nga: Gjon FIERZA
Agjencia Kombetare e Mjedisit
TIRANË
"Përpikëria është sekreti i të gjithë njerëzve të suksesshëm në jetë.
Kjo e bën rrugën shumë të qartë për të shkuar përpara
dhe për të marrë sukses dhe famë.
Të suksesshëmit e dinë shumë mirë vlerën e kohës,
si dhe se si të shfrytëzojnë kohën
në mënyrë të duhur në jetën e tyre."
(Anonim)
Ing. Symir GORANI |
Përzgjodha datëlindjen e tij (19 korrik) për të shkruar më shumë se një mesazh urimi për një njeri që mbart shumë vlera dhe është model suksesi. Për të shkruar për inxhinierin Symir Gorani, aq sa ndjeva kënaqësi, pata disi dhe veshtirësi. Pse?.. Nuk di nëse do të arrija të përmbledh jetën e një njeriu të suksesshëm në veprimtari profesionale dhe jo vetëm, që gati po i afrohet gjysëm shekulli tek sa ai po mbush 68 vite jetë. Tek sheh qindra foto të tij, me njerëz dhe mjedise të ndryshme nga Korça në Detroit, e takon e bisedon me të, tek ai spikat menjëherë një cilësi të veçantë e për t’u admiruar, ai gjithnjë është buzëgaz, thua që ky njeri e ndjenë kënaqësinë e atyre që ka arritur në jetë me punë e sakrifica, por ai transmeton, rrezaton pozitivitet tek ata që njohin, komunikojnë dhe puna i lidh me të. Njerëz të tillë nuk janë të shpeshtë në shoqërinë tonë jo vetëm, por dhe në USA. Edhe emri, jo i zakonshëm “Symir” që në shqip është; “Sy i mirë”, pra gjithmonë të shohë të mira tek vetja dhe tek të tjerët, duket se është gjetur për njeriun e përshtatshëm që e jetëson dhe ku ai merr kuptim të vertetë.
Pas komunikimeve në fb gadi në 10 vite na dukej se njiheshim mirë me njeri tjetrin prej shumë vitesh, në tetor 2018 ne u takuam dhe fizikisht. Ai pas një vizite të gjatë në Korçën e tij me njerëz të dashur, kishte planifikuar dhe një takim me kolegët e tij, sudentë në Fakultetin e Pyjeve në vitet 1971-1976 në Tiranë, midis këtyre isha dhe unë si i ftuar i veçantë. Për atë takim pas vitesh me kolegët bashkohës, mund të shkruhet gjatë, për kujtimet që u sollën, për vitet e punës, emigrimin, familjet dhe fëmijtë dhe ku së shumti prej tyre, ishin bërë gjyshë… Ai deshiroj dhe realizoj të nesërmën një vizitë në Fakultetin e Shkencave Pyjore. Aty u prit nga dekani dhe stafi akedemik. Ai u njoh hapat dhe zhvillimet e reja në fakultet, me programet, nivelin e diplomave që jepeshin në degën e mobilerisë, etj.
Ai pa nga afër paisjet dhe laboratorët e përpunimit të drurit. Ai midis të tjerave u tha kolegëve pedagogë se:
- Diplomat dhe afëtësitë profesionale që fitojnë në fakultet(kjo sipas pervojes time) ju mundësojnë që secili student i juaj mund të punësohet në USA dhe diplomat mund të bëhën të barabarta me pak procedura, me ato të nivelit amerikan.
- Inxhinier Symiri u tha: Unë jam i gatshëm të mbështes çdo të diplomuar nga ju, nese i mundësohet ardhja në Amerikë, të punësohet mirë në profesion. Me këtë takim u mbyll ajo vizitë që është e fundit në Shqipëri. E presim të vijë sa më parë, në takimin tjetër, që na i premtoj kur u ndamë.
Në formë kronike po përshkruaj veprimtarinë e tij nga ajo tanishme në USA, për të arritur tek rinia e tij. Këto sipas bisedës më të, kujtimeve të bashkohësve dhe referuar botimit monografik “Shqiptarët në Detroit” me autor Pjetër Jakun. Në këtë botim zë një vënd të rëndësishëm midis intelektualve me emer dhe inxhinier Symir Gorani.
Ai u vendos për të jetuar e punuar në USA në janar 2001 pasi u shpall fitues me llotarinë amerikane (Green Cart) me nr. 299 si një numër i vecantë. Është një periudhë e shkurtër e fillimit që paraqet veshtirësi por shpejt ai u integrua në jetën si një amerikan. Ambicja, këmbëngulja , shfrytëzimi i mundesive, i informacionit që të ofron Amerika, ai nga punët e thjeshta do të arrinte shumë shpejt të punonte në profesionin e inxhinierit mobilier. Ai së pari, arriti që në tetor të vitit 2003 të bëjë evauluimin e diplomës universitare shqiptare në diplomë të nivelit amerikan.
Përvoja, përkushtimi dhë aftësia profesionale i mundësuan punësim tek Kompania “Vogue Furniture” e cila merret me prodhim mobiljesh luksi me porosi, me kërkesa të larta estetike e fuksionale nga konsumatorë të veçantë. Keto mobilie prodhohen vetëm një herë sipas projekteve të arkitekteve të përzgjedhur nga porositesi. Symiri punoi në këtë kompani 7 vjet ne proceset përfundimtare të finisimit e kolaudimit cilësor e teknik para se mobiliet të niseshin për instalim ne ambientet e porositesit..
Nga eksperienca e fituar në vazhdim fillon punë në Kompanine e fuqishme “Gardner White Furniture” e cila është kompania me e madhe e shitjes të mobilieve dhe plotesimit të nevojave të konsumatoreve në Detroit e më gjërë në gjith qytetet kryesore të shtetit të Michiganit, duke arritur një nivel të lartë menaxhimi shitjesh falë aftësive profesionale, komunikuese, pse jo dhe asaj buzëqeshjes së lindur që ju falë njerëzve. Ai vit pas viti nderohet me çertifikata të ndryshme dhe stimuj material nga kompania duke qënë në elitën e asaj kompanie.
Symiri ka rekordet e sukseseve te tij në këtë kompani. Qendra e madhe e shitjes ne qytetin Warren Southfield ka gati 100 vjet e hapur nga Gardner white Furniture por vetem Symiri ka arritur rekordin historik të shpallet “Member President Club Super Elite” për herë të parë nga shumë punonjes që kane kryer këtë pune në keto 100 vite. Aritja e ketij titulli është rezultat i aritjes te niveleve të larta të realizimit e menaxhimit të shitjeve e kuotave te caktuara në regulloren e kompanisë e bazuar ne punën e rezultatet e kontratave të shtjeve në çdo vit kalendarik. Për 10 vite, Symiri punon për Gardner White Furniture 9 herë me radhë është shpallur Member President Club duke qëndruar në elitën e kmpanisë... edhe pse ka 2 vite që ka dalë në pension e merr pensionon amerikan, kmpania ka nevojë per të, e ai ndjehet plot energji të vazhdoje të japë kontributin e tij me tej.
Në fillimet e jetës në USA do të investonte kohën, perpjekjet e interesimin, po ku? Ai e konsideronte si investimin më të domosdoshëm, më të rëndësishmin, që do mundësonte në biznese të mëvonshme, shkollimin e dy vajzave; Yllka dhe Besa. Ai, tashmë këtë investim themelor e ka realizuar me sukses, ku vajzat e tij tashmë janë diplomuar dhe ushtrojnë profesione në fusha të rëndësishme; në ekonomi biznes dhe inxhinieri informatike e kompjuterike. Symiri shprehë kënaqësi, ndjehet i lumtur, që dhe bashkëshortja Lida është integruar në profesionin e sajë të dentisterisë, përvoja e gjatë në profesion dhe përkushtimi në përvetësimin e teknikave dhe tekologjive të reja e bëjnë atë një specialiste me emer në profesion në komunitetin ku jetojmë. Dhe diçka tjetër nga jeta familjare, erdha me statusin e babait dhe tashmë në USA kam një shkallë më lartë - atë të gjyshit me dy mbesat e mija te mrekullueshme Klaudia e Vanessa e nipin e dashur Xander. - thotë me kënaqësi Symiri..
Majtas: me bashkëshorten Lida dhe dy vajzat Yllka e Besa. Djathtas: me mbesat Klaudia e Vanessa dhe nipin Xander. |
Symir Gorani, aktiv jetën shoqërore që në rini dhe me vonë në punë, një qytetar korçar i kulturuar dhe ambicioz, nuk mund të qëndronte dhe larg jetës intelektuale e kamunitare në Detroit. E vlerësoj si një domosdoshmeri dhe të lidhur ngusht me jetën profesionale; si detyrë parësore për një intelektual, të bashkohet me jetën e komunitetit ku jeton. “Të japë kontributin në kultivimin, afrimin, ruajtjen e trashëgimnisë kulturore dhe identitetin shqiptar”. Ai ishte nder intelektualët e parë, që u afrua në Lidhjen e Intelektualve Shqiptare – Amerikane të Michiganit, si pjesëmarrës që në kongresin e parë, nderkohë që në kongresin e dytë u zgjodh në kryesinë e kesaj organizate.
Pasionet e rinisë për gazetarinë e shkruar, vizive dhe radifonike vazhdojnë të jenë bashkohëse në jetën e tij. Ai të përmend se ka koleksione të gazetave me skrime te tij kryesisht dhe jo vetem që në vitin 1970 të shekullit të kaluar, pra 50 vite nuk janë pak. Symiri shton: “Në Amerikë, na krijohën mundësi të pafundëme të çlodhemi në mënyrë të kulturuar, duke marrë pjesë aktive në shumë veprimtari që organizon komuniteti i shqiptarëve në Detroit dhe jo vetëm”. Ai ka mbajtur fjalen e rastit ne mbledhje te Festes te Flamurit 28 Nendorit te organizuar nga Televizioni Shqiptar i Michiganit para se Kosova te shpallej shtet i pavarur e ai e parashikoi dhe theksoi shume në fjalen e tij kete prespektve të Kosovës, është pjesëmarrës në emisione të ndryshme në tv. dhe radio, veprimtari të ndryshme kulturore e artistike, është pjesëmarrës në takime me personalitete të shquara nga Shqipëria dhe diaspora,si me shkrimtarin Ismail Kadare Dritero Agolli ,ish Presidentin Bamir Topi,me ish kryeparlamentarin Zotin Pjeter Arbnori e persnalitete te ndryshme qe vizitjne diasporen Shqiptare ne shtetin e Michiganit,Perfaqesues e personalitete te shtetit te Ksoves etj.
Symir Gorani, si një veprimtar shoqeror i spikatur, e vlerëson dhe është i përkushtuar midis shqiptarëve, për ndihmë të njeri tjetrit, në bashkimin dhe organizimin e shqiptarëve në Amerikë për arritje sa më të mëdha duke bërë një emer të mirë midis komuniteteve të tjera. “Si objektiv strategjik, kemi organizimin dhe funksionimin e Kongresit të Lidhjes te Intelektuaeve Shqiptaro Amerikane jo vetëm në Michigan por në gjithë Amerikën, në shërbim të shqiptarëve në Amerikë dhe Shqipëri” e përmbledh ligjërimin inxhinier Symiri për këtë temë. ,
Jeta dhe veprimtaria në Shqipëri, e inxhinier Symir Goranit është e njohur që në gjimnazin “Themistokli Germenji” Korcë, i veçuar si modeli më i mirë nga brezi i tij studentor në Fakultetin e Pyjeve. Ai ka mbaruar studimet universitare me rezultate mjaft të mira, i përfshirë në veprimtari të kërkimit shkencor dhe drejtues rrethit shkencor të studenteve, anatar i Katedrës përpunim drurit, si gazetar e veprimtar i rinisë, etj. Prej viteve në gjimnaz dhe deri sot që jeton në, USA, ka shkruar më qindra artikuj me tema të ndryshme të botura në gazetat: Zeri i Rinisë, Studenti i Bujqësisë, Përpara, Zeri i Popullit, Korça demokrtaike, Rilindja demokratike, Shekulli, Koha jonë, tek gazetat që botohen në Michigan dhe më gjërë në Amerikë, si: Iliria, Kuvendi, Gazeta shqiptare, etj. Ai falë këtij pasioni për gazetarinë si një mënyrë e të komunikuarit dhe edukimit masiv vazhdon të shkruaj dhe të koleksionojë përsëri.
Ai ndjek dhe lexon shkrimet nga Shqipëria që lidhën me pyjet dhe mjedisin në shqiptar, lexon rregullisht dhe gazetën Kurora e Gjelbër. Ndjehet i shqetësuar dhe reagon në rrjetet sociale, në komunikimet me ne kolgët për gjendjen e keqe të pyjeve dhe mungesën e organizimit të një industrie të përpunimit të drurit bashkohore.
Puna e inxhinier Symirit, në Ndërmarrjen e perpunim drurit, Korçë ka zgjatur për 24 vite duke filluar si inxhinier prodhimi, ka vazhduar si inxhinier projektimi në byronë teknologjike, është bërë kryeinxhinier dhe në fund si drejtor i asaj ndermarrje. Në këto vite ai ka realizuar me shumë se 100 projekte të mobiljeve me vlera dhe cilësi të ndryshme estetitke dhe përdorimi. Mobiljet janë ekspozuar dhe vlerësuar në mjaft ekspozitat vendore, kombëtare dhe jashtë vendit. Emri i Symir Goranit, ka qënë i përfshirë për shumë vite, në grupet e larta studimore të Ministrisë Industrisë dhe Minierave, për të realizuar projekte të rëndësishme të industrisë drurit duke kontribuar përsedrejti në instalimin e linjave dhe teknologjive të reja si: në Kombinatin e përpunim drurit “Misto Mame” në Tiranë, Kombinatin e drurit “Nako Spiru” Elbasan, në Ndërmarrjen e përpunim drurit, Pogradec dhe disa ndërmarrje të tjera të mobiljeve në Shqipëri.
Ketë përvojë profesionale, ai pati mundesi ta ndante dhe si mësimdhënës në shkollë profesionale të prdhimit të mobiljeve në peridhen 1999-2001, pra ai nuk la në atdhe’ vetem ato kontribute të spikatuar me punën e tij por dhe njerëz të mësuar prej tij, që sot janë bërë specialistë me emer në mobileri. Korça, nënvizon inxhinier Symiri- Është qyteti, ku gërshetohet në mënyrën më origjinale tradita e kulturës së lashtë të punimit, të drurit, gurit, hekurit nga periudhat e hershme dhe deri në traditën e sotme modern”. Për punimet në dru padyshim ka një meritë në pasurimin e traditës sotme dhe inxhinier Symir Gorani, me mobiljet e projektet dhe të realizuara prej tij në Korçë dhe jo vetem.
Për inxhinierin shqiptar- amerikan, Symir Gorani, u tha diçka shkurt, nga sa gjatë meriton dhe mund të shkruhet për të. Jeta e tij vazhdon, ai çdo ditë i shton librit të jetës nga një faqe të shkruar mirë, me punën dhe kontributin profesional dhe shoqëror që jep në USA por gjithnjë me mendje dhe veshtrim nga Shqipëria.
Urimevet të mia në këtë datëlindje, për një jetë të lumtur dhe të gjatë midis njerëzeve të dashur, gjithnjë i qeshur, me pasione që të mos shuhen kurrë dhe aktiv në komunitetin ku punon e jeton, u bashkohen të gjithë ata që të kanë njohur, studiuar, bashkëpunuar në vite me Ju Symir Gorani. Puna dhe kontributi yt na bën të ndjehemi krenar si kolegë specialistë që u formuam në Fakultetin e Pyjeve dhe ju qe tashme jeni nje qytetar i me dinjitet ne USA.
Disa data të rëndesishme nga jeta dhe veprimtaria e Symir Gorani.
- Ka lindur me 19 korrik 1952 në një familje qytetare korçare.
- Në vitin 1970 ka kryer gjimnazin “Themistokli Germenji” në Korçë
- Në vitin 1976, kryen studimet ne Fakultetin e Pyjeve Tiranë, diplomohet “Inxhinier përpunim druri” . Po atë vit fillon punë në Ndërmarrjen e perpunim drurit, Korcë ; ku punon deri në vitin 2000.
- Në qershor të vitit 1980 martohet me Lidën dhe kanë dy vajza ; Yllka dhe Besa, tashmë dhe ato kanë krijuar familjet e tyre në USA.
- Në janar 2001, fiton llotarinë amerikane dhe transferohet në Amerikë, ku jeton dhe punon.
Korrik, 2020
Faleminderit i nderuar kolegu Gjon Fierza per kete dhurate surprize e te mrekullueshme ne prag te ditlindjes......Faleminderit i nderuar Zoti Koco Mosko per botimin ne Blogun Bota Bujqesore.....Respekte...
ReplyDeleteRespekte i nderuar.
Delete