Drufrutor i kultivuar që në lashtësi.
“Mbollën të parët, hëngra unë,
duhet ië mbjell unë që të hanë të tjerët!”
Populli
duhet ië mbjell unë që të hanë të tjerët!”
Populli
Arra është
një nga drufrutorët më të herëshëm në Siujdhesën e Ballkanit. Nuk mund të
thuash me saktësi se kur njerëzit në këto treva kanë filluar të shijojnë frutat
e saj, por gjurmët të çojnë të paktën mbi 4 mijë vjet më parë dhe mund të jetë
nga dru frutorët e parë të domestikuara e të kultivuar. Në
Shqipëri arra gjëndet e kultivuar, në gjëndje spontane dhe të egër. Në gjëndje
të egër rritet në faqet e kodrave dhe maleve në pjesën shkëmbore si dhe në
përrenj dhe brigjet e lumenjëve. Gjëndet gjithashtu në formacione të vogla
pyjore në faqe malesh, në brigjet e lumenjëve e përrenjëve me ujë të lëvizëshem
nëntokësor, për të cilat mund të
mendohet se zanafillën e tyre e kanë nga faktorë njerëzorë. Formacione të tilla
pyjore në rrethin e Gjirokastrës kanë qenë disa, nga të cilat një pjesë e mirë
e tyre janë degraduar ose zhdukur si: Hijeja e Sopotit në Lazarat, Harkofole në
Labovën e Kryqit, Satakone në Grykën Selckë, ato të fshatit Kardhiq, etj.
Arra gjat shekujve të fundit, zakonisht është kultivuar tradicjonalisht në mezhdat
apo ledhet e arave, në kopshte, vreshta dhe më pak rreth banesave. Në zonën
kodrinore e malore si dhe në një pjese të zonës fushore, në fillimin e
shekullit të kaluar nuk mund te gjeje ara që të mos ishin mbjellë në to të
paktën 2-3 rrënjë arrë, kjo traditë ka ardhur nga lashtësitë e cila u ndërpre
në mesin e shekullit të kaluar me kolektivizimin e bujqësisë dhe me sistemimet
e tokave që u kryen në atë kohë. Gjat kësaj periudhe u mbuall sipërfaqe apo
blloqe të shumta nga të cilat disa nuk i rrezistuan kohës për shumë arsye.
Nga fëmijëria
më kujtohet se arrëve gjat vitit nuk u kryhej ndonjë shërbim. Në praverë sapo
fillonte levizja e lengjeve e çelnin gjethet, fëmijët prisnin lastarë 1-2
vjeçarë për të bërë me levoren e tyre
birbila dhe një lloj trombete të cilën quhej zurna[1]. Për
t’a shkëputur lëvoren nga druri e trokisnin me bishtin e biçakut duke kënduar në
ritmin e trokitjeve një këngë që thuhej: Xhan,
xhan bilbilxhan…etj. Çdo njëri nga
ne kur ishim fëmijë bënim kujdes që çelja e arrëve të na gjente me një thikë të
vogël xhepi për të çfrytëzuar mundësitë që na jepte arra për tu zbavitur, por edhe
për të ngrënë.
Amvisat
nikoqire kur kokërat e arrës bëheshin diçka më të mëdhaja se kokrat e lajthive
mblidhnin disa për të bërë gliko cilësore sipas një teknollogjie të veçantë. Me
von aty nga muaji korrik, kur fruti dhe thelpijtë ishin formuar, fëmijët dhe adoleshtët, i çanin me një biçak dhe i hanin, këto i quanim “kolindra”. Lëvozhga e jashtëme i bënte
shputat e duarve të zeza që nuk dilnin për një kohë të gjatë, ndërsa pjesëzat
që ndanin thelpinjtë, po të haje shumë kolindra të ngjyroste dhe buzët, kishte
dhe nga ata që i ngjyrosënin vetë sepse mirrënin një ngjyrë të bukur në manushaqe. Kokërat e arrës në pemë shpesh ishin dyshe, treshe e
katërshe ngadonjëherë, këto quheshin “kolivaç”. Ndërsa arrët që u qe hequr lëvozhga e jashtëme, sharku, thërriteshin "karakuka". Arrat e krymbura qe nuk kishn gjë brenda i quanim "arra fuçka"
Kur fillonte
pjekja e frutit fshatarët përgatitënin shufrat prej frashëri dhe i shkundënin
për t’i mbledhur. Me rënien e shirave të para ndën kurora e tyre kontrollohesh përsëri
nga të zotët, për ato që mund të kishin mbetur pa u shkundur. Lëvozhgat e arrës, sharkun, e përdornin për të ngjyrosur prodhimet e leshit si bluza, çarape, shalle,
etj., me nuanca të ndryshme të ngjyrës kafe. Drurin e arrës fshatarët e
përdornin për të bërë parmendat e punimit të tokës, paisje të mullinjëve të
blojes, derstilave, zbukurime artistike si dhe për ndërtime. Disa fshatra në
Rrethin e Gjirokastrës siguronin 100-200 kv arra në vit, edhe gjat periudhës së
kooperativave, kjo përbënte një të ardhur të mirë për banorët e këtyre
fshatrave. Sasira këto që sapo vinin e pakësoheshin për shkak të tharjes,
prerjes apo degradimit e
keqadministrimit të tyre.
Në periudha
të vështira dhe luftrash arra ka qenë një ushqim i rëndësishëm për shqiptarët
për të zbutur urinë e madhe të shkakëtuar nga mungesa e drithrave. Arrët u jipeshin
dhuratë të afërmeve si dhe gostiteshin fëmijët. Në pakot e Vitit të Ri arrat
dhe fiqtë e tharë ishin asortimenti kryesor i tyre. Arrët zakonisht haeshin
darkave rreth vatrës para se të shkonim për gjumë, shpesh dhe të pjekura në
prushin e zjarrit. Me to përgatiteshin ëmbëlsirat tradicjonale dhe gatime të
tjera.
Në gjykimin tim llojet e arrave që rriten në
Shqipëri mund t’i veçojme në tre grupime kryesore. Brenda këtyre grupimeve në treva
dhe zona të ndryshme gjënden varjetete, ekotipe apo klone të cilat kërkojnë një
studim të hollësishëmm, pasi disa prej tyre janë me vlera të veçanta e unike.
1.
Arrët e kultivuara: Janë me trung dhe
kurorë të madhe. Fruti gjithashtu është i madh, me lëvozhgë relativisht të
hollë që çahen dhe thelpinjtë dalin lehtësisht. Këto arra mund të jenë të arrdhura
nga Lindja e Afërme, ose ato që në literaturë i gjen me emërin “Arra Persiane”, por edhe mund të jenë
rjedhojë e një seleksjonimi të gjatë nga bujqit vendas.
2.
Arrët vendase, ose të egra: këto arrë
kanë zakonisht trung, kurorë dhe fruta të vogla. Gjënden në vendet e thata,
shkëmbore së bashku me florën spontane.
3.
Arrat spontane, gunga: rrjedhin nga
mbirjet spontane me farë(shtimi seksual). Kanë trung, kurrorë të madhe, kokër
mezatare e me guajadë shumë të fortë, thelpinjtë dalin me shumë vështiresi ose
nuk dalin fare. Gjënden afër, ose midis arrëve të kultivuara.
Sipas statistikave arra është e përhapur në të gjithë Shqipërinë,
por më shumë në rrethet: Dibër,
Gjirokastër, Librazhd, Tropojë, Berat, Përmet, Kukës, Skrapar,
Sarandë, Pogradec, etj. Nga studimet që janë kryer në Shqipëri janë veçuar disa
lloje të cilat kanë interes e meritojnë një studim të mëtejshëm si: Arra e
Nepravishtës, Arra e Poliçanit që mendoj se është emërtuar gabim, duhet të jetë
arra e Selckës pasi në këtë fshat ndodhen, Arra e Oçishtit, Arra e Burrelit,
Arra e Drishtit, Kokërmadhja, Arra e Shupalit, Arra e Dorzës, etj. Një ide për
zhvillimin e kulturës së arrës në Shqipëri e jep dhe tabela e mëposhtme:
Pozicjoni
gjeografik i Shqipërisë, kushtet klimateriko-tokësore janë shumë më të
favorëshme për kultivimin e arrës, të krahasuara me vendet e tjera evropiane.
Kjo përbën një përparësi dhe resues të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të
vendit e në veçanti të zonës rurale. Arrët në këto zona, mund që të sigurojnë
të ardhura siç mund të sigurohen në bregdet nga kultivimi i agrumeve dhe ullirit. Mbi eksperiencat e ardhura nga lashtësitë,
kjo kulturë drufrutore duhet që të kihet në vëmendje të vazhdueshme nga
shqiptarët. Së pari duhet bërë kujdes për llojet që duhen përzgjedhur për tu
mbjellë si dhe toka e zona të përshtatëshme.
Etimologji, Onomastikë,
Proverba
Për herë të parë në shqip fjala arrë është shkruajtur nga
Freng Bardhi më 1635 në fjalorin e tij latinisht – shqip si “harate”, formë dialektore për arrën. Është
e sigurtë se shumë breza shqitarësh kryesisht arrët i kanë mbjellë rrotull
arave në të cilat kultivonin drithra, perime e kultura të tjera bujqësore. E
parë në këtë kënd vështrim fjala “arrë” dhe “arë” duken si homonime. Në të
folurën e përditëshme, në gjuhën e popullit, vështirë të dallosh ndryshimin e
vogël midis këtyre fjalëve që e kanë në të shkruar, shpesh ngatërohen. Dallimet
e këtyre fjalëve në të shkruar mund të kenë ardhur edhe nga ndërhyrja e
gjuhëtarëve. Në qoftë se do të thellohemi në këtë konstatim agronomik,
etimologjia këtyre fjalëve mund të jetë e njëjtë. Si krijimi arave edhe
kultivimi arrëve në trevat iliro-shqiptare e kanë zanafillën e tyre shumë të
lashtë, sa mund të mendohet se arrët e mbjella në to i dhanë emërin arave, apo
pse jo, mund të ketë ndodhur dhe e
kundërta. Për etimologjinë e fjalëve “arë” dhe “arrë” gjuhëtarët kanë mendime
të ndryshme, por mendohet se rrjedhin edhe nga shqipja e vjeter(PAlb), siç i
thonë ata.
Trevat e
banuara nga shqiptarët shquhen për shumë toponime të emërtuara nga arra. Në
Shqipëri janë me se 15 fshatra si: Arras në Dibër, Arren në Kukës, Arrëz në
Tepelenë, Kolonjë, Librazhd, Lushnjë, Fush Arrëz në Pukë, Kukës, etj.
Gjithashtu fjala “Arra” gjendet edhe si
patronim(mbiemëra) tek shumë shqiptarë.
Si
fjale të urta për arrën shqiptarët përdorin dëndur shprehjen “Ka në dorë dhe
gurin dhe arrën” tregon se bën si të dojë, i ka të gjitha mundësitë, ose “Ai
t’i ha arrat” do të thote se ai që të ha arrat ështe më i zoti. Shprehje tjetër
është “Arrë fyçkë” , e bukur nga jashtë por nuk ka mendje. “Si mban arra goja” thuhet për dikë që është
llafazan i madh.Disa arrë në Shqipëri janë shpallur monumente natyrore që sot përbëjnë edhe vlera turistike. Këtu mund të përmendim: Arra e Babë Myslymit, në fshatin Pezë, Tiranë; Arra e Dragobisë, Tropojë; Arra e Hekalit, Mallakastër; Arra e Llukanit, Frashër, Përmet; Arra e Madhe e Zhepës, Përmet; Arra e Madhe, Zagore ; Arra e Tunjës , Elbasan; Arrët në Novaj Berat, etj. Këto përmbajnë vlera shkencore, ekologjike, biollogjike, historike, jo vetem për vendorët, por përbëjnë dhe vlera Kombëtare.
Arra në mitollogjitë dhe bestytnitë e popujve.
Caryetides në Athinë, Greqi |
Grekët,
Romakët por dhe Ilirët, bimën e arrës e kishin të shenjtë, ajo përshkruhej si
një simbol i pjellorisë. Për të pasur shumë fëmijë çiftit gjat martesës i
hidhej një grusht me arra. Që nga Kina
deri në Marok thuhet se ngrënia e arrëve do të sjellë shumë fëmijë e lufton
impotencën seksuale. Në fshatrat franceze, ishte traditë të vendosej një qese
me arra rrëzë tavanit në guzhinë për të sjellë bollëk.
Në Kirgistan ka një legjendë e cila
thuhet dhe sot nga banorët vendas. Një njeri dijetar, udhëheqës, i sinqertë dhe
punëtor, dëshironte të gjente një vend të bukur dhe të rehatshëm - një parajsë
në tokë. Ai udhëtoi nëpër shumë vende derisa
gjeti një luginë piktoreske me një mal të bardhë e një lumë, por që nuk kishte pemë. Profeti i
dërgoi një qese me farëra të llojeve të ndryshme të pemëve frutore - duke
përfshirë dhe arrën. Ky njeri u ngjit në majë të malit dhe i përhapi farërat në
luginë. Kjo luginë u transformuar në një
"kopësht" që jetoi për shumë vite deri në ditet tona.
Lugina e
lumit Arslanbob në Kirgistan është nga më të mëdhajat të llojit të vet në botë,
me pemë frutore dhe arrë. Një nga legjendat thotë se Aleksandri i Madh harriti
me trupat e tij në këtë vend. Këtu, ai e përfundoi fushatën në lindje dhe
vendosi të kthehej në vendin e tij.
Ai mori me vete fruta dhe arra
nga këto pyje, dhe kjo arrë nga malet e Kirgistanit u shfaq në Ballkan e njohur
me emërin "Arra Greke".
Në Evropën Veriore thuhej se në degët dhe fletët e arrës
janë të fshehur djajtë dhe shpirtrat e këqinj. Ndënë kurorën e saj nuk rriten
bimet të tjera, madje dhe filizat e arrëve të reja, pasi nga gjethet e arrës
gjat shirave pikojnë lendë vrasëse për bimët. Evropianët veriorë mendojnë se
shpirtrat e këqinj dhe djajtë e bëjnë këtë punë.
Një mit
tjetër është se Zoti duke u menduar për të përballuar përmbytjen e madhe
rastësisht i ra tek këmbët gjysmë levozhgë arre dhe i lindi ideja e ndërtimit
të një anije në formën e saj. Anija Shën Agatha që ka qarkulluar në Detin
Mesdhe thuhet se ka qenë si një levozhgë arre.
Në shkrimet e Mesjetës herëshme thuhet se me që forma e frutit të
arrës i përngjan trurit të njeriut, ngrënia e arrëve do të jetë e e dobishme për të luftuar sëmundjet e trurit,
përfshirë dhe dhimbjen e kokës. Më von aty nga fundi i shekullit XIV, thuhej se
ngrënia e shumë arrëve shkakton dhimbje koke.
Ne fshatrat
e Gjirokastres thuhet se nuk duhet ndenjur gjat një shiu nën kurorën e një arre
sepse të vret rrufeja. Madje nje traditë e lashtë ka qenë: disa fshatarë, në
një largësi të caktuar nga banesat e tyre, mbillnin bimë arre për të kryer rolin e një rrufepritësi. Gjithashtu
thuhet se nuk duhet të flesh nën hijen e arrës sepse ka hije të rëndë dhe të dhemb koka pas zgjimit nga
gjumi..Ndoshta ky përfundim është i drejtë për shkak të lëndëve toksike që
përbajnë gjethet dhe rrënjët e arrës. Ka pas një tradite që fëmijës kur mbush
një vjeç duhet ti mbillnin nje rrënjë arrë, ose familja duhet të kishte jo më
pak rrënjë arrë se pjestarët e saj. Thuhet nga shpjeguesit e ëndrave se: në qoftë se në ëndërra thyen arra me gojë,
do të largohen shqetësimet. Kur janë arra të thata, prit gëzime familjare. Me
qe arra ka një jetë të gjatë dhe rritet
ngadalë, në disa ishuj të Greqisë thuhet se arra kur të rritet e të shohë detin, ai që e ka mbjellë vdes.
Origjina, historia e kultivimit,
prodhimi
Është shumë
e vështirë të flasësh për origjinën e arrës pasi ende është shumë e debatuar në rrethet studjuesave.
Këtë e vështirëson përhapja dhe kultivimi i saj që në agim të historisë. Gjetjet
arkelogjike në jug të Francës, Zvicër dhe Itali tregojnë se evropianët i kanë
shijuar frutat e arrës të paktën 8000 vjet më pare[1],
të cilat përbëjnë një fakt, por dhe një enigmë.
Në periudhën antike nuk ka të dhëna se arra rritej ose kultivohej në
këto vende. Deri tani si vend-origjinë e arrës(J. regia) mendohet të jetë zona
që shtrihet si një rryp i gjerë nga Ballkani deri në faqet e maleve Himallaja,
ku rritet në gjëndje natyrale. Pyjet të mëdha arrësh gjënden në Azinë Qëndrore,
Kirgistan.
Historia e hershme, ajo që njohim, tregon se arra u çfaq në
Persinë e lashtë 4000 vjet më parë, ku përmendet si ushqim për mbretër dhe në
ligjet që rregullonin ushqimin, vërtetuar edhe nga gjetjet arkeologjike në Irak.
Arra citohet në Dhjatën e Vjetër nga Mbreti Solomon, por ka dyshime për
përkthim jo të saktë, ndoshta bëhet fjalë për bajamen, pasi në Izeael nuk ka
kushte dhe kaq të përshtatëshme për arrën.
Në atë
perudhë arrët nga Persia filluan te përhapeshin e të tregëtoheshin nëper Azi deri
ne Kinë, nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit dhe përmes Detit Mesdhe në brigjet e
tij. Në disa enciklopedi botërore kultivimi arrëve i atribohet Grekëve të
Lashtë, por ka dyshime se këta e kanë marrë nga Persët, pasi siç thuhet, “Arra Greke ishte me trup të vogël. Në
shekullin e IV para Krishtit Aleksandri i Madh, sipas Teofrastit, e ka prurë
arrën Persiane në Ballkan e cila u emërtua
“Arra Greke”, dhe që këtej u shpërnda në brigjet evropiane të Mesdheut.
Shumë
stjudjues vendas e te huaj( Çiçi, 1973;
Demiri, 1981; Jalas & Suominen,
1976, etj.) dëshmojnë se arra në Ballkan është vendase dhe ishte e
domestikuar dhe e kultivuar shume kohë më parë se kur ushtarët e Aleksandrit të
Madh e sollën Arrën Persiane në Ballkan. Arra Persiane kishte epersi ndaj arrës
vendase sepse ishte me kurorë dhe kokër më të madhe, prandaj u përhap me
shpejtësi nga banorët dhe i zëvendësoi arrët vendase. Në Shqipëri, agronomi
mirënjohur Abedin Çiçi thotë se: “Në rritje natyrale tek ne, e butë dhe e egër
duhet të jetë vendase dhe shumë e lashtë, bile para se sa të çohej në Greqi dhe
të merte emërin Arra Greke.” Gjat
kësaj periudhe dëshmohet se romakët dhe të tjerët i blenin shtrenjtë arrët nga
grekët dhe ilirët.[2]
Këtë e dëshmojne gërmimet arkeologjike si edhe gjetjet në shumë anije të mbytura në brigjet e mesdheut
në atë periudhë.
Në Siujdhesën
e Apenineve dhe Spanjë, arra eshte çfaqur pas shekullit te dytë apo të tretë të
erës sonë, atëhere kur romakët të djegur, plaçkitur e nështruar e sundonin Ilirinë.
Në Francë dëshmohet se ështe pëhapur në shekullin e IV. Kushtet klimaterike të Evropës Veriore nuk
janë dhe kaq e përshtatëshme për rritjen dhe kultivimin e arrës. Sipas
Enciklopedisë Britanike mbritja e bimëve të arrës në Britani mban datën 1567,
datë e cila mund te shënoje dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Evropën.
Në
Kontinentin Amerikan, arra evropiane (J. regia, sepse në gjëndje natyrale ishte
një lloj tjetër arre, J. nigra), është
sjellë nga kolonët e parë spanjollë në shek XVII. Fillimisht nuk pati sukses
për shkak të kushteve klimatiko-tokesore jo të mira, pasi u mboll në shtetet
Masaçuset, Konektikat, etj. Në Kaliforni ku gjeti kushte mjaft të mira, në
fillim të shekullit XX ajo konkuronte në të ardhura agrumet dhe u përhap me
shpejtësi nga fermerët vendas. Sot aty prodhohen rreth 99% të nevojave për
SHBA-të, ose rreth 1/5 e prodhimit botëror te arrëve.
Rajonet e rëndësishme për kultivimin e arrëve në Evropë ndodhen sot në Francë, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari. Në Azi, në Kinë dhe vendet e Azisë Qëndrore, në Amerikën e Veriut në Kaliforni dhe në Kili në Amerikën e Jugut. Kohët e fundit, kultivimi i saj është përhapur në Zelandën e Re dhe juglindje të Australisë.. Arra është e kultivuar edhe si një pemë e bukur dekorative në parqe dhe kopshtet e mëdhaja, në Angli ka fituar Çmimin Mbretëror të Kopshtarisë.
Rajonet e rëndësishme për kultivimin e arrëve në Evropë ndodhen sot në Francë, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari. Në Azi, në Kinë dhe vendet e Azisë Qëndrore, në Amerikën e Veriut në Kaliforni dhe në Kili në Amerikën e Jugut. Kohët e fundit, kultivimi i saj është përhapur në Zelandën e Re dhe juglindje të Australisë.. Arra është e kultivuar edhe si një pemë e bukur dekorative në parqe dhe kopshtet e mëdhaja, në Angli ka fituar Çmimin Mbretëror të Kopshtarisë.
Prodhimi
botëror i arrëve sipas të dhënave te FAO-s
ka ardhur duke u rritur, në vitin 2012 është prodhuar gjithësej rreth
3,4 milion ton arra.
Luftrat e
një-pas-njëshme në gjysmën e parë të shekullit që kaloi, nuk i kanë lënë
shqiptarët të mendojnë e të punojnë për kulturën e arrës. Në vitin 1930 ka
filluar grumbullimi, seleksjonimi dhe shtimi i varjeteteve dhe llojeve të
vendit e të huaja. Që në ato vite është futur kultivari Italian “Sorento” dhe
përgatitja e fidanave në fidanishten e Laprakës. Pas Luftës Dytë Botërore në
fidanishtet e Korçës, Lushnjës, Fierit, Gjirokastrës, etj. janë prodhuar fidanë
nga arrë të Nepravishtës, Oçishtit, si dhe llojet “Tetovarja”, “Burreli”, “Durishti”, etj.
Pavaresisht
se gjat viteve te diktaturës në Shqipëri
u mbollen mijera rrënjë arrë, por ashtu si në shumë vende të botës, Azi, Evropë dhe
Amerikë, edhe në Shqipëri, me që druri i arrës është i pa zëvedësueshm për
prodhimin e mobiljeve dhe rimesos cilësore, është çfrytëzuar pa kriter duke
zhdukur edhe pyje të tëra.
Pluhuri i prëgatitur nga thërmimi i guajadës së brendëshme të arrës, në lashtësi përdorej për mbushjen e dhëmbëve. Sot ky pluhur ka gjetur përdorim të gjere si pastrues(polerues) i butë i metaleve, bizhuterive për t’ju dhënë shkëlqim, gjat përdorimit nuk len pasoja për shëndetin. Gjithashtu përdoret për pastrime në objektet plastike, ato prej gome dhe për përdorim shtepijak. NASA e përdor këtë pluhur si izolant termik në paisjet e reketaave. Guajada përdoret për të ngjyrosur rrobet e leshta me ngjyrë të verdhë, ndërsa guajada e jashtme(sharku) për ti ngjyrosur ato ngjyrë kafe.
Ne guzhinë përdoret për të bërë ëmbëlsirat tradicjonale si: dhiplë, bakllava, kadaif ose në petat e dërrasës për Krisht-Lindjet, gjithashtu dhe shumë embëlsira të tjera si keke, akullore, llokume, etj. Arrët e coptuara duke i përzier me kanellë hidheshin dhe në ashure, ose grurin e zier. Të shtypura në havan me hudhra, bëhej skordham, duke i shtuar pak vaj ulliri e krypë hahej’si ushqim i koncentruar. Arrët e shtypura në havan me hudhra, duke u shtuar pak uthull përdoren për t’i dhënë shije paçeve ose gatimeve të tjera si thierza, fasule, etj.
2. Plehërimet, arrëve deri ne moshen 10 vjeçare bëhen me 20-25 kg. pleh organik, 1,5-2 kg. superfosfat, 0,5 plehëra azotike, nitrat, dhe po kaq sulfat potasi. Në arrët në prodhim përdoret 50-60 kg pleh organik dhe më shumë.
3. Krasitjet formuese, bëhet në vitet e parë për formimin e kurorës, duhet të sigurojme udhëheqësin qëndror, hiqen filizat që mund të kenë dalë në vendet jo të dëshiruara. Arrët në prodhim pastrohet nga degët e thata. Duhet të bëhet kujdes, hapja e plagëve në arrë me veshtirësi kallusohet dhe përbën substrakt për sëmundjet dhe dëmtuesit. Gjat 10-vjeçarit të parë bëhet lyerja me gëlqere, ose lidhet kashtë rreth trungut.
Dëmtuesit dhe sëmundjet:
Njollosja e gjetheve(Gnomonia juglandi). Kjo sëmundje është mjaft e përhapur në arrët e vendit tonë. Duke filluar nga muaji maj prek gjethet, degët e reja dhe frutat. Gjethet me avacimin e sëmundjes paraqiten me plasaritje. Në degët formohen njolla të zgjatura dhe me pas degët fillojnë të thahen nga maja. Në fruta formohen njolla ngjyrë kafe në të kuqe të cilat arijnë deri në endokarp dhe fruti atrofizohet. Meqënse asqet e kërpudhës formohen në gjethet e rëna në tokë është mirë që në këtë rast gjethet duhen të groposen. Mund të kryhen trajtime dimërore, në çeljen e sythave me lëng bordolez.
Bakterjoza(Xanthomonas juglandis). Sëmundja prek të gjitha pjesët mbitokësore të bimës. Në gjethet, midis nervaturave çfaqen njolla kafe të cilat më pas nekrotizohen, në bishtat e gjetheve formohen njolla të zgjatura. Lastarët e rinj janë më të prekurit. Në degët formohen njolla kanceroze të zgjatura. Lulet e prekura marin ngjyrë kafe dhe thahen. Nga lulja infeksioni kalon në frut. Frutat mund të preken edhe kur janë të ritura. Shkakëtari sëmundjes dimëron në frutat e infektura të rrëzuara në tokë si dhe në lastarët e vitit të kaluar. Për luftimin e sëmundjes duhet bërë kujdes gjat marjes materjalit për shartime. Të mënjanohen frutat e prekura dhe të priten degët e infektuara, si dhe mund të behen trajtime kimike me 1% lëng borfolez.
Krymbi arrës.(Cydia Splendata Huber). Dëmtuesi në stadin larvës dëmton frutat e gjinisë Juglans si dhe gështenjën, lëndet e lisit dhe lajthitë. Flutura vendos për 10 ditë 60 vezë. Vemjet që çelin ushqehen frutin duke bërë galeri e depërtojnë deri në endokarp. Kur larvat harrijnë madhësinë 13-15 mm., arrat bien në tokë, larvet dalin dhe pupëzohen ose në tokë, ose mund të ngjiten dhe në degët. Dimëron kështu deri në pranverën e ardhëshme nga ku dalin fluturat. Krymbi arrës dëmton rreth 25% të prodhimit. Fluturat kontrollohen me feromone dhe mund të luftohen me insekticidet që përdoren për luftimin e krymbave të frutave gjat kohës çeljes larvave.
Arra preket dhe nga breshkezat të gjinive Pseudococcus sp, Coccus, Paleolecanium, etj(Dr. L. Hasani, “Koksidet” Tiranë, 1997). Nga akaret, Eriophyes erineus, duke shkakëtuar deformime të gjethes, kjo përbën rrezik në shpërndarjen e infeksjoneve bakteriale, që në kushte dhe vite të veçantë, ashtu si dhe breshkëzat, mund të përbëjnë shqetësim. Arra preket dhe nga disa sëmundje kërpudhore të rrënjëve si Armellaria mellea, Cytospora juglandina, Phoma juglandis, etj. (G. Johasova, etj.Sllovaki - 2005) dhe nematodat si Meloidogyne arenaria, Ditylenchus intermedius, etj. (James A. Duke. 1983.)
Dobitë e arrës
Arra është
një dru frutor që përmirëson kushtet e mjedisit. Në zonat ku kultivohet krijon
një mjedis të freskët e tepër jetësor. Rrënjet e saj ashtu siç frenojnë
erozionin e tokave, shërbejnë edhe për të mbajtur lageshtinë në tokë, sidomos
në zonat me veré të thatë. Të gjitha pjesët e arrës, si: trugu, frutat,
rrënjët, kanë vlera cilësore drusore,
ushquese, mjekësore, etj.
Rrënjët e arrës janë nga më të mirat për prodhimin e mobiljeve. Rimesua dhe mobiljet më të shtrenjta prodhohen me drurin e rrënjëve të arrëve. Nga rrënjë perfitohen edhe një lëndë etro-vajore me erë të këndëshme që përdoret në parfumeri. Në mjekësinë popullore nga rrënjët prodhohet një pluhur laksativ.
Rrënjët e arrës janë nga më të mirat për prodhimin e mobiljeve. Rimesua dhe mobiljet më të shtrenjta prodhohen me drurin e rrënjëve të arrëve. Nga rrënjë perfitohen edhe një lëndë etro-vajore me erë të këndëshme që përdoret në parfumeri. Në mjekësinë popullore nga rrënjët prodhohet një pluhur laksativ.
Druri i arrës, është një nga
durët më cilësorë për prodhimin e rimesos për mobiljet. Përdoret në bërjen e
dyshemeve cilësore me variacione ngjyrash e të forta. Gjen përdorim për pjesët
e drunjta të armëve dhe vepra arti si skulptura, sepse ëshë i qëndrueshëm dhe
rrezistent. Për përgatitjen e instrumentave muzikore, si piano, kitara ,
violina, etj., që jo vetëm prodhon një muzikalitet të veçantë e të mahnitëshëm,
por instrumentat kanë dhe nje paraqitje të bukur. Në Luftën e Parë Botërore
druri arrës përdorej për të bërë paisje për aeroplanët. Ikonostaset e kishave
janë të gdhëndura nga dru arre. Në shtëpitë e banimit, në qoshet e tavanëve, në
mese apo musandrat shpesh gjënden
zbukurime të gdhëndura me dru arre. Kjo ndihmonte dhe për
mënjanimin e dëmtimeve nga drungrënësit.
Me dru arre
bëheshin dhe paisje të ndryshme, si trupi parmëndës dhe zgjedha që u vihesh në
qafë qeve të punës. Gjithashtu druri arrës përdorej për të bërë
korita(vaska) që pinin ujë bagëtia ose
shpendët, magje për mbrujtjen e bukës, bucela, kade, plloska, havanë apo këpucë
druri, nallanet për brenda shtëpisë. Nga druri i arrës bëheshin edhe fyejtë,
longaret si dhe kërrabat e gdhëndura të çobanëve apo çibuqet deri dhe kuti
duhani.
Në
ndërtime, druri arrës përdorej për të bërë kandalin e dhe rrotën që vinte në lëvizje
mullirin e blojes me ujë, si dhe paisjet e madanës e dërstilës që shërbenin për
të përpunuar rrobat e leshta. Përdorej si prevaze(pllakoma) në dyert dhe
dritaret e shtëpive, sepse është dru i fortë dhe kompakt, e nuk prekej nga
krymbi. Gjithashtu përdorej për të bërë
brezat antisizmikë në meset e mureve të
banesave, dyert e jashteme të banesave, petavra për çatitë e shtëpive dhe rrallë
dhe për trenjtë e dyshemeve. Dhoga e arrës ishte nga më të mirat dhe e lakmuar
për ndërtime. Druri i arrës nuk shquhet si dru zjarri i mirë. Lëkura ose zhapa është përdorur nga
mjekësia popullore për të luftuar aneminë, diarenë dhe për parandalimin e
rënies së flokëve, etj. Lënda e drurit nga një arrë e ritur sot në bote
vlerësohet 1500 $.
Gjthet e arrës, nuk shërbejnë si
ushqim për bagëtinë, haen pak, sepse
përmbajnë toksina, por nuk janë çfaqur si helmuese për to. Studimet shkencore
të kohëve të fundit kanë vërtetuar se gjethet e arrës përmbajnë 69 lloje vajra
esenciale që janë gjetur te përshtateshme për tu përdorur për dhimbjen e dhëmbeve,
reumatizmit dhe infeksjoneve fungale.( Paudel,
Maharjan & all 2013; Deshpande, 2011). Në mjekësinë popullore çaji i përqëndruar me
gjethe të arrës në formë lavazhi ose banjash ndihmon në mjekimin e acarimit të
rrugëve gjenitale, morthit, ekzemës, plagëve
të qelbëzuara, etj. Me çaj të përgatitur
nga gjethet mund të bëhen gargara për problemet e
frymëmerjes dhe të fytit, si kollës kronike, astmës, shtërngimit të gjoksit, hemoragji,
etj. Me gjethet e arres ngjyroset rrobet e pambukta me ngjyrë jeshile, degë me
gjethe përdoren për ti vënë midis rrobave për te luftuar molën. Gjethet e arres
mund të zëvëndësojnë sapunin per larjen e duarve. Arra
ka
një histori të gjatë për luftimin e kancerit në mjekësinë
popullore. Disa nga ekstraktet bimore
të përfituare nga arra kanë patur një
veprim rezultativ antikancerogjen (Duke.
J. A. and Ayensu. E. S. Medicinal Plants of China
Reference Publications, 1985). Me ekstrakte të gjelbëra nga arra është prodhuar një
akaricid me efektivitet 98% ndaj Tetranychus cinnabarinus (Wang YN, etj.
J Econ Entomol. 2009)
Lulet
e arrës, i tërheqin mjaft bletët, mjalti prodhuar nga keto lule ka
ngjyrë kafe të errët.
Fruti
i arrës si ushqim, ka përmbajtje të
larta kalorish dhe yndyrnash, prandaj ajo mund të
konsiderohet si një ushqim super për njeriun, është e pasur në vitamina, duke
përfshirë B1, B2, B3, B5, B6 dhe acid folik. Ajo
gjithashtu është e pasur në hekur, magnez, kalium, zink, etj. Arra konsumohet si frut ose gjen përdorim në
shume receta të guzhinës për përgatitjen
e ushqimeve të ndryshme.
1.
Arrat janë të pasura me acide yndyrore si
acid oleik, linoleik, etj. Studimet e kryera në SHBA, Spanjë, Izeael, etj.
tregojne se ngrënia e 2-3 arrave në dite stabilizon kolesterolin ul tensionin e
gjakut dhe parandalon sëmundjet e arteries koronare,
zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të shkakëtojë atakun e zemrës.
2.
Arrët përmbajne shumë substanca kimike si melatonin,
acid ellagic, vitaminë E, carotenoide dhe komponime të polifenolit(omega 3) të
cilat kanë një veprim kundra kancerit, sidomos atij të prostatës dhe gjirit, si
dhe plakjes. Ato kanë sasi të larta
anti-oxidantësh dhe mbajnë sistemin imunitar
në gadishmëri e të shëndetshëm për të
parandaluar fazat fillestare të sëmundjeve. Këto substanca ndihmojne gjithashtu
në shëndetin e trurit, kujtesën, stresin, depresionin dhe për të pasur një
gjumë të mirë.
3.
Arrat janë një burim të pasura me vitaminën E, e cila është një
antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për mbrojtjen e membranës qelizore të qelizave
të mukusit dhe të lëkurës nga radikalet e dëmshëm të oksigjenit të lirë. Arrët përmbajnë vitamina B komplekse të grupeve të
shëndetëshme si acid folik, riboflavin, thiamin, etj. Këto janë shumë të
nevojshme për fetusin e një gruaje shtatëzanë.
4.
Arrat janë të mira për menaxhimin e peshës trupore.
Pavarësisht se është e pasur në kalori mund të ndihmojë në humbjen e peshës
sepse nuk përmban yndyrna dhe ka perbajtje të lartë të fibrave që realizojne
ngopjen.
5.
Ushqimi i përditëshëm me 75g. arra mund të ndihmojë
në përmirësimin e cilësisë së spermës. Hulumtuesit kanë vërtetuar se njerëzit
që kanë zbatuar këtë diete kanë patur përmirësim të vitalitetit të spermës, në lëvizshmërinë,
dhe morfologjinë e saj. Pavarësisht se ka kaq shumë përfitime për shëndetit
është mirë të bëjmë kujdes në sasinë dhe shpeshtësinë e konsumit të arrëve, për
shkak se përmban sasira të larta oksalatesh
të cilat kontribuojnë në formimin e
gurëve në veshka.
6.
Vaji arrës ka veti të shkëlqyera si astringent,
ndihmon për të mbajtur lëkurën të butë. Eshte përdorur me sukses si ilaç në
terapinë tradicionale të lëkurës me masazh
si dhe nga industria farmaceutike dhe atë kozmetike.
Vaji
i përfituar nga presimi arrëve gjen një përdorim të gjerë. Egjyptjanët e
Lashtë, vain e arrës e përdorënin për të bërë mumjet, në Francë përdorej si i
shenjtë për kandilet në kisha, në Evropë përdorej për ndriçim dhe për ngrohje. Piktorët e përdornin
si tretës për bojërat e ndryshme. Në sasira të vogla mund te përdoret edhe në
sallatë. Përdoret gjithashtu në
prodhimin e bojrave te vajit, vernikut për njgjyrosjen e drurit, në kozmetikë
për prodhimin e parfumeve, sapunit, etj.
Nga arra nxiret tanina që përdoret për
regjien e lëkurëve.Pluhuri i prëgatitur nga thërmimi i guajadës së brendëshme të arrës, në lashtësi përdorej për mbushjen e dhëmbëve. Sot ky pluhur ka gjetur përdorim të gjere si pastrues(polerues) i butë i metaleve, bizhuterive për t’ju dhënë shkëlqim, gjat përdorimit nuk len pasoja për shëndetin. Gjithashtu përdoret për pastrime në objektet plastike, ato prej gome dhe për përdorim shtepijak. NASA e përdor këtë pluhur si izolant termik në paisjet e reketaave. Guajada përdoret për të ngjyrosur rrobet e leshta me ngjyrë të verdhë, ndërsa guajada e jashtme(sharku) për ti ngjyrosur ato ngjyrë kafe.
Ne guzhinë përdoret për të bërë ëmbëlsirat tradicjonale si: dhiplë, bakllava, kadaif ose në petat e dërrasës për Krisht-Lindjet, gjithashtu dhe shumë embëlsira të tjera si keke, akullore, llokume, etj. Arrët e coptuara duke i përzier me kanellë hidheshin dhe në ashure, ose grurin e zier. Të shtypura në havan me hudhra, bëhej skordham, duke i shtuar pak vaj ulliri e krypë hahej’si ushqim i koncentruar. Arrët e shtypura në havan me hudhra, duke u shtuar pak uthull përdoren për t’i dhënë shije paçeve ose gatimeve të tjera si thierza, fasule, etj.
Veçoritë botanike dhe biologjike
Arra bën
pjesë në gjininë Junglans L. e cila
përmbledh 7-45 specie (varet kjo nga studimet taksonomike të autorëve), të
cilat gjënden të shpërndara kudo në hemisferën Jugore e Veriore. Një specie e përhapur është dhe J. nigra L. e cila është vendase në
Kontinentin Amerikan. Sot në botë janë të përhapura edhe shumë arrë hibride të
krijuara nga seleksionerët me veti të dëshiruara si për prodhim, për drurin për
përpunim zdruktari, apo në përputhje me kushtet klimateriko-tokësorë të zonave ku
mbillet. Rreth kësaj mendoj se llojet arrëve vendase në Shqipëri që kanë
ardhur nga përmiresimi gjenetik i shumë brezave shqiptarësh janë me veti të
mira e unike ndaj duhet të kushtohet vëmendje për evidentimin dhe përhapjen
gjerësisht në mbjelljet e reja. Kultura e arrës është një nga kulturat më jetë
gjata. Në literaturën thuhet se arra jeton 300-400 vjet, ka autorë që e çojnë
deri në 800 vjet. Në Shqipëri gjëndet zakonisht deri në lartësitë 800-900 m.
nga niveli detit, por në Azinë Qëndrore shkon deri në lartësite 3000 m.[1] Arra
fillon të frutifikojë(shënojë) që në moshën 7-10 vjeçare, në frutifikim hyn në
moshën 25-30 vjeçare dhe në prodhim të plotë në moshën 40-60 vjeçare. (G.Zeneli, Kola, 2007). Shkon në të
gjitha tipet e tokave me përjashtim të atyre argjilore të rënda dhe tokave
moçalore, ujrat nëntokësore duhet të jeni deri në 6m. Një pemë e rritur duron
temperaturat deri në -25 Co. Temperaturat mbi 38 Co e dëmtojnë,
gjithashtu dhe ngricat e vonëta.
Sistemi rrënjor i arrës është
boshtor, por zhvillohet mirë edhe horizontalisht. Rritje të mirë ka deri në
moshën 60-80 vjeçare. Ndënë kurorën e arrës nuk rriten bimë të tjera,
veçanërisht perimet e familjes
solanore(domate, patate, etj.)
Trungun e ka të drejtë dhe të lëmuar me
disa plasaritje për së gjati dhe diametri mund të harrijë mbi 2 m. Ndërsa
kurora fillimisht është e çregullt dhe më pas mer formë të rregullt, diametri kurorës
harin deri në 15 m. dhe lartësia 25-30m.
Gjethet vendosen të kembyera me
5-7 gjethe dhe lehtësisht të dhëmbezuara,
kanë një aromë karakteristike që vjen nga përmbajtja në to të juglandinës.
Lulet e arrës janë një seksore(monoike), ka lule
mashkullore dhe lule femërore. Lulet femërore janë të vendosura në majë të bisqeve
dyvjeçare, ndërsa lulet mashkullore në gjethet anësore. Lulet çelin në
Prill-Maj.
Fruti është i mbuluar me një
shark jeshil, kur piqet mer nuancë kafe. Guajada(perikarpi) e cila mbulon thelbinjtë përbëhet nga dy pjesë
simetrike, kështu janë ndarë dhe thelbinjtë të cilat janë veshur me një këmishë
shumë të hollë ngjyrë bezhë.
Arra
karaterizohet nga një prodhim i përvitshëm dhe vilet në shtator-tetor, një arrë
në prodhim të plotë mund të prodhojë 30-150 kg. Sipas studimeve arra jep mesatarisht 30-37
kg/rrënjë.
Disa lloje të Arrës
Persiane në Azinë Qëndrore.
(by Th.J. Molnar et al.. photo by S. Eisnman)
të cilat janë të ngjashme edhe me ato të Shqipërisë.
(by Th.J. Molnar et al.. photo by S. Eisnman)
të cilat janë të ngjashme edhe me ato të Shqipërisë.
Veçoritë agroteknike
Arra ështe
një kulturë dritë dashëse, mund të rritet dhe në vende të hijëzuara deri në
50%. Kërkon toka me lagështi mezatare,
por per një rritje të mirë do toka me ujë të lëvizëshën nëtokësor, pra rreth
burimeve të ujit. Shkon mirë në pH neutral 6,1- 7,5. Mënyra e shumëzimit të
arrës është me rëndësi për të pasur arrë cilësore. Në praktikën popullore vërehet
se kur mbjellim arrë me farë, bima e re
nuk i ngjan prindit, ose bimës bazë nga
është marë, sepse në bimët heterozigote me pjalmim të kryqëzuar, siç është
arra, pasardhësit ndryshojnë, mund të jenë me veti më të mira, por zakonisht
ndodh të jenë me veti jo të dëshiruara.
Arra shtohet me farë dhe në mënyrë vegjetative.
Shtimi me farë: Fara shërben për të krijuar nënshartesat. Si nënshartesa të përshateshme janë përcaktuar arat gunga, arra e zezë, arra japoneze, etj. Farërat mbillen në vijën e fidanishtes duke kryer të gjitha shërbimet e nevojëshme. Në praverën e vitit të dytë bëhet shartimi me kalema ose sytha. Kalemat dhe sythat duhen marrë nga bimët e dëshiruara. Në vitin e tretë kur fidani ka aritur 1.8-2 m. bëhet formimi i kurorës. Fidani për mbjellje normalisht është i gatshëm në vitin e katërt.
Shumëzimi me copa,-vegjetativ: Shumëzimi me copa konsiston në nxjerjen e kërcejve-lastarëve një vjeçarë nga arrët e dëshiruara, trajohen me stimulantë për rrënjëzim e çeljen e filizave. Kur filizat kanë aritur deri në 7.5 cm. mund te mbillen në fushë te hapur, fidanishte, si të gjitha bimët e tjera.
Mbjellja: Mbjellja zakonisht bëhet me gropa në përmasat- 1X1x0,8 m. Mbjellja bëhet në muain dhjetor, janar, shkurt në vendet e ngrohta dhe në muain prill në vendet e ftohta. Gjat mbjelljes përdoren 15 kg. pleh organik, deri në 1 kg. superfosfat.
Shërbimet agroteknike:
1. Punimi,
në vitet e para bëhet 1 m. rreth e qark
fidanit. Në arrishtet praktikohet një punim i thellë në vjeshtë dhe dy punime
ose prashitje gjat pranverës.Shtimi me farë: Fara shërben për të krijuar nënshartesat. Si nënshartesa të përshateshme janë përcaktuar arat gunga, arra e zezë, arra japoneze, etj. Farërat mbillen në vijën e fidanishtes duke kryer të gjitha shërbimet e nevojëshme. Në praverën e vitit të dytë bëhet shartimi me kalema ose sytha. Kalemat dhe sythat duhen marrë nga bimët e dëshiruara. Në vitin e tretë kur fidani ka aritur 1.8-2 m. bëhet formimi i kurorës. Fidani për mbjellje normalisht është i gatshëm në vitin e katërt.
Shumëzimi me copa,-vegjetativ: Shumëzimi me copa konsiston në nxjerjen e kërcejve-lastarëve një vjeçarë nga arrët e dëshiruara, trajohen me stimulantë për rrënjëzim e çeljen e filizave. Kur filizat kanë aritur deri në 7.5 cm. mund te mbillen në fushë te hapur, fidanishte, si të gjitha bimët e tjera.
Mbjellja: Mbjellja zakonisht bëhet me gropa në përmasat- 1X1x0,8 m. Mbjellja bëhet në muain dhjetor, janar, shkurt në vendet e ngrohta dhe në muain prill në vendet e ftohta. Gjat mbjelljes përdoren 15 kg. pleh organik, deri në 1 kg. superfosfat.
Shërbimet agroteknike:
2. Plehërimet, arrëve deri ne moshen 10 vjeçare bëhen me 20-25 kg. pleh organik, 1,5-2 kg. superfosfat, 0,5 plehëra azotike, nitrat, dhe po kaq sulfat potasi. Në arrët në prodhim përdoret 50-60 kg pleh organik dhe më shumë.
3. Krasitjet formuese, bëhet në vitet e parë për formimin e kurorës, duhet të sigurojme udhëheqësin qëndror, hiqen filizat që mund të kenë dalë në vendet jo të dëshiruara. Arrët në prodhim pastrohet nga degët e thata. Duhet të bëhet kujdes, hapja e plagëve në arrë me veshtirësi kallusohet dhe përbën substrakt për sëmundjet dhe dëmtuesit. Gjat 10-vjeçarit të parë bëhet lyerja me gëlqere, ose lidhet kashtë rreth trungut.
Dëmtuesit dhe sëmundjet:
Njollosja e gjetheve(Gnomonia juglandi). Kjo sëmundje është mjaft e përhapur në arrët e vendit tonë. Duke filluar nga muaji maj prek gjethet, degët e reja dhe frutat. Gjethet me avacimin e sëmundjes paraqiten me plasaritje. Në degët formohen njolla të zgjatura dhe me pas degët fillojnë të thahen nga maja. Në fruta formohen njolla ngjyrë kafe në të kuqe të cilat arijnë deri në endokarp dhe fruti atrofizohet. Meqënse asqet e kërpudhës formohen në gjethet e rëna në tokë është mirë që në këtë rast gjethet duhen të groposen. Mund të kryhen trajtime dimërore, në çeljen e sythave me lëng bordolez.
Bakterjoza(Xanthomonas juglandis). Sëmundja prek të gjitha pjesët mbitokësore të bimës. Në gjethet, midis nervaturave çfaqen njolla kafe të cilat më pas nekrotizohen, në bishtat e gjetheve formohen njolla të zgjatura. Lastarët e rinj janë më të prekurit. Në degët formohen njolla kanceroze të zgjatura. Lulet e prekura marin ngjyrë kafe dhe thahen. Nga lulja infeksioni kalon në frut. Frutat mund të preken edhe kur janë të ritura. Shkakëtari sëmundjes dimëron në frutat e infektura të rrëzuara në tokë si dhe në lastarët e vitit të kaluar. Për luftimin e sëmundjes duhet bërë kujdes gjat marjes materjalit për shartime. Të mënjanohen frutat e prekura dhe të priten degët e infektuara, si dhe mund të behen trajtime kimike me 1% lëng borfolez.
Krymbi arrës.(Cydia Splendata Huber). Dëmtuesi në stadin larvës dëmton frutat e gjinisë Juglans si dhe gështenjën, lëndet e lisit dhe lajthitë. Flutura vendos për 10 ditë 60 vezë. Vemjet që çelin ushqehen frutin duke bërë galeri e depërtojnë deri në endokarp. Kur larvat harrijnë madhësinë 13-15 mm., arrat bien në tokë, larvet dalin dhe pupëzohen ose në tokë, ose mund të ngjiten dhe në degët. Dimëron kështu deri në pranverën e ardhëshme nga ku dalin fluturat. Krymbi arrës dëmton rreth 25% të prodhimit. Fluturat kontrollohen me feromone dhe mund të luftohen me insekticidet që përdoren për luftimin e krymbave të frutave gjat kohës çeljes larvave.
Arra preket dhe nga breshkezat të gjinive Pseudococcus sp, Coccus, Paleolecanium, etj(Dr. L. Hasani, “Koksidet” Tiranë, 1997). Nga akaret, Eriophyes erineus, duke shkakëtuar deformime të gjethes, kjo përbën rrezik në shpërndarjen e infeksjoneve bakteriale, që në kushte dhe vite të veçantë, ashtu si dhe breshkëzat, mund të përbëjnë shqetësim. Arra preket dhe nga disa sëmundje kërpudhore të rrënjëve si Armellaria mellea, Cytospora juglandina, Phoma juglandis, etj. (G. Johasova, etj.Sllovaki - 2005) dhe nematodat si Meloidogyne arenaria, Ditylenchus intermedius, etj. (James A. Duke. 1983.)
WalTree është një fidanishte në Turqi, e specializuar në prodhimin e fidane arre
ReplyDeleteTe pergezoj , i dashur Koco , per kete studim me vlera te rendesishme per kete bime te njohur ! Ne Labove te Zhapes veshtire te gjeje familje te mos kishte arren e saj . Kur vinte koha e pjekjes , dhe frynte ere ,kokrrat binin ne toke dhe secili , vecanrisht ,ne te vegjlit shkonim e i mblidhin ! Kishte djem te fuqishem dhe te sigurte te qendronin ne peme , ne lartesi , qe me nje shufer te gjate ,u binin degeve dhe kokrrat binin ! Kenaqesia me e madhe ishte ,ne dimer , atje afer zjarrit , mbremjeve hanin ato arra aq te shijshme ! Kete studim besoj as Akademia e Shkencave nuk e ka bere ! Te perqafoj dhe suksese
ReplyDelete