|
Agronom Bajram Asllani |
nga: Bajram ASLLANI
Prishtinë, Kosovë
Jemi në periudhën e vitit kur ditët zgjaten dhe temperaturat rriten. Vera mund të bëhet një periudhë e vështirë dhe stresuese për bimët tuaja, nëse ato nuk e marrin kujdesin e duhur. Ky shkrim do t'ju ndihmojë me disa këshilla se si të kujdeseni për bimet tuaja gjat verës që ato të jenë të shëndetshme.
1. Ujitni bimët në orët e duhura.
Uji është thelbësor për bimët, por ajo që është e rëndësishme në verë, është koha e ujitjes. Në verë bimët duhet ujitur herët në mëngjes ose në mbrëmje, pasi uji është më i freskët dhe temperaturat janë më të ulta. Në këtë mënyrë bimën nuk e stresojmë. Sigurohuni që të ujisni bimën thellë dhe tërsisht.
Metodë e mirë dhe e preferuar është ujitja e dixhitalizua me anë të spërkatësit(sprucatorëve) dhe gypit(tubit) të vrimzuar.
Me spërkatës: Ujitja me spërkatës është një metodë shumë e përshtatshme pasi mbulon shumicën e zonave të bimëve në mënyrë të barabartë dhe efektive.
Me gypa të vrimzuar: Me këtë metodë uji del nga vrimat e tubave direkt në tokë. Gypat e vrimzuar futen nën tokë ose në mulç. Një mënyrë efektive për të kursyer ujin, sepse e shmang avullimin. Për më tepër, gypat e vrimzuara funksionojnë më mirë në tokë, pasi uji përhapet në vendin e duhur, një metodë e saktë për të ujitur bazën e bimëve poshtë gjetheve dhe për të lënë të thatë pjesën përreth. Kjo parandalon edhe rritjen e barërave të këqija dhe siguron që uji të përthithet aty ku nevojitet.
Gjithashtu duhet të shmangni ujitjen e tepërt të bimës. Pra, përpara se të aktivizoni spërkatësin tuaj të ujitjes, kontrolloni nëse toka është e lagësht nën sipërfaqe. Nëse është me lagështi, prisni që toka të thahet, sepse ujitja e tepërt është burim i sëmundjeve dhe mushkonjave
2. Rrezet e diellit dhe hijezimi
Rrezet e diellit janë një nga faktorët e rëndësishëm për rritjen e bimës, por rrezetimi i fortë i diellit mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi për bimën tuaj. Pra, merrni masa për zhvendosjen e bimëve me vazo, në një zonë me dritë dhe hije të balancuar ose përdorni opsionin për bllokimin e dritës së drejtpërdrejtë dhe të tepërt të diellit me anë të rjetave.
Rrjetat për hijezim: janë bërë prej poliestëri të dendur ose të lirshëm. Janë të disponueshme në densitete ose shkallë të ndryshme hije që variojnë nga 5% deri në 85%.
Tani, ju mund të pyesni se cila pelhurë e hijes dhe llojin e ngjyrës është më e mira?
Një nga keqkuptimet e zakonshme në lidhje me pëlhurën e hijes është se vetëm pëlhura jeshile duhet të përdoret për bimët. Pëlhura me ngjyrë jeshile përdoret gjerësisht, pasi reflekton të njëjtën dritë si bimët.
3. Kompostimi
Komposti ndihmon për të mbajtur bimët, veçanërisht ato me fruta dhe lule, të hidratuara dhe të shëndetshme. Gjithashtu, mund të bëni lehtësisht kompost në shtëpi ose të blihet kompost organik, ose torfe që ndihmon në thithjen e ujit dhe ruan lagështinë. Kompostimi mund të përdoret gjatë ditëve të nxehta dhe të thata. Përveç kësaj, kompostimi përmirëson strukturën e tokës dhe duke rritur ajrosjen për shëndetin e përgjithshëm të bimës.
4. Mulçërimi
Mulçërimi është një material i përhapur në sipërfaqen e tokës për ta mbajtur bimën të freskët. Për më tepër, mulçërimi parandalon shfaqjen e barërave të këqija dhe ndihmon në hidratimin e bimëve. Mulçërimi përfshin kompost, lëvore pemësh, copza druri, bari, tallash dhe gjethe të copëtuara. Gjithashtu, kthejeni mulçin çdo disa ditë dhe mos harroni ta zëvendësoni kur të dekompozohet
5. Barërat e këqija
Hiqni barërat e këqija nga kopshti i juaj sepse shumë lloje të barërave të këqija konkurrojnë për lëndët ushqyse bimët e kultivuara. Përveç kësaj, ato gjithashtu mund të strehojnë dëmtues dhe sëmundje. Nëse po rritni bimë në një kopsht të vogël ose në vazo, mund t'i kontrolloni barërat e këqija vetëm duke i shkulur ato me dorë. Për kopshtije të mëdha, përdorni mjetet e kopshtit si: shatin, lopatën etj, dhe si alternativ të fundit mund të kryeni trajtime me herbicide.
6. Plehërimi
Plehërimi i bimëve në kopsht është një punë shumë e rëndësishme, që nuk duhet të anashkalohet. Zhvillimi dhe lulëzimi i bimëve kërkon shumë energji. Bimët shpesh nuk mund të marrin ushqimin e nevojshëm që u nevojitet vetëm nga toka, dhe është e nevojshme të bëhen plehrime.
Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje plehrash për lulet: me lëshim të ngadaltë dhe plehrat e lëngshëme. Ato janë të ndryshme si në aplikimin e tyre, ashtu edhe në mënyrën se si funksionojnë.
Plehrat bimore me çlirim të ngadaltë nuk kanë nevojë të aplikohen shumë shpesh dhe zgjasin më shumë, ato mund të vijnë në formën e pluhurave, kokrrizave, peletave apo edhe thumbave që aplikohen në tokë. Ato zgjasin për disa javë, megjithatë nuk janë menjëherë të disponueshme për lulet tuaja. Duhet pak kohë që ato të shpërbëhen aq sa të mund të përthithen nga bima. Por, duke qenë se ato zgjasin më shumë, duhet të aplikohen vetëm disa herë gjatë verës.
Një gjë tjetër që është e rëndësishme: zgjedhjen e plehut të përshtatshem për lulet dhe bimët tjera.
N-P-K. Këto janë shkronjat që shihni zakonisht në pjesën e përparme të paketimit të plehrave. N-P-K do të thotë: Azot, fosfor dhe kalium.
Azoti (N) ndikon në rritjen vegjetative të bimëve,
Fosfori (P) nxit zhvillimin e rrënjëve dhe qëndrueshmërinë e bimve.
Kaliumi(K) Ndihmon trëndafilat dhe bimët e tjera që lulëzojn, duke inkurajuar kërcell të fortë dhe lule të zhvilluara mirë.
Plehu i tretshëm në ujë, është ushqimi i lëngshëm bimor funksionon më shpejt se sa granula dhe është i disponueshëm për përthithje menjëherë nga bimët. Përdoret shumë më shpejt, dhe për këtë arsye duhet të aplikohet më shpesh.
Me plehra të lëngshëm, lulet duhet të ushqehen në fillim të pranverës, dhe pastaj përsëri çdo 2-4 javë gjatë muajve të verës. Për ta bërë më të lehtë, mund t'u jepni atyre një sasi të holluar sa herë që i ujisni.
Megjithatë, gjithmonë sigurohuni që toka të jetë e lagësht përpara se të aplikoni çdo lloj pleh në të. Asnjëherë mos i plehroni lulet nëse ato janë të dehidratuara, të varura ose të stresuara, pasi kjo mund t'i dëmtojë rëndë ose madje t'i thajë ato. Bimët që janë shumë të thata do të thithin plehrat shumë më shpejt se ato që janë të hidratuara mirë, që do të thotë se rreziku i djegies së tyre është shumë më i lartë. Pra, nëse bimët tuaja janë të etura, sigurohuni që t'u jepni një sasi të mirë me ujë dhe lërini ta thithin para se t'i plehroni.
Për rezultatet më të mira, është e nevojshme testimi(analizat) i tokës që do t'ju ndihmojë të identifikoni saktësisht se cilët plehra duhet të përdorni.