nga Prof. Ass. Enver ISUFI
Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve
dhe Bujqёsinё Biologjike
DURRËS
Po e shpreh qysh nё fillim tё kёtij shkrimi, se rezervёn mё tё madhe tё rezultateve positive nё çdo fushё tё veprimtarisё njerzore, e gjejmё tek shprehja filozofike popullore “Mat shtatё herё dhe pre njё herё”.
Kjo thёnie ёshtё edhe baza nga lindi demokracia e struturuar me institucione demokratike , e deri te parlamenti, i cili ёshtё organi mё i lartё ,ku mendohet se zotёron etalonet e njesive matёse dhe peshuese. Nga cilёsia e kёsaj matjeje dhe peshimi, varet edhe vetё zhvillimi.
Kёtё thёnie po shreh nё vargje
“Mat shtatё herё dhe pre njё herё
Dimёrin e bёn verё
Mat njё herё dhe pre shtatё herё
S’tё del pylli pёr tё bёrё njё derё “
Kam rreshtuar disa mendime dhe propozime, tё cilat lidhen me zhvillimin e bujqёsisё dhe tё fshatit shqiptarё.
Nuk do tё thotё se kёtё ide nuk gjenden nё dokumentat e zhvillimit tё bujqёsisё dhe tё fshatit, por unё mendoj se ka ardhё koha tё strukturohen problemet dhe tё diskutohet shumё mё gjatё se sa deri tani. Nevojitet njё diskutim mё i gjatё dhe profesional pёr pёrparёsitё sipas radhёs sё punёve.
Tani le ti rreshtojmё ato qё unё i konsideroj pika tё forta me ndikime positive disa planёshe.
1. Qeveritё dhe Parlamenti Shqiptarё, nga viti nё vit tё miratojnё pёr bujqёsinё dhe zhvillimin e fshatit(qё nё e thёrrasim zhvillim rural) ,njё shtesё buxheti vjetor nga 1 % e GDP-sё.Kjo brenda pesё-gjashtё vitet e ardhshёm tё arrinjё 7%, nga rreth 2 % e GDP-sё qё ёshtё sot.Brenda pak viteve bujqёsia , turizmi dhe agroturizmi sёbashku ,do tё japin rreth 35 % tё GDP-s kombёtare.
Tё kёnaqurit me tregjet plot, dhe me largimin e krizёs ushqimore, i ka bёrё Qeveritё tona,tё mendojnё vetёm pёr momentin , dhe jo pёr pasojat ekonomiko-sociale tё mungesёs sё njё bujqёsie tё zhvilluar me tё gjitha elementёt e infrastrukturёs sё saj.
Shqiptarёt e dinё qё njё ditё treni Europian do tё vijё ti marё nё ” stacionet” tona, por kur treni vonohet me vite e dekada pёr tё ardhur , njerёzit nuk presin dhe largohen e largohen nga Shqipёria.
”Europёn ta ndёrtojmё kёtu”, dhe jo ta gjejmё nё ato vende ku kemi eksportuar dhe po eksportojmё forcat fizike dhe intelektuale tё kombit. Shumё element tё kёsaj Europe, tashmё i kemi ndёrtuar nё Shqipёri, problem shtrohet qё tё element tё tjerё tё rinj, nuk presin mё vonesa , ndryshe humbasim edhe ata qё kemi arritur.
2. Ministria e Bujqёsisё, nёn shembullin e Komisionit tё Ekspertёve pёr mirёmenaxhimin e Pandemisё globale COVID 19, mund tё krijojё njё komision tё ngjashёm konsultues.
Ky komision ekspertёsh, kontribon me ide nё reformat dhe ligjet ,tё cilat pёrgaditen pёr zbatim nё fushёn e bujqёsisё dhe tё mjedisit.
Nё lidhje me inputet e bujqёsisё, do ishte mirё qё tё hartohej njё listё e Produkteve pёr Mbrojtjen e Bimёve (PMB), si dhe plehra organikё tё prodhuara nga industria, tё cilat janё miqёsore me mjedisin.Vetёm kjo listё e hartuar nga njё grup ekspertёsh tё lejoheshin tё futen nga importi pa tarifё doganore. Me dёshirёn e mirё , Qeveria , i hoqi kёto tarifa doganore, por tregtarёt nuk reaguan nё uljen e çmimeve tё shitjes tek fermerёt.
Mbase me farёrat dhe fidanat, mund tё ishte pak mё ndryshe ; mund tё lihej tё paguahej vetёm gjysma e tarifёs doganore, me idenё qё tё nxisim sipёrfaqet e mbjella.
3. Institucionet shkencore tё Ministrisё sё Bujqёsisё, tё cilat para vitit 2006 mbanin statusin “Institute”, qё nga ai vit e deri me sot mbanjё statusin “Qendra tё Transferimit tё Teknologjive Bujqёsore (QTTB) “.Le tё marin pёrsёri statusin “Institute”, dhe tё fillojnё edhe rinovimin e tyre me ekspertё tё rinj me cilёsi tё mira profesionale.Njё ligj pёr shkencёn bujqёsore, dhe njё buxhet mё i arsyeshёm pёr shkencёn nё bujqёsi , lipset tё meren nё konsideratё.
4. Tё rifillonte botimi i revistёs “Bujqёsia Shqiptare»., si njё botim i Ministrisё sё Bujqёsisё.Botimi i saj u ndёrpre nё vitin 2010.Medja eletronike, dhe rrjetet sociale , nuk do ta zёvendosojё kurrё librat dhe revistat e shkruara.Ato janё edhe histori, janё arshivё.
5. Qeveria mendoj se duhet tё hartojё njё strategji pёr transformimin e bujqёsisё shqiptare drejt bujqёsisё biologjike «Bio Albania» Bumi turistik i sotёm, do njohё kulme tё reja, sidomos me zgerimin e aeroprteve shqiptare.Koncepti «Pёr njё Shqipёri me ushqime biologjike dhe mjedis tё shёndetshёm» ёshtё njё proces i gjatё: sa mё shpejtё tё filloi tё zbatohet, aq mё e shkurtёr do tё jetё koha kur ky realitet do tё preket nga konsumatori vendas dhe ai i huaj.
6. Mendoj se duhet deversifikuar ekspertiza duke pёrfshirё ekspertёt privat, dhe ato tё angazhuar nё organizatat jo qeveritare. Hartimi i njё data baze me emrat e ekspertёve sipas fushave ekspertizёs, ekspertё tё cilёt do tё ishin njё burim konsultimi dhe projektesh nё zbatim tё politikave kombёtare bujqёsore.Koncepti parneritetit Shtet-Privat duhet tё zbatohet edhe nё ekspertizat e vogla, jo vetёm nё projektet e mёdha.
7. Kontrata e Ministrisё sё Bujqёsisё me studentёt mё tё mirё nga Universiteti i Bujqёsisё, qysh nё vitin e tretё dhe tё katёrt tё studimeve, do tё krijonte njё gjeneratё tё re ekspertёsh qё do tё shёrbenin nё rangjet e larta tё administratёs , stafeve tё bashkive, stafeve tё institucioneve shkencore tё bujqёsisё, etj.Me kёto studentё , nё kontrata tё vendosёn kushte, qё tё paktёn 3- 4 vite , nuk do tё lejohen tё largohen nga vendi, pas kёsaj periudhe , le tё bёjnё çfar tё duan.Kjo krijon vazhdimёsi tё administratёs me specialistё me nivel tё mirё profesional.
8. Tё krijohej tё paktёn njё shkollё bujqёsore e tipit perendimor, e cila tё pёrgadisё njё menaxher tё kompletuar, tё ekonomisё bujqёsore private ; menaxherё tё prodhimeve bujqёsore ekologjike , tё mjedisit, agroturizmit, hotelerisё, gastronomisё ,pejsazhit bujqёsorё etj.
9. Ringritja e Qendrёs sё Informacionit Bujqёsor, me shtypshkronjёn e saj, ku tё botohen qё nga flёtёpalosjet e deri revistat, librat, katallogjet e manuale,e postёra.Kjo qendёr tё specializohet pёr pёrgaditjen e viodiove dhe DVD-ve profesionale pёr shёrbimin kёshillimor dhe vetё fermёrёt.
Shqipёria ka njё sipёrfaqe toke , sa njё firmё e madhe nё vendet e zhvilluara, dhe s’ka pse tё coptojё informacionin bujqёsorё.Kjo qendёr do tё standartizojё cilёsinё e informacionit, dhe do tё presё rrugёn amatorizmit nё kёshillime , tё cilat sot lulёzojnё kudo.
10. Ngritja e njё rrjeti tё qёndrave tё prognozё -sinjalizimit nё mbrojtjen e bimёve me aparatura elektronike, duke pёrfshirё nё menaxhimin e tyre kryesisht tё rejat dhe rinjtё. Nё kёtё kuadёr edhe toka bujqёsore ti nёnshtrohet analizave pёr lёndёt ushqyese, me synimin e plehёrimit shkencorё tё tokёs dhe tё bimёve dhe mbajtjen nёn kontroll nga mbetjet kimike nё tokё, ujra dhe produktet bujqёsore.
11. Organizimi i takimeve kombёtare tё pёrvitёshme, ku tё analizohen nё detaje prodhimi i bimёve kryesore.Psh Konferenca kombёtare «Ulliri, 2021», ose» Perimet, 2021», «Frutat 2021»; e pёr çdo vit kёshtu.
Nё kёto takime , bimёve kryesore u analizohen nё tё gjitha praktikat agronomike, qё nga fara, fidani, kultivarёt, zonat e mbjelljes, pёrdorimi i plehrave, mbrojtja e bimёve, marketingu, infrastruktura pёrpunuese, mbёshtetja financiare nga shteti dhe nga projektet, shёrbimi kёshillimor, studimet bazё dhe ato tё zbatueshme nё nivel ferme, mbullimi me literarturё dhe nga medjat elektronike etj.
Takime tё tilla vёnё nё lёvizje tё gjithё zinxhirin e vlerave shkencore, qё nga Universiteti ,institutet e Ministrisё sё Bujqёsisё ,e deri nё nivel ferme.
12. Njё herё nё katёr vjet tё organizohen Kongreset e Bujqёsisё dhe Zhvillimit tё Fshatit, nё tё cilёt analizohen aktualitetet dhe pёrspektivat e zhvillimit tё bujqёsisё dhe fshatit shqiptarё.
13. Nё çdo Bashki, nё sheshet e tyre kryesore tё zhvillohet tregu bujqёsor, fillimish njё herё nё muaj, mё vonё njё herё nё javё dhe kur tё jetё krijuar infrastruktuara e kёtij tregu mund tё zhvillohet nё 2 ose 3 ditё tё javёs , deri nё njё orё tё caktuar, ashtu siç ndodh prej vitesh nё sheshet e ngashme tё qyteteve tё vendeve europiana.
14. Bashkitё kryesore tё ndёrtojnё qendrat e tyre tё Panaireve Bujqёsore, dhe jo vetёm bujqёsore, ku tё demonstrohen prodhimet dhe zhvillimet e reja teknologjike tё perspektivёs.
15. Nё lidhje me sistemet e bujqёsisё, tё hartohen strategji kombёtare pёr shmangien graduale tё bujqёsisё sё zakonshme (konvencionale) dhe kalimin plotёsisht nё bujqёsi tё integruar dhe nё atё biologjike.Njё plan i tillё veprimi shkallёzohet nё objektiva , tё cilat duhet tё arrihen brenda 5, 10, 15 dhe 20 vjetёve.
Vendet e vogla si Shqipёria, mirёqenien e qёndrueshme mund ta sigurojnё kur nё qendёr tё çdo reforme vendoset “CILЁSIA E USHQIMIT DHE E MJEDISIT”. Kёto dy faktorё sigurojnё njё shoqёri tё shёndetёshme dhe tё qёndrueshme.
Modernizimi i bujqёsisё kёrkon tё njёjtёn kujdes dhe investime , ashtu si kujdesi dhe investimet pёr mjeksinё.
Komisioni dhe Parlamentit Europian, nё vitin 2021 mori njё vendim historik; prodhimi biologjik, nё shtetet e BE-s , deri nё vitin 2030 tё katёrfishohet ; ose nga 8,5 % tё sipёrfaqes sё pёrgjithёshme bujqёsore qё ёshtё sot, tё arrinjё nё 25 %.
Kёtё nismё tё guximёshme tё BE-sё , e nxiti pandemia globale COVID 19, dhe ngjarjet gjithnjё e mё rёnda tё motit tё shkaktuara nga ngrohja globale.
Kur vendet e industrializuara, qё kanё boll mallra tё tjera pёr nё treg, e marin kёtё inisiativё, si duhet tё veprojё Shqipёria, ku bujqёsia , turizmi dhe agroturizmi kanё njё peshё shumё tё madhe nё ekonominё kombёtare, ?.Pikёrisht me reformat tё tilla , tё cilat sigurojnё njё barazpeshё mes intereseve EKONOMIKE - EKOLOGJIKE – SOCIALE.
16. Ёshtё e domozdoshme tё ngrihet njё Institut Shtetёror qё mund ta kishte emrin “Instituti Zhvillimeve Ekonomike Strategjike ”Ky institute tё ishte nёn rrjetin e Instituteve tё Akademisё sё Shkencave. Studimet e kёtij instituti do tё ndihmonin vendimarrjen pёr investimet e mёdha.
17. Burimet e reja tё naftёs dhe mineraleve tё tjera tё zbuluara tashti e mё vonё , pjesёrisht , ose plotёsisht tё ishin pronё e shtetit.
* * * * *
No comments:
Post a Comment