Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 13 September 2017

Bujqësia dhe zonat rurale: Disa reforma dhe mekanizma që përshpejtojnë zhvillimin e tyre.

nga: Prof. Ass. dr. Enver Isufi
            ibb-Durrës.
           en.isufi@gmail.com ( www.ibb.al)


Enver ISUFI
Buxheti
            Nga publikimet  zyrtare pranohet   se bujqësia  jep nga 18-21 % të GDP-s  dhe mer prej saj  1,5-2 %  të GDP-s . Shumica  e pasojave  pse bujqësia  jonë është në këtë gjendje vjen nga ky buxhetim i ulët.
            Për  ta bërë më të kuptueshme   këtë  gjendje  edhe për fermerët , po përshkruajmë një bisedë  në formë fabule  zhvilluar mes babait dhe  djalit të tij të vetëm. E thirri babai djalin dhe i  tha“Kur  të martoj ty këtë vjeshtë  do të bëj një dasëm që nuk e ka bërë njeri tjetër në Tiranë“. Do të  ftoj 300 veta   dhe do zgjedh lokalin më  të bukur.
-Mirë  i tha djali. Babai me këtë  premtim mbushi të gjitha kafenetë e Tiranës, saqë  shokët  e babait filluan ti drejtohen djalit.
-Babai  na ka thënë  se në dasmën tuaj do ta bëjë namin. Një ditë   djali i u drejtua njërit  prej tyre.
-Po  a  e dini ju  se  sa lekë më ka dhënë mua  babai për këtë dasëm ?
-jo i u pergjegj ai. -Babai më ka dhënë vetëm 1000 Euro. - E kuptova, tha shoku i babait  se sa dasëm e madhe  do jetë dasma juaj.
          Tani të kthehemi tek bujqësia. A mund të ketë bujqësi të madhe  me  një buxhet 1-2 % të GDP-s. Pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur se politika ka menduar vetëm për momentin Momenti ka  qenë  dhe është me tregun  plot,  produktet i blemë  edhe më lire duke i importuar  jasht vendit dhe politika nuk shikon shqetësime. Tregu vërtetë është plot, por është dëmtuar rëndë përpektiva. Bujqësia  është ende  e dobët, jo konkuruese, të rinjtë lënë fshatin,  lënë edhe vetë Shqipërinë. Nuk ka produkt më të shtrejtë   se sa  vetë forcat tona shkencore  dhe ato të punës që largohen nga vendi. Këto forca nuk i kompenson asnjë diferencë çmimesh të domateve  dhe specave që na vjen nga jasht Shqipërisë. ”As osmanët, as lufta, as komunizmi nuk i sollën kaq dëme rënies së  popullsisë shqiptare se sa periudha post ’90-ta” ( marë nga artikull i shkruar  nga Blerina Hoxha i shpehur me tekst, shifra  dhe grafiqe, në revistën, Monitor, 2017) .

Baza materiale me në krye naftën
           Baza  materiale  e bujqësisë    sot thirret me termin në anglisht “inpute“  janë të shumta, por më  me peshë  në zhvillimin e bujqësisë  dhe zonave rurale/fshatare  është  energjia, pra nafta.
 Të ketë përgjatë   autostradës  Tiranë –Durrës, Tiranë - Shkodër ,Durrës - Vlorë  mbi 80 pika për shitjen e karburanteve   dhe shumica  e tokave janë të pa përdorura  për prodhim, kjo s´ka lidhje  me ligjet e ekonominë  së tregut „ që   kur shtohet prodhimi  i naftës  logjikisht pritet të ulet çmimi  i saj “
               jeshë një  vend prodhues i naftës  dhe  bujqësia  ta blejë atë   më shtrejt  se  sa vendet ballkanike  që nuk prodhojnë naftë, kjo nuk kuptohet ndryshe  vetëm se  me rënien e Shqipërisë    një vend  me status  kolonial ose gjysëm kolonial, por i pa shpallur. Ajo që ka  ndodhur me  naftën , lipset  të xhirojmë  serinë  e dytë të filmit “Gjeneral Gramafoni”.
            Të keshë  sot kaq shumë mjete bujqësore në shitje    dhe rreth tyre toka të jetë e pa punuar, kjo është e dhimbëshme dhe   përsëri shkak është  i çmimi i lartë i karburanteve për bujqësinë.

Infrastruktura  fizike e bujqësisë
           Shqipëria para  viteve 1990  trashëgojë një bujqësi të madhe, me  infrastrukturë bujqësore gati perfekte (parcelimi, terracimi,kanalet kullues  e vaditës, rezervuarët  e ujit, hidrovorët kullues   etj,  por tani  parcelimi  është  kthyer në parcelim kopështesh  dhe baçesh. Vërtetë  infrastruktura rrugore gjithnjë  e më mirë  po bëhet, por këto rrugë të asfaltuara në zonat fshatare  duken si një zinxhirë    bukur të  qepur në një bluzo të grisur. Majtas  dhe djathtas ka toka të pa punuara  me ferra  e shkurre.
            Gjendjen e kanaleve  tashme  e dimë të gjithë se si është. Kjo llojë infrastrukture  nuk po e  lejon  bujqësinë tonë të përdori përparësitë  e ekonomisë private  të tregut. Dje kishim bujqësi të madhe  me interesim të vogël për prodhuesit, sot kemi një intersim të madh, por  me bujqësi të vogël. A do ta mundi  dot bujqësia  e kioskave marketingun e supërmarkatave të mëdha. Kjo është sfida jonë .
            Rregullimi hap pas hapi i kësaj infrastrukture do ndihmonte në rritjen e frutëshmërisë  së bujqësisë. Për gjetjen e  mekanizmave  real se  si mund të  përshpejtohet ky proces i zmadhimit fermave asnjëherë nuk është diskutuar seriozisht.
            Pjesë  e kësaj  janë  edhe rishikimi i rezervuarëve të vjetër  të ujit për ujitje(kemi trashiguar  mbi 600 të tillë), por  që duhen inspektuar gjendja aktuale  e tyre dhe masat  tekniko dhe financiare për rikthimin e tyre në potencialet e veta ujëmbajtëse. Të tjerë basene mund  dhe të tjerë hidrovorë  mund të ndërtohen gjithashtu.

Infrastruktura    Shkencore dhe Këshilluese
            Dy dekadat e fundit u krijua  një koncept primitiv  për heqjen nga fjalori temin „shkencë“ dhe „kërkim shkencorë“, kjo vetëm e vetëm për të justifikuar reformat e gabura dhe shkatërrimtare që u zbatuan  për shkencën e të gjitha niveleve  deri në Akademinë e Shkencave.
            Nivelin e një dege të ekonomisë  e përcakton  niveli i shkencor që zbatohet në të. Pa u zgjatur  në këtë  temë  do doja  të theksoja idenë   se  ka rëndësi  që shkencën t´ja përshtasim nevojave praktike  dhe jo godinave aktuale, tarafeve për punësim, termave  të bukura  që përdoren. 
                                                                      
Organizimi i ri i shkencës dhe zbatimit  nevojitet të sigurojë  katër  nivele kryesore .
            Niveli parë  , Universitetet  dhe  Akademija  Shkencave / publike  dhe plus ato   private  që do kenë të njëtin nivel shkencorë  dhe laborotorik). Këto kryejnë studime të thella ose  siç i quajmë studime bazë, fundamentale. Ndikimi i tyre në ekonomi e shoqëri   është afatgjatë, i thellë, i gjërë ,gjithëpërfshirës. Edhe titujt e botimeve duhet ti përgjigjen këtij niveli.
            Niveli i dytë Institutet/ Stacionet/ Qendrat       mbulojnë disiplinat e veçanta (Mirëadministrimi tokave  dhe të ushqyerit shkencorë të bimëve , Mbrojtja integruar dhe biologjike  e  bimëve, Perimikultura, Pemtaria/  Mjeksia  veterinare  dhe Zooteknia ,Siguria Ushqimore.)
Këto institute,stacione apo qendra bëjnë studime të zbatueshme  në nivel bashkie, qarku  dhe vendi. Këto studime duhet që brenda 1-3 viteve të kenë dhënë  ndikimin pozitiv direkt  në nivel ferme. Edhe titujt e botimeve duhet ti përgjigjen këtij niveli.
            Niveli  i tretë Drejtoritë  e Bujqësisë  që do jenë pranë  Bashkive. Këto mund të kenë  edhe emrin “Grupi i Bujqësisë  Qëndrueshme dhe Këshillimit Bujqësor”Këto bëjnë studime për potencialin e zhvillimit që kanë  komunat dhe Njesitë Administrative,bëjnë demonstrime fushore për zbatimin e tyre    në nivel ferme  me praninë  e fermerëve, rritësëve të kafshëve, informojnë fermerët mbi kohën e  shfaqjes së sëmundjeve  dhe insekteve dëmtues, krijonë fermat model ku zbatohen praktikat e mira bujqësore , saktësojnë  statistikat , të cilat  ende  kanë  kaq shumë mangësi  etj . E gjithë veprimtari  e  përvojë është lënda parë për një  këshillim bujqësorë të frutëshëm  në zonat përkatëse.

            Niveli katërt  Niveli i tretë  që përmendëm më sipër komunikon me ekspertët e terrenit  dhe me fermat e mëdha me ndikim në treg. Punët në këtë nivel  bëhen gjithnjë  e më konkrete, gjithnjë  e më afër  prodhuesëve  dhe përpunuesëve.
Kur të gjitha nivelet komunikojnë me njëri tjetrin  sipas rënditjes,  rriten kontaktet  e forcave krijuese  dhe zbatuese, gjë që  çon në përsosjen e programeve të kërkimit dhe cilësisë  së tyre shkencore. Forumet shkencore  si konferencat, sympoziumet, kongreset duhet të përcaktohen  që të zhvillohen periodikisht  dhe jo spontanisht. Këto forume  bëjnë të mundur  kompaktësimin e forcave shkencore të  të gjitha niveleve dhe institucionalizon debatin shkencorë  dhe pavarsinë  e secilit nivel kërkimi e zbatimi.
Këto katër nivele duhet të kenë statusin e vet  ligjorë     fuksionimit  dhe komunikimit.

            Pra një ligj integral mbi shkencën dhe zbatimin në bujqësi  është i nevojshmë    të përdagitet në përputhje  me zhvillimet dhe kërkesat  e reja. Këto ligje  duhen hartuar me synimin e përafrimit të tyre me rregulloret  e BE-s ku ne po synojmë të bashkohemi. Kur themi se dijenitë  shkencore janë inpute  me vlera monetare  ashtu si  mallrat e tjera, ato si  çdo mall, kanë të njëjtën rrjedhje  në treg si të gjitha mallrat.

·                         Tregu i  madh  me  shumicë  i  mallrave (në këtë rast supermarkatat e mëdha të mendimit  e kërkimit janë  Universitetet  dhe Akademitë)
·      Minimarketet  ( në këtë rast institutet  e disiplinave përkatëse)
·      Dyqanet( në këtë rast bërthamat  e  specialistëve pranë bashkive)
·      Kioskat (në këtë rast  ekspertiza e komunave, si agronome, veterinarë, inxhinierë pyjesh, zooteknikë  që janë direkt në kontakt me fermerët për ti ndihmuar ato për zbatimin e teknologjive të hartuara nga nivelet më të larta të kërkimit  dhe këshillimit bujqësor.
         Pra  edhe“ shitja“  e trurit  ka kanalet e veta  të marketingut .
Është  ky shkaku pse  duhet menduar për një  organizim logjik të  këtyre institucioneve. Nëse  ato nuk lidhen  në atë mënyrë që të komunikojnë pa sforco dhe të  ndihmojnë njëri tjetrin, reformat nuk do të jenë funksionale.
Ashtu si të gjitha mallrat që paketohen për  në treg, edhe produktet e shkencës  dhe  zbatimit  duhet të „paketohen“
         Paketimi i arritjeve shkencore, mendimeve , ideve, praktikave inovative realizohet   në formën e  botimeve  përkatëse. Të tilla janë që nga artikujt, fletëpalosjet, broshurat, revistat shkencore  dhe  ato praktike, librat, vidiot prifesionale, filmat shkencorë, faqet e  interneti etj). Kurrë nuk kemi pasur më  shumë shtëpi botuese  e kaq shumë letër e informacion   se sa  kemi sot, por kurrë nuk kemi pasur më pak botime  shkencore  dhe zbatuese  në fushën e bujqësisë se  sa  kemi sot. Paradoks, por është fakt.
         Medja elektronike    është një formë tjetër  e “paketimit  të dijeve si mall për treg” Televizioni  Publik Shqiptarë (TVSH)   duhet mbështetur për më  shumë  programe  për bujqësisë dhe zhvillimit rural. Mediat elektronike private rajonale   duhen mbështetur gjithashtu. Po si mund të kontribojnë  ato për zhvillimin e bujqësisë  dhe civilizimin e fshatit ? Le të vendosen në dispozicion të  pesë televizioneve lokale  dhe  private rreth 50-60 mijë  Euro në vit.
         Për një  emision 30 minuta  të paguhej  rreth  1000 Euro. Cdo televizioni lokal ti kërkohej që të aplikonte te televizioni shqiptarë (TVSH)  për 10 emisione  në vit . Televizionet të paraqesnin tematikën, me skenaret përkatëse. TVSH-ja  me një grup ekspertësh bazuar në tematikën dhe skenaret më të mirë  të përgjedhte  televizionet fituese . Pra  do kishim në një   vit 50 emisione  më shumë  për bujqësinë dhe zhvillimin rural/civilizimin e zonave fshatare.

Qendra  e Informacionit  dhe Edukimit Bujqësor .
         Prania  e këtij institucioni  do ishte  me shumë dobi. Këtij  institucion i ngarkohet  botimi i  revistës  “Bujqësia  Shqiptare” (e cila që nga viti 2006 nuk botohet) ,do të botonte buletinin e shkencave bujqësore, filmat   bujqësorë , libra, broshura    do të përgaditeshin nga institucionet shkencore bujqësore  dhe nga vetë  kjo qendër etj. Kjo qendër të kishte shtypëshkronjën e saj.

Sistemet  e bujqësisë  me  standartet përkatëse
         Sistemet e bujqësisë dallohen mes tyre nga baza materiale që  përdorin si  dhe qëndrimi që ata mbajnë  ndaj mjedisit. Pesha  që zënë në përqindje sistemet e bujqësisë   varen nga vetë zhvillimi  i vendit. Në vendet e  BE-s  dominon bujqësia  integruar  dhe ajo biologjike, në vëndet e pazhvilluara dominon sistemi konvencional  dhe ai me inpute në sasi  minimale.
(Shqipëria  futen tek grupi i dytë  i  vendeve ku dominon bujqësia konvencionale  dhe ajo me përdorimin në sasira  minimal të inputeve)
         Vendi jonë  duhet të ketë objektivat e veta   se  sa përqind  do të  zejë secili sistem  bujqësie për katër ose tetë  vitet që vijnë.
-Sistemi  me inpute  të pakta: Ferma përdor pak plehra , pak pesticide. Ky sistem krijohet nga pamundësia  e investimeve  në bujqësi. Prodhimi është cilësor, por  me pakicë.
-Sitemi bujqësisë konvencionale-ku  përdorimit  inputeve është në sasira të mëdha. Përparësi ka sasia  dhe jo  cilësia  e prodhimit.Inputet   shpesh kanë  cilësi jo të mirë   për shëndetin dhe mjedisin. Ky sistem vjen drejtë kufizimit.
-Sistemi Integruar( baza materiale kryesisht pesticidet, plehrat, bio-rregullatorët) farërat  janë    cilësore.
- Sitemi bujqësisë  biologjike,  përdor  një listë inputesh që bazohen në standartet kombëtarë  dhe të BE-s  të provuara  si shumë miqësore  me shëndetin e njerzëve  dhe mjedisin).
         Bujqësia  miqësore  (bujqësia Integruar dhe ajo biologjike) na garanton jo vetëm një ushqim të shëndetëshëm për popullsinë por na shmang   katraurën mjedisore.
Katraura urbanistika na ndodhi pikërisht se nuk ishim të përgaditur për ta parandaluar. Jemi ende  në kohë për ta parandaluar këtë rrezik të ardhëshëm në fushën e bujqësisë .
         Në këtë kuadër  duhet të ketë  objektiva për  standartet si  HASAP, Global GAP, dhe   standartin Bio. Franca  dhe Gjermania kanë marë objktiva kombëtare  që pas 5 viteve 20 %  e prodhimit të jetë prodhim biologjik.

Inovacionet  në bujqësi.
         Ka  shumë studime të aplikueshme  që mund të futen direkt në prodhim. Institutet  dhe Universitetet   kanë studime të tilla. Instituti Bujqësisë  Biologjike p.sh, ku unë punoj ,ka tre  praktika të tilla inovative.
-Përdorimi i feromoneve në vreshta për mbrojtjen e rrushit nga tenja  shmang 100 % përdorimin e insekticideve  në vreshtë.(Në Gjermani  dhe Zvicër  50 %  e vreshtave  trajtohet me këtë metodë  plotësisht miqësore
 -Kemi në koleksioniet tona 10 kultivarë hardhie  dhe 10 kultivarë molle  që janë rezistent ndaj sëmundjeve kryesore. Me këto kultivarë  pakësojnë 50-80 % sasinë dhe insekticideve dhe fungicideve në vreshta  dhe në prodhimin e mollëve.
- Pajisjet elektronike për progmozimin e sëmundjeve , gjithashtu janë  shumë të efektëshme
         Instituti jonë  aparatura të tilla i përdor prej shtatë vitësh, por kjo metodë nuk nxitet nga shteti që të jetë   kudo perdorur nga fermerët.Pikërisht këto  inovacione  duhet të jenë me përparësi e  subvencioneve  në bujqësi.


Politikë shtetërore për përdorim të inputeve cilësore
          Ide inovative  do të ishin  edhe  mekanizmat  për të sjellë në Shqipëri inpute me cilësi të lartë  për prodhimin dhe mjedisin ( pesticide, plehra kimike, farërara)
         Subvencionet  e studiuara do  të ishin  një mekanizëm i mirë  për të  importuar këto lloje inputesh.
         Kur themi subvencione  të inputeve  do të kuptonim këtë llojë komunikimi  të shtetit me operatorët privat “p.sh. të nderuar   tregëtarë dhe  fermerë ;”përdorëni  në mbrojtjen e bimëve  feromonet çorientuese  të insekteve dhe preparate biologjike, sepse diferencën e çmimit  mes tyre dhe inputeve konvencionale me cilësi të dobët mjedisore e kompeson  shteti”
        Institucionet shkencore në këtë mynyrë orientojnë  edhe kërkimet, pra testojnë paraprakisht  në kushtet e Shqipërisë pikërisht inputet me perspektivë, i ofrojnë biznesit   dhe vetë Qeverisë lista  të studiuara  të inputeve ,të cilat  meritojnë regjistrohen dhe  subvencionohen pjesërisht nga shteti.
         Shembull:  Siç  përmendmë më sipër Instituti Bujqësisë Biologjike  ka një përvojë  15 vjeçare   përdorimin  e  feromone çorientuese  në mbrojtjen e prodhimit të rrushit  nga tenja ,duke menjanuar plotësisht insekticidet konvencionale. Nëse shteti  subvencionon 80 mijë  Euro në vit (gjysmën e kostës  së feromoneve)   menjanohen insekticidet në 1000 ha vreshtë.  ë
         Po me këtë  llogjike:po të subvencionoheshin disa  fidanishte private     prodhonin  fidana të hardhisë  dhe mollës nga kultivarët rezistent ndaj sëmundjeve ( që ne i kemi këto kultivarë në koleksionet tona), për tre katër vite mund të mbillnim 1000 ha vreshta  dhe 1000 ha mollë  më kultivarë  që do konsumonin 50 % më pak fungicide  se sa  kultivarët  e zakonshëm.
        Kjo strategji  e stimulimit  të inputeve cilësore, mbështet zhvillimin e bujqësisë  së qëndrueshme, objektiv    e gjejmë si angazhim deri te Kushtetuta  e Shqipërisë
 ( Për Zhvillimin i Qëndrueshëm  i  Bujqësisë   dhe Mjedisit)
         Në zbatim të kësaj strategjie shteti bën planin e  sipërfaqeve  të vreshtave, ullishteve, perimeve, mollës  etj që do të  trajtohen me inpute miqësore.Kjo na çon në angazhimin kombëtarë se  sa përqind  do zejë bujqësia Integruar  dhe ajo Biologjike pas pesë  ose 10 viteve të ardhëshme ?
       Sasia   e sipërfaqes  së bujqësisë  së mirë  do të rritej vit pas viti, gradualisht sipas fuqisë  së shtetin.Kjo strategji  zgjeron  nga viti në vit  edhe  numrin dhe sasinë  e produkteve të çertifikuara  me standartet HASAP, Global G.A.P  , ISO  dhe ato Bio.Këto mekanizma financiare të bëra  në bujqësi  dhe blegtori, do ti kursejnë shpenzimet  e sektorit të mjeksisë, sepse ushqimi shëndëtshëm, është masë parandaluese  për sëmundjet humane  dhe veterinare.Këtë përfundim e gjejmë edhe në literaturën e vendeve të zhvilluara. Na duhet të kemi brenda vehtes një ego pozitive që p.sh pas  10 viteve  të kemi arritur që tek konsumatori  Europian e më gjërë    qarkollojë opinioni:”Doni të   konsumoni ushqim të shishëm dhe të shëndetëshëm, këtë  e gjeni në Shqipëri” 
          Sot ende konsumojmë  ushqim të mirë. Pyetja shtohet :nga varfëria sepse skemi buxhet për  blerë sasira të mëdha  inputesh),apo nga mençuria  e zbatimit të praktikave  shkencore bujqësore.

Partneriteti i shtetit më institucionet  private. 
         Është një rezervë tjetër  e madhe që nuk është përdorur sa duhet.Shpesh organizatat jo fitimprurëse  dhe jo qeveritare shteti i shikon si konkurente  dhe jo si partnerë. Është një numër i madh ekspertësh në këto organizata, institute, fondacione  që shteti duhet ti integrojë  në zbatimin  e  politikave bujqësore kombëtare.

 Marketingu bujqësor
         Shtimi i pikave të grumbullimit, të ruajtjes  në sistemet  e ftohjes , sistemi i tregëtimit të produkteve lokale janë tashmë të mirëpritura. Na duhet të  kemi supermarkata  me mbishkrimet psh “Prodhime  nga Shëngjergji” Prodhime  nga zona Baldushkut, Ndroqit, Ishmit, Luginës së  Vlorës , Kallmeti,  Puka, etj,  etj. Ky llojë idendifikimi e bën më të prekshëm më të besueshëm më të kontrollueshën e deri  më nostalgjik prodhimin vendas.
         Një  makinë  e madhe  e tipit maune    me mbishkrimin „Perime të Freskëta nga Divjaka“  që çdo ditë vjen në Tiranë  do ta bëntë  më të besueshëm  prodhimin vendas  dhe  vetë  promovon tij. Për eksportin nevojiten të tjera organizime që përfshijnë  përzgjedhjen e  kultivarëve, paketimin, etiketimin çertifikimin, studimin e tregut etj.

Siguria Ushqimore
         Kjo është një temë  e gjërë, por na bie në sy që ajo fokusohet kryesisht në  kontrollin e produkteve të gatëshme  dhe më pak  në tërë zinxhirin e prodhimit .Siguria ushqimore përfshinë  të gjitha hapat që bën produkti , që nga fusha  e deri  në pjatën tonë.
         Pra  fillon me farërat cilësore, higjenën  e tokës  higjenën e ujit, cilësinë  e plehrave  dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve(PMB), cilësinë  dhe kriteret shkencore të përdorimit  të tyre, përfshinë mjetet  e punës, magazinimin, paketimin dhe ruajtjen  deri sa vjen në treg.Pra siguria ushqimore përfshinë  si pastërtinë  sipërfaqësore  ashtu edhe  përmbajtjen  në brendësi  e produkte. Një mollë  ose  domate  e bukur  e larë  mirë, e ruajtur mirë , por që në brendësi ka mbetje kimike, hormoniale, nitrate, nitrite , metale të rënda  e tjerë, nuk  është  e sigurtë për konsumatorin. Vetëm një organizim zinxhirë  i institucioneve që përmendëm më  sipër mbullon të gjitha hapat që përshkon produkti  deri  në tavolinën tonë të ushqimit.

Mbashteja  financiare nga shteti
         Na duhet një diskutim më i thelluar  se si skemat  të jenë  sa më nxitëse.
Dekadën e fundit defekti më i madh ka qenë moszbatimi, pra  mos kalimi  pagesave  tek fermerët  se  sa defektet  e skemave.

Bujqësia integruesia më  e madhe  e Shqipërisë  në rajon.
         Bujqësia  jonë  me eksportin e produkteve dhe agroturizmi me “ importin” e konsumatorëve  si turistë, është  mekanizmi më i fortë  i integrimit të Shqipërisë  në rajonin  e Ballkanit  kontinental . Zonat shqipfolëse  bujqësia  i lidh jo vetëm shpirtërisht, por  edhe  ekonomikisht.
Është fati madh që  bujqësia  shqiptare në të shumtën e saj është bujqësi mesdhetare. Sfida  jonë  është  rritja  sasisë, cilësisë, konkurueshmërisë. Këto janë  edhe thelbi i reformave të kërkuara në këtë sektor.
 Reformat  janë  si syzet optike;numri i madh të shqetëson, me numrin e vogël nuk shikon.
“Nuk blihen  syze optike pa u vizituar, nuk zbatohen   reforma pa  u studiuar”

……………………………………………………………………






1 comment:

  1. Vlersim rreal dhe objektiv qe duhet mbeshtetur.

    ReplyDelete