Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Sunday, 17 February 2019

S A Z A N I

Vështrim fiziko gjeografik -

nga: Zija BASHA
Historian dhe Publicist
Çikago-SHBA


Pozicjoni gjeografik
Sazani është ishulli i vetëm i madh shqiptar. Ndodhet 6 km. në veri të gadishullit të Karaborunit, 18 km. në veri-perëndim të Vlorës, 9 km. në perëndim të Treportit. U nda nga Karaburuni në kohën gjeologjike të Kuaternarit. Mezokanali që i ndan është dhe kufiri midis detit Adriatik e atij Jonian. Ka sipërfaqe 5,7 km2ose 2721,87 hektarë. Gjatësia veri-jug është 4,7 km. Gjerësia perëndim lindje është 2 km. Vija bregdetare është 15 km.

Pak histori
Ka qenë i banuar që në lashtësinë pellazgo-ilire. Gjetjet arkeologjike si stama një e dy vegjëshe, tulla, tjegulla, maja shigjetash guri, fragmente muri prej gurësh të palatuar e të latuar e vërtetojnë këtë. Grekët e vjetër e quanin Sason ndërsa latinët e quanin Saso. Polibi, historiani grek që shoqeronte ushtritë romake në pushtimin e Epirit e permend këtë ishull. Pas ndarjes së Perandorisë Romake bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine. Më 1279 pushtohet nga Karli parë i anzhuinëve. Më 1418 pushtohet nga turqit. Me 1696 ra nën zotërimin e Venetikut. Më 1815 zotërohet nga Anglezët që ja falën Greqisë mé 1864. 
Turqit nuk e lëshuan deri më 1912 që Greqia e pushtoi. Greqia e lëshoi ishullin më 1913 nën presionin Italian e Austro-Hungarez. Traktati fshehtë i Londrës ja jepte Italisë që e pushtoi. Pas luftës së Vlorës traktati i paqes ja kthente Shqipërisë, por italianët e mbajtën me forcë deri në shtator të vitit 1943, kur ishullin e pushtuan gjermanët. 
U çlirua nga një komando partizane më 22 tetor 1944. Shqipëria komuniste e ktheu gjat "luftës së ftohtë" në një bazë të fuqishme ushtarake me ushtri elitare e armatim të sofistikuar për kohën.

Struktura gjeologjike
Ndahet qartësisht në dy pjese:1)Pjesa perëndimore shkëmbore. 2)Pjesa lindore magmatike.
Pjesa perëndimore përbëhet nga shkëmbenj sedimentarë të vendosur në një platform me dy kreshta veriorja e jugorja. Kanë formën e dy vezëve që kanë majat një në drejtim verior e tjetra jugor dhe fundet takohen ne Grykën e Xhehnemit. Pjesa veriore ka lartësi absolute 342m. nga deti e pjesa jugore 331m nga niveli i detit. Kjo është pamja e jashtme fizike. Përbërja e tyre është nga shtresëzime të llumit detar krijuar nga organizma detare, teraminifera, koralore, moluske, kripera kalcite aragone, të ndryshme nga karbonati kalciumit e pa praninë e silicit(stërrallit). 
Janë formuar në kohën gjeologjike të Kretakut. Janë shkëmbinj të bardhë e të rezistueshëm ndaj agjentëve atmosferike, por çarjet që vihen re vijnë nga lëvizjet tektonike vertikale e horizontale të bazamentit të tyre në levizje të përherëshme. Ngritjet duken qartë në zonën lindore të kreshtës veriore nga plazhi Shënkollit. Dallohen nga thellimet në shkëmbinj në disa radhë mbi njera tjetrën veprimet e valëve që quhet irigacion detar. Dukuri të tilla vrehen edhe në Grykë të Xhehnemit në kreshtën jugore. Kreshta jugore ulet butë drejt kepit të jugut nga është shkëputur nga Karaburuni. Sazani vazhdon ngritjen tektonike e levizjen drejt veriut. Kësisoj rafshi kontinental në perëndim është i thellë, i papërshtatshëm për plazh.
Pjesa lindore magmatike përbëhet nga shtresa vullkanike të kohërave më të vona e është e ngjitur me kreshtat në afërsi të takimit të tyre në Grykën e Xhehnemit. Nga perëndimi në lindje është afërisht 2 km. e nga veriu në proin e Shenkollit deri tek shkëmbi Japrakut 1300 m. Janë shtresa te paqëndrueshme të magmës me kodra të rumbullakosur me lartësi absolute nga deti 228 m.
Ndarja nga Karaburuni ka krijuar për Sazanin edhe klimë me karakteristka të veçanta. Aty dominojnë dy erera kryesore: ajo e ftohtë e Adriatikut që zbutet deri sa vjen në Sazan dhe ajo e ngrohtë meshetare.

Klima
Në klimën ndikojnë edhe rymat detare të ngrohta që vijnë nëpërmjet Detit Jon. Këta faktorë kanë ndikuar në florën, faunë dhe tokat e ishullit. Klima është subtropikale mesdhetare. Janari ka temperaturat 16,3 grade me e larta dhe 10,2 grade me e ulëta. Korriku 28,40C më e larta dhe 23,70C më e ulëta. Puhiza detare që fillon në orën 12 e ndalon natën vonë në verë e freskon klimën, nuk vrehen temperatura ekstreme. Reshjet bien në formë shiu gjat vjeshtës dhe pranverës. Gjat dimrit bie borë në kreshtat, por shkrin menjeherë.

Toka
Tokat në Sazan dominojnë ato të hirtat në zonën magmatike. Janë të pasura shumë me humus se nuk janë punuar qysh nga pushtimi romak. Kësisoj shtresa e humusit është e trashë. Në vendet ku takohen kreshtat shkëmbore me ato vullkanike ka prani të argjilës. Kjo tokë ka rrjedhur gjat shirave prej shkrepave shkëmbore. Është me sipërfaqe të vogla si rrypa të ngushtë që dallohen lehtë. Sipërfaqe më të gjera gjejmë pranë Grykës së Xhehnemit. Toka argjilore aluvionale të përziera me zhavore të sjellura nga ujrat nga lartesitë shkëmbore gjejmë në pjesën perëndimore të kreshtës jugore. Ka vetëm një burim uji në ishull që ndodhet pranë gjiut të kallamave në lindje 1,5 m. mbi nivelin e detit.

Flora
Në Sazan rriten 435 specie bimore ku 419 janë indigjene, që përbëjnë 8,2 % té bimëve shqiptare. Perveç gramoreve e tërfilëve ndodhen edhe këto bimë të vecanta: 1)Limonium infraktum, kercell hollë e lule blu. 2)Skutellaria rupestris, lule si gojë ujku. 3)Centaurea Pawllowski me lule blu ose trendafili. Të tria rriten nëpër shkëmbenj magmatikë. Aty rritet edhe Badhra me rrënjë zhardhok si patatja me fletë si presh e me lule blu që lulezon në prill-maj.
Sazani bën pjese ne zonën e makjeve që nuk i lëshojnë fletët në dimer si Xina, Xana, Cfaka(bexga), ferra, mungon driza, ka xhixhibanoz, shqop, dafinë. Rrushkulli kaçube 2-3 m i lartë me kurorë të rrumbullaktë, fiq deti. Të dy këto bimë rriten në afërsi te grykës së Xhehnemit në vende të mbrojtura nga erërat. Aty afër ka fiq të egër, në pllajat shkëmbore ritet rigoni i malit, degë shtrirë. 
Në pjesën perëndimore të dy kreshtat kanë ullinj të egër. Në pjesën lindore të gërxheve shkëmbore është prezenca e frashërit të bardhë, mëllëza, mretja, prralli. Në zonën magmatike ka vidh, ilqe, qipariz, qipariz degë gjerë si abanoz, pema frutore e vardhezës. Mungon lisi, trendafili egër, tërfili egër dru. Me 1956 është formuar blloku i fiqve te ardhur nga Uznova e Beratit e janë mbjellë në një tokë të shëndoshë ku japin rendimente të lartë në prodhim. Ferma ushtarake mbillte perime që merrte rendimente të larta nga prania e tokave humusore. Mbillej qepa, hudhra, fasulja, preshi, pjepri shalqiu, misri tremuajor kokër vogël e patatja që në vitin 1967 arriti 240 kv/ha.

Fauna
Fauna e Sazanit ka veçoritë e veta. Ka 122 lloje in vertebrore si: 40 lloje insekte fluturues, 16 lloje fluturash, 22 lloje myshkonjash, 20 lloje karkalecash, 5 lloje myshkonjash të gjata, 10 lloje mizash dheu fluturuese, 2 lloj gjinkallash.
Nga amfibët është bretkosa e zakonshme jeshile, pranë burimit të ujit të ëmbël në gjiun e kallamave, në moçalet e Akustikës. Nga reptilët(zvaranikët) janë zhapiu vogël mesdhetar, zhapiu mureve, zhapiu gjatë pa kembë si gjarpër, zhapiu gushë blu. Aty ndodhen dy lloj gjarprinj helmues si nepërka shigjetë ngjyrë kafe që lëshon zë si pula klloçkë, nepërka kafe mesdhetare e afërt me atë. Ndodhet breshka e zakonshme ballkanike e tokës si dhe breshka e vogël e ujrave moçalore, pranë gjiut të kallamave. Ka 39 lloje zogjsh prej te cilëve 23 këngetarë gushëverdhë, 3 lloj pëllumba të kaltër, 3 lloj dallandyshe të mëdha, 1 dallandyshe e zakonshme, zogu bishtgjatë gushë zi e ai gushë verdhë që afrohen në plazhe. Nga zogjtë grabitqarë janë: Shqipja, sqifteri, bufi, pulebardha, heroni blu si lejlek i plazheve që nuk shtegëton.
Nga gjitarët e tokës është miu i zi i ishujve, lepuri vogël që bën fole në tokë, 2 lloje lakuriqësh nate. Pranë Pule bardhes në pjesën perëndimore të kreshtës veriore kemi praninë e dhisë së egër. Ekonomia e fermës së vogël të ishullit ka pasur 460 krerë dhi race kaukaziane e 400 krerë dhën merinoz të ardhura nga Bashkimi Sovjetik. Dhitë bënin nga 3 keca secila.
Fauna ujore
Fauna ujore përbëhet nga peshqit e zakonshëm mesdhetarë ku veçojmë
 sardelen, që gjuhet në pranver”- verë e vjeshtë kur deti është i qetë, peshku madh me buzë që arrin mbi 5 kg., ka habitat shkëmbenjtë e nënujshëm, cironka jeshile e rërës së plazheve, peshku fluturues (dallandyshe), gjarpri i detit, kandili detit e molusqe të tjerë që jetojnë në habitatin e tyre në shkëmbenjtë e nënujshëm të pjesës perëndimore. Gjat verës në Gjirin e Japrakut vjen breshka gjigande detare që arrin 2-3 kuintal e është e pangacmueshme për rëndesinë ekologjike që ka si specje e rallë. E sjell ryma e ngrohtë e Jonit. Ajo rymë sjell edhe peshkaqenin e zakonshëm si dhe peshkaqenin e rrezikshëm bisht drapër që është rezik për plazhistët. Nga gjitarët e detit është foka mesdhetare e murme që në verë jeton nëpër shkëmbinjtë e kepit verior të Sazanit e në dimër shkon në grykderdhjen e Vjosës e Pisheporo. Në Sazan është edhe prezenca e kashalotit, një balenë e vogël turigjatë 6-9 m e gjate si dhe delfini që shoqëron anijet Sazan-Vlorë e anasjelltas.

****
Sazani është xhevahir shqiptar që duhet ta njohim, ta vizitojmë, ta dashurojmë e ta mbrojmë ne të zotët e tij. Ja ka falur zoti Shqipërisë e të kujdesemi për të. Të mos e lëshojmë nga dora se kohërat ndryshojnë e peshkaqenet venë e vinë. Është qendisur me dorë, si për formën e bukur edhe për pamjen madhështore. Ka 2,5 km plazhe që nuk ka në Shqipëri, por nuk e di në Mesdhe. Ka klimë që edhe né dimër mund të bësh plazh. Nga ana turistike ke ç'të shikosh se ç'do gje të josh. Bimët me gjelbërim të përhershëm dhe simfonia e zogjve gushëverdhë të kenaq shpirtin. Bota nënujore e peisazhet natyrore kudo që të hedhesh sytë të gjallerojnë, të lenë mbresa të paharruara, të japin krenari që edhe ne kemi një ishull të argjendë.

Sazani island Vlore, Albania. Fation Plaku photography



No comments:

Post a Comment