Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 20 July 2024

NJË SHTREMBËRIM HISTORIK I QËLLIMSHË

- Gazetari i RTSH Gjirokastrës e paraqit fshatin Selckë minoritet grek –


Të marrësh guximin e të shtrembërosh autoktoninë e një fshati nuk është vetëm marrëzi, por një veprim i qëllimshëm, skandal, aq më tepër të ekspozosh idetë e tua dashakeqe në media. Pas këtij veprimi lindin shumë pikëpyetje; je mercenar i paguar, je shpifës profesionist dhe antishqiptar, apo injorant?


Nëse autori i këtij dokumentari 60 minutësh do të ishte me origjinë diku nga Veriu i Shqipërisë, ose Kosova, edhe mund të ngatërohesh ngaqë Selcka aktualisht bën pjesë administrativisht në Bashkinë minoritare të Dropullit dhe njësinë Administrative Pogon. Arsyet për bashkim me minoritetin grek i dinë vetëm ata që e realizuan këtë mynxyrë. Një gjë është e qartë, kjo ka ndodhur jo për shkak të shtrirjes territoriale, origjinës, gjuhës që flasin, ose traditat e zakonet në Selckë.  Ky fshat tradicionalisht është pjesë e krahinës së Lunxhërisë, mirpo fshatrat e kësaj krahine i kanë coptuar në tri-katër bashki.  Askush nuk të jep përgjigje përse është bërë ky veprim tinzar. Llogjikisht Selcka duhej të ishte përfshirë të paktën në fshatrat shqiptare Suhë, Stegopul, Labovë e Kryqit me të cilat i bashkon gjuha, zakonet, traditat, feja dhe afërsia gjeografike dhe kurrë nuk duhet të kishte ndodhur bashkim me fshatrat minoritare greke. 


Personalisht unë jam me origjinë nga ky vend, brez pas brezi. Jam farefis me gjysmën e banorëve të këtij fshati dhe kam shkruar në vazhdimësi për gjuhën, historikun, zakonet, këngët dhe traditat shqiptare.


Ju kujtoj se vëllezërit martirë Pandeli e Koço Sotiri që 
çelën shkollat e para shqipe në Korçë, nismëtarë dhe themelues të mediave shqiptare me gazetën “Drita” e “Dituria” në Stamboll, ishin me origjinë po nga ky fshat. Atdhedashuria, krenaria e të qënit shqiptar është dëshmuar nga ata vetë duke u martirizuar për çështjen kombëtare.  Fjalorët enciklopedikë, librat, historiku i krahinës, etj. e kanë pasqyruar veprën e tyre patriotike. Unë sa e kam vërtetuar me dokumente arkivore dhe botime veprimtarinë e tyre patriotike shqiptare, deri në sakrifikim. 


Para pak kohësh u mënjanua një pllakë përkujtimore që ishte vendosur në themelet e shtëpisë së tyre, personalisht e bëra problem. Mirë u hoq për “shkak te punimeve”, por përse nuk u vendos përsëri!? (Tani mendoj se edhe ky veprim ka qenë i qëllimshëm, ashtu si ky emision famëkeq televiziv). 


Përpara dy shekujsh, një Hoxhë nga Kallarati i Labërisë që mbarte fshehurazi nga xhon turqit abetaret e para shqip të Stabollit, u sëmur gjatë rrugës. Bashkëfshatarët e mi, në respekt të misionit të tij të shenjtë e strehuan, e ushqyen, e mjekuan dhe e varrosën me nderime të mëdha, madje vajtojcat e fshatit e qajtën me kuje. Te gjithë në Selckë i kujtojnë këto vargje-vaje:

O i shkreti Babashe,
Ke njeri apo nuk ke?!|
Të varrosëm si babanë
Për ty tri kambana ranë…


Artisti i Merituar i skenës, Andon Pano, themelues i Teatrit Kombëtar Shqiptar, i cili ka banuar në Selckë gjatë vitve 1920, dëshmon në kujtimet e tij: “Në Selckë flitet  një gjuhë shqipe e pastër dhe e ëmbël”. 


Pikërisht tani kur diskutohet aq shumë 
çështja e Himarës, Kristaq Xhai i RTSH-Gjirokastra, në 60 minuta rreket i sforcuar të vërtetojë se Selcka na qenka fshat grek. (O Zot çfarë po ndodh kështu?!) 


Fallsifikim kokë e këmbë, gënjeshtër në dritë të diellit, shërbim që i bëhet lobeve shoviniste dhe naziskine greke nga gazetarët e paguar me taksa të popullit shqiptar!!!  Nuk ka shpifje dhe intrigë më të madhe! Selcka është njëqind përqind shqiptare. Këtë s’e luan topi.


Nga këtu ku jetoj prej vitesh, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u indinjova pa masë dhe iu drejtova Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Alfred Peza, i cili u revoltua dhe i tërhoqi vëmendjen personelit drejtues të RTSH Gjirokastra. Por a mjafton vetëm kaq?! Videoja u hoq nga yortube e RTSH Gjirokastrës, por ky emision qëndron ende i ekspozuar në FB-në e fshatit Selckë dhe tek llogaritë e disa personave të tjerë. Edhe ky veprim është i qëllimshëm. Për këtë arsye detyrohem ta bëj publik këtë fakt antikombëtar, pasi janë shkelur brutalisht dhe me qëllim ligjet e shtypit dhe informimit të publikut shqiptar. (Përfytyroni se 
çfarë do të kishte ndodhur në një fshat tjetër). Po kaq sa është emisioni, 60 minuta, po kaq duhet të jetë edhe përgënjeshtrimi dhe të ekspozohen masa ndëshkuese ndaj gazetarit, i cili mendoj se nuk e ka pasur një lajthitje të rastit, por një veprim të qëllimshëm e të mirëmenduar.


Ai nuk meriton të punojë në RTSH Gjirokastara dhe të paguhet nga taksat e popullit shqiptar. Rrjedhimisht, ky gazetar duhet t’i kërkojë ndjesë publikut dhe selciotëve, të përgënjeshtrojë ato 
çfarë ka thënë në emisionin e tij 60 minutësh. Urgjentisht duhet të hiqet nga qarkullimi dokumentari i mësipërm, sa më parë të jetë e mundur dhe të informohet drejt publiku mbarëshqiptar, jashtë dhe brenda Shqipërisë.


Tani po shpreh mendimet e mia për disa çështje që u diskutuan ne fb: Dhimitër Nanopullos (Naka) është një shkencëtar me famë botërore, Kryetar nderi i Akademisë Shkencave të Greqisë. U propzua për President i Greqisë,  etj. Aktualisht jeton në Teksas të SHBA-së. dhe kryen veprimtarinë e tij shkencore në Universitetin A&M. Ai është nip në fshatin tonë, djali i Vajo Nakës që e ka shtëpinë ende në Selckë.


Nanopullo paraqitet ne video sikur është çensuruar e tani u bë ky “zbulim” i madh. Në fakt është gënjeshtër si e gjithë videoja.


Unë kam dëgjuar për herë të parë për Nanopullo në mesin e viteve 1980.  Doc. Irakli Leka te klubi i Ministrisë së Bujqësisë më tha: Nga Selcka kanë dalë njerëz të mëdhenj si djali i Vajo Nakës  që  është Kandidat për Çmimin Nobel në Fizikë. Këtë Irakliu e përsëriti edhe ne vitin 1999 para fshatarëve tanë që ishin mbledhur për promovimin e librit kushtuar vëllezërve Sotiri të autor Prof dr. Musa Kraja.  Me sa jam në dijeni Nanopullo ka qenë në Tiranë në vitet 90-të për inagurimin e një Universiteti privat. Gjuhëtari, Sintaksologu i shquar nga fshati ynë Prof. dr. Thoma Dhima, më ka thënë se në bashkepunim me Nanopullosin kishin nisur të bënin një punim shkencor për gjuhët, por fatkeqësisht Thomai ndërrroi jetë. Ne vitet dymijë u hap një debat i madh për origjinën e Dhimitër Nanopullos.  Në gazetat kryesore të Athinës shkruhej se ishte vllah.  Edhe historiani shqiptar i ndikuar nga këto gazeta e paraqiste si vllah në shtypin shqiptar.  Unë së bashku me të ndjerin Thoma e kundërshtuam sa mundëm në disa gazeta. Me sa kuptohet tani gazetari u mundua ta paraqiste si minoritar, apo dropullit. Ndoshta të shkruajnë përsëri gazetat e Athinës. Zoti na ruaj me këto shtrembërime e fallsifikime!  Për Nanopullosin është shkruar në vazhdimësi, kudo, në libra e gazeta, fb, etj.  Po kështu ky fakt shkruhet edhe në librin me autor Dh. Margariti e doktor J. Thanati “Selcka e Lunxhërisë”, Tiranë-2001. Në librin tim ‘Udhëtim në Shpirtin Lunxhiot”, Tiranë - 2022, në librin e Spiro Xhavarës: “Mrekullia e Jugut, Lunxhëria, Rëza” Tiranë - 2023, etj.   


Thuhet në fb. gjithashtu se nuset minoritare të ardhura tani flenë rehat në Shën Nikoll. Ashtu është, por ata njerëzit e mi me këto që po dëgjojnë nuk gjejnë rehat aty në varr. Nuset minoritare na kanë respektuar se dhe ne i kemi respektuar. Me fshatrat minoritare të Pogonit kemi kaluar si vëllezër, kemi marrë e dhënë.  Kur bëhej dasma për marrjen e nuseve, ne shqiptarët ia mernim këngës:

E zura thëllëzëno,
moj nëno
Do ta vendos në kuvli,
moj nëno…

 Kurse minoritarët vazhdonin:

Tha to vallo stin kuvli
Mori mana!
Na llalai kathe proi,
Mori mana….

 

Ju të paguar nën dorë e mercenarë politikë, mos u mundoni të na prishni këto lidhje të shkëlqyera shekullore, andej kufirit e këtej kufirit. Me kot mundoheni me intriga e shpifje, ne i kemi këto lidhje që kur bota është krijuar. Më jepet rasti të falënderoj përzemersisht 84-vjeçaren minoritare, nuse në fshatin tonë, që pyetjeve djallëzore të gazetarit iu përgjigj me fisnikëri selicjote, por dhe fisnikëri poliçanjote.  Unë, kur të shkoj në fshat do ta përqafoj me përzemërsi për realitetin që përcolli. U tha gjithashtu në fb. se në vitin 1941 në Selckë u hap shkolla greqisht. Po u hap, se okupimi grek i mbylli shkollat shqipe. Ishte një veprim prej pushtuesi ashtu si vepruan edhe fashistët italianë që hapën shkolla në gjuhën italiane.


Kam dhe diçka për deputetët e shtetarët qe i paguajmë mirë, duhet të mbrojnë ligjet dhe jo të lejojnë të ndodhin përpara syve të tyre si këto veprime antikombëtare, duhet të meritojnë besimin që u ka dhënë populli., jo të bëjnë sehir. Mirë bënë që përkedhelën bustin e Micotaqit, plakut, që nga Kryeministri e me radhë, por shikoni edhe këto bustet tona këtej; të vëllezërve Sotiri që nuk kanë fare, Koto Hoxhit, Urani Rumbos, Jorgo Bllacit, Çajupit, Zhapës etj. Na bëni edhe neve rrugët, dritat dhe ujësjellësat. Mësova këto ditë se uji i Selckës do të shkojë në Dropull me invesimet e shtetit, ndërsa Selcka vuan për pikën e ujit. Kanë filluar punimet dhe i mbajnë sekret, gjoja Dropulli do ta marrë ujin nga burimet e Hllomsë.  Pse kështu vallë?! Gjer kur shqiptari do të konsiderohet si i huaj në vendin e vet që në shekuj e ka mbrojtur me gjak dhe sakrifica?!

  Kostandin Mosko
Boston, MA - SHBA

 ===============================================================

Te nderuar lexues: Ne që komentin e zotit Spiro Xhavarës  nuk e merr boksi i komenteve po e botojme ketu.


Koment mga SPIRO XHAVARA


Nuk e kam parë dokumentarin, nga i cili, me plot të drejtë, ka shpërthyer kjo revoltë dhe indinjatë e thellë e të nderuarit bir të Selckës Kostandin Moskos. Por kjo nuk më pengon t'i bashkohem pa rezerva kësaj revolte më se të drejtë e të justifikuar të Kostandinit - Koços, siç i themi e i drejtohemi vazhdimisht konfidencialisht. 

 

Të quash fshatin Selckë fshat minoritar grek, është vërtetë një gënjeshtër e madhe, një fallsitet i plotë dhe një mohim i së vërtetës në mënyrë të qëllimshme. Ky veprim dhe ky gazetar që e ka bërë këtë shpifje, duhen të merren nën hetim, për të nxjerrë në publik kush fshihet pas tyre, qëllimi që kanë, paraja e zezë që kanë marrë për të thënë të tilla të paqëna dhe, të ndëshkohen paq për këtë. Nga na doli Selcka në mes të ditës fshat grek, kur historikisht, qysh nga lashtësia e gjer më sot, asnjë familje nuk ka qenë me origjinë greke dhe asnjë familje e person nuk ka folur greqisht, përveç kurbetllinjve që venin në Greqi dhe mësonin greqisht, që venin në Turqi dhe mësonin turqisht, që venin në Amerikë dhe mësonin anglisht? Dhimitër Nanopullos - Naka, nga babai i tij,

 

 Vajua, është me origjinë nga Selcka. Ashtu si i nderuari mjeku Betyn i shqiptarëve, emigrantë dhe në Atdhe, Panajot Koliomihali, që nga babai i tij, Anastasi, është me origjinë nga Saraqinishta e Lunxhërisë, fshat pranë Selckës. Panajoti e ka deklaruar dhe deklaron botërisht që origjina ime nga babai, është nga Saraqinishta. 

 

Unë që shkruaj këtë koment jetoj në Athinë dhe, ashtu si kam mik të ngushtë P. Koliomihalin, desha të bëhesha edhe me Dhimitër Nanopullosin, shkencëtarin e dëgjuar kandidat për çmimin Nobël, që për 5 vjet ishte kryetar i Akademisë greke të Shkencave. Por, përveç se kemi folur në telefon disa herë, nuk mundëm dot asnjëherë të takohemi nga afër, megjithë dëshirën e të dyve neve. Kjo për arësye të angazhimeve të mëdha të tij, si kryetar i Akademisë, si pedagog në Universitet në Amerikë dhe si studjues në NASA për muaj të tërë. Abuzimi me origjinën e tij është i qëllimshëm. Unë kam shkruar për të me respekt e konsideratë në librin tim "Mrekullia e jugut - Lunxhëria, Rrëza" tek kapitulli "Tre personalitete lunxhiote në Athinë", pra për Nanopullosin, Koliomihalin dhe Aleks Mamopullos - Mame nga Stegopuli.

 

 Në vitet 1874 - 1891 në Qestorat të Lunxhërisë, fshat jo shumë larg Selckës, funksionoi shkolla greke e ndërtuar nga biri i Qestoratit, atëhere bisnesmen në Stamboll e Paris, Kristaq Zografo, sot i vlerësuar për bamirësinë e tij si "Pioner i filantropisë shqiptare". Po, e pranojmë, ishte shkollë pedagogjike greke, që nxirrte arsimtarë, djem edhe vajza, sepse kemi parasysh që gjuha shqipe u sanksionua në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, pra mbi 25 vjet më pas nga funksionimi i shkollës dhe 17 vjet pas mbylljes së saj. Shkolla ishte greke, po Qestorati ishte, është e do të jetë fshat shqiptar, ku asnjë familje nuk ka folur kurrë greqisht. 

 

Edhe në Qestorat, gazetarë të ndryshëm, kanë vajtur e kanë kërkuar "gjurmë të vorioepirit" dhe, me që skanë gjetur, se çtë gjëjnë? ... kanë filmuar në mes të gurëve të qemereve të portës një gur, ku ustai grek (mbase ka patur dhe ustallarë grekë ose nga vënde të tjera që sdinin gjuhë tjetër veç greqishtes) ka shkruar emrin e tij. Pra gazetari qëllimisht, për të justifikuar shërbimin e tij ndaj atij që e ka vënë, filmon gurin e qemerit ku shkruhet emri i ustait "Kostas" dhe thotë që Qestorati është fshat i famëkeqit vorioepir. Në këtë llum ra, ndoshta pa qëllim, edhe një nga gazetarët më të shquar shqiptarë që drejton emisionin "Shqipëria tjetër". Kur pashë këto, unë i shkrova tek gazeta Telegraf shkrimin "Lunxhëria nuk është Shqipëria tjetër, ajo ka qenë, është e do të jetë jona - shqiptare", ndaj të cilit reagoi pozitivisht. Veprimi i qëllimshëm i gazetarit Xhai duhet dënuar edhe juridikisht, si fakt i gënjeshtërt, por edhe nga opinioni lunxhiot e mbarëshqiptar. 

 

Të mos harrojmë që Selcka ka një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë dhe kulturën shqiptare. Nga Selcka janë Pandeli e Koto Sotiri që hapën shkollat e para shqipe në Shqipëri, nga Selcka kanë dalë me qindra kuadro që kanë drejtuar rindërtimin e Shqipërisë, luftën N-ÇL, etj, mes tyre 6 vetë janë me titujt Doktor Profesor, 16 vetë kanë qenë drejtorë ndërrmarrjesh e institucionesh në mbarë vendin, disa ministra, ku e fundit deri para pak muajsh ishte e nderuara Elva Margariti, Ministre e Kulturës. Por edhe sot, në Parlamentin shqiptar tre zonja deputete janë nuse në Selckë. E, të gjithë këta, e qindra si këta, duhet ta ngrenë zërin me indinjatë, ashtu si i nderuari Koço Mosko, për këtë skandal jo thjesht të një gazetari të RTSH Gjirokastër, por të vetë këtij institucioni, të cilin dikur e ka drejtuar, madje do të thoshja themeluar i nderuari Stavri Zerva, bir i Selckë

Koment mga SPIRO XHAVARA

 


 

5 comments:

  1. Nje gazetar i RTSH Ggjirokaster paska bere nje emision 60 minutesh per te bere te njohur nje te panjohur qe nuk e paska ditur njeri se Selcka ehte greke e gjithnje ka qene e tille. Pra aty s'ka pasur anjehere shqiptare e nuk ka edhe sot. Turp e faqja e zeze per RTSH qe ka miratuar nje emision te tille.Une nuk e kam pare ate emision e nuk di hollesira, por i besoj Kostandin Moskos. Edhe une ndihem po aq i zemeruar e i mbushur mllef sa ai qe eshte bir i Selckes. Ne tani duhet te themi qe vellezerit Pandeli e Koco Sotiri kane qene greke nga Selcka, se ata nuk dinin shqip por e mesuan ate dhe hapen shkollen e pare shqipe per te ndihmuar shqiptaret e paditur. Une kam qene drejtor i shkolles se Sopikut ne Pogon ne vitet 1974-1980 dhe e njoh shume mire ate zone. Kam vajtur edhe ne Selcke. Atje kishte nje shkolle fillore me 4 klasa kolektive. Kam asistuar ne oret e mesimit te mesuesit shembullor Kico Muci nga Zagoria. Atje mesimi behej shqip se atje nuk kishte greke, ndersa ne klasat e fillores te Policanit,Skorese, Sopikut,Catiste e Hllomose mesimet beheshin greqisht se nxenesit ishin minoritare greke. Ne Selcke ishte nje familje vllahe, por asnje greke, Kishte edhe gra minoritare te martuara me shqiptare nga Selcka. Une jam habitur kur mesova se nena e shokut tim te ndjere Thoma Dhima, djale Selcke, ishte bije nga Policani, por qe filiste nje shqipe te kulluar. Edhe ne Sopik ishte nje shqiptar, Ilo Bregu, i ardhur dhender atje nga Korca, por qe s'e bente dot Sopikun fshat shqiptar. Qeveria greke e ka shpallur gazetarin Marin Mema non grata sepse ai kerkonte gjurmet shqiptare ne Greqi, ndersa kete gazetarin ne fjale qe patjeter ashtu si Beleri e te tjere luftetare te helenizimit te Shqiperise se Jugut do ta quaje hero e ndoshta e pret ndonje kolltuk deputeti
    Falemnderit Koci. Je nje atdhetar i vertete e i perkushtuar per vendlindjen tende Selcken qe ka qene ne shekuj shqiptaredhe tille do te mbetet.
    Dahmir Taraj, Boston USA

    ReplyDelete
  2. Nga ILLO FOTO NJU JORK SHBA

    Te tere fqinjet tone heret edhe vo, kane shprehur synimet proteksioniste ndaj vendit tone paqesor. Minoriteti grek ne Shqiperi eshte trajtuar ne frymen me demokratike te mundeshme. Kjo karakteristike eshte zhvilluar bres pas brezi, nga shteti shqipta. Minoriteti grek eshte trajtuar demokratikisht, qysh nga mbreti Zog e ne vijimesi Fqinjet agresore, nuk u mjaftuan me vendimet e Berlinit dhe te Londres, qe u krijuan favore territoriale krejt te pameritura dhe te njohura nga historia.

    Petro Marko ka vertetuar se Himara eshte laberi, ashtu sic perfshihet sot ne Bashkine zyrtare. Pa pasur asnje argument, politika zyrtare dhe jo zyrtare greke, kerkojne te helinizojne Himaren. Kete politike te turpeshme e kryen nje shtet, qe ka titullin demokratik dhe eshte antar i KE. Tani qenkane drejtuar dhe nga Selcka, qe eshte historikisht atdheu i memedhetarve shqiptare, Sotiri.

    Nuk di c'te them me keq, per emisionin shovinist te radio Gjirokastres. Hollesisht dhe te dokumentuar e kane kritikuar Koco dhe te dy pronocimet, posht argumentit historik te Koco Moskos, ketij atdhetari te flakte te shqiptarizmes .

    Kam shkruar disa here, per librin dokumentar te Dr. Manxhar Takes, "Dritherikat e Katermbedhjetes " . Organet tona te sherbimit konsullor dhe atij te jashtem, kete liber, duhet ta kishin perkthyer me kohe, ne greqisht dhe anglisht, qe bota te njohi, cili ishte dhe ka mbetur shovinizmi kishtar grek .

    Andartet mesyne mbi fshatrat e jugut te vendit tone, me thike ne dhembe dhe masakruan shqiptaret, ne fshatrat e jugut, sepse i perkisin besimit mysliman. Rralle, ne bote, mund te kene ndodhur mizori te tilla te mbeshtetura nga megalloideja greke. Shteti grek, me paturpesi olimpike mohon ceshtjen came, qe eshte nje shprehje e paster e genocidit shteteror. Napolon Zerva ishte oficer madhor grek. Masakren e kreu ne emer te nje shteti, qe betohet ne ungjill. Jemi ne kohen kur disa nga krimet greke, kane filluar te atakohen zyrtarisht. Ne se politika jone e jashteme, do te vijoi te demaskoi hapur tendecat shoviniste te shtetit grek, sado e vonuar, do te jete nje fitore e letrave te hapura, me fqinjin tone jugor, qe ka nje mal me krime ndaj vendit tone, viktime e vendimeve te fuqive te medha te asaj kohe te trubullt. Lipset te jemi aktive, ne c'do rrethane, per te demaskuar c'do orvajtje, qe pergenjeshtron historine.

    Shkrimi Koco Moskos eshte pergjigja e duhur e nje atdhetari te perkushtuar. Denoncimi i politikes fashiste greke, sapo ka filluar, me ceshtjen Beleri, qe e mori ne mbrojtje politika fashistoide e Qeverrise aktuale te Athines. Kam shume besim te Z. Alfred Peza Ai do te mbaje qendrimin e duhur ndaj tv. dhe gazetarit, qe e quan veten percus te se vertetes. Te falimenderit Z. Alfred, qe do te behesh interpret i ndjenjave tona atdhetare. Me shumne konsiderate :

    Illo Foto
    Nju Jotk SHBA

    ReplyDelete
  3. respekte Koço Mosko 🇦🇱🇦🇱

    ReplyDelete
  4. Nga ARISTOTEL PETRO, Gjirokaster(nga fb)
    Padrejtësitë dhe manipulimet ndaj shqiptarëve vijojnë !
    Gazeta Telegraf ka botuar para dy javësh një shkrim të Koço Mosko (Kostandin Mosko) lindur në Selckë Gjirokastër e banues në SH.B.A. ku bëhet fjalë për një shqetësim jo të vogël që po ndodh rëndom i nxitur nga segmente të shtetit grek dhe me tolerancë totale tejet menefregiste për të mos thënë me bekimin e vet shtetit shqiptar. Shkrimi pasqyron shqetësimin rreth pasaktësive të një "gazetari" misionar minoritar K.XH i cili duke bërë një reportazh në RTSH filiali Gjirokastër ka paraqitur fshatin Selckë të Lunxhërisë si një fshat minoritar grek. Vetëm në Shqipëri ndodh që mbijnë minoritetet e gjithë farë lloji nga dheu dhe çuditërisht në një vend plot me shqiptar siç është Greqia nuk gjen dot asnjë minoritet shqiptar?! Çirren e nduken për të drejtat e minoritetit në Shqipëri ku asnjë lloj minoritari nuk i është prek asnjë qime floku apo e drejtë dhe anasjelltas nuk duan tja dinë për reciprocitetin mes shqiptarësh në greqi ! Por le të kthehemi tek shkrimi ku Z.Koço me të drejtë shqetësohet për tjetërsimin w një fakti ku nga shqiptar e kthen në grek një krahinë të tërë dhe mbi të gjitha përmes RTSH. Ku tjetër veç në Albanistan mund të ndodhi ky skandal që për barbonët e politikës shqiptare është kthyer në përditshëri? Po si lindën minoritetet në Shqipëri do pyesi dikush me të drejtë?! Minoritet greke psh e kanë zanafillën që më 1912 kur Ismail Qemali bëri pakt me shtetin grek të asaj kohe të njihej pavarësia e Shqipërisë pa Artën deri në Janinë (konf.Londres 1913ës ende nuk ishte mbajtur) dhe ajo pjesë do njihej si minoritet shqiptar apo zonë neutrale ku shteti shqiptar do ishte i detyruar të njihte edhe minoritetin grek në gjithë zonën e Epirit. Sigurisht dihet si rrodhën ngjarjet fjalën e mbajti vetëm shteti shqiptar duke krijuar me pahir minoritete edhe aty ku nuk kishte si në Dropull të Gjirokastrës apo në disa fshatra të Sarandës ku as Himara nuk përfshihej ende , ndërsa shteti Grek jo vetëm që nuk mbajti asnjëherë asnjë premtim për të hapur shkolla shqipe në zonën jastëk ARTË Janinë Florinë por përkundrazi filloi përndjekjen e shqiptarëve nga këto zona. Kush nuk pranonte të vetquhej grek vritej në vend ose dëbohej nga vendi !
    Në të njëjtën mënyrë më pas sidomos këto 35 vitet e fundit janë krijuar krejt minoritetet në Shqipëri. Nga njëra anë shteti shqiptar me kamxhik në dorë kundër popullit shqiptar duke e rrahur, duke I prishur shtëpitë dhe vendet e punës e nga ana tjetër shtete të interesuara që përmes pagesave në formë pensioni të blejnë shqiptar sa më shum e ti përdorin për ekspansione të vazhdueshme ndërkohë që qeverisësit shqiptar të çdo kohe asnjëherë këto 35 vjet si kan mbrojt shqiptarët në shtetet fqinje e as ju kan kërkuar qeverive respektive të trajtojnë shqiptarët në ato vende njësoj si në Shqipëri trajtohen minoritetet e tyre dhe pse false ! Vlen të theksohet se ende sot në 2024 Serbia po bën spastrime të shqiptarëve në Presheve Medvegjë e Bujanoc në këto 3 komuna me shumicë shqiptare që kanë mbet padrejtësisht jasht kufijve të Dardanisë !
    Përballë këtyre çudirave Europa hesht dhe jo vetëm hesht por gjen ende mënyra të financojë Greqinë e Serbinë me fonde të frikshme ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve shkon për të asimiluar shqiptarët . Ndërkohë që Greqia blen shqiptarë e Armatim pa fund Europiançot kanë filluar ti marin Greqisë ishujt një nga një në shkëmbim të borxheve , të paktën Greqia ka aq shum ishuj sa ti shesë gjysmat për borxhet e ti mbeten gjysmat e tjera. Në fund të fundit Europa ja dha kur ja hoqi shqiptarëve e Europa ja mer prap po Shqipëria e shketë thuaj që dhe një ishull të vetëm që pati "su mor vesh" se si u fal !
    Aristotel Petro

    ReplyDelete
  5. Koco Mosko je zjarr. Ti na tregon me vendosmeri se te indinjhesh ndaj ketij shtremberimi te piste eshte shume pak. Ti, i dashur, me kurajo, fakte dhe pergjegjesi patriotike shkon me tutje duke i demaskuar antikombetaret - pjestare te kesaj kryqezate te gjere, te mire organizuar e mire paguar antishqiptare me tre koka na Tirane, Athine e Beograd.

    ReplyDelete