Mendoj se nё kёtё moment tё zhvillimit tё bujqёsisё, nevojitet ky studim i integruar pёr ta lehtёsuar udhёtimin e sigurtё drejtё njё bujqёsie me Ekonomi dhe Ekologji nё barazpeshё.
Lugina e Drinos, Gjirokastër (foto nga R. Kola)
nga: Prof. As. Dr. Enver ISUFI
Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve
dhe Bujqёsinё Biologjike
Durrës
1. Pikat e forta tё bujqёsisё tonё pёr momentin
Bujqёsia jonё dhjetё vitet e fundit ka bёrё progres tё shpejtё nё disa drejtime.
- Baza meteriale si plehrat, produkte tё mbrojtjes sё bimёve, impjante ujitje, serra moderne, fabrika vaji dhe kantina vere, baxho dhe thertore moderne, makineri tё reja, kultivarё tё rinj nё perime, fruta, ullishta dhe vreshta. Nё agroturizёm janё krijuar qendra agroturistike, pa asnjё dallim nga vendet e zhvilluara europiane. Supёrmarkatet tona tё tregut tё inputeve, nuk dallohen nga ato tё vendeve tё tjera tё zhvilluara; si nga llojёshmёria e produkteve, ashtu dhe nga pamja fizike e tyre si mjedise shitjeje.
- Edhe vetё specialistёt dhe fermerёt, nuk lёvizin nё kёmbё e me gomarё, por me logjistikё tё kohёs. Deri dje ishte e pa imagjinueshme qё çdo fermerё tё ketё nё duar celular, me tё cilin komunikon me tё gjithё. Fermeri, tregtari, specialisti, japin e marin informacion nё njё kohё kaq tё shpejtё.
- Pёrmirёsimi çdo vit i infrastrukturёs sё ujitjes dhe kullimit, po jep ndikimet e veta pozitive nё prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqёsorё.
- Qendrat e grumbullimit, standartizimit dhe etiketimit tё produkteve bujqёsore kanё pёrmirёsuar infrastrukturёn e marketingut.
- Eksporti i perimeve , bimёve mjeksore, vajit tё ullirit nё shumё vende tё rajonit tё Ballkanit dhe tё Europёs , u kanё dhёnё njё emёr tё mirё produkteve bujqёsore «Made in Albania». Tё gjitha kёto na gёzojnё dhe na japin shpresa pёr zhvillime mё tё mira nё tё ardhmen.
2. Pikat e dobёta pёr momentin
- Shqetёsimi qё vazhdon tё ndihet ёshtё fakti se, ndёrsa baza materiale e bujqёsisё ka bёrё progres, pёrdoruesit e kёsaj baze materiale si fermerёt, blegtorёt dhe ekspertёt e tyre, punojnё me koncepte tё bujqёsisё sё vjetёr. Pra nёse baza materiale nё bujqёsi ja ngjanё celularit dhe kompjutёrit, mendёsia e pёrdorimit tё saj ja ngjanё «telefonit fiks». Kjo ёshtё njё kontraditё e madhe, njё hapёsirё qё me kohё duhet ngushtuar. Kompliciteti i bujqёsisё tonё, ka rritur vёshtirёsitё e menaxhimit tё saj.
- Tё fillojmё mё konkretisht me mangёsitё nё menaxhimin e kultivarёt e rinj nё tё gjitha bimёt bujqёsore.
Ka shumё kultivarё prodhimi nё fushat e prodhimit bujqёsor, tё cilёt kanё gjallёruar shumё alternativat e prodhimit. Mbillen kultivarё modernё nё perime, bimё arash, vreshta, ullishte, agrume, kultivarё kёto, tё cilёt sot mbillen nё bujqёsinё e zhvilluar europiane. Janё pikёrsiht kёto kultivarё, ku secili ka cilёsitё e vete, dhe se sjellja ndaj tyre kёrkon njohuri shumё profesionale si nё tё ushqyerit, nё mbrojtjen nga parazitёt, nё vjelje, e madje deri nё ruajtje nё mjediset ftohёse dhe nё pёrpunim. Ekspertiza bujqёsore sillet gati njёlloj, pa marё parasysh cilёsitё e tyre biologjike dhe teknologjike.
- Sot nё tregun tonё tё bazёs materiale (inputeve) gjenё njё llojshmёri tё gjerё plehrash dhe mikroplehrash, por njohuritё nё pёrdorimin e tyre profesional, janё shumё sipёrfaqёsore. Njё gjeneratё e re plehёrimi, rregullatorё rritje, harmonizues tё faktorёve jo organikё dhe organikё nё tokё, plehra me shumё funksione mbi bimёn e tokёn dhe mikroorganizmat, por kjo gjeneratё nuk njihet me tё gjitha cilёsitё e saj agronomike dhe mjedisore.
Demonstrimi mё i qartё pёr kёtё ёshtё fakti i pa dёshirueshёm, se ndoshta vetёm 1 % e fermerёve kryejnё analizat e tokёs pёr strukturёn dhe rezervёn e saj ushqyese me elementёt bazё (NPK) dhe me elementёt e vegjёl (mikroelementёt). Pak informacion ka mbi vlerat e reaksionit tё tokёs (PH), aftёsitё ujёmbajtёse, ngarkesёn e tokёs me kripёra etj. Plehrat komplekse pёrdoren pa kriter. Psh. njё pleh mё raportёt NPK 17/17/17 pёrdoret qysh nё fillim tё periudhёs bimore nё mollё ose ullishte, kur nevojat pёr Potas (K) kёto bimё i kanё javё mё vonё.
Njeriu nuk mer asnjё Paracetamol pa matur temperaturёn e trupit, si hidhen me dhjetra ton inpute nё tokё dhe mbi bimё pa bёrё analiza as nё tokё e as nё gjethet ose nё lёngun e bimёve !?
Njeriu nuk i hedh kripё gjellёs pa e provuar atё mё parё se sa nevojё ka gjella pёr shtesё kripe. Kaq e thjeshtё ёshtё.
- Trajtohen me insekticide dhe fungicide, miliona hektare tokё nga parazitёt (sepse njё parcelё trajtohet disa herё brenda vitit ), pa vizituar tokёn dhe bimёt pёr ngarkesёn nga parazitёt.
Tre mjekё veprojnё nё botё: Mjeku human i njerzёve, mjeku veterinar i kafshёve, mjeku i bimёve, agronomi i mbrojtjes sё bimёve. Dietalogu i kafshёve «zootenniku» dhe dietologu i tokёs dhe bimёve»eksperti i tё ushqyerit tё bimёve, pothuajne nuk janё tё pranishёm nё bujqёsinё dhe blegtorinё shqiptare.
Kjo bёhet mirё vetёm nё komplekset e pularive pёr prodhim vezёsh.Kёtu ekspertёt janё ndёrgjegjёsuar se njё mikroelement tё mungojё nё recetёn e ushqimit tё pulave, ajo pasqyrohet direkt nё sasinё e vezёve tё prodhuara nga pulat. Kjo metodё tё ushqyeri me receta, nuk zbatohet nё tё ushqyerit e lopёve, deleve, dhive.
- Mangёsi tjetёr e madhe ёshtё mospёrdorimi i ngjarjeve tё klimёs nё drejtimin e praktikave bujqёsore.
Bujqёsia ka veçoritё e saja. Fushat dhe plantacionet nuk futet as nё stallё, as nё spital. Ndonёse vitet e fundit janё instaluar shumё stacione moderne elektronike moti, fare pak prej tyre janё nё gjendje pune. Ato qё janё nё gjendje pune nuk pёrdoren pёr tё drejtuar teknikat e prodhimit.Tё dhёnat e atyre stacioneve qё janё tё sakta qё shpёrndahen nёpёrmjet buletineve tё motit, nuk pёrdoren si tё dhёna tё dobishme.
Po sjellё shembuj nga mbrojtja e bimёve.
Vitet e fundit janё instaluar stacione elektronike moti, me qellimin e modernizimit tё sistemit tё prognozё-sinjalizimit nё mbrojtjen e bimёve. Shumica e kёtyre stacioneve ose nuk funksionojnё, ose nuk pёrdoren pёr qellimin pёr tё cilat ata janё instaluar.
Asnjё stacion nuk funksionon, (pёrveç njёrit nё Korçё) i cili ka filluar tё pёrdorё stacionet e motit tё kombinuara me programet e prognozё-sinjalizimit tё sёmundjeve kryesore nё mollё (pёr kromёn dhe pёr krimbin). Nё Korçё po fillon nё disa ferma, analiza e tokave dhe ato tё bimёs pёr tё realizuar njё plehёrim tё drejtuar tё bimёs sё mollёs. Nё zonёn e Korçёs, vёtёm mungesa e kalciumit nё disa kultivarё molle, ka sjellё dёmtime tё mёdha nё frutave tё mollёs (sёmundja fiziologjike «Biter Pit»). Nga tё ushqyerit profesional tё bimёs sё mollёs, shpesh varet qёndrueshmёria e frutave nё frigoriferёt e ruajtjes.
Ёshtё e pa pranueshme qё tё gjitha strukturat, qё nga Universiteti, Ministria e Bujqёsisё me institucionet e saj si QTTB-tё, AREB, (Agjensitё Rajonale e Ekstensionit Bujqёsor), SEB (Sektorёt e Ekstensionit Bujqёsor), Bashkitё e mёdha dhe Njesitё Administraitve, nuk e kanё ende nё fokus «Dexhitalizimin e Praktikave Bujqёsore»
Kёto institucione tё rrjetit tё bujqёsisё, nuk punojnё nё mёnyrё tё integruar me njёra tjetrёn. Nuk kanё tё pёrshkruara mirё punёt qё duhet tё kryejnё, ose nёse i kanё pёrshkruar detyrat, nuk i pёrmbahen pёrshkrimit tё punёve qё u kёrkohet. Ka mungesa stafesh, mungesa infrastrukture dhe logjistike.
- Stacione e motit nuk ka pёrsonel qё ti menaxhojё ato. Drejtorёt e katёr agjensive AREB nuk e dinё se ku i kanё stacionet elektronike tё motit nё teritorin e tyre dhe cili i menaxhon ato, pa pёrmenduar se sa i pёrdorin ato nё ndihmё tё njё bujqёsie moderne dhe mjedisore.
Shqipёria ёshtё ndёr vendet mё tё dexhitalizuara nё Europё, por kjo ndodh nё studiot televizive dhe nё disa shёrbime tё tjera, por ende jo nё parcelat e prodhimit bujqёsor, ende jo nё stallat dhe stanet e bagёtive
Pa kёto teknologji tё reja, nuk do tё jemi nё gjendje tё prodhojmё produkte me cilёsi tё larta.
Sot me cilёsi tё lartё nuk nёnkoptohet vetёm pamja e produkteve, por mbi tё gjitha pёrmbajtja e tyre. Ngarkesa e produkteve me mbetjeve kimike, duhet tё jetё nё ato kufij qё i pranon standardi i tregut vendas dhe ai eksportit, ndryshe fermeri do tё ndodhet para rreziqeve tё mos shitjes sё produkteve. Pa njohuri tё thella nё pёrdorimin e kёsaj baze materiale gjithnjё e mё moderne, nuk do tё jemi nё gjendje tё mbrojmё mjedisin tonё nga mbetjet kimike. Jemi ende nё kohё tё parandalojmё rreziqet mё tё mёdha qё mund tё na vijnё nё tё ardhmen.
Bujqёsia jonё, vёrtetё ka rritur shumё investimet, por nё periudhё e tranzicionit shqiptarёt morёn njё mёsim tё madh. Ndonёse bёnё investime tё mёdha pёr rindёrtimin e Shqipёrisё, ky rindёrtim ёshtё realizuar me kaq gabime, kaq spontan, me kaq agresivitet, saqё gjithё ato ndёrtime tё bukura nuk po i shijojmё, sepse janё ndёrtuar pa programe urbanistike. Praktikat ndёrto e prish kanё rritur koston e ndёrimit nё kёto 30 vitet e fundit. Kjo mungesё profesionalizmi dёmtoi rёndё trupin fizik tё Shqipёrisё.
Unё nё kёtё shkrim dua tё theksoj pikrisht kёtё, qё tё shmangim nё bujqёsi gabimet qё na ndodhёn nё urbanizimin e vendit. Teknologjia e prodhimit bujqёsor nuk mund tё zhvillohet si njё qytet pa vija tё bardha, pa semaforё, pa rregulla shpejtёsie tё mjeteve, pa tabela e pa shigjeta.
Njё argument tjetёr: Bujqёsia e çertifikuar me standartet Bio dhe Global GAP (Praktika tё Mira Bujqёsore) zё vetёm rreth 1 % tё sipёrfaqes sё pёrgjithёshme sipёrfaqes. Kjo konsiderohet njё shifёr e vogёl. Bujqёsia e standartizuar ёshtё bujqёsia e çertifkuar. Njё produkt i pa analizuar, ёshtё si njё ndёrtesё e pa legalizuar.
3. Shancet e mёdha para bujqёsisё tonё
- Opinioni pozitiv i konsumatoreve vendas dhe tё huaj: Bujqёsia shqiptare e ka fituar me kohё opinionin e mirё mbi cilёsitё e produkteve bujqёsore. Fatmirёsisht ky opinon vazhdon tё jetojё edhe nё bujqёsinё e re tё privatizuar. Bujqёsia jonё deri tani e ka kaluar stekёn e cilёsisё. Ky opinion ёshtё njё shanc i ri pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare.
– Shumёfishimi i vizitorёve nga e gjithё bota, tё cilёt vijnё nё Shqipёri ёshtё dhe do jetё njё shanc nё rritje pёr bujqёsinё shqiptare. Nuk ka shumё vende nё botё qё numri i vizitorёve si turistё, tё jetё mё shumё se sa dyfishi e popullsisё vendase. Kjo ka ndodhur nё Shqipёri. Me shtimin e kapaciteteve tё aeroporteve shqiptare, shancet e bujqёsisё do tё shtohen. Shqipёria pritet tё kthehet njё destinacion akoma mё tёrheqёs sё sa sot. Ky ёshtё pra njё tjetёr shanc qё vjen jasht bujqёsisё.
– Eksporti do tё jetё njё shanc tjetёr pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare.
Nёse bujqёsia jonё do tё ruaj parametrat e cilёsisё, eksporti jonё nuk do tё ketё kufi.
- Njё shanc tjetёr do tё jetё rritja e standarteve europiane. Sa mё shumё Shqipёria i afrohet integrimit real europian, aq mё shumё do tё rritet standarti cilёsisё, dhe kjo do jetё indirekt edhe njё shanc mё tepёr pёr eksportin e produkteve bujqёsore.
– Njё shanc jo i vogёl do tё jetё ngritja e nivelit tё konsumatorit, i cili gjithnjё e mё tepёr do ti drejtohet produkteve tё standartizuara dhe me cilёsi. Kёrkesat ndaj mjedisit nga Shqipёra dhe Europa do tё reflektohen edhe nё pёrmirёsimin e cilёsisё edhe tё produkteve bujqёsore.
- Krizat botёrore tё tanishme dhe tё tjerat qё parashikohen nё tё ardhmen, janё njё sinjal qё bujqёsia jonё do tё pёrballojё vetё krizat ushqimore, dhe pёr pasojё do tё rritet roli i prodhimit vendas, kjo do ti japё mё shumё shance bujqёsisё pёr zhvillim. Popullsia po e shikon se thёnia e pёrsёritur shpesh «I blemё nga jasht produktet, sepse prodhohen mё lirё», nuk ёshtё e saktё. Nё periudha krizash, vёrtetё ka prodhime, por çmimet e larta rёndojnё direkt mbi ekonominё familiare dhe atё kombёtare.
- Njё tjetёr shanc i ri ёshtё integrimi mё i ngushtё ballkanik nё fushёn e qarkullimit tё mallrave. Pjesa mesdhetare e Shqipёrisё ,vetёm tregun e Ballkanit kontinental e ka boll, madje nuk e pёrballon dot. Perimet tona dalin nё treg mё heret se sa ato tё Ballkanit kontinental.
4. Cilat mund tё jenё rreziqet pёr dёshtim?
Konkurenca e pa ndershme, korupsioni, largimi i rinisё nga bujqёsia, ulja e cilёsisё sё produkteve nga njё kimizim jo professional, vonesat nё rritjen pёrqindjes sё investimeve tё bujqёsisё ndaj e GDP-sё, vonesat nё financimin e shkencёs bujqёsore, nё modernizimin e shёrbimit kёshillimor, mund tё janё faktorё, tё cilёt mund tё na kёrcёnojnё perspektivёn e zhvillimit tё bujqёsisё shqipare nё dekadёn qё po vjen.
5. Si mund tё shmangen mangёsitё dhe dёshtimet e mundёshme?
- Le ta fillohet me njё studim i cili do tё na qartёsoi se ku jemi me kёto probleme qё ngritёm nё kёtё shkrim. Çfar ёshtё bёrё mirё nga ana strukturore dhe nga ana ligjore dhe çfar duhet tё ndreqet. Guximi pёr tё ndrequr gabimet, nuk ёshtё dobёsi, por kurajo pёr ndryshim. ”Nuk ёshtё qeveri e dobёt ajo qё gabon, qeverisje e dobёt dhe e keqe ёshtё ajo qё nuk korigjon”
- Studimi tё pёrcaktojё se çfar pёrqindje zёnё sot sistemet e bujqёsisё konvencionale, tё integruar dhe bujqёsia biologjike. Ku ёshtё niveli i zbatimit tё standarteve tё cilёsisё dhe sigurisё ushqimore.
- Cili ёshtё niveli dhe informacionet qё kanё fermerёt rreth teknikave tё prodhimit bujqёsor, dhe cilat janё burimet e kёtij informacioni.
- Studimi mbi gjendjen e institucione tona shkencore tё nivelit tё dytё, ato qё do quheshin Institute Shkencore tё Ministrisё sё Bujqёsisё. Çfar produktesh shkencore dhe kёshilluese prodhojnё ato, çfar nevojash kanё, çfar problemesh zgjidhin, sa buxhet kanё ato, a ka njё ligj pёr shkencёn, cilёsia dhe mosha profesionale e stafeve shkencore etj.
- Studimi mbi funksionimin e AREB-ve, SEB-ve, stafet e politikave bujqёsore pranё bashkive tё mёdha.Gjendja e pyjeve dhe sjellja ndaj tyre e pushtetve vendore etj.
- Cilat janё forumet e debatit shkencore dhe ekonomike nё fushёn e bujqёsisё.
- Si organizohen analizat e punёs nё nivelet e pushtetit vendorё, rajonale, kombёtare.
- A zhvillohen simpoziume, analiza vjetore pёr bimёt kryesore, konferenca kombёtare.
- Cilat janё organet botuese (gazeta revista webseite), qё funksionojnё nё mbёshtetje tё shkencёs bujqёsore dhe shёrbimit kёshillimor.
- Si lidhen veprimtaritё e institucioneve shtetёrore me organizat jo qeveritare, tё cilёt veprojnё nё fushёn e bujqёsisё, mjedisit, pyjeve, agroturizёm.
- Cila ёshtё pesha e medjas nё prodhimin bujqёsorё dhe nё qytetёrimin e fshatit e tj.
Pra studime tё tilla e kompaktёsojnё situatёn dhe lehtёsojnё funksionimin e integruar tё institucioneve tё tyre nё funksion tё bujqёsisё dhe mjedisit dhe qytetёrimit tё fshatit.
Mendoj se nё kёtё moment tё zhvillimit tё bujqёsisё ,nevojitet ky studim i integruar pёr ta lehtёsuar udhёtimin e sigurtё drejtё njё bujqёsie me Ekonomi dhe Ekologji nё barazpeshё.
Kjo realizohet duke kaluar nga drejtimi i tipit “fast food”, ( diskutimet ashtu nё kёmbё , shpejt e shpejt), nё drejtimin e tipit “Slow food”, ( me diskutime tё gjata dhe analiza tё thella. )
“Slow food” dhe” Fast food”, nuk ёshtё thjeshtё gastronomi.
Nё menaxhim “Slow Food” dhe “Fast food” koncept , janё dy filozofi
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
No comments:
Post a Comment