Era mbushur me jone ujë deti, përkdhel degët e pishave me hala të gjelbërta dhe sythet e fryra si vazhdimësi jete. Nga thellësitë e kohërave biskon legjenda se pylli pishnajor i Divjakës është mbjellur në kohën e mbretëreshës ilire Teuta (230-228 pa. kr. S.M.) Ato vegjetojn të fuqishme për nga trupi e biomasa vegjetative e kurorës. Kur i vështron duken si dive të natyrës me rrënjët ngulura thellë në rërë e lymëra prurje lumenjsh. Ndoshta emri divjak ka rrjedhur nga divet përherë gjelbërta peizazh formuese mrekulluese.
Pylltarët me shpirt pigment gjelbërt ngushëllojn këtë krijes madhështore, nënën e mijëra pishave. Ato e donin shumë e kërkojn përjetësimin e saj. Sigurisht e barazojn me heronjt në luftëra e punë. Si faraonët që ballsamoseshin, ku trupin e tyre e gjejmë në zemrat e piramidave pas mijëra vjetësh. Kjo është dashuria joshëse, e natyrshme, për punën, gjallesat që duhet t’i mbrosh e përjetësosh, pse jo edhe në art. Dhe ja:’’Adriatik Misir Rrasa do e përjetësoj në art.,, Sa kuptim plotë t’i nënshtrohesh penelit të piktorit. Edhe e varur në mur ngjyrimet e madhështia e saj do të frymëzonin brezat. Historia e saj do të vazhdonte udhëtimin në kohë e hapsirë.
Sa prekëse, sa dhimbje ka shkaktuar ‘’vdekja,, e saj, kur shkruhen fjalët: ‘’Do ruajtur edhe të mos t’i presin degët.,, Mirë por, kjo mënyrë kushton shumë. Kërkon para e specialist me kulturë të veçantë. Atëhere! ‘’Të pritet një pjesë e të vendoset diku në muzeun pranë parkut.,, Edhe një pjesë e trupit të saj mund të shërbej si turbinë e historisë të jetës së saj në shekuj. Sa mbresëlënse, çfarë shkëlqimi sjell një shembull i tillë i ngjajshëm: ‘’…në vitet ’60 të shekullit të kaluar në pyjet e Bizës është prerë një dru i madh bredhi (Abies Alba Mill) me moshë pesëqind vjeçare…Një rondele e trungut të këtij bredhi u ekspozua për qëllime didaktike në Fakultetin e Pyjeve Tiranë.,, (B. Xheku, Pyll shq. ndërmjet të dje. e të ardh. f. 78. Tiranë 2021) Duhet të jetë aty po qe se bastisja huliganiste e vitit 1997 nuk e ka zhdukur.
Udhëtoj në pyllin e ri imshtaj të mendimeve dhe zgjodha:’’…një Kastel (kala shumë e vogël S.M) i Vogël, brenda të vendoset një vidio monitor me pamjet e saj filmike ndër vite. Krijo një fondacion.,, Një dëshir pylltarësh, për të ruajtur trashgiminë natyrore si shërbesa për thesarin kulturor, por edhe për edukim breznish.
Buisën një tjetër ide me shuma vlera përkujtimore, por edhe shërbyese e parkut, kur Pisha e Madhe ka vdekur biologjikisht. Por që ende i shërben njeriut si trup i ngurt. Drurët e shkurret në shërbim të njeriut si funksione biologjike, pra i gjallë por edhe kur ka pushuar së vepruari veprimtaria fiziologjike e qelizave pra si trup i ngurt. Ja lexojm: ‘’Bëj 2 ose3 varka për turistat vajtje-ardhje te pelikanët në Karavasta.,, Kuptohet vetë vetiu madhësia e trupit të saj.
Shqetësimi për t’a mbajtur gjallë Pishën e Madhe ka sjellur natyrshëm një mendim të trashgimisë biologjike të kësaj pishe. Lexojm: ‘’Duhet të mbillet një pishë sa më e madhe, në të njëjtin vend dhe me të njëjtin emër dhe lloji, sa më shpejt.,,
Lind pyetja, po pse kjo përkujdesje, vëmendje, për të ruajtur atë qënje biologjike të vdekur? Janë shpirti përkushtues dhe pasioni i pylltarëve, i dashuruesve e njohësve të ekosistemit të pyllit. Dhe ja: ‘’…humbi një nga monumentet e natyrës.,, ‘’Humbi një pjesë e historisë së pyllit të Divjakës dhe e kujtimeve tona.,, Parku humbi një nga monumentet e natyrës dhe vizitorët një prej monumenteve më të vizitueshme.,,.
Shikoi me kujdes cungun gjigand të mbetur të shamtuar, me pamje torturuese me masakrimin që i bëri era e të premtes sterrë të zezë. Jetëgjatësia e saj është për tu admiruar sepse ‘’ Atë që hoqi ajo në vitet e mbrapështe të viteve 1997 dhe 1998. Ka rrojtur dhe shumë. Falur dhe kujdesit të sherbimit pyjor.,, Përsëri kthehem mbrapsh në nëntorin e vitit 2012 kur huliganët druvar masakruan, zhdukën pa lënë gjurmë arrnenin në livadhin e Qeshkës pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Monument natyre, me pamjen e një divi të gjelbërt,me bukuri që të mrekullonte. Njerëzit e pa mëshirshëm, trupin gjigantesk e sharruan torturueshëm, e transportuan, e vodhën e nuk dime ku u coptua në dërrasa. Historia e tij mbeti e fshahur. Askush nuk u interesua të zbuloi fajtorët. As të ruaj kujtimet për ate kollos të gjelbart. Malet përqark vajtojn. Nerëzit përqark kanë filluar të përmenden për katastrofen ekologjike të shkatuar.
Po kështu ne pylltarët kemi mbetur të cunguar në profesion. Të pa lëvisshëm, të pa fuqishëm për të zbuluar të fshehtat e ekosistemeve pyjore. Familja pyll është zvenitur. Ajo nuk buqet si zgjua bletësh. Ajo është përçarë. Ajo është përbaltur moralisht. Ёshtë cunguar si veprimtari. Cungjet e mbetura të pishës së Madhe në Divjak, buzë adritikut dhe arnenit në malsitë qëndrore të lurës ju ngjajmë sot ne pylltarët dhe vetë ekosistemi natyror pyllnaj. Mjerisht një realitet i trishtueshëm. As vetë ne pylltarët nuk po ngremë kokën të ndryshojm. Jemi si të dehur, të përgjumur, të trullosur nga politika brutale e politikëbërsve përgjatë 32 vjetëve mbi specialistët e pyjeve dhe vetë atyre si ekosisteme të gjalla dobi prurëse natyrore gjigande përherë domozdoshmëri jetese për njerëzit.
Së paku të ruajm kujtimet e ambëla e të hidhura të punës tonë. Se e mundshme të mbledhim energjite për një festim dinjitoz të 100 vjetorit të shërbimit pyjor shqiptar. Të ruajm kujtimin e pishave të zhdukura e pylltarëve që mezi thithin oksigjenin e bimëve të gjelbërta në këto kohëra të turbullta, ku shpresa ka humbur e paraja është ngritur në bilik.
'Cungu pas prerjes i Arnenit Munument Natyre ne Parkun Kombëtar Lurë (Foto A Diku) |
21. 03. 2022 Dr. Selman Meziu
No comments:
Post a Comment