Dervish ÇAUSHI |
Libohova është vendlindja dhe vendbanimi i Dervish Çaushit, njerit prej intelektualëve
dhe specialistëve të shumtë që ka nxjerrë ky qytet gjatë gjithë historisë së
tij shumëshekullore. Në kujtesën time si shok, mik dhe bashkëpunëtor i pandarë në të gjithë rrugëtimin tonë të përbashkët
mbi 50 vjeçar, por edhe të shumë shokëve, miqve, kolegëve dhe nxënësve me të cilët ai ka
bashkëpunuar dhe vazhdon akoma të ketë
marrëdhënie të forta miqësie dhe
pune me të gjithë spektrin shoqëror dhe
familjar brenda e jashtë Libohovës, Dervish Çaushi mbetet një njeri me vlera dhe
kontribute të veçanta njerëzore,intelektuale, profesionale dhe frymëzuese në çdo
aspekt të jetës, punës e shoqërisë.
Modeli i sjelljes dhe
punës së i tij në fushën e bujqësisë dhe arsimit, janë dhe mbeten për këdo shembull për krijimin e një fryme
dhe strategjie bashkëkohore në shërbim të një realiteti të qëndrueshëm të
zhvillimit shkencës së bujqësisë, të arsimit, të jetës social-kulturore dhe intelektuale jo
vetëm në Libohovë, por edhe më gjerë. Në Libohovë, për shumë dekada me radhë, kanë funksionuar dhe
vazhdojnë akoma të japin kontributin e tyre në jetën social-ekonomike të
qytetit dhe zonës përreth, mjaft institucione dhe degë të ekonomisë, arsimit
dhe kultures, ku në kontributin dhe veprimtarinë e qindra specialistëve dhe
kuadrove, padyshim që emri dhe veprimtaria aktive dhe frytdhënëse e
specialistit agronom dhe mësuesit të devotshëm Dervish Çaushi, mbeten një
pasuri dhe një burim frymëzimi edhe për brezin e ri.
Jeta, puna dhe
veprimtaria shoqërore e Dervishit është përshkuar nga një rrugë e gjatë e
mbushur me përpjekje dhe kontribute të vazhdueshme. Të gjithë ne shokët, kolegët, bashkëpunëtorët e
tij që së bashku kemi punuar dhe që
akoma vazhdojmë të kontribuojmë sadopak në jetën social-ekonomike të qytetit
tonë, natyrisht që kemi përjetuar dhe vazhdojmë të ruajmë respektin e dashurinë për këtë njeri dhe
intelektual të veçantë. Të flasësh për cilësitë njerëzore të Dervish Çaushit, nuk
mund të lesh pa cituar idenë se ai përbën një njeri model të veçantë të komunikimit me masën
e nxënësve, kolegët e shumtë dhe bashkëqytetarët
e vet.
Në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin
“11 Shkurti”
|
Puna dhe bashkëpunimi i tij me këdo që ka patur mundësinë të jetë pranë Dervish
Çaushit, mbetet një përvojë e rëndësishme në lidhje me artin e drejtimit dhe
komunikimit. Si drejtues dhe mësues i biokimisë me një përvojë mbi 25
vjeçare në të dy shkollat e Libohovës, Dervish Çaushi është dalluar për formimin
e tij të plotë kulturor e shkencor, i
cili ka ndikuar shumë në personalitetin e tij intelektual. Mënyra e sjelljes si
mësues e Dervishit vazhdimisht
është shprehur me fjalë dhe veprime. Një nga problemet kryesore të tij në punën e
drejtuesit dhe mësuesit, ka qenë disiplina e punës, të cilën ai gjithnjë e ka
vlerësuar si një nga faktorët kryesorë të drejtimit të shkollës dhe klasës. Parimi i Dervishit në punën e vet
mësimore-edukative ka qenë dhe është udhëhequr nga koncepti se një mësues i mirë duhet t’u mësojë nxënësve që
ata të marrin përgjegjësinë për të mësuarit dhe të arrijnë t’i realizojnë
objektivat që i vënë vetes.
Dervish Çaushi, çast pune duke dhënë përvojën e vet mësimore e edukative |
Si mësues dhe edukator Dervish Çaushi vazhdimisht është dalluar për inteligjencë, njohje të profesionit, kryerje të punës me ndërgjegje e dashuri për nxënësin, durim, qëndrim të drejtë dhe sinqeritet. Te personaliteti i tij si kuadro dhe mësues përfshihen bindjet, niveli shkencor e kulturor, figura morale, psikologjike e pedagogjike, aftësia didaktike, ku ai gjithnjë i ka dashur nxënësit dhe shkollën, duke punuar me këmbëngulje e durim për mbarëvajtjen e tyre.
Dervishi gjithnjë është dalluar për një qëndrim sa emocional dhe tolerant para shakave të ndryshme të nxënësve, duke e kuptuar dhe duke e ndjerë mire botën e tyre emocionale. Si mësues dhe mësimdhënës Dervish Çaushi vazhdimisht ka bërë përpjekje që ta jape sa më mire atë, pa e bërë mësimdhënien gogol. Në orën e mësimit Dervishi gjithnjë është karakterizuar nga një organizim i plotë me veprimtari të përbashkët e të dyanshme mësues-nxënës. Nisur nga këto aftësi dhe cilësi të tij të gjithë kolegët dhe nxënësit ruajnë akoma të gjallë respektin ndaj tij si mësues, por edhe vetë ai vazhdon t’i ketë të freskëta e të gjalla respektin dhe personalitetin ndaj çdo nxënësi. Si mësues dhe edukator Dervishi gjithnjë e ka konsideruar veten shok, prind zëvendësues dhe mbështetës i egos së nxënësve të vet.
Shumë nxënës që janë edukuar dhe mësuar nga “dora” e tij, janë dalluar dhe vazhdojnë të dallohen për vullnetin e mirë për të mësuar sistematikisht. Vlerësimin e punës dhe dijeve të nxënësve Dervish Çaushi e ka patur si busull orientuese duke e cilësuar atë si fuqi individuale mjaft të rëndësishme në suksesin e përbashkët të procesit mësimor dhe edukativ. Në këtë drejtim ai gjithnjë është nisur nga këto tipare: t’i vlerësojë paanësisht nxënësit, të jetë i drejtë, të jetë njerëzor, të jetë kompetent.
Dervish Çaushi i sapodiplomuar në degën e agronomisë, ILB
Kamëz, 1975
Ja cili është rrugëtimi 65 vjeçar i jetës, punës dhe veprimtarisë
së tij.
Dervish Çaushi lindi në Libohovë më 6 shkurt të viti 1952.Arsimin 8 vjeçar e
përfundoi në Shkollën 8 Vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë në vitet 1960-1967
me rezultate shumë të larta. Në vitet 1967-1971 mbaroi shkollën e Mesme
Bujqësore të Delvinë , dega agronomi me rezultate të larta. Filloi
studimet e larta në vitin 1971 dhe i
mbaroi në vitin 1976 në Universitetin
Shtetëror të Bujqësisë Kamëz,Tiranë në fakultetin e Agronomisë, dega
Horti-Frutikulturë me rezultate shumë të mira.
Besnik Ismailati dhe Dervish Çaushi, nxënës në Shkollën e Mesme
Bujqësore Delvinë, viti 1969
|
Në vitin
1992-1995 mbaron studimet pa shkëputje nga puna pranë Universitetit “Eqerem
Çabej” Gjirokastër, në fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega biokimi me
rezultate të mira. Pasi u
diplomua filloi punë në N.B.”Muzafer Asqeri” Gjirokastër ,në sektorin e Odries,
me detyrë agronom frutikulture,ku punoi një vit. Pastaj
transferohet në sektorin e Nepravishtës me detyrë agronom sektori për katër
vite rradhazi (1977-1981. Prej këtekj transferohet me detyrën e përgjegjësit të
sektorin në sektorin e Bulos, ku punoi
prej vitit 1981-1985.Prej këtej transferohet përsëri në sektorin e Nepravishtës
me detyrë agronom sektori, ku punoi deri në marsin e vitit 1990.. Në periudhën mars 1990 e deri në
nëntor 1992, punoi agronon në degën e bujqësisë pranë N.B.Libohova, të
sapokrijuar. Në dhjetor të vitit 1991 transferohet në sektorin e arsimit, pranë
Shkollës së Mesme Bujqësore “11 Shkurti” Libohovë me detyrë zëvendësdrejtor
deri në shtator 1992, ndërsa nga shtatori i vitit 1992-shtator 1995 emërohet
drejtor pranë kësaj shkolle. Për periudhën kohore shtator 1995-shtator 2010
punon mësues biokimie në shkollën 9 vjeçare “Avni Rustemi” Libohovë. Nga maji i vitit 2010-shtator 2014 punon zëvendësdrejtor pranë kësaj shkolle, ndërsa në
periudhën shtator 2014-shkurt 2017 punon mësues biokimie po në këtë
shkollë, derisa del në pension.
Gjimnazi "11 Shkurti" Libohovë |
Gjatë
periudhës që punoi në sektorin e bujjqësisë, në vitin 1988 dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor
të RPSSH me Urdhërin e Klasit të III-të “Për punë të shquar në ekonominë
bujqësore”, me motivacionin :“Për organizim të mirë të punës në plotësimin e
detyrave të planit në kulturat bujqësore,veçanërisht në prodhimin e grurit,
duke u bërë shembull edhe për kuadrot e tjerë.”
Gjatë
viteve 1991-217, pra për një periudhë kohore për më shumë se 25 vjet punoi në
arsim,ku për punën e tij mësimore-edukative, në 7.03.2007 është vlerësuar me
fletë lavdërimi nga DAR Gjirokastër me
motivacionin:”Për punë të shquar në fushën e arsimit dhe edukimit.”. Në vitin
2011 Këshilli I Bashkisë Libohovë i jep titullin “Mirënjohja e qytetit” me
motivacion:”Organizator dhe drejtues i aftë,activist i shquar dhe i përkushtuar
në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.”. Në vitin 2016 ,drejtoria e shkollës
9 Vjeçare “A.Rustemi “Libohovë e vlerëson me certificate me motivacion:”Për
kontribut të shquar në fushën e arsimit, në kuadrin e javës së Arsimit pranë
institucionit arsimor “Avni Rustemi” Libohovë.
Në tërë
veprimtarinë e tij prodhuese dhe arsimore,Dervishi është dalluar edhe në
studimin dhe botimin e një sere artikujve shkencorë,si:
1. Studimi
agrokimik dhe pedologjik I tokave bujqësore në zonën e Odries në vitin
1976,studim ky që kryhet për here të pare dhe hedh themelet e trajtimit
shkencor të punimit dhe ushqimit të tokës, në shërbim të rritjes së rendimentit
të kulturave bujqësore.
2. Aplikon
për here të pare në rrethin e Gjirokastrës në vitin 1982 në sektorin e
Nepravishtës teknologjinë e re të kultivimit të misrit me fole, duke e rritur
rendimentinm e tij në këto sipërfaqe deri në 140 kv/ha.
3. Përdorimi
I lokalizuar I superfosfatit në kulturën e grurit,në kohën e mbjelljes së tij
në vitin 1986 në sektorin e Nepravishtës, duke mare një rendiment prej 60
kv/ha.
4.Pjesmarrja
dhe aktivizimi I nxënësve në përmirësimin e kushteve të mjedisit në shkollë e
në qytet,për periudhën kohore 2007-2010.
5. Grumbullimi,evidentimi
dhe përshkrimi shkencor me pjesmarrjen dhe aktivizimin e nxënësve, i bimëve mjekësore endemike të zonës së
Libohovës (çaj mali, sherebelë, salep, bliri i kuq i Labovës së Kryqit).
Ky është pak a shumë portreti i Dervish Çaushit si specialist dhe si mësues, puna e të cilit që meriton nga kushdo respekt e mirënjohje.
Përgatiti: Besnik Ismailati
Libohovë, gusht 2017
No comments:
Post a Comment