Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Tuesday, 31 January 2023

KALENDARI I BUJKUT - MUAJI SHKURT




nga:  Jak Zef  PACANI

Vau i Dejës SHKODËR


 

PUNIMET NË ARA

 

 

Në Grurë

Duhet të bëjm kujdes që kullimi të jete sa me i mirë, në vatrat që janë të zverdhura për arsye të tepricës së lagështires, të zhbllokohen vijat kulluese të bllokuara, të bëhet pleherimi me plehera azotike, të vrojtohen vazhdimisht arat me grurë për të bërë të mundur zbulimin në kohë të zabrusit, krimbit tel, dozëza e të tjera. Të përdoren ushqimet e helmuara në formë vatrash. Për barerat e egra, të behet luftimi i tyre mekanikisht, ose kur nuk është e mundur mekanikisht të trajtohen me herbicide duke ndjekur këshillat e agronomit duke shikuar edhe temperaturat sepse për të bere trajtim me herbicid duhet të jetë temperature me e madhe se 10 grande.

 

Në Jonxhë

 

Për mbjelljen e jonxhes duhet të bëjm kujdes për zgjedhjen e farës ku ajo duhet të jetë e pastër dhe në varietete për shkak të gjatësisë së saj ku në disa zona të Bashkisë Vau Dejës ka edhe erëra të forta. Për kultivimin e saj për një dylym duhet rreth 5 kg, duhet të bëjm kujdes dhe me tokën ku ajo duhet të jetë e kulluar dhe të jetë e pasur me lënde plehëruese. Duhet të bëjmë kujdes në jonxhet e mbjella për koskuten sepse eshte një nder demtuesit më të medhej të kesaj kulture. 

 

Në Vreshtë

 

Periudha e qetësisë biologjike nuk është aspak periudhë qetësie edhe për vreshtarët. Proçese pune të tilla si: krasitjet, plehërimi, kullimi i tokës, lidhja e lastarëve, janë shërbime me vlera të përgjithëshme duke përfshirë këtu edhe vlerat fitosanitare. Është koha kur vazhdojnë trajtimet kimike dimërore. Këto trajtime mund të bëhen si me Lëng bordolez 2 %, ose me preparate me bazë vajra minerale, Ushtrohet kontroll për të manjanuar mbjelljen e fidanave të prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit të vreshtat, fermerë duhet të jeni të interesuar të konsultoheni me specialistë për të marrë siguri prej tyre për cilësinë e fidanave përpara se ato do t’i blejni. Kjo sidomos është e domozdoshme kur bëhet fjalë për sasi të mëdha fidanash për mbjellje.

 

Vazhdojnë po ato proçese pune me karakter agroteknik dhe fitosanitar që u përshkruan për muajin Janar. Kontrollet fitosanitare tëi fidanave që do të mbillen. Veçanërisht në vreshta, duhet të mënjanohet me çdo kusht mbjellja e hardhive me copa nga hardhitë e but, por të mbillen vetëm fidana të shartuar mbi hardhitë e egra antifilokserike, sepse ndryshe vreshtat mbeten nën rrezikun e përhershëm të morrit të rrezikshëm të rrënjëve të hardhisë e quajtur: “Filoksera e hardhisë”. 

 

 

NË PERIME

 

 

Domate

 

Për domatet e mbjella në mjediset me ngrohje qendrore vazhdon kontrolli për të zbuluar ato dëmtues e sëmundje që u përmenden gjatë janarit në serat diellore, nga mesi i shkurtit, fillon mbjellja e fidaneve në tokë e përhershme. Para mbjelljes në sera, po atë ditë që do te largohen nga shtrati, fidanat spërkaten me fungicide me bazë Bakri. Pasi i mbjellim në tokë fidanat në serë duhet të shperndajme edhe ushqimet helmuese për kermijet duke pasur parasysh edhe lagështiren e madhe por edhe ndonjë instekt tjetër. Sera duhet të jetë me drenazhim të mirë të jete e kulluar të mos ketë barera të keqijë.

 

Patate

 

Gjatë këtij muaji vazhdon mbjella e patates ose vazhdon mbirja e patatës së mbjellë me parë. Për të nxitur mbirjen e patatës sa më mirë, ngastrat kontrollohen për nevojën e thyerjes së kores së tokës duke i bërë capitje. Në rast se në ngastra ka ngacmime nga dosëza, në ngastra shperndajme ushqime të helmuara e mira me e mirë është që ta hedhim në të njëjten kohe kur bëhet pleherimi i tokës dhe vendosja e zhardhokut në tokë. Një kujdes duhet të bëjmë edhe për barërat e këqij sepse na konkurrojne bimën, ku ketu mund të marrim një herbicid selective kundrejt ketyre barërave.

 

 

 

FORMIMI I KOPSHTEVE TË PERIMEVE

 

 

 

Formimi i kopshteve të perimeve përbëhet prej dy procedurave: zgjedhja e vendit për kopsht dhe rregullimi i vendit. Zgjedhja e vendit për kopsht Për shkak të karakterit të prodhimtarisë perimore, është shumë me rëndësi që të bëhet zgjedhje e drejtë e vendit ku do të kultivohen perimet. Vetëm me zgjedhje të drejtë të vendit mund të priten rendimente të larta nga kulturat perimore. Vendi (terreni) për formimin e kopshteve të perimeve duhet ti plotësoj kushtet e caktuara:

 

• Të ketë sipërfaqe të rrafshët- sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshuar, dhe të mundësoj thithje të lehtë të ujit, kalueshmëri dhe punë të lehtë me mekanizëm; 

 

• Të ketë ekspozim jugor- për pjekje më të hershme dhe për fi timin kualitativ dhe të rritur të prodhimeve zgjidhen terrenet me ekspozim sa më të mirë kah dielli. Për kultivimin e të mbjellave të perimeve që janë rezistuese në të ftohtë, gjatë verës zgjidhen terrene me ekspozim më verior. 

 

• Të jetë i mbrojtur nga ndikimi i erërave të ftohta dhe të fuqishme- erërat e ftohta dhe të fuqishme ndikojnë negativisht mbi bimët dhe shkaktojnë dëme në prodhimtarinë e tyre. 

 

• Të jetë me pjerrtësi të ulët- terrenet më të mira janë me pjerrtësi prej 1 deri 2%. Terrenet me pjerrtësi më të madhe se 15% nuk shfrytëzohen ose (nëse nuk ka më të mira) trasiten dhe rrafshohen. Këto terrene vështirë ujiten dhe kanë erozion të dukshëm të tokës.

 

• Të ketë shtresë të përpunuar mirë të tokës- shtresa e tokës duhet të jetë e trashë më së paku 20 deri 25 cm. Për tokat në të cilat do të kultivohen kulturat e perimeve duhet të zgjedhën toka e zezë, aluvijale ose deluviale të cilat janë pjellore, të thella dhe të shkrifëta, me reaksion neutral deri te ai i dobët-acidik ose dobët-bazik, me strukturë të imët kokërrzore dhe kapacitet të mirë ujor. Duhet të shmangen tokat ranore tepër të rënda ose shumë të lehta. 

 

• Të ketë nivel më të thellë të ujit nëntokësor- niveli i lartë i ujit nëntokësor shpie deri te qarje të tokës. Në këto toka është vështirë të kultivohen kulturat e perimeve dhe është e nevojshme të kryhet shterimi (drenazhi) ose kultivimi të bëhet me ngritje të lartë të leheve ose shtylla;

Të ketë në disponim burime me arritje të lehtë dhe ujë kualitativ për ujitje- uji i ndotur me mikroorganizma të dëmshëm, ose materie helmuese për tokën, bima ose njeriu, nuk guxon ti përdor për ujitjen e tokave me perime. 

 

• Të ketë infrastrukturë të mirë rrugore- vendi duhet të jetë i arritshëm dhe i lidhur me rrugë të mira, dhe të mundësoj furnizim papengesë me repromaterial të nevojshëm, transport të fuqisë punëtore, por edhe të jenë të lidhura me sistemet kryesore të komunikacionit dhe me tregjet e shitjes.

 

• Të jetë afër vendbanimit të punëtorëve- është e nevojshme të ketë vazhdimisht fuqi pune dhe të zvogëlohen harxhimet për transport të fuqisë punëtore. Është shumë vështirë që të gjendet vend i cili do ti plotëson të gjitha kushtet e cekura për ngritjen e kopshtit të perimeve. Për këtë arsye, para ngritjes së kopshtit të perimeve, bëhet vlerësimi i terrenit, dhe atëhere ai terren është i përshtatshëm për prodhimin e kulturave të caktuara të perimeve. Nëse tereni siguron shumicën e kushteve, dhe mund të bëhet përmirësim të kushteve tjera, ai terren mund të shfrytëzohet për ngritjen e kopshtit të perimeve.

 

 

 

 

RREGULLIMI I VENDIT PËR NGRITJEN E KOPSHTIT TË PERIMEVE

 

 

 

Pas zgjedhjes së vendit, për ngritjen e kopshtit të perimeve, bëhet rregullimi i vendit. Bëhet plan për rregullim me të cilin duhet të largohen mangësitë e caktuara. Rregullimi përfshin një varg masash bonifi kuese: 

 

Rrafshimi .

Nëse terreni nuk është i rrafshët, bëhet rrafshimi dhe nivelimi i terrenit. Terrenet më të zjarrta trasiten dhe rregullohen si edhe terrenet me sipërfaqe të rrafshët. Gjatë rrafshimit të terrenit, bëhet një pjerrtësi e vogël, që të pengohet qëndrimi i ujit në sipërfaqe të rrafshët. 

Pastrimi i përzierjeve mekanike 

Përzierjet mekanike (gurë, mbetje të bimëve, pjesë të mekanizimit etj.), pengojnë gjatë realizimit të masave të caktuara agroteknike. Përzierjet mekanike duhet të pastrohen dhe të nxirren në sipërfaqe. Pastrimi bëhet edhe i mbeturinave nga rrënjët e bimëve shumëvjeçare, të cilat mund të rigjenerohen.

 

Shtresimi (kolmirimi).

Tokat me shtresë të cekët të dheut, nëse shtresa e tokës nuk mund të thellohet me lërim të pjesës nëntokësore (tokë e vdekur) zbatohet kolmirimi. Kolmirimi realizohet me ujë të turbullt, i cili pas avullimit ose rrjedhjes e lë fundërrinë në sipërfaqe. Kolmirimi mund të kryhet disa herë, derisa nuk arrihet thellësia e duhur e shtresës së përpunuar të tokës. Pasi që fundërrina zakonisht është e pasur me materie organike, me kolmirim realizohet humifikimi i tokës. 

 

Mergelizimi .

Mergelizimi realizohet te tokat më të ngjeshura dhe më të ftohta, që ato të mbesin më të shkrifta dhe më të nxehta. Mergelizimi realizohet me përzierje të dheut me rërë, zgjyrë, ose material tjetër. Mjetet për mergelizim nuk duhet ta përkeqësojnë reaksionin e tokës, por as të përmbajnë materie të dëmshme. 

Kalcifikimi, gjipsimi dhe humifikimi .

 

Në tokat të cilat kanë reaksion acidik, që të zvogëlohet aciditeti zbatohet kalcifi kimi, gjegjësisht shtohet gëlqere. Në tokat e kripura, shtohet gjips me çka bëhet thartimi i tokës dhe zvogëlohet reaksioni bazik. Kalcifi kimi pothuajse çdoherë kombinohet me humifi kim, gjegjësisht shtimi i materies organike. Sasia e gëlqeres, e gipsit dhe e materieve organike, të cilat do të shtohen, varet nga analizat e bëra të tokës. 

 

Shterrimi (drenazhimi).

Në tokat në të cilat ka tepricë të lagështisë, është e nevojshme që të kryhet drenazhi (shterja). Drenazhimi kryhet me kanale (drene) të hapura ose të mbyllura (mbuluara) . Nëse uji nëntokësor është kualitativ, kanalet drenazh mund të shfrytëzohen edhe për ujitje në periudhën e thatësisë.

 

Furnizimi me ujë për ujitje .

Ujitja më së shpeshti është e domosdoshme dhe masë shumë e rëndësishme për kultivimin e kulturave të perimeve. Disa kultura të perimeve mund të kultivohen me sukses edhe pa ujitje. Disa kultura të perimeve në disa regjione mund të kultivohen pa ujitje, derisa në të tjerat duhet ujitur. Ujë për ujitje duhet të ketë në sasi të mjaftueshme dhe të jetë me kualitet të mirë (pa materie të dëmshme dhe mikroorganizma, me nxehtësi të mjaftueshme etj.). Si burime të ujit, për ujitje, mund të shfrytëzohen liqenet, lumenjtë, përroskat, puset. Për furnizimin me ujë, për ujitje, përmes rrugës natyrale (gravitacion) ngrihen kanale kryesore (magjistrale) dhe kanale ndihmëse, më tutje uji shpërndahet me gypa ose me zorrë. Mund të ndërtohen edhe basene për ngrohjen e ujit të ftohtë ose për tretjen e plehrave për të ushqyer arat e mbjella. Në kohë të fundit instalohen sisteme bashkëkohore për ujitje, siç është sistemi “pikë pas pike”, i cili mundëson kursimin e ujit. Mbrojtja nga vërshimet Nëse parcelat i ekspozohen rrezikut, nga paraqitja e mundshme e vërshimeve zbatohet ngritja e digës, gropimi dhe pastrimi i kanaleve për drenazhim, rregullimi i shtratit (koritës) të lumit dhe masa tjera. 

 

Mbrojtja nga erozioni.

Mbrojtja nga erozioni bëhet me përpunim themelor dhe ripërpunim të terrenit, por edhe me gropim të kanaleve mbledhëse dhe drenazhuese, të cilët do të pranojnë sasinë e tepërt të ujit dhe nuk do të lejojnë të bartet te shtresa e dheut. 

 

Mbrojtja nga erërat .

Për mbrojtje nga erërat e fuqishme dhe të ftohta zbatohet ngritja e brezave mbrojtës të erës natyral ose artificial. 


Të rrethuarit.

Shumë shpesh paraqitet nevoja për rrethimin e sipërfaqeve ku do të kultivohen kulturat e perimeve. Rrethimi bëhet për shkaqe nga më të ndryshmet: të pengohet vjedhja, të pengohet hyrja e kafshëve shtëpiake dhe të egra etj. 

 

Parcelimi.

Sipërfaqet më të mëdha, në të cilat kultivohen kulturat e perimeve, ndahen në sipërfaqe më të vogla (parcela). Parcelimi bëhet për zbatim më të lehtë të mbjelljes alternative të kulturave, për shkak të kalimit më të lehtë kah sipërfaqet e tokës, manipulim më të lehtë dhe transport më të lehtë të repromaterialeve dhe prodhimeve si edhe shkaqe tjera. Numri i parcelave varet nga madhësia e sipërfaqes, numrit të kulturave të përfaqësuara, mekanizmi që është në dispozicion dhe fuqia punëtore. Me rregullimin e terrenit, duhet të largohen të gjitha mangësitë, të cilat mund ta rrezikojnë procesin prodhues dhe përfi timin e prodhimit kualitativ, nëse paraqiten gjatë kohës së prodhimit vështirë mund të largohen, dhe mund të kontribuojnë për zvogëlimin ose shkatërrimin e prodhimit.

 

 

PËRGATITJA E FARËS PËR MBJELLJE.

 

 

Fara, pas grumbullimit, më së shpeshti nuk i përgjigjet cilësive kualitative të nevojshme. Pas grumbullimt fara është e përzier me farat e barojave, fara nga llojet e kulturave tjera, me kokrra të thata dhe jo të barabarta dhe ka shtesa të ndryshme me prejardhje organike dhe joorganike. Fara e tillë është e pasigurt dhe nuk mund të shfrytëzohet për mbjellje pa kryerjen paraprake të përgatitjes së saj për mbjellje. Përgatitja e farës për mbjellje përbëhet nga masa të shumta, të cilat kanë për qëllim që ta sjellin farën në gjendje që të jep bimë të shëndosha dhe më progresive. 

 

Pastrimi, sortimi dhe kalibrimi i fares.

Pastrimi i farës ka për qëllim që ti largoj të gjitha shtesat të cilat nuk i përgjigjen llojit, gjegjësisht sortës. Fara pastrohet me dorë, me hedhje (pastrim) ose me makina të ndryshme, që quhen selektor. Këto makina e pastrojnë farën dhe i ndajnë dhe sortojnë sipas peshës por mund të bëjnë edhe kalibrimin e farës, gjegjësisht ndarjen e farës në fraksione të veçanta. Përmes pastrimit dhe sortimit të farës bëhet edhe veçimi i kualitetit nga jo kualiteti i materialit të farës. 

 

Dezinfektimi (mbrojtja nga infektimi) i fares.

Dezinfektimi i farës, zbatohet për ta penguar paraqitjen e ndonjë sëmundje të cilat barten përmes farës. Për dezinfektimin e farës, më së shpeshti përdoren mjetet kimike. Rekomandohet dezinfektimi i farës të kryhet direkt para mbjelljes dhe të mos lihen sasi për mbjellje të mëtutjeshme, pasi që fara e dezinfektuar më shpejt e humbë mugullimin e saj. Dezinfektimi i farës mund të bëhet në tri mënyra: 


• Mënyra me lagështi;

• Mënyra me gjysmë lagështi; 

• Mënyra e thatë ose pluhurosja. 


Stimulimi i farës.

Stimulimi i farës bëhet me mjete kimike ose biologjike. Fara përfshihet në zhytje ose spërkatje me mikroelemente të ndryshme para se të mbillet. Fara trajtohet me përqëndrime të vogla të komponimeve të zinkut, bakrit, bromit, molibdenit etj. Stimulimi i farës zbatohet që të arrihet mbirje më e shpejtë, lulëzim, pjekje dhe fi tim të prodhimit kualitativ. 


Stratifikimi i fares.

Te farat me mbështjellës të fortë, mugullimi i farës është i gjatë dhe i dobët. Fara te këto kultura stratifi kohet gjegjësisht përpunohet në mënyrë mekanike në makina të posaçme në të cilat fërkohet me letër gjami ose zalli. Në këtë mënyrë fara e trajtuar (stratifi kuar) më mirë mugullon dhe më shpejt mbin.

 

Segmentimi dhe lustrimi i fares.

Segmentimi kryhet te kulturat e perimeve të cilat formojnë fryte të përbëra. Në mënyrë mekanike me copëtimin e frytit të përbërë fitohet nga një farë. me farë të tillë arrihet mbirje e njëtrajtshme, gjegjësisht fi tohet përbërje e drejtë. Lustrimi i farës bëhet te ato kultura ku mbështjellësi i farës është i rrudhur ose e ka sipërfaqen me qime. Në mënyrë mekanike ose me trajtim me ndonjë mjet kimik, fara mbetet e lëmuar. Pas largimit të rrudhave ose sipërfaqes me qime të farës mundësohet sortimi i saj ose kalibrimi dhe mbjellja më e mirë. 


Inokulimi

Inokulimi zbatohet gjatë mbjelljes së farave të kokrrave bishtajë dhe kulturave foragjere leguminoze. Inokulimi kryhet me kultura të veçanta, baktere të cilat e fi ksojnë azotin nga ajri dhe jetojnë në simbiozë me rrënjën e kulturave të cekura. Bakteret prodhohen në mënyrë artifi ciale, në laborator. Inokulimi ose infektimi kryhet me lloje të posaçme të baktereve për llojin e caktuar të kulturës. Inokulimi duhet të zbatohet kur për herë të parë kultivohet ndonjë kulturë në sipërfaqe të caktuar ose kur kultura e caktuar nuk është kultivuar shumë vite më parë. Përmes kësaj mase mundësohet pasurimi i tokës me azot, që ndikon pozitivisht në rritjen e rendimentit te kulturat bishtajë dhe rritjen e pjellshmërisë së tokës. 

 

Lagështim dhe mugullimi i fares.

Lagështimi dhe mugullimi i farës zbatohet për të siguruar mbirje më të shpejtë dhe të përbashkët të farave, posaçërisht te perimet të cilat mbijnë ngadalë. Lagështimi bëhet me zhytje të farës në ujë, disa orë para mbjelljes. Mugullimi i farës bëhet me zhytjen e farës në ujë ose vendosjen e farës në bazë me lagështi derisa mbin. Fara e lagur, gjatë mbjelljes, duhet të vendoset në tokë me lagështi të mjaftueshme. Mbjellja e farës së lagur dhe të mbirë me mjet mbjellës është e vështirë dhe e dëmton sythin. Prandaj, gjatë mbjelljes, fara duhet të përzihet me plehun e ahurit të djegur dhe të shoshitur. 

 

Përzierja e farave nga llojet e ndryshme të bimëve.

Farat e perimeve të cilat mbijnë ngadalë (majdanozi, karota), përzihen me farat e perimeve (markerë), të cilat mbijnë shpejt (sallata). Kjo masë zbatohet që të mundësojë shkatërrimin e barojave dhe të kores së tokës deri sa të mbijnë perimet. Perimet që mbijnë shpejt, i përkufi zojnë (markojnë) rendet ku duhet të mbijnë kulturat e mbjella. Fara e kulturave të kultivuara përzihet me 2-4% farë prej markereve. Gjatë përpunimit të tokës, pas mbirjes së kulturave të kultivuara, bimët markere largohen. 

 

Përgatitja e materialit vegjetativ(rasati) për mbjellje.

Materiali mbjellës (rasati), gjithashtu, duhet të përgatitet për mbjellje. Varësisht nga ajo se çka shfrytëzohet si material mbjellës, varet nga cilat masa do të përbëhet përgatitja e materialit mbjellës. Si material mbjellës më së shpeshti shfrytëzohen: bulbet, tuberët, degët e njoma. Shumë më rrallë si material mbjellës shfrytëzohen: filizat, thelat, sythat, pipthat nga tuberët etj.

 

Në Ullinjë

Krasitja e kesaj kulture duhet të këtë mbaruar por nqs nuk ka mbaruar ende, duhet bërë duke perdorur preparate me baze Bakri, në vendet që ka krasitje të medha duhet të lyhen me paste bordoleze , për shkak se mund të jetë mundësia më e madhe që të infektimit dhe te demeve nga kalbezimet .

Një alternativ e mirë për sperkatje për mbrojtjen sa më të mirë të kësaj kulture nga demtuesit është trajtimi me Hidroksit Bakri + Vaj Mineral + Kloropirifos (etj), ku këto tre lëndë active përzihen sëbashku dhe japin një nga mbrojtjet më të garantuara ndaj demtuesve (insekt dhe semundjeve).

Duhet të bëjme edhe plehërimet bazë me lënd organike, por nqs bëjme me lënd kimike duhet të kemi parasysh moshen e ullirit sepse ndryshon sasia e lëndes që kerkon një bimë. Nqs hedhim ushqime kimike duhet të kemi parasysh që janë me rendesi mikroelementet me bazë Bori, Hekuri, Magnezi, zink etj.

 

 

PEMËT FRUTORE

 

 

Në pemët frutore vazhdon plehërimi me lëndë ogranike ose kimike edhe ketu si tek ulliri duhet të bëjm kujdes në sasin që hedhim duke u bazur në moshen e pemëve dhe në bazë të tokës që kemi duke perdorur plehera të balancuara që bimes mos ti krijojme shume stress, gjithmon pleherat duhet të jenë të mbuluara me dheun (e prashitur) dhe siperfaqja e hedhjes se plehut duhet të jete e hapur sa kurora e pemes. 

 

Gjithashtu krasitja vazhdon edhe këtë muaj, ku pas krasitjes 1 ose 2 ditë mbrapa duhet të bëjmë një trajtim kimik me bazë Bakri ndaj semundjeve që janë në gjendje qetësie por që mund te jenë të gatshme për zhvillim gjatë kohës në vijim. Dhe me kullimin duhet të bëjmë kujdes nqs e shikojmë si të nevojshme se në parcelat ka ujë duke hapur kanale të vegjël për të pasur një kullim sa më të mirë.

 

2 comments:

  1. Ymer Axhire Cepele
    Bravo Agronom Jak Zef Pecani respekte

    ReplyDelete
  2. Ali Gacaferi
    Respekt per kolegun agronom Jak Zef Pacani

    ReplyDelete