"Në një gram rigon gjendën 42 herë me shumë antioksidantë se një gram mollë, 30 herë me shumë se një gram patate, 12 herë me shumë se një gram portokalle, dhe 4 herë me shumë se boronicat."
Përgatiti: Kristo KAURI
Sarandë
Rigoni me emrin shkencor Origanum vulgare L, eshte një bimë aromatike shumë vjecare. Bën pjesë në gjininë Origanum, në klasën Lamiaceae. Rritet në Mesdhe, Azinë Qëndrore, Amerikë, etj, nga vendet afër detit deri në lartësitë 1800-2200 metra mbi nivelin e detit.
Origjina e emertimit Origanum (Origanon ) vjen nga fjala greke ( Oros) qe do të thotë mal dhe ( Ganos) qe do të thotë e shndritëshme. Pra është bima që shndrit malin dhe mjedisin ku rritet.
Dioskuridi e emertoi Origanum heracleoticum, per faktin se habitati cilësor rritej ne ishullin e Iraklios. Doktorët e lashtë Asklipiu, Hipokrati njihnin shumë mirë sekretet dhe magjinë e saj për ruajtjen e shendetit dhe bukurisë trupore. Ata me recetat e tyre jepnin zgjidhje për çdo sëmundje, se shendeti dhe bukuria gjendën të fshehura mirë në bimët mjekësore që ndodhen në Natyrë. Ilaçet me të pademshme,me të sakta i ofron Natyra
Karakteristikat e bimës.
Rigoni është një bimë e shkurtër 20 deri 80 cm, gjethët i ka vezake, të vendosura përballë njëra – tjetrës, me degëzime të holla, të brishta, në të cilat krijojnë lulësat në anë të degëve.
Kur shkërmoqën, gjethet leshojnë një aromë të këndshëm dhe kur e prek me gjuhë të djegë majën e saj. Lulët kanë ngjyrë të bardhë në dhe lulëzojnë në muajin Qërshor deri në muajin Gusht, kjo në vartësi të mjedisit dhe zonës ku shtrihet. Zhvillohet mirë në toka me Ph 6- 9, në toka të thata, shkëmbore, gelqërore, bile mund të përshtatët shumë mirë në toka shumë të varfëra.
Rritet pothuaj në të gjitha kontinentet, por mbreteria e saj është Mesdheu. Rreth 75 % e llojëve të rigonit shtrihen në Mesheun Lindor dhe shumë pak në atë Perendimor.
Ajo që nuk pelqen rigoni dhe që nuk duhet të kultivohet janë mjediset me rerë, anës detit, gjatë plazheve dhe ligatinave. Veshtirë është ta gjejmë në këto mjedise. Rigoni është bima që dashuron shumë diellin dhe nuk i pelqejnë rerat dhe ligatinat. Duron temperatura të ulta deri – 25 gradë C.
Injohur dhe i vlerësuar këtu e mijra vjet në shumë vende të botës, sidomos në Mesdhe e takojmë si simbol gëzimi, lumturie....Me të për të sjellur fat përgatiteshin kurorat martësore me degëza rigoni.
Grumbullimi
Koha me e mirë për të vjelur është koha e lulëzimit që perkon me muajt Qërshor – Gusht. Presim vetëm llastarët e lulëzuara 30- 35 cm, i bejmë tufa jo shumë të mëdha, 4-5 cm trashësia e dorezës,i lidhim në bazë dhe i varrim në vende të hijëzuara, të ajrosura që të thahen. Tre tufeza të tilla janë të mjaftushëm për gjithë vitin.
Bimët duhet të pritën dhe jo të shkulën. Për cdo metër katror lihen 1-2 bimë pa u mbledhur që të prodhojnë farë dhe të shumohen dhe të garantohet qendrushmeria e habitatit.
Pasi e shkermoqim e pastrojmë mirë nga kercenjtë e trashë, nga mbeturinat dhe e vendosim në vazo qelqi me ngjyrë të erët dhe ruhet po në mjedise te erëta dhe të thata deri në dy vjet
Vetitë e rigonit
Rigoni është bimë mjekësore që edhe shëron sëmundje, por dhe mbron shëndetin nga kërcenimet e ndryshme. Është një antibiotikë i mirë për bakteriet e keqia. Përdorët me sukses kundra ftohjes, gripit, bronkitëve, kollës,helmimëve. Çdo lloj bime mjekësore humbët fuqinë dhe autoritetin para rigonit të egër. Është vertëtuar në laborator, se mikrobët nuk durojnë forcën e saj, ato nuk mund të mbrohen nga sulmet e saj.
Eshtë përdorur kundër djegjeve, si pije tonike, si tretëse, kundër hemoragjisë, kundër mykut, kundër kancerit, kundër semundjeve të zorrëve, për uljen e tensionit të lartë, çbllokimin e arterjeve, qetësues nervash, për ekzema, alergji, artrit, për helmime, etj....
Vaji i rigonit përdorët për lehtësimin e dhimbjes se dhembëve. Çfarë është ajo qe e ben kaq të njohur rigonin, kaq me vlerë, një bimë kaq të vecantë, magjike, kush ja jep ketë veprim biollogjik të fuqishëm!?. Janë vajrat e saj eterike dhe substanca e karvakrolit (kapbakpoli). Rigoni përmban 3-5 % vajra eterike, gjejmë hekur, vitamina C, përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik.
Në një gram rigon gjendën 42 herë me shumë antioksidantë se një gram mollë, 30 herë me shumë se një gram patate, 12 herë me shumë se një gram portokalle, dhe 4 herë me shumë se boronicat.
Rigoni me substancat që përmban përmirëson levizjen e zorrëve dhe fuqinë tretëse, lufton plakjen e parakohëshme. Vlerat e tij shtohen duke e përzier me vaj ulliri (1/2 litri vaj me pesë degë rigoni) dhe i lemë se bashku për një javë.
Zgjidhni rigon të fresket, ajo ka veti dhe shije supëriore. Sigurohuni që ajo të jetë bimë organike natyrore, e egër dhe e paster.
Përdorimi i rigonit.
Përdorimi i rigonit dhe fama e tij ka aritur të trembë dhe kompanitë me të degjuara multi-miliardere farmaceotike. Është bimë e vecantë unike, por fatkeqesishtë është shumë e lirë dhe kjo ul interesin e Industrisë Farmaceotike në nxjerjen e fitimëve.
Çaji i rigonit ndihmon në pastrimin e mushkërive, veshkave dhe melçsë nga kimikatët, nga katrani, acidet e tepërta. Me solucionin e përgatitur nga rigoni mund të shërojme plagët e ekzemës, kruarjet, puçrat me qelb.
Një lugë caji me rigon në një gotë të valua, ku lihet për tri minuta ndihmon në heqjen e gëlbazës dhe qetëson. Gargara me rigon pastron gojën dhe fytin, ka fuqi antiseptike. Pastrimi i lekurës se infektuar dhe kerpudhat ne gishtat e kembëve eleminohen me perdorimin e rigonit solucion.
Përdorim të gjerë gjën në kozmetikë për të vendosur dhe ruajtur elasticitetin dhe ndricimin e lekurës.
Gjethet e rigonit përmbajnë dyzet përbërës aktivë mjekësor. Shumë studime klinike kanë vertëtuar dobin e madhe dhe rendesinë shendëtsore të çajit të rigonit. Ajo mbron qelizat nga kimikatët e paqëndrushme që formohen nga tretjet problematike.
Përgatitja e çajit:
Një lugë çaji me gjethe të thata i hedhim në një filxhan me ujë të valuar dhe i lemë për pesë deri në dhjetë minuta. Pastaj e pimë, është vertet i hidhur dhe mund ta embelsojmë vetëm me mjaltë. Hidhërimi shërron.
Caji i rigonit përmireson shendëtin e zemrës. Përmbajtja e kaliumit mban nën kontroll ritmin e zemrës, tensionin e gjakut dhe antioksidantet ndihmojnë në parandalimin e demëve të shkaktuara nga stresi.
****
Një përdorim të gjerë dhe të sukseseshme ka në kuzhinë. Eshtë mirë që rigoni të përdoret në te gjitha pjatat qe e kërkojnë, ku perveç shijës se mirë do të thithë lengjet e stomakut dhe do të rregulloj funksionimin e mirë të melcisë
Bashkë me Rozmarinën, Majdanozin, Sherbelën, Dafinën, Menten, Manxuranen, përbejnë pasurinë dhe sekretin e shefave të kihinës në gatime speciale. Suksesi i kuzhinës Greke, Italiane, dhe i kuzhinës mesdhetare e ka magjinë e saj dhe në përdorimin me talent te ketyre bimëve.
No comments:
Post a Comment