Tuesday, 4 February 2025

STEN DRAGOTI, REGJISOR I MADH NGA TEPELENA

nga:  Avdulla KËNAÇI

Toronto, Kanada


 


Në kujtim të shqiptarit të madh Sten Dragoti, producentit dhe regjisorit të njohur hollivudian, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjecare në Los Anxhelos. Nju Jorku është befasues për cilindo vizitor që shkel për herë të parë në tokën e këtij kontinenti të bekuar. Nju Jorku është simbol i fuqisë, madhështisë dhe begatisë amerikane. Në Manhatan pylli i ndërtesave të larta, qiellgërvishtësve, gjatë gjithë ditës bën hije mbi rrugët dhe trotuaret e kryeqendrës ndërkombëtare. Thuajse ekonomitë e shumë vendeve nëpër botë janë të lidhura me veprimtaritë e bankave dhe zyrave në Manhatan që operojnë pa pushim, ditë, natë.

 

Nju Jorku është qyteti pas të cilit në dy shekujt e fundit kanë rendur edhe emigrantët shqiptarë që ëndërronin për një jetë më të mirë. Ata mendonin se aty do të gjenin begati e prosperitet. Thonë se aty fliten të njëqindedyzetë gjuhët e botës. Duke ecur nëpër këto rrugë, nuk mund të dallosh dot milionerin nga punëtori modest me mëditje, 10 dollarë ora. E thjeshta dhe e madhërishmja këtu shkrihen e bëhen një. Kjo është demokracia amerikane, secili në punë të vet; secili me xhepin e vet.

 

Broduej, ka dyqind vjet që kjo quhet rruga e artit live. Rruga e koncerteve, teatrove dhe shfaqjeve të drejtpërdrejta në “Time Square”. Nëpër këto rrugë shumë natyrshëm mund të përballesh me një aktor të madh, apo këngëtare të shquar. Po a kemi ne shqiptarët ndonjë të tillë që mund të ndeshësh këtu?

 

Po, ja një ndër të shquarit, ky është Sten Dragoti në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptari. Ai është bir emigrantësh nga Tepelena. Ka lindur këtu, në veri të Manhatan, më 4 tetor të vitit 1932. Lindi midis katër motrave, një mashkull në familjen që kishte ruajtur për mbiemër, origjinën, emrin e fshatit Dragot të Tepelenës. Askush nuk e dinte atëherë se ky djalosh shtatlartë do të bëhej mbreti i Broduejt, askush nuk e dinte se ai do të pushtonte kinematë, ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave. E ëma e tij dëshironte që ai të bëhej doktor ngaqë mund të fitonte më shumë para, por Steni arriti atje ku nuk kishte guxuar të ëndërronte asnjë shqiptar. Fama e tij na solli edhe ne, një ekip i Televizionit Shqiptar, këtu në Manhatan. Mësojmë se rruga e tij për të arritur deri te kjo lavdi ka kaluar përmes një pune të jashtëzakonshme, përmes suksesesh e disfatash. Ai është regjisor dhe skenarist i një sërë filmash tashmë të njohur në të gjithë botën. Ndër më të mirët janë: “Mister Mom”, “Dashuri në kafshim të parë”, “Vazhdimësi e nevojshme” “Ajo është jashtë kontrollit” dhe “Burri me një këpucë të kuqe”. Në filmin e parë, “Billi i vogël i pistë” edhe pse në Europë u pëlqye, spektatori amerikan e priti me shumë rezerva. Prej atij dështimi ai mësoi si të ishte i suksesshëm me filmat e tjerë.

 

Përpara se sa të realizonte filmat artistikë, ai i hyri regjisë së reklamës dhe filmave të shkurtër publicitarë me pikësynimin që të grumbullonte sa më shumë përvojë për realizimin e filmave artistikë, por edhe të bënte ca parà. I paarritshëm në këtë fushë.

Pa frikë mund të thuash se Steni në filmat reklamë bëri një revolucion të vërtetë. Ka një stil të tij të veçantë; skenarët i realizon me vizatime në mijëra faqe. Na thotë se kështu e ka më lehtë, i fluturon lapsi mbi letër, sepse shkollën e mesme e ka mbaruar për artet vizuale, ndërsa të lartën për regji. Shohim në monitorin e studios së tij një nga reklamat, një gladiator, aktor i famshëm i Hollivudit, i gatshëm për dyluftim. Gjithë ajo skenë madhështore nga antikiteti i lashtë për një reklamë?! Nuk të besohet, sa e sheh, thua, si nuk vazhdoi akoma ky film?!

 

Këto xhirime nën ujë janë reale, asnjë skenë e vizatuar me kompjuter, edhe këto për një film të shkurtër publicitar.

Sten Dragoti, një regjisor i madh, krijues i fuqishëm, këmbëngulës për ta bërë realitet çdo vizatim të hedhur në letër. Skena masive me këngëtarë, kostume karakteristike, aeroplanë; edhe kjo vetëm për një spot. Ndoqëm episodin për një agjenci sigurimesh; bagazhit i ka dhënë jetë duke futur brenda valixhes një aktor që flet duke u rrotulluar nëpër transportierët e aeroporteve; një gjetje gazmore, por edhe gjeniale.

 

Situatat komike, humori, i bëjnë reklamat e tij shumë të këndshme, tërheqëse, për t’u parë me kërshëri. Duket sikur ato janë xhiruar me një kamera të fshehtë, drejtpërdrejt nga jeta. Në të vërtetë janë reklama për motorë makinash. Për shumë prej tyre ka angazhuar artistë të njohur. Steni ka pasur të njëjtin impenjim si për një film të shkurtër, ashtu edhe për një film me metrazh të gjatë. Loja, kamera, zëri, montazhi, të gjitha janë shkrirë në një harmoni të përsosur.

Reklama që ndryshoi imazhin për Nju Jorkun ishte “I love New York”. Ajo u realizua para viteve ‘80, në kohë krize, kur të gjithë donin të largoheshin nga ky qytet, i pistë, i zhurmshëm, i zhytur në krime. Ai përdori në këtë reklamë zërin e këngëtarit të famshëm, Frank Sinatra, dhe balerinat më të mira amerikane. Një episod që pushtoi zemrat e miliona shikuesve në mbarë botën. Dhe kjo ishte vepër e talentit dhe e mendjes pjellore të Stenit...

 

Qysh nga viti 1978 e deri tani, popullsia e Nju Jorkut është dyfishuar, është qyteti më i madh në botë, me një fluks të jashtëzakonshëm turistësh. Broduej është kthyer i gjithi në një reklamë gjigante. Thuhet se në Broduej qarkullojnë gjysmë milion vizitorë çdo ditë. Këtu është standardi më i lartë i jetesës për gjithë Shtetet e Bashkuara.

 

Në kontinentin amerikan, artistët e mëdhenj trajtohen si mbretër e një nga këta është edhe Steni, tepelenasi që arriti majat në një vend ku konkurrenca është e ashpër, e pamëshirshme. E me gjithë lavdinë që mbërriti, ai në çdo qelizë mbetet shqiptar.

 

Papritur, një të diel, ai na tha se do të shkonim diku në Nju Xhersi te një nga njerëzit e tij të dashur. Dhe ne vumë re se krejt ndryshe ndihej ai në mesin e të afërmve dhe farefisit. Shkuam për një vizitë tek Wanita, kushërira e parë, një nga të afërmit më intimë të tij. Ajo banon 50 milje më tej, pas një bërryli ku poshtë bregores me shtëpi të vogla kryqëzohen autostradat. Me gjithë punët e shumta, amerikanët janë praktikë, ata dinë kur dhe si ta gjejnë njeri-tjetrin. Ishim me fat, sepse Wanita fliste bukur dialektin e vjetër të Përmetit dhe ne komunikuam shumë shpenguar në familjen e saj.

 

Shohim së bashku albumet, fotografi të shkrepura ndër vite. Çastet më të bukura, kujtimet e fëmijërisë. Albumi me foto na ktheu disa vite mbrapa në kohë. Ja Asllani, babai i Stenit, i cili iku nga Shqipëria në moshën 19 vjeç. Në Dragot, para vitit 1900, kishte rënë tërmet i fuqishëm dhe shtëpia e tyre u ishte rrafshuar. Ishte fat, fëmijët ishin ndodhur jashtë duke lozur. Zoti i shpëtoi jetët e tyre të njoma. Na mbetën në sy disa foto ku Steni ka pozuar me të atin, motrat, pastaj një tjetër ku Steni është fotografuar me kostum labi... Nuk e harron kurrë atë foto, ajo është e veçantë, e dallon nga të tjerët...Të veshur me atë kostum, i ati e mori Stenin e vogël në Festën e Flamurit. Kështu, me kostume popullore shqiptare ka njohur edhe vëllezërit Belushi kur i ka takuar për herë të parë. Ata kishin kthyer përmbys mijëra kostume të rekuzitës së Hollivudit, por të tillë nuk kishin gjetur derisa i kishin qepur me porosi.


Na tregon se emri i parë i tij është Sako, ishte ngjallur kështu emri i gjyshit nga Dragoti. Por ky emër ishte pak i kuptueshëm dhe i përdorshëm për amerikanët dhe ai u quajt Sten. Ai nuk di shqip, por kupton. Mban mend nga fëmijëria kur sa herë që dilte jashtë për të lozur, e ëma u thërriste motrave të tij më të rritura: “E zeza, djali....”. Këto fjalë ai i shqipton edhe sot ashtu si i janë ngulitur në kujtesë. Ja një fotografi tjetër; Steni në moshë rinore, së bashku me të atin dhe bashkëshorten, topmodelen e famshme dhe aktoren Cheryl (Sherëll) Tiegs. Sa shumë kujtime...Ai sjell ndër mend një kohë të artë së bashku me dashurinë e tij të pakrahasueshme. Gati dhjetë vjet pa u ndarë asnjë sekondë. Shtypi i kohës e quante çiftin më të bukur të Amerikës... Por kjo i përket së shkuarës. Nga një foto dhe një shkrim në revistën “Populli” të vitit 1979, mësojmë se droga u bë shkak për ftohjen e marrëdhënieve të tyre bashkëshortore. Ai nuk do të shpjegohet për ndarjen dhe ne nuk këmbëngulim më tej.

 

Dy vëllezërit, Asllani dhe Miftari, bashkëshortet i kishin shqiptare nga Përmeti, kjo i lidhte më shumë të dyja familjet. Ata gjendeshin kudo së toku, në fatkeqësi e gëzime. Miftari mori pjesë aktive në Luftën e Dytë Botërore, madje zbriti me forcat amerikane nga Anglia në Belgjikë. Kur u kthye nga lufta, djali i tij ishte bërë dy vjeç, dy vjet pa e parë. Steni tregon duke qeshur një episod kur Miftari kishte humbur lidhjet me kompaninë e vet dhe për t’u shpëtuar gjermanëve vishet me një uniformë të tyre. Ia doli me sukses duke kaluar përmes regjimenteve armike, nuk e diktuan që ishte i huaj. Mirëpo kur u paraqit në komandë, oficerët amerikanë nuk e besonin që ishte luftëtar i tyre derisa konfirmuan nga kompania e tij. E morën për një provokator.

 

Në Amerikë familjet e veteranëve respektohen e nderon shumë, një nga këto familje është edhe ajo e Miftarit, familje veterani dhe dëshmori...Wanita prek hirin e të vëllait mbështjellë me flamur dhe loton, po ashtu mallëngjehet edhe Steni. Vietnami u ka marrë jetën shumë të rinjve amerikanë, një nga këta është edhe djali i vetëm i familjes shqiptare, Agimi. Hiri i trupit të tij është vendosur pranë flamurit amerikan. Familja Dragoti i ka dhuruar Amerikës jetën e një të riu, ëndërrimtar, por edhe talentin e pakrahasueshëm të një artisti të madh, Stenin.

 

Vizita tek Wanita, ishte një çmallje emocionuese, por edhe një brengë…. Manhatan është qyteti ku Sten Dragoti thuajse ka kaluar gjithë jetën e tij. Ai kurrë nuk e ka hequr nga supi çantën e tij të punës. Janë raste të rralla duke e parë pa atë çantë pas vetes.

Zyra e tij është e vendosur në një nga blloqet më të shtrenjtë në Manhatan. Vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm edhe pse i ka kaluar të shtatëdhjetat. Puna është edukatë, karakteri i tij i vërtetë. Qysh nga viti 1995 është president i kompanisë së reklamave Moss/Dragoti. Bashkëpunon me një ortak hebre për të cilin thotë se ai ka ato cilësi që më mungojnë mua dhe unë kam çfarë i mungon atij. Në Luftën e Kosovës, ortaku i tij jo vetëm që dhuroi nga pasuria e vet, por tërhoqi edhe të tjerë hebrenj amerikanë në nismën e tij humanitare. Steni realizoi me iniciativën e tij shumë spote dhe reklama për drejtësinë e kësaj lufte nga populli shqiptar dhe sensibilizimin e opinionit amerikan kundër masakrave që bënin serbët, aq sa edhe sot shumë amerikanë thonë se e njohin Kosovën prej regjisorit të madh, Sten Dragoti.

 

Vumë re se shoferit të tij zezak ai i besonte gjithçka, madje edhe kartat e kreditit, por kur pamë që edhe sekretarja e tij ishte zezake, nuk na u durua pa ia vënë në dukje. Habia jonë erdhi ngaqë ne në Shqipëri nuk jemi mësuar të punojmë me afrikanë. Ai vuri buzën në gaz dhe tha:

-Unë jam rritur midis tyre dhe gjithnjë kam shkuar mirë me ta. Babai im kishte një lavazh të vogël makinash në periferi të Manhatanit ku ka më shumë zezakë dhe gjithnjë ata janë treguar miqësorë ndaj nesh. Gjaku është njëlloj, i kuq për të gjithë.

 

Steni ka stilin e tij të veçantë të punës, të paimitueshëm. Vazhdon të punojë me porosi reklamash. Emri Dragoti është garanci për klientët, garanci janë çmimet dhe certifikatat e ndryshme të fituara në festivale filmash, takime ndërkombëtare, konkurse...

Pak më tej studios së tij, rruga “Broduej” është sot një reklamë e gjallë gjigante. Ide të artistit të madh, Sten Dragoti, janë të realizuara edhe aty.

 

Steni është i dashur dhe i komunikueshëm me shumë shokë e miq.

Në një nga pasditet kur punonim së bashku, ai u shkëput herët prej nesh, sepse ishte në një takim me disa miq aktorë. I propozuam të shkonim për ta shoqëruar me filmime. Ai qeshi dhe tha se aktorëve këtu më parë duhet t’u marrësh leje. Por të nesërmen ishte i lënduar që na refuzoi. Kolegët kishin pranuar të filmoheshin falë edhe këmbënguljes së kamerierit shqiptar, i cili kishte dëgjuar gjithë bisedën. Steni kishte nisur shoferin për të na gjetur, por ne kishim “humbur” duke ecur më këmbë në pyllin e qiellgërvishtësve në Manhatan.

 

Karakteristikë e tij, bashkëpunëtorët kurrë nuk i braktis, në të mirë e në të keq. Këtu ndryshon nga të tjerët. Kjo lloj besnikërie nuk është edhe aq në stilin e prakticizmit amerikan, por ja që kjo është e veçanta e karakterit shqiptar. Këtë tipar Steni e ka të trashëguar nga prindërit e tij tepelenas.

 

Sten Dragoti, një emër shqiptar midis yjeve të kinematografisë dhe televizionit amerikan. Sten Dragoti, autor i disa filmave artistikë dhe komedive, dhjetëra filmave me metrazh të shkurtër dhe qindra reklamave publicitare. Ai, edhe pse lindi në Nju Jork, atë fotografinë e fëmijërisë me kostum labi kurrë nuk e ndau nga vetja. Pengu i tij? Sherëll me të cilën nuk lindi fëmijë...Po topmodelja dhe aktorja e mirënjohur është kudo, në ëndrrat dhe frymëzimet e tij. Steni i qëndroi asaj besnik duke mos u martuar kurrë më, ndërsa ajo u celebrua edhe tri herë të tjera. Ndoshta kërkonte një Sten të dytë.

Sten Dragoti është krenari e Amerikës, por më shumë është mburrje e popullit të vogël shqiptar. Ai me talent, zgjuarsi dhe shkathtësi diti të depërtojë në xhunglën amerikane të artit dhe u ngjit në majat ku është sot.

 

Vdiq ne qytetin ku krijoi filmat e tij me deshiren e plotesuar per te vizituar Shqiperine dhe vendlindjen e prinderve te tij, Tepelenen.

Died: July 13, 2018 (age 85 years), Los Angeles, California, United States.

 


Monday, 3 February 2025

PROF. DR. KRISTO QENDRO, NË 90 VITE JETË ME HAPA KILOMETRIK

Ndjehem i nderuar dhe i previlegjuar që sot të jem njeri prej mijera sudenteve të profesor Kristo Qendros që të uroj ate per ditelindjen e 90 të tij me këtë fjalim.. Kushdo që ka mesuar dhe punuar me profesorin do të mund të fliste gjate per te, punen dhe kontributin e tij. Une do perpiqem ti permbledh shkurt disa pika kryesore të veprimtarise tij ne 90 vite dhe që se shumti lidhen me periudhen që kur une e njoh si ish sudent i tij ne vitin 1978 deri sot. 

MsC. Gjon FIERZA

Tiramë

Prof. Dr. Kristo Qëndro, është një nder personalitetet me të spikatura të shërbimit dhe arsimit pyjor shqiptar në rreth 60 vite. Ai, si specialist e drejtues në pyje ka arritur suksese maksimale nga inxhinier e pergjegjes zyre pyjore në rajonin Jugor të vendit në drejtues ndërmarrje, me shumë projekte të realizuara ku kulmon me projektin dhe asistencën në zbatim në Teleferikun “Dajti Ekspres”. Më vonë si ekspert teknik i kontrollit dhe mirëmbajtje së “Teleferikut Dajti Ekspres” për rreth 15 vite.

 

I.    Prof. Dr. Kristo Qendro, si mësimdhënes dhe kërkues shkencore , ka filluar dhe ka krijuar lendët e “Mekanizimit të shfrytëzimit të pyjeve” dhe “Transportit të brendshëm pyjor”’ me tekstet dhe kabinetet përkatese që dhe sot zhvillohen në Fakultetin e shkencave pyjore. Për 25 vite i ka zhvilluar këto lëndë në Fakultetin e Pyjeve sot Fakultet i Shkencave Pyjore. Ka kaluar të gjitha shkallet e kualifikimit shkencor nga Kadidat i Shkencave  dhe sot ka titullin  me të larte Prof. Dr.

 

Botimet kryesore të tije si tekste per nxenes dhe studente:

1.Makanizimi i punimeve pyjore ne tre volume  tekste per Shkollen e Mesme Profesionale Pyjore . b.a

2. Teleferiket Pyjor ne dy volume  tekste per studentet b.a

3. Prodhimet pyjore jodrunore, Monografi,  b.a

4. Motosharra tekste per studentet

Ja dhjetra atikuj kerkimor dhe shkencor që lidhen me sektorin e shfrytezimit të pyjeve që jane shkruar nga prof. Kristo Qendro

II Prof. Dr. Kristo Qendro, është njohës i thellë i letërsisë  dhe përkthyes i nivelit të lartë. Diku ne intervistat e tij ka thene se ne rini ka shkruar lirika. Nuk di nese ato jane diku apo profesori i ka humbur nga ajo periudhe e gjate kohe. Profesori komunikon dhe shkruan në 6 gjuhë të huaja. Ka përkthyer  dhe përgatitur per botim tre libra, shumë të pëlqyer dhe voluminoz.  Ka qënë jo vetëm shok klase  por shok banke me shkrimtarin e madh Ismail Kadare në Gjimnazin “Asim Zeneli “ Gjirokaster. Ai ka pasur njohje që ka vijuar dhe me vone dhe Dritero Agollin, ky nje vit para tij.  Per kete une mund të ndalesha me gjate pasi kam nje rrefim të profesorit per kete periudhe.   

Në vitet e para të demokracisë (1992) pasi e nxorën në pension në moshen 57 vjeçare (reformime allashqiptarçe  ne arsim) ai ka emigruar në Gjermani ka zhvilluar kurse të gjuhës gjermane me shqiptarë të Kosovës e të Rusisë. Tashme ne fondin e letersise se perkthyer në shqip zenë vend të rendesishem keto botime:

1. 1001 Barsoleta nga Bota

2. Jeta seksuale e Hitlerit

3. Kaini dhe Abeli

Ne periudhen 1995-2005, ai ka punuar si konsulent ne disa projekte nderkombetare. Ai ishte i pari që perktheu në shqip disa legjislacione  pyjor të disa vendeve Perendimore.

I mbeshtetur nga Projekti i Pylltarise Private financuar nga USAID, kryen dy studime mjaft interesante, të parat e asaj tematike ne Shqiperi: Për traditat e perdorimit të pyjeve private në dy rrethe të vendit Mirdite dhe Elbasan. Keto sudime u shkruan se pari ne anglisht pastaj ne shqip, etj. Ato u vleresuan shume nga ekspertet nderkombetar dhe shqiptar. Une i kam perjetuar disa seminare e konferenca kur perkethente profesori.  Ai kur perkthente ne seminare e takime të ndryshme,  nuk ishte nje perkthyes i zakonshem, por mund të themi se interpretonte si nje aktor i fjales artistike, të krijonte kenaqesi dhe të terhiqte vemendjen me saktesine dhe pasionin me të cilen fliste. 

Eshte ne kujtesen time, dita e promovimit të teleferikut “Dajti Ekspres”  viti 2004, teksa prof. Qendro i perzgjedhur nga i madhi  Muhamet Malo sic ta prezantonte ai  (aksioneri kryesor i teleferikut)  do paraqiste  per të ftuarit teleferikun dhe funksionimin e tij. Ai perkthente per pjesemarresit nivelit të larte  të qeveritareve të Tiranes  dhe personaliteteve të shquara nga Europa miq të ftuar. Perkthente  nga shqipja ne gjermanisht apo anglisht dhe anasjelltas.  Oratoria, dinamizmi dhe saktesia e tij ishin ne nivelin me të larte dhe merrte gjithe vemëndjen e pjesemarresve.  Ate dite ai me thirri pervecse i ftuar ne festen e madhe të udhetimit të pare me teleferik të isha dhe fotografi prane tij, ndonse kishte me dhjetra fotograf e kamera televizive. Pra donte të kishte fotot e tij dhe per kete ai me udhezoj paraprakisht gjate. .....

Jane shume studime nga subjekte të huaja apo vendese ku eshte perfshire profesori, diku si antare i grupit të punes diku si perkthyes. Mund të vecohet Studim i financuar nga Projekti Shqiptar i Pyjeve i Bankes Boterore, per Marketingun dhe tregun e Produkteve pyjore Jo drusore kontributi i prof. Kristos ishte i vecante me shume vlera. Ky studim u botua si liber dhe sherben edhe sot si reference ne shume aspekte të keteij sektori

 

III.       Sportisti . Kristo Qendro, Ai ka qënë një ndër sportistët e parë të skive në Shqipëri. Më vonë ka qënë  gjyqtar dhe këshilltar për këtë sport. Pas viteve 90 ishte i pari që vuri në lëvizje e solli bazë materiale nga Austria për sportistët e rinjë të skive. Jane rreth 50 komplete sportive të skive që ai i solli falas nga bashkepunimi me Shoqaten e skiave dhe Pylltareve austriake.

 

IV.        Prof. Dr. Kristo Qendro, njihet si fotograf, opertor dhe realizues i disa dokumentarëve tekniko- shkencore dhe historik. Janë mijëra foto të realizuar prej tij si dhe dhjetëra orë filmime të ndryshme në vite. Ato jane shfaqur ne konferenca dhe seminare para viteve 90. Por dhe me vone ai ka vazhduar kete pasion. Dokumentari me i fundit është : 50 Vite “Fakultet i Shkencave Pyjore”  ku pata kenaqesi të jem dhe une bashkepuntori i tij ne kete realizim me TV Sportin. Edhe foto ekspoziat që ju po ndiqni se shuemti jane foto të realizuar nga une, me mesimet dhe pasionin që me transmetonte profesor Qendro ne tekimet me te. 

 

V.           Prof. Kristo Qendro i dashuruar perjetesisht me Natyren dhe Ekoturizmin. Ketu mund të fals gjate, por do ndalem vetem ne nje aspekt që lidhet me turizmin ne mal.  Ndoshta eshte i pari pas viteve 90 që ka udhehequr nje grup turistik Inxhinier pyjesh autriak gjithsejt 20 vete (10 çifte bashkeshortesh) drejt Thethit ne Nderelysa, kjo para vitit 2000. Nuk mund të imagjinohet gjendja e atehersheme duke filluar nga udhetimit apo dhe mundesia që ne nje banese të mund të flinin 20 veta. Prof Kristo vendosi komunikim me nje teknik pyjesh të zones i mendoi dhe i zgjidhi vete të gjitha problemet dhe nga nje dite e planifikaur ne Luginen e Shales dhe ne Theth qendrimi zgjati dy dite e net.

 

Mali i Dajtit me teleferikun ju ktheyn ne nje shtepi të dyte profesorit. Ai cdo dite jepte nje ide, donte të realizonte nje projekt ne sherbim të vizitoreve  që të pelqenin dhe vizitonin malin e Dajtit. Une i kisha cfaqur nje ide per realizimin e nje harte me shtegtimet që mund të beheshin ne malin e Dajtit. Une i thashe si dhe cafare mendova. Ai pelqeu sa i thash dhe si mund të realizohet. Ai menjehere bisedoi me drejtuesit e teleferikut dhe kompanise Djati Ekspres që ajo harte të realizohej. I pari ne krye të grupit filluam udhetimet,  me GPS dhe aparat fotografik ne shtegtimet që mund të kryeshin ne Dajt.. Pa u zgjatur ne detaje të hartes kjo u botua ne vitin 2013 ne kompania  Dajti Ekspres.  Ajo ne duart e vizitoreve vendas dhe të huaj eshte mjaft e vlefshem dhe të jep mjaft informacion.

Ka shume aspekte dhe ngjarje që mund të veçohen nga jeta e gjate profesionale dhe me plote rezultate e Kristo Qendros të cilat nuk mund të permenden sot të gjitha, pasi duhet shumë kohe dhe duhet të flasin shume njerez.

 


Kristo Qendro ka lindur në Senicë- Delvinë  me 15 janar 1935.  Senica fshat i njohur  ne Jugun e Shqiperi me histori. Aty mblodh Kuvendi i Beslidhjes jugut  10-13 prill 1770.

Eshte fshat ku lindën shumë personalitete dhe njerez me emer ne fusha të vecanta të sheknces dhe kultures

Profesori eshte i martuar me Valentina Qendron  nga Berati dhe kanë dy vajza Katerina e Doris. Profesori jeton në Tiranë, ndersa vajzat që e kane bere gjysh jetojne jashte vendit

 


Formimi akademik

1954 – 1959, ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë  Pyjor të Sofies në Bullgari dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në temën "Teleferikët Wyssen për transportin e lëndës së drurit".

Shkurt per Institutin ku ai dhe 10 koleget shqiptar u diplomuan

 Në vitin 1923 u themelua ne Sofie Departamenti i Silvikulturës.  Në vitin 1947,  u krijua Fakulteti i Pyjeve Me datë 12 janar 1953,  u krijua Instituti i Lartë Pyjor.  Instituti i Lartë i Pylltarisë u quajt Universiteti i Pyjeve me Dekret të Asamblesë Kombëtare  të Bullgarisë, datë 27 korrik 1995

Kualifikimet pasuniversitare të prof. Qendros

Në vitin 1984  "Kandidat i Shkencave",

Në vitin  1986  "Docent",

Në vitin 1999 “Ass. Prof.”

Në vitin 2005 “Profesor”.

 

Veprimtaria profesionale, pedagogjike e funksionale prof. Qendros :
1959 – 1962, Drejtues i Zyrës Pyjore në Gjirokastër (
Sarande, Permet,Tepelenë)

1962 – 1967, pedagog në Instituin e Lartë Bujqësor në Fakultetin e Pyjeve për lëndët "Transporti pyjor" dhe "Mekanizmi i Shfrytëzimit të Pyjeve".
1967 – 1973, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore në Fier.
1973 – 1992, pedagog në Universitetin e Bujqësisë, Fakulteti i Shkencave Pyjore.

1992 e nxierrin ne pension
1992 – 1995, emigron ne Gjermani

1995 – 2005, konsulent : në Institutin Privat të Studimeve dhe Projektimeve Pyjore Private DPPK Njësia e Manaxhimit të Pyjeve FAO – s, USAID, DRN, etj.
Nga 2005 deri 2018, "Dajti Ekspres", konsulent teknik, Përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Pyjeve. Mund të renditet ne njerzit e paket që punon dhe eshte aktiv deri ne moshen 85, duke qene nje model i perkushtimit, saktesise dhe nivelit profesional  ne  pune.

Jeta dhe veprimtari e prof. Kristo Qendros mund të permblidhet si  “Jete me hapa kilometrik”

Duke permbyllur kete paraqitje të shkurter (nga sa gjete mund të shkruaja)  per prof. Qendron ne datelindjen e tij, une ne emrin tim dhe shume ish studenteve  dhe bashkepuntoreve të tjere ti percjell:

Urimet me të perzemerta; Jete të gjate dhe të shendeshtme.

Sa më i lumtuar midis familjareve të tij, njerezve të dashur dhe kolegeve pylltarë.