Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Sunday, 17 April 2022

NATYRES I ЁSHTЁ THARЁ LOTI

   - Meditim -

Foto S. Meziu 


nga  Dr.  Selman MËZIU
Firence Itali


     Vështroi i përlotur qiellin blu të thell. Bulëzat e tejdukshme të lotëve paksa të kripura, rrëshqesin faqeve e bien mbi plasaritjet e tokës. Ndjej dhimbje si lulja e vyshkur. Dhimshuria kalon në arat e shumta me grurë me fletet që varen posht nga mungesa e shiut jetë dhënës. Ndërsa përrenjt, nuk shkumbëzojn nga ujët e shumtë. Aromat e manushaqeve e lule shqerrave nuk i ndjej në shpatet e tyre. Çfarë po ndodh vallë rreth meje, përkundruall nesh biles deri në akullnajta e Antraktidës?

    Kërkoi të shpurpuris në hirin e shekujve për të gjetur, shkaqet, fajtorin, të pangopurin me qënijet e gjalla, bimë gjelbërta mbi tokë e mijëra bimë e kafshë në thellësi të oqeaneve. Llampa jeshile më ndriçon: ‘’Njerëzit që në Mesopotami, në Greqi, në Azinë e Vogël, dhe në vende të tjera, i zhdukën pyjet me qëllim që të kishin  tokë për të punuar…,, (F. Engëls, në: ‘’Dobia e bimëve për njeriun.,, f.177-178 Tirana 1969)  

       Në ato shekuj para erës tonë nuk iu shkoi ndërmend për pasojat. Fatkeqësia nuk  vonoi  dhe hapsira të pa fundme u kthyen në shkretëtira. Gjallesat u zhdukën, fshatra a qytete  ju mbetën vetëm muret e gurta, përrenjt mbetën si plagë gjatësore të thara, mbretëria e ranës me rrezet djegëse të diellit, vazhdojn sundimin mijëra e mijëra vjeçar. Peisazhet trishtuese me pika të gjelbërta sipërfaqe vogla në hapsirat e pafund, të pa jeta e lëvizje gjallesash që quhen shkretëtira.

    Hyjë në kthinat e shumta të paleoklimatologjisë, si shkencë që studion ndryshimin e klimës në rrjedhjen e shekujve. Papritmas më dridhet trupi se si natyra hakmerret në vazhdimësi kundra vrastarëve të botës së gjallë, ku sejcila prej tyre shton elementët e sigurisë të vetëvetes e botës rreth saj, e ky është njeriu. ‘’…rreth viteve 1300-1360 ndodhën dukuri atmosferike mjaft të ndryshme, në raste të veçanta të jashtë zakonshme,, si përmbytje, etj. të cilat rrezikuan veprimtaritë prodhuese të njeriut për të jetuar…. Këto ndryshime klimatike përfshinë mbarë globin, me ndikimet e ndryshme në hapsirat e kontinenteve…(La storia progettare il futuro,, p.226,227 Zanichelli 2020)

    Ndërsa njeriu vazhdoi me kryeneqësi, të plagos natyrën pa mëshirë, duke mos parashikuan masa ndaluse, vetëm fitimet dhe shpërfytyrim peisazhesh. E kjo në vazhdim në shekullin e 18: ‘’Aq u bënte pronarëve spanjoll të platatacioneve në Kubë që digjnin pyjet në shpatet e maleve, sepse e përdornin hirin e zjarrit si pleh, i cili mjaftonte, gjatë një brezi për bimët e kafesë shumë të levërdisshme, aq u bënte kur shirat tropikal gërryenin shtresën e sipërme të tokës, tanima të pa mbrojtur, duke lëna prapa tyre shpate të çveshura.,, (Po aty ‘’Dobia e bimëve.,, f.177)

   A nuk ndodhi kjo na pyjet shqiptare pas viteve ’90 të shekullit të kaluar?  Kronikat e zeza të zjarreve e prerjeve barabareska përfshinë pyjet trungishte të aheve e pishnajave, duke mos mëshiruar as parqet kombëtare. Peisazhe rjepacake, pa forma, të pa dobishme, të shëmtuara sa s’ka u formuan në mjedise të shumta gjeografike. Edhe tani do të ndalemi për të gjykuar jo në lajme gazetash apo kronikash televizive por përmes  shifrave në sipërfaqet pyjore shqiptare, ku sot niveli I liqenit të Fierzës ka arritur na minimimun historik. E kërkojm të gjemm fajtorët.  Për të gjetur palgët që kullojn fatkeqësi. Revista më e rëndësishme francize në vitin 1990 do te shkruante: ‘’Ne patëm mundësinë të shikonim ekonomitë me regjim trungishtia të mbarështruara: ‘’ Ekonomitë ‘’Lura e I,, Dibër me 4653 ha;  ‘’Fusha e Zezë,, Shkodër me 3878 ha; ‘’Tuç,,  Pukë me  2960 ha; ‘’Lum Bardhë,,  Pukë me  3653 ha; ‘’Zemblak- Verlen,,  Korçë  me 3254 ha; së fundi ‘’Bredhi I Drenovës Bozdovec,, Korçë me 1025 (Rev. forest XLM-5 1991 F.539)  

Lure, 2017 Foto A. Diku

    Në vazhdim flakët e shumta vit pas viti të përsëritura përfshin pyjet shqiptare nga jugu në veri, për dy arsye: Çorganizimi i strukturave organizative të pylltarisë shqiptare, temperaturat e larta në muajt e verës si rezultat i efektit serë me ndryshimet e theksuara klimatike. Kështu që materiali drunor në zhvillim vegjetativ, bashkëshoqërimet bimore me kohë formim mijëra vjeçare, gjallesat e shumta nuk shikohen ma, janë zhdukur duke lanun pas pluhur e hirin e tyre. Si pasoj peisazhet kanë ndryshuar krejtësisht pamje nga këto tragjedi të pregatitura nga njeriu vetë me politikëbërsit e pa vëmendshëm e grabitqar të kësaj pasurie.

 Po përse ndodhi kjo tragjedi mjedisore?: Regullatori i lagështisë toksore dhe ajrore është shtresa vegjetale drunore e shkurrore. Në pyjet bora shkrin me ngadalë e shiu përgjysmohet nga kurorat. Kështu që toka ku vegjetojn ato e mbuluar me shtresën organike gjethe, degëza, myshqe dhe sistemi rrënjësor në thellësi të ndryshme të tokës etj, uji do të rrjedh ose lëvizi me ngadal. Edhe në shpate të veshura ai gjatë udhëtimit përhapet e thithet si sfungjer duke siguruar lëvizje të kontrolluara të ujrave nga ky proçes bioekologjik natyror.

   Në pranverë në shpatet e pjerrëta  nga malet kësulë bardha,  bora shkrin pjesë pjesë në gjithë sipërfaqet e mbuluar me bimësi drunore, shkurrore apo kullota, si rrjedhjoj lumenjt e përrenjt ushqehen gradualisht, në kohë e hapsirë, duke krijuar ritme të përmbajtura të lëvizjeve të ujrave, si rrjedhojë  nuk kemi përmbytje dhe në stinën më të nxehtë të vitit, verës, lumenjt kanë më shumë uji. Pra pyjet janë rregullatorët biologjik me mbulesën ajrore e mbeturinat e dekompozuara ose gjjsëm të tilla dhe sistemin e fuqishëm rrënjor  duke përdorur për zhvillimin e tyre dhe tepricat nëpërmjet kapilaritetit  të tokës i lenë të lëvizin në burime të shumta.

  Në sipërfaqet e djegura plotësisht apo të prera, pa koncepte shkencore të një silvikultori, në pranverë kur shkrin bora ose bie shiu, uji formon përroska, duke gërryer sipërfaqen e tokës duke i ‘’grabitur,, asaj shtresën biologjik rritëse të  bimësisa e rregullatorit të lëvizjes sa ujrave të rreshjeve pranverore apo vjeshtore. Vërshime të tilla shkatërrojn arat ndërsa në faqet e pjerrëta të shpatinave të tyre farat, bimësia, nuk gjejn tokën ushqyese me landën organike, kështuqë nuk mbinë azgjë dhe nuk mund ta mbillen  fidana shkurresh ose drurësh.

  Ndërsa nga ana tjetër tymrat e gazërat e fabrikave uzinave makinave etj në mbarë botën e industrializuar, krijuan gazëra të tilla duke shkatërruar indirekt nëpërmjet, ndotjeve, helmimeve, sëmundjeve të ndryshme bakteriale e insekte pyje të shumta sëbashku me botën shtazore.

    Përqëndrimi apo popullimi  ne qytete shkaktoi ndotjet ndër qytetas, braktisjen e fshatrave, ku natyra humbi dinamizmin e zhvillimit shuma palnësh duke u plagëzuar në forma të ndryshme direkte ose indirekte.

  E tani në shekullin e 21 bota e gjallë po përballet me ndryshime stinësh, me zhdukje llojesh bimore e shtazore, me shtim sëmundjesh të ndryshme dhe efektin sera që po ndihet në kapriçozet e klimës, në sasitë e rreshjeve sa më të pakta, në temperatuart e larta e ditët e muajt  pa rreshje shiu e dëbore. Pra qielli nuk loton atëhere bujqit kopshtarët pemtarët luten perëndisë për një pikë shi. Pa u thelluar në fajsinë në shekuj të tij. Kemi ndryshime të theksuara fenologjike, ku molla e lajthia lulëzojn ne muajin tetor, ndërsa lulet e trandafilave arrijn gjethëzimin e ri e fillojn të formon boçet e luleve të stinës që troket. Bukuria që vret po mbjell frikën e një zhdukje të përgjithshme globale.

   Ndërsa politikanët shqiptar edhe pse ju  tha liqeni i fierzës, duan të shkatërrojn mijëra hektar shelgjishte, pyje. toka pemtoresh të braktisura, toka bujqësore duke shkatërruar ekuilibre natyrore e popullime në mijëra vjeçar, për të ndërtuar një hidrocentral vetëm për t’u quajtur: politikan i veprave të madhaja. Pa kokëçarje se po hapin një varr të stërmadh ekologjik , shpopullimi, shkretizimi, që do t’i kushtoi shumë relievit gjeografik e banorëve të dibrës dhe shqipërisë, pse jo politikës ekologjike botërore me çregullimet therëse mbytëse klimatike e bio ekologjike.

    17.04. 2022                                                  Dr. Selman Meziu

No comments:

Post a Comment