(Vila Mbretërore-Pallati i
Brigadave)
nga Gjon FIERZA
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Tiranë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Tiranë
Pietro Porcinai (1910-1986) |
Prej kohësh dëshiroja ta shihja këtë
mjedis, pikërisht të shikoja me sytë e mi ata drurë dhe atë mjedis të gjelbër,
që e kemi shumë pranë por për fatkeq e njohim shumë
pak. Para viteve ’90 jo e jo, por edhe sot është disi e vështirë ta vizitosh
ketë mjedis,
ndonëse një vit më parë u fol për hapje dhe një projekt restaurimi!? U mundësua
që së bashku me kolegun, inxhinier Hajredin Muçën, specialist i parqeve në Bashkinë
e Tiranës, ta vizitonim këtë peizazh. Me aparat fotografik në dorë, për më se
dy orë e shëtitëm këtë mjedis. Në këto radhë nuk kam qëllim të evidentoj
vlerat, pasi ato i kanë thënë shumë emra të njohur të fushave përkatëse. Por,
sipas meje, ato nuk mund të quhen të tilla (Vlera), sa nuk vihen në shërbim qytetarëve,
studiuesve, turisteve, nxënësve të shkollave, etj. Tek sheh mjedisin e
gjeneruar dhe veprat arkitekturore, që harmonizohen në të, lind pyetja:
Kush i ka realizuar ato?
Shfletova dokumente, shkrime të
kohës, dhe arrita t’i jap një përgjigje kësaj pyetjeje: Skulpturat, kryesisht
janë vepra të italianit Antonio Maraini dhe skulptorit shqiptar Odise
Paskali; ndërsa arkitekti i peizazhit ka qenë Pietro Porcinai. Të dy
skulptorët, janë emra të mëdhenj e të njohur të këtij arti në Itali,
Shqipëri e më gjerë. Por edhe Pietro Porcinai është një emër mjaft i
njohur i fushës s peizazhit, autor në disa projekte të njohura në Evropë po
edhe më gjerë. Ai, 30 vite më parë, më 9 qershor 1986, është ndarë nga jeta. Si
homazh për këtë personalitet, që dhe në Shqipëri ka lenë një vepër monumentale
gjelbërimi, siç është mjedisi i Pallatit të Brigadave, “më detyruan” të
përgatis këtë shkrim. Kush është Pietro Por- cinai, çfarë përfaqëson në
arkitekturën e peizazhit, kur e realizoi gjelbërimin e Vilës Mbretërore
(Pallati i Briga- dave), cilat janë disa nga veprat dhe botimet e tij, etj.?
I vlerësuar për veprat, studimet dhe
botimet në fushën e peizazhit, ai konsiderohet si më i shquari i kësaj fushe në
shekullin e kaluar 1900 në Itali, por jo vetëm aty. Në mesin e 1000
projekteve të peizazhit natyralistik (kopshte ku njeriu duket se nuk ka bërë
asgjë), të realizuara në vende të ndryshme të botës, veçohen edhe kopshtet e
realizuara nga Pietro Porcinai. Këtë cilësi mund ta dallosh lehtë edhe tek ne,
në Tiranë. Tek gjen të listuar projektet e mëdha te realizuara nga Porcinai,
shohim se i pari listohet në vitin 1935 në Tiranë (Kopshti i Pallatit
Mbretëror) dhe ka përfunduar më 1981-1986, me projektin Toscana - Liguria–Umbria
(kopshte dhe parqe private).
Pietro Porcinai u kthye në
Institutin e Bujqësisë në Firence, ku vazhdoi studimet deri sa u diplomua në
vitin 1935, ndërkohë që punonte dhe në Pistoia. Ne vitin 1941 filloi Institutin
e Lartë të Arkitekturës në Firence, por e braktisi në vitin 1945, pa u
diplomuar. Ai u ngrit kundër Institutit, pasi, sipas mendimit të tij,
Instituti nuk ishte në gjendje për të kryer rolin social, për të formuar e
dhënë njohuritë
e të bukurës te studentët; nuk arrinte të edukonte modelin e krijimtarisë, arti
kryesor i të cilit është Natyra. Më pas nisi të punonte jashtë Italisë, në
Austri, Gjermani, etj., në kopshtet më të rëndësishme të Arkitekturës Evropiane,
ku iu krijuan mundësi për t’u përballur me metoda e teknika të reja dhe me disa
zgjidhje e koncepte të rëndësishme të peizazhit. Gjatë jetës profesionale ka
krijuar shumë organizata për peisazhi dhe lulet me asistencë teknike mjaft biznese, që janë
marrë me lulëtarinë dhe me peizazhin në Itali dhe më gjerë. Janë aktuale dhe
duhet pasur parasysh edhe tek ne ato që thoshte Porcinai 30- 40 vite më parë:
“Degradimi i peizazhit tonë, transformimi gjithnjë e më shumë në mjedise dhe në
zona monotone, të barabartë me njëritjetrin, që kanë humbur bukurinë
natyrore, dikton kri-jimin
e hapësirave të mirëprojektuara, që përcjellin emocione, gjë që është re-
zultat
jo vetëm i respektit dhe dashurisë për tokën, natyrën e traditat, por edhe
sintezën e ideve të ndryshme krijuese dhe disiplinave të tilla, si pikturë,
skulpturë, arkitekturë, kopshtari, dizajn, etj.”.
“Nëse mbretëron vetëm dogma e ekonomisë, pa meditim dhe
poezi të kopshtit, natyra do të shkatërrohet nga dora e njeriut. Ky shkatërrim
do të mbulojë gjithë natyrën, duke përfshirë edhe vetë njeriun”.(Pietro Porcinai)
Së bashku me një numër të madh projektesh, Porcinai ka lënë mjaft botime profesionale, disa ese të vlefshme për të kuptuar veprimtarinë në fushën e peizazhit të gjelbër. Shkrimet e tij janë të botuara në shumë revista me emër të kohës. Janë disa libra dhe udhëzues praktik, që edhe sot kanë gjetur përdorim në projektet e parqeve dhe lulishteve.
Së bashku me një numër të madh projektesh, Porcinai ka lënë mjaft botime profesionale, disa ese të vlefshme për të kuptuar veprimtarinë në fushën e peizazhit të gjelbër. Shkrimet e tij janë të botuara në shumë revista me emër të kohës. Janë disa libra dhe udhëzues praktik, që edhe sot kanë gjetur përdorim në projektet e parqeve dhe lulishteve.
No comments:
Post a Comment