Përshtatja e bujqësisë shqiptare në situatën e jashtëzakonshme
globale e shkaktuar nga Virusi, COVID -19.
Mendime nga Prof. Ass. dr. Enver Isufi, Instituti për Bujqësinë Biologjike, Durrës
Intervistoi : Enver SHEHU
gazetar, TV APOLLON
FIER
Enver Shehu – Pyetje: si e vlerësoni këtë situatë të pazakontë globale e cila është shkaktuar nga sëmundja virusale COVIT 19 dhe si duhet të përshtatet bujqësia jonë kësaj emergjence?
Enver Isufi -Po është e vërtetë që kjo sëmundje nuk ka prekur njerëzit e një ose disa komuniteteve, por ka vënë para rrezikut jetik të gjithë njerëzimin, të gjithë banorët e globit
Tani është koha të gjejmë zgjidhje të shpejta dhe jo të bëjmë si ai babai me fëmijën e tij në liqen.
Tani është koha të gjejmë zgjidhje të shpejta dhe jo të bëjmë si ai babai me fëmijën e tij në liqen.
E. Shehu, Si është ajo fabul?
E. Isufi. Një fëmijë kishte hyrë në një rezervuar uji për t'u larë dhe pasi hyri thellë gati po mbytej dhe thërriste ndihmë, ndihmë!.
Babai rrinte në breg the e kërcënonte nga larg fëmijën duke i thënë; sa herë të kam thënë mos hyr në liqen, sa herë të ka këshilluar nëna jote, të rraha një ditë kur hyre pa leje !!
Babai rrinte në breg the e kërcënonte nga larg fëmijën duke i thënë; sa herë të kam thënë mos hyr në liqen, sa herë të ka këshilluar nëna jote, të rraha një ditë kur hyre pa leje !!
Fëmija nga ana e tij thërriste atje në ujë: - baba, eja më shpëto se po mbytem, pastaj më rrih sa të duash.
Pra jemi në kohë kur duhet të shpëtojmë njerëzit nga sëmundja dhe nga kriza ushqimore.
Kjo është e domozdoshme, se mbasi të mbarohen rezervat tona dhe të botës, në mos nuk do ketë krizë ushqimore globale, me siguri do të ketë rritje ҫmimesh, prandaj nuk duhen shumë filozofira nga erdhi dhe si erdhi virusi, por si të zgjidhim problemin e sotëm dhe për vitet që vijnë.
Kjo situatë ka nxitur instiktet e vetëmbrojtjes.
Personi po mendon për vetëmbrojtjen e tij, kryefamiljari për vetëmbrojtjen e familjes, dikush për mbrojtjen vetëmbrojtjen e komunitetit, vetëmbrojtjen e vendit dhe të shtetit, kjo sepse rreziku është real, të cilin po e përjeton si të tillë e gjithë bota.
Të gjithë janë në kulmin e frikës, vetëm natyra jo.
E. Shehu, Çar doni të thoni me këtë ?
E. Isufi. Vetëm natyra dhe mjedisi ndihet shumë më të relaksuara.
Janë në festë dhe me pushime: pyjet, kafshët, bleta, ujrat, ajri, mineralet nëntosore, kafshët e detit, madje edhe klinikat dhe spitalet e traumeve nuk kanë pasur pacientë të aksidentuar në rrugë dhe në punë.
Paksimi në maksimum i veprimtarisë së njeriut e ka lehtësuar natyrën.
Do behën studime edhe për këtë aspekt gjatë krizës, por sidomos pasi kjo të kaloi.
Është një moment kur njerëzimi dhe politika globale ti bëjë një analizë vehtes dhe të dizinjojë strategji të reja më të qëndrueshme dhe miqësore si për paqën ndaj natyrës dhe për paqën sociale në përgjithësi.
Njeriu e ka menduar dhe mendon se ka ardhur mbi glob për të sunduar dhe jo për të jetuar si pjesë e ekosistemit të madh natyror.
Ngrohja globale e shkaktuar kryesisht nga keqpërdorimi i natyrës nga njeriu, janë shkaqet kryesore që edhe natyra po reagon për mbrojtjen e vehtes, por ndryshe nga natyra, asaj mund t'i dëmtohet bukuria, por aspak mbijetesa, njeriut i rrezikohet mbijetesa.
Ngrohja globale e shkaktuar kryesisht nga keqpërdorimi i natyrës nga njeriu, janë shkaqet kryesore që edhe natyra po reagon për mbrojtjen e vehtes, por ndryshe nga natyra, asaj mund t'i dëmtohet bukuria, por aspak mbijetesa, njeriut i rrezikohet mbijetesa.
Tani ti përgjigjemi pyetjes tuaj.
Objektivi kryesor i bujqësisë tonë është sigurimi i sasisë dhe cilësisë së prodhimit bujqësor dhe blektoral.
Kjo do të zgjidhë :
1. Sigurimin e sasisë së ushqimit për popullsinë, për të krijuar sa më shumë pavarësi ushqimore.
2. Shtimi i eksportit për të fituar burime financiare.
3. Kufizimi i importit duke kursyer burime financiare.
4. Diversifikimi i grupeve të interesit në menaxhimit e prodhimit bujqësore
E. Shehu. Çfar taktika dhe strategji duhet të bëjmë që të sigurojmë vazhdimësinë e prodhimit bujqësor ?
E. Isufi. Fillimisht le të bëjmë një përshkrim të grupeve të interesit që meren me bujqësi .
Sot ka disa grupime kresore të prodhimit bujqësor
Sot ka disa grupime kresore të prodhimit bujqësor
Grupi i parë i prodhuesëve janë ato të cilët për kushtet e Shqipërisë mund ti quajmë prodhues të mëdhej, të cilë prodhojnë për tregun e vendit dhe për eksport.
Grupi i dytë ai i prodhues të mesëm, gjithmonë për kushtet e Shqipërisë të cilët mbi 50 % e prodhimit e ҫojnë në tregun vendas
Unë propozoj që të diversifikohen grupet e prodhuesëve, ose me fjalë të tjera të shtohen grupet e interesit si më poshtë :
Unë mendoj se duhet të rrisim dhe të kristalizojmë edhe disa grupe të tjera të interesit, të cilat deri më sot ose janë të dobëta ose nuk ekszitojnë fare.
Këtu do të përmendja fermerët shumë të vegjël të cilët janë ata që prodhojnë për konsumin familjarë dhe rreth 20 % e shesin në treg.
Bahҫet fshatare të cilat nuk dalin në treg. Ato të cilat kanë qoftë nga 300 -500 metra (pra nën sipërfaqen e një fermeri të vogël)
Këto dy grupe duhet të nxiten të punojnë tokën dhe të mbjellin për nevojat e veta produkte të tilla si; perime, fruta, fasule, patate, perime të dyta gjethore, presh, qepë, spinaq sallatra, hurdhara, erëza guzhine, etj. kjo për nevojat e veta familjare .
Kopështe dhe bahҫet në qytete.
Kjo është bujqësia qytetare, ose siҫ quhet bujqësia urbane. (kërkoni në internet në adresën “Urban agriculture” do të shikoni se ҫfar mrekullish bëjnë banorët e qyteteve atje për prodhime bujqësore të freskëta.
Podhohen perime në ҫdo cep toke bosh, në taraca e oborre, ballkone, të cilët kanë madhësi të mjaftueshme.
Kopështe në fshat të menaxhuara nga banorët e qytetit.
Kjo tokë u jepet bonorëve nga qyteti dhe ata i menaxhojnë vetë. Shteti, pushteti lokal u jep toka në përdorim deri në një një periudhë të caktuar 3-5 vjet.
Kjo sipërfaqe të merret sipas dëshirës së qytetarëve dhe kjo mund të jetë 2-3 dynym. Këto prodhojnë për nevojat familjare. Ajo sasi produkti që u tepron ja shesin fqinjëve ose në treg. Në qytete e Europës këta quhen “Hobby garden”
E. Shehu: Si mund të nxiten këtë mikropodhues të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale?
E. Isufi: -Duke i dhënë fidana dhe farëra falas ose me gjysëm ҫmimi.
- Duke i ndihmuar me asistencë teknike. Specialistë të bujqësisë të ngrenë shoqata të prodhimit të vogël familjar.
- Këto trajnohen me kurse dhe asistencë teknike edhe nga agronome në pension.
- Ndihmohen me vegla të thjeshta bujqësore ( bela, lopata, kepa, plasmas, dhe inpute me gjysëm ҫmimi ose ato mundet ti blenë vetë.
- Ndihmohen me tuba vaditëse, me tuba plastike për sistemin ujitje, plasmas për mikro serra, plehra, teknika kompostimi të plehrave organike.
- Bujqësi e biznesit jo bujqësor.
Biznesmenë që deri më sot nuk janë marë me bujqësi mundet të marrin toka me qera dhe të prodhojnë për tregun vendas dhe për eksportin.
Ky mund të jetë një burim i prodhimit të madh, sepse ato mund të menaxhojnë sipërfaqe të mëdha toke.
- Bujqësia e komunitetit .
Ngritja e bujqësisë së komunitetit nën menaxhimin e Njesive Administrative dhe Bashkive. Në tokat shtetërore zgjidhen parcela të mëdha për ti futur në prodhim.
Këto struktura pajisen edhe me mekanikën bujqësore të komunitetit. Këto punësojnë edhe punëtorë dhe agronomë, me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme
E. Shehu: Çfar mund të mbillen në këto toka ?
E. Isufi: Po, pyetje e drejtë. Edhe në këtë drejtim duhet diskutim mes specialistëve. Unë mendoj se këto njësi mund të prodhonin misër, fasule, patate dhe jonxhë për të ndihmuar blegtorinë e komunitetit të cilët kanë pak tokë. Familjet e ndihmuara me ushqim për blegtorinë, tokën e tyre që e kanë caktuar për forogjere e mbjellin me perime. Si bimë të dyta mund të mbillen perime gjethore si lakra, lule lakra, brokël, presh, qepë, etj.
Në këto njësi të prodhimit bujqësor për komunitetin punësohen punëtor dhe specialist bujqësie.
Këto njësi prodhimi të kenë edhe mekanikën bujqësore të komunitetit.
Shkollat të ngrenë kopshte, serra dhe parcela prodhimi për prodhimin e produkteve. Ato tokën ose mund ta kenë veta ose e marrin në përdorim nga komunat përkatëse.
E.Shehu. Po në lidhje me sistemet e bujqësisë, kujt duhet me i dhënë përpasi ?
E. Isufi: Kjo është një pyetje shumë me vend.
Na duhet të shtojmë sipërfaqet e bujqësisë biologjjike dhe bujqësisë Integruar, Global GAP, të rritet sipërfaqja e bujqësisë së ҫertifikuar në përgjithësi.
Na duhet të shtojmë sipërfaqet e bujqësisë biologjjike dhe bujqësisë Integruar, Global GAP, të rritet sipërfaqja e bujqësisë së ҫertifikuar në përgjithësi.
Kjo na jep këto përparësi;
- Rrisim sigurinë ushqimore për konsumatorin tonë.
- Rrisim shancet për eksport.
- Nxisim agrotuirizmin.
- Ruajmë mjedisin nga mbetjet kimike të dëmshme për njerëzit dhe biodiversitetin. Kemi rrastin ta bëjmë këtë kthesë.
- Rrisim rolin e shkencës aplikuar në Shqipëri.
- Rrisin rolin e shërbimit Këshillimor në bujqësi.
E. Shehu: Cilat burime të tjera mund të përdoren më mirë se deri tani?
E. Isufi -Disa prej tyre mund të jenë.
- Prodhim peshku në rezervuaret e ujit dhe basenet për prodhimin e peshkut.
- Rritja e patave dhe rosave ku ka burime uji.
-Prodhim vezësh dhe mishi nga pulari të vogla
Këtu privatët dhe shteti mund të gjejnë pika bashkëpunimi për të lehtësuar punët.
E. Shehu: Po në fushën e investimeve cilat mendoni se janë më të dobishme?
E. Isufi: Mendoj se janë këto:
- Të shtohen kapacitetet ftohëse dhe frigoriferike.
- Të shtohen kapacitetet e përpunimit industrial të frutave dhe perimeve.
- Të zgjerohet përpunimi familjarë i perimeve dhe frutave.
- Duhet të vendosen mjete për përpunimin e plehut organik, si një rezervë e madhe për ushqimin e tokes dhe bimëve, sepse deri më sot po menaxhohet mirë.
E. Shehu. Po medja elektronike dhe ajo e shkruar a ka nevojë të rimodelohet ?
E. Isufi -Po ka. Medja bujqësore duhet ti përshtatet kushteve të reja. Zgjerimi i rrjetit të televizioneve publike, kjo situatë nuk e ka gjetur në befasi, por duhen hapur rubrika bukëdhënëse siҫ janë;
- Këshillimet për bujqësinë e vogël.
- Vidiot e zbatimit praktik.
- Modele të përpunimit të frutave dhe perimeve ne familje.
- Demonstrimet e shembujve të mirë, etj.
Pra të gjithë këto grupime të reja mund të ndihmojnë në shtimin e volumit prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
Kjo përvojë fillon e testohet në praktikë dhe me kohë vazhdohet me modelet me të mira.
- Është koha të filloi botimi i revistës "BUJQËSIA SHQIPTARE".
- Si dhe mund të botohen revista për grupet e tjera të interesit në bujqësi
- Mendoj se shteti duhet të mbështesë disa televizione private, të cilët të rrisin numrin e programeve dhe prodhimeve televizive që mbështesin bujqësinë. Këto televizione le të aplikojnë me projekte dhe shteti i mbështet ato televizione, të cilët ofrojnë projekte më të dobishme për bujqësinë, ushqimin dhe mjedisin e komuniteteve të cilët këto televizione mbulojnë.
E. Shehu. A mendon se importi i produkteve bujqësore mund ta mpijë pjesmarjen masive në prodhimin bujqësor?
E. Isufi - Po, ky është një shkak pse vendet e vogla po braktisin bujqësinë. Ushqimet tona vijnë nga vendet e mëdha, të cilat subvencionojnë bujqësinë e tyre shumë më tepër sesa vendet siҫ është Shqipëria. Ky është edhe shkaku kryesor i largimit popullsisë së vendit, drejtë vendeve të industrializuara.
Por besoj se do kemi më shumë liri të blemë atë që duam dhe kur e duam, si dhe do eksportojmë atë që duam dhe kur e duam.
Besoj kjo do jetë pjesë e negociatave të institucineve kombëtare me ato ndërkombëtare, dhe nuk dihet se si do vendoset, sepse janë vendime që nuk i mer dot vetëm Qeveria Shqipatre, sepse janë marveshje të firmosura, por nëse pas kësaj krize, nuk do të ketë mekanizma për mbrojtjen e produkteve vendase, krizat ushqimore do riciklohen. Prodhimet lokale, prodhimet vendase, janë kursime të mëdha për transportin, marketingun e tj. Një kilogram mish në vendet perendimore bën 2000 km rrugë derisa të vijë deri tek konsumatori. Pra mbështetja e prodhimeve lokale janë edhe më ekonomike edhe më ekologjike, edhe më etike. Pra bota demokratike le tu lejë më shumë demokraci edhe vendeve të vogla në bujqësi dhe blegtori. Nuk ka demokraci nëse jep më shumë para për ushtri se sa për bujqësi. Qeveritë shqiptare duhet të shtojnë dukshëm buxhetin për bujqësinë. Është sektori që jep më shumë kontribut në buxhetin e përgjithëshëm (rreth 20 %) dhe mer më pak se 2 %. Kjo situatë ka 30 vite kështu. Besoj se tani do të ndryshojë.
Nëse Qeveria shqiptare do të mobilizohet si për në këto momente siҫ është mobilizuar për mjeksinë, bujqësia shqiptare fluturon përpara.
Një bujqësi e shëndetshme, rrit një popull të shëndetshëm
Investimet që bëhën për bujqësinë e shëndethsme i kursen tek parandalimi i sëmundjeve humane. Unë situatën e shikoj se do prodhojë shumë më tepër optimizëm dhe do mobilizojë energji të reja tek të gjitha shtresat e popullsisë.
Dua ta mbyll me këtë thirrje, është koha për një “Patriotizëm të Gjelbër” i cili është përtej jo thjeshte për bujqësinë dhe ushqimin. Një shembull të madh Shqipëria e dha në mobilizimin e të gjitha strukturave shetërore , private, vullnetare, civile, në mbrojtje të shëndetit të popullsisë, ta shtrimë edhe këtë përvojë edhe në bujqësi dhe mjedis.
E. Shehu: Faleminderit për mendimet që dhatë.
E. Isufi. Faleminderit juve, cili jeni gazetari që keni shkruar dhe xhiruar shumë emisione për bujqësinë dhe për fshatin në përgjithësi. Ju më keni vënë edhe mua në punë me emisionet e shumëta që kemi realizuar bashkë
No comments:
Post a Comment