Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 11 April 2018

MREKULLITË E VALIXHES PREJ DRURI






 Parim ÇARÇANI
         Erdhi pranë meje me një kuti  këpucësh kartoni. Mori gërshërën e preu me kujdes. Nga xhepi nxori një thelb hudhre. I hoqi me kujdes lëvorën e hollë dhe sakaq filloi të fërkoi kartonin. Po e shikoja jo vetëm i përqëndruar por edhe i habitur. Kisha lexuar për hudhrën që vizatime të saja janë gjetur në faqet e brendshme të piramidave të Egjyptit. Por edhe që vetia e saj çudibërse shpëtoi miliona njerëz nga kolera. Edhe se fitoncidet e saja vrasin mikrobin e turbekulozit dhe rregullojn tensionin e gjakut. Por…

    Valixhen e vogël prej dërrasash bredhi e hapi i emocionuar. E dallova në fytyrën e tijë rrumbullake e të qeshur. Edhe pse jo shume larg, vështroja kulla shumë të larta prej xhami ku reflektohesh kaltërsia e oqeanit. Më afroi një pikturë të thjeshtë. Por, më emocionoi me ngjyrat përkdhelëse. Vërtet kjo kishte një moshë dyzetë vjeçare, por, ruante freskinë e ngjyrave.

        Djaloshi energjik, trupëvogël, Parimi sapo ishte shkëputur nga gjiri i ngrohtë familjar. Ai do të studionte për Teknikë pyjesh. Një farë ndrotje e kishte, por jeta në shkolle e konvikt ia hoqën me kalimin e kohës. Ai, jo vetëm ishte simpatik, por, edhe me mësime filloi t’i përvetësoi shkencat që nga gjeometria e algjebra e deri tek dentrometria e silvikultura duke u vlerësuar shkëlqyer. Shoqërinë me moshatarët e tijë, ardhur nga kthinat e luginave, shpatet e maleve të Shqiperisë e raportin mësues nxënës djaloshi sy kaltër nga Fushe Bardha e Gjirokastrës i respektonte e  vlerësonte me zemërmirësi të mrekullueshme.

       Por gjente kohë dhe rrinte pranë kujdestarit të konviktit Musa Karinit në kohën e lirë dhe në orët e vona, me dëshirën e mirë për të mikeluar prirjet e tija për vizatime e piktura. Me rrokullisjen e viteve shkollore u krijua një shoqëri plotë dlirësi shpirti e marrdhenie artistash përmes gjuhës së pikturës.

        Nuk vonoi shumë dhe i riu Parim Çarçani kthehet në Fushë Bradhë të Gjirokastrës me diplomën e teknikut të pyjeve. Ai tanima dashurohesh pas pyllit e natyrës jo vetëm falë origjinës por edhe njohurive shkencore të marruna me plotë zellë e të cilësishme në Teknikumin Pyjor Shkodër. Njohja me peisazhe të larmishme pyjesh me organizimin e qeverisjen e tyre, ia nxitin e shtyn dëshirat për t’u thelluar më tej në materiet e gjalla, plotë jetë, larmi e arkitekturë gjelbërt, për të vazhduar studimet inxhinierike.

      E kështu nisi një udhë të re me studime sëbashku me Thoma Shqevin nga Shkodra, Liliana Shehun nga Vlora, Jonuz Osmanin  nga Dibra, Lekë Delinë nga Puka,  Sokrat Kerrin nga Berati e dhjetra të tjerë, me jetë konviktori e leksione me Profesor LLazar Treskën, Docient Ilia Nakon, Alaudin Frashërin, Doc. Temo Mandilin, Xhevdet Harbulin  e të tjerë pedagog. Një jete plotë sakrefica me netë pa gjum, për të mbaruar detyrat e kursit, për të mësuar deri pas mezit të natë, leksionet e pedologjise, botanikës, meteorologjisë, gjeodezisë për provimin e së nesërmes.

     E përsëri nxjerr me kujdes nga valixhia  fletë vizatimi ku me laps plumbi, me plotë dëshire të brishtë rinore, me zell e pasion  skicoi, vizatoi, pikturoi gjatë rrjedhjes së viteve studentore (1972-1974) dhe muajve të pregatitjes ushtarake në Ersekë kur stërvitshin, ecnin në rrjesht duke kënduar për te kazani i fasuleve e pilafit apo larë rrobat në përroin e Taçit, në kohën e lirë etj. 

       E tani mosha trazon me kureshtje si të një fëmije, plotë mallëngjim, prushin e pashuar të kujtimeve të asaj jete plotë andrralla, fantazi rinore. Parimin e tradhëtojn pikat e lotëve që i rrokullisen faqeve paksa të parruara që ngjajnë me bregoret  joniane të vendorigjinës të familjes së tijë, duke parë portretet Kristo Jenit. Stefan Dokos, Ylli Kotes, Flora Shametin, Servet Lakos, Përparim Rakipit etj. Të vizatuara në çast, edhe duke ecur por që tani ‘’peshojnë,, e i kujtojn durimin, vëmendshmërinë, udhën e mendueshme që bënte lapsi mbi fletën e vizatimit. Sakaq i shfaqen skicat e shpendëve, kafshëve, insekteve të librit të gjuetisë e mbrojtjes së pyjeve të pedagogut Dhimitër Jançe. Duke kultivuar kështu dashurinë, respektin për botën e tyre plotë ngjyrime, cicërima zogjsh, çurkulitje thëllëzash e zbukurime peisazhesh stinore nga lëvizjet e shkathta të dhisë së egër të kaprojve të nuses së lales të dhelprës bishtë gjatë.

       Hapsira malore, kodrinore, shpatet e pjerrta e luginat me pyje të gjithëfarshme të rrethit të Gjirokastrës nuk do t’i krijonin mjedis pune inxhinierit të pyjeve të sapo diplomuar Parim Çarçanit. Ai do te fillonte punën si inxhinier pyjesh në vitin 1975 - 1977 në Stacionin e Pyjeve të Sojnikut rrëzë malit të Konjanit. Aty ai do të merresh me fidanishtet, me pyllëzime, me damkimet në ahishtet madhështore të Rovjes, me ricungimin e dushkajave të Bulçarit.  Një punë intensive, me plotë sakrefica, me përgjegjësira teknike e projekte inxhinierike të të gjitha niveleve, duke dhënë një shembull të shkëlqyer e gjithmon rezultativ, prandaj do të emerohet si Kryetar i Degës Teknike në Ndërmarrjen Pyjore Gramsh.

      Por inteligjenca e tijë, vazhdimi i mësimit të gjuhëve anglisht e frengjisht, e armatosnin inxhinierin me njohuri bashkëkohore  të ekosistemit pyjore, e nderhyerjeve me plotë disiplin shkencore e seriozitet në situata të ndryshme pyjesh nga këndëvështrimi silvo biologjik.

      Për më shumë se nëntë vjet, inxhinier Parimi jo vetëm që do të drejtoi degën teknike të përbërë nga inxhiniera e teknikë pyjesh, duke krijuar mardhenie të ngrohta, e ushqyer respektin për gjithë sejcilin, në çfardo situate,  kur damkosnin për muaj të tërë në  ahishtet madhështore të Rovjes, apo duke kontrolluar brenda ditës fidanishtet nga Kukur, Gribe, Lenie (Shëne Premte) e kthimin tek sektori pranë ish Teqes së Dushkut ose në qytetin e Gramshit. Në këto vite kjo ndërmarrje prodhonte një milion fidana pyjor e mbulonte me projekte, mbarështrimi, pyllëzimesh, sistemimesh malore, përmirësime pyjesh e kullotash në gjithë rrethin e Granshit. Pra një punë voluminoze plotë përgjegjësi projketuese, preventivuese, zbatuese, kontrolluese, revizionime pyllëzimesh e kolaudime parcelash shfrytëzimi ku veç punës së lavdërueshme të inxhinierëve e teknikeve, roli kryesor i takon inxhinier Parimit si Kryetar i Degës Teknike.
Rovje, Gramsh-Korrik, 1977
         Filli i gjelbërt që përshkonte shpirtin e inxhinier Parimit, pasioni e dashuria e plazmuar në punën e pylltarit, motivojn studimin e  revistave, monografive, enciklopedive në gjuhë të ndryshme të dukurive biologjike, silvotektnike të bashkësisë më madhështore të mbulesës së tokës pyllit të cilat krijuan kushtet reale, të meritueshme që të transferohesh në vitin 1982 me detyrën e inxhinierit në një projekt të rëndësishem mbi Kullotat në shkallë vendi në Institutin e Kërkimeve Pyjore në Tiranë.

     Enerigjitë djaloshare, njohuritë e thella shkencore, përkushtimi e dashuria për profesionin do t’i japin shtytjen inxhinierit të sapoardhur nga Gramshi  të kryej studime thellësisht shkencore  mbi përmirësimin gjenetik të drurëve pyjor, duke realizuar  edhe shartimin e pishes së zezë të trajtuar në një artikull të veçantë.

   Merr pjesë në inventarizimin e gjahut në shkallë vendi.  Angazhohet në vazhdim në këtë Institute Kërkimor Shkencor në hartimin e projekteve  mbi pyllëzimet në luginat e lumenjëve, në projekte për zgjedhjen e parcelave dhe drurëve farore me veti bioekologjike  sipas parimeve të gjenetikes pyjore. Për disa vjet u muar  me seleksionimin dhe kultivimin e shumicës së llojeve të  shelgjeve si dhe me trajtimin e pyjeve të lisit. Me pas  ai harton udhëzuesit për shtimin, rritjen dhe prodhimin e gjetheve të dafinës, të shelgjeve industriale dhe arrës.

  Gjatë referimeve të ndryshme në mbledhje e simpoziume ndërkombëtare inxhinier Parimi ka trajtuar problem të ndryshme mbi pylltarinë shqiptare, si shkaqet e pasojat e zjarreve në pyje e kullota, kërkimet në fushën e gjenetikës e seleksionimit pyjor, kopshtet farore, agropylltarinë, ekologjinë pyjore etj. Më pas ai shkruan librin:  ‘’Shqipëria, pyjet dhe prodhimet pyjore,, në anglisht, (botim i OKB)

  Në vitin 1990 me temë: ‘’Studimi i shelgjishteve industriale dhe masat për rritjen e prodhimtarisë së tyre për thupër.,, Inxhinieri Parim Çarçani mbrojti  disertacionin për marrjen e gradës shkencore "Doktor i shkencave,, me udhëheqës Doc. Bajram Xhekon. Pikërisht në vitet e stuhishme kur po ndërronte sistemi nga ai komunist në kapitalist, Parimi emrohet Drejtor i Institutit të Kërkimeve pyjore. Dhe ja problemet që trajton në një mbledhje drejtorie të dates 30.11.1993. Gjetja e burimeve për financimin e kërkimeve shkencore do te realizohet duke zvogluar personelin e Institutit, shitjen e farave pyjore,  hartimin e projekteve  të ndryshme të lidhura me bankat e institucionet e tjera prodhuese e shkencore etj.
 
     Por tallazet e turbullta të shtrirjes së demokracise shqiptare në të gjitha poret e shoqërisë, ekonomisë, kulturës e shkencës shqiptare  ushqeu një mjegullnaj mosbesimi tek intelektualët shqiptar, një nder të shumtët ishte edhe Dr. Parim Çarçani i cili shkon me banim e punë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai punësohet në projektet e inxhinierisë civile ku e kreu këtë detyrë deri sa doli në pension. Por ashtu si mijëra intelektual patriot shqiptar, mendja e tijë, zgjuarsia e tijë, njohurit e tija në fushën e pylltarisë shqiptare dhe më gjërë i vuri në sherbim të atdheut.

 Duke shfrytëzuar teknologjitë moderne të komunikimit Dr. Parimi hapi diskutimin e qeverisjes së pyjeve e pronësisë private mbi ato etj., por kur lexoi reagimet, ai tërhiqet sepse…’’ njerëzit kërkonin gallata e jo problem serioze, se ato janë implikuar për nevoja personale, meskine, ose kane frike. Nuk e di.,,( 27.04.2012)

        Megjithatë ai do të kërkonte forma të reja, ndoshta të pashkelura ndonjëherë nga askush pylltar shqiptar në rrjedhjen e kohërave. Në Gushtin e vitit 2011 ai boton librin “Çarçanët e Fushëbardhës, stërnipër të Gjikajve,, duke dhënë nëpërmjet dokumentave e një literature të bollshme, gjenelologjinë e fisit të tijë, historinë edhe të fshatit të lindjes. Por ai trajton një problem të mprehtë, shqetësues atë të një baseni ujëmbledhës disa dhjetra mijëra hektarësh, ku siç shkruan ai:  ‘’..I  bëhet një analizë historike dhe profesionale, qeverisjes së mjedisit, organizimit e praktikimit të një sistemi të vjetër bujqësor-pyjor e kullosor, ruajtjes së pyjeve, pasojat e shkretimit të mjedisit me pasojat humbjen e rezervave ujore etj.,,

          Kështu Dr. Çarçani e koncepton si unitet tërsor dialektik natyrën, pyllin me banorët që jetojn në shekuj në Fushë Bardhë duke i përshkruar i mallëruar, por edhe si një silvikultor tanima në pjekurinë e plotë me përshkrime të hollsishme,  me këshilla të një kujdestari pylli, gjithashtu edhe me rrugëzgjidhje tërsisht shkencore.

       Nuk mund të mos mbijë e lulëzoi një rizom e mbjellur në një tokë pjellore, sepse energjia e saj nuk mund të mbetet e pa shprehur me forcën e saj krijuese jetësore. Kjo ngjau me fillimin së shkruari të një libri nga inxhinieri i pyjeve, Parimi në vitin 1978 i cili shpërtheu si meteor i gjelbërt pas tridhjete e pesë vjetësh, të titulluar:  “ Mes pasionit të gjuetisë dhe konservimit të habitatit.”
Në Bibliotekën e Qytetit Arlington Heights, në Illinois, SHBA, u organizua promovimi i librit “Mes pasionit të gjuetisë dhe konservimit të habitatit” me autorë Parim Çarçani dhe Qemal Miraka. Promovimi u organizua me nisiativën e gazetares Mira Përzhita.
        Një krijim original për të gjitha moshat, për pylltarët, gjuetarët, biologët, ekologët, sociologët, ku profesionalizmi dhe shkenca e një pylltari janë të ngjizura me aftësinë mbresëlënse të një poeti. Përdorimi i pjesëve të studiuesve të historisë së gjuetisë është e mpleksur me përshkrimin e kafshëve e të shpendëve, me mjedisin natyror e ekosistemin pyjor me aq mjeshtri dhe vëzhguesi të hollë, prekës, të imët, realistike, saqë jo vetëm që nuk mund të shkëputesh nga leximi, por, mbetesh i elektrizuar, faqe pas faqeje nga forca emocionesh rrëmbyese.

     Kam shkëputur një copëz sa për të krijuar një hullizë të bindjes për ato që shpreha më sipër: ‘’Fieri e myshqet rriteshin mjaft mirë edhe nën hijen e kurorave të drurëve të pyllit ku kishte gjithashtu larmi lulesh të egra shumëngjyrëshe që nxirrnin kokat lart pas shkrirjes së dëborës herët në pranverë, kur gjethet e drurëve ishin ende të paçelura.,, (f. IV)

      Mirëpor kur fanatzia, zgjuarsia janë në genet e një njeriu, të pafundme e të larmishme ato do të shpërthejn me furi edhe pse ato në një mënyrë apo në një tjetër ishin shprehur e materializuara. Por ku ndodheshin? Dhe ja si shprehet Parimi pas më shumë se dyzetë vjetësh: ‘’E vërtetë valixhja e drurit mi ruajti ato skica të shtrenjta që më dërguan shumë vjet në kohë.,,

     Veçse tashmë ai do të përdor, penelat, bojrat, si një Vangjush Miho i ringjallur. Në çdo piktur ai do qëmtoi nga realiteti shqiptar atë që është thelbësore, emocionuese, përshtyplënse si një silvikultorist, doktor shkencash, i cili duke shpurpurisur në kopshtin e kujesës pjellore, do të paraqes natyrën shqiptare, pyllin shqiptare nga Fushë Brardha vendlindja e tijë i përvëluar nga malli deri në peisazhe pyjesh të mrekullueshme me liqene të Gramshit, duke i pasqyruar jo më në prozë, as në poezi, por, me artin e penelit si një artisti i vertet pikture.

      Shkëndijat e frymëzimit ashtu si për çdo artist, janë rastësore, por ama nxitëse, fillesa zjarmuese të krijimeve me plotë dufe shpirtërore, të shëndetshme poezie, ku pas një pune plotë zell, pasion, durim, këmbëngulje e njohje të thellë në artin e pikturës ndodhemi përpara një silvikultori mjeshtër në perdorimin e ngjyrave.

    Për të na dhënë pikturën të titulluar: ‘’Shkëmbi i Kabashit  Gramsh,, ai frymëzohet nga tufa e lavandës dhuruar nga biznesmeni Shëfqet Hysa. Ndërsa piktura ‘’Kthim tek rrënjët,,  frymëzohet nga disa vargje të një poezie nga libri “Ftesë nga Fushëbardha” i shkrimtarit Zeqir Cama. E cila u bë edhe ballina e këtij libri.  Peisazhi’’Debore e hershme,, u frymëzua nga një fotografi e inxhinierit Haki Kola.

     Por, ai nuk do të harroi nxitjen, shtytjen për ti hyrë rrugës së piktorit, inxhinierin Ahmet Mehmeti ku jo vetem është poet, historian,  pylltar shembullor, por, edhe një njohës i shkëlqyer i artit.  Prandaj edhe portreti i Fotaq Andreas, përkthyes, diplomat, historian , albanlog por edhe bashkëfshatar i piktorit silvikultor, na e jep me ballin e menduar, shikimin e thellë, flokët të dendura, të krehura anash me një bote psikologjike të thellë dhe me nuanca ngjyrash që i shprehin mjeshtërisht cilësitë e tij.

    Unë vetë, nuk kam bërë gjë tjetër veçse shkova në Qafën e Jupe, pashë shqiponjat ku njëra prej tyre, pikërisht atë që kishte pikturuar Doktor i Shkencave Pyjore Praim Çarçani, më mori me vete, natyrisht hodha vështrimin, duke ndjere kënaqësi hynjore ‘’…. në kodrinat e bukura e plot trëndeline në bregun e Cekiçit e Norre, Mogila pranë folesë në shkëmbinjt e Pirius e Petroshit, pastaj kalova përroin e Flashkut, fluturova,  mbi lisin e Maçe, tek gryka e Lemthit për në Piks e në faqet shkëmbore të Pilloit aty ku kishin shtëpinë dhitë e egra e iu afrova malit të Gjere.,,

     Këtë dhurat ma bëri plotë zemërdlirësi, sinçeritet, vllazërisht ai, nxënësi shembullor i Shkollës së Mesme Pyjore, studenti i shkëlqyer i Fakultetit të Pyjeve, inxhinieri i pyjeve që preventivoi pyllëzime e damkosi ahe e pisha shtatëlarta në hapsirat e klorofilta të Gramshit, kërkuesi shkencor i Institutit të Kërkimeve Pyjore Tiranë, Doktori  i shkencave të silvikulturës, shkruesi i artikujve shkencor, e librave të ndryshëm dhe artisti me arritje në fushën e pikturës, mergimtari në Çikago të SH.BA. Parim Çarçani me mrekullitë e valixhes së drujt.


 Firence 31.03.2018                            Dr. Selman Meziu




No comments:

Post a Comment