur rrushi do të vilet vonë, ose në rastet e kultivarëve shumë aromatik, të cilët grerëza i sulmon më shumë.
...Vreshtarëve i uroj punë të mbarë !
...Agronomëve, këshillime të mbara!
....Konsumatorëve; ju bëftë mirë dhe pa frikë, sepse metodat për mbrojtjen nga grerëza nuk janë metoda kimike por alternative.


....enver isufi... ibb. Durrës.


04. Gusht, 2020


MIZA ULLIRIT (Bractocera olea)


Sipas ecurisë së fluturimit të popullatës,nivelit të infeksionit të kokrrave me larvat e mizës si 
dhe llojit të produkteve që do të përdoren, hapat për mbrojtjen e ullirit nga miza do të jenë:
1...Nga tani e deri më 15 Gusht vazhdon trajtimi me produktin SUKSES, 024 dhe grackat me shishe ujë plus DAP.
2...Pas 15 Gushtit, në ullishte varen paketat jeshile, Eko- Trape.
3...Me shirat e parë të Shtatorit
fillojnë trajtimet me insekticide si Rogor(Bi58) me lëndë vepruese Dimetoat,ose mjë insekticid tjetër më ekologjik se Rogori.
....Kriteret e përdorimit të Rogorit do ti shpjegojmë më vonë.
.....Ju lutem lexoni artikullin e plotë për mizën e ullirit në këtë adresën time ku jeni ,të cilin e vendosa këtu para pak javëve.Këtë artikull mund ta gjeni edhe në adresën"Bota Bujqësore"
Gjithë të mirat
...Enver Isufi,ibb,Durrës. 
Korrik, 28, 2020 
=======================================================================

MBROJTJA E BIMEVE: (Mesazhi Numër  ( 8) tetë për vitin 2020  )                
(Prognozë-Sinjalizim afat shkurtër për sëmundjet dhe dëmtuesit kryesor në bimët kryesore )
                      (Periudha 21-30 Qërshor, 2020)    
 Ju kujtojmë se deri tani ju kemi nisur këto mesazhe   :
•          Mesazhi N. 1 ( 1-10 Prill, 2020 )
•          Mesazhi Nr. 2 (11-20 Prill, 2020)
•          Mesazhi Nr. 3 ( 21 – 30 Prill, 2020
•          Mesazhi Nr. 4 ( 1-10 Maj, 2020
•          Mesazhi Nr. 5 (11-20 Maj, 2020
•          Mesazhi Nr. 6 ( 21-31 Maj, 2020)
•          Mesazhi Nr. 7 (1-10 Qërshor, 2020)
•          Mesazhi Nr. 8 (11-20 Qershor, 2020
·      Mesazhi Nr. 9 (21- 30 Qershor, 2020 )
SHËNIM: Në formë artikujsh gjatë kësaj periudhe janë nisur shërbimit këshillimor dhe disa rrjeteve sociale ,  materiale të plota për këto dëmtues dhe sëmundje:
Përshkrimi, monitorimi , biologjia  dhe masat mbrotësë për :
•          Syrin e palloi ne ullishtet (S. olea)
•          Pleshtin e ullirit (E. olivina)
•          Tenjën e ullirit  (P. olea)
•          Breshkën e ullirit (S. olea)
•          Tenja perimeve (Tuta absoluta)
•          Miza e ullirit , jetesa, monitorimi, masat mbrojtëse ( 11 Qërshor, 2020)
========================================================
 Kushtet e Motit.
Ditët e fundit të dhjetëditorit të dytë të muajit Qërshor  dhe  deri në fund të muajit Qërshor, moti  ishte  dhe do të jetë i paqëndrueshëm.
Temperaturat do jenë më të larta, do ketë zona me shira  dhe vesa të zgjatura. Këtyre kushte  shtoi edhe faktin se  bimët ende  janë delikate ( biomasë  dhe frutat në rritje) do kërkojnë kujdes të vazhdueshëm për mbrojtjen e bimëve. Situata është më e lehtë në kuptimin që frutat janë në rritje e sipër, dhe janë më rezistentë, se  sa në kohën e lidhjes së tyre, siҫ ishin para 2-3 javëve.
NË HARDHI.
Dy sëmundjet kryesore Vrugu dhe Hiri do të jënë në qëndër të vëmendjes së fermerëve. Trajtimet  në këtë periudhë  nuk duhet të kalojnë 8 ditët trajtimi nga trajtimi në bujqësinë bio, dhe  jo më  shumë se sa  12-15 ditë nga trajtimi në trajtim në bujqësinë e zakonshme, ku fungicidet mbajnë një efekt më të gjatë.
Tenjë  e hardhisë (Lobesia  botrana ) do jetë në periudhën e ҫeljes së larvave), pra ky dhjetëditor do të jetë periudhë trajtimesh me insekticidet  e përshtatëshme për  këtë dëmtues.
Shërbime  agronomike në vreshta ,me ndihmesa fitosanitare
 Vazhdojnë shërbimet agronomike me vlera fitosanitare. Këtu  përmendim, pastrimi i hardhive nga lastarët e tepërt në trung e lastarë, lidhja  e hardhive, prerja  e barërave të egra, të cilat rrisin lagështirën ajrore, dhe largimi i tyre  nga mjedisi i vreshit kufizojnë rrezikun e sëmundjeve në hardhi.
NË MOLLË
Mbrojtja e mollës nga kroma është puna kryesore. Në zonën bregdetare do të jetë periudha e ҫeljes së larvave të krimbit të mollës (Cydia pomonela), prandaj trajtimet për kromën të kombinohen edhe me trajtimet për krimbin.
Ne pemët që kanë prekje nga breshkëza e Kalifornisë duhet të monitorohen breshkëzat për ҫeljen e larvave. Në zonën verilindore, mund të lind nevoja për ndonjë trajtim të dytë nga breznia  e parë e krimbit, nese në bllokun e mollëve  ka infeksione mbi 2-3 % të frutave.
NË DARDHA dhe në ARRAT. Tek këto bimë do preki edhe krimbi i mollës.
Në ULLISHTE.
Miza  e ullirit do jetë në fluturim por nuk pritet infeksion në kokërr. Pra nuk do të lind  nevoja për trajtime  me insecticide.
Për mbrojtjen nga miza, këtë dhjetëditor ka kuptim ekonomik vetëm varja e shisheve me ujë dhe plehun DAP.
Si përgaditet   e shishja   për varjen në ullishte
Një shishe  plastike uji, me volum 1, 5 litërshe mbushet me ujë deri në katër gishta afër qafës.  Në shishe futen 2 lugë buke nga plehu DAP (Diamon Fosfat)
Tek qafa  shishes  hapen 4 vrima me diametër sa hynë një laps. Shishje e përgaditur varet në pemën e ullirit. Varja me telë bari është më e mirë  se sa me spango, sepse me telë shishja fiksohen më mirë  dhe nuk e lëviz era.
Mirë është që të varet një shishe për ҫdo pëmë ulliri. Nëse kurorat e ullirit janë të mëdha, varen edhe dy shishe për pemë ulliri.
Gjatë fermentimit, plehu DAP thartohet. Thartinat tërheqin mizat  dhe ato nëpërmjet vrimave futen në shihen me ujë, dhe nuk dalin prej andej. Kjo metodë pakson popullatën e mizave që do ҫiftëzoheshin dhe do të lëshonin vezët në kokrrat e ullirit. Kjo metodë nuk është shpëtimtare, por sidoqoftë ndikon për mirë në paksimin e  popullatës  së mizave infektuese.
Varja e Eko-trapeve dhe trajtimet me biopreparatin Sukses 0,24, është akoma herët.
Breshkëza e ullirit (Saisetia olea)
Nga data 15 Qërshor filloi ҫelja e larvave të breshkëzës nga breshkëzat femra.
Biologjikisht është koha ideale për fillimin e trajtimeve, por vetëm nëse arrinë kufiri kritik ka kuptim një trajtim me insekticide. (Lexoni artikullin mbi breshkezen e ullirit, postuar ne mesazhet e mepershme.
Nëse ka pëmë që janë prekur, trajtohen vetëm ato dhe jo i gjithë blloku i ullishtes.
Breshëri dhe mbrojtja e bimëve 
Nëse  këto ditë  do të ketë zona ku  do të bie breshër, nevojiten disa shërbime shtesë.
Në këto raste këshillohet të kryhen trajtime më produkte me bazë bakri.
Roli i bakrit është të parandalojë depërtimin e sporeve të sëmundjeve kërpudhore  dhe të atyre bakteriale, sëmundje që ja shtojnë  bimëve  vuajtjet fiziologjike  të mëtejshëme.
Në rastet e plagëve të lehta në fruta, këto trajtime ruajnë frutat.
Bimëve duhet të vazhdohet tu shërbehet, sepse disa fruta përmirësohen, disa të tjerë mund të vilen për përpunim ose me ҫmime të ulta, të tjerë fruta që kanë shpëtuar pa u plagosur vilen për treg.
NË DARDHA dhe ARRA, Këto dy bimë priten të preken nga krimbi i mollës. Masat mbrojtëse për krimbin e mollës janë të njëjta si tek molla
 BIMA e FIKUT
Bimët që kanë pasur breshkës, është koha që të bëhet një trajtim, sepse kemi larva të moshave të reja, ndaj të cilave japin efekt akoma insekticidet.
Breshkëza e fikut ka filluar ҫeljen qysh javën e parë të muajit Qërshor.
NË PERIME
Në disa serra gjatë dhjetëditorit të kaluar janë vënë re vatra të prekura nga tenja e perimeve (Tuta absoluta)
Ndaj këtij dëmtuesi kryhen disa masa komplekse
1. Pastrimi i gjetheve të prejkura  dhe djegia e tyre
2. Pastimi i barërave të egra  brenda dhe jasht serrave ,ku ky dëmtues ushqehet.
3. Kapja në masë me feromone të  kapjes në masë, të cilët vendosen mbi tava uji. Feromoni i terheq mikrotenjat e tutës, dhe  ata kur bien në ujë nuk ngrihen  për të fluturuar tek  bimët e perimeve.
4. Rrjeta  e serrave ose vleta plasmasi për të kufizuar futjen e mikrotenjave nga mjedisi i jashtëm për në serrë, janë masa ndihmëse në kufizimin e popullatave të tenjës (Tuta absoluta)
5. Trajtime me insecticide , specifike për tenjën minuese të perimeve.
Higjenizimi i serrave dhe masat agronomike jane të vlefshme edhe për krahabardhën e serrave (Traleorodes vaporariorum)
NË AGRUME
 Në dhjetëditorin e dytë  të muajit Qërshor,  bimët kontrollohen nëse kanë breshkëza të ullirit ose breshkëza të agrumeve. Është kohë për ҫeljen e larvave. Trajtime bëhen vetëm nëse i afrohemi kufirit të dëmit ekonomik. Trajtimet me pema të veҫanta, ose në vatrat e prekura janë më të arsyeshme se sa trajtimet e të gjithë bllokut
Shtimi i reshjeve dhe të vegjetacionit të ri, pritet  të shtojë edhe popullatat  afideve (morrave).
Trajtohet me insecticide për mbrojtjen nga afidet, vetëm  nëse mbi 10 %  e lastarëve  gjenden koloni afidesh. Kontrolli i bimëve për nivelin e prekjes, mund të ndihmojë  edhe në trajtime individuale të pemëve  dhe jo të gjithë bllokun, pra trajtime të drejtura  me korigjimet përkatëse. Pastrimi i trungjeve dhe degëve nga lastarët e rinj, të tepërt kufizon bazën infektuese të afidëve. Afidet (morrat) i preferojnë këto lastarë, sepse kanë biomasë të njomë dhe të pasur edhe me lëndë azotike, të preferuara nga afidet. Monitorohet për praninë e insekteve të parë të krahëbardhës së agrumeve, kjo jo për të trajtuar, por qysh tani mund të parashikojmë, nëse  do kemi  gjatë muajit Qërshor, e më vonë popullata të mëdha të krahëbardhës  së agrumeve, e cila është një specie tjetër nga krahëbardha  e perimeve.
Kontrollohen edhe barërat e egra, sepse krahëbardha  strehohet edhe atje. Ose në shkurret përreth ( jo në të gjitha specie). Trajtimet e  tepërta në agrumishte nuk ndihmojnë në kufizimin e infeksioneve, përkundrazi ato edhe rrisin rezistencën e dëmtuesëve, edhe  vrasin insektet e dobishme, edhe rrisin koston e mbrojtjes së bimëve , të mjedisit, tokës dhe ujërat nëntoksore.
Breshkeza e ullirit (Saissetia olea)



Enver Isufi, Instituti Bujqesise Biologjike, Durres, 21.6.2020

 ========================================================      
MBROJTJA E BIMEVE : (Mesazhi Numër  ( 8) tetë për vitin 2020  )                
(Prognozë-Sinjalizim afat shkurtër për sëmundjet dhe dëmtuesit kryesor në bimët kryesore )
                      (Periudha 11-20 Qërshor, 2020)    
 Ju kujtojmë se deri tani  ju kemi nisur këto mesazhe   :
·      Mesazhi N1. ( 1-10 Prill, 2020 )
·      Mesazhi Nr. 2 (11-20 Prill, 2020)
·      Mesazhi Nr.3 ( 21 – 30 Prill, 2020
·      Mesazhi Nr.4 ( 1-10 Maj, 2020
·      Mesazhi Nr.5 (11-20 Maj, 2020
·      Mesazhi Nr.6 ( 21-31 Maj, 2020)
·      Mesazhi Nr. 7 (1-10 Qërshor, 2020)
·      Mesazhi Nr.8 (11-20 Qershor, 2020

Në formë artikujsh gjatë kësaj periudhe janë nisur shërbimit këshillimor dhe disa rrjeteve sociale,  materiale të plota për këto dëmtues dhe sëmundje:
Përshkrimi, monitorimi, biologjia  dhe masat mbrotësë për:
·      Syrin e palloi ne ullishtet (S.olea)
·      Pleshtin e ullirit (E.olivina)
·      Tenjën e ullirit  (P.olea)
·      Breshkën e ullirit (S.olea)
·      Tenja perimeve (Tuta absoluta)
·      Miza e ullirit, jetesa, monitorimi, masat mbrojtëse ( 11 Qershor, 2020)
========================================================
·      Klima  dhe fazat e zhvillimit të bimëve
Ngjarjet e motit në ditët e  fundit të muajit të dhjetëditorit të parë të muajit Qershor ngjarjet e motit kanë qenë të ndryshme në zona të ndryshme të vendit. Edhe bimësia është gjendur nw faza të ndryshme, edhe vetë parazitët janë ndodhur në faza të ndryshme.
Parimet mbi të cilat bazohen masat mbrojtëse  nuk kanë ndryshuar.
Monitorimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe kriteret e mbrojtjes nuk kanë ndryshuar. Ata vazhdojnë edhe në këtë dhjetéditor.

Edhe në këtë dhjetëditor të dytë të muajit Qershor, mbrojtja e bimëve është në kulmin e punëve dhe të kujdesit për parandalimin e prekjeve. Nëse këtë dhjetëditor bimët e mbyllin mirë, kjo është garanci e mirë për ditët që vijnë.
Në bimët kryesore parashikohen të kemi zhvillimet fitosanitare dhe masat mbrojtëse të përshkruara si më poshtë:

·      NË HARDHI.
VruguiI hardhisë dhe Hiri do jenë akoma në qendër të vëmendjes. Kjo sëmundje në këtë fazë është agresive sidomos në bistakët që kanë lidhur kokrrat. Këtë dhjetëditor kokrra do arrijë madhësinë e kokrrës  se bizeles, dhe disa kultivar edhe më të avancuar.

Në vreshat ku zbatohet standardi i vreshtarisë biologjike, produktet e lejuara janë, si produktet me bazë bakri dhe ato me bazë squfuri. Duke ditur kohëzgjatjen e forcës mbrojtëse të këtyre grup produktesh, spërkatja nga  nga spërkatja nuk duhet ti kalojë 8-9 ditët.

Produktet me bazë bakri dhe squfuri kanë këto përparësi të mira  dhe dobësi,
Në vreshtarinë e zakonshme ne treg ka një gamë të gjërë  fungicidesh me cilësi të mira antikërpudhore.

Tenja  e hardhisë (L.botrana ) këtë dhjetëditor nuk do te jetë problem.Tenja është në fazën e larvave të rritura dhe fillon  krizalidimi për brezninë  e dytë.

Ju rikujtojmë përparësitë dhe mangësitë  e produkteve me bazë bakri dhe ato me bazë squfuri. Kjo njohje e vetive na ndihmon në menaxhimin më të mirë të tyre.

·      Përparësitë e produkteve me bazë bakri dhe squfuri

1. Nuk i bie forca mbrojtëse  edhe kur ruhen në magazinë për shumë vjet.

2. Nuk janë të dëmshëm për mjedisin, ose lehtësisht të dëmshëm (sidomos produktet me bazë bakri) Për këtë arsye në bujqësinë biologjike bakri nuk duhet ti kalojë 4-5 kg në vit për hektarë.Trupi i ҫertifikimit e përllogorit këtë  sasi   gjatë kontrollit të inspektimit fushor.

3. Parazitët nuk fitojnë rezistenca ndaj tyre.

4. Nuk janë helmues për faunën e dobishme.

5. Bakri ka edhe veprim antibakterial dhe bimët e përdorin edhe  si mikroelement, të cilin  e përthithin nga gjethet e bimës.

6. Squfuri ka veprim mbrojtës edhe  për këpushat e bimëve.

7. Kanë ҫmime të ulta krahasuar me fungicidet konvencionale.

8. Kohëzgjatja në trajtimi i fundit e deri në vjelje është e shkurtër, pra janë produkte të përshtatëshme edhe në bimët që vilen shpesh, si perimet.

·      Mangësitë e produkteve me bazë bakri dhe squfuri

1. Kohëzgjatje e veprimit ndaj vrugut dhe hirit është  e shkurtër , vetem 8 ditë.

2. Nuk kanë veprim sistemik, por vetëm veprim kontakti, kjo do të thotë se nuk janë kurativ, por vetëm me veprim parandalues. (pra para se të  vijnë sporet e sëmundjeve në gjethe, gjethet dhe frutat duhet të jenë të mbuluara me shtresën e tretësirës  së spërkatjes, e cila pengon mbirjen e sporeve )

3. Si produkte me veprim kontakti, kërkojnë një cilësi të lartë mbulimi të mbulesës bimore me tretësirën e spërkatjeve.

Në bujqësinë  e zakonshme  dhe në atë  të integruar për mbrojtjen nga Hiri dhe Vrugu  bëhen kombinime   të shumta, sepse tregu inputeve është  pasur.

Në vreshtat e pastra nga infeksionet vazhdohet me produktet me veti kontakti, në ato raste kur  aty këtu kemi shenja prekjeje, lipset të përdoren produkte me veti sistemike.

Për tenjën e hardhisë (Lobesia botrana ) nuk do të ketë  fare rrezik, dhe asnjë lloji trajtimi nuk ka ndikim pozitiv në prodhim dhe në mjedis.

Masat agronomike më përfitim fitosanitarë janë herrjet e lastarëve të pa nevojshëm, largimi i barërave të egra, të cilët në këtë periudhë edhe marin ushqimet e hardhisë, por edhe rrisin lagështirën ajrore përreth bimëve të hardhisë.

Nëse pas trajtimeve me fungicide bien mbi 15 mm shi, lind nevoja që trajtimet të përsëriten, sepse mbulesa  e bimëve me tretësirën e produkteve mbrojtëse tashmë,  ose është shplarë, ose ka rënë shumë forca mbrojtëse, qoftë e fungicideve, qoftë edhe e insekticideve. Trajtimet duhet të kenë parasysh edhe rritjet e reja  të lastarëve, të cilat mbesin të zbuluara me  tretësirë nga trajtimet e mëparshnme. Pra vegjetacionet e reja duhet të mbulohen me tretësirë spërkatje ose pluhurosje.

·      Breshëri  dhe mbrojtja e bimëve

Nëse  këto ditë  do të ketë zona ku bie breshër, nevojiten disa shërbime shtesë.
Në këto raste këshillohet të kryhen trajtime më produkte me bazë bakri.
Roli i bakrit është të parandalojë depërtimin e sporeve të sëmundjeve kërpudhore  dhe të atyre bakteriale, sëmundje që ja shtojnë  bimëve  vuajtjet fiziologjike  të mëtejshëme.
Në rastet e plagëve të lehta në fruta, këto trajtime ruajnë frutat.
Bimëve duhet të vazhdohet tu shërbehet, sepse disa fruta përmirësohen, disa të tjerë mund të vilen për përpunim ose me ҫmime të ulta, të tjerë fruta që kanë shpëtuar pa u plagosur vilen për treg. 
·      Shërbime  agronomike me ndihmesa fitosanitare
Vazhdojnë shërbimet agronomike me vlera fitosanitare. Këtu përmendim, patsrimi i hardhive nga lastarët e tepërt në trung e lastarë, lidhja  e hardhive, prerja  e barërave të egra, të cilat rrisin lagështirën ajrore, dhe largimi i tyre nga mjedisi i vreshtit kufizojnë rrezikun e sëmundjeve në hardhi.

·      NË MOLLË
Në bimën e mollës situatë mund të jetë më kompleksë  nëse kemi disa dëmtues paralel, por situate fitosanitare mund të paraqitet më  e lehtë nëse kemi të bëjmë vetëm me kromën e mollës  dhe krimbin e mollës.

·   Krimbi Mollës. Në zonën e ulët dhe bregdetare breznia e parë  e ka kaluar rrezikun. Në zonën veri dhe juglindore mund të lindë nevoja për një trajtim të dytë korigjues, nëse pas trajtimit të parë ka shenja  me prekje të reja.

·       Kroma  e mollës: Kjo sëmundje kërkon atë kujdes  si në dhjetëditorin e kaluar.
Edhe ky dhjetëditor i parë i muajit Qërshor është delikat, sepse si biomasa  e kurorës së  mollës  edhe frutat e rinj, janë ende delikat dhe nuk është forcuar cipa  e frutave.

Nëse pas trajtimeve me fungicide bien mbi 15 mm shi, lind nevoja që trajtimet të përsëriten sepse  mbulesa  e bimëve me tretësirën e produkteve mbrojtëse tashmë ose është shplarë, ose ka rënë shumë forca mbrojtëse e fungicideve.

Është koha  e monitorimeve të rregullta javore ose 10 ditore,, për të parë praninë  dhe nivelin e popullatave  për dëmtues  të tillë  si këpusha kuqe (P. ulmi), tenjat minuese të gjetheve, afidet, akripset (gërryersit e frutave), pleshti i dardhës etj 
Për vendimarrjen për trajtime, na ndihmon tabela orientuese të kufijve kritik që i bashkangjiten këtyre këshillimeve.

·      ARRA.
Në disa zona bregdetare nga fundi dhjetéditorit fillon çelja  e larvave të krimbit të mollés, i cili do vazhdojë zhvillimin gjatë gjithë këtij dhjetëditori. Në zonën verilindore mund të lindë nevoja për një trajtim korigjues nga trajtimi i parë. Për këtë vendimarrje na ndihmon edhe një monitorim I frutave të arrës në frut ose monitorimi me feromone.

 Në ULLISHTE
 Forca  e sëmundjes  së  syrit të palloit fillon e bie, por në kultivarët e prekshëm si kultivarët  në ullishtet e Shqipërisë  së Mesme nga Kruja  e deri në Elbasan ku të dominojnë Kripsi i Krujës, i Bardhi i Tiranës, Ulliri Ndroqit, Vajsi i Peqinit, ndërsa  në zonat më në jugë  dhe fare  në jugë  si  kultivari Kalinjot, Kokërrmadhi Beratit, Bela di Spanja,  etj. Kultivarë rezistent ose të durueshëm /tolerant janë Frantoi dhe grupi i ullinjve kokërr vogël.

Miza e ullirit Akoma nuk do të jetë problem. Nuk duhen bërë trajtime për mbrojtjen e bimëve.

·   ShënimPwr mizën e ullirit në ketë mesazh  do të postojmë një material të plotë për  mbrojtjen  e ullirit nga Miza

·      Breshkëza e ullirit. (Saissetia olea) Nga ana biologjike pritet të fillojw çelja e larvave të para të breshkëzave. Kjo në zonat më të ngrohta.

Trajtimet për breshkëzën qartwsohen në artikullin që ju kemi nisur për mbrojtjen e ullirit nga breshkëza.

Nëse nuk arrin kufiri kritik, trajtimet e pa nevojshme janë kosto ekonomike  dhe kosto mjedisore. Është koha kur varen mjetet e monitorimit për të parë ecurinë e fluturimit të mizave

·      Në bimën e Fikut
    Në pemët e fikut të cilat kanë infeksion nga breshkëza (Ceroplastes rusi) këto ditë ka filluar çelja e larvave të reja  të breshkëzës. Lind nevoja për kontrollin e lastarëve  dhe gjetheve të fikut.



           

·      NË AGRUME
 Në dhjetëditorin e  dytë  të muajit Qershor,  bimët kontrollohen nëse kanë breshkëza të ullirit ose breshkëza të agrumeve. Është koha për çeljen e larvave. Trajtimet bëhen vetëm nëse i afrohemi kufirit të dëmit ekonomik. Trajtimet me pemë të veçanta, ose në vatrat e prekura janë më të arsyeshme se sa trajtimet e të gjithë bllokut.

Shtimi i reshjeve dhe të vegjetacionit të ri, pritet  shtojë edhe popullatat  afideve (morrave).
Trajtohet me insecticide për mbrojtjen nga afidet, vetëm nëse mbi 10 %  e lastarëve  gjenden koloni afidesh. Kontrolli i bimëve për nivelin e prekjes, mund të ndihmojë  edhe në trajtime individuale të pemëve  dhe jo të gjithë bllokun, pra trajtime të drejtura  me korigjimet përkatëse. Pastrimi i trungjeve dhe degëve nga lastarët e rinj, të tepërt kufizon bazën infektuese të afidëve. Afidet (morrat) i preferojnë këto lastarë, sepse kanë biomasë të njomë dhe të pasur edhe me lëndë azotike, të preferuara nga afidet. 

Monitorohet për praninë  e insekteve të parë të krahëbardhës  së agrumeve, kjo jo për të trajtuar, por qysh tani mund të parashikojmë, nëse  do kemi gjatë muajit Qërshor, e më vonë popullata të mëdha të krahëbardhës së agrumeve, e cila është një specie tjetër nga krahëbardha  e perimeve.

Kontrollohen edhe barërat e egra, sepse krahëbardha  strehohet edhe atje. Ose në shkurret përreth (jo në të gjitha specie). Trajtimet e tepërta në agrumishte nuk ndihmojnë në kufizimin e infeksioneve, përkundrazi ato edhe rrisin rezistencën e dëmtuesëve, edhe  vrasin insektet e dobishme, edhe rrisin koston e mbrojtjes së bimëve , të mjedisit , tokës dhe ujërat nëntoksore.

·      NË PERIME.
·      Patate
Pas shirave vrugjet në domate, patate, kastravec, pjepër, do jenë sëmundjet  që do kërkojnë monitorim dhe trajtime me fungicide sipas rastit.

Në  patatet e mbjella von, bubureci dhe vrugu. Bubureci patates në zonën bregdetare pritet të rrisë fuqishëm popullatën. Në pataten e  hershme, e cila po vilet ose pritet të vilet, mundet të tolorohen trajtimet me insecticide.

domatet në serra, situata duhet parë rast pas rasti, dhe nuk mund të jepen rekomandime të përgjithëshme. E përgjithëshme  në këtë rast është  këshilla  e higjenës  së serrës  dhe menaxhimi i ajrosjes për të rregulluar si temperaturen, ashtu edhe lagështirën ajrore në serra. Mirëmenaxhimi i këtyre dy faktorëve, kufizon ose nxit sëmundjet e perimeve në serra.

Kontrolli për infeksionet nga tenja (Tuta absoluta) duhet të jenë të vazhduesme. Në infeksione të rralla, nuk ka pse të nxitohemi me trajtime me insektcide.
Për një prodhim më të mirë në sasi dhe në cilësi është koha  e përdorimit të koshereve me bletën pjalmuse Bombus, e cila importohet nga kompanitë që meren me shumimin e saj.

·      Speca
Afidet  dhe tripsi nevojitet të mbahen nën monitorim.Trajtohet ose me vatra, aty ku ka infeksion, ose  kur 10 % të bimëve kanë koloni afidesh 

·      Patllixhan
Monitorohen bimët për këpushën e perimeve (Tetranichus urticae)
Kontroolhen pjesët e poshtmë të gjethes. Për ata  bimërritës, të cilët nuk janë të njohur  me këpushat , ato i ngjajnë morrave të pulave, por janë  edhe më të vogla  dhe me ngjyrë të kuqe. Për ti dalluar merret gjethi dhe presohet nën një letër të bardhë. Nëse ka këpusha në letrën e bardhë do mbesin pikëla gjaku, shenjë  që tregon praninë e këpushave në  gjethet e patllixhanit. 
Këpushat  e bimëve gjithmonë lokalizohen në pjesët e poshtme të gjetheve të bimëve.

·      Shënim:  Më poshtë keni këshillat e përgjithëshme ,të cilat  janë të vlefshme në ҫdo kohë po i përcjellim  ashti si ato ishin  në dhjetëditorët e tjerë. Këto janë parime që kanë vlerë në ҫdo kohë.
Në lidhje me tabelën e kufijve kritik, meren parasysh ato dëmtues, të cilët janë problem në bimët  tuaja. Disa  mundet të mos jënë  më aktive.

·      TREKËNDËSHI I SUKSESIT NË MBROJTJEN E BIMEVE ”

1. KOHA e masave mbrojtëse  ( kjo realizohet  kur njohim mirë  biologjinë  e parazitëve dhe kufirin i dëmit ekonomik për secilin insekt dhe sëmundje)

2. PRODUKTET  e duhura (PMB)
ҫfar na duhet të dimë rreth produkteve të mbrojtjes së bimëve?
·      Produkti ka veprim kontakti ose sistemik, apo citrotropik, (pra vetëm përthithet nga indet e bimës),  
·      Sa kohë mbanë efekti antiparazitarë, 
·      Sa shpejt fitojnë rezistencë parazitët ndaj tyre,
·    Sa të dëmshme janë për bletën, peshqit dhe insektet e dobishme, përqindja e lëndës vepruese)
·      Përllogoritja  e dozës sipas përqindjes  së lënds vepruesë  dhe sasisë  së ujit që do të përdorim.

Gjithmonë pyesni para  se të bleni produkte dhe para se të përdorni produktet.!
Kushdo i cili u jep një këshillë, mundohuni ta  pyesni ,Pse, Pse, Pse? Specialistët ju bindin  të kryeni me bindje  veprimet tuaja dhe jo ti kryeni veprimet mekanikisht.

3. TEKNIKA E  TRAJTIMEVE 

Duhet të kemi parasysh:
·       Volumin e  pompës,
·        Shpejtësia mjetit, ose e ecjes tonë në këmbë në rastin e pompave të shpinës 
·        Doza e produktit (PMB), 
·       Sasia  e tretësirës që duhet sipas madhësisë  së vegjetacionit
·        Diametrit të sprucatorit,  sipas parazitëve dhe presionit të pompave, volumit të tretësirës  së planifikuar.( Litra per dynym/ha)
·        Trajtimi sipas llojit parazitit, të mbulojë të dy anët e gjetheve  etj
Teknika /mekanika e spërkatjeve kërkon konsultime me mekanikët ose me inxhinerët mekanikë, të cilët  i shpjegojnë më mirë cilësitë  e tipeve të ndryshme të pompave spërkatëse.
                                      Punë të mbarë. Enver Isufi     Dt. 10.05.2020

DY SHTOJCA
  • Më poshtë tabela  e metodës  së analizave fushore për dëmtuesit e kësaj periudhe  si dhe kufijtë orientues kritik, të cilat na ndihmojnë në marjen e masave, në kohën e duhur dhe sipas nevojës,
  • Skica që ilustrojnë konceptet modern në mbrojtjen e bimëve   





Tabela orientuese për fillimin e masave mbrojtëse  në dëmtuesit 
që shfaqen në mollë, dardhë, kumbull 
gjatë dhjetëditorit të parë të muait qershor ( 2020)  (Enver Isufi) 

 












::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Tenja e ullirit (Prays olea ), monitorimi, biologjia dhe masat e mbrojtjes së ullirit prej saj

                                  (  Enver Isufi, Maj, 2020)
 Përshktimi i fazave të insektit të tenjas  së ullirit
Insekti rritur. Është një mikroflutur që bën pjesë në grupin e tenjave.Ka një gjatësi 6-7 mm dhe me krahë të hapura 14 mm
Veza: ka një diametër 0,5 mm.Ka ngjyrë të zbardhur kur është e freskët, por para ҫeljes mer ngjyrë të verdhë.
Larva. Ka ngjyrë jeshile të hapur me gjatësi trupi 08 mm kur është plotësisht e rritur.
Krisalida/pupë/ kokon (mund të thirret më të tre emra sepse është i njëjti stad zhvillimi) është e rrethuar me    endje  të  imët mëndafshi, si për  mbrojtës nga insektet e tjerë predator , sashtu dhe nga kushtet e motit
Mënyra jetësës (Biologjia)
Tenja ullirit zhvillon tre brezni sipas fazave të zhvillimit të vetë bimës  së ullirit ku ajo ushqehet
1.Breznia  e gjetheve, 
Larvat e kësaj breznie ushqehet me gjethet dhe sythet e bimës së ullirit.
 Shenjat në gjethe janë në formën e galerive .Larva ushqehet nën cipën e gjethes , brenda tulit të saj.Kjo gjeneratë zhvillohet nga muaji Shtator deri në muajin Prill të vitit pasues.Aty larva transormohet në stadin e pupës/krisalidës. Me endjen e saj pupa zbet  ose  ne trungun e  ullirit ose në tokë.
2.Breznia  e luleve.
Larvat e kësaj breznie ushqehen me lulet e ullirit. Gjatë jetës  së saj larva tenjës mund të konsumojë 20-30 lule.Kur rritet plotësisht , larva mblidhet  me fijet e mëndafshit që prodhon vetë nga lëngjet e saj të pyshtymës , të cilët ngurtësohen menjëherë kur bien në kontakt me ajrin(kujtoni   rrjetat e merimangave).Kjo brezni zgjat vetëm 30 ditë.Kjo brezni zhvillohet mes muajve Prill-Maj.
3.Breznia e kokrrave
 Breznia e tretë    ushqehet me farërat e ullirit.Larva futen nga rrëza  e bishtit të kokrrës së ullirit.
Pasi tenjat e breznisë  së dytë dalin, ҫiftëzohe  dhe lëshojnë vezët në kokrrat e ullirit.Pas pesë ditësh nga vezëlëshimi ҫelin larvat e reja,  të cilat depërtojnë në kokrat e reja të ullirit.Ushqehen në fillim me mbulesën e butë të farës dhe më vonë me farërat e bërthamës  së ullirit.
Larva zhillohet për 25-30 ditë.Në Shtator, Tetor larvat dalin nga kokrrat e ullirit dhe transformohen në pupa/krizalidë.Pasi  tenjat ҫelin  nga krizalidat,  tenjat femra  lëshojnë vezët, nga vezët  dalin larvat,Larvat në vendet e mbrojtura rrinë këtu për të filluar ciklin në muaji Prill të vitit të ardhëshëm .
Skema e mëposhte :shenjat e dëmtimit të tenjës  së ullirit  (Prays olea) në frutat e reja dhe të rritura të ullirit .
Monitorimi i tenjë  së ullirit në ullishte
1.Ndiqet ecuria e fluturimit me anën e feromoneve monitoruese
2.Kryhen analiza fushore në gjethe, lule, frutat e ullirit ,sipas breznive
Foto.Monitorimi i tenjës me feromone.Shikohen tenjat e rëna në grackën e feromonit (ampula feromonit dhe kartoni me lëndë ngjitëse, ku ngjiten tenjët e tërhequra.Ato numërohen ҫdo jave.Numri i tyre parashikon edhe zerrezikun e mundëshëm të   larvave  në sezonin përkatës.
Masat mbrojtëse:
Për të marë vendim për masat mbrojtëse  si kriter për mbrojtjen e breznisë  së lulele  , trajtimet duhen bërë kur 5 % e luleve kanë ҫelur.
Për brezninë e kokrrave si kriter këshillohet  kur në 20 % të kokrrave gjenden vezë të tenjës  së ullirit.Trajttimi fillon kur gjysma  e vezëve të gjetura në analizën e mëparshme kanë ҫelur larva
Pra kur në 100 fruta ulliri në 10 prej tyre shikojnë ngacmimet nga larvat e tenjës.Natyrisht ky kufi interpretohet s inga  sasisa  e lulëzimit dhe frutifikimit, kushtet e motit, prodhimin e planifikuar dhe me llojin e produktit të mbrojtjes së bimëve që në përdorim
 Në bujqësisën biologjike përdoren produktet me bazë Bacillus thurigiensis ose (Bacillus thiringiensis var.Kurstaki or Var.Aizaëai)
Në ullishtarinë konvencionale , në treg ka një numër të madh insekticidësh.Preferohet të përdoren ato lloje insecticidesh  sa më tolerant ndaj insekteve të dobishme, të cilatë janë të shumëtë në ullishte që ushqehen me vezët dhe larvat e mizës  së tenjës  së ullirit
Lipset ë mësojmë më shumë teorikisht dhe praktikisht  mbi tenjën e ullirit ,që  agronomët e këshillimit dhe vetë ullishtarët të familiarizoheen me këtë insekt dëmtues në ullishtari. Tenja shpesh edhe nënvleftësohet, ngaqë nuk kemi infrmacion se ҫfar ndodh me ten ë ullishte
………………………….Enver Isufi………………………………   
FUND

*******************************************************************


No comments:

Post a Comment