Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 16 February 2022

KRIZA E ÇMIMEVE TЁ BAZЁS MATERIALE TЁ BUJQЁSISЁ


nga: Prof. Ass.  Enver ISUFI

DURRËS

Ndёrsa shteti mundohet tё reagoi me shtesёn e buxhetit pёr mbёshtetjet e bujqёsisё, rritja e çmimeve tё inputeve si plehra, produkte pёr mbrojtjen e bimёve,farёra, fidana, impjante ujitje, pjesё kёmbimi pёr mekanizmat bujqёsore janё rritur jasht parashikimeve.

 

Nё fakt kёshtu pritej. Pandemia globale e COVID 19, harxhoi shumё nga dhjami i vendeve tё zhvilluara, dhe ato kanё reaguar me çmimet e larta tё bazёs materiale pёr bujqёsinё. Kjo situatё krize globale, po shoqёrohet edhe me njё çorientim psikologjik tё politikёs botёrorё.

Pritej qё periudha past COVID 19, tё shoqёrohej mё njё aleancё botёrorё pёr rigjallёrimin e ekonomisё, por kjo nuk po ndodh, pёrkundrazi.Kjo situatё na bёn tё mendojmё me kёmbё nё tokё pёr sigurinё ushqimore kombёtare. 

 

Shqipёria tashmё fatmirёsisht ka njё kurorё pёr mbrojtjen kombёtare, por nuk ka kurorё mbrojtje ndaj krizave ekonomike globale dhe krizat e shkaktuara nga ngrohja globale, tё cilat sipas parashikimeve priten tё shpeshtohen. Thatёsirat, pёrmbytjet, ngricat, zjarret, priten tё jenё mё tё shpeshta, pikёrisht nga ndryshimet klimatike globale. Vetё studimet shkencore nё tё gjitha fushat e bujqёsisё, lipsen tё rishikohen, sepse parametrat klimatikё kanё ndryshuar, e pёr pasojё biologjikё e bimёve dhe tё parazitёve kanё spostime, diku mё herёt, diku mё vonё. Pra edhe studimet shkencorё bujqёsore, duhet tё jenё sa mё afёr situatёs klimatike kombёtare, dhe jo zbatojmё praktika bujqёsore, fotokopje e vendeve tё zhvilluara.

 

Shqipёria ёshtё duke korrur aksionet e shaktrrimeve tё ekonomisё tonё kombёtare e cila filloi pas viteve 1990.

 

-Shkatёrruam fabrikat e plehrave kimike, ato azotike dhe fosforike.

-Shkatёrruam rrjetin kuallues dhe vaditёs. Parcelizimin, si makro-infrastrukturё e bujqёsisё, gjithashtu u shkatёrrua.

-desh zoti nuk hodhёm nё erё edhe hidroçentralet, se do kishim pёrfunduar fare nё hal..t.

-Naftёn nuk e dimё se ku shkon dhe si kush e menaxhon

-Mineralet e tjera, gjithshtu askush nuk dinё se ku shkojnё dhe sa fiton Shqipёria.

Jemi nё kohё pёr gjallёruar atё gjallёruar qё mund ta quajmё «patriotizёm tё gjelbёr»

 

Kjo lёvizje duhet tё filloi me rritjen e ndёrgjegjes kombёtare dhe patriotike nё radhё tё parё nga rinia shqiptare.

 

Para çlirimit tё vendit nga Lufta e Dytё Botёrore ,qindra specialistё e studentё , tё cilёt kryen studimet jasht shtetit, u kthyen nё Shqipёri pёr tё marё pjesё nё luftё edhe pёr tё ngritur ekonominё shqiptare pas shkatёrrimit nga lufta.

 

Sot nuk dёgjojmё as nga shkolla, familja, media, arti, sporti, tё ketё programe edukimi patriotik pёr kёtё plagё qё sa vjen e zmadhohet, pikёrisht depopullimi i vendit nga forcat e gjalla njerzore.

 

Njё stan me plot bagёti, me dele lopё dhe dhi, ёshtё mё i bukur dhe i gjallё , se sa njё bllok vilash, ku nuk banon asnjё njeri.

 

Tani dua tё theksoj se si mund tё kompensohen disa nga sasitё e plehrave kimike dhe produkte tё mbrojtjes sё bimёve, duke pёrdorur rezervat tona natyrore, dhe njohuritё tona shkencore.

 

PRODHIMI I PLEHRAVE NGA CDO BIOMASЁ ORGANIK

 

Ndёrtimi i fabrikave tё riciklimit tё biomasёs organike tё tё gjitha llojeve dhe prodhimi i plehut organik tё tregёtueshёm. Vetёm Shqipёria nuk ka fabrika tё tilla. Qyteti i Barit nё Itali, ka disa prej tyre. Ndёrsa prodhuesit dhe eksportuesit e plehrave kimike, ndёrtojnё biznese tё plehut organik, Shqipёria qё i blenё i shpёrdёron mbetjet organike nё mёnyrёn mё tё pa pranueshme. Qyteti i Tiranёs dhe Durrёsit tё paktёn tё kishin nga njё fabrikё tё tillё. Kemi pasur pёrvojё tё mirё nё prodhimin e plehut organik.

 

Çdo ekonomi bujqёsore (kooperativё ose fermё shtetёrore), kishte tё ashtёquajturat “Brigada tё grumbullimit dhe pёrpunimit tё plehut organik” Tirana si qytet , kishte shumё brigada tё tilla tё prodhimit tё nitratit organik.

 

2.Kthimi nё sistem i kompostimit qё nga niveli familjar dhe nё familjet fermere

3.Pёrdorimi i plehёrimit tё gjelbёr pёr plehёrim tё tokёs.

Kodrat tona gjatё dimrit dhe verёs kanё ngjyrё kafe, jo tё gjelbёr.Kёto kodra me vreshta, ullishte, pemё frutore duhet tё gjelbёronin nga mbjellja me bimё azoto prudhuese si batha, bizeljna ,tёrfili etj.

4.Qarkullimi bujqёsor, i cili pёrdor vlerat agronomike tё njё bime nё funksion tё bimёs pasardhёse, menaxhon mё mirё lёndёt ushqyese (NPK) nё tokё.

5.Kompostime tё mbetjeve pas vjeljeve, pas krasitjeve, pas pёrpunimeve ( si llojet bёrsive, mbetjet pas ekstratimit tё bimёve mjeksore ) etj.

6.Fabrikat e tharjes dhe paketimit tё plehut tё pulave, leshterikёve tё bregdetit si njё rezervё shumё e madhe pёr kufizimin e plehrave kimike.Projektet IPARD, duhet ti kthejnё sytё edhe tek kёto fusha investimi.

 

Me keqardhje pranojmё se krahasuar me sistemin ekonomiko-shoqёror sakat qё me dёshirё e pёrbysёm, prodhojmё sot mё pak grurё, mё pak misёr, mё pak naftё, mё pak krom dhe bakёr, mё pak filma, mё pak kёngё, mё pak teatёr, mё pak ushtri, mё pak rini, mё pak tokё tё punuar.

 

Sot ekonomia jonё ka krijuar edhe dhe gjera tё mira, tё cilat nuk janё pak, por kjo ёshtё vetёm kurora e pemёs shqiptare, rrёnjёt janё tё cekta. Qёndrushmёrinё nuk e pёrcakton madhёsia dhe bukuria e kurorёs, por rrёnjёt e thella tё kёsaj peme. Lartёsia e njё banese nuk duhet lakmuar, nёse themelet nuk pёrballojnё as tёrmetin katёr ballёsh. Njё ekonomi nё borxhe, nuk flet pёr rrёnjё tё thella dhe tё sigurta. Njё pagё e ullёt mesatare, nuk flet pёr themelё tё thella sociale.

 

Psh.Themelet e energjisё ekologjike e ndёrtuar nё Shqipёri, 50 vite mё parё janё tё thella. Shqipёria mburret sot para botёs se 95 % tё energjisё e kemi tё pastёrt. Edhe ne kishin miniera qymyri, por nuk dominoi energjia me burim qymyret. Kjo nuk u bё rastёsisht, dhe pa kulturё profesionale? Absulutisht jo. Shqipёria i njeh sot korifejtё e energjitikёs shqiptare tё tipit Inxhinierin e nderuar Farudin Hoxha me shokё. Asnjё shqiptarё nuk e beson qё kjo ndodhi pa njё strategji tё hartuara paraprakisht.

 

Pse Kosova sot energjinё elektrike nё 95 % tё saj e siguron nga burimet jo ekologjike. Kjo sepse Milloshoviçёt, nuk hartuan pёr Kosovёn strategji afat gjata pёr prodhimin e energjisё tё pastёr ekologjike.

Pra rasti I energjisё elektrike quhet qёndrueshmёri. A ёshtё qёndrueshmёri qё tё blesh bukёn nga jasht vendit, dhe me cilёsi tё dobёt. Nuk po ankohemi pse i blejmё tё gjitha pajisjet elektronike dhe makinat. Ne nuk i prodhojmё ato. Por edhe sheqerin, edhe cigaren edhe orizin edhe grurin e blemё. Kur flasim pёr grurin ende gjejmё argumente fёminore tё cilёt thonё, « se grurin e blemё nga jasht,sepse blihet ilirё” Pse vendet e zhvilluara, tё gjithё nё tё njёjtёn kosto e prodhojnё grurin? Pse e prodhojnё grurin vetё ?

 

Gruri nuk ёshtё vetёm bukё.Gruri ёshtё ushqim edhe pёr blegtorinё e shpendёt, ёshtё shtresё pёr blegtorinё, ёshtё kashtё pёr industrinё, ёshtё blerim pёr ekologjinё, ёshtё vlerё pёr qarkullimin bujqёsor.

Pse jemi nё kёtё tokё tё bekuar me plot ujё dhe dritё , vetёm pёr tё vegjetuar e mbijetuar, apo pёr tё jetuar duke prodhuar?

 

Vetёm se u mobilizuam prodhimin e vendit ne sot pjesёn mё tё madhe tё perimeve e prodhojmё vetё (Para 20 viteve kur prodhimi I vendit mori goditjen mё tё madhe, blenim nga Maqedonia , deri barё pёr blegtorinё)

 

Vetёm njё markё uji tё pishёm, kishim nё fillim tё viteve 1990. Sot kemi ngritur industrinё tonё tё ujit tё pijёshёm, madje eksportojmё.

Pra na duhet njё strategji kombёtare pёr pёrdorimin e burimeve vendave organike pёr prodhimin e plehrave pёr bujqёsinё, duke ngritur kёshtu njё system tё qёndrueshёm tё prodhimit tё plehrave organike.

 

KUFIZIMI I PERDORIMIT TЁ PRODUKTEVE PЁR MBROJTJEN E BIMEVE.

 

Edhe nё fushёn e mbrojtjes sё bimёve kemi rezerva pёr tё kursyer pёrdorimin e produkteve tё mbrojtjes sё bimёve ( insekticideve, fungicideve dhe herbicideve).

 

1.Organizimi i prognozё-sinjalizimit , i cili na ndihmon tё kryejmё trajtimet kimike nё kohёn e duhur dhe vetёm kur ёshtё e nevojshme

2.Dhёnia pёrparёsi kultivarёve rezistent ndaj sёmundjeve kryesore tё bimwve, tё cilёt kёrkojnё mё pak produkte tё mbrojtjes sё bimёve.

3.Zgjerimi i mekanizimit nё kultivimin e bimёve, pёr kufizimin e herbicideve.

4.Shtimi i studimeve themelore dhe atyre nё fermё pёr mbrojtjen e bimёve.

5.Forcimin e shёrbimit kёshillimor, dhe diversifikimin e tij me atё privat, dhe me organizatat jo qeveritare qё operojnё nё bujqёsi.

6.Dixhtalizimi i sektorit tё mbrojtjes sё bimёve

 

Njё alarm i madh pozitiv, njё stres i madh pozitiv qё fatmirёsisht po pёrjetojmё dhe do pёrjetojmё akoma mё shumё nё tё ardhmen, ёshtё bumi turistik, i cili nё 10 viete qё vijnё do tё njohё kulme tё reja. Bujqёsia dhe mjedisi do tё jenё ato ,tё cilёt do tё kёnaqin , barkun biologjik edhe syrin estetik tё turistёve,por do tё kёnaqё edhe xhepin ekonomik tё shqiparёve.

 

Nё Zvicёr kohёt e fudit pati njё diskutim tё gjёrё,se çfar do tё bёhet me rritjen e çmimeve tё ushqimeve .

 

U shtrua pyetja:tё rezistojmё me kёto çmime, apo tё shtojmё importin bujqёsor.Shumica e popullsisё mbёshtetёn idenё qё tё rezistojmё me çmime realtivisht tё larta, dhe jo dёmtojnё prodhimin bujqёsor vendas.

Importi mё i lirё, siguron qetёsi afat shkurtёr , rritja e prodhimit tё vendit, siguron qёndrueshmёri afat gjatё.Pra Zvicra demonstroi nё lloji patriotizmi tё gjelbёr. 

 

Botuar në Gazeta" Bulevard" 16 Shkurt, 2022

No comments:

Post a Comment