Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 9 April 2022

MIKU IM -TAHIR RADOVICKA, QË KA KAPERXYER SHEKULLIN., NË SHËRBIM TË BUJQËSISË.

  - Specjalist i suksesëshëm dhe më jetgjatë në bujqësinë shqiptare -



 nga : Prof. Dr.  Llukan  TASE

Agronom në Pension

TIRANË 

Njeriu i mirë TAHIR RADOVICKA, që tërë jetën e vet ja kushtoi bujqësisë shqiptare, jeton vitin e 102-të, i rrethuar nga kujdesi i veçante nga familja dhe kolegët e tij, por i harruar prej shumë vitesh nga organet e shtetit shqiptar.

 

Tahir RADOVICKA

Ai ka merituar respektin si askush tjetër për kontributin që ka dhëneë për zhvillimin e bujqësisë shqiptare të pas luftës së dytë botërore. Është pa dyshim, ndër agronomët më të vjetër që u aktivizuan në këtë sektor jetik të ekonomisë shqiptare.

 

E filloi aktivitetin e vet si specialist në rrethin Beratit në vitin 1938 dhe më vonë pas çlirimit si drejtues i ekonomive bujqësore qysh në moshë të re. Kur ishte 34 vjeç punoi dhe drejtoi një nga ekonomitë bujqësore të Vlorës. Pas kësaj,, meqënese ishte i suksesshëm u dërgua si drejtues dhe në katër ekonomi të fjera bujqësore, ku shërbeu me përkushtim të jashtëzakonshëm deri në fund të jetés së vet aktive. Shérbeu plot 45 vjet në bujqësi, duke treguar një patriotizëm dhe veprimtari shembullore.

 

E njoha TAHIRIN në vitin 1953, kur u transferova në rrethin e Korçës si agronom i mesëm i Stacionit të parë Shkencor të Kërkimeve Bujqësore. Një bazë e kishim në ish Fermën e Maliqit( sektori i Vloçishtit). Aty pata rastin të njihem me mikun tim të ri -TAHIRIN, që ishte më i vjetër se unë dhe në atë kohë punonte si përgjegjës në sektorin e Orman Pojanit. Ai drejtonte atje me shumé sukses dhe ishte i respektuar nga të gjthë ne, specialistat e rinj e të vjetër, për rezultatet mbresëlënëse në prodhimin e panxharit dhe grurit, ku sektori që drejtonte arriti rendimente rekord, që ishin shumë të larta për kohën tonë.

 

Pas viteve gjashtedhjetë, jeta na bashkoi te dyve në një nga Fermat më të mëdha të vendit, në Sukth. Punuam bashkë, ai ishte Zv/Drejtor i ndërmarjes, ndërsa unë përgjegjes i sektorit të perimeve. 

 

Tahir Radovicka shquhej për korrektesën e tij dhe për zbatimin me rigorozitet të rregullave të agroteknikes. Ai ishte nxënësi korrekt i Shkollës Amerikane të Golemit, ku ishte arsimuar dhe edukuar për së mbari në vitin 1938, si teknik i mesëm e më vone në ILB si agronom i lartë. .

 

Mbas disa viteve, që të dy me Tahirin u transferuam në rrethin e Tiranës. Ai shërbeu si Zv/Drejtor në Fermën "17 Nendori", ku bashkëpunoi ngushtë me të mirënjohurin Abedin Çiçin dhe specialistat e tjerë të kësaj ekonomie për zhvillimin e frutikulturës dhe blegtorisë. Ferma ishte një nga furnitorët e rëndësishëm të prodhimeve bujqësore për qytetin e Tiranës.

 

Në vitet e fundit të punës përsëri punuam bashkë me Tahirin. Unë isha shef bujqesie ne K.E. të Tiranës, ndërsa Tahiri drejtonte Bonifikimin e Tiranés. Si drejtues me eksperiencë Ai ndihmoi për bonifikimin dhe kanalizimin e ekonomive të rrethit, së bashku me Drejtorinë e Ujrave. 

 

Ishte një nga njerezit më të dashur e më të respektuar, jo vetëm të punonjësve të Ndermarjes se Bonifikimit, por edhe në rradhët e drejtuesve të ekonomive bujqësore, ku spikaste kurdoherë me shembullin dhe punën e tij.

 

TAHIR RADOVICKA, MIKU IM SHEMBULLOR, ËSHTË NJË NGA SPECIALISTAT ME TË SUKSESSHËM DHE MË JETEGJATË TË BUJQËSISË SHQIPTARE ,QË MERITON NDERIM DHE RESPEKT TË VEÇANTË. 

 

Prof. Llukan Tase

Tiranë Prill 2022 

 

No comments:

Post a Comment