Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Monday, 4 April 2022

KRYMBI I MOLLËS (Cydia pomonella)

(Rendi Lepidoptera, Familja Tortricidae )     

Prof. Ass. Dr. Enver ISUFI 

Agronom nё mbrojtjen e bimёve 

dhe bujqёsinё biologjike.

DURRËS

 


Pёrshkrimi, jetesa,  monitorimi, prognozimi, mbrojtja  


Krimbi i mollёs ёshtё insekt dёmtues , i cili ushqehet jo vetёm mbi frutat e mollёs, por edhe nё dardhё, ftua, arrё  etj.Nё mollё vlerёsohet si dёmtues kyç,  nga tё gjitha vendet  e botёs ku rritet bima e mollёs.

Ndaj kёtij  dёmtuesi, nёse nuk meren masa mbrojtёse, mund tё dёmtojё nga 30-50 % tё kokrrave tё mollёs.

    Pёrshkrimi stadeve dhe hapat e  zhvillimit tё  tyre gjatё vitit. 

Krimbi i mollёs kalon kёto faza zhvillimi: flutur, vezё, larvё,krizalidё(ose thuhet edhe pupё) 

    Insekti e kalon dimrin nё fazёn e krizalidёs, sepse ёshtё stadi qё i reziston temperaturave tё ulta tё dimrit.Stadi i krizalidёs ёshtё pёrshtatje biologjike mijёvjeçare. Kёto krizalida e kanё origjinёn nga larvat e rritura tё vjeshtёs sё mёparshme.Kёto larva  nё vjeshtё kanё zbritur nё trungjet e pemёs, ose nё tokё dhe janё krizaliduar. Krizalida ka ngjyrёn kafe tё çelёt deri nё kafe tё errёt.Krisalida ka madhёsi 10 -12 mm. Krizalidat   nga  dalin fluturat femra janё pak mё tё mёdha nga ato qё lindin flutura mёshkuj.


Flutura. Del nga krizalida dimёruese  dhe ajo verore. Flutura  ka  madhёsi rreth 10 mm kur ёshtё nё qetёsi dhe 18-22 mm kur ёshtё me krahё tё hapura.Ka njё ngjyrё  kafe nё tё murme me  vija tё zeza tё  valёzuara.Nё pjesё tё trupit ka ngjyrё varaku gri.   Nё majat e krahёve ka njolla tё errёta karakteristike qё e dallon nga  flurturat e insekteve tё tjerё. Krizalida dimёruesё  kthehet nё flutur  , pikёrisht kur temperatura mesatare ditore kalon mbi 10 gradё Celcius. Ky ёshtё kufiri  mё i ulёt i temperaturёs,mbi tё cilёn fillon aktivizimi insektit nё parnverё.

 Veza. Vendoset  nga femra pjellore e kopuluar nga fluturat meshkuj.Veza   ka formё tё sheshtё , pothuajse e rrumbullakёt ,me  madhёsi 2 mm dhe 0,5 mm gjёrёsi.Veza e  sapovendosur nga tenja femёr ka ngjyrё tё bardhё, mё vonё bёhet ngjyrё krem dhe para çeljes skuqet pak, ku shikohet  koka  e zezё e larvёs para çeljes.


 Larva: E sapoçelur ka gjatёsi  2 mm dhe gjёrёsi 0,5 mm. Brenda 24 orёve nga dalja prej vezёs, larva me apartin gojorё gёrvish kokrrёn e mollёs dhe futet brenda pёr tu ushqyer me tulin dhe farёrat e kokrrёs sё mollёs.Larva gjatё kohёs sё ushqimit nё kokёrr kalon 5 mosha.Nё moshёn plotёsisht tё rritur ajo  arrinё njё gatёsi 18-20 mm. Larva e rritur ka  ngjyrё tё kuqё mishi. Kriter pёr pёrcaktimin e moshёs sё larvёs meret madhёsia e kokёs. Sipas studimeve ,madhёsia e kokёs sё larvёs sё moshё sё re, M1 ёshtё  0,31 mm. M2-0,49 mm, M3, 0,81mm, M4-1,18 mm, M5 1,61 mm). Kёto madhёsi  na orientojё pёr parashikimin e kalimit tё larvave  nё krizalidё/pupё, parashikimin e breznive tё tjera. Larva nёse nuk ka fruta afёr, ka mundёsi qё tё lёvizё pёr gjetjen e saj nga 1,5 deri nё 3  metra. Gjatё kёsaj kohe kur larvat janё jasht kokrrёs rrezikohen si nga temperaturat e ulta dhe tё larta, nga shplarja e shirave tё fortё, e deri nga insektet e dobishme predatorё dhe nga sёmundjet kёrpudhore, virusale dhe bakteriale qё mund tё parazitojnё mbi to.

Masat mbrojtёse zakonisht kanё sukses mё tё lartё kur larvat nuk kanё hyrё  akoma brenda kokrrёs sё frutave. Ashtu si do tё komentojmё mё poshtё, sipas fazёs sё zhvillimit ku ndodhet larva, pёrzgjidhen edhe llojet e inekticideve sipas vetive tё tyre; konvencionalё, biologjikё, ose  bioteknike me feromone çorientuese. Pasi larvat janё rritur plotёsisht, dalin nga kokrrat e mollёs dhe me ndihmёn e njё fije nejloni qё e prodhon larva me gjendrat e saj, zbren nё trung ose nё tokё, nga ku kthehet nё stadin e krizalidёs /pupёs.

Pupa: ka njё gjatёsi prej 10-12 mm dhe e gjatё 3 mm.Ka ngjyrё kafe , deri nё kafe e errёt. Pupa kthehet nё flutur pas 7- 30 ditёve, kjo nё varёsi tё temperaturave. Nga pupat e   formuara  nё fundin e breznisё   sё parё , dalin fluturat, tё cilat fillojnё zhvillimin e breznisё sё dytё. Fluturat e breznisё sё dytё lёshojnё vezёt mbi gjethe dhe mbi kokrrat e mollёs, prej nga dalin larvat. Kjo ndodh nё Korrik-Gusht.

Nё zonat verilindore dhe juglindore tё Shqipёrisё, ku shtrihet edhe zona e mollёs, krimbi zhvillon dy brezni tё plota. Vite e fundit me ngrohjen e klimёs, breznia vazhdon mё gjatё dhe periudha e dёmit ёshtё zgjatur, dhe kjo na detyron tё vazhdojmё vrojtimet virtuale dhe reale nё  kokёrr , pёr tё  vazhduar me masat mbrojtёse edhe jasht afateve tradicionale, madje edhe gjatё muajit Shtator. 

Larvat  e breznisё sё dytё  zhvillohen plotёsisht nё fund tё verёs dhe pasi rriten plotёsishht pёrgaditen tё zbresin nё trungje dhe nё tokё pёr pupwzimin dimёror. Nё pranverё nga kёto krizalida dimёruese pёrsёri do dalin fluturat, tё cilat  vazhdojnё ciklin e tyre pёr tё jetuar, natyrisht duke dёmtuar kokrrat e mollёs.

 

 


Krimbi i mollës (Cydia pomonella)  

Pamja e insektit tё rritur me krahё tё hapura, flutura nё qetёsi dhe me pamje tё  pamje e vezёs, pamja e larvas, krizalides nёn t si dhe  fruta Të mollёs të dёmtuar nga larva e krimbit.

Metodat e monitorimit pёr  parashikimin (prognozimin) e zhvillimit tё krimbit tё mollёs brenda sezonit bujqёsor.

a.) Monitorimi i ecurisё sё fluturimit tё flurturave me anёn e feromoneve monitorues.

Monitorimi i ecurisё sё fluturave ёshtё i nevojshёm pёr tё parashikuar  kohёn e vezёvendosjes dhe tё çeljes sё larvave   mbi kokrrat e mollёs. Kjo realizohet me feromone monitorues.

b.)Kontrolli i kartonave tё valёzuar, tё vendosur nё trungjet e mollёs, qysh nё vjeshtёn e mёparshme. Nё kёto kartona janё grumbulluar krizalidat dimёruese. Kontrolli kartonave na jep njё informacion edhe pёr potencialin infektues tё breznisё sё parё edhe shikojmё se ka filluar ose jo tё  dalin fluturat nga krizalidat.Krizalidat bosh, na japin njё informacion tё mirё se nё cilin fazё tё daljes fluturave jemi. Kartonat nё trungje pёr ndjekur  brezninё e dytё, varen nё pёrfundim tё breznisё sё parё, kur krimbat zbresin nё trung pёr krizalidim. 


Breza prej  kartoni tё valёzuar ose prej  thes  liri. Mё poshtё duken krizalidat nё kartonin e valёzuar

c.) Monitorimi i frutave: 

Paralel me ecurinё e fluturimit kontrollojmё frutat pёr parё dhe regjistruar  vezёt  e fluturёs sё krimbit dhe krimbat brenda kokrrave tё mollёs. Sipas madhёsisё sё bllokut tё mollёve kontrollohen nga 100 deri nё 200 fruta molle. Kёto fruta kontrollohen nё  10 ose 20 pemё molle tё zgjedhura rastёsisht nё diagonalen e bllokut. Pёr secilёn pemё  analizohen nga 10 fruta, tё mara rastёsisht pёrreth kurorёs.

 

d.) Monitorimi i stadeve tё  zhvillimit  nёpёrmjet temperaturave tё  “gradёs ditore” (GD) active.

Kjo metodё monitorimi e parashikimi ka tё nevojshme tё kemi aparaturat matёse tё temperaturave, qoftё ato tradicionale, dhe aq mё mirё stacionet elektronike tё motit.

Pёr krimbin e mollёs, siç pёrmendёm mё sipёr, ёshtё pёrcaktuar se temperatura kur insekti fillon tё aktivizohet nё pranverё, pra ёshtё aktiv, ёshtё 10o C . Çdo temperaturё ditore mbi 10C e  llogorit si “Gradё Ditore”  njё formulё e thjeshtё. Si temperaturё mё e lartё qё stadet e insektit janё aktive ёshtё 31o C dhe mbi kёtё.

Llogoritja e temperaturave tё Gradёs Ditore (GD), kryhet  sipas njё formule tё thjeshtё.

Grada Ditore)  (GD)  = temperatura maksimale + temperatura minimale, pjestuar  me  dy, minus 10C. Kjo e fundit  siç shkruajtёm, ёshtё  temperatura  minimale, nёn tё cilёn isnsekti qёndron nё qetёsi dhe nuk ёshtё aktiv.  

Shembull: GD = 25oC temperatura maksimale  + 15o C temperature minimale = 40 pjestuar pёr  2 = 20-10 = 10o C. Çdo ditё ka tempёraturёn e vet aktive ditore  mbi 10oC. Kёto mblidhen  dhe kjo shumё pёrdoret si element prognozimi. Psh. Nёse pёr tre ditё Grada Ditore ditore ka qenё , 3, 5 ,4  Gradё, kёto ditё janё  grumbulluar 12 Gradё Ditore.

Nga stadi nё stad, krimbi i mollёs grumbullon gradat e veta ditore, tё cilat janё ndihmёse pёr parashikimin se kur fillon dhe mbaron njё stad i krimbit tё mollёs. Pra nga veza nё larvё, nga larva nё krizalidё,nga krizalida pёrsёri nё flutur tё breznisё pasardhёse.

Pёr ilustrim  po sjellim (CUTOF METODЁ), njё studim i realizuar nё Kaliforni /USA, mbi grumbullimin e nevojshёm tё gradёs  ditore mbi 10oC, pёr çdo stad zhvillimi tё krimbit tё mollёs. Autori kёshillon qё ky program, dhe tё tjerё tё ngjashёm  me tё  pёr krimbin e mollёs, duhet tё krahasohet, duhet tё kolaudohet  nё kushtet e zonave pёrkatёse, sepse programi mund tё ketё  lёvizje tё vogla, tё cilat duhen marё parasysh pёr tё bёrё  korigjimet   pёrkatёse nё praktikёn.

Programi jep edhe tre parametra kryesorё.

1. Kufiri mё i ulёt qё fillon zhvillimi pas dimrit  ёshtё 10o C

2. Kufiri mё i lartё kur frenohet zhvillimi  nё verё ёshtё 31oC

3. Koncepti “Bio fiks”, i cili ёshtё ajo ose ato ditё, kur feromoni monitorues  pёr dy net rresht ka kapura flutura  ndёrkohё qё temperatura nё momentin  perendimit tё diellit tё jёtё 16.7 gradё Kёto dy elementё na japin ditёn “Biofiks”

Bima strehuese : Mollё dhe dardhё           

Gradё Ditore  tё grumbulluara mbi 10 °C

Vezёt

87.8

Larva

261.7

Krizalida /pupa

239.4

Koha nga veza deri nё flutur

588.9

Flutura para vezёlёshimit

32.2

Nga veza nё vezё

621.1

  

 Parimet  e programit tё  mbrojtjes sё mollёs nga krimbi (C. pomonella)

 

- Masat agronomike: Mbledhja  e frutave me larva  tё cilat kanё rёnё nё tokё. 

- Krasitja e mirё e kurorёs, e cila lehtёson dritёzimin e kurorёs dhe shpёrndarjes uniforme tё tretёsirёs spёrkatёse.

-Rrethimi  i trungjeve tё mollёve me kartona tё valёzuar, kur pёrqёndrohen larvat e krizaliduara.Kёto krizalida vriten fizikisht duke paksuar rezervёn e infeksionit.

 

- Insekticidet me veprim kontakti pёrdoren nё kohёn e  vendosjes  masive tё vezёve dhe fillimin e çeljes larvave tё para.

Masat mbrojtёse  direkte bazohen nё zhvillimin e biologjisё sё insektit dhe nё mekanizmat e veprimit tё produkteve pёr mbrojtjen e bimёve qё do tё pёrdoren.

Nё kёtё fazё pёrdoren edhe insecticide biologjike si Madex dhe Bacillus thuringiensis.

 

- Insekticidet me veti sistemike, tё cilat qarkullojnё nё trupin e bimёs, mund tё pёrdoren edhe nёse larva ёshtё e sapo futur nё frutin e mollёs, sepse kёto lloje  insecticidesh  mund tё vrasin krimbin  edhe nёse ai ka depёrtuar pak milimetra nё tulin e kokrrave, por jo shumё thellё tulit.

 

- Produktet  si feromonet çorientuese tё çiftёzimit pёrdoren kur fillon fluturimi i fluturave tё para  nga krizalidat dimёruese.

 

Feromonet  monitoruese   foto nr.(1) .Ampula  prej gome , e cila duket nё mes tё dyshemes , nёn çatinё e feromonit ,  ka pёrthithur feromonin industrial tё fluturёs femёr, prandaj nё  feromon kanё ardhur  fluturat meshkuj, dhe kanё mbetur tё ngjitura nё substancёn ngjitёse sё dyshemes sё feromonit. Nё dyshemen e feromonit  nё foton e mёposhtme  Nr 1. , duken fluturat meshkuj tё rёna . Pёr 2-4 ha mollё mjafton njё pikё monitorimi me feromon.

Feromonet 


Feromoni çorientues i çiftёzimit tё fluturave mashkull dhe femёr dhe mekanizmi veprimit.

 

 Nё foton   e mёsipёrme   (2 ), shikohen dispensёrat , fijet e kuqe plastike, tё cilat gjithashtu kanё tё pёrthithur feromonin e fluturёs femёr.

Gjatё avullimit, feromoni pёrhapet nё gjithё mjedisin  e pemtores, dhe meshkujt biologjik, çorientohen nga kjo aromё e kudogjendur, dhe nuk e gjejnё dot mё pёrtnerin biologjik femёr. Kёshtu shmanget çiftёzimi i fluturave, nuk kemi femra pjellore, e pёr pasojё nuk do kemi vezё e larva qё dёmtojnё frutat e mollёs. Pёr njё hektarё mollё, sipas llojit tё formulimit varen 500-1000 dispensёra. Kur dispensёrat janё njё fije, pёrdoren 1000 fije pёr hektarё mollё, kur janё fije dyshe pёrdore 500 dispensёr pёr hektarё. Anёsh parcelave dispensёrat varen pak mё dendur, qё tё sizolojnё ardhjen e flutura pjellore nga blloqet e fqinjё.

Kjo metodё mbrojtje siç pёrmendёm, bazohet  nё menjanimin e kontaktit tё çiftёzimit tё  fluturave meshkuj dhe femra. Nёse vonohemi nё pёrdorimin e kёsaj metode, çiftёzimi i fluturavё ka ndodhur, dhe tashmё fluturat femra janё pjellore dhe ato vendosin vezёt mbi kokrrat  e mollёs. Vezёvendosjen nga  fluturat  pjellore, feromoni  tashmё nuk i pengon, ata nuk kanё nevojё tё çiftёzohen, sepse janё çiftёzuar nё bllokun tjetёr tё mollёve  dhe  shkojnё direkt mbi gjethet ose mbi fruta dhe lёshojnё vezёt.

Pёrveç saktёsisё sё kohёs sё varjes  sё dispensёrve nё fushё, kjo  metode efektive dhe ekologjike  ka njё kёrkesё  tjetёr kryesore teknike; blloku i trajtuar me feromone çorientuese, nga blloku i pa trajtuar duhet tё jetё nё njё distancё izolimi rreth  200 metra. Kjo distancё nuk arrihet nga fluturat pjellore, tё cilat mund tё vijnё nga  blloqet fqinjё  tё mollёve.


A ёshtё plotёsisht e sigurtё metoda me feromone  çorientuese ?

 

Nё pёmtoret e reja, ku infeksioni i viteve tё kaluara ka qenё i pakёt, metoda çorientues funksionon  pёr tё gjithё sezonin.

Nё pemtoret e vjetra, ku infeksionet e pёrvitёshme kanё krijuar njё rezervё tё madhe infeksioni, zakonish metota me feromone çorientuese shoqёrohet edhe me trajtime me preparate biologjike, si  ato virusale, ose bakteriale.  Njё produkt me bazё virusi   e ka  emrin tegtarё  MADEX. Trajtimet plotёsuese mund tё bёhen edhe me insecticide tё pemtarisё  sё  integruar ,ose tё pёmtarisё konvencionale.

Pёrdorimi i produkteve qё plotёsojnё feromonet çorientuese duhen bazuar si nё ecurinё e fluturimit tё fluturave tё krimbit, ashtu edhe nё analizёn e vezёve dhe larvave mbi kokrrat e mollёs. Kufiri i dёmit ekonomik: Studimet kanё treguar se  prodhuesit e mollёs mund tё tolerojnё njё infeksion  nё kohёn e vjeljes njё infeksion tё kokrrave  nga 0,5 deri nё 1 %

Kufiri i dёmit ekonomik: Studimet kanё treguar se  prodhuesit e mollёs mund tё tolerojnё njё infeksion  nё kohёn e vjeljes   nga 0,5 deri nё 1 % tё kokrrave.






No comments:

Post a Comment