Në prehër mbajnë një lumë;
Aty do shkoj të tret mallë,
Si njëher’ kur isha djalë.
Atje të ndez një qiri,
Ku far’ e fisin kam lënë,
Mëmë, babë dhe gjiri.
Në ato bahçe përbi gur,
Do ndaloj te Lëmi Bitaj,
Të zë vallet si dikur...
Me vashëza plot hijeshi,
Zemrën ç’ja plcasin gurit,
Me kësulat përmbi sy!
Këngët të na venë gjym,
U tretën për Shqipërinë,
Sup më sup me frashërllinj.
Zhurma e lumit mërmërit,
E plotë të ndriçojë hëna,
Era nga Panjat të flladit…
Qukur-qukur me birbilë,
Fshati zë gumzhin si bleta
Gjithsekush me punët e tij.
Kur fillojnë e dalin bagëtia
Blegërima, zile, këmborë dëgjohen.
Çobejtë kopetë i vënë prëpara
Dhe shtegut të malit zën e treten!
Të mbledh çaj e trëndelin,
Te pi ujë nga të spitharit,
Në Marota të marr frymë.
Ashtu siç Shpirti ma di,
Të më ngopet kraharori,
Me freski e Lunxhëri!
Ky krua nisi dy shekuj më parë2),
Në kërthizë të malit, atje nën majë,
Gjë tjetër s'gjen, veç aromës së çajit,
Borën me re trazuar që pikon zallit.
*
Bulëzat e këtij dheu të ftohtë brisk,
Mjeshtrat lunxhiot i mblodhën pikë-pikë,
Shkrepave, luadheve shtruan sylinarë,
Të gurgullonte në fshat, ne Kruan e Madh.
*
Kroi i ri mortje të mos kish kurrë,
E derdhën fund e krye me llaç e gurë,
Gdhendën në brinjë një bukuri të rrallë
Në të tria krahinat ish krua i parë.
*
Një aneks mënjanë me merak latuar,
Vitat këngëtare të lanin shpenguar,
Në koritat më poshtë, me tufa bagëtia,
Vrapthi shuanin etjen sa binte qindia.
*
Derdhej aq rrëmbyshëm ujët ditë e natë,
Me një bend të madh e vunë në zap,
Ëmbël të gurgullonte në bahçet përrallore,
Dengëza me lule, pemë e bostanore.
*
Kroi i Madh, i burove gjithe mirësitë
Në qytezën4) shekuj ngujuar nga gjarpërinjt3)
Me gjyma e me bucela, i prisje përditë
Të mirrënin ujë, e të shkoqitënin dashuritë.
*
Vashëzat lastonja që rrotullonin synë,
Djemtë levenda që zinin pusinë,
Apo ndonjë nusëroke si lulja në vesë,
Lozte me trimin tek Vresht’ i Kallogresë.
*
Zemër e lavosur aty ndrojtjen flakëriti,
Ndaj kënga doli me duf që nga shpirti:
“Do vete të rri në krua të më vijë ajo që dua,
nazemadhe gjer në thua,…”
*
Kroi i Rrëzate më shfaqet gjithë nur,
Vetem dashuri i skalitën në çdo gur
Kroi i Madh do t’i thoshin të gjithë,
Atje mblidheshin, gëzonin Perënditë…
***********************************************
KËNGË PËR VËLLEZERIT SOTIRI,
RiILINDASIT MARTIRË
Do këndoj për Lunxhërinë
Me aromë trëndelinë
Plot me trimëri e mend
Ku ç’do fjalë ze një vend.
Bijte e saj vetëtimë
Ndezën flak Perandorinë
Pendeliu me Kostandinë
Sup më suo me frashërinj
Pandeli Sotiri o lule
Sulltanit përball ju ule
Sy me sy i qëndrove
Skolla shqip i kërkove.
Zgjati dorën, dha fermanë,
Pandeliu pa imzanë,
Dy- tre pika lot i ranë,
Vëlla Kotua iu ndodh pranë!
U hap lajmi si rrufe
Dil moj Korçë, pritna ne
Edhe Korça nuk e zgjati
Mësonjtoren bëri gati.
Zjarr i parë u ndez në Korçë
Pastaj në gjithë Shqipërinë
Shungulloi gjuha shqipe
Nga Prishtina në Janinë
Refreni
Ju o Rilindas martirë
Jetën dhat’ për Shqiperinë
Ne çdo gërm’ në alfabet
Vetëtin dritë e vërtetë
No comments:
Post a Comment