nga Ing. Haki Kola
Tiranë
Ferma pyjore-një trashëgimi e vlerë e krijuar nga Shqiptarët në shekuj, përbën një realitet te panjohur e të parregulluar me ligj
Për pjesën lindore nga Kopliku në Leskovik, në pjesën më të
madhe të familjeve rurale, që nga lashtësia e deri më sot, ferma pyjore, e për
labërine ferma kullosore, kanë qenë historikisht më të rëndësihme për jetesën
se sa ferma bujqësore. Edhe né ditét e sotme, veçanërisht né zonat malore,
ferma bujqësore mbetet minoritet para asaj pyjore apo kullosore. Ndërsa ferma
bujqësore në prefekturën e Kukësit, raportohet 0.52 ha për familje, nëse do
legalizohej bashkë me pyjoren e kullosoren do i kalonte tre hektar, në Pukë
ferma bujqësore zen rreth 10-15 % të asaj pyjore, në prefetkurën e Dibrës, ferma bujqësore legale 0.58 hektarë, nëse do legalizohej pylli i
fermerit siperfaqja e fermës pér familje do i kalonte 2.5 hektarë.
Pra pylli i fermerit, ka qenë dhe mbetet pjesa dominuese e
fermes në tërësi dhe burimi kryesor i të ardhurës së banorëve ruralë nga toka.
Përkundrazi deri më tash juridikisht, në rrugën drejt modernizimit, popullsisë
sonë rurale nuk po i jepet shansi për t’u pronësuar, punësuar, duke kontribuar
për të ringritur një sistem menaxhimi,
të cilin e kishte krijuar në rrjedhën e shekujve, për të prodhuar, nga toka e destinuar per pyje e kullota, që aktualisht zën gjysmen e territorit të
vendit. Për shkak të shtetit pylli i fermerit, si sistem tradicional, u hijezua
e më pas humbi pikërisht në 50 vitet e fundit, bashkë me objektet e
kultit, e tradita e zakone të lashta të
popullit, dhe po për shkak të injorancës e papërgjegjësisë së shtetit,
shfrytezimi i kësaj pasuri ka disa 10 vjeçarë që bëhet spontan e shkatërrues,
duke zbuluar, degraduar e eroduar tokën.
Institucionet shkencore e ato administrative si në regjimin diktatorial
ashtu edhe më pas, të orientuara përgjithësisht drejt pylltarisë moderne, nuk u
angazhuan për t’a njohur pyllin e fermerit apo paralajmëruar pasojat e rrëzmit
të ati sistemi e shfrytëzimin spontan e në anarshi të plotë të pyllit.
Kokëfortësi apo verbëri e politike berezve- të humbur shoqëria, pylli e toka të djegura
Është e nevojëshme një analizë e reflektim se sa kemi humbur,
si dhe të vendosim për të ndaluar
degradimin galopant të mjedisit, që po shoqërohet me pasoja të rënda mbi
sistemin prodhues të energjise eletkrike, atë rrugore, rezervat ujore, me
reflektim tepër serioz në të gjithë spektrin e jetës, shoqërore e me dukuri negative që po shtohen
progresivisht në vitet e fundit. Jo vetëm që nuk merret biomasë, por pas
prerjes drurëve ka filluar degradimi e shkatërrimi i tokës. Kjo po ndodh në sy
të të gjitheve, në stadin kur pretendojme se kemi hyrë në rrugën e një shoqërie
të zhvilluar e moderne. Ka një mungesë e çorientim total, si për shkaqet, ashtu
edhe për zgjidhjet. Në shkallë kombëtare, kemi humbur instrumentin që e lidh
njeriun me trajtimin e kësaj pjese të tokës, prej ku njeriu punësohet e fiton,
toka rigjallërohet e prodhon. Toka e
gërryer me bimë të sakatuara ka nevojë për dorën e njeriut, me të cilin ka ardhur deri këtu në një bashkëjetesë mijra
vjeçare. E që të ringjallet duhet të bëhet e vlefshme për njeriun.
Edhe në angazhimin aktual te qeverise e në debatin që po e
pason, ndërmjet rrjeshtash kërkohet pronari legjitim, pra pronari që ka
dokumenta, duke u lënë të kuptohet se pjeses së pyllit që nuk i del pronar me
dokumente juridik, do të studjohet që
të gjëndët në forma të tjera pronari!!!!???
Shteti i kërkon fermerit atë që asnjëherë nuk e mundesoi: titullin e pronësisë
Shumica jonë është dëshmitare që banorëve që jetojnë në zonat
rurale, bashkëudhëtar shekullor me
pyllin e kullotën, nuk u është njohur ndonjëherë e drejta ligjore, për të
menaxhuar tokën e tyre pyjore e kullosore. Ky nuk është slogan. Ky është fakt,
që Shqiptarët banorë të zonave rurale e
marrin pothuaj të gjithë drurin për ngrohje, pa sistem menaxhues për të
prodhuar këtë mall, si dhe pa leje, me fjalë të tjera, në formë pothuaj
ilegale, në mes të ditës, atje ku mundin, pasi pothuaj për çdo fshat apo
familje, pronari i pyllit që pas Luftës Dytë Botërore është vetëquajtur shteti,
ai qëndror, apo lokal, i cili asnjëherë nuk ka deklaruar , një plan, se kush
ku, sa e si të prodhojë drurin për
ngrohje apo gatim. Banorët ruralë e
kryejnë këtë punë ilegalë, të sulmuar nga shteti, media, polici gjykatësi apo
eksperti, si të ishin pushtues të tokës ku banojnë. Ajo pak sasi e pyllit, që
shitet në sistem nga shërbimi pyjor i shtetit, shitet me tender. Sasia vjetore e shitur ne 20 vitet e fundit
ka qenë për të mbuluar rreth 10% të nevojave të popullsisë. Nuk besoj se e
kundërshton njeri argumentin me të cilin u fillua: tokën pyjore shqiptare, që përbën gati
gjysmen e atdheut tonë, e kemi aktualisht
në përdorim spontan jashtë çdo, kujdestari, sistemi menaxhues apo legal.
Pylli i fermerit-sistem i lashtë silvopastoral apo bujqësia e parë natyrore Shqiptare
Drurët që i ka falur natyra tokës tonë, janë të shumtë e fort
të mësuar për të bashkëjetuar me agresivitetin e njeriut mesdhetar. Ata e populluan tokën tonë miliona vite para
nesh. Më pas erdhen njerëzit. Ata i ngritën banimet e tyre pikërisht rrëzë
drurëve, kryesisht dushqeve, por në rrethana të caktuara edhe me të tjerë.
Drurët iu përshtatën ashtu si edhe kafshët e zbutura, kërkesave të njeriut.
Ndryshe nga reflektimet e banorëve urban pas prerjes së çdo druri, që
gjërësisht e gjykojnë si vdekje të tij,
çdo kush që thellohet e ka dije elementare mbi ripërtëritje vegjetative
të pyllit e kupton që media ka dhënë lajm të pareferuar qartë, nëse prerja
është bërë në pyllin faror apo vegjetativ,
druri I pyllit të fermerit, rilind, bile me ritëm të shpejtë rritje,
menjeherë pas prerjes, kur është nën kujdesin e pronarit. Banorët lokalë ,
ndoshta autorë të këtij adoptimi, i mësuan shpejt këto sekrete e lëshime që u bënte natyra, dhe filluan
sipas vendit e burimeve natyrore që
dispononin, të përshtateshin. Hap pas hapi ata mësuan që llastarët që dilnin,
nga cungu ti linin te rriteshin deri në atë dimension që u duhej, duke e ndarë
pyllin në pjesë, për të patur për te prerë e lënë per të rritur, ashtu siç
ndanin edhe kullotën apo gjërat bazike të ekzistencës.
Mrekullia qëndron në faktin, që rrënjët e këtyre drurëve, apo
më saktë llojet drusor përbërës të këtyre pyjeve, janë pothuaj ata që e kanë
populluar që nga fillimi tokën tonë, pra janë lloje natyrore e autoktone,
pasardhës të pyllit të virgjër, që vuri në trajtim njeriu primitiv. Ky pyll ka
ndryshim esencial, nga pyllëzimet që ka bërë shteti, psh me pishë, akacie apo
plep, pasi në këto raste është mbjelle dhe është imponuar për t’u rritur një
lloj pyjor që nuk e ka patur më përpara vendi, ashtu siç mbillet përshembull
misri apo patatja, që janë të ardhur nga kontinentet e tjera.
Këto sisteme u përshtatën, në përputhje me rrethanat e vend
banimit, si thjeshtë për prodhim
materiali drusor, me rotacione, sasi e dimensione të dëshiruara, ashtu edhe
duke kombinuar, prodhimin e drurit, me bazën ushqimore e kullotjen e
blegtorisë. Këto sisteme menaxhuese kanë
arritur deri në ditët tona. Duket si detaj shpjegimi i tyre, por vetë
konfuzioni dhe moskuptimi nga politikë bërësit e bën të domosdoshëm tregimin e
këtyre detajeve, jo fort të dëshiruara, shpesh fort të kritikuara si
kasaphana, nga administrata dhe
ekspertet e pyjeve. Ky sistem prodhues, për banorët ruralë, ngjante me një
fabrikë të thjeshtë, që harxhon kohë për tu ngritur e më pas prodhon në
vazhdimësi. Ishtë një projekt shumë fleksibël, që cdo familje, e adoptonte
lehtë, duke tentuar që për cdo vit të punonte në nje pse të territorit (shpesh
një te treten), që i ishte pranuar nga fqinjët bashkëfshatarë, ku sipas rretanve kishte vënë edhe kufinj, të cilët sot e kësaj
dite qëndrojnë në tokë, por nuk janë
legalizuar apo njohur nga shteti.
Parimet bazë të menaxhimit të pyllit të fermerit:
E para është: moskultivimi,
që nënkupton mosplugimin e tokës,
Në shekuj fermeret që ushtrojnë bujqësisnë modern kane
supozuar se plugimi është esencial ne rritjen e kulturave bujqësore.
Sidoqoftë sipas shkencëtarëve bashkëkohorë[1],
moskultivimi është bazamenti i bujqësisë natyrore. Toka e kultivon vetevehten
në mënyrë natyrore, nëpermjet penetrimit të rrënjëve të bimëve si dhe
mikroorganizmat, kafshët e vogla si dhe krimbat e tokës.
I dyti është: Mospërdorimi i plehrave kimike, apo I
kompostove te parapergatitura: Fukuoka[2]
rrit bishtajoret në një terren të mbuluar me tërfil të bardhë, duke kthyer
kashtën që mbetet pas shirjes së grurit apo thekrës e duke shtuar një sasi të
vogël të plehut te shpendëve. Njerëzit i bëjnë ndërhyrje natyrës, dhe sado qe
e provojnë aq sa mundin, nuk mund ti
shërojnë plagët që i kanë shkaktuar. Praktikat e tyre të pakujdesëshme
bujqësore i filtrojnë nga toka lëndët ushqyese esenciale dhe ato
rezultojnë në pakësim të përvitshëm të
tokës. Nëse do të lihet e paprekur, toka e mirëmban pjellorinë në mënyrë
natyrore, në përputhje me ciklin e rregullt të ciklit jetësor të bimës apo
kafshës
E treta: është mos
heqja e bimëve të këqia nëpërmjet punimit të tokës apo herbicideve. Bimët e
këqia kanë kontributin e tyre në pjellorinë e tokës dhe në balancimin e
komunitetit biologjik. Si një parim bazik, bimët e këqia mund të kontrollohen
por jo të eleminohen. Mulchi i krijuar nga kashta, me një mbulese me tërfil të
bardhë e mbjellë së bashku me kultura të
drithërave, kriojnë kontrll efektiv të bimëve të këqia
E katërta është pavarësia nga kimikatet (Fukuoka e rriste
grurin e tij pa asnje lloj kimikati[3].
Në disa nga pemët e kopshtit ai here pas here përdor nje makine me solucion
vajor për të kontrolluar shkallën e insketeve. Ai nuk përdor helme me spektër
të gjër, dhe ka një “program pa pesticide”
Që nga koha që bimët më të dobta zhvillohen si rezultat i praktikave jo
natyrore, si plugimi apo plehërimi, sëmundjet dhe insketet ç’ekuilibrohen dhe
bëhet një problem i madh ne bujqësi. Natyra e lënë në udhën e saj është në një
ekuilibër perfekt. Insektet e rezikshme dhe sëmundjet e bimëve janë gjithmone
prezente, por nuk shpërndahen në natyrë me ato përmasa që të kërkoje përdorimin
e kimikateve helmuese, Një qasje e ndjeshme përsa u përket kontrollit të sëmundjeve dhe insekteve, është të rriten në
mjedis të shendetshëm.
Nga pylli i lartë natyror drejt kultivimit për nevoja te njeriut
I bazuar në manipulimin me prerje vegjetative, varësisht
kushteve ekologjike, pjellorisë së tokës, llojit të drureve, e nevojave të
fermerit, sistemi merrte, emertimet përkatëse si kashnjet, hamalle, prozhem,
zabel, ograjë, kojrie, mal. Në esencë
synimi ishte që materiali drusor te prodhohej për cdo vit, si gjatë ngritjes
ashtu edhe pas stabilizimit të sistemit i cili ishte shume fleksibel e dinamik.
Ajo që druri I sapoprerë len trashëgim janë llastaret që dalin nga cungu apo
rrënjet e prindit. Pas mekatit te pare “ te prerjes se drurit me sepaten e
gurte, fermeri u befasua, kur gjeti nje filiz qe kishte lindur ne vendin e
prerjes. Hap pas hapi njeriu I lindur e rritur ne pyll qe në lashtësi
mesoi ta detyronte drurin qe në mvartësi të qëllimit apo hallit që
kishte, nëse do bënte vend për kullotje, bazë ushqimore për dimër e prodhim
druri, i duhej që ne nje rotacion te caktuar, ashtu si kososte jonxhen, te
edukonte edhe llastaret e rritur, , ti rrallonte ata fort, duke marre
prodhimin e parë, e duke lënë një numër të caktuar për të shkuar në lartësi. I
rikthyer në këtë vend pas tre vitesh të tjera, kur druri “për mbarë” kishte
mbushur 6 vjet, fermeri përseri bente prerje të gjithe llastareve të rritur
gjatë trevjecarit, poshte “drureve të lënë për mbare”. Tani ishte e mundur që,
edhe “drurëve për mbare” tu bëhej trajtim, duke u prerë deget e krijuar nyjet
prodhuese, që te fillonin prodhimin në disa kate, përgjithësisht mbi lartësinë
një bojë njeriu, për të prodhuar dege e gjeth periodikisht në cdo tre vite.
Sistemi i qëndrueshëm prodhimi për energji e ushqim
Në momentin e sapo vjeljes, kur cdo druri I hiqen te gjitha deget
trevjecare, ne nyjet e paracaktuara ku lidhet e reja me te vjetren, i gjithë
ndricimi I diellit në pranveren pasuese arrinte në toke, duke stimuluar celje
të shumë barërave e llastarëve drusor, duke u shëndrruar në kullotë për gjithe
llojet e blegtorise. Për kafshet e egra, gjitare, zogj e të tjerë, dukej tepër
e preferuar, pasi në hapësira të ngushta krijonte celtira e vend strehime si
dhe ushqim shumëllojesh. Ndricimi vente në pakesim deri në vitin e trete, ku
tashme prodhimi sigurohej nga “druret permbare” që ishin rritur e me prerjet e
bera ishin imponuar per te krijuar, arkitekture special të kurores në disa
kate, me disa gunga prodhuese ku
takoheshin e ndaheshin druri i ri që vilej periodikisht, me te vjetrin që në një anë prodhonte për pronarin në tjetren
rriste katet e dimensionet e trupit te tij,
që lidhte tokën me diellin, një system qe jepte kullote për cdo vit, e
biomase per ushqim e energji ne cdo tre vjet.
Në dimër gjethi ushqente në grazhd blegtorinë, pjesa e drunjte digjej
ose përdorej për nevoja të tjera të fermës. Ky sistem primitiv prodhues, që
kërkonte përkushtim të përvitshëm e volum të konsiderueshëm pune, nga ana
tjeter siguronte shumicën e drurit për ngrohje e nevoja të tjera për shumicën e
familjeve të zonave kodrinore malore, ka funksionuar në shumicën e zonave rurale me dimër të
ftohët e me borë, që kur njeriu filloi të ushtronte parabuqjësine primitive, që
studimet arkeologjike ne evrope e datojnë mbi 6000 vjet e deri në vitet 1950-1980, kur shteti filloi
kolektivizimet, zhdukjen e trashëgimise fetare, si dhe të traditave e zakoneve
të vjetra të jetesës, duke e futur për fat të keq edhe këtë system në listen e
zezë, ndoshta ngaqë ishte rregulluar me kanunet e maleve që konsideroheshin të
papranueshëm!!!??? e duke I dhënë
goditijen finale me tufëzimin e blegtorisë dhe centralizimin e gatimit
të bukës së fshatit.
I kërkohet tapi për pyllin atij që nuk e ka për shtëpinë
Për fatin e keq si të fermerit ashtu edhe te pyllit, në të
shumtën e herës si shtëpinë ashtu edhe tokën e pyllit, kolektivizivimi apo
tufëzimi, ia gjeti pa dokumente ligjore. Meqenëse shtepia nuk arriti të
tufëzohet, shtepia shpëtoi, ndërsa blegtoria pothuaj u zhduk e rikrijua, për
pyllin kalvari vazhdoi, dhe sistemi ashtu si në heshtje u fut në listen e zezë
të traditave e zakoneve prapanike. Evropa e pati përdorur këtë sistem deri në
shekullin e XIX, si për shkrirje mineralesh, ngrohje e vende vende blegtori,
zbulimi i qymir drurit, e gazsjellesat e konkuruan ne treg, e pylli u pershtat
per të prodhuar lëndë punimi, leter, ajër e uje. Te gjithe pyjet vegjetative apo cungishtet kanë
një gjë të përbashkët, -ata priten në mënyrë të përsëritur, me pritjen e
arsyeshme që drurët do të rriten përsëri pa ndihmën e askujt, me kushte mos dëmtohen
filizat që celin nga cungu. Nëse kjo gjenerate që fillon menjeherë rritjen vjen
nga llastari I cungut, I rrënjës apo fara, kjo nuk është esenciale, esenciale është
që mbulesa e re formohen në kohë të
shkurtër, dhe për pjesën dërmuese vegjetative, e vetmja punë që harxhohet është
vjelja e prodhimit drusor. Procesi është deri në infinit I përsëritshëm. Ka
territore ne Europe që jane ricunguar për periudha shumë të gjata, të jetës së
tyre shpesh për qindra apo mijra vite. Në
cungishte e menaxhuara, për cdo vit
priten 0.5-10% të sipërfaqes, ndërsa tek pyjet e lartë natyror 0.5-2% të
tyre. (Buckley 1992). Në Shqipëri, me shtimin intensive te
popullsise ne shekullin e kaluar, si dhe per mungese te gazit natyror, apo
alternativa të tjera për ngrohje, kerkesa ne treg është shtuar me shume se
kurre. Sistemi I krijuar nga fermeri, prodhon shpejt e lire, pasi është afer,
nuk harxhon lëndë djegëse për transport, drurët janë të holle e priten me lejtë. Shaktërrimi e abondonimi I sistemit, e
orientoi kërkesan e lartë për dru për ngrohje drejt pyllit të larte e vecanërisht
Pyjeve të ahut. Ky I fundit I menaxhuar historikisht me objektiva krejt të
ndryshme e me afate te gjata kohore, u pre dhe u shkatërrua pothuaj totalisht.
Krasitja e ricungimi: traditë e prapambetur, apo trajtim shkencor për të rritur prodhimin???
Ricungimi, prerjet apo krasitje te
ndryshme jane ushtruar nga njerezimi ne 6000 vitet e fundit, duke drejtuar
prodhimin bimor, ne interes të jeteses. Opinioni e pranon termin e trajtuar nga
shkencat bujqesore, vecanerisht si trajtim te pemës per prodhim frutash, e
adoptuar sipas kerkesave te cdo druri frutor, ndërsa duket si term jo familjar
për druret pyjor. Të dyja me origjine vegjetative si parakusht për rritje të
shpejte, e kunderta e pyllit natyror me origjine farore e me rritje të ngadalta
ne vitet e para, për fermerin, duket se pema është një, dhe trajtimin e
përshtat sipas destinacionit, pra për prodhim fruti, ose biomase. Pikërisht kjo ben dallim esencial ne zbatim, duke perdorur
shpesh edhe terminologji te ndryshme nga rasti ne rast. Krasitja e
drufrutoreve, synon te stimuloje formimin e sytheve frutore, duke prere,
llastare, dege apo bisqe, duke u mundesuar atyre qe jane ne pozicion te
favorshëm të përdorin me efektivitet dritën e diellit, e cilesuar si “korrje e
diellit”. Krasitja apo shkadhitja e drureve pyjore, ka per objektiv shtimin e
asaj pjese vegjetative qe I duhet pronarit, dhe pergjithesisht ka si princip qe
sythet vegjetative te kenë mundësi te barabarta per tu ekspozuar karshi drites
se diellit. Ndersa ne rastin e pemeve frutore,
objektivi I krasitjes eshte rregullimi maksimal I raporteve te sytheve
frutore me driten e diellit, ne rastin e drureve qe prodhojne biomase,
objektivi eshte rregullimi I sytheve vegjetative ne raport me driten e diellit.
Te dyja keto mjeshteri jane zbatuar nga fermeri e kane evoluar qe nga
lashtësia. Trajtimi bëhet për të shpejtuar dhe shtuar prodhimin, pra është punë
që fermeri e vlerëson që ia shpërblen. Në kete kuptim druret qe I nenshtrohen
ketij trajtimi, per te prodhuar biomase, gjethe, shkarpa, thupra, hunj, dru,
apo lëndë ndërtimi, kanë qenë historikisht pjese e fermes bujqësore, dhe
qëndrojnë larg termave dhe parimeve te menaxhimit qe aplikohen nga ekspertet e
pylltarise moderne objekt i shkollave tona pyjore, të orinetuara kryesisht tek
pylli I lartë, me origjinë farore e me cikel përgjithesisht shekullor. Në
librin më autoritar të pylltarisë shqiptare ne
vitin 1955, Ilia Mitrushi do shkruante që shparthi si pyll i
ulët rekomandohet të trajtohet me qarkullime 18-25 vjecare, dhe në toka të
trasha jep deri 30 mst dru për ngrohje ne vjet, dmth 540-750 mst dru për
ngrohje në një hektar brenda një turni 18 deri 25 vjecar, ndërsa një hektar
pyll i ulët qarri jep sipas kualitetit
të tokës ku rritet prej 10 deri në 40 metër ster (m3 te stivosura)
dru për ngrohje në vit, me rotacion 14 vjet, pohime për sasira rreth 10 deri
20 herë më të mëdha nga ato që arrihen
të prodhohen aktualisht, e cuditërisht
këto të dhëna të vërtetuara në shumë raste në pyjet e fermerëve, nuk u
përfshinë në librat për nxënës apo studentë të pylltarisë që u hartuan pas
viteve 1960.
Pikëpamje e vlerësime të kundërta: Çfarë dëshmojnë kërkimet shkencore
Shumica e
eksperteve te Pyjeve e vleresojne menaxhimin tradicional me drurë të ricunguar
apo të krasitur si të dëmshëm, që con shpejt në degradim, shëmton pejsazhin e pakëson diversitetin.
Autorë të ndryshëm që kane studjuar reagimet fiziologjike te drureve te
ricunguar apo krasitur, I argumentojnë
këto ndërhyrjes me ndikim pozitiv ne rritje te jetegjatesise se drurit apo
shtim të biodiversitetit.
Fontanier
dhe Jonkers (1976) theksonin qё njё krasitje e rёndё e degёve apo trungut
kryesor, ka efekt pozitiv , pasi e vonon pleqërine e drurit. A jo shkurton
tansportin e brendёshёm në dru dhe pёrmirёson furnizimin e periferisё së
kurorës së drurit me ujё dhe lёndё ushqyese. Kjo mund tё jetё pasoje e rilindjes fiziologjike. Krasitja gjithashtu
nxit sythet e reja apo indet tё formojnё llastarё normale apo adventive, ata qё
janё mё tё rinj se sa ata qё hiqen. Kjo
trajtohet si rilindje gjysёm ontogjenetike
Njё dru
reagon karshi krasitjes vegjetative, duke ndёrtuar masё tё dendur fibrash rreth
pikave tё prerjes, e i reziston tharjes dhe e ndan nё mёnyre efektive rritjen e
re, nga pjesa e trungut te vjeter. (Harris et al 1999). Kёshtu integriteti
mbrojtёs dhe strukturor I drurit maksimizohet, pёrgjithësisht këto krasitje
realizohen tek drure qe i nenshtrohen që në rini ketij procesi, duke krijuar ndjeshmëri te lartё biologjike, dhe reagim
mjaft shpejt të qelizave te gjalla karshi plagёve që shkakton prerja,
apo ndryshimeve mjedisore, duke ndёrtuar
reaksion tё fortё mbrojtes (Coder 1996)
Druret e
trajtuar pёrvec sa mё sipёr zhvillojne njё rilindje tё vazhdueshme si dhe njё
kurore tё re energji krijuese, mbi kokёn e njё trungu tё vjetёr nё rritje. Kjo
ngadalёson proceset normale tё mplakjes sё drurit. Në cungishtet e menaxhuara
mirë, nuk ka nevojë për herbicide apo plehra, nuk është nevoja të gërmohet toka
apo mbillen drurë, nuk ka nevojë të lihen drurë për hije apo vaditje. Pas
ricungimit apo krasitjes, akoma pa
kaluar viti, një revolucion i vërtetë realizohet, e gjithë sipërfqja e pyllit
behët një skenë e paimagjiniushme e jetës që shpërthen, ku llastaret që
dalin nga sythet e drurëve,
janë në garë me lule shumengjyreshe, insekte, flutura zogj e gjitare.
Pra përvec prodhimit të drurit e kullotjes, ky vetërinovim apo rilindje, I jep
fermerit prodhime me kosto mjaft të arsyeshme, të investuar thjeshtë koha për
ngritjen e sistemit apo vjeljen e prodhimit. Flekibiliteti I tij dhe përshtatja
sipas nevojave, I krijon mundësi te jashtëzakoneshme si pyllit ashtu edhe
fermerit, per të dhëne prodhimin që kërkohet, në dimensioned e duhura, duke e
mbajtur tokën të mbuluar e ekosistemin pyjor ne funksionim të plotë.
Nje term urban që e çorienton opinionin publik “Pyll apo pyll fermeri ??”
Ketu është
rasti që të ndahet kuptimi I fjales pyll sipas perkufizimit modern, me termat
popullore qe perdoren per keto drunishte bujqesore si zabel, prozhem, ograje,
kojrije, purend, mexhde, kashnjet, hamalle. Per njerezit rurale, zabeli apo pylli I
fermerit kishte object kodren, e pylli I nalte, natyror, malin, pra pylli qe aludojne pylltaret apo shume shpesh
edhe mediat ka si karakteristike, shtrirjen massive te drureve ne siperfaqe te
gjera pergjithesisht larg qendrave te banuara. Diferenca ne mes tyre mund te
krahasohet me diferencen midis kafsheve te egra me ato te domestikuara apo
zbutura. Pra “pyll” qe nenkuptojne ekspertet dhe njerezit urban eshte pikerisht
pylli I eger apo natyror, pylli qe trajton fermeri eshte pyll I zbutur, nje
pyll bujqesor qe e merr emrin sipas trajtimit qe I ben fermeri. Pra pylli
klasik modern, perbehet pergjithesisht nga drure, qe me pak perjashtime, nuk
jane ndikuar nga njeriu per formen e kurores, apo per te dhene nje produkt te
caktuar. Ata jane rritur pergjithesisht ne menyre natyrore. Banoret rurale e
vizitojne cdo dite zabelin ama shume me rralle pyllin. Njerezit kane marre prej
tyre lenden e drurit per ndertime, apo punime druri, si dhe gjate stines se
veres, kane marre drure te thare, për ti perdorur si kompensim per pjesen, qe
nuk e siguronin nga drunishtja e tyre bujqesore, me emrat e adoptuar sipas
zonave gjeografike e kushtet.
Perdorimi
I nje emertimi te perbashket “pyll” si per shkurret, drunishtet bujqesore, që
kanë qenë historikisht “pylli i fermerit”, duket se ka qene pika e fillimit te
konfiktit te shteti me individin, dhe pika e fillimit te menaxhimit ilegal,
jashte sistemit.Ne kushtet aktuale te Shqiperise, keto drunishte jane pjese e
aktiviteteve bujqesore, qe sigurojne prodhime shume të rëndësishme, dhe që ne
mungesen e gazit apo lendeve te tjera djegese apo edhe te infrastructures se
saj mund te konsiderohen per momentin si burim punesimi, prodhim
bionergjie dhe i vetmi “shpetimtar” I
pyllit malor. Kjo pjese e drunishteve dhe e menaxhimit eshte krejt e panjohur,
e future ne kategorine pyll, dhe orientimet teknike qe rekomandohen nga shteti,
pergjithesisht ndikojne negativisht si ne prodhimtari ashtu edhe ne zhvillim.
Procesi gjysëm shekullor që zhduku pyllin e fermerit
Fillimet e kolektivizimit të tokës gjate gjithe 10 vjecarit
1957-1967, u shoqëruan me propogandë intensive për ndryshimin e mënyrës
jetesës. Bashke me tempujt e fesë apo kanunin, që kishin lindur ne ecjen e
perbashket historike te njeiut me natyren, dhe kishte kontribuar në vendosjen e
kufinjve apo te rregullave në përdorimin e pyllit e të kullotës, dalëngadalë
filloi të avanconte psikologjia, që
traditat apo angazhimin e fermereve për të tilla praktika menaxhuese si silvopastoralizimi, te konsideroheshin të
tejkaluara e te dëmshme. Tufëzimi I plotë I blegtorisë së imët, ne fund vitet
1970, shënoi heqjen e komponentit themelor
të sistemit per trajtimin per bazeushqimore e kullote, dhe për pasoi fillimin e shëmbjes së sistemit
shumë shekullor silvopastoral. Shkatërrimi erdhi vetvetiu, fermerit I mungonte
nevoja për forazh, ai nuk kishte me arsye për tu drejtuar drejt një së tretës
se pyllit te tij, pasi nuk i duhej kullotë apo gjeth si bazë ushqimore për
dimër. Shteti kish marrë përsipër të mbareshtonte edhe blegtorinë e tij. Nuk
gjëndet ndonje dokument që të dëshmojë,
në se i është bërë analizë,
impaktit, të këtij vendimi. Ështe e
lehtë të mendohet, që fermeret e ekspertet e pylltarisë nuk ishin autorë të
këtij vendimi. Vetë fakulteti i pyjeve në ato vite ishte në hapat e para, pa I
mbushur 20 vjet. Stacioni I Pyjeve sapo ishte krijuar, e po hidhte bazat e
inventarizimit e mbareshtrimit të Pyjeve të lartë. Në anët tjeter ishin vite,
ku pjesa më e madhe e shkencëtareve të Pyjeve, edhe ne Europë, besonin fort tek modifikimet gjenetike apo
mrekullite e llojeve me rritje te shpejte si pisha radiate, eukaliptet, plepat
e hibride e shume te tjera. Akoma zbulimet arkeologjike te bazuara mbi analizat
e polenit e te tjera nuk kishin dhënë dëshmi për traditat e historite e
paramenaxhimit te pyllit.
“Tufëzat” preferuan që pylli i fermerit të kthehej në kullotë
Shteti e ndjeu shpejt barrën e vështirë të mbajtjes së blegtorisë.
Bëri të pamundurën të mos dorëzohej, duke u futur ne një rreth vicioz vendimesh
te gabuara që pasonin njëri tjetrin, shkatërro livadhe e kullota për ti bërë
toka bujqësore, apo shpyllëzo mijra
hektarë pyje për të bërë kullota të kultivuara, ish pyje që për shekuj I
kishin realizuar njëkohësisht e vazhdonin përësëri ti realizonin, si funksionin
e pyllit (prodhimin e drurit) ashtu edhe atë të bazes ushqimore për dimër
e kullotjes. Sistemi u shkatërrua në pjesën më të madhe të
vendit. Furrat e centralizuara të bukës, hëngrën të parët pikërisht zabelet, prozhmat, kashnjetet,
ograjat e mezhdat, fabrikat apo sistemet
prodhuese komplekse të krijuara nga
banoret për të prodhuar
periodikisht e pandërprje gjeth e dru për ngrohje, e kullote poshte tyre. Të
gjithe druret në anë të arave, livadheve, përrenjve, mbartës të bukurive te
pejsazhit, biodiversitetit, por edhe nevojave të njerezve, u prenë për të
furnizuar furrat e bukës, e për të mos i bërë hije tokës së bukës.
Kurrë fermeret nuk i kishin kërkuar kujt, që të tufëzonin
blegtorinë, apo që dikush të gatuante bukën e tyre. Ata e kishin bërë vetë
mbareshtimin e blegtorisë së familjes dhe gatimin e bukës që kur kishte lindur
jeta. Këto tre elemente, krejt të
ndërlidhur, ishin së bashku me bujqësine, baza e zinxhirit të punësimit,
edukimit e mesimit te dukurive të pyllit duke punuar në të, furnizimit te
tregut, apo qytetit, për të mundësuar me shitjen e tyre këmbimin me prodhime që
vinin nga industrite e qyteteve.
Silvo-pastoralizmi një traditë e dije mijravjeçare që nuk gjeti strehë në shkollat tona
Shkolla shqiptare akoma nuk e ka vezhguar,analizuar këtë
përdorim të tokës. Opinioni publik të mirekupton që pema frutore duhet krasitur
që të prodhojë fruta, sepse shkolla bujqesore e ka mesuar e praktikuar, por nuk
të kupton kur thua pylli duhet krasitur apo ricunguar për të prodhuar biomase
apo dru për ngrohje, pasi shkolla pyjore akoma hesht, nuk e ka vezhguar apo
shpjeguar kete dukuri, si dhe nuk e ka bere prone te eksperteve qe ajo
pergatiti. Shteti as pyeti as degjoi dhe
kurre nuk e kuptoi se cfare I shkaktoi tokës dhe banorëve të vet. Pas
prerjes “së drureve për mbare” ish krijuesi dhe kujdestari i fermes
silvopastorale (të quajtur nga shteti pyll), nuk kish më arsye ti rrinte tek
koka e të priste rritjen e llastarit. Fermerit nuk i duhej me as gjeth e as
kullote. Furra e bukes e hengri cdo dru si ish element prodhues, te krijuar ne
shekuj nga fermeri. I gjithe territori rreth fshati u cvesh nga bimesia pyjore
e ngjyra kafe u be dominuese. Kafshete e egra pothuaj u zhduken. Shteti tepër i zënë me ndërtimin e bunkerëvë
në atë kohë, nuk e kuptoi marrinë që bëri.
Disa nga ish ndërmarrjet e pyjeve, me funskion kujdesin për pyjet, u ngarkuan nga shteti të
mbarështojnë blegtori të imët. Të detyruara për të prodhuar bazë ushqimore, pa
e njohur sistemin silvopastoral, ekspertet tentuan te krijojnë një model të ri
prodhimi, duke vjelë vetëm gjethet e dushkut
pa degë, cfare krijonte problem, pasi gungat e drurëve të krasitur, ku
mbaronte druri I vjeter dhe fillonte ai qe pritej periodikisht, ishin jashte
funksioni, indet meristematike të paorientuara, ndricimi I tokës nuk realizohej
si përhere, e aftësia kullosore smund te realizohej pa pranine e drites së
diellit. Problem kishte edhe për tharje e magazinim. Ish hapësirat pyjore, për
rreth stallave ku u përqëndruan ata krijesa fatkeqe, kane mbetur toka të
shkreta e akoma nuk kane arritur të rilindin vegjetacionin. Mbulesa pyjore erdhi në pakësim të
menjëhershëm. E gjithë nevoja për drurin për gatim e ngrohje, iu transferua
menjeherë pyllit të lartë, përgjithësisht larg fshatit, cka fermerit, i
harxhonte kohën, energjine. Tek pylli i lartë malor rrebeshi i nevojave i mbeti
vetëm ahut, që kurrë nuk i ishte bërë trajtim për tu përshatur për nje funksion
të tillë. I ardhru që nga lashtësia pothuajnatyror, ai u gjunjëzua shpejt pa e
ditur kurre se ku po e conin…
Si ta kthejmë fermerin të ringjallë pyllin
Perpjekjet per ta rinatyralizuar pyllin e domestikuar, u
ngajne perpjekjeve per ta kthyer qenin e
shtepise ne ujk, me pak fjale andej nga ka ardhur. Ne kushtet tona social
ekonomike, kjo enderr e eksperteve dhe politikë bërësve ka rezultuar me zhdukje
totale te pyllit, ulje te prodhimtarisë, gërryerje e pakesim te tokës pra me nje
kosto te paimagjinueshme, që fale qënies jetim, askush nuk e vesh si qyrk. Pylli
shqiptar është në nje udhekryq. Shteti si shkak kryesor I shkatërrimit, në këtë
kthesë positive e inisiativën e nisur në kërkim të zotit, nuk duhet të humbasë
më kohë. Kompanite private pyjore, apo të tjera krijesa që mund ti paraqiten si
alternativa Kryeministrit nuk mund ta marrin pyllin shekullor të fermerit, nuk
e kane të drejten historike, nuk e kanë dijen, e as ekspertizën. Vetë këto
kompani e kanë orientimin drejt pyllit te lartë malor. Ai duhet menjehere ti
drejtohet fermerit, ashtu sic i rekomandojne partneret nderkomberate ne 15
vitet e fundit, ashtu sic vete ka financuar për te organizuar përdoruesit e
pyllit ne 248 shoqata te ngritura ne 248 komuna te vendit, e te perfaqësuara ne
shqoqata kombetare e pyjeve te fermereve. Pra Qeveria duhet ti drejtohet fermerit, së pari duhet ti kërkojë atij dhe
kombit falje për dëmin që bëri shteti komunist, e kokefortesia per te vijuar
edhe 20 vjet me pas me politika te gabuara. Të hartojë një strategji sa më të
shpejtë, për ta rregjistruar pyllin e fermerit, të llogarisë kostot e
ringritjes së sistemit prodhues sipas kërkesave të kohes, të financojë fermeret
e ti ndihmojë që të ringrene atë që shaktërroi, të kërkoje ndihme
ndërkombëtare, në kuadrin e projekteve për pagesa për shërbime mjedisore, të
kërkoje që të shtohen expertet e pyjeve, duke angazhuar mundesisht nga nje
ekspert pyjesh per cdo fshat te vendit, ti edukoje për të realizuar këtë shërbim të madh
kombëtar….. Në paralel të filloje ngritjen e agropylltarise ne zonen fushore
perendimore nga Shkodra ne Vlore si dhe
ne fushat e Korces e Devollit, per te permiresuar, token, per te ndihmuar
bujqesine, shtuar biomasen e ndihmuar pyllin ne kete periudhe ringritje. Kjo do
të ishte shenja e parë që qevreia spo bën shakanë e rradhës por po reflekton
për një gabim historik, më pasojë shaktërrimin e tokës e varfërimin e
banorëve…..
No comments:
Post a Comment