Pérgatiti; Koço MOSKO
Boston, MA-SHBA
Kujtimet e mia
Nga fëmijëria më kujtohet se mbrëmjeve në fshatin tim të lindjes burrat mblidheshin aty nga qendra e fshatit duke biseduar për punët, problemet e fshatit deri të atyre të politikës ndërkombëtare. Gratë dhe vajzat mblidheshin së toku në lëminjtë apo pezulet(sofatë) e portave dhe bizedonin për punët e tyre duke bërë edhe ndonjë thashethem, por njëkohësish duke menduar dhe se çfar do të gatuanin për darkë. Kjo barrë u binte gjithmonë atyre. Gjat verës kur fshati popullohej nga mysafirët e shumtë, të ardhurit nga qytetet, kjo sëkëlldi bëhej edhe më e madhe.
Nëna nganjëherë para se të shkonte në këto kuvende kalonte nga kopshti, që e kishim pranë shtëpisë, mblidhte një dorë me majdanoz dhe e lante tek çezma. Në fshat thuhej mandanoz. Kur e pyesnin shoqet e saj se çfar kishte ndërmend të gatuante për darkë, ajo e kishte në majë të gjuhës përgjigjen:
- Shqeto të rreme.
Në atë kohë unë e mendoja se këtë shqeton e rreme vetëm nëna ime dinte ta gatuante dhe majdanozin në kopësht, e mbillte vetëm për të gatuar shqeton e saj të famëshme. Po le të sqarojmë së pari çfar ishte gatimi shqeto e rreme.
Shqeto e rreme, sipas nënës time, përgatitej me një dorë majdanoz të freskët të grirë në copa të vogla. Mirrte një xhëng(1) gjalpë, siç i thoshte ajo, e bënte një kaurdisje me miell. Në përfundim të kaurdisjes i hidhte një okare qumësht të sapo mjelë, dhe aty nga fundi vluarjes hidhte mandanozin dhe e trazonte. E linte të mirrëte dy valë e pastaj e priste me vezë e limon. Në këtë proçes shumë herë e ndihmoja dhe unë për t’i mbajtur kupën e për ta trazur, se pritej dhe nuk e kishte shijen e dëshiruar. Për pak kohë darka ishte gati. Nëna na mbushte kupat dhe të gjithë e hanim me shije, gjat ngrënies dëgjohej vetëm trokëllima e lugëve në kupa. Mund të shoqërohesh edhe me ndonjë ushqim tjetër si djath, sallat, etj.
Kjo ishte shqetua e rreme që na bënte nëna për të kaluar një darkë vere. Nënën time për shijen e shqetos së rreme e ndihmonte mjdanozi freskët i kopshtit, gjalpi dhe qumështi bio me vlera të larta ushqimore që ja sillnin në tenxhere bagëtia duke kullotur malit. Pastaj veza e limoni, plotësonin kështu jo vetëm nevojat ushqimore, por ky gatim ishte i shijshëm dhe me vlera të shumta mjekësore, siç do ta shohim hollësisht më poshtë.
Nëna i thoshte këtij gatimi “shqeto e rreme”, sepse nuk ishte gatimi shqeto e vërtetë. Gatimi shqeto bëhej me mish qengji ose keci. Ky gatim ishte më me shije sa, “të lëpije gishtërinjtë” thuhej. Në atë kohë mendoja se shqetoja ishte një gatim që vetëm nëna ime e gatuante. Kur u largova nga fshati dhe vajta në Gjirokastër mësova se ky gatim me mish quhej “Shqeto Lunxhi”, një gatim tipik i traditës lunxhiote, dhe më pas mesova se shqetoja me mish gatuhet edhe në vende të tjera në Shqipëri. Në Lunxhëri shqetua sigurisht me mish, bëhej në dasma, festa familjare por edhe për ceremoni mortore. Shërbehej si pjata e parë.
Majdanozi është një erëz që gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën shqiptare dhe më tej, jo vetëm për gatimin e shqetos. Përdoret i freskët, por dhe i tharë për dimër. Amvisat e mblidhnin, e linin të thahesh, e vendosnin në një vazo qelqi dhe e përdornin kur të kishin nevojë. Majdanozi përdoret për tu dhënë shije e aromë shumë gatimeve të ndryshme: në patëllxhane, patate, në turshi të ndryshme, fasule jahni e pllaqi, domate e speca të mbushura, në peshkun e furrës, tavë ose jahni me pulë, në qofte, sallata të ndryshme, konserva, etj. Tradicjonalisht është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare, por sot edhe në gjithë botën.
Nuk ka familje që mos ta ketë mbjellë një vllajë me majdanoz pranë shtëpsë kur ka kushte e ka një kopësht sado të vogël, madje e mbjellin edhe nëpër ballkone e taraca në vazo lulesh. Nuk ka kopësht të shqiptarëve edhe këtu në Amerikë ose kudo ku kanë emigruar që të mos kenë mbjellë një vëllajë me mandanoz. Shpesh majdanozin të riturit e hanin gjethe të freskët sepse siç thoshin, përmirësonte disa sëmundje si: tensjonin, dhimbje koke, zemrën, etj. Sot në restaurantet luksoze nuk shërbehet pjata pa një degë majdanoz të freskët. Në Qarkun e Gjirokastrës sipas disa vrojtimeve mbillen rreth 2,8 ha me majdanoz dhe mirret një prodhim prej rreth 60-65 kv. Ndërsa si Shqipëri mbillen rreth 32 ha me majdanoz.
Vëndorigjina dhe përhapja në botë
Vendorigjina e majdanozit (Petroselinium crispum) nuk është e pëcaktuar qartazi sepse, ka një farë të imët dhe është e vështirë të përcaktohet në zbulimet arkeologjike. Sidoqoftë të gjithë autorët që e kanë përshkruar këtë bimë mendojne se origjina e tij është nga Mesdheu Lindor. Përfshihen këtu: Turqia, Libani, Greqia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria. Kultivimi i tij të shpie thellë në lashtësi, mbi 2500 vjet më parë. Nuk kemi shumë të dhëna për këtë periudhë. Tek Odisea e Homerit shkruar në shek. 7-të Para Krishtit, përshkruhet majdanozi që rritej në ishullin Ogygia, mjerisht një vend imagjinar. Në ishullin Ogygia, Odiseu, luftetar në Trojë kur po kthehej për në Itakë, u mbajt për shtatë vjet nga Nimfa shumë e bukur Kalipso. Ku ndodhet ky ishull!? Ende është një enigmë e stjuduesavenë mbarë botën. Atje rriteshin fusha me majdanoz. Po sipas Homerit kuajt e qerreve ushqeheshin me majdanoz nga luftëtarët përpara betejës për t'i bërë më të shpejtë dhe më të shkathët. Që nga periudha Antike, si Plutarku, Straboni, etj. e deri në ditët tona studjuesit janë munduar të përcaktojnë vend ndodhjen e këtij ishulli. Disa e vendosin në Atllantik, disa afër Maltës, por ka dhe disa që e vendosin në ishujt e Detit Jon. Ja si përshkruhet tek Odisea e Homerit:
Një larushk kish rrethuar shpellën me mure të lëmuar
tufa-tufa të varura krijonte një gjelbërim të bujshëm
ndërsa katër burime flluckonin afër njeri-tjetrit
të cekta me ujë qelibar, rridhnin në vija të dukshëme aty-këtu
përmes luadheve me lule manushaqe të majdanozit të butë.
Një shekull më vonë, majdanozi përmendet në lojërat Nemean; fitimtari shpërblehej me një kurorë “majdanozit”. Lojrat Nemean, sipas dëshmive të shumë autorëve, janë zhvilluar në shekullin e IV – VI Para Krishtit. Majdanozi në atë kohë përdorej si ushqim por edhe për vlerat e tij mjekësore. De Candolle (1778-1841), botanist sudez, për origjinën e majdanozit thotë se e ka nga: Turqia, Libani e deri në Algjeri. Ndërsa C. Linneaus(1707-1778), botanist e zoolog suedez, mendonte se vendorigjina e tij është ishulli Sardenjës dhe ishte i kultivuar në këtë ishull që nga shek. III PK. Në këto përshkrime të autorëve të lashtësise kultivimi i majdanozit për ushqim si erëz, por edhe për qëllime mjekësore, padyshim që ishte shtrirë gjerësisht edhe në trojet pallazgo-ilire.
Duke u kthyer në Periudhën Antike Greko-Romake, dëshmitë që vijnë për majdanozin tregojnë se në atë periudhë konsiderohej si një bimë e shenjtë. Ndërsa ka të dhëna të mjaftueshme që përdorej për qëllime mjekësore, si ushqim nuk përdorej nga grekët dhe romakët e lashtë. Grekët e lashtë kanë shumë mite për këtë. Në një nga këto mite thuhet se: majdanozi buronte nga gjaku i derdhur i heroit Archemorus kur e hëngrën gjarpërinjtë. Nga grekët e lashtë besohej se majdanozi ishte një bimë që ndillte harresën, vdekjen. Ata nuk e vendosën kurrë në tavolinat e ngrënies së tyre. Përdorej tek kufomat e të vdekurve si deodorant, duke shpërndarë rreth arkivolit fletë majdanozi, bënin kurora, si dhe mbillej nëpër varre. Ndërsa romakët thuhet se perdornin për të hequr erën e alkolit dhe për të ndihmuar tretjen. Vetëm në fund të periudhës romake, rreth viteve 1400-1500, filloi të përdorej disi nga romakët si erëz në tavolinat e ngrënies së tyre. Edhe pse nuk ka të dhëna të mjaftueshme, nga sa janë thënë deri tani, na bën të dyshojmë se pellazgo-ilirët dhe më pas shqiptarët majdanozin e kanë përdorur si erëz në tavolinat e tyre pandërprerje që nga lashtësia, madje në trojet e tyre mund të jetë dhe vatra fillestare e domestikimit të kësaj bime.
Rreth viteve 1100 u shpernda në Rusi, kryesisht i mbjellë në kopshte për qëllime mjekësore. Si rjedhojë e miteve për majdanozin nga bota antike, edhe gjat shpërndaries në Evropë majdanozi u prezantua si një bime mistike, si një bimë që fshihte shumë mistere. Në dasmat romake vendoseshin kurora me majndanoz për tu mbrojtur nga shpirtrat e këqinj. Me që fara e majdanozit ka fuqi mbirëse të ulët thuhej se: fara para se të mbijë shkon nëntë herë te Djalli dhe kthehet para se të dalë. Farat që nuk mbijnë i mban Djalli për vete., Dita e premte ishte si një ditë më e sigurt për të mbjellë majdanoz, dhe zakonisht bëhej nga një kryefamiljar mashkull për të larguar çdo efekt të lig të djallit, etj,
Në mesin e shekullit të 16-të evropianët filluan ta përdorin majdanozin gjerësisht si erëz dhe për ushqim në tavolinat e tyre. Gjat kësaj perudhe u përfol se Catherine de'Medici (bashkëshortia i Mbretit të Francës), e solli majdanozin në Francë nga Italia. Më vonë, krishterimi ja dedikoi këtë Apostullit Pjetër, si kujdestar i portave të parajsës. Gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë majdanozi u natyralizua në Angli. Sot në Evropë në vendet e Bashkimi Evropjan majdanozi është bërë erëza kryesore në kuzhinat e tyre. Mbillen rreth 7000 ha. me erza ku pjesen më të madhe e zen majdanozi.
Majndanozi është një nga erëzat më të përdorëshme sot në gjithë botën. Në Kontinentin Amerikan majdanozi u fut gjat shekullit të 17-të. Sot në Amerikë majndanozi ka një përdorim shumë të gjerë. Tregu ka gjithmonë majdanoz të freskët nëpër supermarket, por dhe të thatë. Në vitin 2016 në SHBA vlera e shitjes së majdanozit në treg ishte rreth 19 milion dollarë. Nga vatra fillestare e domestikimit e Mesdheut Lindor, majdanozi sot si erëz në kuzhina përdoret gjërësisht në të gjithë botën në: Evropë, Vendet e Lindjes së Mesme, Veriun e Afrikës, Australi, etj. Përmirëson me vlera të larta ushqimore e mjekësore dietën e përditëshme të njerëzve, si dhe përmirëson ndjeshëm edhe shijen e gatimeve të ndryshme.
Etimologji
Emërin shkencor majdanozi e ka Petroselinun crispum Mill.. Ndërsa në shqip ka dhe emra dialektorë si mandanoz dhe magdanoz. Me emërat, petroselinum dhe majdanoz, thërritet pothuajse në pjesën më të madhe të gjuhëve në botë, në trajta gjuhësore të ndryshme. Emri “Petroselinum” ja ka vendosur dijetari grek Dioscorides(40-90 pas Krishtit, i punesuar si mjek në ushtrinë romake), kur ka përshkruar majdanozin në shkrimet e tij. Kjo fjalë vjen nga fjala greke “petra” që në greqisht do të thotë “gur” dhe fjala “selino” një emër tjetër ky erëze që i ngjan majdanozit, ndoshta vjen nga gjuha pellazge. Pra “selino i gurit” me që rritesh në zona gurishtore.
Gjat kërkimeve të mia në internet për etimoligjinë e majdanozit shumë interesant na u duk studimi i një studjuese të pavarur angleze, Maria Fremlin. Ajo ka kryer një studim 3-vjeçar për etimologjinë e fjalës majdanoz në gjuhët mesdhetare dhe më gjerë. Kjo zonjë konkludon se etimologjia e fjalës majdanoz në gjuhë të ndryshme rrjedh nga dy fjalë “Petroselinum” dhe “mayndanoz”. Në hartën e mëposhtëme shprehen shumë qartë.
Harta e përpunuar nga M. Fremlin. (http://maria.fremlin.de/parsley/gfweb.html)
Nuk po zgjatemi me argumentat që sjell kjo studjuese. Për mua duket qartë se rreth detit mesdhe, pjesa lindore dhe në brigjet jugorë emëri majdanozit rrjedh nga fjala “Maydanoz”. Kjo fjalë në disa rraste si origjinë i referohet gjuhës turke. Kjo shpërndarje gjeografikisht rreth mesdheut e kësaj fjale tregon se kjo fjalë ka egzistuar edhe më parë se të vinin turqit në vendin që sot është Turqia. Turqit e ardhur nuk e kishin një fjalë për këtë bimë, ndaj përdorën fjalën që gjetën tek vendasit. Këtë e ka konstatuar edhe studjuesja M. Fremlin. Pra kjo fjalë rrjedh nga ndonjë gjuhë e humbur, ose pse jo nga pellazgjishtja që disa studjues e kanë të vështirë ta pohojnë.
Fjala “Petroselinum” ka ndikuar në gjuhet moderne të Evropës Qëndrore e Veriore nga që romakët e përhapën me këtë emër që ja vuri stjudjuesi grek Dioscorides që në shekullin e parë.(Shiko hartën lart). Që gjat kësaj periudhe majdanozi u përhap në Itali dhe filloi të depërtojë edhe në Evropë shumë ngadalë, deri sa erdhi shekulli i 16-të dhe evropianët filluan t'i ndjejnë përfitimet ushqimore e mjekësore të majdanozit. Në gjuhën Boshnjake-peršun; Sërbisht-першун; Italisht-prezzemolo; Fërngjisht-persil; Rusisht-петрушка; Sllovenisht-peteršilj; Spanjisht-perejil; Gjermanisht-Petersilie; Anglisht- parsley; Suedeze-persilja, e kështu me radhë.
Ndërsa fjala "crispum" rrjedh nga latinishtja dredha-dredha kaçurel. Përshkruhet gjethja, disa lloje majdanozi i kanë gjethet të rrudhura, dredha dredha.
Ndërsa fjala "crispum" rrjedh nga latinishtja dredha-dredha kaçurel. Përshkruhet gjethja, disa lloje majdanozi i kanë gjethet të rrudhura, dredha dredha.
Në gjuhën shqipe ka dhe një thënie të çuditëshme për majdanozin. Nuk pëlqehen mustaqet në formën e gjetheve të tij. Thuhet shpesh për një njeri satrap, që nuk pyet njeri e bën si do vetë e nëpërkëmb të drejtat e të tjerëve.
"Vetë shkruan, vetë vulos,
Mor mustaqe majdanos,
Nuk të thotë njeri se mos!"
Në fjalorin e gjuhës shqipe gjetëm dhe një thënie tjetër pë majdanozin. “Në çdo gjellë majdanozi ron”, thuhet kur dikush, me vend e pa vend, merr pjesë në të gjitha punët, çështjet, bisedat ose kur diçka përdoret për shumë punë edhe kur s'është nevoja.
Dobitë ushqimore dhe mjekësore
Majdanozi është një nga perimet me pak kalori, por nga më të pasurat me lëndë ushquese të rëndësishme si: proteina, vitamina C, provitamina A(karotinë), Vitamina K, etj. Majdanozi është edhe një burim i mirë me magnez, kalium, folate, hekur dhe kalcium, të cilat janë shumë të rëndëshime për një shëndet të mirë të njeriut. Gjethet e majdanozit janë shumë të pasura me fenolate(apiol). Për qëllime medicinale përdoren rrënjët, frutat dhe gjethet në formë çai, llapa, gatime dhe gjethe të freskëta. Gjermanët me majdanoz përgatitin një lloj salce jeshile me shije të mrekullueshme. Majdanozi është një bimë aromatike, u jep një aromë të veçantë gatimeve të ndryshme ku përdoret. Perdoret gjithashtu në kozmetikë, parfum par burrat dhe si repelent(frikësues) për disa dëmtues të kulturave bujqësore. Është një bimë e mirë shoqëruese, veçanërisht pranë trëndafilave, domateve, karrotave, qepujkave dhe asparagusit duke i mbrojur nga dëmtues si: mizat e rrënjës së karrotës, brumbujve të trëndafilit, etj.
Në mjekësinë popullore shqiptare majdanozi është përdorur tradicionalisht për: përmirrësimin e veprimtarisë nervore, muskulare, për hapien e oreksit, përmirësimin tretjes së ushqimeve, rregullues të ciklit të menstruacioneve tek femrat, largimin e gazrave, shton sekretimin e urinës, mjekimin e plagëve, si mjet për pakësimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji, semundjet e veshkave, tëmthit, fishkëzës së urinës, rrugëve urinare të poshtëme, qarkullimin e gjakut, sëmundjeve të zemrës, etj.
Studimet e ndryshme, hulumtimet kanë listuar mbi 20 probleme shëndetsore ku majdanozi i përdotur në forma të ndryshme përmirëson shëndetin e njeriut. Blogu jonë ka qëllime didaktike nuk mban përgjegjësi për veprimet anësore të bimëve medicinale. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla nga një profesionist para se të përdorni një bimë në mënyrë medicinale. Disa përfitime shëndetsore nga majdanozi janë:
Studimet e ndryshme, hulumtimet kanë listuar mbi 20 probleme shëndetsore ku majdanozi i përdotur në forma të ndryshme përmirëson shëndetin e njeriut. Blogu jonë ka qëllime didaktike nuk mban përgjegjësi për veprimet anësore të bimëve medicinale. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla nga një profesionist para se të përdorni një bimë në mënyrë medicinale. Disa përfitime shëndetsore nga majdanozi janë:
Antioksidant. Majdanozi përmban nivele të larta të beta-karotinës dhe vitamin C. Këto të dyja së bashku me luteolin dhe zeaksanthin ndihmojnë organizmin e trupit të njeriut për t’u mbrojtur nga radikalet e lira. Kështu parandalohen: sëmundjet e syve nga plakia, diabeti, degjenerimin makular(sëmundjeve të plakjes) dhe disa kancere. Gjithashtu zvogëlon impaktet negative të asmës, osteoartritin( prishja e kërcit të kyçeve) si dhe arthriteve reumatizmalë.
Anti inflamator: Majdanozi përmban një vaj të quajtur eugjenol. Ky vaj i paqëndrueshëm është vërtetuar se ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe veti anti-arthritike.
Përmirëson sistemin imunitar: Majdanozi ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, B12 dhe beta karoten të cilat rrisin imunitetin ndaj ftohjes. Beta karoteni shëndrohet në vitaminë A e cila prodhon qelizat e bardha të gjakut të cilat shkatërojnë bakteret, forcon traktet respiratore dhe ne zorrët e aparatin urinar, etj. ësht vërtetuar se gjethet e majdanozit të freskët kanë veti antibakterjale dhe antikërpudhore.
Forcimin e kockave: Majdanozi përmban me shumicë vitaminë K. Kjo vitaminë forcon kockat dhe ndihmon për të parandaluar depertimin e kalciumit në inde të cilat mund të çojnë në sëmundje si ateroskleroza, sëmundjen e Alzheimerit, goditja dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Dy lugë majdanoz përmbajnë 153% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K, dhe është natyrale dhe organike, e cila është mënyra më e mirë për të konsumuar këtë vitaminë.
Kundra semundjeve kardiovaskulare: Majdanozi është i pasur me folate ose vitaminën B5. Kjo mbron zemrën nga goditjet(ataku), goditjet në tru, arterioskleroza. Mban zemrën të shëndetëshme duke larguar hocisteinën. Ka patur studime që tregojnë se ngrënia e majdanozit të freskët(gjethe) mund të ndihmojë në pastrimin e gjakut, ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe mund të shpërndajë mbetjet që ngjiten në venat.
Parandalon formimin e gurëve në tëmth: Pirja e çajit të majdanozit të nxehtë ose të ftohtë mund të ndihmojë në shpërndarjen e gurëve të tëmthit në mënyrë që ata të kalojnë nëpër trup më lehtë. Do të duhet të pini rreth gjysmë litër çaj majdanoz çdo ditë që kjo të jetë efektive.
Kundra erës së keqe të gojës: Ilaçi më i mirë dhe më natyral është maria disa gjetheve të majdanozi ose dhe pirja e lëngjeve të majdanozit. Nëse keni ngrënë, qepë, hudhra, etj. përtypja gjethe majdanoz do të ndihmojë shumë për të eleminuar çdo erë të keqe në gojë.
Kundra anemisë: Majdanozi ka një përqëndrim shumë të lartë të hekurit, 6.1 miligram për çdo 100 gram majdanoz. Konsumimi i majdanozit rregullisht do të krijojë nivelin e hekurit në organizëm. Organizmi ka shumë nevojë për hekur për të prodhuar heme. Hemet janë përbërësit thelbësorë që mbartin oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Pra, njerëzit me anemi mund të pinë lëng majdanozi.
Balancues hormonesh: Majdanozi përmban beta-karoten dhe acid folik. Këto vajra të paqëndrueshëm ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të hormoneve të ekuilibruar, dhe mund të ndihmojnë gjatë çrregullimeve menstruale të grave dhe ngërçeve. Përmirëson nivelet dhe ekuilibrin e estrogjenit dhe progesteronit në trup. Mënyra më e mirë është për ta përdorur si një çaj, ose me një çaj tjetër bimor siç është kamomili.
Detoksikues: Apigenina është një flavon i bimëve që ndodh natyralisht, gjithashtu Myristicina është një përbërje organike natyrore së bashku me fenilpropenin. Të dyja këto ndihmojnë për të rritur produktivitetin e enzimave në mëlçi, e cila detoksikon organin dhe e mban atë të funksionojë në mënyrë efikase.
Kujdes: Përdorimi me doza të larta i majdanozit shton qarkullimin e gjakut dhe bëhet i dëmshëm sepse rrit me tepricë gjakun në kokë dhe shkakton trullosje, mund të shkakëtojë alergji dhe probleme tek gratë shtatëzanë.
Në marketet në SHBA majdanozi i freskët nuk mungon asnje ditë të vitt. ( foto: lart majdanoz kaçurel, poshtë majdanozi gjethesheshtë) |
Veçoritë Botanike
Majdanozi bën pjesë në familjen Apiaceae ose Umbrellore, sepse lulja e tij është në formë ombrelle. Familja Apiace është një familje e madhe e luloreve, përmbledh rreth 3700 lloje në 434 gjini. Në këtë familje hyjnë: Karrota, koriandri, selino, kopra, etj. Kjo familje përfshin dhe shumë bimë helmuese.
Gjinia Petroselinum ka dy specie, P. crispum, majdanozi dhe P. segetum, kjo specie nuk ndodhet në Shqipëri. Mjdanozi(P. crispum) ka disa sinonime: Apium crispum Mill., Apium petroselinum dhe L., Petroselinum stivum Hoffm. Sot në botë kultivohen kryesisht tre lloje majdanozi(P. crispum): Majdanozi me gjethe të sheshta, majdanozi me gjethe kaçurela dhe majdanozi frutrrënjor. Majdanozi frutrrënjor kultivohet për rrënjët e tij. Këto frutrrënjorë janë në formën e një boshti me ngjyrë të verdhë të lehtë.
Majdanozi është bimë dy vjeçare. Në vitin e parë formon një rozetë me gjethe dhe frutrrënjorin. Vitin e dytë zhvillojnë kërcejtë me lulet ku mund të harijnë deri në 70-120 cm. Kërcelli del nga mezi rozetës, është i drejtë me kënde e me shumë degëzime që mbarojnë në lulesa në formë ombrelle. Pjalmëzimi bëhet kryesisht me anë të insekteve, lulet e tij i tërheqin shumë insektet. Lulet janë të vogla me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt, dyseksore. Lulëzon gjat muait qershor-korrik. Farërat janë të vogla me ngjyrë të gjelbër në të hirtë, të shtypura nga njera anë, me aromë specifike që e dallon lehtë nga farërat e tjera. Farërat mund te ruhen për 2-3 vjet. Fuqia mbirëse 70-80 %.
Majdanoz në lulëzim; bimë majdanozi viti i dytë; farë majdanozi, lulesë majdanozi. |
Veçoritë biologjike
Majdanozi është një bimë që i duron temperaturat e ulta(-5 deri dhe -100C). Ka kërkesa të moderuar ndaj dritës së diellit. Ka kërkesa të veçanta ndaj tokës. Duhet të jenë të pasura në humus, të lehta dhe të mbajnë lagështinë. Toka të përshtatëshme janë ato ranore-argjilore, me pH neutral ose pak bazike.
Veçoritë agroteknike.
Majdanozi mbillet herët në pranverë. Para mbjelljes fara mund të futet në ujë për të shpejtuar mbjelljen, fara e majdanozit mbin me vonesë, duhet të mbillet cekët. Mund që të trajtohet edhe me stimulues. Në fushë mund të mbillet me makina mbjellëse 20x20x20 x50, me lente. Nevojiten 10 kg/ha. E rëndësishme për kultivimin e majdanozit është largimi i barishteve të këqia, sidomos në fazat e para të zhvillimit të tij. Kërkon ujitje. Pas mbirjes mund të bëhet ndonjë rrallim. Majdanozi për gjethe vilet disa herë gjat vitit, kurse majdanozi rrënjor në fund të muajit tetor.
Literatura:
2. Parsley: Growing Practices and Nutritional Informatio. By Roby Jose Ciju - AGRIHORTICO, May 21, 2019
6. PERIMKULTURA - Tekst mësimor - Tiranë, 1971.
7. USDA – Clasification for Kingdom Plantae Down to Species
8. Flora Ekskursioniste e Shqipërisë, M. Demiri- Tiranë, 1981.
9. Homer “The Odyssey” translated by Robert Fitzgerland- New York, 2000
10. “Bimët Mjekësore në Familje” – P. Kokalari, etj.- Tiranë 1980.
13. Biology and Molecular Biology of Plant-Pathogen Interactions-by J. A. Bailey, 1985
Përgatiti;
Koço Mosko
Boston, Ma - SHBA
Qershor,2020
"Majdanozi(Petroselinun crispum Mill.)" is Copyright © 2020 by Bota Bujqësore
Si gjithnje nga shkrimet shkencore te studiuesit Koco Mosko edhe kesaj here mesova shume gjera per vetite, vlerat, rritjen dhe origjinen e kesaj bime ushqimore shume te nevojshme. Fjala majdanoz ne gjuhen turke verteton edhe nje here se popullsia mongoloide selxhukide kur erdhi ne Azine e Vogel mesoi shume fjale nga banoret thrake qe gjeti e i asimiloi. Pra ne turqisht kjo fjale eshte marre nga thrakishtja, motra e ilirishtes.
ReplyDeleteKa shume mundësi. Ju falenderoj.
DeleteGershetim i studimeve shkencore, pervojes jetsore dhe artit te shkruarit te specialistit te fushes
ReplyDeleteFaleminderit!
DeleteI lexoj me vemendje shkrimet e Koco Moskos. Si gjithmone gershtohen studimet shkencore, pervoja jetsore me artin e te shkruarit nga specialisti i fushes.
ReplyDeleteFaleminderit Apostol.
Delete