Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Friday, 8 May 2020

LOTËT E PYLLIT

( Largimi i parakohshëm nga jeta i ing. Haki KOLA)


                                           Meditim


Haki KOLA
  E papritur shungulluese. Nuk mundesha të bëja azgjë. Kumtet i shkruaja me lotë ndër sy. Dhimbja më tretesh në fytyrën fisnike, në fjalët e tij. E ndoqa me shpresën e thellë se ylli i karvanit të gjelbërt do tiu kthehesh shqetësimeve makabre të së gjelbërtës shqiptare. Nëna natyrë njihte gjithë forcën e gjykimit, të njohurive të tija të thella, të mprehtësisë se tij, ndaj ajo e mbajti në gji në ekosistemin e saj deri më dje. Por fatkeqësisht shpirtëligësia vdekje e rrëmbeu tinëzisht, pa aspak mëshir e dhimshuri. Shumë para kohe. Kur energjitë e tija projektuese, mendimet e tija reformuese ishin në lulëzimin e plotë.
Vajtojn pishnajat e Lurës që aq shumë i deshi dhe i dhimbseshin. Lotojn burimet e liqeneve të Kacnisë, për pylltarin që synonte t’iu sillte veshjen e gjelbërt. Liqenet e Dumresë e dushkajat që rrënjëzojn e lartësojn trup e degë, ja kanë plasur të qarit me dënes për arkitektin e ringjalljes e mrekullise së bimosës të tyre. Liqeni i Zi i djegur e pervëluar më shumë se dhjetë vjet më pare, kërkon inxhinierin vendali, pylltarin e apasionuar, ta drejtoi drejt një kurorë të gjelbërt si dikur kur Inxhinieri Haki Kola e shijoji e gëzoi bukurinë prrallore të virgjër.
U thyen si një xham i kristalt andrrat për udhëtim drejt Luginës së Valbonës. Ai mori me vete dhimbjem e thellë, për plagosjen e kësaj lugine, xhveshjen e shpërfytyrimin e saj nga hidrocentralet lubi gjallesash natyre. Ëndrra për një shëtitje me ide të reja, për një silvikulturë natyrale në Lurën e shkretuar. Ashtu siç kërkoi të jap mendime e zgjidhje mbi kullotjet në ekonomine pyjore të Zagorise. Por ja që këto pyje filluan të shfrynë dhimbjen duke qarë të përlotur për humbjen e një mendimtari racional shkencor për çdo pëllëmbë vegjetacion pyjor e kullosor që ai i pa, ju thithi aromën dhe mendoi e studio pë ato anakand atdheut.
     Qan për inxhinierin Haki Kola pyjet e pa anë të Kosovës. Aty ku ai punoi me ndershmëri e pasion për të projektuar udhë të reja në trajtimin silvikulturor të dushkajeve cungishte në energjinë e rinovueshme mbeshtetur tek  biomasa e gjelbërt. Atje la aq gjurmë saqë, kolegët ndjejnë   thellë fatkeqësinë e ndodhur. Ahet, pishnajat, bredhishtet, majat e thepisura të maleve e qielli i Kosovës martire lëshon në hapsirat e saja lotët si shiu pranveror duke vlagëzuar poret e gjalla të tokës që aq shumë e deshi.
    Arrat e lajthitë kanë këputur lulet e zituara nga dhimbja e madhe. Ato po pregatiten për të formuar frutet e tyre. Këto janë për të shpërblyer punën mbi tridhjetë vjeçare mbi këto frutor. Përkushtimi i tij me plote vetëdije, me studime, shkrime, broshura e udhëzeus  janë limfa përçuese e dijenive mbi të ardhmen e tyre fatlumta. Frutat me kalori e yndyrna me thuprën, drurin, lëvozhgat e thelbinjt janë  poezitë, lirizma dashuria e ketij pylltari, të materializauara brenda tyre në përbërjen kimike e albuminat. 
   Zëri i tij në konferenca e takime, në simpoziume në qindra artikuj, janë kushtrimi i së ardhmes të fermerve shqiptar, të pylltarit privat, të agropylltarisë. Atë e e vajtojn siperfaqet e shkretuara me mollë arrë, lajthi, qershi të Dibrës së Poshtme ku ai me energjitë e tij fizike, me studimet e tija kambëngulse i lulëzoi dhe ju gëzua prodhimeve të bollshme. Ndaj Haki Kola deshi privatizimin e pyjeve e tokava të kafshuara egërsisht nga erozioni të lulëzohehsin nga fermerët privat. Të krijonte kopshtin Myzeqar, ide e arkitekt i së cilës ishte ai vetë. Sa qindra nga ato fremerë, janë kudo në qylimin e gjelbërt shqiptar. Ju buzëqeshte,  i  kshillonte, ju jepte mendime të vyera, duke ju folur si inxhinier pyjesh, si fshatar i kulturuar si shkencëtare praktik, si kopshtar i përkushtuar me plotë ambëlsi fjale e gjeste profesori. 
  Sa traktate shkencore ka lanun për brezat, sa projekte inxhinierike,  sa reportzhe, përshkrime letërara, porterte e artikuj problemor mbushur me filozofinë e gjelbërt në gjithë shtypin shqiptar. Ato janë mishi e gjaku i tij i bamun therror për përparimin e lulëzimin e atdheut e mirëqënjen e fshatarëve e qytetarëve në shqipërinë demokratike. Intelektualit dibran që nuk ju shua frymëzimi, shpirti i bashkëpunimit, që ndershmëria në punë e në mardhënje me fëmijë, fshatar, kolegë e shkencëtarë ishte etalioni i thjeshtësisë e modestisë së art.
   E tani ne duhet të qajm sot këtë tetë Maji, kur ai u largua në botën e përtejme, duke lanun veprën e tij të pavdekshme të shkruar, të konkretizuar në silvobiologjinë e silvoteknikën shqiptare. Modestia e thjeshtësia e tij nuk ia arriti t’i hidhte në libra, gjithe krijimtarinë e tij, por ne bashkohesit miqtë e kolegët duhet t’a realizojm si kumte të nje ylli të gjelbërt që duhet të rrezatoj natën e ditën mbi kulturen shqiptare e mbi të gjitha mbi shkencën e silvikulturës.
  Pyjet me gjethet e bisqet e reja në këtë pranverë të trishtueme, ngujueme në shqipëri e Kosovë, nga trupi e gojzat e organeve të tyre, me avullin e frymarrjen nxjerrin lotët e dhimbjes për një humbje epokale të një inxhinieri pyjesh, të një novatori e shkencëtari edhe pse pa titull zyrtar. Fatmirësisht të një pylltari mbushur me pasion e kulturë të thellë e të gjerë. I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij dishepulli të pigmentit të gjelbërt të natyrës e pylltarisë shqiptare.


nga: Dr. Selman Meziu 
Firence 08.05.2020 





    
                                       

No comments:

Post a Comment