Saturday, 20 September 2025

SI U MUAR LEJET NGA SULLTANI PËR HAPIEN E SHKOLLAVE SHQIP?


 

Së pari dëshiroj të sqaroj se cilat ishin rrethanat  në Stambollin e viteve 1870-1880. Si Pandeli Sotiri e shtiu në dorë lejet personale apo fermanët nga Sulltan Abdul Hamiti i II-të për hapjen e shkollës shqip. Ai mori një leje për veten e tij dhe një për vëllain, Koçon.

 

Vëllezërit Frashëri ishin shumë të interesuar për këto leje, por nuk mund t’i realizonin, sepse Porta e Lartë i quante turq muslimanët shqiptarë dhe nuk ua lejonte shkollat shqip, përveç kësaj, pas shtypjes e persekutimit brutal të veprimtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas vitit 1881, kjo bëhej edhe më e vështirë, deri edhe e pamundur. Në revistën “Drita”- “Dituria”e cila dilte në shqip, vëllezërit Frashëri  shkruanin me pseudonime për të mos rënë në sy nga autoritetet turke. Sami Frashëri do të shkruante në atë kohë: Pushteti që do të shkruajnë shqip të krishterët, po nuk do që të përzjehen muslimanët, të cilët i kanë të tyre e s’duan t’u ndihenë. (39)

 

Le të sqarojmë disa zhvillime që kanë ndodhur në atë perudhë në kryeqendrën e Perandorisë, në Stambol.  Në Stambollin e viteve 1800 kishte një komunitet shumë të madh lunxhiotësh dhe miq të tyre, llogariteshin rreth 50 mijë vetë.  Çfarë thonë kronikat e kohs nga të huajtë për lunxhiotët e Stambolloit?

 

Albanologu Johann Georg von Hahn (1811-1869) në librin e tij “Studime Shqiptare” f. 42-43, shkruan për lunxhotët: 

Disa familje në tri fshatra të Lunxhërisë dhe dy fshatra të Rrëzës, janë mjeshtër për ujësjellsat e kanë qenë në Stamboll prej kohësh që nuk mbahen mend, esnafët e tyre për ndërtimin e rrjeteve hidraulike, ndaj gëzojnë privilegje të ndryshme përmes fermanesh perandorake. Lunxhëriotët e ushtrojnë zanatin e tyre thuajse pa përjashtim në Stamboll.” dhe vazhdon më poshtë: “…. Epirioti është si rregull njeri mjaft i gjallë dhe i kursyer, ndaj fiton jashtë vendit të tij me lehtësi aq sa të jetojë në njëfarë mirëqenie. Ndaj dhe në këto fshatra punëtore shikon shumë shtëpi qytetare, ndërsa banorët mbajnë rroba fabrike ngjyra-ngjyra. Tregtarët e këtyre krahinave kanë bërë ndërkohë pasuri të madhe”. (40)

 

Në studimet e tij Prof. dr. Zija Shkodra(1925-2002) ka evidentuar se: 

“Shkolla popullore e ndërtuesave lunxhiotë e specializuar në fushën e ndërtimeve ujore, mirrej më shumë me ndërtimin e çesmave të banjove publike, ujësjellsave mbi harkada, çisternave me ujë, puseve, kanaleve ujitëse të bujqësisë, etj. Në Perandorinë Osmane lunxhiotët gëzonin privilegjin e kësaj mjeshtërie që e mbanin me ferman (dekret) sulltanor të trashëguar brez pas brezi, qoftë në Stamboll ashtu dhe në qytetet kryesore të Perandorisë”.

 

….  Ndërsa kronikani turk E. Çelebi(1611-1682) në veprën e tij madhore 10 vëllimshe të titulluar “Udhëtime” duke na përshkruar një parakalim publik të organizuar në Stamboll rreth viteve 1640 në mes grupeve zejtarë përmend edhe shumë shqiptarë, ndër të cilët edhe ujësjellësit lunxhiotë, që parakalonin para Sulltanit me kazma e lopata nëpër duar që thërrisnin me zë të lartë “Po, e hapim këtu gropën, jo po e hapim atje”. Më poshtë shkruan; “Këtë mjeshtëri të çuditëshme që veshtirë e arrin mendja e njeriut, e ushtron vetëm bashkësia e shqiptarëve”.(41)

 

Lunxhiotët, zagoritët, përmetarët, lebërit, pogonitët, ose kryesisht Shqipëria e Jugut, kishin një komunitet shumë të madh e të fuqishëm në atë periudhë në Stamboll, e ishin të lidhur ngushtësisht njeri me tjetrin. Ata kishin një rol të dorës së parë, në Perandorinë Osmane të trashëguar që nga Perandoria Bizantine.  Ata ishin mjeshtër të vërtetë dhe ekspertë të pazëvëndësueshëm në disa drejtime si: kopshtarë, ndërtues, rrobaqepës, këpucarë, kulunxhi, guzhinierë, pastiçerë, por edhe intelektualë të zotë si mjekë e farmacistë, mësues, ushtarakë e biznesmenë shumë të fuqishëm.  Nga fshati Selckë kishte disa familje shumë të pasura si Lenajt, Zervajt, Zekajt, Dukajt, Sotirajt, e të tjerë. Nga krahina e Lunxherise kishte, madje bankierë që ishin në gjendje të financonin jo vetëm Portën e Lartë, por edhe projekte në Evropë. Të gjithë këta: zanatçinj, biznesmenë e intelektualë, sigurisht që kishin krijuar lidhje të shumta  dhe miqësirat e e tyre me Portën e Lartë, madje dhe me vetë Sulltanin. Një nga këta, i cili shquhej në atë kohë, ishte edhe Koto Duka nga Selcka, kushëri i Pandeli Sotirit, që kishte lidhje  shumë të ngushta me Sulltanin Abdyl Hamtin e II-të, nëpërmjet sekretarit personal Arap Izzet Pasha të cilit i shkonte çdo të premte në shtëpinë e tij.  Koto Duka mbahet mend për të gjithë lunxhiotët se zgjidhte çfardo halli që kishin bashkëkrahinasit e tij me Portën e Lartë. (42) Koto Duka i bente vizitat në  fshatin e tij Selckë, me nje eskortë prej 20 ushtaresh të vendosur nga Porta e Lartë.

 

Lunxhiotët dhe të tjerët që kishin krijuar një farë mirëqenie pasi ndërtuan  shtëpite e tyre, ta themi me plot gojën luksoze, me dy-tre kate, ndertuan kishat e krojet,  tani i kishte ardhur radha arsimimit, shkollave. U shquan fillimisht filantropët Vangjel Zhapa(1611- 1682), Nderi Kombit dhe Kostandin Zhapa(1814- 1892)  nga Labova e Zhapës të cilët ngritën shkollën për fshatin e tyre  dhe financuan shumë shkolla të tjera në disa fshatra në jug të Shqipërisë.

Me financimin e Kristaq Zografit(1820-1892), bankier i parë dhe i thesarit Sulltanit në Stamboll, në vitin 1874 u hap shkolla e mesme greqisht në fshatin Qestorat. Në Stamboll u ngritën shoqëri të shumta filantropike që financonin shkollat nëpër fshatrat e tyre, etj. 

 

Tani kishte ardhur një kohë tjetër.  Ishte era e Rilindsave Naimjanë dhe e Pandeli Sotirit. Lufta bëhej jo vetëm për të hapur shkolla, por ato duhet të ishin në gjuhën e bukur amtare, të ishin shqip.  

Pandeli Sotiri e njihte mirë Stambollin, sepse kishte kaluar adoleshencën e tij atje. Njihte mirë rrymat politike e shoqërore që sundonin në këtë qytet të stërmadh. Sigurisht bashkepunoi me bashkëkrahinasit e tij dhe ata duhet Të jenë përpjekur për mundësuar një takimin ballë përballë me Sulltanin Abdul Hmitit e II-të. Perveç këtyre Pandeli Sotiri duhet ta kete njohur fizikisht nga afer Sulltan gjat femijérisë e adoleshencës.  

 
Nuk kemi asnjë të dhënë të dokumentuar për takimin e Pandeliut me Sulltanin. E vetmia dëshmi ështe abetaria  që ju dhurua Sulltanit.

Këto që po shkruaj janë të dhëna gojore që na i ka pohuar mësonjësi i shkollës fillore të fshatit, i ndjeri Petro Paskali. Ai merrej shumë me jetën e vëllezërve Sotiri. Organizoi seminare me muzeologun Lefter Dilo(1914-1990), vendosi pllakata, bëri lapidare përkujtimorë, ngriti edhe një muzeum. E kam ndihmuar edhe unë për këtë muzeum të vogë fshati në fund të viteve 1960. Më pas për muzeumin punoi dhe profesor Thoma Dhima(1952- 2016), por të gjitha materialet janë zhdukur. U shkruan edhe në historikun e fshatit që u hartua në atë kohë nga intelektualët e fshatit. Po e tregoj ashtu si e mbaj mend.

 

Sipas këtyre të dhënave thuhet se Sulltani e priti me mirësjellje Pandeliun, por edhe duke e kundërshtuar, duke i thënë se ju jeni orthodoksë e jeni grekë, greqishtja është gjuha juaj, çfarë kërkoni?  Pastaj ju nuk keni as alfabet dhe as abetare.  Kuptohet që Pandeliu ishte një erudit e orator i klasit të lartë. Ai e bindi Sulltan Abdul Hamitin e II-të me fakte për lashtësinë dhe fisnikërinë e popullit shqiptar, i tregoi dhe një abetare që kishte marrë me vete. Sulltani u befasua dhe i tha se dëshironte edhe ai ta mësojë gjuhën shqipe. I kërkoi një abetare. Sulltami ishte me origjine shqiptare dhe dinte pak shqip. Pandeliu, pasi mori dy lejet (fermanët), një në emërin e tij dhe tjetrin në emër të vëllat, Koços, i premtoi Sulltanit se do ta keni dhe ju një abetare. I përgatitën një abetare të veçantë. Kjo abetare doli tani së fundmi dhe u paraqit në muzeun e Portës së Lartë, ku thuhet se iu dorezua Sulltanit nga një punonjës, sigurisht një nga ata që kishin lidhje të ngushta dhe ishin tepër të interesuar për kulturën.

 

 

 

 Koco Mosko 

 Me disa permirësime marrë nga Libri "Udhëtim në shpirtin Lunxhiot" Tiranë 2022

Friday, 19 September 2025

ZAKONE, TRADITA, TRASHËGIMI (FRASTOI)


 


 

Në Lunxhëri “frastua” quhet  një mjet prej druri  ku janë gdhendur disa shenja që të paktën ne nuk i marrim ndonjë kuptim të caktuar. Frastoi ndodhet në çdo shtëpi lunxhiote dhe shërben për të stamposur  karvelet që bëhen tradicjonalisht    rrast  festash, kryesisht fetare, kur festohen emrat ortodoksë por edhe festa te tjera. Disa karvele mbahen nga familja  dhe disa çohen në Kishe për të kryer ritet fetare dhe për t’ua dhuruar më të varfërve.  Në këtë rrast ato quhen  “meshë“. Priftërinjtë ortodoksë këto karvele ose meshë të dhuruara i presin në kubikë të vegjël  dhe ua japin besimtarëve pas meshës apo gjat kungimit. Kjo pjesë e vogël quhet “naforë” që shqip do te thotë  “të dhuroj forccë”

 

Karvele quhet një bukë e  vogël,  e rrumbullakët  me diametër  15 - 18 cm.  dhe e stamposur nga faqja e sipërme me frastua. Frastoi ka dy anë. Karvelet e vogla stamposen me anën e vogël të frastoit, ndërsa më të mëdhatë me anën e madhe.

 


Fillesat e kësaj tradite të çojnë pas në shekuj, deri ne kohëra të mugëta të historisë. Unë mandoj se stamposja me frastua e karveleve nuk është traditë fetare. Kjo traditë ka egzistuar shumët p pt ﷽﷽﷽agane q. ukurimi i portave hyrse diten e nje marsit me fetare. Kjo tradite ka egzistuar me pare dhe feja ato tradutsa  kohë më parë, është traditë pagane, siç kemi  psh. vendosjen ose zbukurimin e portave hyrëse të shtëpive ditën e një marsit me lastarë thane të lulëzuar dhe qumështore.

 

 Zakonisht  feja traditat pagane, ato që janë ngulitur thellë në mendjen e  njerëzve i ka marrë e i ka përshtatur me ritet e mistikën fetare..

Lunxhiotët dhe pothuajse të gjithë shqiptarët e kanë traditë të  lashtë t’i  zbukurojnë sipërfaqet e siptu:  kuleçët,  çanta që gatuhen anërme të bukëve, sidomos ato që gatuhen  në rraste festash,si::  kuleçët, pogaçet, karkanaqet, kolandinat, etj. 

 

Këto zbuurime natyrisht kanë patur edhe kuptimin e tyre.

Sipas studjuesave shqiptarët kanë qenë të parët në Evropë që e kanë gatuar bukën. Pas pushtimit te Ilirisë nga romaket në Romë u çfaqën për herë të parë dyqanet e bukës.Për shqiptarët buka konsiderohej e shenjtë. Nuk duhej të shpërdorohej, të lozje me të, ta hidhje poshtë, apo më keq, ta shkelje me këmbë, sepse “ishte gjynah nga Zoti”, etj, etj…  Betimi më i zakonshëm ishte: “për këtë bukë”, ose “më zëntë buka sytë”. “Bukë e krypë e zemër, mirëseardhe”, i thuhej mikut të shtëpisë.  Ndaj edhe keto zbukurime  me kuptim ose thjesht zbukurime shprehnin edhe këto vleresimin maksimal te bukës .

 

Në shqip fjala “frastua” nuk te jep ndonje kuptm te caktuar.  Nuk gjendet ne fjalor. Gjithashtu nuk gjendet as ne fjalorin e greqishtes se re dhe te vjeter. Ndoshta vjen nga ndonje gjuhe tjetër.  Fjale e përafërt është “disku pellazgjik i Festos” gjetur ne ishullin e Kretës.  A mund të kete lidhje frastoi me diskun e Festos!!??



Tuesday, 2 September 2025

HIJET E ZEZA TE KOMBIT SHQIPTAR SHFAQEN EDHE SOT

                      Vëllezrit rilindas martirë Pandeli & Koço SOTIRI

Porta e Lartë e Perandorise Osmane, në shekullin e 19-të, në asnjë mënyrë nuk lejonte të hapeshin shkolla shqip. Të drejtën e kishin vetëm dy  persona që kishin marrë leje special private (ferman) nga Sulltani. Për gjuhën shqip ishin vetëm Pandeli Sotiri dhe vellai i tij, Koço Sotiri. Trillime të tjera që shpërndahen andej këndej si fakte historike, janë gënjeshtra me bisht, themi ne nga anët tona. 

 

Çfare llogjike e taktikë përdori Pandeli Sotiri  që mundi t'ia shkeputë Sulltanit dy lejet për hapjen e shkollave shqip? Ai ishte një intelektual i shquar i perandorisë Osmane, fisnik me rrënjë të thella. Dihet, ai dhe vëllai i tij, Kotua ishtin shkolluar mirë në Evropë dhe pikërisht n”r Vienë të Austrisë. 

 

Ndërsa librat shqip me që i ndalonte Perandoria turke, sidomos turqit e rinj me ne krye Toptanasit, bënë çmos t'i pengonin. Ata i bënin arrestimet madje dhe vrasjet tinëzisht të shqiptarëve. Fillimisht librat shqip u shtypën fshehurazi në Stamboll , pastaj  më vonë, per t'ju  shmangur xhonturqëve u shtypën në Bukuresht ose Kostancë. Pandeli Sotiri pas vitit 1887, kur guvernatori osman i Korçës e zboi me kercenime deri me ekzekutim fizik, ai vazhdoi puneën fshehtas në Stamboll derisa u zbulua nga xhonturqit. Toptanasit si Pandeli Sotirin si Ismail Qemalin i shpallën armiq dhe u perpoqën t'i arrestonin e asgjësonin. Pendeliu u mundua t'u ikte fshehurazi xhandarëve që e ndiqnin. Ne nje rast, kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, duke vrapuar u rrëzua nga kati i tretë dhe gjeti vdekjen tragjike në kalldrëm. Thuhet se: Sulltani ishte i nteresuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore” Genjeshtër me bisht te madh.  Kush ia solli vdekjen Pandeli Sotirit, po Koto Sotirit e Koto Hoxhit e shume te tjereve qe kane vuajtur te zijtë e ullirit në burgjet famekeqe osmane? Kush i vrau, persekutoi e u shkaktoi njëmijëe një të zeza këtyre patriotëve që merreshin me shkollat,  librat e shkrimet shqip? Armiqtë e Kombit shqiptar. Shumë e më shumë u persekutuan në Jug të Shqiperisë se sa në Veri.  Duhet  lexuar edhe keto: Në vitin 2016, David Hosaflook ka shkruar në  studimin e tij “Roli i lëvizjes protestante në Rilindjen Kombëtare”, kështu: “Librat shqip pëngoheshin me çdo mënyrë të shpërndaheshin, bllokoheshin nëpër dogana, mbylleshin botimet, burgoseshin bashkë me shitësit. Librashitësit u janë nënshtruar përndjekjeve nga më të pabesueshmet. Këtë fat pësoi edhe Koto Sotiri”, Pandeli Sotiri e shumë e shumë të tjerë


Ne Jug ka qenë më e eger përndjekja. Denoheshin e vriteshin njerzit pse u gjendej e fshehur një kartolinë me shkronje shqip etj, etj. Dëshmon një nga  fisi i Vlorajve.

Këtë terr e çanë  me trimëri, dituri e patriotizem Pandeli, Koço  Sotiri e shumë patriot të tjerë shqiptarë,deri sa dhe flijuan jetën e tyre. Ata sfiduan me burrëri dredhitë dhe intrigat greke, egërsinë e persekucjonet e shtetit Osman. Ndryshe shqiptaret do flisnim osmanisht edhe sot. Ata luftuan deri te pika e fundit e gjakut per iluminizmin e shqiptareve. Këta patriotë atdhetarë u luftuan egersisht  si nga renegatët  grekë ashtu edhe muslimanët fanatikë. Ishin kohë shumë të vështira, po peë habi, hijet e zeza dhe armiqtë e Kombit  shqiptar fatkeqesisht shfaqen edhe sot….

 

Koço Mosko

Boston, Ma - SHBA