Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Monday, 3 October 2022

QYTETI ANTIK I MELANIT NË NEPRAVISHTË

(Përfaqëson njëherazi simboliken arkitektonike të tre besimeve)

 


nga: Ing . Bexhet  ÇOBANI
Gjirokastër


Melani eshte nje qytet Ilir i shekullit te IV para Krishtit, duke u mbeshteur nga studimet faktet e meposhtëme: 

• Zbulimi i qeramikës dhe i mureve masive me blloqe poligonale tregon qe qyteterimi ne Melan ka filluar ne shekullin IV para Krishtit. 

• Ne vitin 1969, ne krojet e Melanit nga banore te Nepravishtës ështe gjëndur një sëpatë dyteheshe prej bronxi e tipit Epirot, përmasat janë 18,5x8,4, në pjesën qëndrore 6,7, me peshe 1,1 kg, kjo u vendos ne muzeun e armeve në Kalanë e Gjirokastrës.

 

• Mozaiku antik i gjetur në teqenë e Melanit, tregon se është mbi 2500 vjeçar.

 

• Mbetje arkeologjike janë gjetur në përroin e mbuçës, në bregun e Bufit, dhe në vazhdim në Manastiraq i cili është një tjetër monument i rëndësishëm pjesë e asamblit te vendeve arkeologjike që ka gjithë territori i fshatit Nepravishte.

 

Mendohet që qyteti antik i Melanit ka vazhdimesi ka qënë i lidhur me fshatin Nepravishte dhe Manastiraqin që ndodhet ne hyrjen perendimore të fshatit Nepravishtë, për arësye të rrëshqitjeve tektonike ka shkeputje ku duken qartë me sy aksidentimi i terrenit në vite.

 

Në vitin 1963, Arkeologu Dhimosten Budina bën një përshkrim te qartë të qytetit të Melanit, ku gjurmët e murit duken deri në 400m gjatësi me lartesi 1,5m dhe trashësi 3.2m i ndërtuar me blloqe guri paralelpipedi me përmasa (1,6x0.32 deri 0.98x0.48) m, në anën veriore dhe Jugore duken dy trake të ndërtuar në stilin poligonal. Në pjesën veriore janë edhe një sërë banesash të periudhës mesjetare gjurmët e të cilave ruhen edhe sot.

 

Arkeologu Vladimir Qiriaqi ka bërë një përshkrim më të plote për qytetin e Melanit ai shprehet: Në vitin 1988 zhvillova nje ekspeditë arkeologjike në Melan i orientuar nga Dhimosten Budina për të evidentuar shtresën kulturore në Melanit dhe për të piketuar ndonje plan gërmimi për të ardhmen. Fatekeqësishst gërmimet permanente u ndërprenë. Disa ekspedita sezonale nuk mund të zgjidhin enigmën e madhe të Melanit. Ajo që mund të themi deri më sot është se Melani ka ekzistuar si vendbanim që ne epoken e Bronzit (sipas prof. Skender Muca ). Por vendbanimi në kreshtën e Melanit u përkufizua plotesish në fund të shek.5 fill shek. 4 p.r.k (sipas gërmimeve tona ), në këtë kohë Melani realizoi pamjen e qyteti klasik Iliro-Epiriot kështu poshtë zhvillohej qyteti me banesë atë qytetare (të zbuluara disa syresh nga krahu I Nepravishtës). 

 

Dhe nga krahu tjeter perëndimor zhvillohej (ferma ). Qyteti I poshtëm përbëhesh nga banesa të thjeshta mesdhetare . Nuk kishte një murr mbrojtes të qytetit të poshtëm. Mesa duket marrëdheniet e banoreve të thjesht lidheshin drejt persedrejt me fushën. Në kreshtën që ngrihej rreth 100 metra ngrihej Akropoli. Në një formacion shkëmbor lidhur me malin e Burretos. Akropoli ishte I rrethuar nga të tre krahet me mure te fuqishme kulla, fortino, bastione që rruhen pjesërisht shumë mirë . 

 

Akropoli i Melanit është një herazi pike nisja e qytetit, pjesa më e fortifikuar e tij , dhe Temenos (vendi I perendive vëndi i shënjtëruar i Zeusit quhej “temenos) aty ndodhet teatri, tempujt, shëtitorja, shtëpia e Prytanit ( Prytani quhej kryetari ) etj. Veç gjurmëve të monumenteve në Akropol arritëm të zbulonim dhe një shtresë arkeologjike dhe mure të periudhës Romake dhe Bizantine. Gjithashtu prof. Skënder Muça ka zbuluar edhe një kishë paleokristiane . Megjithese të përcipta studimet e deri më sotshme e bëjnë Melanin qytetin me jetën më të madhe ne Luginën e Drinosit. 

 

Por kush eshte ai? Pas Antigonesë gërmimet në Sofratikë indedifikuan Hadianopolin si kryeqënder urbane të periudhes Romake në luginë. Dhe me gjasa që ai të ketë vazhtuar edhe më vonë duke u quajtur Justianopol. Udhëtarë dhe studiues kishin menduar se ky emër duhet te vendosej në Melan. 

 

Duke pasur si tabu se Romaket nuk ndërtonin qytete të reja për më tepër në fushë. Identifikimi i Hadrianopolit e ka rrëzuar tashme tabun. E po atehere kush eshte Melani? Ky qytet që ka përjetuar antkitetin Iliro-Epiriot, epokën Romake dhe Bizantinë (disa kisha paleokristiane). Përsa I përket emrit Melan besoj se ai lidhet (si edhe në vise te tjera te Ballkanit me sektin Bektashi). Teqeja e famshme në Jug të Shqiperisë është ndërtuar mbi rrenojat e qytetërimeve antike të lashta . Në strukturë ajo ka përshtatur pjesë nga të gjitha epokat dhe në ariktekturë në mënyrë të çuditshme përfaqëson njëherazi simboliken arkitektonike të tre besimeve.

 

Është shumë e rëndësishme të bëhen zbulime arkeologjike në këte qytet që mendohet të jetë KERTHIZA E BOTES.

 

Gjatë gjithë periudhave në Nepravishte ka patur jetë sepse ka egzistuar burimi i Vrisit me prurje mbi 120 l/sek, i cili mundesonte jetën në zonë mbështetur nga tokat pjellore, dhe kullotat e zonës shumë të pasura polifile. Nepravishta qëndron në pozicion gjeografik në mesin e luginës të fushës së luginës së Drinosit , ku i administronte ato.

 

Muri u rindërtua në shekujt 5 ose 6-të pas Krishtit, kur shumë prej këtyre vendeve të lashta kodrinore u rivendosën qyteterime te njepasnjeshme, ndërsa fuqia e Perandorisë Romake ishte në rënie. Këto mund të jenë mbetjet e Justinianopolis, një qytet i shekullit të 6-të për të cilin një sit i caktuar nuk është konfirmuar. 

 

Melani ka qenë një vend i fortifikuar dhe i jetuar dhe në mesjetë, pasi një kishë e vogël njëkombëshe ekziston në nënshartesën në anën jugore të rrethimit të fortifikuar.

 

Një rrugë me gurë kalldrëmi i çon vizitorët deri në Teqene e Melanit duke kaluar murin e ujesjellesit (akuadot) dhe një cezme të shkëlqyer e cila është dhe destinacioni i ujësjellësit.

 

Ndërtesat e tanishme e Teqese është e përbërë nga një kompleks objektesh të ndërtuara mbi akropolin e qytetit të vjetër Ilir. Ajo është ndërtuar në 1800 nga baba Aliu nga Gjirokastra, varri i të cilit është në Turbe përpara strukturës kryesore Teqese. Ndërtesa kryesore përbëhet nga një sallë lutjesh rrethore me dhoma te mëdha ndenjie, ambiente ndihmese dhe galeri aneksi. Fasada e ndërtesës ka një galeri të shkëlqyeshme të sipërme dhe struktura është e ndërtuar në stilin tipik Epirot me blloqe guri të prera mirë tipike për zonën, me stil të njejte me banesat e medha 3 dhe 4 katershe, qe ndodhen në Nepravishtë . Guri eshte nxjere në disa mademe shtufi qe ndodhen afër Melanit në kodrat e Nepravishtës. Ndërtesa e teqese është monument kulture, i shpëtoi rrënimit të rregjimit komunist dhe sot mirëmbahet vazhdimisht nga besimtaret bektashi të zonës.


 

Teqeja aktuale e Melanit është ndërtuar në pjesen perëndimore të Teqese të mëparshëme , e cila është ndërtuar nga Baba Hasani rreth viteve 1600, ndodhej në rrugën kryesore hyrëse nga në Veri-lindja , ne hyrje nga rruga qe vjen nga fshati Nepravishtë, përgjatë anës lindore të luginës.

 

Në 1809 Lord Bajroni bëri nje ndalesë në këtë Teqe, në udhëtimin e tij nga Prevesa për të vizituar Ali Pashën në Tepelenë.

 

Melani ka qënë preh e bastisjeve gjithmonë e piratëve dhe gjurmuesve të thesarëve. Shumë herë janë gjetur të hapura gropa dhe gërmime të bëra natën. Melani është thesari i kulturës Shqiptare.


Ing. Bexhet Çobani

 














No comments:

Post a Comment