Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Tuesday, 1 November 2022

TAKIM NDËRKOMBËTAR PËR BIODIVERSITETIN DHE MJEDISIN

 Shkup. Maqedonia e Veriut, 27-29 Tetor, 2022

nga:  Enver ISUFI

Instituti i Bujqësisë Biologjike, 

Durrës


Në këto data në kryeqytetin e Maqedonië së Veriut u zhvillua takimi i radhës Biodiversiteti dhe Shërbimet për Ekosistemet, IPBES (Biodiversity and Ecosystem Services) 

 

Cfar është IPBES ? 


Është trupë ndërkombëtare ndërqeveritare dhe e pa varur, e cila përpunon platformat e politikave shkencore dhe politike të mirëmenaxhimit të Biodiversitetit dhe përpunon llojet e shhërbimeve në mbrojtje të tij. Shqipëria është anëtare në këtë forum dhe mer pjesë në shkëmbimin e përvojave që vijnë nga vendi jonë.

 

Në Shqipëri ka një rrjet specialistësh që kanë lidhje me këtë forum dhe herëpas-here përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fushë. Duhet thënë se ende ky rrjet nuk është i mirë organizuar, dhe Shqipëria shpesh mungon në këto takime. Në takimin e ngjashëm që u zhvillua në Sarajevë në vitin 2017 nga Shqipëria (Universiteti Bujqësor, Ministria Mjedisitr dhe Organizatat jo qeveritare (OJQ) ishim 6 vetë. Këtë vit vetëm unë. Pra na duhen më shumë pjesmarje në këto forume.

 

Mua mu kërkua se cfar do të referoja nga Shqipëria. 

Mendova të referoj dy tema, të cilët mendoja se do të tërhiqnin vëmendjen.Në fakt kështu ndodhi. Temat u vlerësuan shumë dhe lanë gjurmë tek pjesmarësit. Unë u propozova të referoja i fundit në 10 prezantimet që u paraqitën dhe kështu u bë.

Temat që referona ishin:

 

TEMA E PARË:

” NJË BANKË GJENETIKE NË ZONAT RURALE, NË MBROJTJE TË BURIMEVE GJENETIKE VENDËSE”

 


Kjo temë pasqyroj përvojën e Shkollës së Mesme Bujqësore “Ndre Mkjeda “ Bushat, Shkodër, e cila në bashkëpunim me shqoqatën COSPE, e cila prej 25 viteve zbaton në zonën e Nënshkodrës projekte të zhvillimit bujqësor dhe rural.

 

Ky shembull u konsiderua shumë i dobishëm, jo vetëm për vlerat e biodiversitetit të aplikuar, por edhe për faktin se kjo bankë është ngritur në zonat rurale, brenda mjediseve të një shkolle bujqësore, dhe me pjesmarjen e rinisë së zonave rurale.

 

TEMA E DYTË:

”BETEJA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E LUMIT VJOSA NGA NDËRTIMET E HIDROCENTRALEVE TË VOGËL PËRGJATË RRJEDHËS SË TIJ

 


Ky prezentim pasqyroi punën e madhë gati dhjetëvjecare të shoqërisë civile, institucioneve shkencore, pushtetit lokal si dhe institucioneve ndërkombëtare në mbrojtje të këtij lumi, i cili konsiderohet si 

I VETMI LUM I EGËR NË EUROPË,ENDE I PA SHQETËSUAR NGA DORA E NJERIUT

Interesimi i veçatë kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi mbrojtjen e lumit VJOSA lidhet me faktin se ky lum ka mbetur i vetëm si dëshmues i zhvillimit të faunës dhe florës në natyralitetin e saj. Në këtë prezantim i vlerësua edhe Qeveria Shqiptare, e cila, korigjoi si gabimet e veta, ashtu edhe gabimet e qeverive të mëpërshme shqiptare. 

 

Ky lum prej 272 km buron nga mallet Pindi në teritorin e Grqisë (80 km) dhe 192 km në teritorin e Shqipërisë. Derdhja e tij në detin Adriatik ka edhe një vlerë tjetër shtesë. Ujrat e Vjosës kalojnë nëpër Lagunën e Nartës, Vlorë.

 

Ky prezantim u shoqërua me një “UAUUU” të madhe. Në fund të prezantimin menaxhimi i këtij seminari, drejtori i Institutit për Biodiversitetin në Gjermani zoti Axel Paulsch tha: ”Mbase tëkimin tjetër e zhvillojmë në Shqipëri, të njohim nga afër më këtë lum magjik. Ky prezantim shtoi ai, ishte një mbyllje spektakolare e këtij takimi ndërkombëtarë, pikrisht njohja me historinë e suksesit në mbrojte të lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, përgjatë rrjedhës së tij.

 

Pjsmarësëve u shpërndava disa video në gjuhën shqipe, anglisht dhe gjermanisht.

 

Me këtë rast falenderoj të gjithë aktivistët, personalitetet shkencore dhe politike ,brenda dhe jasht vendit për kontributin e madh në këtë histori të suksesëshme, duke demonstruar para botës edhe kulturën shqiptare për biodiversitetin dhe mjedisin në përgjithësi.

Prezantimi im ishte pikërisht për të respektuar punën e tyre.


 

Shënim: Kush ka dëshirë ti ketë këto dy prezantime në gjuhën agnleze, le të më sjelli adresën e (e tij / të saj) të E-mailit.

 

Enver Isufi. Instituti i Bujqësisë Biologjike, Durrës

 

No comments:

Post a Comment