Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Thursday, 17 October 2024

KUNDUJT - ORIGJINA, FESTA E ALLIINIT DHE PANAIRET

 -  Kungulli, majat ku ngjitet pesha dhe nuk mbaron kurrë emocioni  -

ngq:  Namik SELMANI

Boston, SHBA


Namik SELMANI
Kungulli ka ardhur nga Amerika. Le ta dinë kopësharët e gjithë krahinave, kombeve që kultivojnë kungullin se ai është fruti që në kohët e sotme ai shomsqëron festën e Halluinit në Amerikë 


Është festa që prej vitesh ka “pushtuar” Shqipërinë dhe Evropën . Evropën dhe botën.Festa që buron qindra vite më parë e që ka një lindje mitike. 

Ju miq ju nikoqire që gatuani byrekun e kungull në shtëpitë tuaja, në restorantet e Veriut e të Jugut dhe që thoni se ai është një prodhim tradicional shqiptar mësoni pak për “ biografinë” e tij amerikane.


Sot në çdo shtëpi amerikane, në rrugë, në lolake në marketet luksoze gjen atë Kungullin Mbretin e tetprit kur është festa e Halliinit Në marketet ushqimore ato të shfaqen që në sheshet e tyre të mbuluara me gjethet e vjeshtës amerikane. Me përmasat nga më të ndryshmet. Që nga ato kungujt e vegjël ngjyra-ngjyra që nisin nga 1 dollar. Me forma të ndryshme 


Ishte koha e largët. Ishte Koha e Keltëve irlandezë që më vonë do të shkonin në Amerikë

Në shekullin XIX irlandezët e dërguan në Amerikë duke e bërë atë si njësim i një feste që po bëhej pak nga pak dhe mjaft popullore po dhe që diçka ndryshoi nga filesat e tij.

Ç’thotë miti do thoni ju? Një rebel që quhej Xhek kishte qenë mëkatar gjithë jetën para pasjetës së tij. 


E vendi i tij ishte ferri

Atë duhet ta ndëshkonte djalli në një mënyrë mjaft origjinale.

PO djalli si djalli. Mendonte mbrapsht 

E ktheu mbrapsht

-Jo nuk do të shkosh në ferr, - i tha

Kishte menduar një gjë tjetër Djalli 

I dha një thëngjill një copë qymyri të digjej gjatë rrugës. Një rrugë e gjatë drejt mëkatit të ri, drejt ndëshimit. 

Ai përdori në atë kohë zgjuarësinë e një mëkatari. E vendosi thëngjillin në një rrepë të madhe 


U nis drejt drejt një udhëtimi të pafund.

Askush nuk e pranonte të futej në Mbretërinë e të Vdekurve.

Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u fuste tmerrin të gjitha shpirtrave të këqinj. 


Kështu amerikanët e përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halluinit Sepse ata që e njohin thelbin e festës së Halluinit është dëbimi i shpirtërave të këqinj nga jeta e secilit e nga gjithë bota.

Le të vijmë te kungulli 

Të gjithë panairet e prodhimeve në Amërikë e kanë të pranishëm dhe kungullin si artikull bujqësor dhe pkesë të garës që përfshin një koninet po që është po kaq i pranishëm dhe në Evropë.


Janë bërë deri tani 51 Festivale të Kungullit më të madh në peshë në Amerikë

Dhe ndodh çudia. Çdo vit pe sha e kungullit fitues rritet me 10, 12 kg më shumë 

Duke vëzhguar nga afar një Panari të produkteve bujqësore për herë të parë pashë një garë të tillë në shtetin e Masacesit pata disa viteve. Kungulli që shikoja atë ditë kishte peshën 1650 paund ose mbi 700 kg 

E prekja e nuk besoja se ishte e vërtetë. Kungujt që kisha parë deri atëherë më dukeshin si milingona para tij. 


Ia tregoja miqve dhe ata më shumë se unë jetonmin befasinë

Në edicionin e 51-të fermeri Travis Gjenger fitoi vendin e parë me kungullin që peshonte 1226 kg 

Dhe ishte po ky fermer që në vitin 2023 fitoi sërish vendin e parë kësaj radhe me peshën 1247 kg


Për këtë çmim ai u vlerësua me një shumë prej 30 000 dollarësh . Premtimi tij ishte se do ta rriste peshën edhe më shumë vitin e ardhshëm.

Në Itali më 2021 39-vjeçari Stefani Cutrupi me kungullin e tij prej 1226 atë vit thyente rekordin botërore, po më 2023 sërish garën e fituan amerikanët.

Ku do shkojë fundi? Nuk e dimë.

 

Në Belgjikë njerëzit kanë gjetur mënyrën më të mirë të argëtimit me kunguj të mëdhenj që i presin në mes ku mund të rrijë një neri mjafft lirshëm madje dhe të vozisë në lumë Me këto bëjë si varka-kungull e me ato përballojnë valët e kapiriçot e lumit.

Eh, çfantazi ka njeriu!


Pesha që rritet në një garë të fortë botërore, emocioni që kemi përballë forcës dhe ambicies njerëzore të dashurisë për punën dhe emocionet interesante që përcjell festa e Halluinit është një nga ngjyrat më të bukura që ka jeta jonë. Sa bukur të kishim edhe më shumë ngjarje të tilla, përballe lajmeve për luftra për raketa, djegie shkollash, toka të etura për ujë, lajme tërmetesh, sëmundjesh botërore, shtetarë të korruptuar, braktisje shkollash, vdekje që vijnë prej kancerit, emigrantë që llokoçiten në ujërat e Mesdheut!

Sa bukur!


Boston 16 tetor 2024


Titilli nga bb



No comments:

Post a Comment