Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 1 April 2023

AVENTURA E FUNDIT NË SKORE

 - Duke dalë nga adoloshenca - 

(Nga proza "Zbathur mbi gjëmba - Çoke të gjakosura këmbësh")



nga:  Petro MEJDI 
Athinë, Greqi

 - Domatet për turshi. - 

***

Personazhet : Nasho Kacano, (nxënës i klasës së katërt), Vasil Naka (brigadieri i perimores), mana Kseni, Thia Marigoja( nëna e Nashos ). dhe unë (nxënës i klasës së tetë.) 

 

--Prolog --

Ishte tetor. Tetor i vitit 1969. Isha nxënës i klasës së tetë dhe e bëmë në Skore, një dhuratë e Fjalimit të Enver Hoxhës për revolucionarizimin e shkollës dhe përhapjen e Arsimit deri në skajet më të largëta të shtetit. Fëmijët e Skoresë kishin shpëtuar njëherë e përgjithmonë gati 8 km rrugë Skore - Poliçan e kthim.

 

Një buzëmbremje e freskët tetori. Sheperjoti, kështu e quajnë në fshat erën e ftohtë veriore që fryn nga gryka e Dhëmbelit, pranë fshatit Sheper, e kishte ftohur kohën dhe na paralajmëronte se bryma kishte filluar dhe se dëbora e parë në malet e Pogon- Zagorisë nuk do të vononte të binte.

 

Isha në oborrin e shtëpisë dhe dëgjoj zëra nga shtëpia e Kacanove. Po “grindeshin" thia Γουλλα me djalin e vogël, Nashon, 4 vjet më i vogël se unë, nxënës i klasës së katërt.( Ai nga shtatori iku për në Shkodër tek i jati, për të filluar klasën e pestë. Ishte dhe për të aventura e fundit në Skore. Pra dy Nashot dalin për kësmet!). Nuk e mora vesh pse bisedonin me tone të larta dhe me një ton kritikues nga Thia.

 

Nashoja më pa dhe nga vendi që ngjiteshim e zbrisnim më shkurt tek njeri - tjetri, se rruga e perëndisë ishte nja 100 m largësi  duhej që t'i dilje shtëpisë se Nashos nga përpara, nga exoporta εξώπορτα, pra, hipnim në majirjo μαγειρείο, fshehurazi se nga kalimet e shpeshta kishin lëvizur rrasat e gurta dhe të zeza dhe çatia e guzhinës së Kacanove kishte pikuar disa herë.

 - Γιατί τσακώνοσασταν με την μπαμπο? ( Pse grindeshit me plakën?) 

 - Πάμε στη Φωτημιστα για ντομάτες τουρσί? Όλοι πάνε και μαζεύουν, έχουν αρχίσει να σαπισουν.( A shkojmë në Fotimista të mbledhim domate për turshi? Të gjithë shkojnë dhe mbledhin, kanë filluar të kalben.)

 - Dy Nashot na dalin për ....kësmet !—

 

U mendova pak. Ndaj grindej me plakën mendova. I ka thënë se të tjerrët u ngopën me domate të gjelbra për turshi dhe ju rrini e luani .( E dhe mua mana Kseni më bërtiste: 

 - Μου κάθεσαι ολη μέρα με τα βιβλία στο χέρι. Δεν παίρνεις παράδειγμα από τον Τσοτα( Σωτήρη ) Ποτσι που εχει περικυκλώσει την αυλή του με τοίχο! (Rri gjithë ditën me libra. Nuk merr shëmbull nga Çota Poçi, një i afërm moshatar, që e rethoi shtëpinë me mur)Pata një ngurim, jo pse do shkoja të mblidhja( në fakt vidhja) domate që dita ditës po kalbeshin nga bryma e vjeshtës së Pogonit, por ngurimi kishte të bënte me frikën, se po binte nata , dhe perimorja ishte pranë lumit të Sopikut, dhe ajo që na trëmbte ishte fakti se ajo ishte më pranë kufirit me Greqinë dhe kishim frikë se mos na dilte ndonjë diversant!! (Mentalitet fëmijësh të zonave kufitare të kohës së socializmit.) Do shkoj,  mora guxim për të bërë tutje dhe ngurimet e fundit, t'i tregoj mana Ksenit se dhe unë mund të sjell diçka të mirë në shtëpi.

Gjetëm nga dy trasta, njera me rypa, për në kuriz dhe tjetra në dorë.

 

Nga larg dalluam parcelën me domate. Kur hymë në të dalloheshin qartë gjurmët "e invadimeve" para nesh.Megjithatë, diçka kishte mbetur dhe për ne .Nga ara ku "vidhnim" pamë diellin, i cili po ngitej drejt Nëmërçkës, po përëndonte në malin e Buretos, aty ku nga ana e mbrapme bie Libohova. Diellin e kishim gjithmonë aleatin tonë, por atë buzë mbremje tetori, ai na tradhëtoi, i dha mundësi brigadierit të perimores, i cili po kthehej për në fshat që të dallojë në parcelë dy si hije që lëviznin të përkulur. Kur thuajse i kishim mbushur trastat, brofi diçka në krye të parcelës, ishte një kapërcim kanali. Nuk arritem që të kuptonim se ç'ndodhte, kur shoh Nashon të hedhë trastën e kurizit dhe la në tokë tjetrën dhe ja dha vrapit nga përroi, andej nga hymë në parcelë. Unë nuk arita që të largohem. Brigadieri, me dy - tre hapa të gjatë, më ngjanë ata hapa me atë metrin zhalon që mbanin brigadierët e bujqësisë për t'u matur qilizmën grave të brigadës, u gjënd përpara meje.

 - Μην φοβάσαι, μην φοβάσαι .Δεν θα σου κάνω τίποτα!(Mos u trëmb, mos u trëmb. Nuk do të të bëj gjë.)

Më kapi për dore , më ndihmoi që të hedh në kuriz trastën me rrypa. Kjo përkujdesje më çuditi. Ndoshta vërtet nuk do të më bëjë gjë. Domate për turshi mblodhëm! Do kalben në arë. Por kot nuk thonë që " dardha ka bishtin mbrapa". Ato çanta do të shërbenin si prova për t'u deklaruar hajdut i pronës socialiste. Dhe e mbajta në kuriz gjithë atë rrugë.

Sa u nisëm brigadieri më thotë: 

-       Αυτός ο άλλος ο Mητες ήταν? (Ai tjetri , Mitja ishte ? ) Mitja është vëllai, 3 vjet më i madh.

-       Οχι, ο Νάσιο Κατσανος.

-       Μου λες την αλήθεια? Εμενα μου φάνηκε σαν ο Μητες. ( Më thua të vërtetën? Mua m'u duk si Mitja.)

 

I mënçur brigadieri i perimores! Nashoja, edhe pse më i vogël se unë, ishte më i gjatë.(Kur u rrit, arriti gjatësinë 1.85). Brigadjeri mendoi se më i madhi edhe mund të më ikë, kështu që kap më mirë të voglin. Dhe e pësova unë.

 

Por frikën e kishte dhe nga unë.Diçka kërkoi nëpër xhepa dhe( Ndoshta ndonjë spango.) si nuk gjeti gjë më vështroi nga koka deri tek sandalet. Me njërën dorë më mbante dhe me tjetrën filloi të më zgjidhte shaminë e pionierit. Si e zgjidhi, më urdhëroi që të shtrij duart përpara dhe m'i lidhi me shaminë e pionierit. Mirë të më behet, mendova, kur se futa në çantën e librave!? E kisha pësuar disa herë nga shamia e pionierit, e haroja dhe pas kontrollit para mësimit, aty në oborrin e shtruar me çakëll të shkollës së Poliçanit, drejtori, Fani Zoto, afrohej dhe më kapte favoritet, i tërhiqte aq fort, sa më dilnin lotë nga sytë. Një herë më dërgoi në Skore të merrja shaminë e të kthehesha prapë në shkollë. Nuk ma mbajti që të mos kthehesha, se të nesërmen ai më i nervozuar do më bënte atë "torturën" tjetër, më kapte lëkurën e gushës dhe e tërhiqte sa të mundëte. Kjo ishte ç'i ishte! Dhe që t'u shpëtoja këtyre , unë nuk e hiqja shaminë nga qafa dhe në gjumë. Punë e madhe pse ajo rrudhosej e bëhej për dreq. Nuk të dënonin për këtë.

 

 - INTERMEXO -

( brigadieri i perimores)

 

Tani erdhi çasti që të flasim për heroin kryesor të tregimit tonë. Pasi mësuat për dy Nashot, i treti quhej Vasil Naka, brigadieri i perimores, një mjeshtër i saj, një mjeshtër i turshive. Po, po, i turshive. Na dërgonin nga shtëpia me një tepsi ose kovë, më e kollajshme ishte për ne kova e kauçukut, se e dhe mbanim më kollaj me një dorë dhe nuk kuptohej se sa kishim ngrenë rrugës. Turshitë e Nakës, patllixhani, spec, lakër dhe domate, janë një nga ato gjëra që kujtoj me mall nga fëmijëria. Me turshi patllëxhani dhe speci shoqëronin pijen shumë burra në fshat.

 

Dajua, (kështu i thërisnin) ishte një njeri enigmatik. I gjatë, me sy pak të dalë, blu, sy që ne fëmijëve na trëmbinin, kur na shikonte i mvrejtur. E mbaja mënd që i vogël. Nuk e di pse, por ato vite ata banonin në shtëpinë e së motrës, fare pranë shtëpisë tonë, e cila jetonte në Vlorë. I shikoja kur të gjithë shkonin në punë në të njejtin drejtim, për nga jugu i Skoresë, ku kishin tokat dhe vreshtat e tyre. Ishin ende privatë. Mbaj mënd thia Tatin, Hrisanthin, atë grua të pakët në trup, a se më dukej mua kështu, se e shikoja pranë të shoqit të gjatë, ose nga që sa herë do të dilte nga shtëpia, përherë e heshtur dhe e nxituar, do të kishte një peshë, e cila e detyronte të përkulte shtatin, sidomos kur hidhte në sup një parmëndë druri. E dhe kur mëmë e bir i luteshin që të shkonte djali në fshat që të shikonte filmin, filmin, i cili në ato vite vinte nga Gjirokastra vetëm një herë në vit. 

-       Jo, thoshte, të flejë se nësër herët do kullosë qetë. Nuk e mbaj mënd që të këndojë, të vallzojë, të ngrinte dolli, nuk e mbaj mënd që ta kem parë në kishë. Ishte dhe nuk ishte në fshat. Ishim nxënës shkolle kur shkuam që të mbledhim qershitë. Në fund na shënoi nga 70 pikë(100 ishte një ditë pune), 30 pikë na i ulte se ... kishim ngrënë qershi. Por pas vitit të përfundimit të kolektivizimit hyri dhe ai në kooperativë. Punonte përsëri në Liboshec, në tokat e tij, por i kolektivizuar. Në vitet e tij Skorea dërgonte perime dhe në fshatrat e tjera të Pogonit. Ishte nga të parët që në festën e Pogonit sillte kofinat e parë me rrush në atë mes shtatorit .

 

- Vazhdimi i aventurës së domateve -

Kur unë me Dajon kapërcyem përroin, më lart dukej kisha e Shënmërisë, mbi çatinë e së cilës po binte muzgu dhe kisha e mbuluar me rasa të zëza mbeti pas nesh. Ktheva kokën andej dhe pëshpërita me vete: Παναγία μου βοηθά!( Shënmëri, më ndihmo!)Edhe shën Mëria t'i lutej, Dajua nuk do të më falte. Për të prona socialiste ishte më e shënjtë se dhe vetë, η Παναγιά.

 

Rruga e ngushtë shtufore me fera dhe shkure anash ma vështirësonte ecjen përkrah tij, më kishte mpirë krahun. Mendo dhe domatet në kuriz dhe në duar. Ktheva kokën pas dhe për një moment pashë një hije, u ravijëzua për disa sekonda në tisin e muzgut. E njoha. Ishte anëtari tjetër i aventurës së domateve, Nashoja. Kishte frikë që të ikte vetëm për në fshat. Nuk ia mbajti që të kalonte vetëm përpara kishës së Ajia Paraskevis Αγία Παρασκευή, dhe sidomos përroin e Miçurkos, guvat e mëdha të cilat natën dukeshin më të frikëshme natën. Nga qetësia dëgjohej qartë murmurima e ujit të përroit, një murmurimë që ngjante me zë njeriu, sikur bisedonin njerëz. Dhe ne trembeshim se besonim vërtet që në atë zë fshiheshin οι χρυσές, ca qënie mitologjike fetare, me të cilat na trëmbnin më të mëdhenjtë. Dajua nuk kuptoi gjë. Ne përpara dhe Nashoja pas nesh në largësi që të mos dukej.

Kaluam të përpjetën e kishës dhe pas pak u duk fshati. Diku diku ndrisnin të zbehta llampat elekrike. Natën, në qetësi dhe në muzgun e errët, ato llampa bënin të mendoje se aty ishte fshati, çatitë e të cilit nxinin nga rrasat e zeza. Sa pashë την εξώπορτα, portën e jashtme të shtëpisë, fillova të mëndoj për atë që kisha bërë. Dajua do të na çonte në zyrën e këshillit, do të thërisnin prindërit dhe unë fantazova mana Ksenin, që e zëmëruar të më hidhet të më rrahë m'u përpara burrave të pushtetshëm të fshatit. Mana Kseni nuk donte që t'i merrej erzi në fshat për gjëra të tilla. O po po, mendova, iku dhe bursa e shkollës së mesme! Shto dhe gjobën e këshillit popullor!

 

Kur filloi e përpjeta e Miçurkos, pas saj vinte το Αλώνι του Μήτση, Lëmi,  ndjeva lodhjen dhe frikën, frikën e përballjes me mana Ksenin dhe ata të këshillit. Pa le të jetë dhe Koço Ndreko, më shkrepi për një moment, atëhere vete ç'vete kjo punë!

 

Sapo u futem në rrugën e mugët poshtë shtëpisë së Kalemit, Dajua filloi të thërasë emrin e places, Kseni, o Kseni(e dhe ai njerkën thëriste jo babain). Në kohën që ne po ecnim ngjitur me murin e oborrit të jashtëm të shtëpisë, u binda tashmë se Dajua nuk do më falte, do më çonte στην εξουσία, në zyrën e këshillit, mana Kseni u duk tek kubeja e portës së madhe. Nga erësira nuk më njohu, ndoshta as që mund t'i shkonte ndërmënd se unë isha bërë aq trim që të vidhja, dhe sidomos natën. Unë humbisja ndonjë qingj a kec dhe nuk kisha guxim të shkoja më tej se το Αλώνι του Μήτση, kisha frikë nga nata .

-       Το βλέπεις τι έχει κάνει ο δικός σου?!(E shikon se ç'ka bërë i yti). Dhe ma mori nga dora dhe i vërtiste në ajër trastën e domateve. Μαζί με το Μήτε, οι δυο τους( Bashkë me Miten ,të dy)

-       Των Μήτε τών έχω σπίτι, (Miten e kam në shtëpi ) i tha plaka dhe për ta bindur kur tha këto fjalë i shoqëroi me kthimin e kokës nga shtëpia. O sa ebukur që m'u duk shtëpia jonë në ato çaste!

-        

Plaka u afrua pranë ovoroit me karthje dhe rrëmbeu një gur të madh e të bardhë, aq i bardhë sa ndriti në atë muzg, dhe duke thënë:

 = Και αυτό μου το έκανε, με ντρόπιασε στο χωριό?!( Edhe këtë ma bëri, të më turpërojë para fshatit .), u bë gati të vërviste gurin mbi mua. Xha Vasili u trëmb dhe vetë me këtë zhvillim të ngjarjes dhe thiri sa fuqi që kishte: 

-       Όχι, όχι, δεν έχει κάνει τίποτα, παιδιά είναι!( Jo, jo, nuk ka bërë gjë, fëmijë janë!) Dhe pak ai, dhe pak unë që doja të mbrohesha nga zëmërimi i places, u gjënda në gati i kacavjerur në trupin e gjatë të Dajos, ku binin në sy këmbet e gjata të cilat ishin dukshëm në asimetri me pjesën tjetër të trupit. Kjo që bëri mana Kseni ishte një " hepi end" i dramës që po luhej në rrugën para shtëpisë. Xha Vasili ndrroi mendim:  -     - Θα το κάνεις άλλη φορά;( Do ta bësh herë tjetër ? ), dëgjova të më thotë:

-       Οχι, i them me zë të ulët.Thia Gulla e ndiqte gjithë këtë histori e fshehur në ballkonin e drunjtë të shtëpisë dhe ndoshta e kishte zënë frika se Nashoja ku ishte?!

Tek xha Vasili filluan të mbizotërojnë ndjenja njërëzore, gjë e rallë për një njeri, i njohur për ftohtësinë dhe ashpërsinë e vet. Mendoi se si do të sillej plaka me mua dhe i thotë: 

-       Τον συνχώρεσα εγώ, να τον συχωρέσεις και εσυ. Δεν θα το κανει αλη φορα ( E fala unë , ta falësh e dhe ti.Nuk do ta bëjë më) 

 

Më dha trastën dhe duke thënë καληνύχτα, u kthye prapë nga rugica e shtëpisë së Kalemit. Njeri i çuditshëm! Nuk i pëlqente që të kalonte nga mesi i fshatit, por në udhën e zakonëshme: Lëmi,rrugica mbi shtëpinë e Kalemit, rrugica e ngushtë e shtëpisë së Paspalit, kështu i shmangej klubit dhe kurthit të bisedave kot.

 

U futa gjithë frikë në oborrin e brëndëshëm të shtëpisë. Pas pak u ngjit nga çatia e guzhinës së saj thia Gulla.

 - Που είναι ο Νάσιος;( Ku është Nashoja?) I thashë që Nashon nuk e njohu. Në këto e sipër Nashoja u duk tek porta.

 - Εγώ τους είπα να πάνε. Ολοι πάνε και παίρνουν. Εκεί θα σαπησουν., e mori përsipër thia Gulla.(Unë u thashë të shkojnë të marrin. Atje do kalben.)

E kuptova pse nëna e Nashos e mori përsipër. Donte që të qëtësonte mana Ksenin dhe të lehtësonte pozitën time përpara saj. Dhe kjo vërtet e qetësoi plakën. E dëgjonte dhe e besonte thian. Ajo e kishte sjellë në Skore. Jo se i bëri ndonjë nder të madh mana Ksenit, se do rriste 4 jetimë, por më shumë na bëri nder neve, se na rriti një spartane.

 

 - EPILOG - 

Dajua e mbajti fjalën .Nuk e bëri problem në fshat. Cila është biografia e mëtejshme e personazheve tanë:

Dajua vazhdoi që.të ishte brigadier. Iku kur deshi vetë. Vdiq në shtëpinë e tij " πλήρης ημερών", në ditët e veta. Nuk vuajti fare, më thoshte një ditë Stavroja, i biri. Kujtuam se flinte. Pra vdiq në gjumë. Vdekje më të bukur dhe më të lehtë nuk ka.

 

Për Nashon kjo ishte aventura e fundit në fshat. Iku në Shkodër. Mbaroi gjimnazin e njohur " 29 Nëntori". U bë ndihmës mjek. Iku i ri nga kjo jetë. I ri dhe i bukur. Ishte shumë simpatik. Dhe shumë nacionalist. La 3 vajza, njera më e bukur se tjetra. Të madhes, Maries, kur lindi në Shkodër i vuri emrin." Hellada Ελλάδα. Ajo e bëri Nashon gjysh dhe mbesa mban emrin e tij, Αθανασία.

 

Thia Gulla vdiq në Athinë, pas Nashos, por nuk ishte në gjëndje që ta kuptonte. Ndoshta më mirë për të. Ja kishte merakun me punën e zëmrës. Çudia erdhi më vonë. PasiNashoja vdiq, ajo i përmëndëte emrin shpesh. Supkoshenca, instikti i nënës. Mana Kseni rron, por nuk më njeh. Është 91 vjeç. Dhe thotë gjithmonë: "Αχ μάνα μου" 

 

Unë mbarova klasën e tetë. Atë behar isha me dhitë e fshatit, tashmë jashtë shtëpive. Çoja qumështin tek dyqani i kooperativës dhe dëgjoja bashkëfshatarët se si grindeshin për rradhën e qumështit, si në qytet. E kishim Το γρέκι, vathën, ngitur me fshatin. Atë natë seç më shkrepi që të bëj sultjash dhe orizin e zieva me qumësht. Nuk e di se ç'më krisi dhe kisha qethur dhe kokën. Dukesha për dreq. Atë behar kisha ngrënë shumë arra, lajthi dhe thana. Më vjen vëllai, Piloja dhe më thotë:

-       Σε θέλει ο πατέρας. Θα πας στο σχολείο.(Të do babai. Do shkosh në shkollë.) U habita pak. Bursat në fshat ishin ndarë. Ne ishim katër, bursat 3. Nuk isha i fundit i klasës, por ne si shtëpi e kishim. marrë një të tillë, vëllai i madh në Tregëtaren e Vlorës.

 

Prita sa erdhi Shori Cano, që t'i " dorëzoja " tufën. Në shtëpi mora vesh se që të nesërmen do të shkoja në shkollën e mesme të Nivanit, e porsa hapur. Në mëngjes mua dhe plakun, i cili do të më shoqëronte, na përcolli plaka deri jashtë fshatit, se mos na shikonte ndonjë sy i keq. Më përqafoi. E pra, gjina nuk është që kësaj gruaje fisnike t'i thuash : njerkë!!

 

****Fotografia që shoqëron shkrimin pasqyron vendin ku filloi aventura Parcela e fundit ishte ajo e domateve. Lart në kodër, mbi rrëpirën shtufore është monopati nga ku na pa brigadieri.

 

Limani i Rafinës , 16 .10.2018 dhe ora lokale , 9 e 45.

 

No comments:

Post a Comment