Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Friday, 25 August 2017

NA IKU NJË NGA SINICARËT MË TË MIRË


-Homazh për Petraq Dimashin-

                                                                nga Fuat Memelli
                                                                               Boston, MA

            
Petraq Dimashi
         Më 20 korrik të këtij viti, në ditën e Shëndëllisë, ndrroi jetë në Çikago në moshën 61 vjeçare, sinicari Petraq Dimashi. Jo vetëm familja, por shumë shokë e miq të tij, ndien dhimbje. Është dhimbja për njeriun që ikën e nuk vjen. Por, për Petraqin u ndie shumë kjo dhimbje, jo vetëm se “nuk e kishte rradhën” siç shprehet  nënë Ollga për djalin e saj.-Rradhën e kisha unë se jam 84 vjet por sëmundja nuk pyet, thotë ajo. 
         Dhimbja për Petraqin ishte e veçantë, pasi ai kishte një zemër të madhe; se i deshte njerzit dhe e donin; se punoi me përkushtim 14 vjet që shërbeu si oficer në Shqipëri; se punoi 20 vjet në dy punë në Amerikë dhe kudo la gjurmë të pashlyera; se e deshte Sinicën dhe sinicarët me gjithë shpirt; se kur duheshin mbledhur kontribute për fshatin, për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit , për kishën e Shën Kollit apo për rikonstruksionin e shkollës së fshatit, etj, ishte ndër të parët. Ai jo vetëm jepte vetë, por edhe mblidhte nga sinicarët e tjerë në Çikago, për t’i dërguar në fshat. Në kontributet që jepte, e mbështesnin edhe gruaja e tij, Mimoza si dhe djali, Nasi. 
        Emigrantë të rinj që vinin pas tij në Amerikë, e kujtojnë Petraqin  për zemërgjerësinë që kishte duke i dhënë jo vetëm kurajo, por edhe lek sa t'i ndodheshin. E ç’duhet të bëjë më shumë një njeri i mirë?! -Malli për vendlindjen e digjte si prush. Kur shkoi pas disa vitesh, takoi çdo fshatar dhe shkoi e piu ujë në shumë burime. Një natë vajti te Guri i Boshkos ku e kishte fshatin si në pëllëmbë të dorës. Donte të shkonte përsëri, thotë Momoza, por sëmundja nuk e la.
Petraqi me bashkëshorten Mimoza dhe djalin, Nasi

KUSH ISHTE PETRAQI 

     
Kujtim nga vitet
e ushtrisë
Po themi shkurt disa fjalë për ata që nuk e njohin. Ishte një nga djemtë e Irakli Dimashit, nga Sinica që tani përfshihet në rrethin e Devollit. (Para viteve ’90, bënte pjesë në rrethin e Korçës.) U lind dhe u rrit në Sinicë. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në fshat, vazhdoi shkollën “Skënderbej” si dhe “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve” në Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1980. Këtë vit kur ishte me stazh në fshatin Drenovë, u njoh me Mimoza Nolen, e cila u bë bashkëudhëtarja e jetës së tij. Punoi në disa reparte të rrethit të Korçës si shef ndërlidhje në repartet e  Dardhës, Drenovës, Bellovodës, në Korçë ,etj. Në vitin 1994, si shumë oficerë të tjerë, e liruan edhe Petraqin. Në vitin 1996, ardhi në Amerikë dhe u vendos në Çikago, ku kishte patur edhe më parë mjaft sinicarë, midis tyre edhe të afërm të tij. Në fillim punoi si mekanik e supervizor në kompaninë e sinicarit, Xhorxh Shamata. Më pas u punësua në kompaninë e njohur të shitjeve”Wollmart”, ku qëndroi për disa vjet. “Imperiali” ishte kompania tjetër e njohur ku Petraqi gjithashtu la gjurmë të pashlyera.

NJË VLERËSIM I VEÇANTË

            Kompania “Imperial” ku ai punoi për disa vjet, një ditë organizoi një veprimtari me punonjësit e saj. Ishte ftuar edhe Petraqi me bashkëshorten. Në fillim foli pronari i kompanisë për punën dhe arritjet e saj. Para se ta mbyllte fjalën, ai tha:”Këtu mes nesh, ndodhet një punonjës të cilin dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë. Ai nuk është vetëm mekanik, por është i gjithanshëm, bën çdo punë. Petraqi ka bërë edhe punën e doktorit. Një ditë, një punonjës i yni, kishte pësuar atak dhe rezikohej të vdiste. Petraqi si të ishte mjek, i bëri frymëmarje artificiale dhe e shpëtoi. Kur mbriti ambulance, personi në fjalë e kishte kaluar situatën.(Kështu si "mjek" në momentet e para, ai i është gjendur edhe personave të tjerë në kompanitë që ka punuar.) Unë nuk e di se çfarë shkollash qënkan ato në Shqipëri që përgatitkan njerëz të tillë? Pastaj presidenti i kompanisë, një burrë i vjetër, u afrua te Petraqi dhe e përqafoi. Pas tij, e përqafoi edhe i biri. Salla shpërtheu në duartrokitje. Mua më shpëtuan lotë, shprehet Mimoza. Po ky bos i kompanisë, si mirënjohje për punën e mirë që bënte, për Krishtlindje i jepte Petraqit një çek të mirë.
Në Çikago me nënë Ollgën, vëllanë Andrea,  me Mimozën, Nasin, etj.
“LERENI DUHANIN TË MOS PËSONI FATIN TIM” 
    
            Petraqi vuajti nga sëmundja më shumë se një vit. Kishte patur kancer në mushkëri. Familja dhe mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar por pa rezultat. Pas një mjekimi të posaçëm, gjendja u përmirësua dhe familja mendoi se ia hodhi. Por, nuk qe e thënë. Sëmundja kishte “dremitur” brenda trupit të tij të shëndoshë dhe pastaj kishte kaluar në tru. Kjo ishte edhe faza finale që e mposhti Petraqin. Pas analizave që bënë mjekët e Çikagos, dolën në përfundim se sëmundja e tij ishte”Big one smog cancer”( një kancer i madh nga duhani.) Mjekët kishin qëlluar në shenjë. Petraqi kishte pirë duhan për afro 40 vjet. E la kur u sëmur, por ishte vonë. Mjeket thanë:”Po ta kishte lënë para dy vjetësh, do kishte shpëtuar”. Kur mësoi shkakun e sëmundjes dhe fundin që e priste, i bëri apel djalit, miqve e shokëve:”Lereni duhanin që mos pësoni fatin tim”.
        Petraqi u përcoll me nderime nga shumë pjesëmarrës: sinicarë, qytezarë, dardharë si dhe shokë e miq të tjerë. Ai do prehet në vorrezat e shqiptarëve në Çikago, pranë të afërmve të tij. Ja kështu na iku edhe një nga sinicarët më të mire, por që nuk do të harrohet.

Kujtime nga Sinica. .....  ..


Me Thoma Pazollin e Perikli Panon
Me Marjon Panon e Koço Dimashin

Gusht, 2017.

No comments:

Post a Comment